Arhiva Vjetore2018

0 1346

I dërguari (salAllahu alejhi ve selem) kishte emëruar katër muezinë prej sahabëve; dy prej tyre në Medine, njëri në Kuba e tjetri në Meke.
Ata ishin:
1. Bilal ibn Rabaha (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), i cili ishte abisinas dhe ishte rob i liruar nga Ebu Bekri, nofka e tij ishte Ebu Abdullah, ishte i pari prej të robëruarve që pranoi islamin dhe njëri prej të shtatëve të cilët proklamuan islamin në opinion, i cili pasi që deklaroi se ka pranuar islamin përjetoi dënim dhe padrejtësi shumë të vrazhdë nga ana e zotëriut të tij Umeje ibn Halef, në mënyrë që ta kthejë nga kjo fe, por ai ishte durimtar dhe shpresonte në shpërblimin e Allahut, përgjatë gjithë periudhës derisa ndëshkohej nuk fliste gjë tjetër pos fjalën “Ai është Një, Ai është Një”. Një ditë Ebu Bekri pa se çfarë ndëshkimi po përjetonte Bilali, ndjeu dhimbje për të dhe pagoi lirinë e tij për hir të Allahut.
Bilali mori pjesë në të gjitha ekspeditat luftarake me të dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi ve selem), e i dërguari e kishte përgëzuar atë me xhenet, kur kishte thënë: “O Bilal! Më trego për një vepër tënde që më së shumti shpreson (shpërblimin) prej atyre që ke vepruar në islam, ngase unë kam dëgjuar krismat e nallaneve tua në xhenet para meje. Ai u  përgjigj: Nuk kam vepruar vepër me të cilën më së tepërmi shpresoj, pos që unë saherë që marr abdes gjatë ditës apo natës, jam falur me atë abdes (nafile) aq sa ka qenë kader të fali.” [1]
Bilali ishte muezini i parë i të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ve selem), dhe pas vdekjes së tij nuk e thërriti ezanin deri kur Omer ibn Hatabi erdhi në Sham dhe kërkoi nga ai që ta thërriste ezanin, dhe kështu që e thirri ezanin, nuk është parë Bilali të ketë qarë më shumë se atë ditë kur e thirri ezanin, pasi që u emocionua shumë nga kujtimi i të dërguarit (salAllahu alejhi ve selem).

Bilali vdiç në vitin e njëzet hixhrij, u varros afër derës së vogël tek varrezat e Damaskut, në moshë prej gjashtëdhjetë e ca vjetë.

2. Amr ibn Umi Mektum (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), në fakt rreth emrit të tij ka mospajtim mes emrit Amr apo Abdullah. Ai ishte një njeri i verbër, i cili u shpërngul në Medine pas betejës së Bedrit, e i dërguari (salAllahu alejhi ve selem) e nderonte shumë, e emërtonte zëvendës në Medine, që t’a thërret ezanin e t’ju prijë njerëzve që kanë mbetur në Medine, ku përmendet se i dërguari (salAllahu alejhi ve selem) e la si zëvendës dy herë gjatë jetës së tij.
Për të u zbritën ajete që do lexohen deri në ditën e Fundit, është përmendur se për të ka zbritur ajeti ku flet për njerëzit e sëmurë dhe të justifikuar nga luftimi, kur zbriti fjala e Allahut: “Nuk janë të barabartë ata besimtarë që rijnë në shtëpitë e tyre.” I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ve selem) ftoi Zejdin që ta shkruante, i erdhi ibn Umi Mektum dhe u ankua për paaftësinë e tij, dhe Allahu zbriti pjesën e ajetit: “përveç të paaftëve.” Nisa, 95. [2].
Njashtu zbriti vërejtja mbi të dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi ve selem) kur ai nuk i kushtoi vëmendje atij, duke iu drejtuar mushrikëve, këtë rast na e përcjell Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur prej sa) e cila thotë: “I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ve selem) ishte me disa njerëz nga të parët e Kurejshëve, aty ishin edhe Ebu Xhehli dhe Utbeh ibn Rabiah, e u thoshte atyre: A nuk është mirë që unë kam ardhur me këtë e me këtë? Ata thonin: Gjithsesi, pasha gjakun tonë (betim i paganëve). Në atë moment kur ishte i zënë me ta i erdhi ibn Umi Mektumi, kërkoi prej tij, ndërsa ai e refuzoi dhe Allahu zbriti ajetet: “Ai vrenjti (fytyrën) dhe u kthye. ngase atij i erdhi i verbri. E ku mund ta dish ti, ndoshta ai do të pastrohet. apo do të këshillohet dhe këshilla do t’i bëjë dobi! e ai që nuk ndien nevojë (për Zotin) pse ka pasuri, ti ia vë veshin (i drejtohesh) atij! po ti nuk ke përgjegjësi pse ai nuk pastrohet. ndërsa ai që nxiton dhe vjen tek ti, dhe meqë ai frikësohet, e ti nuk e zë për asgjë (nuk ia vë fare veshin fjalës së tij).” Abese, 1-10.
Pra, fjala është për Abdullah ibn Umi Mektum (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) [3].
3. Ebu Mehdhurah (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), emri i tij ishte Eus ibn Miajer el-Xhumehij, këtij ia mësoi i dërguari (salAllahu alejhi ve selem) ezanin ditën e çlirimit të Mekes, e dha ezanin aty dhe mbeti muezin deri në vdekje, pas tij ezanin e thërriti djali i tij, vdiç në vitin 59 hixhrij.
4. Sad ibn Aidh el-Karadhij, ishte nën kujdesin e Amar ibn Jasirit dhe ishte muezin i të dërguarit të Allahut në Xhaminë e Kubasë. Pasi që Bilali e la thirrjen e ezanit Ebu Bekri e morri atë si muezin në xhaminë e të dërguarit (salAllahu alejhi ve selem). Vdiç vitin 74 hixhrij.

Përktheu: Shpend Zeneli


[1] E shënon Buhariu me numër (1149).
[2] E shënon Buhariu me numër (4593).

[3] E shënon Ibn Asakiri në (Muaxhem Shujuh) (2/686).

0 790

“Kur’ani nuk ka zbritur thjesht për ta lexuar dhe për të falur namaz me të. Por, Kur’ani ka zbritur për edukim, për meditim, për udhëzim në dituri, për punë, për t’i dhënë shikim të verbërit, ai është drejtues i të humburit, mësim për injorantin, shërim për të sëmurin dhe udhëzues në rrugën e drejtë.” – Ibn Kajjimi.

“Medito në tregimet e Kur’anit. Këto tregime u janë drejtuar: zemrave që ishin të ashpra, të shkujdesura nga meditimi, prandaj janë shumuar në të këshillat dhe përkujtimet si dhe janë rishikuar me përsëritje. Kjo ndoshta ia hap veshët (për të dëgjuar), ia hap mendjen dhe logjikën, e cila ka kohë që nuk i percepton gjërat si duhet ose të reflektojë kuptueshmërinë e cila është mbuluar nga akumulimi i ndryshkur.” – El-Hutajb Esh-Sharbini

“Ngjarjet që ndodhin dhe që ndryshojnë nga njëra-tjetra kanë nevojë që ne të qëndrojmë gjatë (duke medituar) për to në Librin e Allahut të Madhëruar, në mënyrë që të frymëzohemi nga Rruga e Zotit. Provoje të lexosh Kur’anin posaçërisht për këtë qëllim, do të gjesh Kur’anin sikur të kishte zbritur për këto ngjarje dhe i zbulon ligjet e Allahut tek popujt dhe bashkësitë.” – Dr. Muhammed Er-Rabiah

Huazuar nga faqja zyrtare e Shejh Vahid AbduSelam El-Bali

Përktheu dhe përshtati nga gjuha arabe: Amir Shabani

0 728

Koha e lindejs

I dërguari (salallahu alejhi ve selem) ka lindur në vitin e elefantëve.

Viti i elefantëve është quajtur kështu përshkak se mbreti i atëhershëm i Jemenit i quajtur Ebreha ka dashur ta rënojë Qaben dhe në ushtrinë e tij ka pasur elefanta.

Sipas vitit Gregorian gjejgësisht sipas lindjes së Isaut (alejhi selam), I dërguari (salallahu alejhi ve selem) ka lindur në vitin 571. Sipas llogarisë që përputhet me kalendarin hixhri, ka lindur në muajin Rebiul-evel. Sa i përket datës, ka disa thënie mes të cilave më e njohura është 12 Rebiul-evel, por nuk është e sigurt. Ajo në të cilën janë të gjithë dijetarët e umetit të nëj zërit është se ka lindur në muajin Rebiul-evel.

Sa i përket ditës ka lindur në ditën e Hënë.

I dërguari (salallahu alejhi ve selem) është pyetur për agjërimin e ditës së hënë dhe ka thënë:

فيه ولدت، وفيه أنزل عليَّ

Në të kam lindur dhe në të më është shpallur. Tra. Muslimi

Veçori e nënave të pejgamberëve

I dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem ka thënë:

دعوة أبي إبراهيم ، وبشرى عيسى ، ورأت أمي حين حملت بي كأنه خرج منها نور أضاءت له قصور بصرى من أرض الشام

“Unë jam lutja e babait tim Ibrahimit, myzhdeja e Isaut, kurse nëna ime ka parë në ëndër kur ka mbetur shtatëzëne me mua sikur ti kishte dalur nga ajo një dritë që i ka ndriçuar kështjellat e Busras nga toka e Shamit.“ Silsile sahiha nr. 1545

Poashtu edhe kur ka lindur

“Irbad ibn Sarije ka thënë se i dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) ka thënë: dhe e përmend hadithin ku ka thënë se nëna e të dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ve selem) kur e ka lindur, ka parë dritë që i ka ndriçuar kështjellat e Shamit.” Tra. Ahmedi nr. 16 700, Hejthemiu ka thënë: Hadithi është hasen.

Ali Shabani

 

0 1128

Sureja Fatiha është mekase, i ka shtatë ajete dhe rreth kësaj nuk ka divergjencë.

Emrat e saja:

1 – Ummul-Kuran :

من صلى صلاة لم يقرأ فيها بأم القرآن فهي خداج فهي خداج فهي خداج غير تمام

“Kush e falë namazin e në të nuk e lëxon Ummul-Kuran (Fatihanë), ai (namaz) është  i mangët, i mangët, i mangët i pa plotësuar.“ /tra. Muslimi/

2 – Ummul-Kitab (Baza e Librit)

Buhariu ka thënë: është quajtur “Ummul-Kitab”, sepse me të fillohet  shkrimi i Mus’hafëve dhe me të fillohet leximi në namaz.

3 – Es-seb’ul-methani

Sipas thënies së Allahut të Madhëruar:

وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَٰكَ سَبۡعٗا مِّنَ ٱلۡمَثَانِي وَٱلۡقُرۡءَانَ ٱلۡعَظِيمَ

“Ne të kemi dhënë ty shtatë (ajete) që përsëriten (Fatiha përsëritet në rekate të namazit) edhe Kur’anin e madhërueshëm. “ Hixhër: 87

4- El-Kuranul-adhim (Kur’ani Madhështor)

Sipas thënies se Allahut të Madhëruar:

وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَٰكَ سَبۡعٗا مِّنَ ٱلۡمَثَانِي وَٱلۡقُرۡءَانَ ٱلۡعَظِيمَ

“Ne të kemi dhënë ty shtatë (ajete) që përsëriten (Fatiha përsëritet në rekate të namazit) edhe Kur’anin e Madhërueshëm. “ Hixhër: 87

Argument nga hadithi për këto katër emra është thënia e të dërguarit të Allahut salallahu alejhi ve selem:

الحمد لله رب العالمين : أم القرآن و أم الكتاب و السبع المثاني و القرآن العظيم

“El-Hamdu lil-lahi rabbil-alemin (falenderimi i takon Allahut), është Baza Kuranit, Baza e Librit, es-seb’ul-methani (shtatëshi lavdërues që përsëritet) dhe Kur’ani Madhështor.” Sahih, tra. Tirmidhiu.

5 – Fatihatul-kitab (Hapja e Librit)

Sipas thënies të dërguarit të Allahut salallahu alejhi ve selem:

لا صلاة لمن لم يقرأ بفاتحة الكتاب

“Nuk ka namaz ai që nuk e lexon Hapjen e Librit (suren Fatiha).” Mutefekun alejhi.

Pasiqë me të fillohet leximi në namaz.

6 – Es-salatu (namazi).

Sipas thënëies të dërguarit të Allahut salallahu alejhi ve selem që e përcjellë nga Zoti i tij:

قال الله تعالى : قسمت الصلاة بيني و بين عبدي نصفين و لعبدي ما سأل فإذا قال العبد : ( الحمد لله رب العالمين ) قال الله : حمدني عبدي …

“Allahu i Madhëruar ka thënë: e kam ndarë namazin mes Mua dhe robit Tim në dy gjysma, e për robin tim ka atë që ai e kërkon. Andaj kur robi im thotë: “el-hamdu lil-lahi rabbil-alemin” (Falenderimi i takon Allahut Zotit të botëve), Allahu thotë: Më ka falenderuar robi Im, …” Tra. Muslimi/

Fatihaja është quajtur salat – namaz, për shkak se ajo është kusht i namazit.

7 –  El-hamdu

Sipas thënies së Allahut të Madhëruar: “el-hamdu lil-lahi rabbil-alemin” – (falenderimi i takon Allahut Zotit të botëve).  

8 – Rukije (yshtje, shërim)

Sipas thënies të dërguarit të Allahut salallahu alejhi ve selem që e përcjellë nga Zoti i tij:

و ما يدريك أنها رقية

”E prej nga e di se ajo është rukije?”

9 – Esasul-Kuran (bazamenti i Kuranit)

E ka quajtur Ibn Abasi radijallahu anhu.

10 – El-vakijetu (mbrojtëse)

E ka quajtur Sufjan ibn Ujejneh  rahimehullah.

11 – El-Kafije (e mjaftueshmeja)

E ka quajtur Jahja ibn Kethir rahimehullah.

Ali Shabani

Libri “Komenti i sures më madhështore në Kuran”, autor Xhemil Zenjno.

0 781

Ka thënë Abdul-Kerim ibn Abdun-Nur ibn Munir El-Halebi: Më kanë treguar një grup dijetarësh se shkaku që Abdul-Ganij të shkruan për jetën e të dërguarit (salallahu alejhi ve selem) shkurtimisht, ka qenë rasti kur ky me një shok të tij kishin qenë në udhëtim, dhe kishin kaluar pranë një manastiri dhe ishin ndalur aty. Abdul-Ganiju ishte ulur afër lumit ndërsa shoku i tij i afrohet derës së manastirit dhe troket. Aty del një murg dhe e pyet: Çfarë është feja yte?

Ai tha: Unë jam musliman.

Ai e pyeti serish: Kë e pason?

Ai tha: Muhamedin (salallahu alejhi ve selem).

Pastaj i tha: Më trego prejardhjen e tij si ka qenë ai?

Mirëpo ai nuk kishte pasur dituri, për këtë shkak murgu i tha nuk të gostis me asgjë.

Ai shoku i autorit kthehet dhe i tregon se çka i kishte thënë murgu. Pastaj autori ia tregon prejardhjen e të dërguarit (salallahu alejhi ve selem) dhe të dhëna tjera. Pasi i ndëgjon, shkon te murgu dhe ia tegon ato që kishte ndëgjuar. Murgu i thotë: Kjo nuk është prej teje! Këtë që po e thua është prej atij atje të ulur pran lumit. Murgu e kishte parë dijetarin (Abdul-Gabijun) dhe i kishte pëlqyer. I afrohet dhe ndëgjon nga Abdul-Ganiju për të dërguarin (salallahu alejhi ve selem) dhe për muxhizet e tija e pastaj murgu e pranon islamin dhe bëhet musliman i mirë.

Ky rast e frymzon autorin të shkruan një biografi të shkurtër të të dërguarit fisnik Muhamedit (salallahu alejhi ve selem).

Pasi ta lexojmë këtë tekst, duhet të mendojmë ne si musliman se edhe neve mund të na ndodhë i njëjti rast, andaj ne duhet të mësojmë për të, të dimë se kush është i dërguari ynë dhe të pajisemi me njohuri për biografinë e tij fisnike.

Hoxhë Ali Shabani

0 2773

HADITHI:


Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) përcjell dhe thotë: “i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Njerëzit më afër meje ditën e Kiametit do të jenë ata të cilët më së shumti më kanë dërguar salavate.”

KOMENTI:

Përmendja e këtij hadithi në kapitullin e lutjeve  ndoshta është për arsye se prej etikës së lutjes është të lavdërohet Allahu, e më pas të dërgohen salavate mbi të dërguarin, e më pas të lutet me lutjet e tija.

Në këtë hadith theksohet vlera e dërgimin të salavatit mbi profetin (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), dhe atë se kush dërgon salavate më së shumti do të jetë më afër pozitës së tij ditën e Kiametit.

është thënë: atë e arrin shefati (ndërmjetësimi) i të dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), pra “Njerëzit më të parët” ndërmjetësimit tim, apo “me pozitë më të afërt”.

Pra, ky hadith flet për vlerën e salavatit, posaçërisht në lutje, dhe tregon për lejueshmërinë e shpeshtimit të salavatit, që është një e drejtë e tij mbi ne, pra e drejtë e të dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) mbi ne është të dërgojnë paqe dhe bekime mbi të, për arsye se Allahu na urdhëroi me një gjë të tillë: “Me të vërtetë, Allahu dhe melaqet e Tija qojnë salavate mbi profeti . O besimtarë, qoni salavate dhe selame për te.” Sureja Ahzab, 56.

Dijetari i njohur ibnul Kajim (Allahu e mëshiroftë) në librin e tij (Xheleul Efhem, fq. 169) gjatë shtjellimit të bisedës mbi salavatin e Allahut dhe të melaqeve mbi të dërguarin (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) si dhe urdhërin mbi besimtarët që ata të shprehin salavate mbi të, pasi që dha kundërpërgjigjen e tij që kuptimi i salavatit në ajet të ketë qenë: mëshirë dhe kërkim falje  (istigfar) për profetin, ai tha: “Salavati me të cilin jemi urdhëruar në këtë ajet (të sures Ahzab) është: kërkesë prej Allahut pasi që tregoi për salavatin e Tij dhe atë të melaqeve e që nënkupton: lavdërimin e profetit, shfaqjen e vlerës dhe pozitës së tij, dëshirën për ta nderuar dhe afruar, kështu që ky ajet përmban lajmërim dhe kërkesë, e që kjo kërkesë e kjo lutje nga ne është quajtur salat për dy aspekte:

I pari: Fjala (صلاة)  salat nënkupton lavdërim ndaj atij që shprehet, ngritje duke përmëndur vlerën dhe nderimin e tij, dëshirë dhe dashuri prej Allahut, kështu që kjo fjalë përmban lajmërim dhe kërkesë.
Dy: është quajtur “salat” ngaqë ne kërkojmë prej Allahu që Ai të shpreh salavate mbi të, e salavati i Allahu mbi të është: lavdërimi i tij që ta ngris emrin e tij e ta bën më të afërt, ndërsa salavati jonë ndaj tij është: kërkojmë prej Allahut të madhëruar që Ai ta bëjë këtë për të.

Ndërsa kuptimi i fjalës (التسليم) “teslim” mbi të dërguarin (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të)

E përmend Mexhd Fejruz Abadi në librin e tij (Es-Salatu vel Busher): “(teslimi) kankuptimin: Selam që është një prej emrave të Allahut, që ka kuptimin: mos u ndafsh nga të mirat e begatitë, shpëtofsh nga të këqijat e sëmundjet; pasi që emri i Allahut përmendet në gjërat, që të bashkon kuptimet e mirësisë dhe begatisë, dhë për t’i ikur problemeve dhe fatkeqëisve që na ekspozohen.
Njashtu mund të ketë kuptimin e shpëtimit, pra: Qoftë gjykimi i Allahut për ty shpëtim, nga gabimet e mangësitë.

Nëse thua: O Allah (سلم) “selim” dërgo shpëtim mbi Muhamedin, ti ke për qëllim: O Allah qo shpëtim për Muhamedin në thirrjen, umetin dhe përmendjen e tij, nga çdo e metë, kështu që thirrja e tij përgjatë çdo dite vetëm se ritet, umeti i tij shtohet, dhe emri i tij më shpesh përmendet.”

1. E shënon Tirmidhiu me numër (484). Ibn Hibani me numër (911), ndërsa shejh Albani në librin e tij (Shënime mbi Sahihun e ibn Hibanit, 2/259) ka thënë: “hadithi është hasen ligajrihi.”

Ebu Hatim ka thënë: “Ky hadith është argument se më së afërmi pranë të dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) në ditën e Kiametit janë ithtarët e hadithit, pasi nuk ka në këtë umet kush dërgon më tepër salavate se ata.”

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I GJASHTËDHJETË E NJË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 835

Një natë para agimit të mëngjesit një njeri u ul afër bregdetit dhe gjeti një qese të mbushur me gurë … shtriu dorën dhe mori një gurë nga kjo qese e hodhi në det dhe u mahnit nga zëri që dilte prej tij, u kthye dhe vazhdoi të hudhte gurët e tjerë në det për t’shijuar zërin e tyre.
Po afrohej drita e diellit dhe filloi të zbrazet qesja që ishte pranë tij derisa i mbeti vetëm një gurë në qese.

Kur lindi dielli, njeriu shikoi këtë gurë dhe gjeti xhevahirë në dorën e tij, zbuloi se gjithçka që hodhi më parë ishin xhevahirë e jo gurë.

Thoshte me zërin e pishmanit: Sa i çmendur që jam, i hodha xhevahirët duke menduar se ishin gurë, vetëm për të shijuar zërin e tyre !

Betohem në Allahun, sikur ta dija vlerën e tyre nuk do të veproja kështu me to.

Të gjithë ne jemi si ky njeri:
-xhevahirët në qese janë vitet, e që ne i harxhojmë çast pas çasti në gjëra të kota.

-zëri i ujit, janë kënaqësitë e përkohshme të kësaj bote.

-(errësira e natës) është shkujdesi (gafleti)

-(shfaqja e agimit) është shafqja e se vërtetës, e kjo në momentet e vdekjes, kur më nuk ka kthim.

Zgjohu që tani dhe mos e humb kohën tënde dhe xhevahirët e tu pa dobi?
Do të pendohesh atëherë kur nuk bën dobi pendimi.

Përktheu dhe përshtati: S.M

0 747

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “O Zoti im, unë kam nvojë për çkado që të më japësh!” (Kasas; 24).

Aludon tek lutja e Musait alejhi selam se një nga shkaqet kryesore të pranimit të lutjes është paraqitja e nevojës dhe përulja e nënshtrimi para Allahut gjatë lutjes.

Shejh Dr. Muhamed Ibrahim el Hamed

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “E njëra prej tyre erdhi te ai, ecte e turpërueshme, e tha: “Babai im të thërret që të paguaj ty shpërblimin për atë që na u dhe (bagëtisë) ujë!” (Kasas; 25).

E ceku mënyrën e ecjes, pra e turpshme, kjo është një këshillë për gruan muslimane, mënyra e ecjes së saj tregon personalitetin e saj e shpeshherë edhe dëlirësin dhe moralin e saj. Pra, ji e kujdesshme në ecjen tënde, ngase nuk është çështje e thjeshtë por ështê çështje e rëndësishme e jetës tënde të cilën e ka cekur Allahu në librin e Tij fisnikë. Pastaj, tha: ” Babai im të thërret.” E nuk tha, na po të thërrasim, ky është morali i gruas muslimanes nëse ndodh që të flet ndonjëherë me njeri të huaj.

Dr. Uvejid el Atavij

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Dhe erdhi një njeri që ngutej nga ana më e largët e qytetit e tha: “O Musa, parësimi është duke biseduar për të mbytur ty, pra ti dil (ik), unë jam këshillues yti”. (Kasas: 20).

Shiko se si janë të përmbledhura në këtë porosi Kuranore disa cilësi që duhet t’i ketë thirrësi Islam;

(1) Kujdesi ndaj asaj që ju bën dobi njerëzve.

(2) Largimi i gjërave që i bëjnë dëm njerëzve.

(3) Përballojnë lodhjet dhe mundimet për ta dhe

(4) Mundohen me gjetë mënyra më të përshtatshme për t’ia zgjidhur problemet atyre.

Dr. Muhamed Ibn Abdilah el Kahtani

4. Ka mundësi tek njeriu më i paditur me qenë diçka prej diturisë që nuk e posedon as dijetari i asaj kohe. Kujtoje shpendin Hud Hud që dinte gjë që nuk e dinte i dërguari i Zotit Sulejmani alejhi selam, ja lexoje; “Ajo nuk zgjati shumë e tha: “Unë kuptova atë që ti nuk je i njohur dhe të erdha nga Sebei me një lajm të sigurt”. (Neml; 22).

Ibn Kajimi, rahimehullah Miftah Dar es Sea’deh; 1/173, Medarixh es Salikin; 2/52

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “O ju besimtarë, pëmbajuni mësimeve të Allahut dhe thuani fjalë të drejta.” Ai (All-llahu) iu mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen juve mëkatet tuaja, e kush respekton Allahun dhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh.” (Ahzab; 70-71).

Premtim prej Allahut, xhele ue ala, që kush flet fjalë vetëm të drejta Allahu i mundëson të kryen vepra të mira dhe do t’ia shlyen (falë) mëkatet. Si mendoni t’i blejmë veprat e mira dhe faljen e mëkateve përmes të folurit fjalë të drejta dhe të vërteta!?

Nga arabishtja; Suad Shabani

NA NDIQNI NË