Kërko

ekonomi - Rezultatet e kërkimit

If you're not happy with the results, please do another search

0 1058
Analist politik, ekonomik, i sigurisë, e shumë analistë të fushava tjera,  kur t’i shohësh në tv janë nën moshën 30 vjeçe, ose janë të sapodiplomuar. Ne e dimë shumë mirë sa u jipet hapësirë gjatë studimeve anës praktike, debateve e analizave të mirëfillta. Sapo ndodhë një ngjarje fillojnë e e shfaqin “dijen” e tyre në debatet televizive e intervista duke folur madje edhe fjalë të huaja që të duken më “intelektual”. Fjalimin e stërzgjatur mund t’ua përmbledhësh me pak fjalë.
Nuk është thënë rastësisht se mendimet e larta gjenden në fjali të shkurtëra. Më e keqja në këtë histori është sa janë kompetent për atë që kanë marrë përsipër ta anlizojnë dhe a i dijnë pasojat e të folurit pa dije?!
MESAZHI HYJNOR
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, (mos fol e mos vepro), sepse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra (mendja), për të gjitha këto ka përgjegjësi” (El-Isra: 36).
Hoxhe: Valdet Kamberi

0 7209

Falënderimi i takon vetëm se Allahut, Atë e lavdërojmë dhe vetëm nga Ai falje dhe ndihmë kërkojmë. Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë përveç Allahut dhe paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi imamin e Pejgamberëve dhe shëmbëlltyrën e shpenzuesve dhe modelin e të devotshmëve Muhamedin birin e Abdullahit dhe robin e Allahut

Devotshmëria ndaj Allahut është përmbledhëse e mirësive dhe ruajtëse e begative. Cilësi e lavdëruar që më së shumti përmendet në Kuran dhe nuk ka mirësi të dynjasë dhe të ahiretit dhe as të jashtme e të brendshme vetëm se devotshmëria  është fortifikatë dhe mbrojtëse e tyre.

Ajo është porosia e Allahut për të hershmit dhe për ata të vonshmit: “Ne i kemi porositur ata që u është shpallur Libri para jush dhe juve: “Frikësojuni Allahut!”. Nisa 131.

Ajo është thirrja e të Dërguarve dhe stema dhe parulla e evliave. Çdo i Dërguar popullit të vet i thonte: “… A nuk frikoheni”,dhe evlijat e Allahut janë ata që besojnë dhe që i frikësohen Allahut.

Baza e devotshmërisë është që të vendos robi parambrojte mes vetes së tij dhe asaj që i frikohet dhe i ruhet. Allahu i Madhëruar është i Denjë për t’u pasur frikë, për t’u madhëruar dhe fisnikëruar.

Devotshmërinë Aliu, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, e përshkruam si: “Frika nga i Madhërishmi, të vepruarit me Kuranin, të kënaqurit me pak dhe përgatitja për ditën e Kiametit”.

I devotshmi ndaj Allahut gjithmonë ecën i kujdesshëm, i ruhet gjynaheve, kërkon mbrojtje nga sprovat, frikërespekti ndaj Allahut është gjithmonë prezent në zemrën e tij, i largohet epsheve e pasioneve dhe dëshirave e ëndjeve.

Devotshmëria e arrin kulminacionin atëherë siç thotë Ebu Derda, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, kur robi i frikohet Allahut që mos t’i bën gjynah edhe sa një thërrmijë dhe derisa nga frika largohet nga diçka që e sheh si hallall që të mos bie në haram dhe të bëhet pengesë mes tij dhe mes haramit. Allahu ia qartësoi robërve të Tij në Kuran dhe tha: “kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë, e kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë”.Zelzele 7-8.

Në Kuran të devotshmit përshkruhen me shumë cilësi të larta e të veçanta dhe përmendja e cilësive të tyre të mahnit. Të devotshmit në librin e Allahut përshkruhen se janë: “Të cilët besojnë në të fshehtën, falin namazin dhe japin nga ajo që u kemi dhënë Ne; dhe për ata që besojnë në atë që të është shpallur ty (o Muhamed), në atë që është shpallur përpara teje dhe që me bindje i besojnë jetës tjetër”. Bekare 3-4.  

I devotshmi në Kuran përshkruhet se: “Beson Allahun, Ditën e Fundit, engjëjt, Librin dhe profetët; e atij që me vullnet jep nga pasuria e vet për të afërmit, jetimët, të varfrit, udhëtarët e mbetur rrugës, lypësit dhe për lirimin e të robëruarve; e atij që fal namazin dhe e jep zeqatin; dhe e atyre që i plotësojnë premtimet, kur marrin përsipër diçka; e atyre që durojnë në kohë skamjeje, sëmundjeje dhe lufte. Këta janë besimtarët e vërtetë dhe këta janë ata që e kanë frikë Allahun”. Bekare 177.

Të devotshmit në Kuran përshkruhen se janë: “Të cilët japin lëmoshë edhe kur janë në mirëqenie, edhe kur  janë në vështirësi, e mposhtin zemërimin dhe ua falin fajet njerëzve. Allahu i do bamirësit. Për ata që, kur bëjnë vepra të turpshme ose i bëjnë dëm vetes, e kujtojnë Allahun, i kërkojnë falje për gjynahet e tyre – e kush i fal gjynahet përveç Allahut? – dhe nuk ngulmojnë me vetëdije në gabimet që kanë bërë”. Ali Imran 134-135.

Devotshmëria i hap dyert e zemrave të mbyllura: “Prandaj ruajuni Allahut! Allahu ju mëson ju. Bekare 282. Udhëzimi i Kuranit nuk vjen përveç se në ato zemra të pastra dhe të shëndosha të cilat i largohen rrugëve të devijimit dhe shkatërrimit.  

Me devotshmëri arrihet të dallohet e vërteta nga e kota dhe të arrihet deri tek drita nëpërmjet të cilës zgjerohen gjokset: “O ju(ithtarë të Librit) që besuat (në Musain dhe Isain), ruajuni Allahut dhe besoni në të Dërguarin e Tij (Muhamedin), se Ai do t’ju dhurojë pjesë të dyfishtë nga mëshira e Vet, do t’ju japë dritë, me ndihmën e së cilës do të ecni dhe do t’ju falë; Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë”. Hadid 28.

Të devotshmit e kanë të garantuar vendin e parë për ndershmëri: “Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë”. Huxhurat 13.

Allahu i pranon veprat vetëm se nga të devotshmit: Allahu pranon vetëm prej të devotshmit. Maide 28.

Ata janë të shpëtuarit nga zjarri i Xhehenemit: Dhe nuk ka asnjë prej jush që të mos arrijë tek ai (Xhehenemi). Kjo është vendosur prerazi nga Zoti yt. Pastaj do t’i shpëtojmë ata që kanë qenë besimtarë dhe do t’i lëmë keqbërësit të gjunjëzuar në të. Merjem 71-72.

Ata janë fitimtar të Xhenetit të Allahut: Ky është Xheneti që Ne ua japim në trashëgim robërve Tanë të përkushtuar.Merjem 64.

Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të, kur i përshkroi të devotshmit tha: “Ata janë të ndershmit, kur flasin flasin drejtë, veshja e tyre është ekonomike, të ecurit e tyre është modeste, sytë e tyre i mbrojnë nga harami, e dëgjojnë vetëm se atë që ju bën dobi, Krijuesin në zemrat e tyre e madhështojnë, çdo gjë tjetër jashtë Tij në sytë e tyre është e vogël, zemrat i kanë të përmalluara, askujt nuk i bëjnë dëm, kërkesat e tyre në dynja janë të vogla, nderin e kanë të mbrojtur,  e din se me bë durim disa ditë të shkurta pas saj do të vijnë ditë të rehatshme e të gjata, natën falen dhe lexojnë Kuran, kërkojnë shpëtim dhe mëshirë, nuk kënaqen me pak nga veprat e mira, Allahut i frikohen, bëjnë durim në vështirësi, falënderojnë për begatitë, gabimet e tyre janë të pakta dhe nga ta shpresohet e mira dhe nga sherri i tyre njerëzit janë të mbrojtur”.

Sinqeriteti i devotshmërisë del në shesh dhe qartësohet vetëm se atëherë kur devotshmëria e robit është e njëjtë si në publik ashtu edhe në fshehtësi. I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, i tha Muadhit, Allahu qoftë i kënaqur me të: “Frikoju Allahut kuqo që të jesh”. Në të njëjtin kuptim aludon fjala e Allahut: “Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju”. Nisa 1.

Mbikëqyrja nuk është diç tjetër pos dija e zemrës për afërsinë e Zotit. Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Gjërat janë tri: bujaria kur posedon pak, frika nga Allahu në vetmi, fjala e vërtetë tek ai që shpreson apo nga ai frikohesh”.

Çudi o ju robërit e Allahut me ata që i frikohen gjynaheve para krijesave të Allahut kurse në vetmi e paraqet atë para Allahut. A nuk u vjen turp nga Allahu? A ka më të devijuar se ai i cili paraqitet para njerëzve me veprat e mira dhe e lufton me të keqe atë që është më pranë tij se damari i qafës së vet.

Kur njeriu e godet ndonjë sprovë dhe e mbisundojnë epshet në atë moment, devotshmëria në këtë rast e luan rolin e vet. I devotshmi shumë shpejt i kthehet Zotit të tij dhe i mbështetet mëshirës së Tij dhe ik nga shejtani i tij: “Ata që i frikësohen Allahut, kur u vjen ndonjë mendim i lig nga djalli, i kujtojnë (urdhrat e Tij), e atëherë e shohin rrugën e drejtë”. Earaf 201, dhe “Për ata që, kur bëjnë vepra të turpshme ose i bëjnë dëm vetes, e kujtojnë Allahun, i kërkojnë falje për gjynahet e tyre – e kush i fal gjynahet përveç Allahut? – dhe nuk ngulmojnë me vetëdije në gabimet që kanë bërë”. Ali Imran 135.

Të devotshmit i kanë gradat më të larta në mesin e besimtarëve. Poashtu mëkatari kur pendohet kjo nuk do të thotë se mbetet në fund të karvanit, po nëse pendimi i tij është i sinqertë dhe i drejtë atëherë ai ka aftësi t’i arrin gradat më të larta: “pra, për këta do të ketë si shpërblim falje madhështore (të gjynaheve) nga ana e Zotit të tyre dhe kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe ku do të qëndrojnë përherë. Sa shpërblim i bukur është ky për ata që punojnë (vepra të bukura)!”.Ali Imran 136.

Na mbetet ta cekim edhe një shtyllë të rëndësishme që e neglizhojnë plot nga robërit e Allahut e ajo është të drejtat e robërve karshi të drejtave të Allahut. Ibën Rexhebi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Plot nga robërit e Allahut që kujdesen për të drejtat e Allahut dhe i frikohen dhe i nënshtrohen Atij i neglizhojnë të drejtat e njerëzve në tërësi apo pjesërisht. Bashkimi mes të drejtave ndaj Allahut dhe ndaj krijesave është shumë e shtrenjtë dhe këtë gradë e kanë plotësuar të Dërguarit dhe të devotshmit”. Disa të mençur kanë thënë: “Nga gjërat e shtrenjta është morali i mirë kur atij i shtohet edhe feja dhe vëllazëria e mirë kur asaj i shtohet edhe besnikëria”.

Në Kuran nga cilësitë e të devotshmëve ceken se ata: “e mposhtin zemërimin dhe ua falin fajet njerëzve. Allahu i do bamirësit”. Ali Imran 134.

Devotshmëria e luan rolin e vet tek të devotshmit kur zemërohen dhe e mposht atë dhe nuk e lejon që të nxirret zemërimi jashtë gjoksit të robit. Mposhtja e zemërimit tek të devotshmit nuk mbetet vetëm se me kaq po atë e pason falja dhe toleranca dhe kjo është cilësi vetëm se e të devotshmëve bamirësve.

O ju musliman, sa herë është përmendur devotshmëria në Librin e Allahut, dhe sa herë është ndërlidhur me mirësi, dhe sa herë i është premtuar shpërblimi të devotshmëve dhe sa herë është cekur se ajo është kusht i shpëtimit në këtë dynja dhe ahiret?!

Nëse doni ta dini lexoni ajetet ku Allahu ia bën me dije robit se e shoqëron kudo që shkon:  “Frikësojuni Allahut dhe dijeni se Allahu është me ata që ruhen nga të këqijat”. Bekare 194 dhe “Vërtet, Allahu është me ata që e kanë frikë dhe që janë punëmirë”. Nahl 128.

Lexoni ajetet e shpërblimit të dynjasë dhe mirësive të saj të bekuara si rezultat i devotshmërisë: “Sikur ata të besonin dhe të ruheshin (nga gjynahet), shpërblimi i Allahut do të ishte më i mirë. Ah, sikur ta dinin ata!”. Bekare 103.

“Sikur banorët e atyre qyteteve të besonin dhe të ruheshin prej gjynaheve, Ne do t’u dërgonim bekime nga qielli dhe toka, por ata mohuan, prandaj i dënuam për atë që bënë”. Earaf 96.

“Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi) dhe do t’i japë risk prej nga nuk e pret”.Talak 2-3.

Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’ia lehtësojë çështjen. Talak 4.

atëherë ata që ruhen nga të këqijat dhe kryejnë vepra të mira, nuk do të frikësohen e as do të pikëllohen. Earaf 35.

Lexoni ajetet e shpërblimit të ahiretit dhe begative të Xhenetit: “Ndërkaq, ata që i frikësohen Zotit, do të kenë dhoma të ngritura mbi njëra-tjetrën, pranë të cilave rrjedhin lumenj. Ky është premtimi i Allahut; Allahu nuk e shkel premtimin e Vet. Zumer 20.

Vërtet, besimtarët e devotshëm do të jenë në kopshtet e Xhenetit, ku rrjedhin lumenj në kuvendin e së vërtetës (në Xhenet), tek një Sundues i Plotfuqishëm. Kamer 54-55.

Punëdrejtët do të jenë mes hijesh e burimesh, si dhe frutash nga ato që dëshirojnë. (Do t’u thuhet) Hani e pini e ju bëftë mirë, (si shpërblim) për atë që keni punuar“. Murselat 41-43.

O ju musliman, devotshmëria është furnizimi më i mirë dhe porositeni njëri tjetrin me të për arsye se ajo është porosia më e mirë. Jezid ibën Seleme, Allahu qoftë i kënaqur me të, erdh tek i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, dhe i tha: O i Dërguar i Allahut, kam dëgjuar nga ti shumë hadithe dhe frikohen se mos do të më harrohen të parët nga të fundit . Tregoma ndonjë hadith që është përmbledhës. I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, i tha: “Frikoju Allahut në atë që e din”.

Të parët e tanë gjithmonë porosisnin në të. Ceket se Omer ibën Abdulaziz, Allahu e mëshiroftë, i shkroi një njeriut dhe i tha: “Të porosis në devotshmëri ndaj Allahut, ku nuk pranon tjetër përveç saj, dhe nuk mëshiron vetëm se të devotshmit dhe nuk përqendron vetëm se në të. Ata që këshillojnë në të janë të shumtë kurse që i përmbahen të paktë. E lus Allahun të më bën mua dhe ju nga të devotshmit”.

Poashtu shkroi një tjetër dhe e porositi shokun e vet: “Të porosis në devotshmëri ndaj Allahut. Ajo është gjëja më fisnike që e fsheh dhe më e mira që e paraqet dhe më e ndershmja që e deponon. E lus Allahun që të më ndihmon mua dhe juve në të dhe të na shpërblen nga mirësitë e Tij”.

SHEJH DR. SALIH EL HUMEJD                                           

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

0 1170

Pas një kohe të shkurtër të qetësisë në të cilën islamistët u munduan të bashkojnë lëvizjet e ndryshme politike, Tunizia përsëri hyri në një situatë krize. Tymi i zi i komplotit u pa mbi Tunizinë e gjelbër dhe të lulëzuar. Mbi vendin që ishte shkëndija e parë në pranverën arabe kundër padrejtësisë, hegjemonisë dhe tiranisë. Lëvizjet shekullare filluan ti realizojnë planet e njëjta sikur “vëllezërit” e tyre në Egjipt. Tunizia ishte vendi i parë që i hapi dyert e frymëmarrjes së lirë dhe arriti të ngadhënjejë mbi një prej sistemeve më të rrezikshme policore që i njihte bota arabe. Ben Ali iki pas pak ditë prej fillimit të revolucionit popullor. Pas diktaturës islamistët e fituan besimin e popullit edhe pse dhjetëra vite ishin larg skenës politike për shkak të shtypjes dhe përndjekjes. Ata nuk i mjaftuan me mburrje dhe premtuan se do të bashkëpunojnë me të gjithë për të shërbyer vendin. Interesin e vendit e vendosën mbi çdo qëllim tjetër dhe i hapën krahët për lëvizjet e ndryshme politike. Njërin prej udhëheqësve të tyre e propozuan si kryetar dhe formuan qeveri koalicioni me partinë e tij. U pajtuan për nenet e kushtetutës së re dhe shumë nga pikat e mospajtimit i mënjanuan.

Por pala tjetër a ishte e kënaqur me këtë?!

Lëvizjet shekullare, në krye me partitë majtiste, që kanë ndjeshmëri të madhe kundër çdo gjë islame, edhe atëherë kur atë e kërkon populli filluan me gjurmimet e tyre. Filluan të gjurmojnë pas gabimeve dhe shfrytëzuan gjendjen e vështirë ekonomike si pasojë e periudhës së tranzicionit pas revolucionit.  Filluan me nxitjen e protestave, të punëtorëve të hidhëruar si dhe të administratës  që shpeshherë përfundonin me dhunë.  Qëllim ishte të dështojë qeveria dhe të zhytet ne konflikt me popullin i cili i kërkonte të drejtat e tij. Realizimi i këtyre të drejtave ende kërkon kohë dhe mund shtesë dhe nevojitet edhe stabilitet që të përmbushen këto kërkesa legjitime.

Situata u përkeqësua me shpejtësi të madhe pas vrasjes së njërit prej opozitës majtistë. U akuzuan islamistët dhe filloi fushata e shëmtimit të lëvizjeve islame, ngjashëm me atë që ndodh tani edhe në Egjipt.

Rastin e atentatit opozita e shfrytëzojë që ti akuzon lëvizjet islame me ekstremizëm dhe dhunë. Përvoja ka vërtetuar se lëvizjet shekullare zbatojnë të njëjtin plan dhe i përdorin metodat e njëjta shtypëse sikur sistemet tirane më parë.

Ata nuk dallojnë në mënyrën se si bashkëveprojnë me vullnetin e popullit dhe me zgjedhjen e tij. Komplotet e njëpasnjëshme nga lëvizjet shekullare kanë vetëm një qëllim: ti largojnë lëvizjet islame nga pushteti, nëse duhet edhe me dhunë. Për këto qëllime ata kërkojnë ndihmë nga jashtë dhe e nxisin ushtrinë kundër pushtetit. Gjithë këto mjete sipas tyre janë legjitime në filozofinë e tyre, qëllimi i arsyeton mjetet, në një hipokrizi dhe ultësi që nuk ka shembull.

Rreziku në këtë çështje është fakti që edhe pse lëvizjet islame deri tani nuk kanë bërë asnjë hap për zbatimin e sheriatit, të njëjtët luftohen në një luftë të ashpër nga brenda dhe jashtë. Mos vallë kjo luftë është paralajmërim më qëllim frikësimi të lëvizjeve islame de popullit që i ka zgjedhur nëse ata do të mendonin të bëjnë një gjë të tillë?

Mos vallë shkaku është lakmia pas pushtetit më çdo çmim, madje edhe shkatërrimi i vendit?

Ekstremizmi i shekullaristëve është alarmim për rrezikun e madh për vendin në veçanti pas provokimit të Francës ndaj islamistëve se do të ndërhyjë duke i përkrahur lëvizjet shekullare…që ditë e natë veprojnë që të rrëzojnë pushtetin e lëvizjes Nahda.

Kryetari qeverisë nga lëvizja Nahda sikur u dorëzua para presionit me qëllim të qetësohet situata. Por a do të pranohet kjo nga lëvizjet laike apo ky gjest është vetëm një hap që synon delegjitimin e pushtetit dhe ngjitje në karrigen e pushtetit?

Përplasjet që i nxisin lëvizjet laike në vendet e pranverës arabe janë mesazhi më negativ që mundet ti dërgohet popullit që synon lirinë dhe dhurata më e mirë të sistemeve shtypëse që të vazhdojnë me terrorin e tyre. Mos vallë është kjo rastësi apo planifikim i mëparshëm?

Përktheu: M-r Talha Kurtishi

www.almoslim.net

0 56000

– Me trafikim të qenieve njerëzore nënkuptojmë shfrytëzimin e njeriut, mashkull apo femër, për arsye përfitimi nga ana e kriminelëve. Trafikantët keqdashës e fillojnë procesin e trafikimit së pari duke grabitur një person, pastaj duke i dhënë premtime të rrejshme dhe në fund me metodat e tyre joshëse dhe të ç’njerëzishme i shfrytëzojnë dhe i skllavërojnë. Statistikat tregojnë se mbi 10 milionë qenie njerëzore vuajnë në skllavëri në mbarë botën për shkak të trafikimit të tyre.

– Trafikuesit e qenieve njerëzore ndaj një viktime ushtrojnë dhunë psikike, fizike, shpirtërore, seksuale, ekonomike etj. Shkaqet e trafikimit në raport me viktimat janë:

  1. Varfëria ekonomike,
  2. Dhuna psikike,
  3. Dhuna fizike,
  4. Mungesa e shkollimit,
  5. Dukuritë dëmtuese etj.

Shkaqet e trafikimit në raport me trafikantët janë:

  1. Përfitimi,
  2. Rritja e mangësive/varfërisë,
  3. Dënimet e vogla për trafikantët,
  4. Kufijtë e brishtë dhe komunikimi teknologjik etj.

Ndërkaq, shkaqet e trafikimit në raport me shoqërinë, janë:

1.Ekonomia në tranzicion,

  1. Migrimi femëror,
  2. Diskriminimi mbi baza gjinore,
  3. Zhvillimi i industrisë seksuale,
  4. Politika e integrimit etj.

– Të dyja gjinitë bien viktimë e trafikimit, e në veçanti femra. Trafikantët e keqtrajtojnë dhe torturojnë femrën për interesa të ndryshme; shumë prej tyre e trajtojnë femrën si një objekt seksi, duke e zhvilluar me të prostitucionin. Trafikantët synojnë që t’i privojnë njerëzit nga liria e besimit, shkollimit, punësimit, përparimit, zhvillimit dhe që t’i zhveshin nga morali dhe dinjiteti, vetëm e vetëm që t’i përmbushin interesat e tyre të ç’njerëzishme, degraduese dhe skllavëruese. Dhe harrojnë se njeriu është krijesa më e nderuar nga Krijuesi, e cila meriton të jetojë e lirë, larg çdo robërimi, trafikimi, torturimi dhe dhunimi.

T’I THEMI NDAL TRAFIKIMIT, QË TË JETOJMË ME DINJITET !

Autor: Labinot Kunushevci
Redaktor fetar: Hoxhë Fadil Musliu
Redaktor gjuhësor: Avni Tafili

0 5309

– Vërtet njeriu në këtë botë synon t’i arrijë të gjitha kënaqësitë e mundshme, mirëpo harron se kjo botë është kënaqësi e përjetim i shkurtë, të cilat më shumë ofrojnë lodhje e dëshpërim, se sa lumturi e gëzim! Shumë njerëz mashtrohen dhe devijojnë pas shijeve të hidhura që ofron kjo botë, e cila i ngjan një plake të shëmtuar nën vello të zbukuruar e tërheqëse! Një nga tunelet e errëta në të cilën është futur sot një pjesë e madhe e njerëzimit, duke e humbur rrugën e drejtë, është edhe tuneli i “kënaqësive” të rrejshme të muzikës, tunel i errët, në të cilën shumë njerëz e kanë humbur busullën e drejtë.

– Shumë njerëz në botë i kanë pushtuar, gëlltitur dhe robëruar tingujt e muzikës, të cilët kohëve të fundit janë vetëm zhurmë dhe bllokim i trurit e i mendjes, të cilët gjithashtu po i dehin dhe ngurtësojnë zemrat e njerëzve dhe po i zhveshin moralisht e shpirtërisht. Muzika kohëve të fundit e ka bërë njeriun vetëvrasës dhe ia ka rrëmbyer të gjitha vlerat që duhej t’i kishte.

– Është çudi se si ka filluar muzika për herë të parë, sot shumë pak njerëz e dinë se një nga qëllimet dhe arritjet e para të muzikës ishte që me të, njeriun ta vendosë në agoni, gjumë, dhe ta bëjë që t’i harrojë të dashurit e tij nga gurbeti, ende edhe sot mjerisht muzika këtë rol e luan, sepse shumë shoqëri muzika i ka vënë në gjumë të thellë dhe i ka bërë që ta harrojnë Krijuesin e tyre duke i larguar nga dashuria ndaj fjalëve të Tij, ndaj të cilave nuk mund t’u bëjë asnjë këngë apo veprimtari muzikore konkurrencë në asnjë vlerë! Andaj njeri i arsyeshëm është ai, i cili e flladit dhe freskon trurin, zemrën dhe shpirtin e tij me fjalën e Allahut, e jo me këngët e gënjeshtrës dhe mashtrimit, të thurura nga njerëz të padrejtë e të ligë të shoqërisë, e që janë këngëtarët, të cilët për para dhe famë me dinakëritë dhe poshtërsitë e tyre i joshin dhe i robërojnë shumë zemra të pafajshme e të thata.

– Muzika njeriut ia dobëson kujtesën, ia errëson zemrën, ia humbë ndjenjat, e largon nga fjalët e Allahut, e bën rob të varur pas parasë dhe epshit, ia shkatërron ekonominë, ia merr shpirtit të tij gjallërinë, ia ulë nivelin intelektual dhe e bën atë të çoroditur.

TA ELIMINOJMË MUZIKËN, QË TA STABILIZOJMË SHPIRTIN !

Autor: Labinot Kunushevci
Redaktor fetar: Hoxhë Fadil Musliu
Redaktor gjuhësor: Avni Tafili

0 965

Makineri mediatike jo për ”emancipimin” e shoqërisë sonë, por për emanCOPËTIMIN e kulturës sonë!

Cikle emisionesh – episodash shumë tendencioze për ndërrimin e kulturës sonë sociale me një kulturë që asnjë shoqëri e civilizuar në botë nuk e ka; shkurt dhe shqip është servim pa asnjë vlerë njerëzore, madje as më të voglën morale, faktikisht aty ka vlera nënshtazore, njashtu kjo vlen edhe për “Shpijën e Kosovës”, që në fakt nuk e përfaqëson Kosovën tonë të pasuruar me vlera që i kemi trashëguar shekuj me radhë, me djersë e me gjak.

Nuk na qon në Europë një ”Big Brother” i tillë dhe të ngjashmet si kjo, kjo na qon në EUGROPË të thellë mos ju ardhtë mërzi!

Por fatkeqsisht imitimi i verbër e ka përfshi një numër të të rinjve tanë, kujdes!

Avansimet teknologjike – mediatike t’i shfrytëzojmë në kultivimin e brezave me kultura dhe disiplina që rregullojnë statusin tonë social e akademik, e jo për shkatërrimin e tyre.

Kanë shumë tendenca, ndër to është instalimi i kulturës së shfrenuar të lirisë seksuale në jetën tonë sociale, me fjalë populli:

“Njeriut me ia hjek frenat, mos me ditë kur është mjaft, kur duhet ndal, kur ka kufi, ligj e normë, po të jetoj si t’ia ka qejfi…!”

Prodhim i amoralitetit haptazi duke filluar nga zhveshja e femrës, e për ata që e shohin “civilizim” këtë, ua paraqes fjalën e figurës së ndritur historike Mehmet Akif Ersojit, i cili thoshte: “Nëse zhveshja e femrave tregon civilizim, atëherë kafshët janë më të civilizuara se ne!”

Skenat që shfaqen nga “Big Brother”, shqiptarët para lufte i kanë njohur si skena – modele të jetës së popujve e shoqërive të prapambetura moralisht, i kanë kritikuar gjithmonë dhe kurrë derën e zemrën s’ua kanë hapur, e tash në shumë shtëpi, në dhomën kryesore ku priten musafirët, pritet me mallë ”Big Brother”, maskarallëqet e tyre!

E televizioni siç thoshte dijetari i ndjerë shqiptar Jakup Asipi: “Nuk njoh shok – mjet më të mirë se televizioni, por fatkeqsisht është ma i keqpërdoruri, televizioni është mësuesi në dhomë i cili mund ta ndërroj një botë”.

Ta ndërroj edhe në kuptimin pozitiv edhe në atë negativ, mund të jetë edhe mësues dhe edukator i mirë por edhe mësues e edukator i keq, varet çka na servojnë ata dhe çka marrim ne!

Një serial i tillë duhet të dënohet me ligj, a ka Kosova kod moral dhe të etikës a jo, apo e gjithë kjo hyn në “lirinë e mediave”…?!

Organet shtetërore duhet t’i padisin mediat që për interesa të tyre komerciale pranojnë t’i qesin këto emisione që shpërlajnë trurin e popullit në një kohë kur jemi prapa në shumë aspekte intelektuale, ekonomike e politike, në një kohë kur duhet të formohemi si kuadro drejt BE-së.

Aq më keq dhe aq më e dhimbshme është kur kjo zero “kulturë” servohet nga ata që e flasin të njëjtën gjuhë si ne dhe na thonë se “na e duan të mirën”…!

T’i hapim sytë si popull!

Ai që ta shkatërron shtëpinë nuk ta donë mirësinë!

NUK I NDËRROJMË VLERAT TONA PËR ASNJË ÇMIM!

Autor: Labinot Kunushevci

0 3353

Kamata është shtesa që merr huamarrësi nga huadhënësi për moskthimin e borxhit në kohën e caktuar. Kamata është një nga sëmundjet më të neveritshme të shoqërisë, ku ata që punojnë me kamatë shfrytëzojnë pamëshirshëm djersën e të tjerëve, e kjo mënyrë e pasurimit është e padrejtë. Sistemi me kamatë dëmton rëndë e seriozisht aspektin shpirtëror, shoqëror dhe atë ekonomik.

– Ai që merret me ndonjë veprimtari të kamatës në çfarëdo forme qoftë, i ka shpallur luftë Zotit, i Cili ashpërsisht e ka ndaluar atë, duke e lejuar shitblerjen e pastër dhe shumë forma tjera të ekonomisë për shtimin e pasurisë ndershmërisht. Kamata mbjell tek njeriu interesin vetjak dhe shpirti i tij dëshiron vetëm të kënaqet në kurriz të tjerëve.

– Kamata shkakton armiqësi dhe urrejtje në mes të pjesëtarëve të një shoqërie, duke larguar çdo ndjenjë të dhembshurisë, bashkëpunimit të dyanshëm dhe mirësisë ndaj njëri-tjetrit. Ajo fut zili e përçarje dhe shkatërron çdo vlerë morale, shoqërore dhe vëllazërore.

– Kamata nuk është mundësi që të ndihmohemi ekonomikisht, kamata është institucionalizim i vjedhjes dhe rrëmbimit! Sistemi me kamatë i ndan njerëzit në dy shtresa:

1. Të pasurit, të cilët vijnë duke u pasuruar gjithnjë e më shumë.

2. Të varfrit, të cilët vijnë duke u varfëruar gjithnjë e më shumë. Sepse kamata nuk i nxjerr të varfrit nga varfëria, të varfrit gjithmonë bien viktimë e të pasurve, të cilët kurrë në mënyrë të ndershme e bamirësie nuk ofrojnë ndihmë për ta.

– Kamata ndikon në çrregullimin e kësaj baraspeshe, shkakton humbje dhe kriza të thella ekonomike, dhe gjithashtu degradon individë, popuj dhe shoqërish.

JETA PA KAMATË, DALJE NGA KRIZA !

Autor: Labinot Kunushevci

Redaktor fetar: Hoxhë Fadil Musliu

Redaktor gjuhësor: Avni Tafili

0 8519

– Droga është një nga sëmundjet më negative në shoqërinë tonë. Droga është një nga sëmundjet shekullore shkatërruese. Tregtia me drogë nuk është emancipim por copëtim. Droga është helm dhe plumb në gjoksin e një populli.

– Tregtarët e drogës janë afaristët më të fëlliqtë. Shitësi dhe blerësi i drogës dëshirojnë të vrasin popullin e tyre, bijtë dhe bijat e popullit të tyre. Ata janë të ngriturit në këmbë për ta eliminuar popullin e tyre, çrregullimin dhe shkatërrimin e rinisë të popullit të tyre të shëndoshë.
– Konsumimi i drogës është një nga veprat e ndyta dhe të liga. Ai që gëzon intelekt dhe arsye të shëndoshë gjithmonë jeton larg nga bërlloku i papastër i drogës. Ai ushqehet me të mirat e lejuara të Zotit, lumturinë dhe qetësinë e gjen aty ku Zoti është i kënaqur me të, e jo në drogën e të ndoturve, sepse me të vërtet droga është e ndaluar rreptësisht nga Allahu, Krijuesi jonë.
– Droga gjithmonë ka qenë e urrejtshme tek mendjet e shëndosha. Ajo duhet të luftohet me fjalë, me shkrim, me pasuri, me pushtet dhe me çdo mjet të mundshëm. Eliminimi total i drogës është shpëtimi i rinisë sonë.
– Rinia është si boshti kurrizor i popullit, nëse ajo rini ndytët me veprimtari të drogës, mbarë populli do të jetë i shtrembër dhe i ndytë dhe të gjitha të mirat e atij populli do të fluturojnë. Droga pengon ecjen përpara të shoqërisë, sjell pasoja shëndetësore, psikike dhe shpirtërore; dëmton jetën sociale dhe ndalon zhvillimet ekonomike.
– T’i themi të gjithë stop drogës, ta ngremë të gjithë zërin lartë për eliminimin e çdo veprimtarie të drogës, që ta shërojmë, ta këndellim dhe ta ruajmë rininë tonë.
Një hap afër drogës, një hap drejt vdekjes !
Një hap larg drogës, një hap drejt jetës !
ELIMINIMI I DROGËS, SHPËTIMI I RINISË !

Autor: Labinot Kunushevci
Redaktor fetar: Hoxhë Fadil Musliu
Redaktor gjuhësor: Avni Tafili

0 4863

– Bixhoz quajmë çdo lojë të fatit që zhvillohet nga ana e partnerëve duke deponuar pasuri, me qëllim të përfitimit në dëm të njëri-tjetrit. Ne urdhërohemi nga Zoti që ta ndihmojmë njëri-tjetrin për mirëqenie më të mirë, mirëpo bixhozi arrin t’i shkatërrojë lidhjet dobiprurëse në mes njerëzve.

– Sëmundja e bixhozit e ka kapluar shoqërinë tonë, dhe pasojat e tij janë marramendëse! Ai shkatërron të gjitha virtytet e frytshme dhe çdo gjë që është njerëzore tek njeriu. Ai i robëron njerëzit e sëmurë prej tij dhe i hedh në gropë të thellë duke i bërë ata për vete.

– Bixhozi nuk është mundësi fitimi për ithtarët e tij. Bixhozi është rrugë e humbjes; aty e humb besimin, pasurinë, familjen, moralin dhe dinjitetin njerëzor. Bixhozi e ngufatë njeriun e dobët kohë pas kohe.

– Krijuesi, Mbikëqyrësi dhe Furnizuesi i kësaj bote dhe i çdo krijese, e ka ndaluar çdo veprimtari të bixhozit. Ai ka lënë shumë rrugë në të cilat njeriu mund të fitojë e të kultivojë të mira materiale dhe të gëzojë një mirëqenie më të mirë ekonomike. Mirëpo, mendjelehti viktimizohet në lojërat e fatit dhe dita-ditës shkon drejt rrënimit dhe varfërimit, duke qenë i pandërgjegjshëm se është duke e shkatërruar jeta e vet.

– Bixhozi shkakton armiqësi dhe ndjell urrejtje në mes të njerëzve. Shumë konflikte, përçarje dhe vrasje kanë ndodhur si rezultat i pasojave të mëdha të bixhozit. Bixhozi është pluhuri më ndotës i shoqërisë sonë, e një nga llojet më të përhapura të bixhozit është loja nëpër bastore, e cila e shkatërron rininë e një vendi.

– Andaj t’i përvishemi punës së ndershme, ta ndihmojmë njëri-tjetrin në të gjitha zhvillimet që na çojnë përpara dhe të bëhemi urë lidhëse dhe bashkëpunimi për të ndërtuar mirëqenien ekonomike larg nga bixhozi.

Autor: Labinot Kunushevci
Redaktor fetar: Hoxhë Fadil Musliu
Redaktor gjuhësor: Avni Tafili

0 2391

2. Ç’është ALKOOLI?!

– Alkooli është një nga pijet shumë dëmsjellëse për mendjen, trupin dhe shpirtin e njeriut. Ekzistojnë fakte dhe argumente, të cilat dëshmojnë se pasojat e alkoolit janë të shumta; si në aspektin psikik, fizik, shpirtëror, social, si dhe në atë ekonomik.

– Alkooli arrin ta mpijë aftësinë e të menduarit të saktë. Mendjen e ke dhuratë nga Krijuesi yt, e ti e mbulon atë, e shkel me dy këmbë për një pije dehëse alkoolike, e cila nuk të ofron veçse lodhje e dëshpërim, duke “menduar” se të sjell çlodhje e gëzim! Alkooli të çorienton nga të gjykuarit dhe të menduarit e drejtë. Alkooli bën që njeriut t’i rrëshqasë vetvetja nga duart; ia dobëson kujtesën dhe ia rrënon perden e turpit.

– Alkooli nuk është shërues, kjo është gënjeshtër dhe shpifje e madhe nga ana e disa të ashtuquajturve “mjekë”, të cilët thonë se “alkooli të shëron”. Qëndrojnë palëkundur me mijëra argumente se alkooli ta shkatërron shëndetin. Ai çrregullon shumë sisteme brenda trupit të njeriut; shkakton shumë sëmundje dhe gjurmët e pasojave të tij janë të shumta. Shumë njerëz në botë vdesin nga sëmundjet e shkaktuara nga alkooli dhe shumë prej tyre ende vuajnë.

– Alkooli kurrë nuk ka qenë i lejuar prej Zotit, prej çastit që Ai e ka krijuar njerëzimin e ka ndaluar atë dhe çdo veprimtari rreth tij. Nëna e të këqijave, e që quhet alkool, e hidhëron Krijuesin. Konsumuesi i Alkoolit nuk do ta shijojë verën e shijshme jo dehëse në Xhenet, ndërsa braktisësi i alkoolit do të shpërblehet me atë lloj lëngu.

– Alkooli është shkaktar që sot në botë çrregullohen familje, ndodhin aksidente, përhapen krime, mbyten njerëz, degjenerohen, dhunohen dhe armiqësohen shumë të rinj.

– Alkooli gjithashtu shkatërron ekonominë e vendeve dhe të shoqërive, i mbyt konsumuesit e tij në borxhe, kamata, vjedhje, konflikte dhe vrasje. Alkooli është traditë e mëkatarëve dhe injorantëve. Arsyeja e shëndoshë e kundërshton atë.

Autor: Labinot Kunushevci
Redaktor fetar: Hoxhë Fadil Musliu
Redaktor gjuhësor: Avni Tafili

NA NDIQNI NË