Arhiva DitoreDec 6, 2014

0 1279

1- Falja e namazit në kohën e tij, sepse ajo është prej punëve që na afron tek Allahu, azze ue xhel-le.
2- Përmendja e Allahut, azze ue xhel-le, qoftë edhe pesë minuta në ditë. Duke thënë “subhanallah”, “elhamdulilah”, “Allahu ekber”, “la havle ve la kuvete ila bilah”, “la ilahe ilallah”.
3- Lutje ditore me vendosmëri dhe mbështetje tek Allahu, azze ue xhel-le.
4- Leximi i një pjese nga Kur’ani çdo ditë, që të mos llogaritësh nga të shkujdesurit.
5- Qëndrimi larg shoqërisë së keqe!
6- Dërgimi i salavateve mbi Muhammedin, alejhi selam, së paku 10 herë në ditë.
7- Të thuash “Estagfirullah” brenda 24 orëve, të paktën 100 herë.
8- Agjërimi i ditës së hënë dhe të enjte sipas mundësisë, apo tre ditët e bardha nga çdo muaj.

O Allah na udhëzo dhe përforco në atë që je i kënaqur (Ti), prej punëve tona. Amin

Përktheu: Valdet Kamberi

0 874

Fëmija im më parashtroi disa pyetje për Profetin [paqja dhe mëshira qofshin mbi të!] si dhe për filmin që përqesh atë, e më tha: Baba! Kam menduar në vete, athua vallë përse perëndimi kohë pas kohe na shqetëson me gjëra të tilla që fyejnë Profetin e Mëshirës? Përse e urrejnë atë? Për ç’gjë e xhelozojnë? Përse e zgjodhën bash personalitetin e tij? A është logjike që ata të na xhelozojnë neve dhe të Dërguarin tonë?! A mund ta quajmë këtë që po ndodhë si xhelozi kulturore apo si armiqësi njerëzore?
Më pëlqyen pyetjet tua – i thashë, dhe kërkova prej tij që të vazhdojë me pyetje tjera. Më tha: Një gjë tjetër që më shqetëson është se vendet tona kanë përqindjet më të larta të papunësisë, varfërisë, injorancës dhe përqindjet më të ulëta të zhvillimit ekonomik, ekologjik, informativ, duke mos harruar këtu edhe dekadencën politike, arsimimin e dobët, etj. Dhe më e keqja, se me gjithë këto, prapë tallen me Profetin tonë, duke i bërë karikatura fyese, filma ofendues, libra të trilluar, etj.
O biri im, së pari, bindu se askush nuk mund ta ulë nderin e Muhammedit [paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!], ngase është Allahu i Madhëruar, Ai që ka marrë përsipër ruajtjen e tij, siç thotë:
…All-llahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve (prej armiqve)…” (el-Maide, 67)
Pastaj, kjo që po ndodhë, në të vërtetë, është një shans për ne, që njerëzit t’i njoftojmë me Profetin tonë. A e di se në Danimarkë, vetëm brenda një viti kur u publikuan karikaturat pranuan Islamin 1000 veta ndërsa në Angli, vetëm gjatë dy ditëve të kaluara (nga kjo javë) janë shpërndarë hiç më pak se 110.000 kopje të Kur’anit. Po kështu, janë realizuar projekte kapitale në të mirë të islamit. A nuk e di se kjo fe, sa më shumë që t’i ngushtohet rruga, aq më shumë zgjerohet!
Mirë, babi, po deri kur perëndimi do të ketë qëndrim të tillë negativ karshi Profetit tonë?- më pyeti.
Biri im, nëse dëshiron të gjykosh për një njeri, patjetër se duhet të kesh njohuri për sfondin e tij kulturor. Mentaliteti perëndimor e ka të vështirë ta paramendojë një person apo një të ri që nuk ka lidhje intime. Për këtë gjë, ata fokusohen në mediet e tyre në promovimin e kësaj kulture. Po kështu, perëndimori e ka të pamundur ta kuptojë pastërtinë, nderin, moralin dhe turpin sipas sistemit tonë edukativ, dhe rrjedhimisht, e kanë të paqartë se si me miliona njerëz e duan një person, e pasojnë atë, e mësojnë biografinë e tij, flasin për të, e dëgjojnë emrin e tij në ezan që 1500 vite. Kjo, për shkak se ata krejt këtë e marrin si histori që ka kaluar.
Një perëndimor nuk mund ta imagjinon dot një njeri që tërë jetën e tij e ka kaluar në ndershmëri, ngase, në krahasim me dijetarët dhe filozofët e tyre, gjejnë dallime të mëdha ndërmjet jetës së tyre dhe jetës së Profetit tonë. Sikur të meditonim fundin e tyre pak, do të zbulonim shkakun e qëndrimit të tyre karshi Profetit tonë. Aristoteli, në pamundësi të njohjes së shkaqeve të interpretimeve detare, e hodhi veten në det dhe u mbyt. Sokrati u akuzua për hermetizëm dhe ushtrim të homoseksualizmit me nxënësit e tij, andaj edhe u ekzekutua. Platonin e akuzoi shteti për tradhti, andaj edhe e la të lirë të zgjedh mënyrën e ekzekutimit të tij, të cilën ai e parapëlqeu të jetë me helm. Dekarti, filozof francez dhe themelues i doktrinës së dyshimit, vdiq i helmuar nga dora e një prifti katolik. Hobbes-i, ideatori i doktrinës së interesit individual, vdiq në rrethana të paqarta. Frojdi, për shkak të depresionit të vazhdueshëm, kishte tentuar disa herë të vetëvritej. Bejkoni (Francis Bacon), themelues i doktrinës materialiste në filozofinë evropiane, ishte gjykatës ndërsa u akuzua për mitmarrje. Niçe, mendimtari i famshëm gjerman, ishte viktimë e shthurjes morale. Depresioni e kishte shoqëruar gjatë tërë jetës ndërsa jo rrallë bartej i dehur nga shtëpitë publike. Përfundimisht, kishte vdekur në një spital të çmendurish. Sikur të kishte hapësirë, do të përmendja edhe shumë të tjerë dhe do të zbulonim aspekte të errëta të jetës së tyre, duke mos përbuzur asnjëherë kontributin që dhanë në fusha të caktuara. Nën ndikimin e kësaj atmosfere dhe nëpërmjet kësaj kulture, mentaliteti perëndimor vështron Profetin tonë dhe çuditen nga reagimet tona për të.
Të faleminderit shumë babai im! Tash kam filluar ta kuptoj interpretimin e ndodhive dhe sfondin e temës, por, a të kuptoj nga kjo se ata do të vazhdojnë të tallen me Profetin tonë fisnik? –më pyeti.
Po, i thashë, sepse perëndimi ka kohë që tallet me Profetin tonë. Çështja nuk ka të bëjë vetëm me ‘11 shtatorin’ e këndej, ajo është shumë e vjetër dhe ka të bëjë me dallimet tona në botëkuptime. Ata nuk kanë shenjtëri, përkundrazi, besojnë se e shenjta doemos duhet të shndërrohet në të njollosur. Këtë gjë mund ta vërejmë qartë në produktet e tyre mediatike.
Hëmmm, bëri dhe tha: Bukur, këtë sqarim nuk prisja ta bëje.
Qetësohu biri im, Cezari nderoi shkresën e të Dërguarit të Allahut dhe Allahu e nderoi në pushtetin e tij, ndërsa Kisraja (mbreti persian) e shqeu letrën e tij, ndërsa Allahu i Madhëruar ia copëtoi mbretërinë dhe vet ai vdiq i mbytur.
Befasisht, u kthjella dhe pashë se ishte vetëm një bisedë e imagjinuar me tim bir. Buzëqesha!

Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI

0 1028

Tallja e perëndimorëve me Muhammedin, alejhi’s selam, njeriun më të mirë që ka shkelur në faqen e dheut, na ka shqetësuar të gjithëve. Kjo paturpësi e tyre nuk është e panjohur për ne, dhe kjo, edhe pse na shkakton plagë shpirtërore, megjithatë është një myzhde (sihariq) për shkatërrimin e tyre. Ka thënë Allahu:

“إِنَّا كَفَيْنَاكَ الْمُسْتَهْزِئِينَ
S’ka dyshim se Ne të mjaftojmë ty kundër atyre që tallen”. ([1])
“إِنَّ شَانِئَكَ هُوَ الأَبْتَرُ
E s’ka dyshim se urrejtësi yt është farësosur”. ([2])
Kur muslimanët, në të kaluarën, rrethonin ndonjë kështjellë dhe nuk mund të depërtonin në të, me të dëgjuar të sharat e tyre për Muhammedin, alejhi’s selam, përgëzonin njëri tjetrin për hapjen e shpejtë të asaj kalaje. Dhe ashtu, pas pak kohe, Allahu sillte fitoren dhe muslimanët depërtonin në të si fitimtar. ([3])
Historia është përplot fakte e dëshmi për disfatat e atyre që kanë sharë e ofenduar Muhammedin, alejhi’s selam.
Përse ofendojnë Muhammedin, alejhi’s selam? A për shkak se ftonte në Njëshmërinë e Allahut ndërsa ata nuk besojnë në një gjë të tillë? A për shkak se ai e madhëronte Allahun siç duhej ndërsa ata i përshkruajnë grua e fëmijë? A për shkak se ai ftonte në moral dhe lënien e mendjelehtësisë ndërsa ata duan të zhyten në humnerën e epsheve dhe paturpësive? A për shkak se ai është i dërguar prej Allahut, i zgjedhur prej Tij, për t’ua kumtuar njerëzimit librin e Allahut? A kurrë nuk kane dëgjuar për dëshmitë e profetësisë së tij? A nuk kanë dëgjuar për çarjen e hënës, për daljen e ujit nga gishtat e tij, për Kur’anin-mrekullinë më të madhe të tij, mrekulli që asnjëherë nuk u devijua dhe shtrembërua derisa librat e tyre fetar ata i përpiluan vet duke braktisur origjinalin që Allahu ua pati shpallur. Thotë Allahu:
“فَوَيْلٌ لِّلَّذِينَ يَكْتُبُونَ الْكِتَابَ بِأَيْدِيهِمْ ثُمَّ يَقُولُونَ هَذَا مِنْ عِندِ اللّهِ لِيَشْتَرُواْ بِهِ ثَمَناً قَلِيلاً فَوَيْلٌ لَّهُم مِّمَّا كَتَبَتْ أَيْدِيهِمْ وَوَيْلٌ لَّهُمْ مِّمَّا يَكْسِبُونَ
Është shkatërrim për ata që me duart e veta e shkruajnë librin, e pastaj thonë: “Ky është prej All-llahut”! E për të arritur me të një fitim të paktë, pra është shkatërrim i madh për ta çka shkruan duart e tyre dhe është shkatërrim i madh për ta ajo çka fitojnë”. ([4])
Madje dëshmia më e madhe për vërtetësinë e profetit tonë është ajo se feja e tij, edhe pse kanë kaluar 14 shekuj nga shpallja e saj, ka mbetur e pamposhtur, ashtu siç vet Muhammedi, alejhi’s selam në të gjallë të tij nuk mposhtej kurrë. Urtësia e Allahut refuzon që në tokë, për një periudhë kaq të gjatë, të mbetet ndonjë gënjeshtar apo profet i rremë. Madje, as tridhjete vite nuk i bën e shuhet ajo gënjeshtër. Këtë shumë bukur e kishte vërejtur një mbret, i cili një ditë, derisa mysafir kishte një të krishterë që hante Muhammedin, alejhi’s selam, kishte ftuar dijetarët e fesë së tij dhe i kishte pyetur: Sa mund të qëndrojë një gënjeshtar (në skenë me rrenat e tij)? 30 vjet ose diç më shumë- iu përgjigjën. Si kështu ndërsa feja e Muhammedit ka më shumë se 500 vite që është shpallur dhe nuk është shuar?! D.t.th.: nuk qenka gënjeshtar Muhammedi. Mbreti kur kuptoi këtë, urdhëroi dhe këtij të krishteri gënjeshtar iu pre koka. ([5])
A nuk e dinë këta se shumë dijetarëve, mentarëve e mbretërve të tyre kur iu shkoi e vërteta islame dhe u ndeshen me të, pranuan vërtetësinë e saj?! Madje, prej tyre një numër i madh hynë edhe në Islam. Nexhashiu, mbreti i Etiopisë, kur hasi në kontakt me Islamin, e pranoi atë. Herkali, mbreti romak, kur mori mesazhin Muhammedit, alejhi’s selam, pranoi se profetësia e tij është e vërtetë dhe deshi ta pranonte Islamin e të shkonte tek Pejgamberi, alejhi’s selam dhe t’i shërbente por pati frikë për veten nga ithtarët e fesë së tij kështu që mbeti në atë gjendje, si jomusliman, derisa edhe vdiq i tillë. Pastaj, shumë bashkëkohanikë të këtyre perëndimorëve, edhe sot e kësaj dite, shprehin botërisht një gjë të tillë. Majkëll Hart në librin e tij “100 të përjetshmit”, tashme i përkthyer edhe në shqip([6]), Muhammedin, alejhi’s selam e renditi të parin dhe këtë radhitje e arsyeton me: “E kam renditur të parin Muhammedin ngase ai ka qenë njeriu i vetëm në historinë e njerëzimit që ka arritur një sukses dhe triumf absolut në nivel fetar e botëror”.
Bernard Show, në librin e tij “Muhammedi, që u dogj nga qeveria britanike, në mes tjerash thotë: Sa shumë nevojë ka bota për një njeri që mendon sikurse Muhammedi! Klerikët e shekujve të mesjetës, si rezultat i injorancës dhe fanatizmit të tyre, patën dhënë një imazh të shëmtuar të fesë së Muhammedit. Ata konsideronin se ai ishte armik i krishterimit, por unë, pas shfletimit rreth këtij burri, jam mahnitur dhe kam përfunduar se ai jo që nuk është armik i krishterimit, përkundrazi, ai është shpëtues i njerëzimit. Unë mendoj se sikur ky burrë sot të merrte në dorë çështjet e botës bashkëkohore, do t’i zgjidhte problemet duke siguruar paqe dhe lumturi, gjëra që aq shumë i ëndërron njerëzimi”.
Anie Besant, në “The Life and Teaching od Muhammed, Madras“, 1932, thotë: “Çdo njeri, që e studion jetën, karakterin, nivelin e të mësuarit dhe mënyrën e jetesës së përditshme të Pejgamberit arab, Muhammedit, alejhi’s selam, është e pamundur të ndiejë diçka tjetër, përveç admirimit të jashtëzakonshë m m ndaj tij, si njëri nga pejgamberët më të mëdhenj të njerëzimit.“
Lamartini, njëri nga poetët më të mëdhenj të Francës, për madhështinë e Muhammedit a.s., në “Historia de la Turqiue“, shkruan: “Kurrë njeriu nuk i ka venë vetes, vullnetarisht apo detyrimisht, qëllim më të lartë… Të rrënohen besëtytnitë, që ishin vënë ndërmjet njeriut dhe Krijuesit… Që njeriu t`i kthehet Zotit dhe të përtërihet ideja e arsyeshme dhe e pakontestueshme mbi hyjninë, në kohën e kaosit, të materializmit dhe të vizioneve idhujtare rreth Zotit, të cilat ekzistonin atëherë.
Leon Nikolajeviq Tolstoi, shkrimtar i madh rus, në traktatin “Pejgamberi urtiplotë Muhammed“, veç të tjerash, thotë: “Nuk ka dyshim, se pejgamberi Muhammed, është njëri ndër reformatorët më të mëdhenj të njerëzimit. Atij i takon lavdia më e madhe, që e udhëzoi njerëzimin në dritën e vërtetë, në drejtësi dhe paqe. Ai pengoi gjakderdhjen e të pafajshmëve dhe hapi rrugën e përparimit dhe prosperitetit. Këtë vepër të madhe, nuk ka mundur ta bëjë askush tjetër, përveç atij njeriu, i cili është i denjë për çdo respekt, admirim dhe konsideratë.”
Napoleon Bonaparti, thotë: “Musai (Mojsiu), ia ka shpallur fenë e Zotit, popullit të vet, Isai (Jezusi) botës romake, kurse Muhammedi a.s., tërë botës. Arabia ishte vend pagan. Gjashtë shekuj pas Isait, Muhammedi e njohu botën me besimin në Një Zot të Vetëm, që është Zoti i Ibrahimit, i Musait dhe i Isait. Arianët dhe sektarët e tjerë, e çoroditën botën me diskutime për trinitetin: Atin, birin dhe shpirtin e shenjtë. Ndërkaq, Muhammedi, shpalli se Zoti është Një, kurse triniteti imponon idenë e idhujtarisë.“
Princi Otto Von Bismark, politikan dhe burrë i madh shteti, themeluesi i Gjermanisë, i cili njihet në popull si “Udhëheqësi i Hekurt“, thotë: “Muhammedi a.s. është personaliteti i jashtëzakonshë m. Jo rastësisht, Zoti nuk nxori ndonjë tjetër në skenën e ngjarjeve botërore. Muhammed, më vjen keq që s`isha bashkëkohësi yt. Ky libër, mësues dhe përhapës i të cilit je ti, s`është libri yt. Ai është libër Hyjnor. Të mohosh burimin e tij është aq qesharake, sa edhe të pretendosh pasaktësinë e shkencave ekzakte. Prandaj njerëzimi, vetëm një herë, ka parë një figurë të tillë unikale, siç ishe ti dhe më s`do të ketë rastin të shohë (të ngjashëm). Unë, me respektin më të madh, përulem, para paraqitjes tënde të madhërishme.“
Simon Ocklay dhe Edvard Gibon, në “Historia e Perandorisë Saraçene“ Londër 1870, f. 54, shkruajnë: “Admirimin tonë e meriton besimi i përhershëm i Pejgamberit a.s., si para ashtu edhe pas fitores. Deri më sot, pas gjithë atyre shekujve zhvillimi e përparimi, ideja mbi Zotin Një, nuk ka mundur të errësohet me kurrfarë idhujsh dhe as jeta e tij e virtytshme nuk është vënë në dyshim, e përmbajtja e asaj jete është: Besimi në Zot dhe sjellja etike.
Prof. Bevan: “Ajo që është shkruar, për Muhammedin a.s. dhe Islamin, në Evropë, në të shumtën e rasteve, duhet të merret si kuriozitet letrar. Të flasësh për Muhammedin a.s., si mashtrues dhe përdorues të forcës, më shumë shkakton probleme, se sa i zgjidh ato. Në Perëndim, asnjë figurë e madhe, gjatë gjithë historisë, nuk është vlerësuar me aq tendenca dashakeqe, sikurse është vepruar me Muhammedin a.s.“([7]).
“Njerëzimi duhet të mburret me faktin që nga radhët e tij është Muhammedi. Ai,edhe pse analfabet, para shumë shekujsh arriti që të sjell ligj, që ne, evropianet po të arrinim në maje të tij, do të ishim më të lumturit”- thanë disa perëndimorë.
“Është turp sot për çdo njeri të dëgjoj dhe t’iu besoj fjalëve që thonë se feja islame është gënjeshtër dhe se Muhammedi është tradhtar e shpifës”- thoshte Tomasi, një filozof anglez.
Gëte, thotë: Ne evropianët, me të gjitha botëkuptimet, nuk kemi arritur ende atje ku ka arritur Muhammedi, dhe kurrë askush nuk do t’ia kalojë. Në histori, kërkova shembullin e një njeriu të shkëlqyer, e atë e gjeta te Muhammedi. Kështu u desh të triumfonte e vërteta sikur që triumfoi Muhammedi, i cili tërë botën e nënshtroi me fjalën e Njëshmërisë së Allahut”.
Nëse puna qenka kështu, atëherë tërë botës i mbetet detyrim që madhështinë e Muhammedit ta vlerësojnë mbi çdo madhështi të krijesave, vlerën e tij mbi çdo vlerë, respektin e tij mbi çdo respekt; e tërë bota duhet të besoj në fenë e tij dhe se ai është pejgamberi i fundit.
Ne, shfrytëzojmë rastin që ata t’i ftojmë në Islam ngase ato mëkate me te cilat përlyen zemrat e tyre nuk pastrohen vetëm se duke përqafuar Islamin. Ndryshe, dënimi i dhembshëm i prêt ata. Thotë Allahu:
“إِنَّهُ مَن يُشْرِكْ بِاللّهِ فَقَدْ حَرَّمَ اللّهُ عَلَيهِ الْجَنَّةَ وَمَأْوَاهُ النَّارُ وَمَا لِلظَّالِمِينَ مِنْ أَنصَارٍ
… ai që i përshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës”. ([8])
“وَمَن يَبْتَغِ غَيْرَ الإِسْلاَمِ دِينًا فَلَن يُقْبَلَ مِنْهُ وَهُوَ فِي الآخِرَةِ مِنَ الْخَاسِرِينَ
E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshëpruarit”. ([9])
Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
“وَالَّذِي نَفْسُ مُحَمَّدٍ بِيَدِهِ لا يَسْمَعُ بِي أَحَدٌ مِنْ هَذِهِ الأُمَّةِ يَهُودِيٌّ وَلا نَصْرَانِيٌّ ثُمَّ يَمُوتُ وَلَمْ يُؤْمِنْ بِالَّذِي أُرْسِلْتُ بِهِ إِلا كَانَ مِنْ أَصْحَابِ النَّار
Pasha Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im, nuk dëgjon askush prej këtij ummeti për mua; çifut apo i krishterë qofte, e pastaj vdes duke mos besuar në atë me të cilën u dërgova e të mos jetë prej banorëve të përhershëm të zjarrit (Xhehennemit)”. ([10])
***
Allahu është i urtë dhe nuk cakton gjëra të cilat, absolutisht, janë të këqija. Patjetër se në të duhet të fshihet një e mirë për krijesat sado që të duken se janë të këqija. Të vërtetën e ka thënë Muhammedi, alejhi’s selam:
“عَجَبًا لأَمْرِ الْمُؤْمِنِ إِنَّ أَمْرَهُ كُلَّهُ خَيْرٌ وَلَيْسَ ذَاكَ لأَحَدٍ إِلا لِلْمُؤْمِنِ، إِنْ أَصَابَتْهُ سَرَّاءُ شَكَرَ فَكَانَ خَيْرًا لَهُ، وَإِنْ أَصَابَتْهُ ضَرَّاءُ صَبَرَ فَكَانَ خَيْرًا لَهُ
E çuditshme është çështja e besimtarit. Çështja e tij është krejt mirë për të dhe nuk është e tillë për as­kënd tjetër. Nëse besimtarin e godet gëzimi, ai falënderon (All-llahun) , e kjo i sjell dobi, kurse nëse e godet e keqja, ai bën durim (sabër) andaj edhe kjo i sjell dobi”. ([11])
Përkitazi me ngjarjen e Ifkut (shpifjes për Aishen, gruan e Muhammedit, alejhi’s selam) Allahu ka thënë:
“لا تَحْسَبُوهُ شَرًّا لَّكُم بَلْ هُوَ خَيْرٌ لَّكُمْ لِكُلِّ امْرِئٍ مِّنْهُم مَّا اكْتَسَبَ مِنَ الإِثْمِ وَالَّذِي تَوَلَّى كِبْرَهُ مِنْهُمْ لَهُ عَذَابٌ عَظِيمٌ
…Ju mos e merrni atë si ndonjë dëm për ju, përkundrazi, ajo do të jetë në dobinë tuaj. Secilit prej tyre do t’i takojë dënimi sipas pjesëmarrjes në mëkat, e atij prej tyre që e barti pjesën e madhe (të shpifjes), i takon dënimi i madh”. ([12])
Disa mësime nga këto krime dhe mëkate
1. Shfaqja e armiqësisë së tyre ndaj muslimanëve dhe urrejtjes së madhe për ta edhe pse shpesh herë e trumbetojnë paqen. Thotë Allahu:
“قَدْ بَدَتِ الْبَغْضَاء مِنْ أَفْوَاهِهِمْ وَمَا تُخْفِي صُدُورُهُمْ أَكْبَرُ
…Urrejta kundër jush duket nga gojët e tyre, por ajo që fshehin në gjoksat tyre është edhe më e madhe…”. ([13])
2. Zbulimi i të metave të peshoreve perëndimore. Ata argumentojnë me “lirinë e mendimit” ndërsa çdo i mençur e di se kjo liri ndalet tek nderi i tjetrit dhe padrejtësia ndaj tij. D.t.th.: nëse shkel nderin e tjetrit ajo nuk është liri por është shpifje. Ata janë gënjeshtarë në pretendimet e tyre. Ne të gjithë e dimë se para pak vitesh kur një qeveri deshi t’i shkatërronte putat dhe statujat në vendin e vet, e tërë bota ishte ngritur në këmbë dhe kishte kundërshtuar. A nuk qe edhe ai mendim i lirë? A nuk patën ata lirinë e duhur? Përse këtë bota nuk e konsideroi si liri?
3. Kotësia e motos së disa properëndimorë ve muslimanë se “Mos i quani jomuslimanët pabesimtarë por thërrisni “Të tjerët” ngase kështu ndizet zjarri i konfliktit në mes nesh dhe atyre”. Le ta dinë të gjithë se kush urren tjetrin, kush cenon nderin e tjetrit dhe kush i shpall luftë sa herë që i vie shansi?
4. Pretendimet e tyre për “Dialog kulturash” janë të rrejshme. Çfarë dialogu duan? Çfarë respekti pretendojnë? Ata duan t’i respektojmë ndërsa ndaj nesh vetëm sa shtojnë talljen, përqeshjen dhe padrejtësitë.
5. Ringjallja e rrënjëve të besimit në zemrat e muslimanëve. Reagimet e muslimanëve tregojnë qartazi qëndrueshmërinë e fortë të besimit në zemra dhe dashurinë e madhe të tyre për Muhammedin, alejhi’s selam, madje edhe tek ata që nuk përfillin shumë obligimet fetar.
6. Unifikimi i radhëve të muslimanëve. Ne pamë se si muslimanë nga vende të ndryshme mohuan këtë gjë.
7. Aleanca perëndimore kundër Islamit. Shumë shtete perëndimore mbanin anën e Danimarkës dhe porositnin kriminelët që t’i publikonin këto foto në gazetat e tyre, për tua bërë me dije muslimanëve kështu se të gjithë ata janë nga një gropë e vetme dhe se ne nuk mund t’iu bëjmë ballë që të gjithëve.
8. Kureshtjen e muslimanëve për përhapjen e fesë islame. Ne pamë shumë muslimanë duke nxituar në publikimin e librave në gjuhë të huaja përkitazi me jetën dhe veprimtarinë e bujshme të Muhammedit, alejhi’s selam.
9. Rëndësia e bojkotit të produkteve të vendeve që fyejnë Muhammedin, alejhi’s selam. Kryeredaktori i asaj gazete, nëe emë të gazetës, pas vetëm disa ditësh pas bojkotit, doli dhe kërkoi falje dhe ndërroi stilin e të folurit, duke zbutur kështu sado pak muslimanët. Kjo njëhërit është armë e re e muslimanëve, me të cilën munden të ndikojnë tek armiqtë e tyre.
10. Dërgimi i një mesazhi të qartë perendimit se ne nuk duam që feja jonë të përqeshet, dhe Pejgamberi ynë, alejhi’s selam, të jetë objekt talljeje.
Roli ynë
1. Mohimi i një gjëje të tillë nga secili musliman sipas mundësisë që ka.
2. Kërkesa që ata të kërkojnë falje të sinqerte dhe ta pranojnë faktin se kanë shkelur parimet, kanë bërë gabim dhe se për këtë gabim duhet të kërkojnë falje.
3. Duhet të kërkojmë prej tyre ndëshkimin e fajtorëve.
4. Duhet të kërkojmë që qeveritë e tyre të heqin dorë nga armiqësia që kanë për Islamin.
5. Përkthimi i librave në gjuhë të tyre që do t’ua mundësonte atyre njohjen me fenë islame.
6. Mbajtja e programeve fetare në radio dhe televizion ku tema shtjellimi do të ishin personaliteti i Muhammedit, alejhi’s selam dhe mbrojtja e tij.
7. Shkrimi i artikujve përkitazi me këtë gjë dhe publikimi i tyre në çdo mjet informimi, elektronik apo i shkruar qoftë.
8. Bojkotimi i produkteve të tyre nëse kjo gjë ndikon pozitivisht.
9. Qasja këtyre grupeve vagabondë që shkelin parimet morale dhe akuzojnë Islamin duke ua sqaruar mirësitë e kësaj feje, përputhjen me logjikën dhe demantimin e çfarëdo dyshimi që vjen nga jashtë.
10. Mbajtja për traditës së Muhammedit, alejhi’s selam dhe durimi gjatë kësaj rruge. Allahu thotë:
“وَإِن تَصْبِرُواْ وَتَتَّقُواْ لاَ يَضُرُّكُمْ كَيْدُهُمْ شَيْئًا
… Po, në qoftë se ju bëheni të durueshëm dhe ruheni (mëkateve), dinakëria e tyre nuk do t’u dëmtojë aspak…”. ([14])
11. Kureshtja për t’i ftuar në Islam. Nëse ne i shikojmë me sy hidhërimi për shkak të mëkatit, megjithatë, si krijesa të Allahut, i shikojmë me sy mëshire dhe duam që edhe ata, me gjithë mëkatet që kanë bërë, të vijnë në rrugën e pendimit, t’i bashkohen karvanit islam dhe të shpëtojnë kështu.

E lusim Allahun ta lartësojë fenë e Tij, të ndihmojë të dashurit e Tij, të mposht armiqtë e Tij ngase Ai ka fuqi mbi çdo gjë!
Përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin!

Përshtati: Sedat G. ISLAMI

——————————————————————————–

[1] el-Hixhr, 95
[2] el-Keuther, 3
[3] es-Sarimu’l meslul, f. 116-117
[4] el-Bekare, 79
[5] Sherhu’l akideti’l esfihanijjeh, Ibni Tejmije.
[6] Ne shqip është titulluar: “100 personalitetet me me ndikim ne histori”.
[7] Keto thenie deri ketu jane huazar nga nje punim I Ajni Sinanit me kete tematike, qe nje sosh prej tyre edhe autori i permend. Per te qene tema me me ndikim, e pashe te udhes andaj edhe i huazova.
[8] el-Maide, 72
[9] Ali Imran, 85
[10] Muslimi
[11] Muslimi
[12] en-Nur, 11
[13] Ali Imran, 118
[14] Ali Imran, 120

0 992

Tregohet se një perandor Kinez kishte vendosur një guri të madh (shkëmb) në rrugën kryesore, ajo njerëzve ua bllokoi rrugën plotësisht, dhe aty vendosi një roje që të vëzhgojë sjelljet e njerëzve, e më pas, pastaj ta njoftoj atë (perandorin)!

Kaloi personi i parë dhe ishte një tregtar i madh në vend, shikoi gurin (shkëmbin) dhe u nevrikos duke kritikuar atë që kishte hedhur atë, pa e ditur se ai ishte Perandori. Eci rreth e rrotull  gurit (shkëmbit) duke bërtitur: “do të shkoj të ankohem për këtë çështje, dhe do ta dënojmë atë që e ka vendosur këtë”.

Kaloi personi i dytë dhe ishte një ndërtues godinash. Edhe ai veproi njëjtë, sikurse tregtari, por zëri i tij ishte më i ulet, sepse ai ishte me më pak peshë në vend se sa i pari.

Pastaj kaluan tre shokë nga të rinjtë që ende nuk e kishin gjetur veten dhe po kërkonin personalitetin në jetë, qëndruan në një anë të gurit (shkëmbit) dhe filluan të talleshin me vendin e tyre, dhe atë që e kishte vendosur gurin e cilësonin si injorant, ahmak dhe kaotik, e pastaj u larguan drejt shtëpive të tyre.

Pasi kaluan dy ditë, në atë rrugë kaloi një bujk i varfër, nuk foli asgjë i përvoli mangat e tij dhe u përpoq ta largoj. Kërkoi ndihmë nga kalimtarët që vinin dhe ata e ndihmuan, e kështu e larguan gurin (shkëmbin) nga rruga.
Kur bujku largoi gurin (shkëmbin), në rrugë (prapa shkëmbit) gjeti një qyp ku aty kishte ari dhe një letër në të cilën thuhej: “nga Perandori, tek ai i cili e largon gurin (shkëmbin), kjo dhuratë është për ty sepse ti je njeri pozitiv. U angazhove në zgjidhjen e problemit në vend se të fillosh të ankohesh.”

Çdo njëri prej nesh le të shikoj se me çfarë probleme ballafaqohet, dhe a mund t’i zgjidhim ato me lehtësi para se të fillojmë të mendojmë për ankesa.

Përktheu: Valdet Kamberi

 

NA NDIQNI NË