Arhiva DitoreDec 24, 2014

0 1488

Berberi i pëshpëriti një myshteriu në vesh; ky çun, është fëmija më i marrë në botë. Prit pakë dhe unë do ta vërtetoj këtë.
Berberi vendosi 3 euro në njërën dorë të fëmijës, ndërsa në dorën tjetër 10 euro.
Fëmija i mori 3 eurot dhe shkoi.
Berberi ia ktheu: A të thashë që ky fëmijë nuk mëson asnjëherë, dhe gjithmonë e përsërit të njëjtën.
Pasi myshteriu doli nga lokali, takoi fëmijën duke dal nga një shitore e ëmbëlsirave, dhe u bë kureshtar ta pyes atë.
I’u afrua dhe e pyeti: Pse çdo herë merr 3euro dhe jo 10?
Fëmija u përgjigj: Sepse në momentin që i marr 10 euro mbaron loja!
Atëherë…
Mos shpejto në gjykimin e të tjerëve dhe mos beso se ti je më i zgjuari i njerëzve, sepse mund të jesh në gabim.

Përshtati: Valdet Kamberi

0 8649

Çka janë Hajmalitë?

 

Janë rruza të cilat arabet ua varrin fëmijve të tyre, me anë të cilave mendonin se e mbrojnë fëmijun nga syri sipas pretendimeve të tyre, këtë siç dihet islami e zhduki, po ashtu mendonin se hajmalitë janë shërimi dhe mjekimi i plotë.[1]

Tek dijetarët nuk ka kurrfarë diskutimi se ndalohet vendosja e hajmalive apo varja e tyre poqëse posedon terme që përmbajn shirk, ose i mbajn ata duke besuar në shkaqe të kota. Mirëpo diskutabile tek dijetaret është çështja për sa i përket lejimit të mbajtjes së hajmalive të cilat përmbajn ajete kuranore ose emra të Allahut, apo cilësi të Tij.

Shkurtesën e kësaj polemike e cek autori i “Tejsirul-azizi hamid” si në vijim:

“Dije se dijetarët nga sahabët dhe tabinët, e më të vonshmit pas tyre kanë rënë në mendime të ndryshme rreth çështjes së lejimit të mbajtjes se hajmalisë, që përmban ajete kuranore apo emra të Allahut apo cilësi të Tij, disa kanë thënë: Një gjë e tillë lejohet, njëherit ky është mendimi i Abdullah ibn Amr ibn Asit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, dhe i disa të tjerëve, një gjë e tillë nënkuptohet prej fjalëve të Aishes-Allahu qoftë i kënaqur prej saj, po ashtu të këtij mendimi janë ebu Xhafer el-Bakiri, Ahmedi në një trnsmetim të tijin, ndërsa hadithet e ndalesës së hajmalive i kanë komentuar për hajmalitë që përmbajn shirk.

Ndërsa ato që janë me ajete kuranore me emra të Allahut, cilësi të Allahu, këta i llogarisnin njëjtë si rukja, e kështu them pasi që kjo nënkuptohet edhe nga Ibn Kajimi-Allahu e mëshiroftë, se ky është edhe mendimi i përzgjedhur i tij.

Grupi tjetër i dijetarëve kanë thënë se: Nuk lejohet mbajtja e hajmalive. – Të këtij mendimi janë: Ibn Mesudi, Ibn Abasi, mendimi i dukshëm i Hudhejfes, Ukbe ibn Amir ibn Hakimit-Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, të këtij mendimi janë një grup nga tabiinët prej tyre: Shokët e Ibn Mesudit, Ahmedi në një trnsmetim të tijin, një shumicë e shokëve të tij e kanë përzgjedhur këtë mendim, ndërsa edhe të vonshmit prej tyre këmbëngulin në këtë mendim, duke u argumentuar me këtë hadith dhe të ngjajshmëm me të. Sepse nga pamja e jashtme e tij nënkuptohet ndalesa e përgjithshme pa marrë parasysh a përmban hajmalia ajete kuranore apo jo, në të kundërtën e rukjes, në të cilën bëhet dallim. Ajo çfarë e forcon këtë mendim është se sahabët të cilët ishin vetë transmetues të hadithit e kuptuan ndalesën e përgjithshme, siç aludoi me parë fjala e Ibn Mesudit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ndërsa të krahasohet me rukjen hajmalia, këtu themi se ka dallim ngase si mund të krahasohet diçka e cila vendohet nga gjethet apo lekura, të cilat nuk janë të njëjtë me rukjen, kjo sikur i përngjan rukjes, e cila është e komplikuar ku ka hak dhe diçka që është më afër të kotës[2].

Shejh Hafidh ibn Ahmed el-Hakimiju-Allahu e mëshiroftë thotë: “Hajmalitë varën mbi fëmijet ose kafshë apo të ngjajshme me to, poqëse në to ka ajete apo hadithe të sakta e të qarta, polemika rreth lejimit apo ndalimit të tyre egziston qysh tek selefi nga sahabët dhe tabinët dhe të atyre që kanë ardhur pas tyre. Disa prej tyre i kanë lejuar si: Aisheja-Allahu qoftë i kënaqur prej saj, Ebu Xhafer Muhamedi ibn Aliu-Allahu e mëshiroftë, dhe disa tjera nga selefët, ndërsa disa tjerë e kanë ndaluar si: Abdullah ibn Ukejmi, Abdullah ibn Amri, Ukbe ibn Amri, Abdullah ibn Mesudi dhe shokët e tij si: Esvedi, Alkame, pas tyre Ibrahimi en-Nehaiu, e të tjerë pos tyre Allahu i mëshiroft”. Pastaj Hafidh el-Hakimiu e saktëson mendimin se nuk bën mbajtja e tyre ku thotë: Nuk ka dyshim se ndalesa nga një vepër e tillë është preventim, mbrojtje e besimit nga e ndaluara, sidomos në kohën e sotshme, përderisa shumica e sahabëve dhe tabinëve e kanë urryer një punë të tillë, në ato kohra të mëdha sa kodrat, andaj është më se valide që një punë e tillë të urrehet në këtë kohë,e cila është e mbushur me fitne dhe sprova, e si jo kur njerzit nëpërmjet këtyre lehtësimeve kanë rënë thjesht në harame, të cilat i përdorin si hile për të aritur qëllimin e tyre.

Prej tyre është se: ata në këto hajmali shkruajn ndonjë ajet Kurani apo sure apo shkruajnë besmelën, ose të ngjajshme me to, pastaj në anën tjetër ndër ta vendojnë talisname (ename) shejtanore të cilat nuk i kupton kush pos atij që i ka shkruar. Prej tyre ka që i çojnë njerzit të mbështeten në hajmalitë e tyre që kanë shkruar ata, e jo Allahut, madje shumë prej tyre me anë të tyre i frigsojnë njerzit e thjeshtë, edhe poqëse njeriu nuk është i sëmur. Kështu që kur ndonjëri prej tyre dëshiron të manipulon me dikend dhe ti mer para si dhe e din se ai është i njëllosur, shkonë tek dikush dhe i thotë: Do të ndodh kjo fatkeqësi në familjen tënde ose në pasurinë tende ose në veten tënde. Ose i thotë ti ke një karin (shok) me vete nga xhinët apo fjalë të ngjajshme, duke ia shtruar atij një parahyrje në vesveset shejtanore, duke e mashtruar atë se ky është parashikues i drejtë, ose se ky ia don të mirën shumë këtij personi. Atëherë kur injorantit të paditur i mbushet zemra me frikë nga përshkrimi i tij, në këtë rastë ky person ia kthen shpinën Zotit të tij dhe kthehet me zemrën e tij, nga ky dexhall dhe mbështetet në të e jo në Allahun e Lartësuar. Atëherë thotë: Atëherë si mund të shpëtoj prej saj, sikur tani dobia dhe dëmi është në duart e këtij, këtu realizohet shpresa e tij, oreksi i tij për të fituar ndonjë para nga ai, kështu qe i thotë: Poqese më jep kaq dhe kaq ta shkruaj ty një mburojë me lartësi kaq të madhe dhe me gjërësi kaq të madhe, e fillon t’ja përshkruan t’ja zbukuron fjalet për atë mburojë duke i thënë se është nga materiali i shtrenjtë etj, pra oferta të ndryshme.

Vallë ky besim të duket se është shirk i vogël? Jo asasi! Kjo është marrje për Zot tjetërkënd veç Allahut, mbështetje në tjetërkënd pos Tij, kthim të tjetërkush pos Allahut, mbështetje në veprat e krijesave, dalje nga feja…Si ariti shejtani t’ju bën hile deri në këtë gradë? Veçse nëpërmjet vëllaut të vetë nga shejtanët prej njerëzve”[3].

Mendimi im në këtë mesele është ndalesa nga kjo vepër, ngase kjo është në të mirën e njerëzve dhe mbyllje e dyerve të shirkut, sepse kur njerzëve ju lejohen hajmalitë me ajete dhe dua, hapet dera e shirkut, ku përzihet hajmalia me atë të ndaluarën, ku nuk mund të dallohet e mira prej të keqes, përpos se në raste të ralla dhe atë shumë rëndë. Andaj obligohet mbyllja e kësaj dere që të çon në shirk, duke ruajtur me këtë gjest teuhidin, po ashtu kjo është edhe ruajtje e Kuranit, dhikrit ndaj Allahut, ku mundë të sprovohet Kurani me neglizhencë me mbajtjen e tij në çdo vend.

 

Përgaditi: Nexhat Ceka

[1] “Nihajetu fi garibil ehadith” Ibn Ethiri 1/197.

[2] “Tejsirul-azizil-hamid” Sulejman ibn Abdullah fq. 121.

[3] “Mearixhil-kabul” shejh Hafidh el-Hakemij 2/510.

0 1703

Pasojat e mos-faljes në këtë botë:

1- Përderisa nuk falesh Allahu e tërheq bereqetin nga jeta jote.
2- Përderisa nuk falesh fytyra jote do të jetë përherë e zezë.
3- Përderisa nuk falesh për çdo punë që bën nuk shpërblehesh nga Allahu.
4- Përderisa nuk falesh nuk ngrihen lutjet e tua në qiell (d.m.th. nuk pranohen).
5- Përderisa nuk falesh lutjet e të tjerëve për ty nuk pranohen.
6- Përderisa nuk falesh të urrejnë të gjitha krijesat në këtë botë.

Me vdekjen tënde:
1- Përderisa nuk falesh do të vdesësh i poshtëruar.
2- Përderisa nuk falesh do të vdesësh i uritur.
3- Përderisa nuk falesh do të vdesësh i etur, edhe nëse pin gjithë ujin e deteve.

Ndërsa në varr:
1- Përderisa ti nuk je falur do të ngushtohet varri derisa t’i thyejë eshtrat e tua.
2- Përderisa ti nuk je falur varri yt do të ndizet zjarr dhe ti do të rrotullohesh në prushin e tij ditë e natë.
3- Përderisa ti nuk je falur, ti ke një takim me gjarprin 5 herë në ditë, i cili do të dënojë për lënien e namazit të sabahut dhe shtyrjen e tij deri në kohën e drekës, dhe do të vazhdojë të dënojë për lënien e drekës dhe shtyrjen e saj deri në kohën e ikindisë, e kështu me radhë…

Në Ditën e Gjykimit:
1- Përderisa ti nuk je falur do të tërhiqesh zvarrë me fytyrë mbi gaca zjarri.
2- Përderisa ti nuk je falur Allahu do të shikojë me syrin e hidhërimit Diten e Llogarisë.
3- Përderisa ti nuk je falur do të merresh me llogari të rëndë e pastaj do të urdhërohet të hidhesh në zjarr.

A do të vazhdosh prapë nuk falesh?…
Subhanallah… Subhanallah…

O Allah, fali besimtarët dhe besimtaret; të gjallët dhe të vdekurit prej tyre.

Përshtati: Valdet Kamberi

0 1028

Biseda rreth davetit është bisedë e gjerë, e degëzuar, sepse në të gjurmojmë rrugën e Musatafasë, sal-lallahu alejhi ue selem, në punën kryesore rreth të cilës angazhohej-udhëzimi i njerëzve drejt hairit. Shumë njerëz pretendojnë se e ndjekin traditën profetike edhe në imtësitë me të vogla. Të njëjtët, kur bisedohet për lëvizjet e tij brenda shoqërisë me qëllim të davetit, për brengën e tij kryesore që sa më tepër njerëz të përqafojnë Islamin, për takimet e tij me fise të ndryshme, janë larg asaj që duhet ditur dhe praktikuar.

Ajo që më së shumti na intereson është të nënvizojmë lidhjen e fortë mes akidës dhe besimit. Me shembuj konkretë do të mundohemi të forcojmë këtë lidhje mes këtyre dy çështjeve që janë boshtet e angazhimit të muslimanëve.

Fillimisht fjala akide ashtu si kuptohet nga gjuha arabe e ka kuptimin lidhje dhe shtërngim.

Allahu, subhanehu ue te’ala, thotë: “Allahu nuk ju ndëshkon për betimin që e bëni pa qëllim, por ju ndëshkon për betimin e bërë me qëllim.” (El Maide, 89)

“O besimtarë! Plotësoni detyrimet!” (El Maide, 1) në të dy ajetet përmenden fjalët që kanë për rrënjë foljen akade që dmth. diçka e lidhur dhe e shtrënguar fortë

Si ka mundësi që një njeri të fillon me davet nëse besimi I tij nuk është vendosur dhe forcuar dukshëm në zemrën e tij.

Daveti edhe pse në esencë është nderim dhe përzgjedhje në të njëjtën kohë ai është ngarkim me obligime të cilët nuk i zbaton dot ai që nuk është edukuar me edukatë që ka rrënjosur fortë besimin në zemrën e njeriut.

Allahu, subhanehu ue te’ala, pasi urdhëron namazin e natës thotë:

“Sepse Ne do të të dërgojmë vërtet një fjalë me peshë të rëndë.” (El Muzzemmil, 5)

Ja një rast i mirë që të kujtojmë një nga udhëtimet e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem, me qëllim të davetit. Në betejën e Uhudit dolën në shesh qëndrimet burrërore të atyre me besim të fortë. E njëjta betejë tregon se si vjen dështimi dhe humbja atëherë kur dobësohet besimi (akideja)

Ibn Tejmijje, duke e përshkruar momentin e kthimit të kokës së mynafikëve, Abdullah ibn Ubejj thotë: Me të u mashtruan shumë njerëz, madje kishte edhe të tillë që më herët nuk kishin shfaqur nifak. Këta ishin muslimanë dhe imani i tyre ishte dreitë ashtu si tregohet në shembull. Po të kishin vdekur para sprovës do të vdisnin si muslimanë.

Pra rruga e davetit është rrugë e gjatë e cila kërkon besim të thellë dhe përgatitje për vështirësi.

Nëse thirrësi nuk e ka të qartë akidën e tij atëherë në çfarë do ti thirr njerëzit. A do ti thërret në çështje të paqarta të imagjinuara, në çështje që janë kontradiktore?!

Sa bukur ka thënë Allahu, xhel-le she’nuhu: Thuaj: “Kjo është rruga ime: të ftoj drejt Allahut me dituri të plotë.” (Jusuf, 108)

Për këtë shkak i Dërguari i Allahut, kur e dërgoi Muadhin çështjet i renditi sipas asaj që është më e rëndësishme duke filluar me dëshminë se s’ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut.

Kjo renditje sipas parimeve fetare rezulton me pranim të thirrjes dhe me punë në pajtim me ligjet dhe dispozitat fetare. Besimi është sikur rrënjët e pemës ndërsa puna është trungu, degët dhe gjethet e drurit. Sa më të thella rrënjët aq më e fuqishme rritja.

Për këtë shkak Kurani bën lidhjen mes rrënjëve të besimit dhe praktikës së dispozitave fetare.

Allahu, subhanehu ue te’ala thotë: “Mjerë për ata që hanë në peshë (dhe matje), që, kur masin për veten, e marrin masën të plotë, ndërsa, kur u masin të tjerëve me litër ose me kandar, ua pakësojnë. A nuk mendojnë ata se do të ringjallen në një Ditë të madhe.” (El Mutaffifin, 1-5)

Nga ajeti mësuam se nuk mundet të arrihet kontrolli i sjelljes pa e ndier ndonjë çështje të rëndësishme të besimit si ringjallja.

Shiko se çfarë shkroi Ibn Kajjimi në Zadul Mead kur foli për agjërimin:

“Obligimi me agjërim u vonua deri ka mesi i misionit të Muhammedit, sal-lallahu alejhi ue selem, sepse largimi i njerëzve nga gjërat që i pëlqejnë është e vështirë. Por pasi u vendos teuhidi në zemrat dhe pasi u stabilizua akideja erdhi obligimi i agjërimit.”

Në ajetet e Kuranit që kanë të bëjnë me periudhën Mekase dominon ngjyra e akaidit, besimit, teuhidit ndërsa në ajetet e periudhës Medinase kemi të bëjmë me dominim të ajeteve legjislative-dmth. dispozita praktike pasi është rrënjosur besimi.

Thirrja e njerëzve në çështje dytësore, me rëndësinë që e kanë, para se të rikujtohen çështjet e akidës është sikur të lëvrosh ujin ose të mbjellësh në ajër.

Kujtimi i akidës e rehaton thirrësin nga shumë çështje që e brengosin. Është mërzitur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selam, deri sa i erdhi ajeti: “A mos vallë do të vrasësh veten nga pikëllimi, nëse ata nuk besojnë në këtë Fjalë (Kuran)?” (El Kehf, 6)

Allahu qartë thotë se udhëzimi është në dorë të Tij ndërsa ne kemi obligim vetëm të thërrasim në Islam dhe të publikojmë atë që besojmë.

Detyra jote është sikur detyra e gjithëve ta kumtosh Islamin, në mënyrën më të qartë me metodë e cila afron dhe nuk largon ndërsa çështja e zemrave është në dorë të Krijuesit, subhanehu ue te’ala.

Këto ishin disa aspekte të lidhjes mes akides dhe davetit edhe pse ka edhe shumë tjera. Suksesi ynë varet prej Allahut, Atë e lusim të na e bëjë të dashur imanin dhe të mos lejojë që zemrat tona të shmangen nga e vërteta. Ai i dëgjon dhe u përgjigjet lutjeve.

Përktheu: M-r. Talha Kurtishi

NA NDIQNI NË