Arhiva DitoreDec 1, 2014

0 930


Falënderimi dhe lavdërimi i takojnë Allahut, Zotit tëbotrave. Lavdia dhe bekimi i Tij qofshin mbi profetin tonë, Muhamedin, mbi familjen dhe të gjithë shokët e tij.

 Në emër të Allahut, tëGjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Më pas: prej begative të Allahut mbi robërit e tij në truallin e Mbretërisë Arabe Saudite është bashkimi i grupeve nën një shtet nga mbreti Abdulaziz, Allahu e mëshiroftë! Arritëm një pozitë për t‘na lakmuar duke gëzuar begatinë e sigurisë dhe bashkimit pas frikës dhe përçarjes. Ne e falënderojmë Allahun e madhëruar për të mirat, Atij i takon hamdi dhe falënderimi si dhe lutemi për ata që ishin shkak, që të jenë të falur e të mëshiruar. Lusim Allahun që për mirësinë që bënë të shpërblehen me të mira. S’ka mëdyshje se falënderimi i Allahut bëhet duke e madhëruar Atë, duke ia kushtuar hamdin dhe lavdërimin si dhe duke e mëkëmb fenë e Tij, e jo duke i ngjalluar traditat e injorancës që i mposhti Islami siç është Dita e Atdheut ose siç quhet ndryshe Festa e Atdheut, rreth së cilës na kanë sqaruar mjaftueshëm dijetarët tanë para nesh.

Duke dëshiruar që të heqim përgjegjësinë nga supet tona dhe duke zbatuar obligimin me të cilin Allahu i ka ngarkuar dijetarët, ne përkujtojmë dhe vërtetojmë fetvatë e dijetarëve tanë, të cilët ishin në një fjalë se është haram festimi i Ditës së Atdheut, ngase është një festë e shpikur dhe se festat ligjshme të myslimanëve janë: Fitër Bajrami, Kurban Bajrami dhe Dita e Premte. Shpikja e një dite tjetër të cilën do ta madhërojë populli është tentim për të bërë diçka sikur Festat e dy bajrameve, është ngjasim me ithtarët bashkëkohorë të injorancës dhe atyre të kaluar. Ndalesa e kësaj dite dhe dëmi i saj bëhet edhe më i madh me shoqërimin e zullumit dhe të keqes që i bëhet të njëjtës. Pengimi i njerëzve që të kryejnë punët e tyre të përditshme si dhe bllokimi i tyre është zullum, ngase kjo bëhet pa një arsye të sheriatit. Gjithashtu, pjesë e zullumit është detyrimi i qarqeve, institucioneve e shkollave që të shfaqin gëzimin e tyre me këtë ditë, harxhimet që bëhen si rrjedhojë, detyrimi i mësimdhënësve për të folur për këtë ditë, etj.

Për sa i përket aspektit të keq në këtë ditë, ajo është euforia e mendjelehtëve, veprat e tyre të çmendura, tejkalimi i kufijve, marrëzitë dhe çoroditjet e tyre të shprehura nëpërmjet kërcimit etj.

Teprimi në atdhetarizëm dhe konsiderimi i tij pikë lidhëse mes njerëzve të një shoqërie është një ideologji e huaj për myslimanët, është një imitim i jomyslimanëve të cilët u strehuan në lidhjet materialiste të shoqërisë në mungesë të besimit të vërtetë. Atyre (jomyslimanëve) nuk ju ndihmuan besimet e tyre të kota, metodologjitë e devijuara dhe fetë e tyre të deroguara e të shtrembëruara. Prandaj, në asnjë mënyrë nuk lejohet që të braktiset lidhja e fesë Islame që është besim, legjislacion dhe model i jetës, e në vend të saj të merren ato lidhje tjera “a kërkoni ta ndërroni të mirën për atë qëështë më e thjeshtë” (Bekare: 61)

Rruga më e shkurtë dhe metoda më e lehtë për të realizuar indin shoqëror, forcimin e lidhjeve të një populli është të kapurit për fenë, zbatimi i ligjit të Zotit të botëve, në të gjithë aspektet, për të gjitha grupet dhe individët dhe edukimin e njerëzve në këtë. Allahu i madhëruar thotë: “vërtet besimtarët janë vëllezër” (Huxhurat:10), po ashtu thotë: “besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri tjetrin” (Teube:71) kurse i Dërguari i Allahut thotë: “bëhuni robër të Allahut, të vëllazëruar

Lusim Allahun që ta ruaj vendin tonë nga intrigat e intrigantëve dhe nga planifikimet e të degjeneruarve.

Lavdi dhe bekimi i Allahut qofshin mbi profetin tonë, mbi familjen dhe të gjithë shokët e tij!Anchor

1/12/1433 h.

 

Nënshkruesit:

1.    Abdurahman b. NasirelBerrak

2.    Abdullah b. MuhamedelGunejman

3.    Abdullah b. HamudetTuvejxhirij

4.    Abdurahman b. SalihelMahmud

5.    Nasir b. SulejmanelOmer

6.    Ahmed b. AbdullahAlShejban

7.    Abdulaziz b. AbdulmuhsinetTurkij

8.    Muhamed b. SeidelKahtanij

9.    Abdulaziz b. MuhamedAlAbdul-latif

10. Ahmed b. Hasen AlAbdullah

11. Fehd b. SulejmanelKadij

12. Nasir b. JahjaelHunejni

13. Othman b. MuhamedelUthejm

14. MufrihMeshibeelMazinij

15. MuhamedIvedesSerhanij

16. Abdulvehab b. Abdulganij

17. Muhamed b. Abdulazizel-Lahim

18. Alij b. Ibrahim elMuhish

19. Fehd b. Muhamed b. Abdurahman b. Asakir

20. Mesud b. HusejnSehnun

21. Muhamed b. SulejmanelBerrak

22. Sad b. NasirelGanam

23. Musfir b. AbdullahelBevardij

24. Muhamed b. SulejmanelMesud

25. Abdurahman b. Muhamed b. Zurejk

26. Hamud b. Dhafir esh-Shehrij

27. Muhamed b. AbdulazizelHudajrij

28. Nasir b. MuhamedelAhmed

29. Muhamed b. AbdulazizelMaxhid

30. Mahmud b. Ibrahim ez-Zehranij

31. Hamed b. AbdullahelXhum’a

32. Muhamed b. SeidelAmudij

33. Mundejl b. MuhamedelFekih

34. Abdullah b. AbdulazizEz-Zajidij

35. Ibrahim b. MuhamedEbkerAbas

36. Abdullah b. Alijer-Rib’i

37. Abdulaziz b. AbdullahelVuhejbij

38. Ibrahim b. AbdurahmanelKar’avij

39. Musa b. SulejmanelHUvejs

40. Abdullah b. Hamedes-Sulejm

NA NDIQNI NË