Arhiva DitoreDec 28, 2014

0 1500

Ai që mbjell dashurinë mes njerëzve.

“Nuk ka besuar askush prej jush me besim të plotë, derisa nuk e do për vëllanë e vet atë që do për veten e tij”.(Buhariu dhe Muslimi)

Meriton dashurinë…
Ai që i udhëzon njerëzit për tu dashur mes vete.

“A nuk doni t’iu tregoj për një gjë, nëse e veproni do të duheni: ‘Përhapeni selamin mes jush’!” (Muslimi)

Meriton dashurinë…
Ai që na ka mësuar si t’i pushtojmë dhe qetësojmë zemrat.

“Jepni dhurata, që të duheni.” (Imam Maliku në Muvetta)

Meriton dashurinë…
I Dërguari jonë, Muhammedi, alejhi selam, që është mëshirë për njerëzimin.
Dërgoni salavate mbi Muhammedin, alejhi selam!

Përshtati: Valdet Kamberi

0 2141

Ferkad bin Subhiu thotë:
Na ka arritur se të gjitha punët peshohen pos lotëve që dalin prej robit të Allahut nga frika e Tij. Ato nuk mund të peshohen e as të maten, njëkohësisht ato shuajnë dete me zjarre!
A e ke parë madhështinë e lotit, i cili rrjedh atëherë kur ti përmend Allahun, dhe kur i lutesh Atij në mes të natës?
Dil në treg dhe shfaqi lotët e tu, shiko se a do të ketë dikush që t’i blejë ato?
Këto lot që shuajnë dete me zjarre në Ditën e Gjykimit, e që tek njerëzit nuk kanë asnjë çmim, porse tek Allahu janë madhështore!
Muhamedi alejhi selam ka thënë:
“Dy sy nuk i kap zjarri kurrë: Syrin që qan prej frikës së Allahut dhe syri që nuk fle duke bërë roje në rrugën e Allahut!”

Vallë, a ke qarë ndonjëherë nga dashuria dhe përmallimi për Allahun?
A ke qarë nga frika prej Allahut?
A ke qarë si falënderues për Allahun, për të mirat që t’i ka dhuruar?
Nëse nuk e ke bërë asnjëherë Allahu të ngushëlloftë dhe të mëshiroftë…
Me të vërtetë, nëse s’ke qarë asnjëherë, ke humbur për veten tënde një kënaqësi pas së cilës nuk ka kënaqësi.
O Allah, na dhuro zemër të frikësuar ndaj Teje, sy që loton dhe gjuhë që të përmend. Amin…

Përshtati: Valdet Kamberi

0 1406

1- Nëse kalon dita jote pa përfituar asgjë.
2- Nëse harxhon jetën duke dashur dikë, ndërsa ai nuk të do.
3- Nëse shëndetin tënd nuk e ruan nga gjërat e dëmshme.
4- Nëse ke neglizhuar edukimin dhe mbjelljen e parimeve tek fëmijët tuaj.
5- Nëse nuk e ruan shoqërinë tënde me shokun e mirë.
6- Nëse nuk je i sinqertë dhe nuk e përvetëson punën tënde.
7- Nëse nuk ke vrapuar për realizimin e ëndrrave dhe aspiratave të tua, por i ke lënë të shuhen ato.
8- Nëse ke harxhuar kohën kot pa dobi.
9- Nëse harxhon pasurinë në atë që nuk të bën dobi.
10- Nëse vdes dhe gjatë jetës tënde nuk ke vepruar atë që të bën dobi në botën tjetër.

Nëse bien këto dhjetë fleta, nuk ke mundësi t’i kthesh prapë në vendin e tyre, me mijëra fleta bien në jetën tonë dhe nuk kthehen, prandaj përfito nga fletët para se të bien ato.

Përshtati: Valdet Kamberi

NA NDIQNI NË