Arhiva DitoreDec 29, 2014

0 1424

Me Emrin e Allahut, lavdërimi i takon Allahut, paqja dhe bekimi i Tij qoftë për të Dërguarin e Allahut, për familjen dhe shokët e tij, dhe mbarë ata që e ndjekin atë.

(1)

Thelbi i përplasjes ndërmjet një rendi ideologjik dhe një tjetri, çfarëdo qofshin këto rende në luftë: fe, filozofi apo shkolla teorike të mendimit, qëndron gjithmonë tek botëkuptimet.

Allahu e dërgoi Profetin e Tij me fenë përfundimtare, që njeh si të vërteta Librat dhe mesazhet e mëparshme, por në të njëjtën kohë qëndron mbi to. Kjo shpallje e shenjtë është pushteti më i lartë që jep formë koncepteve, vlerave dhe ideve. Nëse Islami me shpalljen e tij hyjnore qëndron mbi të gjitha fetë dhe mesazhet hyjnore që erdhën para tij, është më se evidente që ai të qëndrojë mbi të gjitha filozofitë dhe idetë, të cilat nuk janë veçse përzierje religjionesh e besimesh të sakta dhe të deformuara, përzierje mendimesh njerëzore të nxjerra nga përjetimi shqisor i realitetit dhe këtyre religjioneve të sakta e të deformuara.

Sa herë që të dëgjosh se vlerat dhe virtytet janë produkt tërësisht njerëzor, dije se është një gënjeshtër. Çdo teori dhe ide e bijve të njeriut e ka origjinën te religjioni i saktë ose i deformuar dhe arsyeja nuk ka asnjë material tjetër nga e cila ajo mund të përfitojë koncepte dhe vlera dhe religjioni të mos jetë thelbi i saj. Islami erdhi dhe qëndroi mbi çdo gjë që kishte pasur njerëzimi deri në atë kohë, aq sa fjala e tij në çdo fushë detyron çdo filozofi të heshte, çdo religjion të përulet, edhe sikur Musai (alejhi selam) të jetonte do të ishte i detyruar të ndiqte këtë fe.

Allahu e dërgoi të vërtetën me anë të këtij Libri udhëzues dhe bashkë me të dhe shpatën ngadhënjimtare, sepse e vërteta që nuk mbrohet me forcë asnjëherë nuk është e sigurt.

Beteja në mes të vërtetës që solli shpallja hyjnore nga njëra anë dhe filozofive e mbetjet e religjioneve të pasakta dhe atyre të vërteta, të përziera me të pavërteta, nga ana tjetër, nuk është ndërprerë asnjëherë. Për më se dymbëdhjetë shekuj peshorja e kësaj beteje ka anuar në anën e Islamit dhe pasuesve të tij, sado që islami është dobësuar në disa periudha ai kurrë nuk ka qenë më dobët se religjionet dhe filozofitë me të cilat ai përballej.

(2)

Por, erdhi epoka moderne para dyqind e ca vjetësh, dhe peshorja e forcës në botë ndryshoi. Vendet islame që deri dje mbartnin mbi shpatulla rendin e vlerave dhe pikëpamjeve që i sundonte, për herë të parë në histori kthehen të gjitha në vende të mundura dhe të nënshtruara. Shpata ngadhënjimtare thyhet dhe njerëzve u ngelet vetëm Libri udhëzues, e rreth të cilit ata nuk bien dakord.

Pikërisht që nga kjo kohë nisi beteja e parë e botëkuptimeve ndërmjet rendit të vlerave dhe ideve që mbart qytetërimi sulmues ngadhënjyes perëndimor dhe vlerave e ideve të cilat solli shpallja hyjnore e mbartur nga muslimanët.

Beteja e parë e botëkuptimeve prodhoi një ndarje të re në mesin e muslimanëve, duke i ndarë ata në tre rryma kryesore, nisur nga qëndrimi që ata mbajnë karshi rendit perëndimor:

1- Rryma e modernitetit, përendimoredhe sekulariste.

2- Rryma e iluminizmit islamik.

3- Rryma konservatore dhe islamizuese.

Kriteri i kësaj ndarje bazohet te qëndrimi që mbahet ndaj rendit botëkuptimor dhe ideve invazioniste. Rryma e parë i ka pranuar këto ide dhe botëkuptime në atë masë sa ka humbur aq shumë prej fesë sa ka arritur në kufr. Rryma e dytë, ka refuzuar kufrin dhe ka pranuar çështje për shkak të të cilave ka braktisur çështje strikte të fesë, por që niveli i braktisjes së tyre nuk arrin në kufr. Rryma e tretë ka ngritur një mur të fortë kundërshtues dhe nuk pranon prej rendit perëndimor atë që është kufr dhe as braktisjen e çështjeve strikte të fesë. Kjo rrymë është përpjekur të pranojë çështje që nuk bien ndesh apo nuk kundërshtojnë botëkuptimet të cila solli shpallja hyjnore, edhe pse ashpërsia e kësaj rryme e ka penguar atë ndonjëherë të pranojë çështje të drejta me të cilat feja jonë nuk bie ndesh. Kjo ashpërsi ka sjellë si pasojë -në të njëjtën kohë- forma të ndryshme padrejtësie ndaj opozitarëve që i përkasin rrymës së dytë.

Në këtë periudhë vihen re përpjekjet e dijetarëve dhe mendimtarëve muslimanë, si nga rryma iluminsite dhe nga ajo konservatore, të cilat sollën në skenë kontributet e Afganit, Muhamed Abdusë, Mustafa Abdurrazik, Reshid Rida, Hasan el-Bena, Ali Tantauit, Mustafa Sabrit, Ahmed Shakirit, Mahmud Shakirit, Muhibudin Hatibit dhe Muhamed el-Hadr Husejnit.

Pas largimit të kolonizatorëve nga vendet muslimanë dhe lënia pas në pushtet, në shumicën e tyre, qeveri me identitet musliman, por me ideologji shekullariste, erdhi beteja e dytë e botëkuptimeve. Në këtë periudhë ndeshemi me kontributin e brezit të dytë, si nga ai iluminist ashtu dhe nga ai konservator, siç qenë shkrimet e Sejid Kutbit, Enuer el-Xhundit, Muhamed Muhamed Husejnit, Muhamed Kutbit, Abdurrahman es-Sadit, Muhamed ibn Ibrahim Al Shejhit, Abdulaziz ibn Bazit, Abdurrahman ed-Deuserit, Sefer el-Haualit, Muhamed el-Gazalit, El-Behij el-Khulit, Jusuf el-Kardauit, Abdulkadir Audeh, Mustafa Sibait, Muhamed Amareh dhe Salah Sultanit.

(3)

Ideja që mbart ky shkrim përqendrohet në faktin se, pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe ngjarjeve të Shtatorit, luftës së Irakut dhe Afganistanit, po kalojmë në periudhën paraprake të betejës së tretë të botëkuptimeve, fillimin e së cilës e paralajmëruan revolucionet e pranverës arabe.

Kjo betejë –sipas mendimit tim- do të jetë betejë më ashpër se dy të parat, për disa arsye:

1) Rryma e ilumizmit islamik, e cila në asnjë moment nuk ka hequr dorë nga kundërshtimi i botëkuptimeve perëndimore, edhe pse ndonjëherë ka rënë brenda në baltën e tyre, po përjeton sot brezin më të dobët kundërshtues dhe një nga brezat më shumë pranues të shekullarizimit, e të brumosur me përmbajtjen e saj. Në të njëjtën kohë ky brez i kësaj rryme është edhe më i dobëti në përgatitjen e tij fetare.

2) Kandidati aktual më i mundshëm (edhe pse jo i vetëm) për të mbajtur flamurin e sfidës dhe ruajtjes së traditës është rryma islame selefiste. Revolucionet arabe e shtuan edhe më shumë fragmentarizmin e selefive dhe një numër të madh të tyre e futën në politikë, e një pjesë tjetër në përballje të brendshme me rrymat e tjera selefiste, çka ka bërë që të mos lërë në terren të aftë për të bërë këtë detyrë intelektuale vetëm se një pjesë të selefizmit akademik (me termin akademik kuptohet selefizmi i ndryshëm nga ai politik dhe ai luftarak).

3) Selefizmi akademik edhe pse përgatitja fetare e tij nuk është në nivelin që kërkohet, në krahasim me rrymat e tjera islame aftësia e tij mund të konsiderohet shumë e mirë, e në krahasim me përgatitjen e rrymës konservatore sfiduese në dy betejat e mëparshme në disa drejtime është më mirë. Por, përsëri problemi më i madh i dobësisë përgatitore të kësaj rryme qëndron tek dijet e shkencave sociale dhe metodologjive moderne, dobësi kjo që arrin shpesh herë në nivelin pranë zeros dhe zeros. Ajo çka e shton edhe më shumë rrezikun është fakti se shumë prej këtyre selefive as që e ndjejnë fare nevojë e këtyre dijeve, e disave as që u bie ndërmend dhe kanë alergji prej tyre. Rreziku i padijes bëhet edhe më i madh kur atë e shoqëron rreziku i nënvleftësimit.

4) Një nga faktet më ndihmues në betejën e botëkuptimeve është tërheqja që njerëzit e thjeshtë kanë me dijetarët dhe thirrësit islam, dëgjimi dhe referimi që ata kanë te këta njerëz. Janë të rralla rastet kur njerëzit e thjeshtë u bie rasti të dëgjojnë fjalë që bien ndesh me fjalët e dijetarëve. Por, situata nuk është sot më kështu, njerëzit e thjeshtë nuk ua vënë veshin dijetarëve të tyre siç ua vinin dikur, por as afërsia dhe përkushtimi i thirrësve islam me njerëzit e thjeshtë nuk është si dikur. Mjetet e ligjshme mediatike janë të shumta, si rrëke e rrëmbyer që mbartin llavën e nxehtë të prurjeve, që prekin zemrat e njerëzve të thjeshtë dhe veshët e tyre, çka lë efektin e çdo predikuesi dhe thirrësi. Dhe e gjitha kjo e shton edhe më shumë sot vështirësinë e betejës së botëkuptimeve.

5) Së fundi, përplasja islame-islame, të cilën politika e bën edhe më të ashpër, e shton edhe mungesa e fikhut në mesin e elitave islame, çka e bën situatën edhe më të egër.

Këto janë pesë arsyet e zgjedhura, të cilat së bashku e bëjnë betejën e sotme të botëkuptimeve edhe më të ashpër dhe të vështirë, pra betejën më të egër dhe më të rrezikshme të botëkuptimeve me të cilën është përballur umeti islam ndonjëherë në historinë e tij, e në veçanti në historinë bashkëkohore të tij.

Përktheu: J. Topulli

Burimi: http://www.dorar.net/art/1321

0 3356

E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zekatin, se ajo është feja e drejtë. (Bejine:5)

 O ju besimtarë jepeni zekatin…

Allahun e falemenderojmë i cili e bëri obligim dhenien e zekatit , ndërsa slavatet përshëndetjet qofshin mbi Muhamedin salallahu alejhi ve selem i cili ishte bujari dhe dorëdhënësi më i madh në mesin e gjithë krijesave.

I nderuari vëlla musliman, e nderuara motër muslimane, në këto rrjeshta do të shpjegojmë shkurtimisht rëndësinë e zekatit në islam, për pozitën e tij, rrezikun e mosdhënies së tij dhe për urtësinë e dhënies së tij. Këtë e bëjmë pasi që shumica e muslimanëve tregohen të pakujdesshëm ndaj këtij adhurimi, ku si pasojë e mosdhënies së tij vuan shoqëria muslimane e sidomos të varfurit madje njëkohësisht humbë edhe bereqeti i pasurisë. Prandaj të kemi kujdes mirë se si sillemi me këtë shtyllë të madhe të islamit, ku gjithashtu këtu parashtrohet pyetja ndaj çdo të pasuri: vallë a e ke dhënë zekatin e pasurisë tënde?

A – Çfarë është zekati?

Zekati është adhurim-ibadet i obliguar për Allahun duke shpenzuar një pjesë të pasurisë së caktuar nga ligji islam, më mall të caktuar, në kohë të caktuar, ndaj grupeve të caktuara, me kushte të caktuara. Prandaj jepe zekatin ngase do të shohësh se çfarë pozite ka zekati në islam.

1 – Zekati është shtylla e tretë e islamit, një ndër shtyllat fundamentale të islamit, duke u bazuar për këtë në hadithin e Abdullah ibn Omerit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë së i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Islami është ngritur mbi pesë shtylla: Dëshmia se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Allahut, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit dhe shkuarje në haxh.” Kurse në transmetimin e Muslimit qëndron:” Islami qëndron mbi pesë gjëra: Të adhurohet Allahu dhe të mohohet çdo adhurim jashtë tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, shkuarja në haxh, agjërimi i Ramazanit.[1]

2 – Zekati është cekur në Kuran bashkë me namazin, në shumë vende të Kuranit, ai është cekur në 107 ajete kurse në 82 prej tyre i shoqëurar bashkë me faljen e namazit, faktë i cili tregon për pozitën e madhe të tij tek Allahu, thotë Allahu i Lartësuar:” Faleni namazin, jepeni zekatin dhe bini në ruku me ata të cilët bien në ruku.[2]

B – Ndërsa në vijim do të cekim rrezikun e mosdhënies së zekatit:

1 – Kurani dhe suneti tregojnë për dënimin e rëndë për mosdhënien e tij, prej të cilit dënim rrënqethet lëkura e rrjedhin lot nga sytë e besimtarit, thotë Allahu i Madhëruar:” Dhe ata që grumbullojnë pasuri në ar dhe argjend dhe nuk e shpenzojnë në rrugën e Allahut, jepu sihariq për dënim të dhimbshëm. Atë ditë kur ajo(pasuri e deponuar) fërgohet në prushin e xhehenemit, e me të(ashtu zharavë) lyhen ballët, anët dhe shpinat e tyre (do t’u thuhet): Kjo është ajo që e depozituat për veten tuaj, pra shijoni atë që e depozitonit![3] Kurse në suren Ali Imran Allahu thotë:” Ata të cilët bëjnë kopraci me atë që nga të mirat e veta u dha Allahu, të mos mendojnë kurrsesi se ajo është në dobi të tyre. Jo ajo është në dëm të tyre. Ajo e mirë me çfarë bënë në koprraci, në ditën e kijametit do t’u mbështillet në qafën e tyre. E Allahut i mbesin në trashëgim qiejt e toka, Allahu është i njohur mirë për atë që ju veproni.[4]

   Ebu Hurejra-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:”Asnjë pronar i arit dhe i argjendit (të hollave), që nuk i përmbush detyrimet e veta, nuk do të mbetet në Ditën e Gjykimit pa u farkuar me pllaka të zjarrta, që do të nxehen në zjarrin e Xhehenemit, dhe me të do të gërkohen, lyhen anët e tij, balli, kraharori dhe shpina e tij, dhe çdo herë që pllakat ftohen do të nxehen përsëri. Kjo do të jetë në di­tën që do të zgjasë pesëdhjetë mijë vjet, në të cilën do të zba­tohet gjykimi në mes njerëzve, robërve dhe kur do t’i tregohet çdo­kujt rruga për në Xhenet ose në Xhehenem.” Të pranishmit thanë: “O i Dërguari i All-llahut, çfarë do të bëhet me devetë, pasu­ri­në e njeriut?”  – i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, tha: “Edhe asnjë pronar i deves, që nuk i kryen detyrimet e veta, e prej tyre mjeljen e saj ditën kur ajo shkon të pijë ujë. Çdo pronar që nuk i kryen detyrimet e veta ndaj deves, në Ditën e Gjykimit do të shtrihet në një vend të rrafshtë dhe të gjerë, aq sa dy devetë e tij do të mund ta shkelin me thundrat dhe ta kafshojnë me dhëmbët e tyre. Kurdo që njëra prej tyre të kalojë mbi të, tjetra kthehet tek ai, dhe ky mundim do të zgjasë një ditë, gjatësia e së cilës është sa pesëdhjetë mijë vite, derisa të mbarojë gjykimi në mes robërve, dhe kur do t’i tregohet çdokujt rruga për në Xhenet apo Xhehenem.” – Të pranishmit thanë: “O i Dërguari i All-llahut, çfarë do të bëhet me lopët dhe de­let?” – i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, tha: “Çdo pronar i lopëve ose deleve, i cili nuk i kryen detyrimet e veta ndaj tyre, në Ditën e Gjykimit do të je­të i shtrirë në një vend të rrafshtë nga lopët dhe delet e veta, dhe ato me brirët e tyre do ta therin dhe me thundrat e tyre do ta shke­lin, e në mesin e tyre nuk do të ketë me brinjë të kthyer prapa, apo pa brirë e as me brirë të thyer. Kurdo që të kalojnë të parat, menjëherë pas tyre vijnë dhe kalojnë të tjerat. Dhe kjo do të jetë në një ditë, e cila do të zgjasë sa pesëdhjetë mijë vite, derisa t’u shqiptohen gjykimet robërve dhe derisa të mos u tregohet rruga për në Xhenet apo Xhehenem.” Të pranishmit thanë: “O i Dërgua­ri i All-llahut, si do të veprohet me kuajt?” – Edhe për këtë i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, u përgjigjë duke thënë: “Kaloria ndahet në tri lloje: Për dikë do të jetë barrë, për dikë mbulesë dhe për dikë shpëtim. Sa i përket atij, për të cilin është barrë, është ai që i mban kuajt për shkak të namit, kryelar­të­sisë apo garave kundër muslimanëve. Për të tillin kali është barrë. Sa i përket atij, për të cilin është mbulesë, është ai që mban kuaj në rrugën e Allahut, dhe nuk i harron detyrimet ndaj All-llahut dhe kujdeset për ta. Për njeriun e këtillë, kali është mburojë nga zja­rri i Xhehenemit. Sa i përket atij, për të cilin është shpëtim, është ai, që mban kuajt për hir të Allahut dhe muslimanëve, i cili i kullot në livadhe dhe kopshte, gjithë atë që kalorësit dhe kuajt e tyre e hanë në kullosa dhe ara, do të shkruhet aq numër i të mirave. Gjithashtu për çdo shërbim të tyre, të madh dhe të vogël, do të shkruhen të mira. Çdo kalim i distancës dhe hypja mbi një e më shumë lartësira do t’i shkruhen të mira, në numrin e gjurmëve dhe hedhurinave të tyre. Çdo kthim i kalit nga ana e pronarit në lu­menj dhe burime, në të cilat i jep ujë, i shkruhen të mira aq sa herë kali do të pijë ujë.” Të pranishmit i thanë: “O i Dërguari i All-lla­hut, e si do të jetë me gomarët?” – i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, tha: “Mua nuk më është shpallë asgjë e posaçme për gomarët, përveç ajetit të për­gjithshëm e universal: “Ai që punon mirë, sa grimca e sheh atë. Por, edhe kush punon keq, sa grimca do ta shohë.”[5][6]

   Xhabir ibn Abdullahu-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell në hadithin e Ebu Hurejrës-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, si në vijim:” Çdo person i cili nuk e jep zekatin e pasurisë së tij në ditën e gjykimit ajo do ti bëhet gjarpër helmues, i cili e ndjek nga do që të kthehet, i thuhet: Kjo është pasuria yte për të cilën ishe koprac, kur e sheh se nuk ka çfarë të bën atëherë e fut dorën e tij në gojë dhe e gëlltit ashtu siç bën demi.[7]

   Ebu Hurejra-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thote: i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Kujdo që Allahu i jep mall dhe ky nuk e jep zekatin e tij, në ditën e gjykimit ajo do të bëhet gjarpër helmues me dy njolla të zeza mbi sytë e tij, do ta rrethojë qafën e tij dhe do ta kap për faqet e tij dhe do ti thotë: Unë jam pasuria yte, thesari yt. E pastaj lexoj ajetin:” Ata të cilët bëjnë kopraci me atë që nga të mirat e veta u dha Allahu, të mos mendojnë kurrsesi se ajo është në dobi të tyre. Jo ajo është në dëm të tyre. Ajo e mirë me çka bënë në koprraci, në ditën e kijametit do t’u mbështillet në qafën e tyre. E Allahut i mbesin në trashëgim qiejt e toka, Allahu është i njohur mirë me atë që veproni.” Kurse në një transmetim tjetër qëndron:” Thesari i pasurisë tuaj ditën e gjykimit do të jetë gjarpër helmues, nga i cili do të ik poseduesi i tij, ndërsa ai do ta ndjek dhe do ti thotë: Unë jam thesari yt, pastaj thotë: Për Allahun do ta ndjek derisa ta zgjas dorën e tij dhe ta përbij me gojë.

   Ebu Dheri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: Isha duke e mbri të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, i cili ishte i ulur nën hijen e Qabes e kur më pa tha:” Ata janë të shkatëruarit pasha Zotin e Qabes!” – Unë iu afrova dhe u ula e pranë tij dhe i thashë:” O i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, babën dhe nënën e flijofshma për ty, kush janë ata? – Tha:”Janë ata të cilët kanë shumë pasuri përpos atij i cili jep në çdo anë para, prapë, djathtas, majtas e këta janë të paktë, çdo pronar i devesë, lopës, dhenve i cili nuk e jep zekatin në ditën e gjykimit ato (kafshët) do tu vijnë më të trasha se sa kanë qen dhe do ti shpojnë me brirët e tyre dhe do ti shkelin me thundrat e tyre, sa e kryen njëra vjen tjetra në radhë kështu veprojnë derisa të gjykohen njerëzia.[8]

Madje besimtari duhet ta di se atë që e jep nga pasuria e tij si obligim, ajo nuk ia pakëson pasurinë e tij, pasi që ka thënë i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të:” Nuk pakësohet malli nga dhënia e sadakasë, Allahu atë i cili fal e bën krenar, e atë që bëhet modest për Allahun, Allahu e ngrit atë.[9]

 Poashtu për atë që jep i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Jep apo shpenzo, mos u bën koprac që Allahu të mos të të jep ty, mos grumbullo që Allahu të grumbullon kundra teje.” Kurse në Buhari qëndron me tekst:” Mos u bën koprac që Allahu ty mos të të jap.[10]

C – Urtësia e dhënies së Zekatit:

Gjithashtu me anë të zekatit arihet që: të forcohen marëdhëniet ndërmjet të pasurit dhe të varfërit, rruajtja e vetes nga kopracia, shoqëria islame bëhet si një familje e përbashkët, dhënia e zekatit i ndalon krimet në shoqëri, bëhet shkak për zbritjen e mirësive dhe largimin e fatkeqësive, bazuar në hadithin e Abdullah ibn Omerit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, në të cilin thuhet:” Ata të cilët nuk e japin zekatin e pasurisë së tyre ju ndalet shiu nga qielli, sikur mos të ishin kafshët tjera Allahu nuk do të lëshonte shi.[11] Zekati e nxit të varfurin për të bërë mirë ndaj tjerëve, dhënia e zekatit dhe sadakasë është kryerja më e madhe e nevojave të njerëzve dhe ju ndihmon atyre për tu ballafaquar me krizën e rriskut, madje llogaritet si mbuluese në dunja dhe në ahiret ngase ndihmon në kryerjen e nevojave të nëvojtarëve dhe ndihmëse për ata të cilat janë ngushtë dhe në vështirësi. E këtë e dëshmon edhe hadithi i transmetuar nga Aliu-Allahu qoftë i kënaqur prej tij se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Allahu ka detyruar muslimanët e pasur të japin një pjesë nga pasuria e tyre sipas nevojave të të varfërve të tyre. Të varfërit nuk do të vuajnë kurrë nga uria apo mungesa e veshmbathjes, derisa të pasurit të mos e neglizhojnë detyrimim e tyre. Nëse veprojnë kështu, Allahu me siguri do tu kërkoj llogari dhe do ti dënoj ashpër.[12]

Andaj pas gjithë kësaj mendo mirë se vallë tash e tutje a do ta japësh zekatin apo jo?

Si përfundim është fjala:”çdo pasuri mall është i Allahut”, andaj jep nga ajo që të ka dhënë Allahu.

Lutja jonë e fundit është i tërë falemenderimi i takon Allahut Zotit të botrave.

Përgatiti: Nexhat Ceka

[1] Mutefekun alejhi Buhariu nr.8, Muslimi nr.16.

[2] Bekare:43.

[3] Teube:34-35

[4] Ali Imran:180

[5] Mutefekun alejh Buhariu nr. 1402, Muslimi nr. 987,988

[6] Zelzele:7-8

[7] Transmeton Muslimi nr. 28

[8] Mutefekun alejh, Buhariu nr. 1440, 6638, Muslimi nr. 990

[9] Transmeton Muslimi nr. 2588

[10] Mutefekun alejh Buhariu nr. 1433, Muslimi nr. 1029

[11] Transmeton Ibn Maxhe nr. 4019, Hakimi i cili hadithin e bën të saktë me këtë pajtohet edhe Dhehebiu 4/540, po ashtu Albani e ka bërë të saktë në “Sahih Ibn Maxhe” 2/370

[12] Transmeton Taberaniu në librin “El-Ausat” dhe “Es-Sagir”

0 2507

O ju njerëz keni frikë Allahun, dhe bëhuni prej besimtarëve të sinqertë, të cilëve veprat e tyre ua vërtetojnë thëniet, se besimi nuk është shpresë e zbukurim, por është ajo që është ngulitur në zemër dhe e vërtetojnë veprat.

Allahu thotë: “O ju që besuat, pse po e thoni atë që nuk e punoni? Tek Allahu është shumë e urrejtur ta thoni atë që nuk e punoni”. Saf 2-3.

Besim i vërtetë është: bindje me zemër, shprehje me gojë dhe të vepruarit me gjymtyrë, shtohet me vepra të mira dhe pakohet me mëkate. Ai i ka gjashtë shtylla, ato janë:  Besimi në Allahun, melaqet, librat, të dërguarit, Ditën e Kiametit dhe në caktimin e tij të mirë po të keq. Ai i ka shtatëdhjetë e disa degë, më e larta është fjala La ilahe il Allah (Nuk ka të adhuruar tjetër (me meritë) pos Allahut), e më e ulëta është largimi i një pengese nga rruga, edhe turpi është prej degëve të besimit. Pra ai që me fjalë thotë që është besimtarë, dhe dëshmon se nuk ka të adhuruar tjetër pos Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Allahut, i bën veprat e mira me gjymtyrë, falet, e jep zeqatin, agjëron, e bën haxhin, e adhurime tjera, mirëpo nuk është i bindur me zemër dhe nuk beson me të vërtetë, ky person është dyfytyrësh, prej dyfytyrësisë së madhe që të nxjerr nga feja dhe është më e dëmshme se sa kufri i qartë. Allahu thotë: “Ka disa njerëz që thonë: “Ne i kemi besuar Allahut dhe jetës tjetër (Ahiretit), po në realitet ata nuk janë besimtarë.Ata përpiqen ta mashtrojnë Allahun dhe ata që besuan, po në të vërtetë ata nuk mashtrojnë tjetër, pos vetvetes, por ata nuk e hetojnë.Në zemrat e tyre kanë sëmurje, e Allahu u shton sëmundje edhe më shumë, e për shkak se ata përgënjeshtruan, pësojnë dënim të dhembshëm”. Bekare 8-10.

Tek ky, zbulohet realiteti i tij dhe del në shesh dyfytyrësia kur të sprovohet dhe gjatë ballafaqimit me vështirësi, Allahu thotë: “Ka disa njerëz që thonë: “Ne i kemi besuar Allahut, e kur goditet me ndonjë të keqe për shkak të (rrugës së) Allahut, ai sprovimin prej njerëzve e trajton si dënimin e Allahut”. Ankebut 10.

Ky person nuk është i qëndrueshëm, por lëvizë, qëndron me besimtarët nëse ata kanë një lehtësim nga Allahu, dhe qëndron me jobesimtarët kur ata janë në ndikim, dhe mbizotërim të përkohshëm për shkak të ngecjeve që gjenden tek muslimanët, Allahu i madhëruar thotë: “Ata janë që presin se ç’po ju ngjanë juve. Nëse me ndihmën e Allahut ngadhënjeni, ata thonë: “A nuk ishim me ju?” E nëse jobesimtarëve u takon ndonjë fitim, ata thonë: “A nuk mbizotëruam ne mbi ju (por nuk deshtëm të mposhtim) dhe penguam prej jush besimtarët!”. Nisa 141.

E kur të thirret që të gjykohet me Librin e Allahut dhe sunetin e të dërguarit ai nuk përgjigjet, pos nëse çështja është në dobi të tij, sikur që thotë Allahu: “E kur thirren që ndërmjet tyre të gjykojë Allahu dhe i dërguari i Tij, një grup prej tyre nuk i përgjigjen asaj. Po nëse është që e drejta u takon atyre (në atë gjykim), ata i shkojnë atij të bindur e me respekt”.

Robër të Allahut, ai i cili beson me zemër dhe e shpreh atë me fjalë, mirëpo nuk e vërteton besimin e tij dhe shprehjen me fjalë, nëse fjala e tij e kundërshton veprën atëherë kjo e prishë dhe kundërshton dëshminë se s’ka Zot tjetër dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij, sikur ai që lutet të vdekurve, ther për të vdekurit, personi i tillë është politeist, mohues i Allahut, nuk i bën dobi shprehja e tij e dëshmisë e as përkatësia e tij në islam, nuk pranohet prej tij asnjë adhurim derisa të pendohet tek Allahu, e të adhuron sinqerisht Allahun.

Allahu thotë: “Ne ta shpallëm ty librin për hir të së vërtetës, andaj ti adhuroje Allahun duke qenë i sinqertë në adhurimin e Tij! Vini re! Adhurim i sinqertë është vetëm ai për Allahun! Ndërsa ata që në vend të Tij adhurojnë miq të tjerë (duke thënë): Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër, vetëm që të na afrojnë sa më afër Allahut, s’ka dyshim se Allahu do të gjykojë mes tyre për atë që ata ishin në kundërshtim. E, është e vërtetë se Allahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë atë që është rrenës, jobesimtar”. Zumer 2.

Po ashtu edhe ai i cili deklaron se është mysliman, dëshmon se nuk ka të adhuruar tjetër pos Allahut, mirëpo nuk i realizon kushtet e fesë, as që falet, as që jep zeqat, as nuk agjëron, nuk e kryen haxhin, ky njeri nuk është mysliman,as që i bën dobi shprehja e dy dëshmive, e as përkatësia e tij islame, sepse nuk e ka realizuar atë që kërkohet prej dy dëshmive, dhe nuk i ka vepruar farzet e islamit.

Namazi është shtyllë e fesë në të cilën mbahet feja, kur mungon shtylla nuk mund të qëndron islami i vërtetë, zeqati është shoqërues i namazit në Librin e Allahut, shokët e të dërguarit salallahu alejhi ue selem kanë luftuar nën udhëheqjen e Ebu Bekrit ata që ndaluan dhënien e zeqatat, e i konsideroi të dalë nga feja, e luftërat me ata janë quajtur luftëra kundër renegatëve, ndërsa ata thonin La ilahe il Allah Muhameden resulullah.

Ndërsa ai që le diç prej adhurimeve tjera të cilat janë plotësuese të islamit, apo ka bërë mëkat prej mëkateve të cilat janë ndër shirkun dhe nuk janë prej gjërave që prishin fenë, ky person nuk llogaritet jobesimtarë, por llogaritet besimtarë me besim të mangët, e kjo mangësi lëviz varësisht prej mëkatit të cilin e ka vepruar, nëse është mëkat prej mëkateve të mëdha, sikur amoraliteti, vjedhja, vrasja e njeriut, pirja e alkoolit etj, prej mëkateve të mëdha, dhe ai është i njohur për ndalesën e tyre dhe nuk i bën hallall, ky njeri konsiderohet mëkatarë (fasik), bie prej tij besnikëria, është i kërcënuar me dënim të Zotit, merret sanksioni i obliguar për të, ky është qëndrimi i ithtarëve të sunetit dhe xhematit. Është besimtarë në besimin e tij, e fasik me mëkatin e tij, e nëse mëkati nuk arrin në gradën e mëkatit të madh, atëherë ai e mangëson besimin e ka gjynah për atë, mirëpo nuk llogaritet fasik, pos nëse vazhdon në të, apo e bën atë haptas, ngase të vazhduarit në mëkat të vogël mund ta shndërron atë në mëkat të madh.

Sikur që besimi mund të tretet apo të mangësohet, varësisht prej të keqes dhe gjërave të shëmtuara, ai po ashtu edhe ritet, shtohet me adhurim, sikur që thotë Allahu: “E Allahu u shton besimin atyre që u udhëzuan”. Merjem 76.

“E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të të cilëve kur përmendet Allahu u rrëqethen zemrat e tyre, të cilëve kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre”. Enfal 2.

“E kur zbret ndonjë kaptinë, ka prej tyre që thonë: “Cilit prej jush ia shtoi kjo besimin?” Sa u përket atyre që besuan, atyre u shtohet besimi dhe gëzohen për të”. Teube 124.

Andaj kujdesuni për gjëra që ju shtojnë besimin, dhe lënien e mëkateve e të këqijave që ua mangësojnë imanin.

Allahu thotë: “Beduinët thanë: “Ne kemi besuar!” Thuaj: “Ju nuk keni besuar ende, por thuani: Ne jemi dorëzuar, e ende nuk po u hyn besimi në zemrat tuaja. E nëse e respektoni Allahun dhe të dërguarin e Tij, Ai nuk ju pakëson asgjë nga veprat tuaja, se Allahu është shumë mëkatfalës, shumë mëshirues”. Besimtarë janë vetëm ata që i besuan Allahut, të dërguarit e Tij, e mandej nuk dyshuan dhe për hir të Allahut luftuan me pasurinë dhe me jetën e tyre. Të tillë janë ata të vërtetit”. Huxhurat 14-15.

SHEJH SALIH IBN FEUZAN ALI FEUZAN

Përktheu: Shpend Zeneli

2 4670

Cili është Dallimi ndërmjet shirkut të madh dhe të vogël?

 

1 – Shirku i madh e nxjerr personin nga Islami në të kundërtën e shirkut të vogël.

2 – Shirku i madh i prishë të gjitha veprat, ndërsa shirku i vogël e prish vetëm veprën në të cilën është përzier.

3 – Shirku i madh e bën të lejuar gjakun dhe mallin e pronarit të saj, ndërsa shirku i vogël jo.

4 – Shirku i madh e fut personin e saj në zjarrë përgjithmonë, ndërsa shirku i vogël nuk e fut personin në zjarrë përgjithmonë edhe poqëse hynë në të.

5 – Shirku i madh e obligonë distancimin nga pronari i saj si dhe armiqsinë e tij, kështu që nuk lejohet të miqësohesh me të pa marrë parasysh se sa të afërt e ke, ndërsa shirku i vogël nuk e obligon distancimin nga ai në përgjithësi, mirëpo distancimi dhe urrejtja ndaj tij ndodh nga masa sa ai ka rënë në shirkun e vogël, e miqëson krahasuar nga masa e tehuidit që e posedon.

 

Përgaditi: Nexhat Ceka

 

NA NDIQNI NË