Arhiva DitoreDec 16, 2014

0 1821

   Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve kurse salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin e Allahut Muhamedin, vulën e Pejgamberëve, zotëriun e gjithë  të Dërguarve mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij në përgjithësi.

   Me të vërtet muaji i Allahut Muharrem është muaji i madh dhe i bekuar, gjithashtu është muaji i parë sipas kalendarit islam-hënor si dhe një nga muajt e shenjtë për të cilët Allahu ka thënë: Vërtet, numri i muajve tek Allahu është dymbëdhjetë, sipas Librit të Allahut, që prej ditës kur krijoi qiejt dhe Tokën. Katër prej tyre janë të shenjtë, sipas besimit të drejtë. Prandaj, mos i bëni vetes dëm, duke i shkelur këta muaj! Megjithatë, luftoni të gjithë kundër idhujtarëve, ashtu si luftojnë ata të gjithë kundër jush. Ta dini se Allahu është me ata që ruhen nga gjynahet.” (Teube:36)

   Ebi Bekrete (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) transmeton nga i dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) se ka thënë: “Viti ka dymbëdhjetë muaj prej tyre katër janë të shenjtë tre janë një pas një: Dhulkade, Dhul-hixhe dhe Muharem kurse muaji Rexhep është ndërmjet Xhumades dhe Shabanit.”(Transmeton Buhariu nr.2958)

   Është quajtur Muharrem sepse është muaji i ndalesës së mëkateve gjatë tij siç aludon ajeti Kur’anor: “dhe mos u ngarkoni (me mëkat) veten tuaj gjatë tyre(katër muajve).” Dijetarët kanë thënë se kjo ndalesë vlen për gjithë muajt pa dyshim porse janë veçuar këto muaj të cilët janë dhe të shenjtë dhe rrjedhimisht mëkatin gjatë tyre e ka bërë më të madh se në muajt tjerë dhe anasjelltas vepra e mirë gjatë tyre ka vlerë më të madhe.

    Katadeja (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Mëkati gjatë këtyre muajve të shenjtë është më i madh se sa në muajt tjerë edhe pse mëkati gjatë gjithë muajve është haram (i ndaluar) mirëpo Allahu i zmadhon mëkatet në kohëra të cilat do vetëm Ai. Gjithashtu ka thënë: Allahu i ka zgjedhur më të mirët nga krijesat e tij melekët më pas ndër ta ka veçuar disa prej tyre. Të njëjtën e ka bërë edhe me njerëzit nga të cilët ka veçuar të Dërguarit më pas edhe prej tyre ka veçuar disa nga ata madje dikujt prej tyre edhe i ka folur drejtpërdrejt. Nga vendet ka përzgjedhur xhamitë në tokë, nga muajt ka përzgjedhur Ramazanin dhe muajt e shenjtë prej muajve, nga ditët ka përzgjedhur ditën e xhuma, nga netët ka përzgjedhur natën e Kadrit e si pasojë na lind edhe neve nevojë që ti dallojmë ata ashtu siç i ka dalluar Allahu sepse ata rriten në vlerë ashtu siç i ka rritur Allahu e kjo është kuptimi i të mençurve dhe të diturve. (Tefsir Ibnu Kethir, Teube:36)

   Vlera e shpeshtimit të agjërimit në muajin Muharrem

   Transmetohet nga Ebu Hurejra se i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka thënë:” Agjërimi më i vlefshëm pas Ramazanit është muaji i Allahut Muharrem.” (Muslim nr.1982) Fjala e tij:”…muaji i Allahut” e bashkangjitur gjinore kjo është madhërim nga Allahu i këtij muaji.

   El Kariu (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Qartazi shihet se për qëllim është i gjithë muaji Muharrem. Gjithashtu ka transmetime të sakta se i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) nuk e ka agjëruar ndonjë muaj të plotë pos Ramazanit, pra ky hadith mund të interpretohet se është një nxitës për të shpeshtuar agjërimin në muajin Muharrem e jo të agjërohet i tëri. Gjithashtu ka transmetime tjera autentike të cilat tregojnë se i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) e ka shpeshtuar agjërimin në muajin Shaban ndoshta për këtë mund të thuhet se në atë kohë nuk i është shpallur diçka për vlerën e muajit Muharrem vetëm se në fund të jetës së tij para se ti mundësohet atij (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) agjërimi i tij. (Sherh Neueui mbi Sahihul Muslim)

   Allahu veçon nga kohërat dhe vendet kë do Ai, subhanehu ue teala.

   El Izu Abduselam (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Vlerësimi i disa vendeve dhe kohërave është në dy aspekte: i pari: të kësaj dynjaje, e dyta: vlera fetare e cila do të thotë se Allahu tregohet bujarë ndaj robërve të  tij duke ua vlerësuar atyre që bëjnë vepra të mira, veprat e tyre, si veçimi i muajit të Ramazanit me agjërim karshi muajve tjerë. Gjithashtu e njëjta vlen p.sh. për ditën e Ashuras.  Si do që të jetë gjithë mirësia për këto vlera i kthehet bujarisë së Allahut të Lartmadhëruar ndaj robërve të tij. (Kavaidul-Ahkam 1/38)

    Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të dërguarin tonë Muhamedin mbi familjen e tij dhe gjithë shokët e tij.

Përktheu dhe përshtati: Nexhat Ceka

0 1416

Argumentet që kanë ardhur në lidhje me ekzistimin e festave në Islam kanë legjitimuar tri festa: festa e fitër Bajramit, kurban bajramit dhe dita e xhuma. Pra, nga kjo kuptojmë se festimi i ditës së lindjes dhe të ngjashme nuk kanë qenë prezente në kohën e Muhamedit alejhi selam e as në kohën e gjeneratave të arta. Kjo është një risi e shpikur që ka depërtuar tek muslimanët nga të tjerët (të krishterët dhe jehudët). Me këtë janë sprovuar dhe sot e festojnë si të jetë nga festat islame ose edhe më shumë.

Është obligim mbi muslimanët të lënë këtë praktikë dhe të bëjnë kujdes ngaqë nuk është e jona, ta refuzojmë dhe t’ia tërheqim vërejtjen atij që e vepron dhe të mos e shpërndajmë dhe nxisim të tjerët në këtë. Kështu të mendon masa se një gjë e tillë është e lejuar dhe bën të veprohet.
Aishja, Allahu qoftë e kënaqur me të ka thënë se i dërguari i Allahut ka thënë: ”Kush shpikë në fenë tonë atë që nuk është prej saj, ajo është e refuzuar”. Buhariu dhe Muslimi. Nga Abdullah b Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të dy, ka thënë: ”Kush i përngjet një populli, ai është prej tyre”. Imam Ahmedi. Ne a po i përngjajme të tjerëve me festimin e ditëlindjes apo jo? Nga Ebu Seid, Allahu qoftë i kënaqur më atë përcillet se Muhamedi alejhi selam ka thënë: ”Do t’i pasoni traditat e atyre që kanë qenë para jush, hap pas hapi dhe pëllëmbë pas pëllëmbe, derisa nëse hyjnë në vrimë të hardhucës, ju do t’i pasoni”. Tham: O i Dirguari i Allahut, krishterët dhe jehudët? Tha: Po, kë tjetër? Buhariu. Hadithi i fundit dhe të tjerët tregojnë për obligueshmërinë e tërheqjes së vërejtjes nga përngjasimi me armiqtë e Allahut në festa e tyre dhe të tjera. Andaj, le të na mjaftojë si argument dhe kërcënim për ne ky hadith i Muhamedit alejhi selam dhe hadithet e tjera.

Ne e dimë se i dërguari i Allahut dhe njeriu më i mirë asnjëherë nuk e festoi ditëlindjen e tij sa ishte gjallë, e as nuk ia festuan pas vdekjes së tij shokët e tij, atëherë pse ne të veprojmë një gjë të tillë? Bile as katër imamet e mëdhënjë nuk e kanë bërë një gjë të tillë edhe pse ishin shumë më të ditur se ne për fenë e Allahut. Keshtuqë, i bie ose ne jemi më të ditur se gjeneratat e para, e që nuk është e vërtetë, ose ata janë më të ditur dhe ska pikë dyshimi në këtë dhe duhet ndjekur ata. Shpeshherë dijmë t’i referohemi katër imamëve të mëdhenjë në shumë gjëra, por jo edhe tek ditëlindja. A thua a ia kanë festuar ata dikujt ditëlindjen, ose a e kane festuar ditëlindjen e tyre?

Ne jemi plotësisht të bindur se sikur të ishte kjo diçka e mirë do të na paraprinin shokët e Muhamedit alejhi selam me këtë, e nese ata kanë heshtur dhe nuk vepruar, të veprojmë edhe ne njësoj sikurse ata.
Nëse themi së bën të festojmë ditëlindjen, pyesim:
A është kjo e njohur tek muslimanet e hershëm apo jo?
A e kanë festuar gjyshërit tanë këtë festë, kjo vlenë për ata që kërkojnë Islam tradicional dhe ne këtë po e kërkojmë?
Le të pyesim edhe këta pak pleq që na kanë mbetur se a mbajnë në mend që një hoxhë ka lejuar festimin e ditelindjes?
Nëse kjo është një vepër e të krishterëve dhe ska dyshim se është e tyre dhe jo e njohur tek ne më herët, a futemi nën kërcënimin e hadithit të mësipërm?
A çdo send që bëjnë ata edhe ne duhet ta bëjmë se nuk bën dhe na përqeshë bota?
Ku mbetet krenaria te muslimanet dhe xhelozia e tyre për fenë e Allahut?
Shtoja kësaj edhe të metat tjera, si: shpenzimi i pasurise në dhurata të ndryshme, në blerjen e pijeve alkoolike, përzirja e meshkujve dhe femra në një vend, këndimi i frazës së njohur “happy birthday to you”, e ajo më e rrezikshmja që është, është se me këtë përngjasohen me mosbesimtarët dhe kjo duhej të na mjaftonte.

Nuk lejohet që muslimani të veçojë ditën e lindjes së tij me agjërim, duke u bazuar në hadithin ku Muhamedi alejhi selam thotë: “Është dita në të cilën kam lindur…”, sepse ai ka agjëruar si falënderim ndaj Allahu për tri dhunti që janë bashkuar në atë dite: lindja, dita në të cilën i ka ardhur shpallja dhe zbritja e Kur’anit, e jo vetëm dita e lindjes.

Këtë nuk ia ka legjitimuar i dërguari i Allahut asnjërit prej shokëve ose të tjerëve që të agjërojnë ditëlindjen e tyre, e kjo na tregon për moslegjitimitetin e një vepre të tillë, dhe sikur këtë ta bënin shokët e të dërguarit në ditën e lindjes së tyre, do të kishte argument që të festohet ditëlindja. Në hadithin e lartëpërmendur i dërguari i Allahu pyetet për agjërimin e ditës së hënë, dhe jo për agjërimin e ditës së lindjes se tij. Pra, është një dallim i madh nëse e analizojmë këtë mes dy shkaqeve. Muhamedi alejhi selam ka veçuar ditën e hëne me agjerim, e jo diten e 12 të muajit Rebiul-evel, pra skemi qoftë edhe një transmetim se i dërguari ka agjëruar ditën e 12 të Rebiul-evel.

Le të mos i shtrembërojmë argumentet e fesë gjatë argumentimit për të kënaqur masën ose për të argumentuar një vepër që ska bazë në fenë tonë të pastër, vetëm e vetëm të dukemi më perëndimorë, ose më liberal në fe, e të tjerët më ekremistë. Jemi të thirrur të pasojmë argumentin edhe nëse është kundër nesh, e jo të pasojmë njerëzit vetëm pse është më lehtë për ne.
Dita e lindjes tregon moshë, jo festë.
Allahu na bëftë nga ata që pasojnë Muhamedin alejhi selam në fjalë dhe vepra.

Hoxhë Valdet Kamberi

0 2064

Me Allahun e pakta bëhen shumë, Muhammedi alejhi selam i ka thënë Ebu Bekrit : “Mos u mërzit, Allahu është me ne”.

Me Allahun i dobëti bëhet i fortë, Nuhu alejhi selam ka thënë: “Unë iu kam mbështetur vetëm Allahut, ju vendosni për qëllimin tuaj, thirrni në ndihmë edhe zotët tuaj, e mos e mbani fshehtë, dhe zbatoni atë kundër meje e mos pritni”.

Me Allahun e largëta bëhet afërt, Allahu për durimtarët ka thënë: “vërtet ndihma e Allahut është afër”.

Me Allahun i varfëri bëhet i pasur: “nëse janë te varfër, Allahu i begaton nga mirësitë e Tij, Allahu është Bujar i Madh, i Gjithëdijshëm”.

Me Allahun individi bëhet grup: “Ibrahimi vërtetë ka qenë i përulur ndaj Allahut, besimtarë i vërtetë dhe nuk ka qen prej mosbesimtarëve”.

Me Allahun njeriu arrin suksese : “…kurse suksesi im varet vetëm nga Allahu. Te Ai jam mbështetur dhe vetëm Atij i drejtohem”.

Me Allahun largohet pikëllimi: “…(Junusi) në errësirë tha: ” Nuk ka Zot tjetër përvec Teje, Ti qofshë lavdëruar! Unë me të vërtetë i kam bërë padrejtësi vetes “.

Tek Allahu kthehuni o robërit e Tij, dhe bëni punë të mira vetëm për Atë.

Pastrojeni zemrën që të jetë në gjendje ti pranoj fjalën e Allahut dhe që kënaqet me atë.

Përshtati: Valdet Kamberi

0 1642

Natyrisht që kushdo prej jush do të çuditej me këto fjalë, porse pasha Allahun kjo është gjendja e shumëve prej nesh; shumë prej nesh i kanë lënë pas dore fëmijët, dhe ne jemi ata që i hedhim në zjarr.
Si jo?… si mund të thuash jo…

Ka mangësi dhe boshllëqe të mëdha në dhënien e edukatës së vërtetë islame, dhe në orientimin për në rrugën e drejtë qysh nga fëmijëria e tyre.
Ne i lëmë pa orientim, llogari, ndëshkim dhe kujdes…
Mendo rreth kësaj fjale të Allahut: ”O ju që besuat, ruani veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëj të rreptë e të ashpër, që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe e punojnë atë që janë të urdhëruar”. Tahrim 6.
Kjo thirrje është e veçantë për besimtarët e jo edhe për të tjerët. A e dini pse?…
Sepse muslimani syçelët nuk e neglizhon edukimin e fëmijëve të tij. Ai i urdhëron me adhurim ndaj Allahut dhe i ndalon nga mëkatet, sepse është i butë dhe druhet për ata (fëmijët e vet). Nxiton dhe orvatet në edukimin e tyre, sepse e di shumë mirë përgjegjësinë që Allahu e ka vendosur mbi supet e tij,… ku çdo bari është përgjegjës për kopenë e tij…

O vëlla, mos i hidh fëmijët e tu në zjarr!…
Ti je zemërgjerë dhe i butë, ti je qiriu që shkrihet për t’i ndriçuar të tjerët, largo nga shtëpia çdo të keqe, që të bën dëm:

1- Kanalet satelitore: Ajo mbjell tek fëmijët shumë kundërshtime e që më pas do të ketë shumë vështirësi të largohen nga ato. Ato janë me të vërtetë çrregullim, degjenerim dhe gjithçka tjetër.
2- Kasetat dhe CD me këngë të ndryshme, revistat e dëmshme me foto të artistëve, këngëtareve dhe sportistëve që kanë mbuluar muret e disa shtëpive. S’do mend se kjo gjë është treguesi më i mirë, se ata zemrën e kanë të lidhur me ata, dhe kush i përngjet një populli ai është prej tyre.
3- Telefoni celular është një rrezik potencial; ne nuk jemi kundër celularëve, përkundrazi, por disa nuk e përdorin ashtu si duhet dhe ai mund të bëhet shkak për futjen e fëmijës në ndonjë punë të ndytë, Allahu na ruajt. Më mirë është që fëmijët të mos kenë në zotërim një celular të tyren personal para se të mbushin 18 vjeç dhe të jenë të vetëdijshëm për veprimet dhe sjelljet e tyre.
4- Interneti: Ai duhet të jete në vend publik, dhe fëmijët të mos lejohen të jenë vetëm dhe pa praninë e prindërve të mos e përdorin (internetin), dhe në këtë mënyrë parandalojmë shejtanin nga prishja e tyre. Ne duhet t’i shoqërojmë ata gjatë shfletimit dhe hulumtimit në internet.
5- Shoqëria e keqe: Ne duhet t’i dimë dhe t’i njohim shokët e fëmijëve tanë, t’i këshillojmë e t’i vëzhgojmë ata me vëmendje, pa dijeninë e tyre, në mënyrë që fëmija të mos e humbasë vetëbesimin.

I\e nderuar: Pas gjithë kësaj, a do të qëndrosh prapë indiferent/e dhe pa lëvizur në këtë drejtim?…
A do të ishe i\e kënaqur që fëmija yt të dënohet me zjarr?
Ti nuk mund ta shikosh dhe ta përballosh dot sëmundjen e tij, nuk të zë gjumi, shqetësohesh, mërzitesh, qan me lot derisa t’i kthehet shëndeti apo jo!…
Kjo në këtë botë, por si ka mundësi ta përballosh ndëshkimin e botës tjetër mbi fëmijët e tu?…
Frikësohesh për fatkeqësitë e kësaj bote (dynjasë), që mund ta godasin dhe nuk mërzitesh për sprovat e botës tjetër (ahiretit), që mund ta presin.
Frikësohesh që mund të vdesë, e nuk frikësohesh për vështirësitë e dhënies së shpirtit, pyetjeve në varr, errësirës dhe vetmisë së tij.
Frikësohesh për të ardhmen e tij, e nuk frikësohesh, se cili do të jetë përfundimi i tij, në xhenet apo në xhehenem.
Çfarë frike është kjo?!… nëse ai nuk shpëton nga hidhërimi dhe ndëshkimi i Allahut.

Përshtati: Valdet Kamberi

0 1993

Imam Dhehebui në “Al-Tibb al-Nabawi” shkruan (Dar Ihyaa al-Uloom, Beirut, fq. 228-229)

Kapitulli: Lidhur me inkurajimin e mësimit të shkencave të mjekësisë

I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Allahu nuk ka dërguar ndonjë sëmundje përveç se ka dërguar edhe kurën e saj” (Pra ajo veçse është  paraprirë nga shërimi)

Ne themi: Ky (hadith) kërkon mobilizimin e njerëzve për hir të kësaj fjale, pra ky hadith bën nxitje në një këndvështrim për studimin e mjekësisë dhe të shkencave të saj dhe tregon se tashmë mjekësia është një aftësi tej mase e kwrkuar nga muslimanët. Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë, gjithashtu thotë: Unë nuk di ndonjë njohuri më fisnike se mjekësia pas hallallit dhe haramit në shëriat. – Dhe ai (imam Shafiu) shpesh ishte tej mase i shqetësuar dhe i trishtuar për atë se muslimanët e kishin lënë pas dore mjekësinë, dhe thoshte: Ata kanë lënë pas dore një të tretën e dijes duke ja besuar atë çifutëve dhe të krishterëve.

Ndërsa është transmetuar gjithashtu se ka thënë: Ehlul kitabët (çifutët dhe krishterët) kanë dominuar ne lidhje me mjekësinë. – Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë, përveç njohjes së madhe që kishte mbi shkencat e sheriatit, aftësisë së madhe në gjuhën arabe, ai gjithashtu kishte njohuri tepër të thella edhe në shkencat mjekësore. Dhehebi-Allahu e mëshiroftë, madje shton dhe thotë: Dhe unë kam parë shejhun tonë, Ibrahim el-Rakijun që ishte tepër i thelluar në dijet e shkencave mjekësore, gjithashtu edhe shejhun tonë imam Shafiun, Tekijud-Din Ibn Tejmije madje edhe Imaad el-Din el-Uasitin, Allahu i mëshiroftë.

Kurse nga dijetarët e hershëm të Greqisë që janë marrë me shkencat mjekësore si Hipokrati dhe të tjerë, kanë thënë madje se: Mjekësia është frymëzim nga Allahu, ndërsa ne duke i vënë gjërat në vendin e vet themi se ajo është një dhunti, për ata që janë pajisur  me këtë dije dhe janë dalluar me të, duke mos e anashkaluar faktin se Hipokrati ka qenë një nga pishtarët e kësaj disipline. Shkolla e tij e të menduarit në lidhje me këtë shkencë është një nga shkollat më të saktë të mendimit, duke krahasuar kohën kur ai ka jetuar dhe vepruar. Ai madje u pasua nga Galeni që është nëse mund të themi dijetari kryesor i kësaj disipline pas Hipokratit, si dhe këta të dy janë që nderohet më së shumti nga ana e mjekëve për të ariturat e tyre në këtë lëmi.

Nga ky hadith ka disa përfitime të këndshme edhe atë:

  1. Që një musliman duhet të përpiqet të pajiset me dije dhe edukatë për veten e tij në lidhje me atë për të cilën shëndeti dhe mirëqenia e tij kanë nevojë për të, pra të ketë dije mbi bazat e mjekësisë. Një pikë tepër e rëndësishme fillestare për këtë është të pajiset me dije mbi bazat e biokimisë dhe të ushqyerit dhe kjo duhet të bëhet njohuri e zakonshme pothuajse për të gjithë besimtarët.
  2. Që dijetarët e mëdhenj të Islamit ishin tepër të ditur mbi njohuritë mjekësore, prej tyre Aishja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, gjithashtu imam Shafiu, Ibn Tejmije dhe të tjerët, Allahu i mëshiroftë.
  3. Se dijetarët e këtij umeti janë shqetësuar tepër me faktin se muslimanët nuk ishin në ballë apo prijës të mjekësisë dhe të shkencave të saja, dhe ua kishin lënë këtë disiplinë, të tjerëve, duke qenë të vetëdijshëm për këtë fakt sa i përket atyre që ishin prijësit në këtë disciplinë.
  4. Dijetarët muslimanë pranojnë se medhhebi i saktë dhe i shëndoshë (shkolla e mendimit) në lidhje me mjekësinë (si në themelet e saj ashtu edhe në degët e saja) mund të gjenden në mësimet e Hipokratit dhe Galenit.
  5. Më pas nga pikat e fundit, se parimi bazë i mjekësisë është themeluar mbi të ushqyerit e shëndetshëm dhe një jetë apo mënyrë e shëndetshme e të jetuarit, dhe siç thuhet: Ushqimi është mjekësi dhe mjekësi është ushqimi.

Natyra e dietës së dikujt dhe të jetesës së tij gjithashtu përcakton llojin dhe natyrën e sëmundjeve që ai iu dorëzohet. Të ushqyerit e natyrshëm, dietat e shëndosha pa të meta, duke ofruar ushqim të shëndetshëm dhe të përshtatshëm ndonjëherë mund të, të çojnë në sëmundje të thjeshta të cilat janë jetëshkurtër dhe që zgjidhem me lehtësi, dhe të cilat mund të trajtohen me thjeshte, pra përmes ilaçeve natyrale. Ndërsa dietat komplekse të përbëra nga ushqime të rafinuara të cilat në realitet nuk mund edhe të thuhet se janë ushqime, jo ​​që duhet konsumuar, për tu thënë se duhet marrë sasia e nevojshme ushqyese, për të cilën ka nevojë trupi në mënyrë që ai të funksionojë siç duhet në nivel biokimik, porse duhet edhe evituar pasi që mund të çojë deri në sëmundje të ndërlikuara, komplekse, kronike, afatgjatë, duke mos përjashtuar madje në kurimin e tyre edhe ndërhyrjet komplekse. Masa paraprake në dietë është themeli i gjithë mjekësisë, dhe kjo është ajo që gjitha kombet, civilizimet dhe kulturat e afirmuara, përmes shekujve dhe përvojës në to, secili prej tyre ka zhvilluar format e tyre të mjekësisë natyrore mbi këtë themel bazë.

Për këtë mund të referoheni edhe në komentin e Ibn Rexheb el-Hanbelit në hadithin e Mikdamit dhe gjithashtu po këtij komenti nga Ibn Kajjimi-Allahu i mëshiroftë.

Përktheu dhe përshtati: Dr. Visar Xhaferi

0 1249

Realiteti i krenarisë është afrimi tek Allahu. Dallimi ndër njerëzit është vetëm sipas devotshmërisë. Allahu thotë: “O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet veti, e s’ka dyshim se te Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (nga të këqijat) e Allahu është i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.”[1]

Zbukurimi i veshjes dhe i pamjes nuk të ngrit tek Allahu. I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Allahu nuk shikon në fizionominë tuaj, e as në pasurinë tuaj, mirëpo shikon në zemrat dhe punët tuaja.”[2]

Nënvlerësimi i njerëzve nga shkaku se nuk kanë pozitë, nuk kanë pasuri apo nuk janë të bukur, tregon për mangësinë e logjikës së njeriut që mendon kështu. E metë është të mos e kuptosh realitetin, e cila shpesh vjen nga imani (besimi) i dobët. Sepse jeta, zbukurimi, pasuria dhe pozita janë rreth e rrotull krijesave. Sa e sa të varfër janë bërë të pasur, e sa e sa të ndershëm e kanë humbur nderin e tyre. Ai i cili i nënvlerëson të tjerët është shumë afër që këtij ti humbë prestigji, pasuria, pozita ose pamja e tij.

Modestia ndaj njerëzve është shenjë e besimit të saktë, logjikës së shëndoshë, butësisë së zemrës.

Ibn Rexhebi thotë: “Ka shumë njerëz që kanë pamje të bukur, pasuri, pozitë, udhëheqësi në këtë botë, ndërsa zemrën e ka të boshatisur nga devotshmëria. Ai i cili e ka në zemër devotshmërinë e nuk ka pozitë, pasuri, bukuri e udhëheqësi shpesh i këtilli tek Allahu është më i ndershëm se i pari.”[3]

Kjo ndodh shpesh siç transmeton Buhariu dhe Muslimi se i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “A dëshironi t’ju tregoj kush janë banorët e Xhennetit?” – Thanë sahabët: Po o i Dërguari i Allahut. – Tha: “Një njeri shumë i dobët, mirëpo sikur të betohet në Allahun diçka, Allahu ia pranon duanë, a dëshironi t’ju tregoj se kush janë banorët e zjarrit?” – Thanë sahabët: Po, o i Dërguari i Allahut – Tha: “Çdo njeri i fortë dhe mendjemadh.”[4]

Modestia është krenari në dunja dhe në ahiret. I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush bëhet modest para Allahut, Allahu e ngrit atë.”[5]

Ndërsa shejhu i muhadithinëve Ebu Musa el-Medeniu i mësonte fëmijët Kuran me leuhat (dërasë për të shkruar) e tyre edhe pse kishte autoritet dhe pozitë të madhe ndër njerëz. Modest është ai i cili kur e sheh dikën thotë: Ky është më i mirë se unë.

Shafiu thotë: “Njeriu me pozitë më të lartë është ai i cili nuk e ngrit veten lartë, ndërsa më i madh ndër njerëzit është ai i cili nuk sheh diçka të lartë në pozitën që ka.”

Përgaditi: Nexhat Ceka

[1] Huxhurat: 13.

[2] Transmeton Muslimi.

[3] “Xhamiul-ulumi vel-hikem” 1/276.

[4] Mutefekun-alejhi.

[5] Transmeton Muslimi.

NA NDIQNI NË