Arhiva MujoreJanuary 2016

0 3218
  1. Mos u preukupo me ëndrra aq sa të harrosh realitetin, dhe mos u thello në problemet reale aq sa t’i harrosh ëndrrat tua!
  2. Fitoje kënaqësinë e Allahut, e për njerëzit mos u brengos nëse të urrejnë.
  3. Falja e namazit të natës është nga shkaqet e lumturisë së zemrës dhe çlirimit të gjoksit nga brengat e jetës. Ndriçone zemrën dhe jetën tuaj me faljen e namazit të natës.
  4. Sikur mos të na mbulonte Allahu i Madhëruar mëkatet tona nuk do të mund të ecnim në tokë e as të takonim  njëri tjetrit.
  5. Pasha Allahun, nuk nderohet vetja, nëse nuk e nënshtron para Allahut.
  6. Nëse posedon ndonjë mendim apo këshillë, atëherë paraqite atë tek të tjerët në metodën më të mirê të mundshme dhe të qartë. Mos i obligo njerëzit t’i marrin këshillat dhe mendimet e tua. Sillu dhe këshillo në atë mënyrë, që ata t’i marrin këshillat dhe mendimet e tua me vetëdëshirë, pa i obliguar ti fare ata.
  7. Edukoje dhe mësoje veten tënde që mos të kesh mendim të keq për të tjerët në përgjithësi, përderisa nuk dëgjon fjalë direkte, gjendje apo vepër të keqe të vepruar nga ndonjëri prej tyre.
  8. Nëse e takon ndonjërin nga vëllezërit e tu musliman, dëshiroj atij mirëseardhje, pyete atë për gjendjen e tij dhe pyete për gjëra që ai dëshiron ta pyesësh ti atë. Ngase veprimet e tilla nga ana yte për vëllain tënd musliman tregojnë respekt, interesim dhe nder për të.
  9. Ka humbur ai që e humb ahiretin duke e rregulluar këtë botë. Por me të vërtetë edhe më i humbur është ai që e humb ahiretin duke ua rregulluar të tjerëve këtë botë.
  10. Mbarëvajtja e lidhjes mes dy prindërve është shtylla kryesore e edukimit. Kjo sepse zanafilla e prishjes së fëmijës fillon atëherë kur prindërit zihen me njëri tjetrin. Nëse fëmija nuk gjenë qetësi dhe siguri në shtëpi, atëherë do të gjurmojë për ta gjetur diku tjetër.
  11. Me të vërtetë Allahu, -xhele ue ala!-, e ndërron gjendjen nga një gjendje në tjetrën dhe çdo ditë përkujdeset për gjendjet. Sa njerëz kanë qenë gjynahqarë dhe të devijuar nga rruga e drejtë, e pastaj Allahu, -xhele ue ala!-, i bëri qē të jenë prej të mirëve dhe prej të devotshmëve, e sa prej njerëzve ishin të pakujdesshëm, të humbur dhe të pavëmendshem, ndërsa Allahu, -xhele ua ala!-, ua ndryshoi gjendjen duke i bërë prej përkujtuesve dhe falënderuesve. I lartësuar qoftë Allahu, -xhele ue ala!-, në dorën e të Cilit janë çelësat e ndryshimit dhe i ndryshon gjendjet e njerëzve si të deshirojë Ai.
  12. Largohu nga tre lloj njerëzish:
    1. Mashtruesi.
    2. Zullumqari.
    3. Bartësi i fjalëve.
    Largohu nga mashtruesi, ngase ai i cili mashtron njerëzit, ai do të mashtrojë edhe ty.
    Ai i cili i bën zullum (padrejtësi) njerëzve, largohu nga ai, ngase ai do të bëjë zullum edhe ty.
    Ai i cili të bartë fjalë tek ti për të tjerët, largohu nga ai, ngase ai do të bartë edhe fjalët tua tek të tjerët.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 2182

Pyetja: Unë punoj në një kohë kur nuk më lejohet të kryej namazin e sabahut dhe të drekës. A më lejohet mua që t’i fali ato në një kohë, pasi të përfundoj punën?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut.

Nuk lejohet për një musliman të vonon namazin përtej kohës, pa asnjë arsye legjitime. Arsyetime legjitime janë ato të cilat e lejojnë një musliman të kompenzon namazin pasi të del koha e tij; si gjumi dhe harresa. Kryerja e punëve të kësaj bote nuk është arsye për të mos u falur apo për ta vonuar atë derisa të mbaron koha e tij. Një nga karakteristikat e besimtarëve të sinqertë është se ata nuk i shkëput biznesi ose tregtia nga të kujtuarit e Allahut dhe kryerja e namazit.

Allahu thotë: “Në xhamitë, që u ngritën me urdhërin e Perëndisë dhe në të cilat përmendet emri i Tij – Atë e lavdërojnë, në mëngjes dhe mbrëmje, njerëzit, të cilët shitblerja nuk i pengon në të përmendurit e Perëndisë dhe të cilët bëjnë namazin dhe japin zeqatin, dhe të cilët druajnë nga Dita, në të cilën zemrat dh shikimet janë të shqetësuara, (e lavdërojnë Perëndinë) që Perëndia t’i shpërblejë ata me dhuratat më të mira për atë që kanë punuar, e që t’jua shtojë atyre dhuntinë e Tij. E, Perëndia e furnizon kë të dojë, pa llogari.” Nur, 36-38.

Abdurrahman Sadij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Edhe pse këta njerëz ishin të angazhuar në tregti, shitblerje, për çfarë nuk ka asnjë ndalesë, por që nuk bëri që ata t’i japin përparësi para (përmendjes së Allahut, kryerjes së namazit dhe dhënies së zeqatit. Por, ata vendosën bindjen ndaj Allahut, adhurimin e Tij në vend të parë, qëllim të tyre përfundimtar dhe çdo gjë që ndërhynte (t’i pengon) mes tyre dhe këtij qëllimi, ata e kundërshtonin atë.

Pasi që braktisja e kësaj bote është e vështirë për shumicën e njerëzve,  përfitimi dhe llojet e ndryshme të tregtisë janë të dashura për ta, dhe është e vështirë që t’i lënë, në shumicën e rasteve, dhe është e rëndë për ta që t’i japin përparësi të drejtave të Allahut, andaj Allahu përmend çfarë do të motivojë dhe inkurajojë ata, siç thotë Ai: “Ata i frikësohen një dite kur zemrat dhe sytë do të shemben (nga tmerri i dënimit të Ditës së Ringjalljes)” – për shkak të tmerreve dhe vuajtjeve të tij. Për këtë arsye ata u frikësuan nga ajo ditë, kështu që veprimi bëhet më i lehtë për ta, që ata të përpiqen për jetën tjetër dhe të heqin dorë nga ajo që i preokupon nga ajo.” Tefsir Sadi.

Në lidhje me obligueshmërinë e namazit dhe kohën e tij, Allahu thotë: “Me të vërtetë, namazi është obliguar për besimtarët në kohë të caktuar” Nisa, 103

Shejh Abdurrahman Sadi ka thënë: Kjo do të thotë se është obliguar në kohën e tij, gjë që tregon se ajo është e detyrueshme dhe se ajo ka një kohë, që nuk është e vlefshme në çdo kohë tjetër. Këto janë kohët që janë të njohur edhe në mesin e muslimanëve, të rinj dhe pleq, dijetarë dhe injorantë. Ata këtë e mësuan nga Profeti i tyre Muhamed, -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!-, i cili ka thënë: “Faluni, siç më keni parë mua duke u falur” Fraza “për besimtarët” tregon se namazi është peshore e besimit, dhe sipas besimit të njeriut është edhe namazi i tij, plotësohet e përsoset.” Tefsir Sadi.

Dhe Allahu thotë, duke paralajmëruar ata që vonojnë namazin deri jashtë kohës së tij me pa arsye: “E, pos tyre, erdhën breznitë (e shëmtuara), të cilat harruan namazin dhe ndoqën epshet e veta. Ata do të hasin në të keqe (në humnerën e skëterrës), përpos atyre që pendohen, që besojnë dhe bëjnë (vepër) të mirë! Këta do të hyjnë në xhennet dhe nuk do t’u bëhet kurrfarë dëmi.” Merjem, 59-60.

Dhe Allahu thotë: “Mjerë për ata, të cilët kur falen, janë të pakujdesshëm (të harrueshëm).” Maun, 4-5.

Ibn Kethiri ka thënë:

“Është transmetuar nga Ibn Mes’ud se i është thënë atij, se Allahu përmend shpesh namazin në Kur’an: “ata të cilët janë të pakujdesshëm (të harrueshëm) ndaj namazit.” Maun, 5. dhe “të cilët në namaz janë të vazhdueshëm.” Me’arixh, 23 dhe “dhe ata kujdesen për kryerjen e namazit të tyre.”En Am, 92. Ibn Mesudi ka thënë: (Kjo do të thotë) Në kohëra të caktuara. Ata thanë: Ne kemi menduar se këto vargje kanë të bëjnë për lënësin. Ai tha: Kjo është kufr (për lënësin).

Evzaiu përcjell nga Ibrahim ibn Jezid, se Umer ibn Abdul-Aziz ka lexuar: “E, pos tyre, erdhën breznitë (e shëmtuara), të cilat harruan namazin dhe ndoqën epshet e veta.” Merjem, 59. Ai tha: “Humbja e namazit nuk do të thotë se ata e kanë braktisur atë, por ajo që do të thotë është se ata kanë humbur kohën e duhur.” Tefsir Ibn Kethir, 3/128-129.

Pra, nuk është e lejuar që të vonohet namazi nga koha e duhur bazuar në arsyetimin e punës. Në qoftë se nuk mundet të falesh në kohë gjatë punës, atëherë duhet të largohesh nga kjo punë dhe të kërkosh një punë tjetër e cila nuk do të shkaktojë që ju të humbasni namazin. Muslimani i mençur nuk duhet të ekspozojë veten në kërcënimin e Zotit të tij, e as të shesë fenë e tij për intersa të kësaj bote.

Allahu e di më së miri.

Burimi: albislam.com / islamqa.info

Përktheu: Shpend Zeneli

0 2990

MËSIME DHE POROSI ISLAME (14)

Kushtet e mbulesës në Islam, janë;
1. Mbulimi i të gjithë trupit të femrës, sipas një mendimi tjetër të dijetarëve lejohet zbulimi i fytyrës dhe duarëve të femrës me kusht që zbulimi i tyre mos të jetë fitne.
2. Të mos jetë mbulesa tërheqëse për meshkujt.
3. Të mos jetë mbulesa e tejdukshme.
4. Mbulesa duhet të jetë e gjërë, ngase qëllimi i saj është largimi i fitnes dhe fshehja e formës së trupit.
5. Të mos jetë mbulesa e parfymosur.
6. Të mos i përngjajë mbulesa veshjes së burrave.
7. Të mos i përngjajë mbulesa veshjes së jobesimtarëve.
8. Të mos ketë për qëllim motra muslimane me këtë veshje afirmim në popull.

Dr. Mustafa Murad

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 1809

SHEMBUJ NGA SUNETI PROFETIK

Nevas ibn Sem’an el Ensarij, radijAllahu anhu, përcjell se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Allahu solli një shembull, një rrugë të drejtë, që në të dyja anët e saja ka dy mure, në ato dyja ka dyer të hapura, e në çdo derë perde të nderë, në derën hyrëse të rrugës është një thirrës i cili thotë: O ju njerëz! Hyni në këtë rrugë që të gjithë e mos lakoni. Dhe një thirrës nga brendia e rrugës, kur një derë prej atyre dyerve (anësore) fillon të hapet, thërret: Mjerë ti! Mos e hap ngase po e hape do hysh në të. Rruga (e drejtë) është islami, ndërsa dy muret janë kufijtë e Allahut të Madhëruar, dyert e hapura janë ndalesat e Allahut, ai thirrësi në krye të rrugës është Libri i Allahut, aze ve xhel, ndërsa thirrësi mbi rrugë është këshilltari i Allahut në zemrën e çdo muslimani.”[1]

KUPTIMI I HADITHIT

Thënia: “këshilltari i Allahut në zemrën  e çdo muslimani.” Është meleku shoqërues në zemrën e një besimtari, dhe një shoqërues tjetër që është djalli.

Ky hadith është një shtytës për të përqendurar në rrugën e drejtë të Allahut, dhe një kërcënim nga devijimet e mundshme, veprimi i mëkateve dhe pasimi i rrugës së shejtanit.

Tibiu ka thënë: “Hadith i ngjshëm me këtë ëhtë hadithi “sikur bariu që kullot kopenë përreth arave që ruhen (të mos kulloten) e që gati mund të hyjë në to”. Muri është në pozitën e territorit, dhe rreth saj janë dyert, perdet janë kufijtë e Allahut, që është pikndarja mes robit dhe ndalesave të Allahut.”

Islami është fe e drejtë, kjo ësht ënjë prej veçorive të saj, Allahu thotë: “Dhe, qe, kjo është rruga ime e drejtë; prandaj ndiqnie, e mos shkoni rrugëve tjera që t’ju shmangin ato nga rruga e Tij. Kjo është ajo që ju porositë Ai për t’u ruajtur nga të këqijat.” En Am, 153.

I dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, kur e lexoi këtë ajet, shënoi një vijë të gjatë në tokë, dhe në dy anët e kësaj vije shënoi vija të shkurtra, e më pas tha: “Kjo është rruga e Allahut”, që ishte vija e gjatë “Dhe, qe, kjo është rruga ime e drejtë” dhe në dy anët e rrugës bëri me shenjë e tha: Këto janë rrugicat e shejtanit, që në hyrje të çdo rruge ka nga një shejtan që thërret në të.”

Muret kanë dyer të hapura, po qëse del nga ajo derë ku të shpien? I dërguari i Allahut kur na e sqaroi këtë shëmbëllim tha: “dyert janë ndalesat e Allahut” pra nëse njeriu hynnë ato dyer,  vetëm se ka hyrë në harame.

Atëherë çfarë përfitojmë nga perdet e vënduara në dyer? Perdet janë citatet sheriatike (Kuran dhe sunet) që të ndalojnë ty të hysh në ndalesa. Ka disa njerëz janë neglizhentë, ecën dhe sheh derën e hapur në të cilën derë nuk ka perde, mund që ai të hyn, e kur ti e pyet: Pse hyre, të thotë: unë nuk vërejta gjë. Por, nëse ai dëshron të hyn, ai patjetër se duhet ta largon perden, e në këtë rast ai këtë e veproi qëllimisht apo me pa qëllim, padyshim se qëllimisht, sepse ai largoi perden, përdallim të mos kishte perde, mund që të hynte duke mos vënë re, apo duke harruar, por pasi që perdert janë të vënduara, ai e die se dëshiron të hyn në të. Andaj mëshira e Allahut të Madhëruar bëri që të ketë perde në këto dyer që të mos e tërheqin njeriun e mos të futet në to.

DOBI NGA HADITHI

  1. Të kapurit për Librin e Allahut të Madhëruar është shkaku kryesor i mbrojtjes dhe shpëtimit nga rrugët e devijimit, dhe lajthitjet e fitneve.
  2. Mëshira e Allahut mb robërit e Tij, pasi që bëri që në zemrën e çdo besimtari të ketë një këshillues që e thërret atë kah e mira, e nxit në të dhe ia bën të dashur.
  3. Muslimani duhet t’i përkushtohet rrugës së drejtë (Siratul Mustekim) e të etë kujdes nga thirrësit e devijimit të cilët e shkatërrojnë atë që iu përgjigjet atyre, dhe e hedhin atë në gjëra që e hidhërojnë Allahun e Madhëruar.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

________

[1] Tirmidhiu 2859, Imam Ahmedi në “Musned” 29/181-182 me numër 17634, Albani e vlerësoi sahih “Sahih Tergib ve Terhib” 2/294 me numër 2348.

0 3877

Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Nuk ka besuar asnjëri prej jush përderisa nuk ia dëshiron vëllait të vet atë që ia dëshiron vetvetes së tij.” (Buhariu dhe Muslimi).

Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Shembulli i besimtarëve në dashuri ndaj njëri tjetrit është sikurse shembulli i një trupi. Nëse një pjesë e trupit ankon diçka, i gjithë trupi do ndjej dhimbjen dhe temperaturën.” (Buhariu dhe Muslimi).

Transmeton Ebu Ejubi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Nuk i lejohet muslimanit që mos t’i flas vëllait të tij musliman më shumë se tre net, duke u takuar njëri me tjetrin dhe secili prej tyre duke iku dhe larguar nga njëri tjetri. Më i miri prej këtyre dyve është ai i cili fillon t’i japë selam tjetrin.” (Buhariu dhe Muslimi).

Transmeton Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Muslimani ndaj muslimanit i ka gjashtë obligime.
1. Kur ta takojë duhet ta përshëndet me selam.
2. Kur ta thërret duhet t’i përgjigjet ftesës apo thirrjes.
3. Kur t’i kërkon këshillë duhet ta këshillon.
4. Kur të teshtije dhe të thoje elhamdulilah (falënderimi i takon Allahut) duhet t’i thotë JerhamukAllah (Allahu tê mëshiroftë).
5. Kur të sëmuret duhet ta vizitojë.
6. Kur tê vdesë duhet t’ia përcjellë xhenazen e tij. (Muslimi).

Transmeton Berra Ibn Azib,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: I Dërguari i Allahut,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- na urdhëroi t’i veprojmë shtatë gjëra dhe ndaloi t’i veprojmë shtatë gjëra tjera: Na urdhëroi që ta vizitojmë të sëmurin, ta përcjellim xhenazen, t’i themi jerhamukAllah(Allahu të mëshiroftë) atij që teshtin. Nëse betohet dikush në Allahun për t’ia kryer një punë, t’ia kryejmë. Ta ndihmojmë atë të cilit i është bërê padrejtësi dhe ta përhapim selamin.” (Buhariu dhe Muslimi).

Transmton Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Keni kujdes nga paragjykimi, sepse paragjykimi është gënjeshtra më e madhe. Mos i hulumtoni gabimet (të metat) e njëri tjetrit. Mos spiunoni njëri tjetrin. Mos kini zili ndaj njëri tjetrit. Mos ia ktheni shpinën njëri tjetrit. Mos e urreni njêri tjetrin. Por, bëhuni që të gjithë robër të Allahut dhe vëllezërohuni në mes vete. Muslimani êshtë vëlla i muslimanit, ai nuk i bën padrejtësi vêllait të tij. Muslimani nuk e poshtëron vëllain e tij. Muslimani nuk e nënqmon vëllain e tij. Muslimani nuk e urren vëllain e tij. Devotshmêria është këtu (dhe bënte me shenjë drejt gjoksit të tij). Çdo musliman e ka të ndaluar gjakun, nderin dhe pasurinë e vëllait të tij musliman. (Buhariu).

Transmton Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënê: ” Kush ia lehtëson një breng muslimanit, Allahu ia lehtëson atij një breng prej brengave të Ditës së Kiametit. Kush ia lehtëson një vështirësi muslimanit, Allahu ia lehtëson vështirësitë e tij në dynja dhe ahiret, dhe kush ia mbulon një të metë muslimanit, Allahu do t’i mbulojë një të metë në dynja dhe ahiret. Allahu është në ndihmë të robit të Tij, përderisa robi i Tij êshtë në ndihmë të vëllait të vet.” (Muslimi).

Pejgamberi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Besimtari është pasqyrë e besimtarit. Besimtari është vëlla i besimtarit. Ai nuk lejon që vëllai i tij të humbasë të falimentojë dhe e mbronë dhe e ruan aq sa ka mundësi.” (Ebu Davudi: 2/203 – Sahih)

Ibrahim en Nehaiu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: ” Mos u distanco prej vëllait tënd nëse ai bën ndonjë mëkat, përshkak se ai sot ka bërë mëkat dhe nëser inshallah do largohet nga ai mëkat.”

Ali Ibn Husejni,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- i kishte thënë një njeriut: ” A bon vaki që ndonjëri prej juve ta fus dorën në xhepin e vëllait të tij ose në kuletën e tij për të marrë atë që i nevojitet (ca para) pa e pyetur fare vëllain e tij? Ai i tha: Jo. Ali Ibn Husejni i tha: Atëherë ju nuk jeni vëllezër pêr hir tê Allahut.”

Përgatiti: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 1738

SHEMBUJ NGA SUNETI PROFETIK

Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, përcjell se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Çka mendoni, sikur para derës së ndonjërit prej jush të ishte një lumë, ku do të lahej pesë herë në ditë, a do të mbetej ndonjë ndyrësi në trupin e tij?” Ata thanë: “Nuk do të mbetej asnjë ndyrësi.” Atëherë, i Dërguari tha: “Kështu është edhe shembulli i pesë kohëve të namazit, me to Allahu i shlyen mëkatet.[1]

SHPJEGIM I HADITHIT

Ibnul Arabiu ka thënë: “Pika e ngjashmërisë është se njeriu njolloset me ndyrësira reale në trupin dhe teshat e tija, dhe uji i bollshëm i pastron ato, njashtu namazet e pastrojnë njeriun nga papastërtitë e mëkateve saqë të mos mbetet asnjë mëkat vetëm se ia largojnë.”

DOBI NGA HADITHI

  1. Vlera e namazit, dhe se namazi është shkak i shlyerjes së gabimeve dhe të mëkateve.
  2. Muslimani duhet të kujdeset për këtë obligim madhështor, ta kryen atë duke i zbatuar kushtet, shtyllat, vaxhibet dhe atë që mundet prej gjërave të preferuara, që ndikimi i saj të jetë edhe më i madh në pastrimin e muslimanit nga mëkatet e gabimet.
  3. Muslimani të kujdeset për vepra të mira derisa t’i shlyhen atij mëkatet.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

________

[1] Buhariu, 528. Muslimi 667.

0 2701

MËSIME DHE POROSI ISLAME ( 13 )

Dobitë e mbulesës:
1. Mbulesa është respektim i urdhërave të Allahut dhe të pejgamberit alejhi selam.
2. Mbulesa është ndershmëri për motrën muslimane.
3. Mbulesa është simbol i turpit.
4. Mbulesa është simbol i besimit.
5. Hixhabi (mbulesa) është devotshmëri.
6. Mbulesa është pastërti.
7. Mbulesa është prej virtyteve më të larta në islam për motrën muslimane.
8. Hixhabi është mburojë dhe mbulesë e asaj që ka ndaluar Allahu të shohin meshkujt tek femrat.
9. Mbulesa është shenjë e xhelozisë dhe dashurisë për veçoritë dhe simbolet e islamit.
10. Mbulesa është mburojë dhe siguri nga joshjet e epsheve dhe fitneve të ndryshme që ndodhin në shoqëri.

Dr. Mustafa Murad

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË