Arhiva MujoreAugust 2017

0 2563

Pyetje: a është e lejuar prerja e kurbanit jashtë haremit të Mekes për t’ua shpërndarë të varfërve në vendin nga vjen haxhiu sepse numri i tyre është i madh atje? Si është puna e haxhit nëse haxhiu bën një veprim i tillë? Shpresoj përmendjen e argumenteve nga Kurani dhe Suneti për obligueshmërinë e therjes së kurbanit në vendtherjen adekuate? Pse duhet therur kurbani brenda kufijve të haremit?
Publikimi është bërë me datë:
18/03/2015

Përgjigje:
Lavd-falënderimi i takon Allahut.
Therjet e detyruara për haxhiun në haxhin e tij janë disa lloje:

Lloji i parë: kurbani i haxhit temetu dhe kiran. Ai që e bën këtë formë të haxhit e ka detyrim therjen e kurbanit nëse posedon mundësitë, përndryshe duhet të agjërojë si zëvendësim, Allahu i madhëruar thotë: “ai që bënë umrën para haxhit (duhet therrë) një kurban që i vjen më lehtë, mirëpo nëse nuk ka, le të agjëroj tri ditë gjatë haxhit e shtatë ditë kur të ktheheni, këto jeni dhjetë ditë të plota. Ky është rregull për ata që nuk kanë familjen pranë xhamisë së shenjtë. Pra kinie dro Allahun dhe dine se Allahu është ndëshkues i rreptë” (Bekare: 196)
Ibn Kethiri thotë: “d.m.th. nëse ju mundësohet të kryeni haxhin, ai që e bën haxhin temetu duke përfshirë edhe atë kiran, apo bën nijet vetëm umren fillimisht dhe pasi ta kryej bën nijet haxhin – ky është lloji i veçantë që quhet temetu dhe i njohur te dijetarët e fikhut… “një kurban që i vjen më lehtë” d.m.th. le të therë atë kurban që i mundësohet, më së paku një dele. (Përfundoi fjala e Ibn Kethirit në Tefsirin e tij, 1/537)
Vendi i therjes së këtij kurbani është haremi mekas. Ibn El-Arabiu thotë: “nuk ka mospajtim se kurbani doemos duhet therur në harem” (Ahkamul Kur’an 2/186)
Në “Enciklopedinë e fikhut” 42/250-251 theksohet: “dijetarët e fikhut janë pajtuar se kurbani (el-hedju) përveç haxhit të penguar (el-ihsar) është i veçantë për haremin dhe se nuk lejohet therja e tij jashtë tij. Argument për këtë është fjala e Allahut për dëmshpërblimin e gjuetisë (gjatë ihramit) “duke bërë atë kurban për Qabe” (Maide: 95), dhe fjala e Tij: “e pastaj vendi i tyre (kurbanave) është te shtëpia e lashtë” (Haxh: 33)
Po ashtu i Dërguari ka thënë: unë thera kurbanin këtu kurse e tërë Mina është vendtherje, therni, pra, në vendqëndrimet e juaja”
Gjithashtu ka thënë: “të gjitha shtigjet e Mekes janë rrugë dhe vendtherje”
Mishi i këtyre kurbanëve është detyrim t’u shpërndahet të varfërve dhe të mjerëve të haremit kurse një pjesë mund të transferohet jashtë për ngrënie apo dhurim. Xhavit b. Abdullah tregon: nuk hanim mishin e kurbanave tonë pas 3 ditëve në Mina, mirëpo i Dërguari na dha leje duke thënë: “hani dhe furnizohuni! Hëngrëm dhe u furnizuam” (Buhariu dhe Muslimi)
Shejh Uthejmini thotë: kurbani i haxhit temetu dhe kiran është kurban falënderimi dhe nuk është detyrim t’ju jepet të varfërve të haremit porse është sikur kurbani i atij që s’ka shkuar në haxh (ud-hije) që d.m.th. han prej tij, dhuron dhe jep lëmoshë për të mjerët e haremit.
Nëse dikush e ther kurbanin e haxhit temetu apo kiran në Mekë, pastaj mishin e çon në Sherai, Xhide apo diku tjetër, s’prish punë, mirëpo detyrohet që një pjesë të mishit ta jep lëmoshë për të mjerët e haremit” (Sherh Mumti 7/203)

Lloji i dytë: kurbani për shkak të lënies së një detyrimi. Kush le një detyrim të haxhit, këtë mangësi ai e plotëson duke prerë një dele. Abdullah b. Abasi thotë: “Kush harron diçka nga (obligimet) haxhi ose e le, le të pres një kurban!” (Muvetta 1583)
Ky kurban është detyrim të theret në harem dhe mishi i tij të shpërndahet në harem gjithashtu.
Shejh Uthejmini thotë: dijetarët kanë theksuar tekstualisht këtë. Ata kanë thënë: “është detyrim që kurbani i haxhit temetu, kiran dhe kurbani që theret për shkak lënies së ndonjë detyrimi, të theren në Mekë. Allahu e potencoi tekstualisht në rastin e kundërvajtjes së gjuetisë “O ju që besuat, mos e mbytni gjahun, duke qenë ju në ihram. E kush e mbyt atë me qëllim, aterë dënimi është therrorizimi i një kafshe shtëpiake të ngjashme me atë (të egrën) që ka mbytur. Për këtë çështje vendosin dy njerëz të drejtë nga mesi juaj, duke bërë atë kurban për Qabe…” Ajo që kufizohet sipas sheriatit me vende të caktuara, nuk lejohet të bartet diku tjetër porse është detyrim të realizohet aty, pra kurbanët (el-hedju) doemos duhet të theren në Mekë dhe të shpërndahen aty. (Mexhmu fetava Ibn Uthejmin 25/83)

Lloji i tretë: kurbani që theret për shkak të kundërvajtjeve të ihramit (mahdhurarul-ihram)
Shejh Uthejmini thotë: dhe veprimi i të ndaluarës: është vërtetuar me Kuran se për të duhet therur kurban. Allahu i madhëruar thotë: “E kryeni haxhin dhe umrën për hir të Allahut, po në qoftë se pengoheni, atëherë (therrni për kurban) çka t’ju vijë më lehtë prej kurbanëve, e mos i rruani kokat tuaja derisa të arrijë kurbani vendin e caktuar. Po kush është prej jush i sëmurë ose ka mundim koke (e rruhet para kohe) kompensim është: agjërim, sadaka ose kurban.” (Bekare: 196)
Sherh Mumti 7/408
Shiko edhe “El-Xhami li ahkamilKur’an” të Kurtubiut 3/292,293
Nëse kurbani i bëhet detyrim atij që bën kundërvajtje, atëherë ai është i lirë të zgjedh se ku do ta ther e ta shpërndajë atë në vendin e kundërvajtjes -qoftë ai edhe jashtë haremit – apo në harem. Kab b. Uxhreh, radijallahu anhu, përcjellë se i Dërguari e kishte parë tek i binin morat në fytyrë dhe i tha: a të pengojnë? Tha: po. I Dërguari e urdhëroi të rruajë kokën duke qenë në Hudejbije. Ata nuk e dinin se aty do t’i hiqnin ihramat ngase shpresonin se do të hynin në Mekë, Allahu e zbriti dëmshpërblimin, i Dërguari e urdhëroi të ushqente 6 vetë (duke shpërndarë një ferek që është e barabartë me 3 sa’) apo të priste kurban një dele apo të agjëronte 3 ditë” (Buhariu dhe Muslimi)
Shejh Uthejmini thotë: “kurbanët që lejohen të theren dhe të shpërndahen jashtë haremit me shkak, lejohen të theren dhe të shpërndahen brenda haremit dhe jo e kundërta” (Sherh Mumti 7/204)
Nga ky lloj është kurbani deve nëse muhrimi kryen marrëdhënie intime me bashkëshorten përpara lirimit të parë nga ihrami. Shejh Uthejmini thotë: nëse kundërvajtja është marrëdhënie intime përpara lirimit të parë në haxh, detyrimi i tij është të therë një deve në vendin e kundërvajtjes apo më Mekë dhe mishin ua shpërndanë të varfërve” (Mexhmu fetava Ibn Uthejmin 22/222)

Lloji i katërt: kurbani që pritet për shkak pengimit për të përfunduar haxhin (el-ihsar). Allahu i madhëruar thotë: “E kryenie haxhin dhe umrën për hir të Allahut, po në qoftë se pengoheni, atëherë (therrni për kurban) çka t’ju vijë më lehtë prej kurbanëve” (Bekare: 196)
Dispozita lidhur me këtë lloj të kurbanit është sikur ai paraprak, pra theret në vendin e pengimit ngase i Dërguari kur u pengua nga hyrja në Mekë gjersa ishte në Hudejbije, kurbanin e tij e theri jashtë haremit.
Gjithashtu lejohet që ky lloj i kurbanit të theret e shpërndahet në harem. Ibn Omeri tregon se i Dërguari u nis për umre dhe mosbesimtarët kurejshit penguan atë të hyjë në Qabe, andaj ai theri kurbanin e tij dhe rrojti kokën në Hudejbije” (Buhariu)
Ibn Haxheri thotë: “Dukshëm kuptohet se shumica i therën kurbanët në vend, e ata ishin jashtë haremit dhe kjo tregon lejushmërinë, Allahu është më i dituri” (Fet-hul Bari 4/11)

Lloji i pestë: kurbani që theret si dëmshpërblim për kundërvajtjen e gjuetisë. Ky kurban doemos duhet therur dhe shpërndarë në harem, nuk lejohet jashtë tij. Allahu i madhëruar thotë: “O ju që besuat, mos e mbytni gjahun, duke qenë ju në ihram. E kush e mbyt atë me qëllim, atëherë dënimi është therrorizimi i një kafshe shtëpiake të ngjashme me atë (të egrën) që ka mbytur. Për këtë çështje vendosin dy njerëz të drejtë nga mesi juaj, duke bërë atë kurban për Qabe, ose (dënimi është) duke ushqyer të varfër, ose sa ai (ushqimi), agjërimi, këtë për të shijuar të keqen e punës së tij. Allahu ka falur të kaluarën. E kush bën përsëri, (gabimin) Allahu dënon ashpër. Allahu çshtjet), hakmerret (me dënim).” (Maide: 95)
IbnKethiri thotë: “duke bërë atë kurban për Qabe”d.m.th. që arrinë në Qabe. Qëllimi i arritjes në Qabe është të theret aty dhe mishi të shpërndahet për të varfërit e haremit. Kjo është një çështje koncensuale” (Tefsir Ibn Kethir 3/194)
Nga ajo më lartë bëhet e qartë se ajo që ligjërisht duhet therur brenda haremit nuk lejohet të theret jashtë tij, ndërsa, ajo që ligjërisht theret jashtë haremit lejohet të bartete e të theret brenda tij.

Ai që kryen haxhin mirëpo kurbanin e ka therë jashtë haremit, haxhin e ka të saktë, mirëpo detyrohet të therë një kurban tjetër në vend të tij, brenda haremit. Nëse nuk mundet të shkojë personalisht në Mekë, atëherë e autorizon dikë të i cili ka besim për të therë për të një kurban brenda haremit.

Shejh Ibn Bazi ka thënë: kurbani i haxhit temetu dhe kiran nuk lejojet të theret përveç se në harem. Nëse e therë jashtë haremit si p.sh. në Arafat, Xhide apo diku tjetër, nuk është valid edhe nëse mishin e shpërndanë në harem, prandaj detyrohet të therë kurban tjetër në harem, pa marrë parasysh a ka qenë i ditur apo jo për këtë. I Dërguari, kurbanin e tij e theri në harem dhe tha: “merrni nga unë ritete e haxhit!”, kështu vepruan edhe shokët e tij. (Mexhmu fetava Ibn Baz18/31,32)
Së dyti: pyetja juaj: përse kurbani duhet therur brenda haremit?
Kurbani theret brenda haremit për arsyet në vijim:
1. Kështu është theksuar në Kuran dhe Sunet andaj bëhet detyrim ndjekja e tyre. Allahu i madhëruar thotë: “Kur Allahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush e kundërshton Allahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës.” (Ahzab: 36) po ashtu ka thënë: “Çka t’ju jep Pejgamberi, atë merrnie e çka t’ju ndalojë, përmbanju dhe kinie frikë Allahun, se Allahu është ndëshkues i ashpër.” (Hashër: 7)
Puna e kurbanave është si puna e krejt riteve të haxhit, madje si puna e gjithë adhurimeve, ndiqet urdhëri i Allahut dhe të Dërguarit pa pyetur pse.
Buhariu dhe Muslim kanë shënuar se Aishja, Allahu qoftë e kënaqur prej saj, qortoi një grua e cila e pyeti: pse femra me cikël kompenson agjërimin ndërsa namazin jo? I tha: na ka ndodhur në kohën e të Dërguarit dhe urdhëroheshim të kompenzonim agjërimin ndërsa namazin jo.
Shatibiu thotë: për sa i përket adhurimeve, arsyeja e tyre është thjeshtë nënshtrim ndaj Zotit, pa shtuar gjë as pa lënë mangut. Për këtë arsye kur u pyet Aishja pse kompensohet agjërimi nga femra me menstruacione ndërsa namazi jo, qortoi pyetsen të bëjë pyetje të tillë ngase adhurimi nuk është bërë për tu kuptuar shkaku i tij i veçantë. Pastaj ajo tha: “urdhëroheshim të kompensonim agjërimin ndërsa namazin jo” dhe kjo saktëson mendimin se njohja e arsyes së adhurimit është rrugë e vështirë. Ngjashëm me këtë është edhe fjala e Ibn Musejjibit kur u pyet për arsyen e barazimit të gishtërinjëve nga Ligjëdhënësi në dëmshpërblim (dije): është sunet, o biri vëllait” (Muvafekat: 2/526)
2. Ngase është një nga ritet e haxhit, ndërsa haxhi lidhet me Mekën dhe shumica e veprimeve të tij bëhen brenda haremit, prandaj edhe therja e kurbanit brenda haremit është në përputhshmëri me esencën e haxhit.
3. Therja e kurbanit dhe shpërndarja e mishit të tij brenda haremit është ndihmë për të varfërit e këtij vendi. Ndoshta ky është prej furnizimit që Allahu mori përsipër për banorët e këtij vendi si përgjigje ndaj lutjes së Ibrahimit, alejhi selam: “Zoti ynë! unë një pjesë të familjes sime e vendosa në një luginë, ku nuk ka bimë, e pranë shtëpisë tënde të shenjtë. Zoti ynë (i vendosa aty) që të falin namazin, pra bën që zemrat e disa njerëzve të mallëngjehen për ata, dhe, për të falënderuar me mirënjohje, furnizoj ata me fruta.” (Ibrahim: 37)
Shiko “El-Mugni” të Ibn Kudames 5/451
Allahu është më i dituri!

Përktheu nga gjuha arabe:
Agim Bekiri

0 1141

1. Më mësoi mua Kur’ani se nuk ka diçka të pamundur para fuqisë së Allahut. Allahu, xhele ue ala, thotë: “Ajo (Merjemja) tha: “Zoti im, si mund të kem unë djalë e mua s’më ka prekur njeriu (nuk jam e martuar)? Ai (All-llahu) tha: “Ja, kështu, All-llahu krijon çka të dojë. Kur Ai vendos për një çështje, vetëm i thotë: Bëhu! Ajo menjëherë bëhet. (Al Imran; 47)

2. Ndodh që dhimbja ka mbushur jetën tuaj, kujto ajetin Kur’anorë: “Unë vetëm Allahut i ankohem për hidhërimin dhe pikëllimin tim.” (Jusuf: 86).

S’ka dyshim se pas leximit te këtij ajeti dhimbjet zhyten në detin e durimit. Dhe mos harro moton e lumturisë, gjithmonë: “Të kënaqurit me atë që Allahu të ka dhënë.”

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “A nuk e studiojnë(meditojnë) me vëmendje Kur’anin? Por jo, ata janë zemra që kanë drynat e vet!” (Muhamed: 24).

Hafidh Ibn Kethiri, rahimehullah, ka thënë: “Lënia e meditimit të Kur’anit, llogaritet braktisje e tij”.

4. Leximi i Kur’anit është dritë dhe shërim nga çdo sëmundje! Largohu nga çdo pengesë që të ndan nga leximi i Kuranit. Përpiqu për ahiretin tënd dhe lëri justifikimet e ditëve që të kanë ndarë nga kjo dritë.

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Për t’ju sprovuar se cili prej jush është më vepërmirë.” (El Mulk; 2).

Fudajl Ibn Ijadi, rahimehullah, në lidhje me ajetin e lartëpërmendur, thotë: “Fjala është për veprën e pastër dhe të qëlluar. Ngase, vepra nëse është e pastër por jo e qëlluar (e saktë), vepra e tillë nuk pranohet. Nëse është vepra e qëlluar por jo e pastër (e çiltër), nuk pranohet derisa të jetë e pastër dhe e qëlluar. Vepra e pastër është ajo që është vepruar për hirë të Allahut, kurse vepra e qëlluar është ajo që është në përputhje me Sunetin e pastër profetik.”

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 4690

Në fundin e tretë të pjesës së natës zbret Allahu i Madhëruar ashtu siç i takon madhërisë së Tij.

Përpos në ditën e Arafatit, Allahu i Lartësuar zbret në qiellin e dynjasë gjatë ditës.
Të parët e myslimanëve i ruanin kërkesat që kishin për lutje, dhe luteshin ditën e Arafatit.
Sa prej nevojave, dëshirave, dhe lutjeve janë pranuar në mbrëmjen e Arafatit.
Në Ramazan është e fshehur Nata e Kadrit, dhe nuk e dimë se kur është!
Ndërsa për muajin Dhulhixhe, na tregoi Allahu për ditën e Arafatit, megjithatë, sa e shfrytëzojmë.

Nëse mundesh që të vetmohesh me vehten, në prag të ditës së Arafatit, atëherë vetmohu prej pas namazit të ikindisë e deri tek thirrja e ezanit akshamit.

Njëri prej njerëzve të mirë thoshte: pasha Allahun, nuk jam lutur me ndonjë lutje në ditën e Arafatit dhe brenda vitit ta shohë përgjigjen sikurse agimin e mëngjesit.

Bëni mirë vetevetes,
Umetin Islam mos e harroni në lutjet e juaja!
O Allah na e mundëso ta arrijmë Ditën e Arafatit, dhe na e prano atë!

Burimi: Muhamed Ratib Nabulsi / albislam.com
Përkthehu nga gj.arabe: Nusret Ramadani.

0 1405

Ka thënë dijetari i shquar ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë:

“Nëse është i sigurtë që mund ta shlyejë borxhin, ndërkohë është në mardhënie pune (i punësuar), dhe vjen koha e Kurban Bajramit, e ai nuk posedon të holla për Kurban, por e di që në fund të muajit e pranon pagën mujore, atëherë nuk ka të keqe që të merr borxh dhe të blejë kurban një dele dhe pagesën ta bëjë më vonë e të therë kurbanin e tij. E nëse nuk është i sigurtë dhe është i papunësuar nuk i lejohet të merr borxh, ngase atëherë e ngarkon veten me borxh, e që Allahu këtë nuk e kërkon prej tij”.

Burimi: (Takimet mujore me Shejh ibn Uthejminin 4/34) / albislam.com

Përkthehu nga gjuha Arabe:
Nusret Ramadani

0 5186

Përgjigjja:
Falënderimi i qoftë Allahut.
Për atë që dëshiron të ther kurban është sunet të thotë:
Bismillah, Allahu Ekber, Allahume hadha minke ve leke, hadha anni.
Në emër të Allahut, Allahu është më i Madhi, o Allah ky është prej Teje dhe për Ty, ky është në emër tim.
(ose, nëse është duke e therur në emër të dikujt tjetër thotë: Ky është në emër të filanit, o Allah, pranoe (këtë sakrificë) nga filani dhe familja e filanit), e përmend emrin e tij.
Ajo që është e detyrueshme të thuhet në këtë rast është Bismilah, pjesa tjetër është e preferuar, por nuk është e detyrueshme.
Buhariu (5565) dhe Muslimi (1966) shënojnë hadithin e transmetuar nga Enesi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili tha: i Dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) theri për kurban dy desh të zinj me balë, e me brinjë. Ai i theri me dorën e vet, tha Bismilah dhe Allahu Ekber, dhe vuri këmbën e tij në qafat e tyre.
Muslimi (1967) shënon hadithin që e transmeton Aisheja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, se i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) urdhëroi që atij t’i sillnin një dash me brinjë, ia sollën, që ai ta ther për kurban. Ai i tha: “O Aishe, më jep thikën.” Pastaj ai tha, “Mprehne atë në një gurë”. Kështu ajo veproi, pastaj e mori atë dhe e mori dashin, e lëshoi dhe u përgatit për ta therur dhe tha: “Në emër të Allahut, O Allah pranoe (këtë sakrificë) nga Muhamedi dhe familja e Muhamedit dhe umeti i Muhamedit”, dhe e theri.
Tirmidhiu (1521) shënon hadithin që e transmeton Xhabir ibn Abdullahu, i cili ka thënë: Unë kam qenë i pranishëm me të dërguarin (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) në ditën e Kurban Bajramit në vendin e faljes. Kur ai e kishte mbaruar hutbën e tij, zbriti nga minberi i tij, ia sollën një dash dhe i Dërguari i Allahut e theri atë me duart e veta (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). Gjatë therjes ai tha: “Në emër të Allahut, Allahu është më i Madhi. Ky kurban është në emër tim dhe në emër të atyre që nuk kanë therë kurban prej umetit tim.” Shejh Albani e vlerësoi hadithin autentik në librin ‘Sahih Tirmidhi’.
Në disa transmetime janë shtojcat: “O Allah, ky është prej Teje dhe për Ty“. Shih ‘Irva el Galil, 1138, 1152’.

Fraza: “O Allah, ky (kurban) është prej Teje“, do të thotë se kjo sakrificë është një dhuratë dhe risk që më ka arritur nga Ti. “Dhe për Ty“, do të thotë, është sinqerisht vetëm për Ty.
Shih librin ‘Sherh Mumti’, 7/492

Burimi: islamqa.info / albislam.com

Përktheu nga gj.arabe: Shpend Zeneli

1 8637

Abdullah ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij dhe babait të tij, përcjell dhe thotë: i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Jepjani pagën punëtorit para se t’i thahet djersa”. Në një trasmetim tjetër: “Jepjani hakun”. Në vend të ‘pagës’. E shënon ibn Maxhe, ndërsa shejh Albani e vlerësoi si autentik.

SHPJEGIM I HADITHIT

I dërguari, sal-Allahu alehi ve selem, udhëzoi umetin e tij që të kujdesen për të drejtën e punëtorit, duke ia dhënë pagën, pa mos ia vonuar, apo zvarritur, ‘para se t’i thahet djersa’, kuptimi i asaj që, ‘t’i jipet para se t’i thahet djersa’, është një formë metaforike për detyrueshmërinë e shpejtimit para se të kryhet puna, nëse ai këtë e kërkon, edhe nëse nuk djersitet, apo është djersitur dhe është tharë, që është një formë hiperbolistike në shpejtimin e dhënies dhe moszvarritje në përmbushjen e premtimit.

Ndoshta punëtori, apo shërbetori mund që të kryen një punë apo një shërbim në këmbim të një ushqimi, pije apo veshmbathje, apo të kryen punën e shërbimin për një pagë të caktuar të parave apo për një gjë tjetër, që në dy rastet duhet që punëdhënësi t’ia jep punëtorit apo shërbetorit atë që e meriton, e nuk i lejohet që ta dëmtojë, duke i mangësuar nga paga, apo duke e zvarritur në të, e nëse vepron diç të tillë ai ka bërë zullum, e Allahu i Madhëruar ka nënçmuar zullumin dhe zullumqarët në Librin e tij, ku thotë: “Dhe, adhurojnë përpos Allahut– (atë), të cilën, Ai nuk u ka dërguar atyre asnjë argument, dhe për atë, që ata nuk kanë kurrfarë dijenie. E, zullumqarët, nuk kanë kurrfarë ndihmësi”. Haxh, 71.

Sikur që edhe i Dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka tërhequr vërejtjen në hadithin e Xhabir ibn Abdullahut, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ku ka thënë: “Ruaju prej zullumit, sepse zullumi është (shumë) errësira në ditën e Kiametit…”. Shënon Muslimi.

Sikur që është e qartë se, porosia dhe udhëzimi profetik ka të bëjë me vonesën e hakut të punëtorit, ndërsa të mos i jipet punëtorit paga, apo të pengohet tërësisht, padyshim që është prej mëkateve të mëdha, Allahu na e tërheqi vërejtjen prej kësaj vepre dhe e konsideroi ngrënësin e hakut të punëtorit hasëm të Tij në ditën e Kiametit.

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Allahu i Madhëruar ka thënë: “Për tre persona Unë do jem hasëm i tyre në ditën e Kiametit: ”Personin që betohet në Mua pastaj mashtron, personin që shet njeriun e lirë dhe merr të holla për të, dhe personin që mer një punëtor, nga i cili morri shërbimin e nuk ia jep pagën”. E shënon Buhariu.

DIFERENCA E ROLEVE NJERËZORE

Nuk do të plotësohet jeta, e nuk ndërtohet toka pa patur diferencë në rolin e njerëzve, pa llojllojshmëri në përgjegjësitë, e shumëfishimin e profesioneve të tyre. Si rezultat i vullnetit dhe urtësisë së Allahut të Madhëruar, bëri që disa prej robërve të Tij të jenë të pasur, e disa të varfër, e secilën kategori e bëri të varur për njëri-tjetrin, njëra kategori rrit zhvilimin e pasurisë e shpenzon mbi kategorinë tjetër, e kategoria tjetër zbaton punën në këmbim të shpenzimeve që u jipen.

Allahu thotë: “Ai bën që ta ndërroni njëri-tjetrin në Tokë dhe Ai ju ngritë nëpër pozita disa nga ju mbi të tjerët, për t’ju provuar për atë që ju ka dhënë. Me të vërtetë, Zoti yt, është i shpejtë në dënim, por me të vërtetë, është edhe falës e mëshirues”. En Am, 165.

Allahu thotë: “Vallë, a mos e ndajnë ata mëshirën e Perëndisë (profetninë)? Na, furnizimin e kësaj jete e kemi ndarë, në mes tyre dhe i ngritëm disa mbi të tjerët me shkallë (për nga pozita dhe malli), që disa t’u shërbejnë të tjerëve, e mëshira e Perëndisë është më e mirë nga ajo që grumbullojnë ata”. Zuhruf, 32.

Islami udhëzoi të pasurit që të jenë modestë, e të mos jenë kryelartë ndaj shërbetorëve, e vendosi të drejta për ta, të cilat duhet që t’i realizojnë pa i vonuar e pa i mangësuar. Andaj njeriu duhet të jetë modest me shërbëtorin, e të mos e ngrit veten mbi të, ngase mund që të jetë në grada më të larta tek Allahu, e vlera nuk është në pasurinë e majme, e as në trupat e mëdhenjë, e në asgjë tjetër prej zbukurimeve të kësaj bote, por vlera peshohet me devotshmëri: “Më i lavdërueshëm tek Allahu është ai që i druan më së shumti Atij”. Huxhurat, 13

NUK MË THA ASNJËHERË ‘OF’

Veprimi i të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, nuk u mjaftua vetëm me përmbushje të hakut të punëtorit pa e vonuar, bile sjelli shembullin më të mirë në sjelljen me shërbetorin, kështu që Enes ibn Maliku, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: “I kam shërbyer të dërguarit të Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, për dhjetë vite, pasha Allahun asnjëherë nuk më tha ‘Of’, e as që më tha për diç; pse veprove kështu? Të kishe vepruar kështu?”. Shënon Buhariu dhe Muslimi.

Njashtu i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ia tërheqi vërejtjen Ebu Dherit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, që të mos e dëmtojë shërbetorin, e i tha: “Vëllezër tuaj janë shërbetorët, Allahu bëri që ata të jenë ndër jush, kështu që kush ka vëllain ndër duar të tija, le ta ushqejë prej asaj që ushqehet, le ta vesh prej asaj që e vesh ai, e mos t’i ngarkoni me aq sa nuk mund të bartin, e nëse i ngarkoni, atëherë ndihmoni”. Shënon Buhariu dhe Muslimi.

HADITHI I TETËMBËDHJETË

POROSI DHE UDHËZIME PROFETIKE

Burimi: albislam.com

Përktheu nga gj. arabe: Hoxhë Shpend Zeneli

0 2259

Ka thënë dijetari i shquar Ibën El Uthejmin, Allahu e mëshiroft:
-Të jetë prej bagëtive: deve, lopë apo dele ose dhi.
– Të ketë të plotësuar moshën e caktuar: 1 Delet gjashtë muaj, dhitë një vit, lopët dy vite dhe devetë pes vite.
– Të mos ketë të meta me të cilat nuk plotësohen kushtet e pranimit siç janë:
1. Verbërim i qartë
2. Sëmundje e qartë
3. Çalim i qartë
4. Ashtdobët që s’kam brenda palcë.

Burimi: Përmbledhje fetfash dhe shkrimeah- Ibën El Uthejmin.

Po ashtu, ka thënë, Allahu e mëshiroft:
I këshilloj vllezërit: nëse dëshironi pasimin e sunetit gjatë prerjes së kurbanit atëherë bëjeni atë në vendin tuaj dhe mos e shpërndani atë jashtë vendit, duke manifestuar simbolet e Islamit dhe duke e bërë të njohur mes familjeve dhe fëmijëve. Ju këshilloj ju ta bëni therjen e kurbanit nëse ka mundësi dhe të përmendni emrin e Allahut (thënien bismilah ) dhe të hani një pjes prej saj ashtu që ta realizoni pasimin e të Dërguarit, paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të .

Burimi Takimet mujore të dijetarit El Uthejmin / albislam.com

Përktheu nga gjuha arabe: Abdusamed Selimi

0 1493

Aishja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: “shpirtrat janë sikur ushtarët e rekrutuar. Ata që njihen, pajtohen, ata që s’njihen, kundërshtohen” (Buhariu dhe Muslimi)

“Ushtarët e rekrutuar” d.m.th. të ndarë në grupe ose në lloje. (Neveviu në Sherh Sahih Muslim 16/185)
El-Hatabi përmend dy aspekte të kuptimit të këtij hadithi:
1. Afrimi i shpirtrave ndodh varësisht prej kategorisë që i përkasin, të mirët me të mirët ndërsa të këqinjtë me të këqinjtë.
2. Hadithi të flet për gjenezën e krijimit, për botën e fshehtë ngaqë është përmendur se shpirtrat janë krijuar përpara se të ekzistonin trupat. Ata janë takuar që atëherë, dhe pasi kanë hyrë në trupa, afrimi apo largimi mes tyre ndodh sipas asaj eksperience të mëhershme.
(Fet-ul Bari sherh Sahih el-Buhari6/369,379. Fjalët e El-Hatabit janë parafrazuar)

albislam.com

Përgatiti: Agim Bekiri

0 1619

Hoxha ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Gjërat të cilat duhet t’i bësh që të jetë haxhi yt i pranuar, janë:

-Të bësh nijet haxhin për hir të Allahut të lartësuar, e kjo nënkupton sinqeritetin.

-Gjatë kryerjes së haxhit ta ndjekë mënyrën se si e ka kryer haxhin Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e kjo është pasimin.

Çdo vepër e mirë nuk pranohet vetëm se me plotësimin e këtyre dy kushteve themelore: sinqeritetin dhe pasimin e Pejgamberit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, për shkak të fjalës së Allahut të lartësuar: “E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë.” (El Bejjine: 5), dhe fjalës së Pejgamberit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: “Vërtet veprat shpërblehen sipas qëllimit dhe secilit njeri i takon ajo qe e ka bërë nijet”, dhe për shkak të fjalës së tij (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Ai që e vepron një punë që nuk është në pajtim me çështjen tonë, ajo është e refuzuar.”

Këto janë çështjet më të rëndësishme që duhet të mbështetet haxhiu: sinqeriteti dhe pasimi i Pejgamberit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, në haxhin e tij thoshte: “Merrni nga unë metodën e kryerjes së haxhit.”

-E prej kushteve është: që të jetë haxhi me pasuri hallall, ngase haxhi me pasuri haram është i ndaluar dhe nuk lejohet saqë disa dijetarë kanë thënë se haxhi nuk është i vlefshëm me këtë rast. E disa të tjerë thonë: “Kur ta kryen haxhin me pasuri e cila është haram Dije se ti nuk e kryer haxhin por, e kanë kryer devetë”

-Prej tyre: Të largohet prej asaj që Allahu e ka ndaluar për shkak të fjalës së Allahut të lartësuar: “Haxhi është në muajt e caktuar e kush bën (ia fillon të zbatojë) haxhin në këta muaj, nuk duhet afruar gruas, nuk bën të merr nëpër këmbë dispozitat e sheriatit, as nuk duhet shkaktuar grindje.” (El Bekare: 197)

Largohet nga ajo që e ka ndaluar Allahu plotësisht në haxh dhe jashtë tij prej shthurjeve dhe mëkateve, fjalëve të ndaluara, veprave të ndaluara, ndëgjimin e veglave muzikore. Largohet nga ajo që e ka ndaluar Allahu veçanërisht në haxh si: Er Rrefeth – e që është marrëdhëniet me gratë, rruarja e kokës, si dhe largimi nga ajo që e ka ndaluar Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, gjatë veshjes së ihramit dhe me një shprehje më të përgjithshme: largohet të gjitha ndalesat që vijnë pas veshjes së Ihramit.

Duhet gjithashtu që haxhiu të jetë i butë, tolerant dhe fisnik në pasurinë dhe veprat e tij dhe t’iu bëjë mirë vëllezërve të tij sa të ketë mundësi. Ai duhet të jetë larg shqetësimit të myslimanëve qoftë në vendet e adhurimit në haxh apo në tregje. Ai i largohet shqetësimit me rastin e kallaballëkut në Tavaf, Sa’j dhe Xhemerat, si dhe vendet e tjera.

Këto janë gjërat që i takojnë haxhiut apo që duhet t’i punon haxhiu. Për ta realizuar këtë më lehtë duhet ta shoqërojë një dijetarë i cili ia përkujton çështjet e fesë e nëse kjo nuk i lehtësohet, atëherë le të lexojë prej librave të dijetarëve, ato që janë të besueshme para se të shkojë në haxh ashtu që ta adhurojë Allahun me dituri.”

Burimi: Fetvatë e Shejh Ibn Uthejminit, Nurun Ala Derb / albislam.com

Përktheu nga gjuha Arabe: Nusret Ramadani

0 3392

Forma e ‘tekbireve të përgjithshme’ dhe ‘tekbireve’ veçanta

Ka thënë dijetari i shquar Ibën El Uthejmin, Allahu e mëshiroftë: Forma e tekbireve është: ALLAHU EKBER, ALLAHU EKBER, LAILAHE IL-LALLAHU, VALLAHU EKBER, ALLAHU EKBERU VE LILAHILHAMD, ose e përsërit në fillim tre her ALLAHU EKBER.

‘Tekbiret e përgjithëshme’ pëlqehen të thuhen në çdo kohë, kurse të veçantat thuhen pas namazeve obligative.

Dijetarët, Allahu i mëshiroftë, kanë theksuar se ‘tekbiret e veçanta’ janë ato që thuhen vetëm për Kurban Bajram dhe fillojnë prej pas namazit të sabahut ditën e Arafatit dhe vazhdojnë deri pas namazit të iqindisë të ditës së fundit prej ditëve të teshrikut (që është dita e katërt e bajramit). Kurse, ‘tekbiret e përgjithëshme’ pëlqehet të thuhen në Fitër Bajram dhe gjatë dhjetë ditëve të para të dhul- hixhes (nëntë dit para Kurban Bajramit).

Mendimi më i vërtetë është se ‘tekbiret e përgjithëshme’ vazhdojnë gjatë ditës së Kurban Bajramit dhe vazhdojnë deri në ditën e fundit të teshrikut që d.m.th. se kohëzgjatja e tyre është trembëdhjetë ditë. Pëlqehet ngritja e zërit duke i thënë tekbiret përveç grave .

Burimi: Fetfa dhe shkrime të dijetarit Ibën El Uthejmin 16/262 / albislam.com

Përktheu nga gjuha arabe: Abdusamed Selimi

NA NDIQNI NË