Arhiva DitoreOct 7, 2014

0 3693

Pyetje: E kam mësuar se i Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, na ka ndaluar agjërimin në ditën e dyshimtë (dita e tridhjetë e muajit shaban) dhe dy ditët para ramazanit. Mirëpo, a më lejohet mua të bëj kaza disa ditë të muajit të kaluar ramazan mu në këto ditë?!

Përgjigje: Hamdin ia kushtojmë Allahut! Po, lejohet kompenzimi i ramazanit të kaluar në ditën e dyshimtë apo një a dy ditë para ramazanit.

            Është vërtetuar se i Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ka ndaluar nga agjërimi i ditës së dyshimtë apo të paraprihet ramazani me agjërim, një ditë apo dy. Mirëpo kjo ndalesë nuk e përfshin njeriun që ka pasë traditë të agjërojë që më herët, duke u bazuar në fjalën e të Dërguarit të Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-: “Mos e paraprini ramazanin me agjërim të një dite apo dy para tij, përveç një burri që ka qenë duke agjëruar, atëherë ai le të agjërojë!”[1] Nëse njeriu ka dëshirë të agjërojë, -fjala vjen-, një a dy ditë, e këto bien mu në ditën e fundit të shabanit, atëherë i lejohet të agjërojë agjërim vullnetar, e nuk ndalohet nga kjo vepër.

            E, nëse themi se lejohet agjërim vullnetar të cilin e bën vetëm pse ka dëshirë, atëherë edhe më meritor të konsiderohet i lejuar është agjërimi kaza, ngase kompenzimi i atyre ditëve është obligim, sikurse shtoja kësaj edhe atë se nuk lejohet vonimi i kazasë deri pas ramazanit të ardhshëm.

            Imam Neveviu, -rahimehullah!-, ka thënë: “Dijetarët e medh’hebit tonë, kanë thënë: ‘Nuk qëndron e as që ligjërohet agjërimi i ditës së dyshimtë si ditë ramazani (pra agjërim obligativ), dhe ky qëndrim ska kurrfarë divergjenceje. Mirëpo lejohet agjërimi që ka të bëjë me kaza, zotim e shpagim, ngase kur është e lejuar të agjërohet agjërim vullnetar, atëherë agjërimi obligativ është edhe me më të drejtë të agjërohet, ngase farzi është më parësor, dhe kjo çështje është sikur meseleja e kohës në të cilën ndalohet falja e namazit në to!”.[2]

IslamQA, me nr. 26,860

Përktheu: Mirsim N. Maliqi

[1] Shënon Buhariu (1914), Muslimi (1082), etj.

[2] Shih: Imam Neveviu, El-Mexhmuë, 6/399

0 1006

Pyetje:

A e ka për obligim msulimanja e cila gjendet me nifas (lehoni) të falet dhe të agjërojë nëse pastrohet para dyzet ditëve?!

Përgjigje:

Po, pasi të pastrohet para dyzet ditëvet, e ka për obligim që të agjërojë nëse gjendet në muajin e ramazanit, të falë namazin, njashtu i lejohet të kryejë marrëdhënie intime me burrin e saj.
D.m.th. Në këtë rast, është në gjendje të pastër, gjë e cila ia mundëson asaj, faljen e namazit, agjërimin, si dhe të kryejë marrëdhënieve intime me burrin e saj etj.

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani

Medine, 03.05.2013

0 947

Pyetje: I nderuar Shejh! Ne po e vërejmë kohëve të fundit se disa muslimanë(e), që po lënë pas dorë namazin gjatë muajve tjerë të vitit. Ndërsa kur vjen muaji i bekuar i Ramazanit, ata fillojnë dhe falin namazin , agjërojnë Ramazanin dhe lexojnë Kur’an. Dh.m.th vetëm gjatë Ramazanit veprojnë kështu. Andaj, mund të na tregoni se si qëndron puna me agjërimin e tyre dhe çfarë i këshilloni ju ata të cilët veprojnë në këtë mënyrë!?

Përgjigje: 
Po. Agjërimi i tyre është i saktë dhe në rregullë, meqë nuk është i shoqëruar me diçka që e prish atë (agjërimin).
Mirëpo, këshilla ime për ta!
I këshilloj të gjithë ata që veprojnë në këtë mënyrë, siç e tha edhe vetë pyetësi, ata duhet ta kenë frikë Allahun, xhele ve ala, dhe ata duhet ta adhurojnë Atë sipas asaj që është ligjësuar për ta në të gjitha kohët, me të gjitha mundësitë që kanë, dhe mënyrën si na urdhëron Allahu dhe i Dërguari i Tij, e jo si na konvenon neve dhe sin a urdhërojnë epshet tona.

Askush prej neve o vëllezër nuk e dimë se kur do të na vie caktimi (vdekja), ajo vjen papritmas, dhe është e mundshme që të vjen vdekja para Ramazanit, ndërsa ti s’ke falë namaz dhe obligimet tjera nuk i ke zbatuar. Si do t’i dalësh Allahut pa namaz. Muslimani duhet ta adhurojë Allahun në mënyrë të vazhdueshme e jo në intervale kohore, apo vetëm në kohë të caktuara.
Ashtu siç thotë edhe Allahu, azze vexhel, në Librin e Tij Fisnik:
وَاعْبُدْ رَ‌بَّكَ حَتَّىٰ يَأْتِيَكَ الْيَقِينُ
“Dhe, adhuroje Zotin tënd përderisa të arrijë gjendja e sigurtë (vdekja)!.”
(Kur’an: Hixhr; 99).

D.m.th deri sa të afrohet vdekja, e cila është më se e sigurt.
Allahu është më i Dituri, Atij i takon Hamdi dhe Lavdi.
Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Medine, 01.05.2013

0 1668


Pyetje: Kur është dita e Ashures këtë vit (2012) dhe çfarë vlere ka kjo ditë?

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut të madhëruar, paqja dhe bekimi i tij qofshin mbi të Dërguarin dhe ithtarët e tij:

Dita e Ashures është dita e dhjetë e muajit muharem që është muaji i parë i vitit hënor. Këtë vit, dita e Ashures bie të shtunën, me datë 24/11/2012 në bazë të vendimit nr. 39  të Gjykatës së Lartë në Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Agjërimi i kësaj ditë është një vepër e pëlqyer dhe me shpërblim të madh. I Dërguari ka thënë: “shpresoj tek Allahu që me agjërimin e kësaj dite të na falë mëkatet e vitit të kaluar” (Muslimi)

I Dërguari “kujdesej tepër për të agjëruar këtë ditë të cilën e mbivlerësonte nga ditët tjera” (Buahriu)

Kur i Dërguari migroi në Medinë vuri re se hebrenjtë agjëronin këtë ditë dhe pasi i pyeti për arsyen e agjërimit, ata thanë: në këtë ditë Allahu i shpëtoi hebrenjtë  nga faraoni, prandaj këtë ditë e agjëroi Musai. I Dërguari tha: “unë jam më i denjë të pasoj Musain se sa ju. Kështu agjëroi këtë ditë dhe urdhëroi të tjerët të agjërojnë” (Buhariu)

Preferohet që kësaj ditë t’i shtohet me agjërim një ditë para, pra dita e nëntë e muajit muharem sepse i Dërguari ka thënë: “nëse jam gjallë vitin e ardhshëm do agjëroj edhe ditën e nëntë” (Muslimi)  kështu vendosi në mënyrë që t’i kundërshtojë ithtarët e librit (Ibën Tejmije në Fetava Kubra)

Disa dijetarë kanë preferuar që kësaj ditë t’i shtohet edhe një ditë pas duke u mbështetur në një hadith rreth të cilët ka mospajtime për vërtetësinë e tij. Të tjerët këtë e kanë preferuar në mënyrë që të sigurohen për agjërimin e kësaj dite sepse muajt hënor dinë të ndryshojnë.

Nëse ndonjëri kompenson ditë të ramazanit gjatë këtyre ditëve dhe bën nijet edhe Ashuren atëherë merr shpërblimin e agjërimit të borxhit të tij që janë ditët e Ramazanit ashtu siç merr edhe shpërblimin e agjërimit të Ashures. (Ibën Uthejmin, Fetava sijam, 438)

0 856


Pyetje: Fillova të agjëroj gjashtë ditët e Shevalit, mirëpo nuk munda t’i plotësoj për disa shkaqe dhe disa punë të mia. Muaji i Shevalit përfundoi, kurse mua më mbetën dy ditë pa agjëruar, a më lejohet t’i kompensoj këto ditë apo çfarë të bëj?

Përgjigjja:

Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit është një adhurim i pëlqyer e jo i domosdoshëm. Ti e ke fituar shpërblimin e ditëve që ke agjëruar dhe shpresohet të marrësh agjërimin e plotë të gjashtë ditëve, nëse pengesat që nuk të kanë lënë t’i plotësosh ato ditë janë të pranuara me sheriat, meqë Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kur njeriu sëmuret apo del në udhëtim, Allahu e shpërblen atë ashtu sikur të ketë vepruar kur ka qenë i shëndoshë dhe në vendin e tij.” E përcjell Buhariu. Pra, nuk duhet që t’i kompensosh ato ditë që të kanë mbetur, e Allahu e jep suksesin.

Fetava Ibën Baz 5/270

Përktheu: Agim Bekiri

0 1413


A lejohet që gjatë agjërimit të gjashtë ditëve të muajit Sheval të bëjmë nijet edhe kompensimin e ditëve të Ramazanit që na kanë mbetur kaza, pra, të bashkojmë nijetet dhe të kryejmë dy ibadete?

Kjo është një çështje e rëndësishme rreth së cilës shpeshherë parashtrohen pyetje. Në lidhje me këtë them:

Detyrohemi të dimë se disa vepra janë me vlerë të caktuar në vetvete dhe disa të tjera janë të përgjithshme. Për shembull: namazi i Duhasë dhe ai i Tehijjetul mesxhidit. Po të thellohemi në hadithet e Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem, lidhur me këto dy namaze do të vërejmë se namazi i Duhasë ka një status të caktuar dhe një vlerë të veçantë, kurse namazi i Tehijjetul mesxhidit nuk është ashtu, sepse ai që hyn në xhami dhe fal farzin paraprak apo sunetin e sabahut, apo namazin e istihares apo e gjen xhematin në namaz dhe iu bashkëngjitet atyre, në të gjitha këto raste ai e ka kryer detyrimin e Tehijjetul mesxhidit dhe nuk ka bërë fare gabim dhe nuk detyrohet ta kompensojë namazin e Tehijjetul mesxhidit. Së këndejmi, del në pah urtësia e Ligjdhënësit, i cili e ka ndaluar atë që hyn në xhami të ulet para se të falet, mirëpo nuk e ka urdhëruar me ndonjë namaz të caktuar, porse çfarëdo namazi që do të falë do të jetë zbatues i këtij urdhri. Nëse hyn në xhami për namazin e drekës dhe fal dy rekate me nijet të Tehijjetul mesxhidit, nuk llogaritet se i ka falur sunetet e Drekës, mirëpo nëse hyn dhe i fal sunetet e drekës ai ka zbatuar urdhrin e Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem, kur na thotë që të mos ulemi para se t’i falim dy rekatë. Po ashtu nuk duhet të kompensojë rekatet e Tehijjetul mesxhidit. Në anën tjetër nëse ai fal Tehijetul mesxhidin dhe thirret ikameti për të hyrë në farz, ai ka të drejtë të kompensojë rekatet e sunetit të Drekës. Kur njeriu ta kuptojë se cilat vepra i ngjajnë “Tehijjetul mesxhidit”; e cilat “namazit të Duhasë” e zgjidh dilemën e parashtruar në këtë pyetje.

Prej punëve që i ngjajnë Tehijjetul mesxhidit është agjërimi i ditës së Hënë dhe të Enjte, për arsye se këto dy ditë nuk kanë vlerë të veçantë e të përcaktuar në vetvete siç janë agjërimi i Ditës së Arafatit dhe Ashurasë për shembull, porse me agjërimin e tyre qëllimi është që në këto dy ditë veprat ngrihen tek Allahu e Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, dëshironte që të jetë agjërueshëm kur ngrihen veprat e tij. Sikur ndonjëri të agjërojë të Hënën dhe të Enjten me nijetin e kompensimit të kazasë, agjërimit të zotuar, agjërimit shpagues (kefaret), ditët e Shevalit apo Ditët e Bardha qëllimi do të arrihet, pra, veprat e tij do të ngrihen tek Allahu duke qenë agjërueshëm. Për këtë arsye e pëlqejmë për atë që dëshiron të agjërojë ditët e Shevalit, që këtë gjë ta bëjë të Hënën dhe të Enjten dhe këtu nuk themi se nijetet bashkohen, sepse agjërimi i të Hënës dhe të Enjtes nuk kanë vlerë të vetën të veçantë e të caktuar, madje as që mundet të bëhet bashkimi i nijeteve të veçantë me një të përkufizuar.

Pra, më e sakta është se nuk lejohet bashkimi i nijeteve të dy ibadeteve, ku çdonjëri prej të cilit ka mëvetësi në vlerën e tij, për shembull nuk bashkohen nijetet e agjërimit kaza dhe agjërimit të zotuar, as nijetet e agjërimit kaza dhe gjashtë ditëve të Shevalit, sepse qëllimi që shprehet në hadithe është që njeriu të agjërojë 36 ditë apo një muaj e gjashtë ditë, për ndryshe nëse bashkon nijetet ai do të agjëroje vetëm një muaj. Kjo gjë është në kundërshtim me qëllimin e hadithit, i cili është sqaruar në transmetimin e Ibën Maxhes me sened të vërtetë, ku thuhet: “Kush agjëron gjashtë ditë pas Fitër Bajramit për të llogaritet plot një vit. Kush bën një të mirë atij do t’i shpërblehet dhjetëfish.”

Ihsan b. Muhammed b. Ajish El-Utejbi

Perktheu: Agim BEKIRI

0 1059

Po përmendim disa dobi të agjërimit të këtyre ditëve:

  1.      a)      me agjërimin e gjashtë ditëve të Shevalit plotësohet shpërblimi sikur të ishte realizuar agjërimi pandërprerë të tërë vitin.
  2. b)      agjërimi i Shevalit po edhe i Shabanit janë si sunetet e rregullta që janë para dhe pas namazeve farz. Ky agjërim i plotëson lëshimet dhe gabimet e mundshme, që bëhen gjatë kryerjes së farzit, sepse farzet do të kompensohen me nafile ditën e Kijametit. Shumica e njerëzve bëjnë gabime dhe lëshime gjatë agjërimit të detyrueshëm, prandaj kanë nevojë që gabimet e tyre t’i përmirësojnë me vepra vullnetare.
  3. c)      rrekja për të agjëruar pas Ramazanit është sinjal për pranimin e agjërimit të Ramazanit, sepse kur Allahu pranon veprën e ndonjërit e drejton te një vepër tjetër e mirë. Disa dijetarë kanë thënë: shpërblimi i një të mire është e mira që bëhet pas. Kush bën një të mirë pastaj vijon me një të mirë tjetër, ky është një sinjal për pranimin e veprës së parë, ashtu siç sinjalizon vepra e keqe pas një të mire mospranimin e të mirës tek Allahu.
  4. d)      Agjëruesve të Ramazanit shpërblimet e tyre u ndahen ditën e Bajramit. Ajo është ditë e shpërblimeve, prandaj rikthimi me agjërim në ditët e Shevalit konsiderohet si falënderim për këto begati. Begati më të madhe se sa falja e mëkateve nuk ka. Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, falte namaz nate derisa i ënjteshin këmbët. Kur i thuhej: E bën këtë e Allahu t’i ka falur të gjitha gabimet e shkuara dhe ato të ardhme?!Ai përgjigjej: A të mos jem rob falënderues?! Allahu, subhanehu ue teala, robërit e tij i urdhëroi ta falënderojnë begatinë e agjërimit duke e përmendur Atë, Ai tha: (Të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, ta madhëroni Allahun për atë se ju udhëzoi dhe që të falënderoni.”(Bekare – 185) Prej falënderimit për dhuntinë e agjërimit të Ramazanit është agjërimi i ditëve të Shevalit më pas. Disa muslimanë të gjeneratave të para kur falnin namaz nate të nesërmen gdhiheshin agjërues që me këtë të falënderojnë Allahun për dhuntinë e faljes së namazit të natës. Uehb b. Uirdi kur pyetej për shpërblimet e disa ibadeteve siç është Tavafi dhe të tjera thoshte: Mos pyetni për shpërblimet e këtyre veprave, por pyetni se si duhet të falënderojmë, kur na mundësohet nga Allahu ta bëjmë atë vepër të mirë.

Hafidh b. Rexheb

Përktheu: Agim BEKIRI

0 971


A detyrohemi që gjashtë ditët e Shevalit t’i agjërojmë njëpasnjëshëm apo mund të agjërohen të ndara?

Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit është sunet i vërtetuar nga Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, dhe lejohet të agjërohen një pas një, ose të ndara, sepse Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, nuk e përcaktoi që këto ditë të agjërohen njëpasnjëshëm apo të ndara. Ai tha: “Kush e agjëron Ramazanin dhe pastaj ia bashkëngjit edhe gjashtë ditë prej Shevalit është sikur të kishte agjëruar të tërë kohën.” E përcjell Muslimi.

 Fetava Ibën Baz 15/391

 Përktheu: Agim BEKIRI

0 1006

             Pyetje: Kërkoj të na përgjigjeni sa i përket çështjes së atij agjëruesi që e vret ditën e vet me gjum, kurse natën e ngjallë duke kaluar kohën me ndejë e lojëra të ndryshme; Të këtillin si do ta këshillonit?!

            Përgjigje: Sa i përket agjërimit, themi se është i saktë dhe valid, gjegjësisht e ka kryer obligimin e vet; Mirëpo këtij i kanë ikur shpërblime të mëdha, ngase nuk e ka shfrytëzuar mundësinë ta ruajë agjërimin e tij duke e përmendur Zotin, duke e lutur Atë, duke lexuar apo duke bërë ibadete të ndryshme gjatë ditës, kurse shtoja këtij dështimi edhe atë se nëse ky kur rri zgjuar gjatë natës me gjësende dëfryese të atilla si muzika, apo ngjashëm, madje bie edhe në mëkate. Ky humb shansin e pushimit, rehatisë dhe vlerën e gjumit të natës, i cili gjumë e forcon atë për të bërë punë gjatë ditës. Pra e përsërisim, se sa i përket agjërimit, ai është në rregull edhe në qoftë se e kalon natën zgjuar, porse nëse ky qëndrim i tij natën pa gjumë është i atillë me mëkate, atëherë për mëkat bartë gjunahin, e nëse qëndrimi zgjuar gjatë natës nuk është për mëkate, atëherë një gjë e tillë nuk preferohet, ngase nuk e ka përcjell shembullin e të Dërguarin e Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, i cili bënte gjumë natën dhe forcohej me gjumë të natës për të gjallëruar ditën me adhurim, respektim të Zotit dhe për t’i bërë dobi e shërbesa myslimanëve, etj.

Imam Abdulaziz bin Baz[1]

Nga arabishtja: Mirsim Maliqi

[1] “Fetava nurun alad-derb” 16/46

0 2161

I falënderuar qoftë Allahu paqja dhe mëshira e Tij qofshin mbi më fisnikun e të Dërguarve, mbi familjen dhe shokët e tij. Fjala është për një çështje të rrezikshme, që asgjëson veprat, një vepër rreth të cilës alarmoi i Lartësuari, subhanehu ue te’ala dhe Lajmëtari i mëshirës, sal-lallahu alejhi ue selem.

Fjala është për veprën që anulon sinqeritetin dhe çiltërsinë, fjala është për syefaqësinë, Allahu na mbrojt prej saj.

Allahu, subhanehu ue te’ala thotë: E megjithatë, ata qenë urdhëruar vetëm që të adhuronin Allahun me përkushtim të sinqertë, duke qenë në fenë e pastër (të Ibrahimit), si dhe të falnin namazin e të jepnin zeqatin. Kjo është feja e drejtë.” (El Bejjine, 5)

Nga kjo vepër kishte frikë i dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, i cili tha: Gjëja prej të cilës më së shumti frikohem për juve është shirku i vogël. Pyetën ç’është  shirku i vogël o i dërguar i Allahut? Tha: Riaja-shtirja dhe pastaj shtoi në ditën kur Allahu do ti shpërblen njerëzit për veprat e tyre do tu drejtohet njerëzve me këto fjalë: Shkoni tek ata para të cilëve shtireshit. Shikoni a do të gjeni pranë tyre ndonjë shpërblim.(Buhari dhe Muslim)

Çfarë humbje dhe çfarë dështimi për ata që kanë vepruar që të lavdërohen, të përmenden, të parandalojnë kritikën, të kthejnë shikimet e njerëzve drejtë tyre…!!! I Lartësuar është Allahu.

Allahu nuk e pranon veprën që nuk është e sinqertë për Të. Resulullahu, sal-lallahu alehi ue selem, thotë: Allahu, subhanehu ue te’ala thotë:Unë jam ai që më pak ka të drejtë që të më përshkruhet të barabartë. Kush e bën një vepër dhe përveç për Mua e bën edhe për dikë tjetër, e lë atë dhe shirkun e tij. (Muslim)

Cilësia e shtirjes është një prej cilësive të hipokritëve. Allahu subhanehu ue te’ala, thotë: (Ai nuk i do) as ata që ndajnë nga pasuria e tyre sa për sy e faqe të botës dhe që nuk e besojnë Allahun e as Ditën e Kiametit. Ai që ka për shok djallin, dihet sa shok i keq është!” (En Nisa, 38)

“Në të vërtetë, hipokritët përpiqen të mashtrojnë Allahun, por është Ai që i mashtron ata. Kur ata ngrihen për namaz, ngrihen me përtesë, vetëm sa për t’u dukur para botës dhe Allahun e përmendin fare pak. Luhaten në mëdyshje, – nuk janë as me këta, as me ata. Këdo që Allahu shpie në humbje, ti (o Muhamed!) nuk do të

mundesh t’ia gjesh rrugën.” (En Nisa, 142-143)

“Mjerë për ata, të cilët kur falen, janë të pakujdesshëm për namazet, të cilët duan vetëm që të duken, dhe nuk u japin ndihmë nevojtarëve.” (El Maun, 4-7)

Kush lufton që fjala e Allahut të jetë më e larta është në rrugën e Tij, ka thënë i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alehi ue selem.

Aliu, radijallahu anhu, ka thënë: Ai që vepron për sy e faqe ka tre shenja: përton kur vetmohet, aktivizohet kur është pranë njerëzve e shton punën kur lavdërohet dhe e pakon kur kritikohet. (Ihja, 3/269)

Punën për sy e faqe e njeh vetëm i sinqerti, dyfytyrësinë e dallon vetëm mu’mini, injorancën e heton vetëm i dituri dhe mëkatin vetëm i binduri ka thënë Sehl ibën Abdullah El Tusturi.

Ibën El E’rabiu ka thënë: më i dështuari është ai që para njerëzve shfaqet me veprat e mira ndërsa me vepra të shëmtuara vetmohet para Atij që është më afër se damari i qafës. (Muhtesar Shu’abil Iman, 98)

Gjëja më e rrallë në botë është çiltërsia sepse me gjithë mundin që e bëj për ta luftuar, ajo (shtirja) vazhdimisht paraqitej në formë tjetër. (Medarixhu Salikin)

Hatabiu thotë: dënimi i atij që ka bërë vepra për sy e faqe është turpërimi i tij  në ditën e gjykimit me nxjerrjen në pah atë që e ka fshehur (syefaqësinë  e tij).

Imam Dhehebiu këtë vepër të shëmtuar e përmend në mesin e mëkateve të mëdha, duke cituar ajete, hadithe dhe fjalë të gjeneratave të lavdëruar rreth saj. Ibën Haxher Hejtemiu e numëroi si mëkati i dytë pas shirkut.

Format e syefaqësisë që ndahen sipas qëllimit të atij që bën ndonjë vepër janë  si vijon:

Më e shëmtuara është kur një njeri nuk e ka për qëllim shpërblimin e Allahut. I tilli falet vetëm para njerëzve ndërsa kur është vet e le namazin në tërësi.

E ngjashme është forma kur qëllimi i shfaqjes së veprës është më i madh se sa qëllimi i fitimit të sevapit. Edhe kjo formë është afër parës për nga shëmtia.

Qëllimi i shfaqjes së veprës dhe i kërkimit të shpërblimit janë në shkallë të barabartë. Asnjëri prej dy qëllimeve individualisht nuk e nxit atë për të vepruar. Ky i ngjanë atij që prish atë që ndërton dhe sipas mendimit të dijetarëve nuk do amnistohet prej dënimit.

Në formën e katërt ndikimi i njerëzve është vendimtar dhe nxitës edhe pse nuk nënkupton braktisjen e plotë e adhurimeve kur nuk ka njerëz. Në këtë formë vepra nuk asgjësohet plotësisht edhe pse pakohet shpërblimi  (aq sa për qëllim e kemi pasur Allahun)dhe meritohet dënimi varësisht prej sasisë së syefaqësisë.  Për veprën e bërë do marrim sevap  aq sa për qëllim e kemi pasur Allahun, subhanehu ue te’ala.

Allahun e lusim të na mbron nga ky mëkat i cili është më i heshtur se sa zëri i ecjes i milingonës. Ti rishqyrtojmë qëllimet tona duke e lutur Allahun ti pastron veprat tona prej syefaqësisë, zemrën prej nifakut, gjuhët ton aprej gënjeshtrës dhe sytë tonë prej haramit.

Dhe lutja jonë e fundit është Elhamdulilahi Rabbil Alemin.

   Përktheu: Talha Kurtishi

NA NDIQNI NË