Arhiva MujoreNovember 2014

0 1109

Mësuesi pyet nxënësin e tij: Sa kohë ka që më shoqëron?

Nxënësi i përgjigjet: Që tridhjetë e tre vite…

Mësuesi i tha: E çfarë mësove nga unë gjatë gjithë kësaj periudhe?

Nxënësi i tha: Mësova tetë çështje…

Mësuesi i thotë: “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi” më shkoi jeta me ty e ti nuk ke mësuar pos tetë çështje?!

Nxënësi i tha: O mësues, nuk kam mësuar më shumë, dhe nuk dëshiroj të gënjej…

Mësuesi i tha: Më trego të dëgjoj çfarë ke mësuar.

Nxënësi i thotë:

E para: Kur i shikoja njerëzit, pashë se çdo njëri kishte të dashurin e vet, e kur shkonte në varr i dashuri e lente të vetëm, e unë i bëra veprat e mira të dashura që kur të hyn në varr hynë edhe ato me mua.

E dyta: Meditova rreth fjalës së Allahut “E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve, xheneti është vendi i tij.”Naziat 40-41. E luftova veten time për ta larguar epshin derisa u përqendrova në adhurim ndaj Allahut.

E treta: Pashë se njerëzit  që kishin me vete diç të çmuar e ruanin të mos u humbë, e unë meditova në fjalën e Allahut: “Ajo që e keni pranë vetes është e përkohshme, e ajo që është te Allahu është e përjetshme.” Nahl 96. E çdo gjë e çmuar që më binte në duar ia drejtoja Allahut që ta ruan tek Ai.

E katërta: I pashë njerëzit se secili mburret me pasurinë, pozitën apo prejardhjen e tij, pastaj shikova fjalën e Allahut: “më i ndershmi ndër ju tek Allahu janë ata më të devotshmit.” Huxhurat 13. E unë veprova me devotshmëri që të jem tek Allahu më i ndershmi.

E pesta: Pashë njerëzit fyenin njëri tjetrin e mallkonin, dhe shkaku i kësaj ishte xhelozia. Pastaj shikova në fjalën e Allahut: “Ne kemi përcaktuar gjendjen e jetës së tyre në këtë botë.” E lashë xhelozinë dhe e largova nga njerëzit, dhe kuptova se caktimi është nga Allahu dhe e largova xhelozinë nga unë.

E gjashta: pashë njerëzit armiqësonin njëri tjetrin, urrenin dhe e vritnin njëri tjetri. Unë shikova në fjalën e Allahut: “Shejtani është armik i juaji, andaj konsiderojeni armik.” Fatir 6. E lashë armiqësinë ndaj njerëzve për ta armiqësuar vetëm shejtanin.

E shtata: i shikova njerëzit, e pashë që secili prej tyre vuan dhe e përbuzë veten në kërkim të pasurisë, saqë mund të hynë aty ku nuk u lejohet. Shikova fjalën e Allahut: “Nuk ka asnjë gjallesë në tokë që Allahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj.” Kuptova se uë jam një nga këto gjallesa, fillova të veproj detyrën time ndaj Allahut.

Tetë: Pashë se çdo krijesë mbështetej në krijesë të njëjtë si ai, njëri për pasurinë, tjetri për pronën, për shëndetin, etj. Shikova fjalën e Allahut: “E kush i mbështetet Allahut, Ai i mjafton atij.” Unë e lash mbështetjen prej njerëzve e u mundova ti mbështetem Allahut.

Përktheu: Shpend Zeneli

0 1459

Në lidhje me çiftet homoseksuale dhe dhunën brenda tyre studimet na tregojnë, se në total çiftet homoseksuale kanë një nivel shumë më të lartë imoraliteti se sa në çiftet e zakonshme. Për më tepër që studimet na raportojnë se sjelljet e dhunshme kanë një tendencë në rritje tek çiftet homoseksuale. Këto studime nuk janë aq befasuese, duke parë atë që patologët e kanë shpallur me kohë për zakonshmërinë dhe brutalitetin e vrasjeve homoseksuale. Sipas studimeve që kanë të bëjnë me dhunën dhe çiftet homoseksuale një studim i vonshëm i Qeverisë Kanadeze mbi çiftet homoseksuale deklaron se “dhuna është dy herë më e zakonshme ndërmjet çifteve homoseksuale, se sa tek çiftet e rëndomta”. Sipas American College of Pediatricians, të cilët citojnë studime të ndryshme dhuna brenda çifteve homoseksuale është dy deri në tre herë më e zakonshme se sa në çiftet e rëndomta.

Studime të ndryshme

Revista e Institutit për Kërkime mbi Familjen (Journal of the Family Research Institute), e cila ka përdorur të dhëna nga Byroja e Departamentit të Drejtësisë e SHBA dhe Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve (U.S. Justice Department’s Bureau of Justice Statistics and the Center for Disease Control) del në përfundimin, që “burrat e martuar, të cilët nuk janë të divorcuar janë më më së paku 25 herë më pak të prirur për të qenë të sulmuar brenda çiftit, se sa një burrë homoseksual në një marrëdhënie në vazhdim. Edhe sikur t’i përfshijmë të gjithë burrat e martuar dhe të divorcuar, rreziku i dhunës së brendshme në lidhje burrë-burrë homoseksuale vazhdon të jetë të paktën 18 herë më e madhe.

Një tjetër studim tregon se në 83% të raporteve homoseksuale partnerët kanë abuzuar emocionalisht partnerin tjetër.

U.S. Department of Veterans Affairs Domestic Abuse Fact Sheet deklaron se “11% e femrave në një raport homoseksual dhe 23% e burrave në një raport homoseksual janë përdhunuar, kanë pësuar goditje fizike dhe janë shpërrallosur nga partneri i tyre intim.

Një studim i publikuar në The Journal of Family Violence  na raporton se ndërmjet pjesëmarrësve të saj “Abuzimi emocional është raportuar në 83% të rasteve”.

Një studim i Journal of Interpersonal Violence ka shqyrtuar konfliktet dhe dhunën në marrëdhëniet lesbike. Kërkuesit gjetën se 90% e lesbikeve të vëzhguara kishin qenë subjekte të një ose më shumë akteve të dhunës verbale nga partnerët e tyrë intimë qysh një vit më para këtij studimi, me 31% prej tyre që kanë raportuar një ose më shumë përdhunime.

Një studim i vitit 1985 mbi 1109 lesbike nga Guot Yong Lie dhe Sabrina Xhentëluorrier njoftoi se pak më shumë se gjysma e të anketuarve treguan, se ato ishin abuzuar nga partneri tjetër femër.

Koleman (Coleman), në një studim të vitit 1990 në 90 lezbike raporton se 46.6% prej tyre kishinpërjetuar akte të përsëritura të dhunës.

Një studim i 113 lezbikeve raportuar në 1994, tregon se 41% prej tyre thanë se kishin qenë të abuzuara në një ose më shumë marrëdhënie që kishin pasur.

Në librin e tyre “Burrat që rrahin burrat që i duan ata: Burrat e goditur gay dhe dhuna në familje (1991), Island dhe Letellier nxorrën përfundimin, se “rastet e dhunës së brendshme në mesin e meshkujve homoseksualë është gati i dyfishtë se sa në popullatën me prirje të zakonshme”.

The Journal of Social Service Research na raporton në vitin 1991, se vëzhgimi i 1099 lesbikeve tregoi se pak më shumë se 50% e tyre pranuan se janë abuzuar nga e dashura/partneria femër e tyre, dhe se “mënyra më e rëndomtë e abuzimit ishin abuzimet psikologjike/ emocionale/ verbale të kombinuara me abuzime psiko-fizike.”

Një studim i çifteve lesbike i raportuar në Handbook of Family Development and Intervention 2000 “tregon se 54% e tyre ka përjetuar 10 ose më shumë incidente abuzive, 74% kanë përjetuar 6 ose më shumë incidente, 60% kanë raportuar të njëjtin model abuzimi, dhe 71% thonë se gjendja përkeqësohet me kalimin e kohës.

http://www.conservapedia.com/Homosexual_Couples_and_Domestic_Violence

Të dhëna pa fund janë botuar dhe botohen vazhdimisht për këtë temë, si dhe rrëfime të ndryshme mbi abuzimet brenda çifteve gay. Tashmë është e vërtetuar nga të gjitha studimet, që lidhjet gay vendosen me ndërgjegje të plotë, dhe kanë rënë poshtë të gjitha tezat, se tendenca të tilla seksuale janë të lindura. Më poshtë do të gjeni materiale të bollshme në këtë drejtim të huazuara nga faqe të ndryshme interneti, ku janë publikuar përfundimet e studiuesve të ndryshëm për këtë fushë, dhe veçanërisht në atë të abuzimeve dhe përdhunimeve brenda çifteve gay:

Lesbian Partner Violence Fact Sheet

Suzana Rose, Ph.D.

National Violence Against Women Prevention Research Center 
University of Missouri at St. Louis

http://www.musc.edu/vawprevention/lesbianrx/factsheet.shtml

Comparing the Lifestyles of Homosexual Couples to Married Couples

http://www.frc.org/get.cfm?i=IS04C02

University of Sunderland & University of Bristol

Comparing Domestic Abuse in Same Sex and Heterosexual Relationships

Catherine Donovan, Marianne Hester,

Jonathan Holmes & Melanie McCarry

November 2006

http://www.broken-rainbow.org.uk/cohsar_report.pdf

 

përgatiti: Roald A. Hysa

0 1743

Nëse një person nuk mund ta sheh diellin, për shkak të mjegullave, posaçërisht gjatë ditës kur ka mjegulla dhe në kohët ku nuk ka pasur llogaritje të kohës me orë, apo mund që ndonjë person të mos ketë orë, e kështu që ai dyshon se a ka perënduar dielli a jo? Në origjinë dhe ajo që është e sigurt është dita, për atë themi: I ndalohet atij të ushqehet derisa të vërtetohet apo të supozon se nata ka ardhur dhe dielli ka perënduar.

Në bazë të kësaj, nëse ai ka mundësi të kthehet në llogaritjen me orë, apo diç të ngjashme, nuk i lejohet atij të ushqehet derisa të vërtetohet në bazë të orës.

Por, nëse nuk gjendet orë, atëherë ai duhet ta llogaritë kohën, të cakton kohën, të ulet deri në atë kohë saqë mendon se dielli ka perënduar.

Argument për këtë është hadithi që flet për Dexhallin: “Ai do të qëndrojë dyzet ditë, një ditë do të jetë sa një vit, e një dit sa një muaj, e një ditë sa një javë dhe ditën tjera do të jenë si ditët tona.” I thanë: O i dërguari i Allahut! Kjo ditë që është sa një vit, a mjafton në atë kohë namazi i një dite? Tha: “Jo! Por, llogariteni”.

Dijetarët thonë: Ky është argument se agjëruesi duhet t’i kthehet përcaktimit kohor nëse arsyetohet nga vërtetimi real, përcakton kohën që supozon se dielli ka perënduar në atë kohë, që nëse e përcakton këtë kohë ushqehet më pas, e nëse ushqehet, atëherë nuk del prej njërës prej dy mundësive:

E para: Të na bëhet e qartë perëndimi i diellit apo të mos jetë e qartë për ne, sikur që kemi përmendur në temën e kaluar rreth dilemave të të ushqyerit në kohë të syfyrit, që nëse nuk na bëhet e qartë dhe supozojmë se dielli ka perënduar, në këtë rast agjërimi është i saktë, sepse Allahu gjatë adhurimeve kërkon të veprojmë sipas asaj që ne e supozojmë, e nuk është bërë e qartë çfarë aludon në prishjen e agjërimit.

E dyta: Të na bëhet e qartë, për shembull na bëhet e qartë se përcaktimi jonë kohor është i saktë. Sikur një person të ushqehet në një moment, pastaj hyn një person e ti e pyet: Sa është ora? Ai të përgjigjet: Ora është gjashtë e mbrëmjes. Ndërsa perëndimi i diellit ndodh në orën gjashtë pa një çerek, pra mes të ushqyerit dhe përgjigjes së tij, tregon se të ushqyerit ka ndodhur plotësisht në kohën pas perëndimit të diellit, kështu që të bëhet e qartë se mundi jot për të përcaktuar kohën ka qenë i saktë, atëherë edhe agjërimi është i saktë.

E treta: Të bëhet e qartë se dielli nuk ka perënduar dhe se dita ende nuk ka përfunduar dhe të ushqyerit ka ndodhur gjatë kohës së ditës, në këtë rast disa dijetarë kanë thënë: Ai detyrohet të kompensojë për arsye se ai ka anashkaluar, e si pasojë e anashkalimit detyrohet, sikur që kemi përmendur në çështjen e syfyrit, gjithashtu për këtë ekziston një thënie që e transmeton Buhariu kur është pyetur Hisham ibn Urve, Allahu e mëshiroftë: “A e kanë kompensuar atë ditë? Tha: “Nuk ka dyshim se e kanë kompensuar!

Kjo aludon se ai detyrohet të kompenson, ky është mendimi më i fortë, dhe kjo është me të cilën qetësohet shpirti, ngase është një lloj devotshmërie, ngaqë është të vepruarit me atë që kërkohet prej agjëruesit duke shpaguar anashkalimin e tij, se po të kishte plotësuar të gjitha mundësitë do të ishte për të e qartë se dita ende vazhdon, rregulli thotë: “Nuk merret parasysh supozimi kur bëhet e qartë se është supozim i gabuar.”

Si sqarim i kësaj themi se: Agjërimi është e drejtë e Allahut, dhe e drejta e Tij është borxh për krijesat, për të cilin fat aludon suneti i vërtetuar, për atë i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, gjatë haxhit ka thënë: “Ҫfarë mendon që nëse nëna jote ka borxh, a do ta paguaje ti? Tha: Po. Tha: “Atëherë borxhi i Allahut është më primar që të paguhet.” Pra , haxhi që është shtyllë prej shtyllave të fesë, ai sal-Allahu alejhi ve selem,  e konsideroi borxh, e agjërimi është shtyllë e fesë, dhe borxh i krijesave, kështu që nëse agjërimi është borxh dhe e drejtë e Allahut, atëherë ti po të kishe një borxh ndaj një personi dhe supozon se ia ke paguar atë që i takon, e më pas të bëhet e qartë se nuk e ke paguar si duhet dhe se ka mangësi, detyrohesh ta plotësosh mangësinë, por, e drejta e Allahut është më primare. Bazat e fesë aludojnë që ai kërkohet që të kompensojë se ai nuk e ka agjëruar atë ditë në formën e duhur dhe se ai e ka lënë mangët.

Gabimi i ndodhur prej tij nuk llogaritet si mëkat, mirëpo fakti se ai nuk llogaritet mëkatar nuk nënkupton se bie nga ai kompensimi, sikur që themi për vrasjen me paqëllim: Vrasja me paqëllim nuk llogaritet mëkat për të, mirëpo shpagimi për këtë shpirt është i obliguar për të, e që këtu mund të shikojmë qartë se bazat e fesë gabimtarin e detyrojnë të shpaguajë.  Andaj, edhe në këtë rast kërkohet nga ai që ta kompensojë ditën e agjërimit.

Tema e tetë nga: KAPITULLI MBI AGJËRIMIN E MUAJIT TË RAMAZANIT

Marrë nga libri “Zadul Mustekni” e shpjegim të Shejh Muhame Muhtar Shenkiti

Përktheu: Shpend Zeneli

0 2014

1- Besimi i saj: Sipas metodologjisë së Ehlisunetit dhe Xhematit të këtij umeti.

2- Metodologjia e saj: Ka thënë Allahu dhe ka thënë Muhammedi (alejhi selam ), kanë thënë sahabët dhe tabi’inët.

3-   Morali i saj: Edukata e ndritur islame.

4- Kultura e saj: Turpi, nderi, çiltërsia, pastërtia dhe mbulesa (hixhabi).

5- Shembulli i saj: Muhammedi (alejhi selam), shokët e tij, nënat e besimtarëve, gratë e sahabëve dhe gratë e ndershme.

6- Dashuria e saj: Për Allahun dhe për të Dërguarin e tij.

7- Vetmia i saj: Kujtimi i botës tjetër dhe punëve të saja, ngushtësisë së varrit dhe errësirës së tij.

8- Shoqja e saj:  Çdo muslimane dhe besimtare e denjë në fenë e Allahut.

9- Urrejtja e saj është enkas: Për mosbesimtarët, çifutët, krishterët, dyfytyrëshat, trumbetuesit e lirisë së gruas dhe çdo kënd që e urren Allahu, le të jetë motoja ynë “E dua atë që e do Allahu dhe e urrej atë që e urren Allahu i lartësuar”.

10- Kujdesi i saj: Në pendimin e sinqertë me kushtet e tij, sepse Allahu është i mëshirshëm dhe shumë falës.

11- Burri i saj: Musliman, larg këngëve dhe veprave të ndyta.

12- Dëshira e saj: Krijimin e familjes muslimane dhe edukimin e gjeneratave në frymën e islamit.

13- Pushimi i saj: Në dituri të dobishme dhe mësimin përmendësh të Kuranit.

14- Çlodhja e saj: Meditimi dhe studimi i krijimtarisë së Allahut .

15- Shpërblimi i saj: Xhenetul-firseësi nëse punon atë që është i kënaqur Allahu, i nënshtrohet atij dhe largohet nga ndalesat e tij.

Motër! Nëse je e tillë falënderoje Allahun, e nëse jo – përmirësohu!
Muhammedi (alejhi selam) ka thënë: “Kush gjen mirë le ta falënderoj Allahun, e kush nuk gjen le të mos e qortoj (askënd) pos veten e tij.”
Thuaj me mua! Unë jam muslimane dhe krenohem me fenë dhe besimin tim, me shaminë time. Jam krenare me udhëzimin dhe përqendrimin tim në të vërtetën, para çdo mashtrimi sepse unë jam zotëruese e së vërtetës dhe vullnetit.

Përktheu: Valdet Kamberi

www.albislam.com

 

 

0 6732

Njëzet e dy pyetje dhe përgjigje që më kanë çuditur dhe më kanë shtangur me shkathtësinë dhe mprehtësinë e personit që përgjigjet, andaj po ua sjell këtë temë.

Ka qenë një musliman shok me një të krishter. Ky i fundit (krishteri) insistoi që shokun e tij musliman ta marrë në kishë për të prezantuar në ligjëratën priftit dhe pastaj te japë mendimin e tij.

Muslimani pranoi dhe shkuan.

Prifti e njohu dhe tha: A ka në mesin tuaj muslimanë?

U ngrit muslimani dhe i tha: Unë. Si e dite?
Prifti tha: Ke shenja në fytyrë, nga të rënat (shpesh) në sexhde.

Muslimani buzëqeshi.

Prifti i tha: Dua t’i bëj 22 pyetje?
1- Kush është një, që nuk e ka të dytin?
2- Kush janë dy, që nuk e kanë të tretin?
3- Kush janë tre, që nuk e kanë të katërtin?
4- Kush janë katër, që nuk e kanë të pestin?
5- Kush janë pesë, që nuk e kanë të gjashtin?
6- Kush janë gjashtë, që nuk e kanë të shtatin?
7- Kush janë shtatë, që nuk kanë të tetin?
8- Kush janë tetë, që nuk kanë të nëntin?
9- Kush janë nëntë, që nuk e kanë të dhjetin?
10- Kush janë dhjetë, që pranojnë shtesë?
11- Kush janë njëmbëdhjetë, që nuk kanë të dymbëdhjetën?
12- Kush janë dymbëdhjetë, që nuk e kanë të  trembëdhjetën?
13- Kush janë trembëdhjetë, që nuk e kanë të katërmbëdhjetën?
14- Çfarë është ajo gjë që frymon dhe nuk ka shpirt?
15- Cili është varri që ka udhëtuar me pronarin e tij?
16- Kush janë ata që kanë gënjyer dhe kanë hy në Xhennet?
17- Çfarë është ajo që e ka krijuar Allahu dhe e ka mohuar?
18- Kush janë ata që i ka krijuar Allahu pa babë dhe nënë?
19- Kush është ajo krijesë prej zjarri, kush e shkatërroi me zjarr, dhe kush e ruajti me zjarr?
20- Kush është ajo që është krijuar nga guri, është shkatërruar me gurë, dhe është ruajtur me guri?
21- Çfarë është ajo gjë që e ka krijuar Allahu dhe e ka llogaritur madhështore?
22- Cila është ajo pemë që i ka dymbëdhjetë degë, e në çdo degë tridhjetë fletë, në çdo fletë pesë fryte, tri prej tyre me hije e dy me diell?

Buzëqeshi muslimani, me buzëqeshjen e atij që është i bindur në Allahun dhe tha:

Bismilahi-Rrahmani-Rrahim
Përgjigjet:
1- Allahu i Lartësuar është Një, që nuk e ka të dytin.
2- Dy që nuk e kanë të tretin, janë: Nata dhe dita. “ …natën dhe ditën i kemi bërë dy argumente..” (Isra, 12)
3- Tre që nuk kanë të katërtin, arsyet e Musaut me Hidrin: Shpimi i anijes, mbytja e fëmisë dhe drejtimi i murit.
4- Katër që nuk e kanë të pestin: Kur’ani, Inxhili, Tevrati dhe Zeburi.
5- Pesë që nuk e kanë të gjashtin: Pesë kohët e namazit.
6- Gjashtë që nuk e kanë të shtatin: Ditët në të cilat Allahu e ka krijuar gjithësinë.
7- Shtatë që nuk e kanë të tetën: Shtatë palë qiej. “… I cili krijoi shtatë qiej në kate dhe nuk sheh kurrfarë kontrastesh në krijimin e të Gjithëmëshirshmit…” (Mulk, 3)
8- Tetë që nuk e kanë të nëntin: Bartësit e arshit të Allahut. “…Atë ditë e bartin fronin e Allahut tetë engjuj…” (Hakkah, 17)
9- Nëntë që nuk e kanë të dhjetin, janë mrekullitë e Musaut: Shkopi, dora ndriçuese, përmbysjet, thatësira, bretkosat, gjaku, karkalecat, rriqrat, dhe çarja e detit.
10- Dhjetë që pranojnë shtesë: Punët e mira, ai që bënë një të mirë shpërblehet me dhjetë, e Allahu ia shumëfishon atij që do.
11- Njëmbëdhjetë që nuk e kanë të dymbëdhjetën: Vëllezërit e Jusufit.
12- Dymbëdhjetë që nuk e kanë të trembëdhjetin: Janë mrekullia e Musaut, kur i ra me shkop gurit dhe shpërthyen dymbëdhjetë burime uji. “Dhe kur Musa, për popullin e vet u lut për ujë, e Ne i thamë: “Bjeri me shkopin tënd gurit! Prej tij shpërthyen dymbëdhjetë burime…” (Bekare, 60)
13- Trembëdhjetë që nuk e kanë të katërmbëdhjetin: Vëllezërit e Jusufit, babai dhe nëna e tij.
14- Ajo që frymon dhe nuk ka shpirt: Mëngjesi.  “…dhe agimi kur frymon…” (Tekvir, 18)
15- Ndërsa varri që ka udhëtuar me pronarin: Balena kur e ka gëlltitur Junusin.
16- Ata që kanë gënjyer dhe kanë hyrë në Xhennet: Janë vëllezërit e Jusufit.
17- Ajo që e ka krijuar Allahu, dhe e ka mohuar: Zëri i gomarit, “me të vërtetë zëri më i pakëndshëm është zëri i gomarit.” (Lukman)
18- Ata që i ka krijuar Allahu pa babë dhe nënë janë: Ademi , melaiket dhe dashi i kurbanit.
19- Krijesa nga zjarri: Është djalli, ai që është shkatërruar me zjarr është Ebu Xhehli, ndërsa atë që (Allahu) e ka ruajtur nga zjarri është Ibrahimi.
20- Ajo që është krijuar nga guri janë Deveja e Salihut. Ata që u dënuan me gurë janë poseduesit e Elefantit (As’habul Fil). Ndërsa ata që u ruajtën në gurë janë banorët e shpellës (as’habul-kehf).
21- Ajo që e ka krijuar Allahu dhe e ka llogaritur madhështore është: Dredhia e grave.
22- E, pema është: Dymbedhjetë muajte e vitit, degët janë ditët e muajit, pesë frytet janë pesë namazet ditore. 3 me hije janë sabahu, akshami dhe jacia, e dy me diell janë dreka dhe ikindia.

Kështu u përgjigj muslimani. Prifti dhe të pranishmit u çuditën.

Por, Prifti u befasua prej një pyetje të vetme nga djaloshi musliman, e ajo është: Kush është çelësi i Xhennetit?
Prifti nuk mundi të përgjigjet, por u detyrua të përgjigjet pas një insistimi nga të pranishmit.

 

Përktheu: Valdet Kamberi

www.albislam.com

0 1462

Gjatë thirrjes së tij, i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, përjetoi sprova të shumta. Megjithatë konsideroj se më e madhja dhe më e ashpra ishte ajo që preki nderin e familjes së tij në ndodhinë që quhet “Shpifja”. Kjo ndodhi e lëkundi shtëpinë e Resulullahut, madje e lëkundi edhe Medinën në tërësi. Duke iu referuar ndodhisë në fjalë Allahu, subhanehu ue teala, thotë:  “Me të vërtetë, ata që shpifën, janë një skotë prej jush. Mos e quani atë si të keqe për ju. Përkundrazi, kjo është mirë për ju. Çdonjëri prej tyre do të dënohet për atë që ka bërë, kurse atë që ka shpifur më shumë, e pret një dënim i madh.” (En Nur, 11)

Ajo që më së shumti e tërhoqi vëmendjen tonë është pjesa e ajetit “Mos e quani atë si të keqe për ju. Përkundrazi, kjo është mirë për ju.” pas të cilës në shesh del pyetja si mundet që ndodhia e shpifjes të jetë hair për muslimanët?

E dimë se sa u përket mynafikëve kjo ndodhi vetëm se e ka shtuar të keqen e tyre dhe këtë qartë e pohon ajeti “Çdonjëri prej tyre do të dënohet për atë që ka bërë kurse atë që ka shpifur më shumë, e pret një dënim i madh.”

Gjithashtu jemi të vetëdijshëm për vuajtjet e Aishes, radijallahu anha, pas përhapjes së fjalës së shëmtuar, për vuajtjet e Resulullahut, Ebu Bekrit, nënës së Aishes, sahabëve në përgjithësi, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë, vuajtje kjo e cila zgjati një muaj.

Pjesa e ajetit e cituar më lartë na largon prej hapësirës së vuajtjes në një tjetër hapësirë, më të gjerë, duke na e ndaluar kuptimin e parë që e cyt shejtani kur ballafaqohemi me ndonjë të pakëndshme duke e paraqitur si diçka të keqe. Me përforcim gjuhësor Allahu, subhanehu ue teala, na tregon se një ndodhi kaq e vështirë me gjithë elementet e këqija që e përcjellin është hair (e mirë) për besimtarët.

Ajeti në fjalë është ndoshta shprehja më elokuente për cilësinë e optimizmit me të cilën duhet të stoliset besimtari dhe në të njëjtën kohë skicon metodologjinë islame në komentimin e ndodhive dhe në bashkëveprim me ndodhitë. Kjo metodologji mbështetet në besimin në Allahun, subhanehu ue teala, dhe në caktimin e Tij.

Virtyti i optimizmit nuk ka për detyrë kthimin mbrapa na kohë për të ndryshuar ecurinë e ndodhive. Përkundrazi njeriu u referohet të kaluarave për të fshirë gjurmët e këqija që ato ndodhi kanë lënë në shpirtin e tij, për të meremetuar vetëdijen dhe mënyrën e të menduarit, duke i drejtuar drejt horizonteve të reja.

Në këtë metodologji optimiste duhet të dallojmë mes asaj që ka ndodh dhe asaj që nuk ka ndodh.

Rregulli madhështor mbi të cilin ndërtohet kjo metodologji është dallimi mes kaderit (caktimit)  kosmologjik dhe kaderit fetar. Kaderi kosmologjik është ajo që Allahu ka caktuar qe të ndodh pa marr parasysh a bëhet fjalë për diçka që Allahu e do ose nuk e do. Në anën tjetër kaderi fetar është ajo të cilin Allahu e do dhe është i kënaqur me të.

Ndodhia e shpifjes është caktim kosmologjik dhe nuk është caktim fetar. Allahu nuk e do dhe nuk është i kënaqur me atë që ka ndodh, atëherë pse e ka caktuar? Nuk ka dyshim se urtësitë e caktimit të kësaj ndodhie janë të mëdha, dhe mu për këtë shkak Allahu thekson nevojën që besimtarët të dinë se kjo ndodhi është hair për të.

Le të jetë kjo një parim i përgjithshëm që çdoherë kur besimtarët ballafaqohen me kaderin hyjnor kosmologjik në atë moment të kujtojnë ajetin “Mos e quani atë si të keqe për ju. Përkundrazi, kjo është mirë për ju.” (En Nur, 11) si dhe të ngjashmin në kuptim: “…është e mundur që juve të mos ju pëlqejë diçka, por që Allahu në atë do t’ju sjellë shumë të mira.” (En Nisa, 19)

Besimtari duhet të vetëdijesohet për mirësinë e  sprovës që i ka ndodhur me optimizëm se pas saj, me lejen e Allahut, do të vijon një hair i përgjithshëm, nëse i ndërmarrim angazhimet që shpien drejt tij.

Nga kjo mirësi, sipas kontekstit të ajetit, janë privuar mynafikët dhe për të qenë sprova hair që ngjall optimizëm të bazuar duhet njeriu të mos njolloset me mëkatim. Shejhul Islam Ibën Tejmije qartëson  se ai që mëkaton nuk meriton të shpreson në hair derisa të mos pendohet sinqerisht.

Po njeriu duhet të pajtohet me caktimin e Allahut dhe me bindje të jetë optimist së sprova padyshim është hair për të, dhe nga pikënisja e bindjes së tij të paluhatshme dhe optimizmit të saktë të ndërmerr vepra që janë në pajtim me vullnetin e Allahut për ti mënjanuar gjurmët e atij kaderi të papëlqyer.

Prej mjeteve që e ndihmojnë njeriun që ti realizon këto qëndrime dhe të zvogëlojë hidhëtinë e sprovave është madhërimi i Allahut në zemrën e besimtarit. Ky madhërim e lehtëson mënyrën se si bashkëveprojmë me këto sprova, si e vjelim të mirën dhe e pengojmë të keqen duke e fituar mbështetjen dhe udhëzimin e Allahut, subhanehu ue teala, drejtë urtësisë dhe asaj që është e saktë. Kështu do të ndërpriten rrugët e çdo cytjeje.

Mr. Talha Kurtishi

www.albislam.com

0 1733

Të ushqyerit me dyshim në kohën e lindjes së sabahut

Ai i cili zgjohet gjatë natës dhe dyshon se a ka lindur sabahu, a duhet të mos ushqehet apo ende vazhdon të llogarit se është natë e mund të ushqehet?

Sipas konsensusit të dijetarëve ai e llogarit veten në kohë të natës dhe mund të ushqehet, e që këtu mund të jenë dy gjendje:

E para: Të mos jetë e qartë për të nata apo lindja e sabahut.

Sikur të zgjohet në mesin e natës dhe nuk e di se a ka lindur sabahu a jo, dhe kështu që ai pi ujë dhe ushqehet, pastaj kthehet dhe vazhdon gjumin, e zgjohet pas namazit të sabahut, apo kur njerëzit vetëm se janë në namaz të sabahut, e nuk e di se kur u zgjua dhe ishte ushqyer, a është ushqyer pas të lind sabahu e që në këtë rast ai të llogaritet se e ka prishur agjërimin, apo është ushqyer para sabahut e të llogaritet agjërueshëm?

Sipas konsensusit të dijetarëve është se ai duhet ta llogarit veten se është ushqyer gjatë natës dhe i lejohet atij të ushqyerit, edhe nëse atij nuk i është e qartë asgjë, agjërimi i tij është në rregull.

Argument për këtë është se në origjinë është vazhdimi i natës derisa të sigurohet se sabahu ka lind, Allahu neve na ka urdhëruar që të bazohemi në atë që jemi të bindur, dhe atë se sipas bindjes veprojmë dhe dyshimit nuk i vihet re, dhe prej rregullave të fesë është “Bindja (ajo që është e sigurt) nuk largohet me dyshim” e nga ky rregull kanë nxjerrë fjalën: “Në origjinë është të mbetet ashtu siç ka qenë”, pra në origjinë të mbetet nata dhe gjykojmë se atij i lejohet ngrënia, pirja dhe marrëdhëniet intime derisa të sigurohet se ka lindur sabahu, nëse tek ai nuk është e qartë asgjë, fle e pastaj zgjohet, në këtë rast themi: në origjinë dhe në përgjithësi ai llogaritet të jetë në natë derisa të sigurohet se nuk ka qenë ashtu, atëherë kërkohet nga ai të kompensojë.

E dyta: Të jetë e qartë për të nata apo dita. Këtu i kemi dy raste:

Rasti i parë: Të han dhe të pi,  e më pas i bëhet e qartë se sabahu nuk ka lindur ende, për shembull, nëse njeriu zgjohet dhe ushqehet duke menduar se ende është natë e pastaj ka shikuar orën apo ka dëgjuar ezanin e parë, e i bëhet e qartë se sabahu nuk ka lindur, në këtë rast sipas konsensusit të dijetarëve të ushqyerit dhe agjërimi i tij është i saktë, ngase është ushqyer në kohë që është e lejuar fetarisht.

Rasti i dytë: Të bëhet e qartë për të se sabahu ka lindur. Shumica e dijetarëve thonë se ai duhet të kompenson atë ditë, se Allahu i Madhëruar ia ka obliguar atij të abstenon që nga lindja e sabahut e deri në perëndim të diellit, e ky në fakt nuk ka abstenuar që nga lindja e sabahut, për atë detyrohet të kompensojë. Ky është mendimi më i saktë i dijetarëve, Allahu i mëshiroftë, sepse ai ishte neglizhent dhe si pasojë e neglizhencës së tij detyrohet të kompensojë.

Tema e shtatë nga: KAPITULLI MBI AGJËRIMIN E MUAJIT TË RAMAZANIT

Përktheu: Shpend Zeneli

Marrë nga libri: “Zadul Mustekni” me shpjegim të Shejh Muhamed Muhtar Shenkiti

0 1574

A e din cila datë është sot?
Sot është data… pse a ka ndonjë problem?
A e din pas sa ditëve do të jetë dita e parë e Ramazanit?
Mendoj do të jetë me…
Qëndro me mua disa minuta dhe merr një fletë të bardhë e një laps dhe përgjigju pyetjeve në vijim:

1- Sa ditë ke agjëruar për Allahun (azze ue xhel-le) pas Ramazanit?
2- Sa herë ke bërë hatme Kur’anin pas Ramazanit?
3- Sa namaze të sabahut ke falë dhe sa të kanë ikur pas Ramazanit?
4- Sa herë ke ndërtuar për veten shtëpi në Xhennet duke falur 12 rekatet sunnet pas Ramazanit?
5- Sa herë ke hapur një libër të Tefsirit (komentimit të Kur’anit), apo je ndalur për ta medituar ndonjë ajet?
6- Sa herë ke dhënë sadaka-lëmoshë pas Ramazanit?
7- Sa herë ke hy në xhami ditën e xhuma një orë para imamit, apo dy – pas Ramazanit?
8- Sa herë e ke vizituar farefisin tënd pas Ramazanit?
9- Sa libra ke lexuar pas Ramazanit?
10- Sa herë ke falur namaz nate pas Ramazanit?
11- Sa herë ke fjetur pasi e ke falur namazin e vitrit pas Ramazanit?
12- Sa herë je ulur në xhami ta përmendësh Allahun derisa të lindë dielli – pas Ramazanit?

Shkruaj përgjigjet dhe pasi të përfundosh shiko në fletën tënde mirë, se ti do të shikosh të ngjashme si kjo kur do të shfaqet në Ditën e Gjykimit.  Çka do të thuash?
A do të thuash: a) “Qoftë Lartësuar Allahu, i cili na ka udhëzuar në këtë, ne nuk do të ishim të udhëzuar sikur Allahu të mos na kishte udhëzuar.” (A’raf, 43)
b) “Ku është ai fat të isha përgatitur në jetën time!” (Faxhr, 24)

Mirë. Ktheje fletën në anën tjetër dhe përgjigju në pyetjet e radhës:

1- Sa herë ke përgojuar pas Ramazanit?
2- Sa herë je hidhëruar dhe nuk je përmbajtur?
3- Sa herë e ke fyer dikë?
4- Sa herë ke lënë namazin e sabahut, pas Ramazanit?
5- Sa herë ke hidhëruar prindërit e tu, pas Ramazanit?
6- Sa herë ke qenë i vrazhdë në kritika ndaj të tjerëve?
7- Sa herë ke hyrë në polemika që nuk ke pasë dobi prej tyre?
8- Sa herë ke harruar dhikrin e mëngjesit dhe të mbrëmjes?
9- Sa ndeshje sportive dhe filma serik ke përcjell?

Shkruaj përgjigjet dhe shiko në fletë dhe krahaso mes dy anëve të fletës, dhe ndalu një moment… Nëse vërtetë je mospërfillës dhe neglizhent në nënshtrimin ndaj Allahut, dhe je i dhënë pas mëkateve, ma jep besën se edhe unë do ta jap besën që do ta thërrasim njëri-tjetrin që ta shfrytëzojmë kohën që na ka mbetur deri në Ramazan, me adhurim dhe vepra të mira, njëkohësisht pakësim të mëkateve ashtu që të vij muaji dhe ne jemi duke vazhduar në adhurime, me shpresë se do të jemi prej atyre që lirohen nga zjarri i Xhehnemit në natën e parë prej netëve të Ramazanit.
Shmangu nga “do ta bëje” dhe fillo me adhurime të lehta që mundesh t’i ruash e më pas vazhdo t’i shtosh ngadalë pasi të jesh i sigurt në kryerjen e tyre.

Fillo të agjërosh një ditë në javë pastaj shtoi ngadalë, Mundohu që një herë në javë të japësh nga-pak lëmoshë. Vizito të afërmit e tu apo telefonoji të paktën, mos i harro namazet vullnetare gjatë natës, qoftë edhe vetëm dy rekate. Mos e privo veten nga shikimi në mus’haf qoftë duke lexuar edhe vetëm dy ajete.

Allahu na mundësoftë ta arrijmë Ramazanin duke bërë adhurime.

Përktheu: Valdet Kamberi

www.albislam.com

0 1120

1- Dëgjo Kur’an duke qenë ai ende embrion.
2- Dëgjo Kur’an kur ai është foshnje gjiri.
3- Lexo Kur’an para tij.
4- Dhuroja atij një Kur’an!
5- Kur ai bënë hatme Kur’anin, bëje të ndihet i madh!
6- Tregoja atij tregimet që janë përmendur në Kur’an.
7- Përgatit një garë në mësimin e kaptinave të shkurtra të Kur’anit.
8- Përgatit një garë se ku gjendet ky ajet, apo ku gjendet kjo fjalë.
9- Bëje Kur’anin shokun e tij në çdo vend.
10- Bëje atë të lidhur me shkencat e Kur’anit.
11- Blija atij CD mësimdhënëse.
12- Nxite të marrë pjesë në gara të Kur’anit në shtëpi, shkollë, xhami, etj.
13- Inçizo zërin e tij duke lexuar Kur’an.
14- Dëgjoje atë duke të treguar tregimet e Kur’anit.
15- Nxite të dalë imam posaçërisht në namazet vullnetare (nafile).
16- Shoqëroje kur mëson Kur’an në shtëpi.
17- Paguaja kursin e Kur’anit.
18- Kujdesu për pyetjet e tij rreth Kur’anit.
19- Sjelli fjalorë të thjeshtë rreth gjuhës arabe.
20- Sjelli libra të lehta të tefsirit (komentimit te Kur’anit).

Përktheu: Valdet Kamberi

www.albislam.com

NA NDIQNI NË