Arhiva DitoreDec 9, 2014

0 2165

Pyetje:

-Desha ta dij se cili është grupi i shpëtuar i cili është përmendur në hadithet e pejgamberit salallahu alejhi ve selem, a ekziston tani në kohën tonë dhe nëse ekziston çka të bëj që të jem prej këtij grupi?

Përgjigje:

-Grupi i shpëtuar dhe i ndihmuar është ai grup i muslimanëve i cili i zbaton urdhrat e Allahut të Lartësuar, i përqendruar në rrugën e Allahut, këtë grup e ka përmendur pejgamberi salallahu alejhi ve selem ku thotë:

“Do të ndahet umeti im, në shtatëdhjetë e tre grupe, të gjitha janë në zjarr pos njërës!” I thanë: Cili është ai grup o pejgamber i Allahut? U përgjigj: “Janë ata të cilët janë në rrugën time dhe shokëve të mi”[1] ndërsa në transmetim tjetër:“ata janë xhemati”[2],

Domethënë ata të cilët janë të bashkuar rreth të së vërtetës, e ata janë shokët e pejgamberit salallahu alejhi ve selem dhe ata që erdhën pas tyre dhe ata që e ndjekin rrugën e tyre, ata janë grupi i shpëtuar dhe i ndihmuar, ata të cilët e njësojnë Allahun e Lartësuar dhe janë të përqendruar në rrugën e Tij, i çojnë në vend urdhrat e Tij, largohen prej ndalesave të Tij, këshillojnë njëri tjetrin që t’i përmbahen rrugës së vërtetë dhe të bëjnë durim, janë ata të cilët ndjekin rrugën e pejgamberit salallahu alejhi ve selem dhe janë të pa luhatur, ndërsa më i miri prej tyre dhe udhëheqësi kryesorë i tyre është Muhamedi salallahu alejhi ve selem. Grupi i shpëtuar prej umetit të tij është ai i cili ndjek rrugën e tij, me vepra, me gjuhë dhe me besim, këta pra janë grupi i  shpëtuar dhe i ndihmuar, nuk u bën dëm atyre ata të cilët i tradhtojnë dhe ata të cilët i kundërshtojnë.

Shejh AbdulAziz bin Baz –Allahu e mëshiroftë!-

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja:

Mujdin Xh. Xhafei

19/04/2013

[1] Sahih li gajrihi-el ehadith muhtare,2446

[2] Sahih li gajrihi- El Mustedrek li sahihejn, 128/1

0 4932


Pyetje:

Shumë mysliman janë tolerant në lidhje me gjykimin me ndonjë ligj tjetër pos ligjit të Allahut të Lartësuar, duke besuar se kjo tolerancë nuk ka ndikim në të kapurit për fenë Islame, çka është e vërteta rreth kësaj çështje?

Përgjigje:

Kjo çështje ndahet në disa kategori dhe çdonjëra prej saj ka dispozitë të veçantë:

-Nëse ai i cili gjykon me ligj tjetër, pos ligjit të Allahut, e di se e ka obligim që të gjykojë me ligjin e Allahut dhe e di se ligjet e shpikura nga njerëzit janë në kundërshtim me sheriatin, por gjykimin me këtë ligj (të njerëzve) e sheh diçka të pëlqyeshme dhe se nuk ka mëkat për këtë vepër apo beson se e ka të lejuar të gjykojë me ligj tjetër apo beson se ky ligj është më i mirë se ligji i Allahut, apo beson se ky ligj është i barabartë me ligjin e Allahut dhe se njeriu ka të drejtë të zgjedhë të gjykojë me Kur’an dhe Sunet apo të gjykojë me ligjet e shpikura nga njerëzit, atëherë ky person ka bërë kufër të madh dhe ky është mendimi i shumicës së dijetarëve.

-Nëse gjykon me ligj tjetër  dhe këtë vepër e bën si shkak i ëndjeve apo përfitimeve të çastit, por e di se është duke bërë mëkat të madh ndaj Allahut dhe se e ka obligim që të gjykoj me ligjin e Allahut, ky person nuk ka bërë kufër të madh i cili e nxjerr nga Islami, por ka bërë mëkat të madh ndaj Allahut që në të njëjtën kohë i themi kufër i vogël (që nuk nxjerr nga Islami), ashtu siç kanë thënë Ibn Abasi dhe Muxhahidi dhe dijetarët tjerë, se ky person ka bërë kufër të vogël, zullum të vogël dhe fisk të vogël dhe se nuk është kufër i madh, pra ky është mendimi i Ehlu Sunetit, ndërsa Allahu i Lartësuar në lidhje me këtë  thotë:

“Dhe gjykoji sipas asaj që të shpallë All-llahu[1]

“E kush nuk gjykon me atë që zbriti All-llahu, ata janë mohues.”[2]

“Ata që nuk gjykojnë sipas asaj që ka shpallur All-llahu, si ata janë zullumqarë.”[3]

“E kush nuk gjykon sipas asaj që All-llahu e zbriti, të tillët janë mëkatarë të dalë jashtë rrugës së Zotit.”

“Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtar, derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht.”[4]

“A mos kërkojnë ata gjykimin e kohës së paganizmit?! E, kush është Gjykatës më i mirë se Allahu për njerëzit që besojnë bindshëm?”[5]

-Ligji i Allahut të Lartësuar është ligji më i mirë dhe është obligim të ndiqet ky ligj, sepse me këtë ligj rregullohet dhe përmirësohet gjendja e umetit, si në kohën tani ku jetojmë, po ashtu edhe për të ardhmen, me këtë ligj përmirësohet e gjithë bota, por shumica e njerëzve këtë nuk e dinë, Allahu na ndihmoftë dhe s’ka mund dhe fuqi pos të Allahut të lartësuar.[6]

Shejh AbdulAziz bin Baz –Allahu e mëshiroftë!-

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja:

Mujdin Xh. Xhaferi

10/04/13

[1] Sure Maide,49

[2] Sure Maide,44

[3] Sure maide, 45

[4] Sure nisa, 65

[5] Sure Maide 50

[6] Burimi: binbaz.org.sa , Mexhmu el fetava vel mekalat mutenevia, pjesa 5

0 3579


P
yetje:

Cila është dispozita e bartjes së hajmalive që kanë përmbajtje nga Kur’ani dhe atyre që  nuk kanë përmbajtje nga Kur’ani?

 

Përgjigje:

Hajmalitë që nuk kanë përmbajtje nga Kur’ani, siç janë nga eshtrat, nuskat, guacat apo prej qimeve të ujkut, apo diçka e ngjashme me to, të gjitha këto janë të ndaluara (haram), nuk lejohet që t’u varet fëmijëve apo dikujt tjetër, duke u bazuar në hadithin e Pejgamberit salallahu alejhi ve selem:

“Kush bart hajmali (për ta ruajtur, apo për ti plotësuar nevojë), Allahu mos ja plotësoftë, e kush bart guacë (për ta qetësuar), Allahu mos e qetësoftë atë”[1],

Ndërsa në një transmetim tjetër, pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, thotë:

“Kush bartë hajmali, ka bërë shirk[2][3].

Mirëpo, nëse këto hajmali kanë përmbajtje nga Kur’ani apo nga lutjet e njohura (të transmetuara nga pejgamberi salallahu alejhi ve selem), për këtë çështje ka dy mendime të dijetarëve, një mendim thotë se lejohet bartja e tyre dhe kjo transmetohet nga një grup prej gjeneratave të para (selefit), të cilët e kanë konsideruar si lexim i Kur’anit ndaj të sëmurit (rukje).

Mendimi i dytë është se nuk lejohet bartja e tyre, ndërsa kjo është e transmetuar nga Abdullah ibn Mesudi, Hudhejfe etj –Allahu qoftë i kënaqur me ta!-, gjithashtu transmetohet nga një grup tjetër prej gjeneratave të hershme (selefit) dhe të mëvonshme (halefit), të cilët kanë thënë: Nuk lejohet bartja e hajmalive, edhe nëse kanë përmbajtje prej Kur’anit, duke  marrë masa parandaluese dhe duke vepruar me kuptimimin e përgjithshëm të haditheve, sepse hadithet që ndalojnë hajmalitë janë me kuptim të përgjithshëm, nuk përjashtohet asnjë lloj tjetër i hajmalive, kështu që është obligim që të bazohemi me kuptimin e përgjithshëm të haditheve, andaj nuk lejohet të bartet asnjë lloj prej hajmalive, sepse pastaj kjo vepër çon deri te bartja edhe shumë gjërave tjera të ngjashme me hajmalitë dhe pastaj u përzihet e vërteta njerëzve, andaj është obligim që t’i ndalojmë të gjitha pa përjashtim, sepse kjo është e drejta duke u bazuar në kuptimin e jashtëm të haditheve, sepse po t’i lejonim hajmalitë që kanë përmbajtje nga Kur’ani apo nga duatë e mira, atëherë do të hapej kjo derë dhe çdo kush do të fillonte që të bartë hajmali, e kur do tu tregohej se është e ndaluar, çdo kush do të arsyetohej se është nga Kur’ani apo nga duatë, do të përhapej injoranca dhe të gjithë hajmalitë do t’i konsideronin të njëjta, qofshin nga Kur’ani apo nga diçka tjetër.

Gjithashtu, ka edhe një problem tjetër, se personi që bart hajmali që ka përmbajtje nga Kur’ani, ka mundësi të hyjë në tualet, apo në vendet e papastra, kështu që nuk i takon dhe nuk i ka hije, që të futet në tualet duke bartur me vete pjesë nga Kur’ani.[4]

Shejh AbdulAziz bin Baz –Allahu e mëshiroftë!-

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja:

Mujdin Xh. Xhaferi

04/04/2013

23/05/1434 h

[1] Ky hadith transmetohet nga sahabiu, Ukbe bin Amir, shënon Imam Ahmedi hadithi nr. 16969

[2] T’i përshkruash Allahut shok.

[3] Shënon Imam Ahmedi, hadithi nr.3604 dhe Ebu Davudi, hadithi nr.3883

[4] Burimi: Faqja zyrtare e shejhut www.binbaz.org.sa

0 1465

Pyetje: A është i obliguar jobesimtari (qafiri) të përqafojë (pranojë) Islamin?!
Përgjigje:
Obligohet çdo jobesimtarë ta pranojë islamin, qoftë ai krishterë apo edhe çifutë, sepse Allahu xhele shanuhu ka thënë:
قُلْ يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِنِّي رَ‌سُولُ اللَّـهِ إِلَيْكُمْ جَمِيعًا الَّذِي لَهُ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْ‌ضِ ۖ لَا إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ يُحْيِي وَيُمِيتُ ۖ فَآمِنُوا بِاللَّـهِ وَرَ‌سُولِهِ النَّبِيِّ الْأُمِّيِّ الَّذِي يُؤْمِنُ بِاللَّـهِ وَكَلِمَاتِهِ وَاتَّبِعُوهُ لَعَلَّكُمْ تَهْتَدُونَ
Thuaj: “O njerëz, unë jam Pejgamber i Perëndisë për të gjithë ju, i Atij që i përket pushteti mbi qiej dhe Tokë. Vetëm Ai është i vetmi Zot, jeta dhe vdekja janë vepra të Tij, – prandaj besoni në Perëndinë dhe në të Dërguarin e Tij, lajmëtarin e fesë, i cili nuk di shkrim-lexim, i cili beson në Perëndinë dhe fjalët e Tij; shkoni pas tij – për të qenë në rrugën e drejtë!” 1
Pra, siç vërejmë në ajetin e lartëpërmendur, i gjithë njerëzimi obligohet të besojë në Allahun dhe të dërguarin e Tij, Muhamedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
Mirëpo prej mëshirës së madhe të Allahut,- xhele veala-, në Fenë islame u lejohet të tjerëve të mbajnë fenë e tyre, mirëpo me kusht që ti nënshtrohen ligjeve islame.
Allahu i Madhëruar, në libri e Tij, Famëlartë thotë:
قَاتِلُوا الَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِاللَّـهِ وَلَا بِالْيَوْمِ الْآخِرِ‌ وَلَا يُحَرِّ‌مُونَ مَا حَرَّ‌مَ اللَّـهُ وَرَ‌سُولُهُ وَلَا يَدِينُونَ دِينَ الْحَقِّ مِنَ الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ حَتَّىٰ يُعْطُوا الْجِزْيَةَ عَن يَدٍ وَهُمْ صَاغِرُ‌ونَ
“Luftoni kundër atyre që nuk besojnë në Perëndinë, as Ditën e Kijametit, që nuk e marrin për të ndaluar atë që e ka ndaluar Perëndia dhe Pejgamberi i Tij, dhe që nuk e pranojnë fenë e vërtetë, – atyre që u është dhënë Libri, derisa të mos japin xhizje (tatim) me dorën e vet, të përulur”. 2
Gjithashtu transmetohe në Sahihul Muslim në hadithin e Burejdes se Muhamedi,-sal-lall-llah alejhi ve sel-lem,- kur e caktonte dike udhëheqës të një ushtrie, pasi e këshillonte që ti ketë frikë Allahut, -azze vexhel,- dhe ata muslimanët që janë me të, u thoshe: “ Atyre u propozon tre gjëra, cilësdo që u përgjigjen, ti atëherë nuk i sulmon”. 3
Prej këtyre tre gjërave njëra prej tyre është edhe pagimi i xhizjes.4
Dhe mu për këtë çështje, mendimi më i çëlluar është se xhizja pranohet edhe prej popujve të tjerë, e jo vetëm prej çifutëve dhe të krishterëve.
Dhe në fund: Me rëndësi është të kutpojmë se pabesimtarët e kanë për obligim të hyjnë në Fenë Islame, ose tu nënshtrohen ligjeve të Fesë Islame. Allahu na ndihmoftë, Ai është më i Dituri.

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Medine, 21.04.13

1.Kur’ani, El A’raf: 158
2.Kur’ani, Et Teube: 29
3. Sahihul Muslim, Libri mbi “ Xhihadin dhe udhëheqësinë”, ndërsa kapitulli mbi: ‘’ Emërimi i udhëheqësve”, nr. 1730.
4.Xhizje, dmth: Tatim i cili merret nga popullata pabesimtare dhe dorëzohet në arkën e shtetit islam, e popullata dmth jeton në shtetin islam, gjithashtu është nën udhëheqjen dhe mbrojtjen e shtetit islam.

0 1675

Pyetje: Cila është dispozita për një person i cili pretendon se e di të fshehtën(gajbin)!?
Përgjigje:

Dispozita për çdo person i cili pretendon se e din të fshehtën,është se ai është Kafir(mosbesimtarë)!, sepse ai me këtë veprim përgënjeshtron Allahun subhanehu veteala.
Allahu xhele shanuhu thotë:
قُل لَّا يَعْلَمُ مَن فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْ‌ضِ الْغَيْبَ إِلَّا اللَّـهُ ۚ وَمَا يَشْعُرُ‌ونَ أَيَّانَ يُبْعَثُونَ
“Thuaj: “Askush, pos Perëndisë, as në qiell as në Tokë nuk di sekretet, ata nuk dinë se kur do të ringjallen”.1
Allahu,-azze vexhel!-, urdhëron Muhamedin,-alejhis selam-,që të lajmrojë këtë gjithësi se askush nuk e dinë të fshehtën perveç Allahut xhele shanuhu! E,çka mbetet me këtë person i cili pretendon se e dinë të fshehtën, ai me këtë pretendim e përgënjeshtron ALlahun xhele shanuhu, dhe si rrjedhojë e sajë ai merrë dispozitën si kafir.
Atëherë, ne i bëjmë këtij personi një pyetje; Si mundet ta dini ju gajbin,e Muhamedi, -alejhis selam-, mos ta dijë?!
A jeni ju më të mirë se Muhamedi alejhis selam apo ai është më i mirë dhe i zgjedhur e i dashur i Allahut?!
Nëse ju thoni se jeni më të mirë ,atëherë me këtë fjalë automatikisht bëheni kafira! E nëse thoni se ai është më i mirë, iu themi pse ai nuk e dinë të fshehtën e ju e dini ?!
Allahu Teala ka thënë;
عَالِمُ الْغَيْبِ فَلَا يُظْهِرُ‌ عَلَىٰ غَيْبِهِ أَحَدًا ﴿٢٦﴾ إِلَّا مَنِ ارْ‌تَضَىٰ مِن رَّ‌سُولٍ فَإِنَّهُ يَسْلُكُ مِن بَيْنِ يَدَيْهِ وَمِنْ خَلْفِهِ رَ‌صَدًا
“Vetëm Ai i di sekretet dhe Ai nuk ia zbulon sekretet e Veta askujt;përveç atij të cilin Ai e ka zgjedhur për të dërguar (pejgamber); andaj, Ai para tij dhe pas tij, i vë ata që e ruajnë (engjëjt)”.2
Ky ajet gjithashtu argumenton qartë kufrin e atij që pretendon se e dinë gajbin(të fshetën).
Allahu xhele shanuhu, e ka urdhëruar të Dërguarin që për vete të thotë;
قُل لَّا أَقُولُ لَكُمْ عِندِي خَزَائِنُ اللَّـهِ وَلَا أَعْلَمُ الْغَيْبَ وَلَا أَقُولُ لَكُمْ إِنِّي مَلَكٌ ۖ إِنْ أَتَّبِعُ إِلَّا مَا يُوحَىٰ إِلَيَّ ۚ قُلْ هَلْ يَسْتَوِي الْأَعْمَىٰ وَالْبَصِيرُ‌ ۚ أَفَلَا تَتَفَكَّرُ‌ونَ
”Thuaj: “Unë nuk do t’ju them – se i kam depot e Perëndisë, se i di sekretet, as nuk them se jam ëngjëll, – Unë ndjekë vetëm atë që më shpallet”. Thuaj: “A barazohet i vërbëri me atë që sheh? A s’po mendoni?”.3

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, – Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Medine, 12.04.2013
1.Kuran: Neml;65.
2.Kuran: Xhinn; 26-27.
3.Kuran: En’am; 50.

0 1663

Pyetje: Cili është vendimi mbi atë që shanë sahabët?!

Përgjigje: Në qoftë se i shan sahabët për shkak të urrejtjes dhe armiqësisë që ka për fenë e tyre, atëherë ai është kafir, porse nëse i shanë për çështje personale të tyre, atëherë ky është i devijuar, pra ky veprim konsiderohet devijim, e, duhet t’i sqarohet atij kjo çështje, ngase ndoshta i pason qorrazi disa njerëz të prishur e të devijuar, e si pasojë u beson fjalëve të tyre. Pra, duhet të ua bëni të qartë njerëzve këtë çështje, e t’ua mësoni akiden, e t’ua shpjegoni atyre besimin e vërtetë.

Shejh Dr. Salih El-Fevzan1

Nga arabishtja: Mirsim N. Maliqi

Medine, 29.03.13

0 1614


Pyetje: Nëse shohim një njeri se i falë namazet në xhami, a duhet të dëshmojmë se ai është besimtar, -ashtu siç qëndron në hadith-!?

Përgjigje: Po, nuk ka dyshim se ai i cili i falë namazet në xhami, vetë prezenca e tij është argument dhe dëshmi për besimin e tij. Mos harro vëlla se, dalja prej shtëpisë për në xhami vetëm e vetëm për të falë namazin me xhemat, bëhet vetëm atëherë kur posedon iman të fortë.
Ndërsa, ju më lartë thatë se: “….Ashtu siç qëndron në hadith!”, pra këtu ke për qëllim hadithin: “Kur të shihni një njeri se vjen në xhami, dëshmoni për të se është besimtar”[1]
Mirëpo, sa i përket saktësisë së këtij hadithi, ajo që është më afër së vërtetës e më e saktë është se ky hadith është i dobët dhe nuk i është vërtetuar.

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, – Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Medine, 12.04.2013

[1] Transmeton Tirmidhiu në “Kitabul Iman”, 2617.

0 1920

Pyetje: Kush janë Ehli Suneh uel-Xhemea’ah!?

Përgjigje: Ehlis-Suneti janë ata të cilët kapen fortë pas Sunetit të Pastër Profetik dhe janë të bashkuar në të. Ehlis-Suneti janë ata që nuk shikojnë në tjetër gjë veçse në të, qoftë ajo për punët teorike të besimit apo për punët praktike të dispozitave. Si rrjedhojë e kësaj ata janë quajtura Ehlu-Sunneh, ngase janë kapur për të, pra sunetin. Ndërsa janë quajtur uel- Xhemea’ah (pasuesit e bashkësisë), sepse janë të bashkuar në të.
Nëse ndalemi dhe i shikojmë bidatçitë, do të vërejmë se ata janë të përçarë në shumë çështje, qofshin ato të akides apo edhe të dispozitave të sheriatit islam. Kjo njëherit aludon se bidatçitë janë shumë larg Sunetit , saqë edhe kanë shpikur bidate, që janë në kundërshtim të plotë me sunetin e pastër Profetik.
Dhe në fund, Allahu është më i Dituri.

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, – Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Medine, 12.04.2013

NA NDIQNI NË