Kërko

AGJËRIMI - Rezultatet e kërkimit

If you're not happy with the results, please do another search

0 1918

Hyrje

Falënderimi takon Allahut, Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë kërkojmë, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dërguarin e fundit, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe gjithë ata që e ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Kiametit.

Me të vërtetët Allahu e obligoi agjërimin e muajit të Ramazanit për dobi të robërve të Tij, dhe si një obligim i tillë që është duhet që çdo besimtar e besimtare ti njeh dispozitat e asaj që e ka zbrit Allahu i Madhëruar, që është e ndërlidhur me adhurimet të cilat janë të obliguara për secilin individ, e prej tyre edhe agjërimi i muajit të Ramazanit.

Për ju i kemi përgatitur disa tema të cilat do ti paraqesim me lejen e Allahut, ku do të përmendim çdo dispozitë që është e nevojshme për ta njohur, duke i bazuar ato dispozita në argumentet prej Kuranit, dhe haditheve të pejgamberit, salallahu alejhi ve selem.

Duke e lutur Allahun subhanehu ve teala që të na bëj dobi ne dhe ju, të kryejmë këtë adhurim në formën më të mirë dhe asht siç e kërkon Allahu nga ne, vetëm Allahun e lusim dhe vetëm prej Tij ndihmë kërkojmë të plotësojmë këto ditë, të na e pranojë agjërimin, namazin, leximin e Kuranit dhe çdo vepër të mirë.

NJOHJA E LLOJEVE TË AGJËRIMIT

Ky kapitull ndahet në dy pjesë:

1)    Agjërimi obligativ

2)    Agjërimi vullnetar

Temat që i kemi renditur flasin për një kategori prej llojeve të agjërimit, ai është agjërimi i obligueshëm, ndërsa agjërimin vullnetarë do ta veçojmë nga ky kapitull ngase nuk ka të bëjë me muajin e Ramazanit, meqë edhe i kemi titulluar këto tema me agjërimin e muajit të Ramazanit, çka bën të përjashtohen edhe kapituj tjerë që kanë të bëjnë edhe me agjërimin e obligueshëm.

Themi: Agjërimi në Islam është obligativ (vaxhib), mirëpo është edhe vullnetar (mendub). Sa i takon agjërimit obligativ ndahet në tre pjesë: Obligativ për shkak të kohës, këtu bën pjesë agjërimi i muajit të Ramazanit, dhe obligativ për ndonjë shkelje të ligjeve të cilat detyrojnë gabimtarin të bëjë shpagimin sipas renditjes, këtu bën pjesë agjërimi për shpagim dhe së treti agjërimi të cilin njeriu ia bën obligim vetes, si për shembull agjërimi për shkak të zotimit. Ky kapitull përmbledh në vete vetëm një nga këto lloje, ai është agjërimi i muajit të Ramazanit. Ndërsa agjërimi për shkak shpagimit do të ceket në temat të cilat flasin se çfarë obligohet për shpagim dhe gjithashtu agjërimi për shkak të zotimit do të ceket tek Kapitulli i Zotimeve.

Me këtë u bë e qartë për ne njohja e llojeve të agjërimit, që tani të kemi mundësi të thellohemi në temën tonë mbi agjërimin e obligueshëm të muajit të Ramazanit.

TEMA E PARË

KUPTIMI I NOCIONIT AGJËRIM DHE RAMAZAN

Kuptimi nocionit agjërim:

Në  etimologji ka për qëllim: Abstenim, si të thuash: Abstenoi nga të folurit, pra ka ndalur veten nga të folurit, siç është përmendur në fjalën e Merjemes, në ajetin Kuranor ku Allahu thotë:

فَقُولِي إِنِّي نَذَرْتُ لِلرَّحْمَنِ صَوْماً فَلَنْ أُكَلِّمَ الْيَوْمَ إِنْسِيّاً

nëse sheh ndonjë prej njerëzve thuaj: “Unë kam vendosur heshtje për hir të Gjithëmëshirshmit, andaj asnjë njeriu sot nuk i flas”. Merjem

Po ashtu të abstenosh nga udhëtimi, kur ndalesh, apo abstenoi nga të ngrënit e pirja kur të braktisësh ngrënien e pirjen.

Agjërim në terminologjinë e fesë ka për qëllim :

Abstenimi apo përmbajtja e dëshirës nga ushqimi e pija dhe marrëdhëniet intime me gratë gjatë ditës që nga lindja e sabahut deri në perëndim të diellit me nijet për t’u afruar Allahut të Madhëruar.

Këtë e shpjegon edhe ajeti që Allahu thotë:

وَكُلُواْ وَاشْرَبُواْ حَتّى يَتَبَيّنَ لَكُمُ الْخَيْطُ الأبْيَضُ مِنَ الْخَيْطِ الأسْوَدِ مِنَ الْفَجْرِ ثُمَّ أَتِمُّوا الصِّيَامَ إلَى الَّيْلِ 

“…dhe hani e pini derisa qartë të dallohet peri i bardhë nga peri i zi në agim, e pastaj agjërimin plotësojeni deri në mbrëmje…”. Bekare 187.

 Dhe hadithi kudsij ku thuhet: “Ai le ushqimin,pijen dhe epshet e tija për Mua.”

Kuptimi i nocionit Ramazan:

Në gjuhën arabë qëndron Ramadan, për të cilin emër dijetarët kanë dhënë tre mendime:

Mendimi i parë thonë se rrjedh prej fjalës “Ramda” që domethënë nxehtësi e madhe, e shkaku përse është quajtur është se arabët në kohën e injorancës këtë muaj e quanin Muaji “Neik” që ishte muaji i nëntë prej muajve hënor, pastaj Allahu obligoi agjërimin e Ramazanit, e që kishte qëlluar në kohën e nxehtësisë së madhe, e për këtë e quajtën Ramadan.

Siç përmend ibn Durejd, i cili thotë: “Kur i ndryshuan emrat e muajve nga gjuhë e vjetër, i emërtonin sipas kohës në të cilën gjendeshin, e që ky muaj ishte në kohën e nxehtësisë së madhe.”

Mendimi i dytë thotë: Është quajtur Ramazan sepse e ka kuptimin “që i shkrin mëkatet”, siç qëndron në hadithin e Enes ibn Malikut, radijallahu anhu, se i dërguari, sal-lallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Është quajtur Ramadan, ngase i shkrin mëkatet.” Që ka kuptimin i djeg dhe i shlyen, mirëpo ky hadith është i shpikur, për atë nuk merret për argument dhe nuk veprohet me të.

Mendimi i tretë është se Ramadan është një prej emrave të Allahut, që argumentohen me një hadith të dobët që thotë: “Mos thoni: Erdhi Ramazani, se ai është emër prej emrave të Allahut.” E që edhe ky mendim nuk është i pranuar. Andaj, thënia më e saktë është mendimi i parë.

Përgatiti: Shpend Zeneli

0 1285

Allahun  falënderojmë dhe vetëm prej tij ndihmë dhe falje kërkojmë, kërkojmë që Allahu t’na mbrojë nga të këqijat e veprave tonë dhe vetes sonë, përshëndetjet dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dërguarin e fundi, prijësin e pejgambereve, të dërguarin mëshirë për njerëzimin, Muhamedin, alejhi selam, mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnikë dhe mbi të gjithë ata që ecin rrugës së tij deri në ditën e Fundit.

Prej veprave që janë të preferuara të veprohen mirëpo nuk janë obligative është:

Të ushqyerit në kohë të syfyrit, në fundin e natës, sepse i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Hani syfyr sepse në syfyr ka bereqet”. Mutefekun alejhi

Po ashtu në Sahihun e Muslimit nga Amr ibn Asi, radijallahu anhu, sëhnohet se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Dallimi mes agjërimit tonë dhe agjërimit të ithtarëve të librit (krishterët dhe çifutët) është ngrënia e ushqimit në syfyr”.

Dhe ka thënë: “I gjithë syfyri është kohë e bereqetit, mos e leni qoftë edhe më një gllënjkë uji, se Allahu dhe melaqet e Tij dërgojnë bekime për ata që hanë në syfyr”.

Se ai që hanë ushqim deri në fund të kohës së syfyrit që është sunet, padyshim është më i fortë dhe më i qëndrueshëm gjatë ditës se sa ai i cili nuk ka ngrënë asgjë në syfyr.

Pra duhet që me syfyrin tonë ta kemi qëllim të pasojmë sunetin e të Dërguarit salallahu alejhi ue selem, që syfyri të jetë ibadet, e prej sunetit është edhe vonimi i syfyrit deri në kohën e sabahut. Kështu ka vepruar i Dërguari, salallahu alejhi ue selem. Në hadithin që transmeton Katade nga Enes ibn Maliku radijallahu anhu, shënohet se i Dërguari salallahu alejhi ue selem dhe Zejd ibn Thabiti kanë ngrënë në syfyr, e kur e përfunduan syfyrin u ngrit i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem për namaz dhe u fal. E i thamë Enesit: Sa ishte hapësira mes ngrënies së syfyrit dhe fillimit të namazit? Tha: Aq sa njeriu mund të lexon pesëdhjetë ajete. Transmeton Buhariu.

Nga Aisheja, radijallahu anha,transmetohet se Bilali e thërriste ezanin natën, e i Dërguari salallahu alejhi ue selem thoshte: “Hani dhe pini derisa të thërret ibn Umi Mektumi se ai e thërret ezanin atëherë kur të del sabahu”. Transmeton Buhariu.

Vonimi i syfyrit është më mirë për agjëruesin dhe që atë të mos e zë gjumi pa falur namazin e sabahut. Pra agjëruesi mund të hanë e pinë deri sa të del sabahu, mbështetur në fjalën e Allahut: Hani dhe pini derisa tu bëhet juve e qartë peri i bardhë nga peri i zezë. Për daljen e sabahut e vërteton ose me pamje në hapësirë apo sipas ezanit, apo lajmit nga njeri i besueshëm, e kur të del sabahu njeriu duhet ndal nga ushqimi e pija dhe të bën nijet me zemër agjërimin, e nijeti me të shprehur me fjalë nuk është traditë e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem.

Prej veprave të preferuara  është edhe shpejtimi i iftarit, kur të vërtetohet perëndimi i diellit, për këtë tregon edhe hadithi që e transmeton Sehl ibn Sadi, radijallahu anhu se i Dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Njerëzit do të jenë në mirësi përderisa e shpejtojnë iftarin”. Mutefekun alejhi.

Në një hadith kudsij Allahu, subhanehu ue te’ala, thotë: “Robërit më të dashur tek unë janë ata që përshpejtojnë iftarin”.

Prej sunetit është që njeriu të qel iftar, apo të nis iftarin me hurmë, e nëse nuk ka asnjë lloj të hurmës atëherë me ujë, siç transmeton Enesi radijallahu anhu: “I Dërguari salallahu alejhi ue selem bënte iftar para se të falte namazin me disa hurma të njoma, e nëse nuk kishte të njoma atëherë me të thata, e nëse nuk kishte as këtë, pinte ujë”. Transmeton Ahmedi, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu.

E nëse nuk gjen asgjë, e bën iftar me zemrën e tij.

Duhet të bëhet lutje gjatë iftarit me lutjet që dëshiron.  I Dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Agjëruesit në kohë të iftarit lutjet nuk i kthehen që i bën”.  Në hadithin e ibn Omerit radijallahu anhuma transmetohet se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, kur bënte iftar thoshte: “Shkoi etja u shuan damarët dhe fituam shpërblimin inshaallah”.

Prej veprave të preferuar gjatë agjërimit është edhe shpeshtimi i leximit të Kuranit, përmendja e Allahut, lutjes, namazi, sadakaja etj. Në sahihun e ibn Huzejmes dhe ibn Hibanit  është shënuar se i Dërguari salallahua lejhi ue selem ka thënë: “Tre njerëzve nuk u kthehet lutja: agjëruesit kur të bën iftar, imamit të drejtë dhe lutja e atij që i është bërë e padrejtë, e ngre Allahu mbi mjegullat e i hapen gjitha dyert e qiellit e thotë Allahu: “Pasha krenarisë dhe bujarisë Time, do të ndihmoj qoftë edhe pas një kohe”. Transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu.

Ibn Abasi radijallahu anhu tregon për të Dërguarin salallahu alejhi ue selem dhe thotë: “Ishte njeriu më bujar, dhe më bujari ishte në Muajin e Ramazanit kur takonte Xhibrilin, i cili ia mësonte Kuranin.Bujaria e tij përfshinte gjithë llojet e bujarisë, duke dhënë dijen, shpirtin, pasurinë për Allahun subhanehu ue teala  për ta shfaq fenë e vet, udhëzimin e njerëzve dhe të sjell dobinë në çdo mënyrë, duke mësuar të paditurit, kryerjen e nevojave të tyre, ushqimin e të uriturve. Bujaria e tij shtohej edhe më tepër në Ramazan për shkak bereqetit të kohës. Bashkimi mes agjërimit dhe ushqimit i të tjerëve janë shkak për të fituar xhenetin. Siç përmendet në sahihun e Muslimit nga Ebu Hurejra radijallahu anhu se i Dërguari salallahu alejh iue selem ka thënë:“Kush prej jush është agjërueshëm sot? Ebu Bekri tha: “Unë. Tha: Kush prej jush ka përcjell xhenaze sot? Ebu Bekri tha: “Unë. Tha: “Kush ka ushqyer ndonjë të varfër sot? Ebu Bekri tha: Unë. Tha kush ka vizituar sot një të sëmurë? Ebu Bekri tha: Unë. Atëherë i dërguari salallahu alejhi ue selem tha: “Te kush janë mbledhur këto gjëra vetëm se e ka fituar xhenetin”.

Prej gjërave të preferuara është që agjëruesi ta ndjen madhësinë e dhuntisë së Allahut me agjërim, që ia ka mundësuar dhe ia ka lehtësuar që ta përfundon ditën e muajin. Ngase shumica e njerëzve janë të penguar nga agjërimi, qoftë se ata janë të vdekur, apo nuk kanë mundësi, janë të paaftë të agjërojnë, ose janë prej të devijuarve dhe prej atyre që kundërshtojnë agjërimin, Allahu na ruajt neve e i udhëzoftë ata.

Të falënderon agjëruesi për këtë dhunti që është shkak i faljes së mëkateve dhe shlyerjen të këqijave, shkak për ngritjen e gradave në vendin e kënaqësive, në afërsi të Zotit të Botëve.

Vëllezër, merrni këto rregulla dhe vepra të agjërimit, e ikni prej shkaqeve të hidhërimit e hakmarrjes, pajisuni me cilësitë e virtytet e të parëve, se nuk përmirësohet i fundit i këtij umeti pos ashtu siç janë përmirësuar të parët e këtij umeti.

Ibn Rexhebi Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Agjëruesit janë dy grupe: të parët janë ata që braktisin ushqimin, pijen  dhe epshin për Allahun e Madhëruar, që shpresojnë te Allahu shpërblim në xhenet. Ky person ka bërë tregti me Allahun, e Allahu nuk e humb shpërblimin e atij që vepron mirë e as që e humb vepruesin e asaj vepre. Por fiton me fitim të madh. I Dërguari salallahu alejh iue selem i tha një njeriu: “Ti nuk do lësh një gjë që Allahu ka ndalu, e Allahu të mos e zëvendëson atë me më të mirë se ajo”. Transmeton Imam Ahmedi.

Agjëruesit i jepet në xhenet çfarë të dëshirojë nga ushqimi, pija dhe kënaqësive tjera, Allahu thotë:

 “Hani e pini shijshëm, ngase në ditët e kaluara ju e përgatitët këtë” Haka 24. Muxhahidi dhe të tjerët në komentim e këtij hadithi ka thënë: ka zbritur për agjëruesit.

Dhe në hadithin e Abdrahman ibn Semure që i Dërguari salallahu alejhi ue selem e ka pa një ëndërr: “Kam parë njërin prej umetit tim, që gulçonte nga etja, sa herë që afrohej afër një pusi, pengohej dhe largohej prej atij pusi, e erdhi agjërimi i Ramazanit e i dha të pijë ujë”. E transmeton Taberani.

E grupi i dytë prej agjëruesve: kush agjëron në dynja për Allahun, e ruan kokën dhe çfarë ka në të, e barkun e çfarë ka në të, kujton vdekjen  dhe belanë, dëshiron ahiretin, e le zbukurimin e kësaj bote, ky ditë të bajramit e ka takimin me Zotin dhe gëzimin e ka kur ta sheh Atë subhanehu ue teala.

Kush agjëron me urdhrin e Allahut nga epshet e tij në këtë dynja e arrin atë nesër në xhenet, e kush agjëron nga gjitha gjërat në këtë dynja për këtë bajram është kur ta takon Zotin e tij.

O ju që jeni penduar, agjëroni sot nga epshet dhe egot që të arrini takimin me Allahun subhanehu ue teala.

E lusim Allahun, që të na zbukuron me sinqeritet, të na mbarëson veprat tona me pasim të sunetit, e lusim Allahu të na zgjon nga shkujdesi, shkujdesi, të na shpëton nga fundosja, të na fal gabimet e të këqijat, neve, prindërve tanë dhe gjithë muslimanëve, me mëshirën e Tij. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dërguarin e fundit.

Shejh Muhamed ibn Salih Uthejmin

Përktheu: Shpend Zeneli

0 1247

Edhe pse agjërimi në muajin e shenjtë të Ramazanit ka për qëllim ngritjen sa më të lartë shpirtërore, gjatë këtij muaji rrënjoset një ndjenjë e devotshmërisë dhe e vetëpërmbajtjes në jetën e muslimanit. Agjërimi ka edhe efekte pozitive të pamohueshme në shëndetin e një individi. Obeziteti dhe kontrolli i peshës është vetëm një prej tyre, madje trashje sot është një problem në mbarë botën. Ndryshimi i stilit të dietës drejt një ushqimi më yndyror, ka rritur numrin e njerëzve të dhjamosur dhe mbipeshë kudo në botë.

 

Si pasojë klinika të ndryshme kanë hapur qendra për të reduktuar peshën në një kohë të shkurtër, pra po mundohen me të madhe ta luftojnë këtë dukuri e cila është shndërruar në një pandemi pa zgjidhje.

 

Megjithatë në krahasim me agjërimin e Ramazanit, i cili zvogëlon peshën prej rreth (1-2 paund që i bie 450-900 gr) ne javë (varësisht prej tipit obez dhe personit) metodat e shpejta për të rënë nga pesha të kombinuara si drogat-barnat, stërvitjet apo dieta-regjimet mund të jenë edhe të rrezikshme. Një letër botuar në “Sunday Telegraph” tregoi se një humbje peshe më shumë se 5 £ – 2.25 KG ne jave çon në formimin e gurëve në tëmth, të cilat në disa raste kërkojnë cholecystectomy (nxjerrjen e tyre me anë të operacionit) .

 

Ajo që gjithashtu shihet është se njerëzit të cilët humbin peshë nga regjimi ose metoda të tjera nuk mund të mbajnë peshën e tyre për një kohë të gjatë në të njejtin nivel, dhe kanë tendencë për të fituar peshë më shumë pas një farë kohe. Kjo “dieting” sot është jashtë mode dhe është një trend jo i përshtatshëm i cili edhe rrit rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës.

 

Përveç dietës, medikamenteve dhe ushtrimet fizike, modalitetet tjera të ndryshme që përdoren për të trajtuar obeziteti përfshijnë edhe opsionet kirurgjikale si gjatë “ngritjes së stomakut”, aplikimi i një rrjeti të telit në fundit e nofullave për të ndaluar ngrënien e tepërt. Por metodat e tilla të tmerrshme kanë edhe komplikimet e tyre. Në të kundërt, humbja e peshës në mënyrë graduale dhe të përgjithshme nuk paraqet ndonjë rrezik për shëndetin. Madje edhe vetë agjërimi i Ramazanit i cili zgjatë për një muaj të vetëm, mund të mos jetë i mjaftueshëm për të prodhuar rezultate të kënaqshme në njerëzit me mbipeshë dhe të trashë, por ajo duhet të vazhdohet edhe pas edhe përpara Ramazanit, pra agjërimi.

Këtu pra stopon shkenca dhe ne e lëmë që të udhëhiqemi nga thëniet Profetike, në të cilën ai a.s. këshilloi Abdullah ibn Amrin r.a. i cili ishte shumë i dhënë pas agjërimit, pra ai agjëronte çdo ditë, që të agjëroj në ditët alternative, siç janë edhe hadithet: Tre ditët e bardha të çdo muaji, e hëna dhe e enjtja e çdo jave apo si agjërimi më i mirë e ai ishte agjërimi i Davudit a.s. i cili një ditë agjëronte dhe një ditë prishte.

 

Kurse në këshillën e tij, në këtë rast Profeti ynë i dashur a.s. i preferoj Abdullah ibn Amrit r.a. që ta zgjedh mënyrës e agjërimit të profetit David a.s. e ajo ishte një ditë po dhe një ditë jo.

 

Nëse ne mendojmë në lidhje me agjërimin të ditëve alternative, ne gjejmë se kjo është zgjidhja më e mirë për të reduktuar peshën, e cila nuk i shkakton dëm trupit dhe nuk ka sjellë komplikime. Agjërimi alternativ është gjithashtu një zgjidhje e mirë për çrregullimet e rëndë të ngrënies si humbjen e oreksit për shkak të neurozës, e cila ka një normë të vdekshmërisë prej rreth 5 për qind.

 

Anorexia nervosa është një çrregullim i cili zakonisht shihet në vajzat dhe gratë që nga dëshira për të humbur peshë fillojnë të përdorin dieta ekstreme, ora han shumë pak. Si rezultat i kësaj ato bine nën peshë dhe mund të zhvillojnë komplikime të rënda. Për këta lloj të pacientëve agjërimi në ditët alternative është mënyra më e mirë për të kontrolluar peshën në vend se ta “kërcënojnë” jetën nga dieta e vazhdueshme.

 

Agjërimi i Ramazanit është gjithashtu një zgjidhje e mirë për një tjetër “anorexia nervosa” e ky çrregullim quhet Bulimia nervore. Në të cilat pacientët kanë humbje kontrolli mbi sjelljen ne kohen kur hanë dhe provokimi i nxjerrjes së ushqimit nëpërmjet vjelljes së provokuar çdo here pasi që kanë ngrënë diçka. Tek këta pacient mund të konsumohen mbi 20.000 kalori në një ditë, kurse si përgjigje për këtë për njerëzit është Ramazani në të cilin besimtarët mësojnë kontrollin ndaj ngrënies, pra pikërisht kjo maturi ndihmon që pacientët që vuajnë nga Bulimia nervosa ti shpëtojnë këtij zakoni të “sëmurë”.

 

Në vitet e fundit janë të njohura disa çrregullime periodike të ngrënies, ata janë Çrregullimi sezonal i ngrënies (DUD), Sëmundja e karbohidrateve Obezitare (CCO), dhe sindroma paramenstruale. Në të gjitha këto çrregullime pacientët në periudha të caktuara kërkojnë konsumim intensive të ngrënies si pasojë e rënies së madhe, pra agjërimi i Ramazanit dekurajon zakone të tilla dhe në mënyrë efektive trajton këto tendenca për humbje të peshës.

 

Për ta përfunduar, agjërimi i Ramazanit dhe agjërimi në ditët alternative është zgjidhja më e mirë për të kontrolluar obezitetit, madje edhe për ta luftuar atë, madje siç dihet nëse është nga lloji i ashpër (ku personat kanë më shumë se 30% të peshës së tyre trupore mbi peshe), bëhet një rrezik i pavarur nga sëmundjet koronare të zemrës.

Gjithashtu duhet cekur se ashtu sikurse obeziteti sot po ngjitet lartë në mënyrë rrëqethëse në listën e sëmundjeve më të shpeshta dhe po i afrohet atyre me vdekshmëri më të lartë siç janë sëmundjet koronare të zemrës dhe kancerit, ashtu edhe agjërimi ngjitet dita ditës në listën si kura, mjekimi apo trajtimi më i përshtatshëm për obezitetin, duke i tejkaluar trajtimet e deritanishme që janë paraqit si zgjidhje për obezitetin.

 

Dr. Muhamed Karim Bibani, Xhide-Arabi Saudite

Përktheu dhe përshtati: Dr. Visar Xhaferi

0 1388

Robër të Allahut, dijeni se Allahut tëLartësuar i takon gjykimi absolut dhe urtësia në atë që ai ka krijuar dhe e ka ligjësuar, Ai (Allahu) është i Urti, nuk i krijoi robërit e Tij për lojë, nuk i ka lënë ata për kotë dhe as që i ka detyruar me ligje  për kot, por i ka krijuar për një gjë madhore, ua sqaroi atyre rrugën e drejtë, i detyroi me ligje e urdhra me të cilat shtohet besimi, plotësohet adhurimi i tyre. E nuk ka asnjë adhurim (ibadet) të cilin e ka obliguar Allahu për robërit e Tij pos në të ka urtësi të mëdha, të cilat i ka kuptuar kush i ka kuptuar e nuk i ka kuptuar injoranti. Injoranca jonë, mosdija, moskuptimi i urtësisë së ndonjë ibadeti nuk është argument se ai adhurim është i mangët nga urtësitë, por gjithsesi kjo gjë është argument për pa aftësinë e mangësinë që kemi për të kuptuar urtësinë e Allahut të Lartmadhëruar, për këtë flet edhe fjala e Allahut: “dhe nuk u është dhënë juve nga dituria, vetëm se pak”. Isra 85.

Allahu i ka ligjësuar adhurimet, ka detyruar zbatimin e tyre nëpërmjet teksteve të Kuranit apo Sunetit të, të Dërguarit salallahu alejhi ue selem i ka rregulluar marrëdhëniet, si test që të qartësohet se kush është adhurues i Zotit e kush është adhurues i epshit të tij, kush i pranon këto urdhra e rregulla me zemër të hapur dhe shpirt të qetë është adhurues, rob i Allahut, i kënaqur me ligjin e Tij, që i jep përparësi adhurimit të Allahut para epshit së tij, e kush nuk i pranon adhurimet e as që pason rregullat,  vetëm në ato që i përshtaten dëshirës dhe egos së tij ai është adhurues i epshit të tij, i hidhëruar ndaj ligjit të Allahut dhe refuzues i adhurimi të Zotit. Epshin e tij e ka bërë prijës që duhet pasuar dhe dëshiron që ligji i Allahut të jetë pas dëshirës së tij, Allahu thotë: “A e ke parë ti atë, që epshin e vet e ka marrë për hyjni” A donë t’i bëhesh mbrojtës atij.”

Po ashtu Allahu thotë: “E sikur të përputhej e vërteta me dëshirat e tyre, do të shkatërroheshin qiejt e toka dhe çdo gjë që gjendet në to. E megjithate që Ne atyre u sollëm (me këtë Kur’an) famën e tyre, ata u zbrapsën ndaj përkujtimit të vet”. Muminun 71

Nga urtësia e Allahut është që adhurimet i ka bërë të llojllojshme që të gjejnë pranim dhe të shkaktojnë kënaqësi tek njerëzit, dhe që Allahu ti pastrojë ata që kanë besuar. Është interesante se ka prej njerëzve që pajtohet me një lloj të adhurimi dhe i përmbahet atij dhe hidhërohet me një lloj tjetër dhe e neglizhon, nënvlerëson, anashkalon atë adhurim.

Allahu bëri disa adhurime të cilat lidhen me vepra të gjymtyrëve sikurse namazi, e disa që kanë të bëjnë me dhënien e pasurisë, që është e dashur për njeriun, sikur që është zeqati, e prej adhurimeve që ka të bëjë edhe me vepra me gjymtyrë edhe me shpenzim të pasurisë siç është haxhi apo xhihadi, e prej adhurimeve që ka të bëjë me pengimin e nefsit nga gjërat që i dëshiron dhe e tërheqin sikur që është agjërimi. Nëse robi i Allahu i kryen këto adhurime të ndryshme, i realizon ato në formën e kërkuar pa teprim e as neglizhencë, lodhet për to, vepron, mundohet për gjërat që i dëshiron dhe ndalet e pengohet nga ato gjëra që ia dëshiron nefsi në shenjë respekti dhe zbatimi të urdhrit të Tij, i kënaqur me ligjin e Allahut, është argument për adhurimin e tij të plotë, për bindjen, nënshtrimin, dashurinë për Zotin, për ta madhëruar Atë.

Nëse kjo gjë është e qartë, atëherë agjërimi ka urtësi të shumta si rezultat i të cilave është bë që të jetë obligim prej obligimeve të islamit dhe një rukn (shtyllë) prej shtyllave të tij.

Pre urtësive të agjërimit fillimisht mund të përmendim se agjërimi është adhurim, ibadet për Allahun e Madhëruar, me të cilin afrohet robi tek Zoti duke lënë gjërat e dëshiruara si ushqimet, pijet e marrëdhëniet intime, me këtë shfaq sinqeritetin dhe vërtetësinë e besimit të tij, adhurimin e plotë, dashurin e fortë për Allahun dhe shpresën që ka tek Ai për të fituar shpërblimin.

Ngase njeriu nuk i le gjërat e dashura për të, vetëm për hir të dikujt që është më i madh tek ai se sa ato gjëra. E kur besimtari të din se kënaqësia e Allahut gjatë agjërimit është me lënien e epsheve, i jep përparësi kënaqësisë së Zotit para epshit të tij, për atë shumica e besimtarëve po nëse rihet po edhe burgoset vetëm se ta prish agjërimin qoftë edhe një ditë të Ramazanit pa arsye nuk e prish. E kjo është një urtësi pre urtësive më të mëdha të agjërimit.

Prej urtësive tjera është se agjërimi është shkak i devotshmërisë, siç thotë Allahut i Lartmadhëruar: “O ju që keni besuar, u është bërë obligim agjërimi ashtu siç ka qenë obligim për ata para jush, që të bëheni më të devotshëm”.Bekare 183

Agjëruesi është i urdhëruar ti veproj adhurimet e të largohet nga mëkatet, sikur që ka thënë i Dërguari salallahu alejhi ue selem: “Kush nuk e le gënjeshtrën, të vepruarit me të, Allahu nuk është i nevojshëm që ai të le ushqimin e pijen”. E transmeton Buhariu.

Kur agjërues është i veshur me agjërim ai çdo herë që i vije ndërmend të bën një mëkat kujton se është agjërueshëm dhe ndalohet nga mëkati, për atë i dërguari salallahu alejhi ue selem ka urdhëruar që agjëruesi të përgjigjet për atë që e fyen apo e shanë të thotë: “Unë jam njeriu që agjëroj”. Për të pas kujdes se agjëruesi është i urdhëruar të abstenon nga sharja e fyerja, dhe ta përkujton veten se ai është i veshur me agjërim e duhet ndaluar nga kundërpërgjigjja me sharje e fyerje.

Prej urtësive është se zemra pasurohet me meditim dhe përmendje të Allahut, ngase pasimi i epsheve sjell shkujdesin, ndoshta edhe ngurtëson zemrën dhe e verbëron ndaj hakut, për atë i dërguari salallahu alejhi ue selem ka udhëzuar për pakësimin e ushqimit dhe pijes, dhe ka thënë: “Nuk ka mbushur biri i Ademit enë më të keqe se sa barkun e tij, i mjaftojnë atij disa kafshata që do ta mbajnë, e nëse është me doemos atëherë një të tretën për ushqim, një të tretën për pijë dh enjë të tretën për frymëmarrje”. Transmeton Ahmedi, Nesaiu dhe ibn Maxhe.

Në sahihun e Muslimit shënohet se Handhale Esedij që ishte prej shkruesve të Pejgamberit salallahu alejhi ue selem, një ditë i tha të Dërguarit salallahu alejhi ue selem: “Handhaleja është bërë mynafik dyfytyrësh? Pra i thoshte për veten e tij, e i Dërguari salallahu alejhi ue selem i tha: Për çfarë? I tha: “O i dërguar i Allahut kur jemi me ty, na e përkujton zjarrin dhe xhenetin sikur ta shohim me sytë tanë, e kur të largohemi prej teje preokupohemi me gratë e fëmijët dhe gjëra që të humbin kohën e harrojmë shumë. Atëherë i Dërguari salallahu alejhi ue selem i tha: “Betohem në Atë që shpirti im në dorën e Tij nëse ju do të vazhdonit ashtu siç kur keni qenë tek unë do t’u përshëndetshin melaqet për dore kur ju jeni të lirë apo të zënë me punë, mirëpo o Handhale një çast kështu e një çast ashtu”.

Ebu Sulejman Darani ka thënë: “Nefsi kur të ndjen uri apo etet, zemra pastrohet dhe zbutet e kur ngopet zemra verbërohet.”

Prej urtësive të agjërimi është se i pasuri kupton madhështinë e dhuntisë së Allahut për pasurinë që ia ka dhënë, që Allahu e ka begatuar atë me ushqim, pije e familje që shumë prej krijesave janë privuar nga ato të mira, e falënderon Allahun për dhuntinë dhe këtë mundësi që ia ka dhënë, e të kujton vëllanë e tij që është i varfër i cili ndoshta fle i uritur e ai i jep lëmoshë me çka ai do të mbulon trupin e tij dhe të ndal urinë. Andaj i Dërguari salallahu alejh iue selem ishte më bujari prej njerëzve dhe ishte edhe më bujar gjatë Ramazanit kur e takonte Xhibrilin i cili ia mësonte Kuranin.

Prej urtësive të agjërimit është ushtrimi i përmbajtjes dhe kontrollimit së nefsit, fuqia për ta frenuar atë, që të mundet ai ta udhëheq atë në gjëra që janë mirësi dhe lumturi për të, ngase nefsi është tërheqëse e nxit kah e keqja pos atij që Allahu e ka mëshiruar dhe e ka mbrojtur.

Ta ndal nefsin e tij nga mendjemadhësia deri sa ti nënshtrohet të vërtetës dhe të bëhet i butë me krijesat.

Prej urtësive të agjërimit është se damarët e gjakut ngushtohen për shkak të urisë dhe etjes, e me këtë ngushtohet qarkullimi i shejtanit nëpër trup, ngase shejtani qarkullon nëpër damarët e gjakut siç citohet edhe në hadithin që gjendet në dy sahihët, e me agjërim heshtin cytjet e shejtanit e thyhet intensiteti i epshit dhe nevrikosjes. Për atë i Dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “O ju të rinj kush  ka mundësi prej jush të martohet le të martohet, ngase kjo e ul shikimin dhe mbron nderin, e kush nuk ka mundësi le të agjërojë, kjo për të është mbrojtje”. Mutefekun alejhi.

Po ashtu urtësi e agjërimit janë edhe dobitë shëndetësore të cilat i sjell agjërimi duke pakuar ushqimin, dhe lehtësimin e sistemit të tretjes për një periudhë të caktuar dhe të depozitimit të disa yndyrave dhe mbeturinave të dëmshme për trupin, etj. A ka urtësi më të madhe të Allahut, ligje më të dobishme për krijesat?

Allahu na bëftë ta kuptojmë fenë dhe urtësitë e fshehtësitë të ligjeve të tij, të na përmirësojë neve punët e fesë e të kësaj bote, të na falë neve prindërve tanë dhe gjithë myslimanët, me mëshirën e Tij, vetëm Ai është Gjithëmëshirshmi Mëshiruesi. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dërguari e fundit.

Muhamed ibn Salih Uthejmin

Përktheu: Shpend Zeneli

0 1825

Definicioni i Ashurasë:

Është dita e dhjetë e muajit Muharrem, për çdo vit.

Falje për vitin e kaluar

Nga Ebi Katade (Zoti qoftë i kënaqur me të!) është transmetuar se është pyetur Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të!) për agjërimin e ditës së ashures, dhe ka thënë: “Unë, me të vërtetë, e llogaris falje nga Allahu për vitin e kaluar.”

Gradat e agjërimit të ditës së Ashurasë – Më e larta është agjërimi një ditë para saj dhe një ditë pas saj. – Pastaj vijon agjërimi i ditës së nëntë dhe të dhjetë. – Pastaj vjen vetëm agjërimi i ditës së dhjetë.

Shkaku i agjërimit të ditës së Ashurasë Është falënderim për Zotin e Madhëruar që e shpëtoi Musain (alejhi selam) dhe popullin e tij nga Faraoni dhe ithtarët e tij, e kjo ka ndodhur në ditën e dhjetë të muajit Muharrem.

Dobitë e agjërimit të kësaj dite:

  1. Agjërimi i ditës së Ashurasë është synet dhe i preferuar, me që është praktikuar, gjithashtu, nga Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të!).
  2. Këtë ditë e kanë agjëruar edhe shokët e Pejgamberit (paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të!) si dhe Musai (alejhi selam) para tyre, në shenjë falënderimi, ndaj madhërisë së Zotit.
  3. Edhe historikisht kjo ditë ka vlerë madhështore.
  4. Preferohet agjërimi i një dite para ose pas saj; d.m.th.: (9-10 ose 10-11 Muharrem) për t’u dalluar nga hebrenjtë, sepse këtë e ka urdhëruar Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të!).
  5. Në të shihet qartë se llogaritja e kohës tek popujt e kaluar, ishte me anë të hënës e jo me muaj gregorian, sepse Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të!) na ka lajmëruar që dita e dhjetë e muajit Muharrem është e njëjta ditë që Allahu i Lartësuar e shkatërroi popullin e Faraonit dhe e shpëtoi Musain me ithtarët e tij.
  6. Kjo është çka u përmend në Synet, sa i përket kësaj dite, e çdo gjë tjetër që bëhet në të, është risi (bidat) dhe në kundërshtim me udhëzimin e Muhamedit (paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të!).

Kjo është prej mirësisë së Allahut të lartësuar ndaj nesh, sepse na e mundësoi që nëpërmjet agjërimit të një dite, të na falen mëkatet e një viti të plotë; e Allahu është pronar i mirësisë së madhe. Kështu që shpejto, o vëlla, dhe shfrytëzoje këtë mirësi!

Filloje vitin tënd të ri me adhurim dhe punë të mbara, sepse punët e mira i shlyejnë ato të ligat (të këqijat).

Perktheu dhe pershrtati: Hoxhe Fidan Musliu

0 1470

Allahu, subhanehu u e te’ala, e bëri obligim agjërimin e Ramazanit, për të arritur devotshmërinë dhe për të realizuar atë.

“O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të arrini devotshmërinë.” (El Bekare, 183)

Komentuesi i njohur  Reshid Rida thotë se pjesa e ajetit “që të mund të arrini devotshmërinë” paraqet shkakun e detyrimit të agjërimit nëpërmjet dobisë së tij më të madhe dhe nëpërmjet urtësisë së tij kulmore. Qëllimi i agjërimit është që njerëzit të forcojnë devotshmërinë e tyre duke i braktisur nevojat të lejuara dhe të pranishme duke e zbatuar urdhrin e Allahut si dhe duke pritur shpërblim vetëm prej Tij, azze ue xhel-le. (Tefsirul Menar, 2/145)

Gjithashtu agjërimi e nxit njeriun në sinqeritet ndaj Allahut, të Vetmit, përmirëson dhe forcon imanin. Ebu Hurejreja, radijallahu anhu, transmeton se i dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Çdo vepër e birit të Ademit është e tij, dhe e mira shumëfishohet dhjetë deri shtatëqind fish. Allahu te’ala thotë: Përveç  agjërimit, ai është për Mua dhe Unë shpërblej për të, njeriu ka lënë epshin, ushqimin dhe pijen për shkakun Tim…”  (Buhari dhe Muslim)

Ibën Rexhepi, duke e komentuar këtë hadith shkruan: Kur ndonjë dëshirë të zjarrte, që kemi mundësi ta plotësojmë, në një vend ku s’na sheh askush përveç Allahut, e lëmë për hir të Allahut, vepra e tillë është argument për besim të paluhatshëm. Agjëruesi e di se ka Zot i cili e mbikëqyr edhe kur është vet, e di se Allahu ia ka ndaluar tu afrohet  disa gjërave dhe ai i nënshtrohet Allahut dhe e zbaton urdhrin e Tij, largohet prej ndalesave. Nxitësi i tij është frika prej dënimit të Allahut dhe shpresa në shpërblimin e Tij. Ky shpërblim i Allahut është mënyra se si Allahu e falënderon robin e tij për këtë sakrificë. (Letaiful Me’arif, 161)

Shkurtimisht agjërimi është shkak i fuqishëm për arritjen e devotshmërisë, argument i fuqishëm i imanit dhe rrugë për të arritur shkallën e bamirësisë dhe vetëdijes për mbikëqyrjen e Allahut në vetmi dhe para njerëzve.

m-r. Talha Kurtishi

0 1015

Nuk është e fshehtë për asnjërin se Allahu i Madhëruar nuk sjell adhurim dhe nuk e obligon për robërit e Tij se është i nevojshëm, Ai është i Pasuri i Lartësuari, por i ka sjell për urtësi dhe kuptime madhështore, qëllime të çmuara, që tek vet njeriu kthehen me dobi në fenë dhe jetën e kësaj bote.

Nëse qëllimi i parë  i adhurimit është nënshtrimi, bindja, adhurimi dhe pajtimi, themeli i islamit nuk përqendrohet pos duke shfaqur nënshtrimin ndaj Allahut, kjo nuk nënkupton se adhurimet janë të zbrazëta nga urtësitë dhe të mos hulumton myslimani për kuptimet dhe fshehtësitë pas urdhrave dhe ndalesave.

Agjërimi, si edhe adhurimet tjera ka kuptimet dhe fshehtësitë madhështore të cilat mund ti hasim dhe ti vërtetojmë urtësitë e ligjshmërisë së këtij adhurimi hyjnor.

Kuptimi i parë në të cilin marrin pjesë të gjitha adhurimet është se agjërimi  është edukim i adhurimit dhe nënshtrimit ndaj Allahut të Madhëruar. Kur të perëndon dielli agjëruesi han  dhe pinë në respekt të urdhrit të Allahut, e kur lind agimi abstenon nga ushqimi, pija dhe gjërave tjera që prishin agjërimin, ai pra e adhuron Allahun në fillim të agjërimit dhe në mbarim të agjërimit, nëse e urdhëron Zoti të ushqehet në kohë të caktuar ushqehet, dhe nëse e urdhëron për të kundërtën e saj në kohë tjetër ai është respektues, pra çështja nuk është çështje shijimi e disponimi, por është respektim, nënshtrim dhe dëgjueshmëri ndaj urdhrit të Allahut.

Agjërimi po ashtu edukon tek njeriun  mbikëqyrjen e Allahut, synimin e sinqertë të veprave, largimin nga hipokrizia dhe shtirja, është adhurim mes robit dhe Zotit, për atë edhe është thënë se agjërimi është adhurim i fshehtë, ngase mundet që njeriu të mos agjërojë e të konsumojë ushqime duke mos e vërejtur askush nga njerëzit,  bile vetëm me ndryshim të nijetit dhe ndërprerje i prishet agjërimi edhe nëse nuk ushqehet me asgjë prej gjërave që prishin agjërimin gjatë tërë ditës, pengimi i tij për gjithë këtë përkundër se ai mund të arrijë fshehurazi tek këto gjëra, është argument për ndenjën e mbikëqyrjes së Allahut në fshehtësitë dhe vetminë e tij, për këtë kuptim Allahu e ka veçuar agjërimin nga të gjitha llojet e adhurimit, dhe nuk ka përcaktuar shpërblim të caktuar, i dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “ç’do vepër e birit të Ademit shumëfishohet, një e mirë me dhjet të mira e deri në shtatëqind fish, Allahu aze ue xhel ka thënë: “Përveç agjërimit, ai është për Mua dhe unë shpërblej për të,  largohet nga epshi dhe ushqimi për Mua.” Transmeton Muslimi.

Agjërimi edukon njeriun që të mediton në botën e ahiretit, në pritjen (e shpërblimit) çfarë ka te Allahu, kur agjëruesi pengohet nga disa epshe dhe dëshira të shpirtit, mendon për shpërblimin e Allahut aze ue xhel, kjo gjë vendoset në shpirt me besim në botën e ahiretit, ndërlidhja me te, ngritja nga kënaqësitë afatshkurta të kësaj bote që shpijnë në dëshirë për përqendrim në tokë dhe qëndrim të përhershëm në të.

Agjërimi të edukon në durim, në forcën e vullnetit dhe vendosmërisë, durimi nuk duket qartë në adhurimet tjera ashtu siç shihet tek agjërimi, qëllimi i agjërimit është pengimi i vetes nga  epshet, për atë konsiderohet edhe gjysma e durimit, Allahu i Madhëruar thotë: “Vetëm ata që janë të durueshëm do të shpërblehen pa masë”. Zumer, 10.

Agjërimi është edukim për shoqërinë, zhvillimin e një ndjenjë të unitetit dhe solidaritetit midis myslimanëve, agjëruesi kur sheh njerëzit përreth tij që të gjithë agjërues, ai ndjen lidhje dhe përputhje më këtë shoqëri, që të gjithë janë me agjërim, që të gjithë ndjejnë urinë për hir të Allahut, që të gjithë fillojnë me agjërim dhe së bashku ndërprenë agjërimin pa asnjë dallim apo privilegji. Nuk veçohet askush për shkak pasurisë, meritës apo pozitës së tij, më i ndershmi tek Allahu është më i devotshmi, më i miri është më i pastërti (nga gjynahet).

Sa madhështor që është portreti që flet për unitetin e shoqërisë nën hijen e adhurimit të Allahut xhele ue ala.

Agjërimi ngushton qarkullimin e gjakut, shuan zjarrin e epsheve, pakon mundësitë e devijimeve të shejtanit ndaj njeriut, ngase shejtani qarkullon tek biri i Ademit nëpër damarët e gjakut, për atë i Dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë, siç është shënuar në Sahih: “Agjërimi është mburojë”. Pra mburojë që mbron njeriun nga epshet dhe mëkatet, për atë i Dërguari salallahu alejhi ue selem  ka urdhëruar atë i cili i është shtuar epshi për martesë e nuk ka mundësi, të agjërojë, e bëri mbrojtje nga kjo dëshirë dhe zbutje të vështirësisë.

Nga kuptimet e agjërimit është të kujton të uriturit dhe nevojtarët, të ndien dhembjen dhe lodhjen e tyre, ngase ai që nuk ndien uri dhe etje mund që të mos ndien dhimbjen e dikujt tjetër nga të varfrit dhe nevojtarët, dhe nëse ne kemi me çfarë të ushqehemi, dikush tjetër mund të mos gjejë asgjë.

Këto ishin disa koncepte të këtij adhurimi madhështor, që Allahu aze ue xhel i ka përmbledhur në fjalën e Tij: “O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të jeni të devotshëm”. Bekare 183.

Pra urtësia për të cilën është ligjësuar agjërimi  është realizimi i devotshmërisë ndaj Allahut aze ue xhel, ky është fryti i agjërimit, nëse agjërimi nuk është për ne rrugë për të arritur devotshmërinë atëherë është humbur qëllimi dhe kuptimi për të cilin është ligjësuar, nuk është pra qëllimi thjesht pengimi nga ushqimi, pija dhe marrëdhëniet intime pa pasur gjurmë ky agjërim në jetën e njeriut dhe moralin e tij, për atë i dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush nuk le gënjeshtrën dhe veprën me gënjeshtër, Allahu nuk ka nevojë që ai të le ushqimin dhe pijen”. Dhe ka thënë: “Sa agjërues, hisja e tij nga agjërimi mbetet uria e etja”.

Xhabiri radijallahu anhu ka thënë: “Nëse agjëron le të agjëroje edhe veshi, shikimi, gjuha jote nga gënjeshtra dhe mëkati, braktise dëmtimin e fqinjit,  të jesh i qetë dhe dinjitoz, mos e bë ditën e agjërimit  të njëjtë me ditët jashtë agjërimit”.

Myslimani duhet ti ngjall këto kuptime kur ai zbaton adhurimin e agjërimit, në mënyrë që të mos del adhurimi nga koncepti i saj, dhe të mos shndërrohet në zakon (adet) që e kryen për t’iu adaptuar mjedisit apo shoqërisë.

Përktheu: Shpend ZENELI

Islamweb.com

0 1345

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botrave, kurse paqja dhe mëshira e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamedin, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët traditën e këtij Pejgamberi e pasojnë deri në Ditën e Gjykimit.

– Me agjërimin e këtyre 6 ditëve plotësohet shpërblimi i agjërimit për një vit të tërë.

– Agjërimi i këtyre ditëve dhe agjërimi i Sha’banit, janë si sunnetet të cilat falen përpara apo pas namazit, dhe me këtë plotësohen mangësitë të cilat ndoshta kanë ndodhur gjatë kryerjes së farzit, sepse mangësit në farze plotësohen me adhurime vullnetare-nafile ditën e gjykimit.

– Vazhdimi me agjërim pas Ramazanit është shenjë se Allahu ndoshta e ka pranuar agjërimin e Ramazanit, sepse kur Allahu e pranon veprën e robit të Tij e udhëzon drejt veprave tjera të mira, siç kanë thënë disa: “Shpërblimi i veprës së mirë është vepër tjetër e mirë, dhe kush ka vepruar një të mirë pastaj e përcjell këtë vepër me një vepër tjetër të mirë, është shenjë se Allahu ia ka pranuar veprën e parë.”

– Agjërimi i Ramazanit sjell me vete falje të mëkateve për besimtarët, dhe dita e Bajramit është dita kur shpërblehen dhe gëzohen këta besimtarë, andaj agjërimi i gjashte ditëve të Shevalit është si shenjë falënderimi ndaj Allahut për këtë shpërblim që na e jep Zoti.

– Për çdo adhurim që na mundëson Allahu ta kryejm duhet falënderuar Ai, dhe ky falënderim të cilin e bëjmë është adhurim, është vepër e cila i ngre Allahu me të gradat tona, për këtë duhet falënderuar Allahu për atë falënderim. Për këtë ishtë njëri prej selefit, i cili çdo herë kur falej gjatë ndonjë nate, agjëronte ditën e saj, si shenjë falënderimi ndaj Allahut i cili ia mundësoi të falte namaz nate. Shpesh ndodhte që dikush ta pyeste Vuhejb bin el-Uirdin-Allahu e mëshiroftë për shpërblimin e ndonjë vepre të mirë, kurse ai përgjigjej duke thënë: “Mos pyetni për shpërblimet e kësaj vepre, mirëpo pyetni për obligimin të cilin e ka njeriu të cilit i eshtë mundësur kryerja e kësaj vepre.”

– Dijeni o të nderuar vëllezër dhe motra se veprat me të cilat robi afrohet tek Zoti i tij gjatë Ramazanit, e afrojnë atë tek Allahu poashtu edhe pas mbarimit të Ramazanit, dhe se ai Allah i cili shpërblen dhe mëshiron gjatë Ramazanit është po i njejti Allah i cili shpërblen dhe mëshiron edhe pas Ramazanit. Dhe sa Ai Allah i cili fal dhe udhëzon gjatë Ramazanit është po i njejti Allah i cili fal dhe udhëzon pas mbarimit të Ramazanit .

 Që ta kryejmë agjërimin e këtyre ditë sa më mirë duhet ditur edhe këto çështje:

 

Sa i përket asaj se a mund ti agjërojmë 6 ditët e Shevalit përpara kompensimit të ditëve të Ramazanit dijetarët kanë mendime të ndryshme rreth kësaj çështjë, mirëpo e vërteta është se ajo e cila duhet bërë më parë është kompensimi i ditëve të Ramazanit pastaj agjërimi i 6 ditëve, sepse ka thënë i Dërguari i Allahut-paqja e Allahut qoftë mbi të: “Kush e agjëron muajin e Ramazanit dhe e përcjell me gjashtë ditë të muajit Sheval, do të shpërblehet si të kishte agjëruar tërë vitin.” (Transmeton Muslimi), kurse ai i cili i agjëron gjashtë ditët përpara ditëve që ka ti kompensojë, nuk e ka përcjell akoma Ramazanin, mirëpo ka përcjellur një pjesë të Ramazanit dhe se kompensimi është obligim kurse agjërimi i 6 ditëve të muajit Sheval është i pëlqyeshëm, kurse obligimit çdo herë i jepet përparësi përpara veprave vullnetare-nafile.

Gjithashtu ka nga njerëzit të cilët fillojnë me agjërimin e 6 ditëve të Shevalit dhe nuk arin ti plotësojnë duke u friksuar se duhet plotësuar patjetër, prandaj këta i këshillojmë se agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit është i pëlqyeshëm e jo obligim, ka shpërblim për ditët që i ka agjëruar dhe shpresojmë që të shpërblehet për 6 ditët, nëse arsyeja për të cilën i ka ndërpre është arsye e pranuar në sheriat, sepse ka thënë Dërguari i Allahut-paqja e Allahut qoftë mbi të: “Kur të sëmuret robi apo udhëton, i shkruhen veprat ashtu siç i ka vepruar kur ka qenë i shëndoshë në vendin e tij.[1] Poashtu nuk obligohet që ti kompenson ditët që si ke agjëruar nga këto 6 ditë. Allahu është Udhëzuesi më i Mirë.[2]

Lusim Allahun që të na bëj dobi prej asaj që shkruajtëm dhe lexuam dhe e lusim Atë që të na bëj prej atyre që e adhurojnë Atë deri në frymën e fundit dhe lutja jonë e fundit është: Falënderimi i takon vetëm Allahut.

[1] Transmeton Buhariu

[2] Mexhmu’u Fetava Ibn Baz 5/270

0 10202

Muaji i Ramazanit është muaji i madh të cilin besimtarët mezi e presin, madje kur hyn ky muaj i bekuar ia numërojnë edhe ditët se sa kanë kaluar dhe sa kanë mbetur. Kështu që para se hym në këtë muaj na obligohet që ti mësojmë disa dispozita bazë që kanë të bëjnë me këtë muaj, duke mos e anashkaluar moralin dhe sjelljen që duhet ta kemi në këtë muaj. Duke synuar që agjërimi jonë të jetë i pranuar, duhet që të dimë tepër saktë se çfarë është e lejuar dhe çfarë e ndaluar për agjëruesin në këtë muaj.

    Llojet e njerëzve në pritjen e muajit të Ramazanit:

 Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.

   Pas disa ditëve na vjen muaji më i madh prej muajve të tjerë të vitit, muaji i bekuar i Ramazanit, muaj të cilin çdo herë besimtarët e presim me padurim. Në veçanti për këtë muaj janë të kujdesshëm njerëzit e mirë të cilët prej përpara hyrjes së këtij muaj pregatiten shpirtërisht dhe moralisht madje edhe duke i numëruar ditët deri sa të hy ky muaj i bereqetshëm. Kurse me hyrjen e këtij muaji ata sikurse ringjallen shpirtërisht, i përgëzojnë të tjerët për ardhjen e tij, ua urojnë të gjithë besimtarëve hyrjen e këtij muaji dhe vetë janë tepër të gëzuar. Njerëzit gjatë pritjes së këtij muaji janë disa llojesh:

–           Ka nga njerëzit që gëzohen me tregëtinë që bejnë në këtë muaj, për shkak të fluksit të madh të klientëve besimtarë ,që blejnë për të ngrënë në këtë muaj, e si pasojë kjo u sjell atyre shumë të mira materiale, pra këta njerëz nuk i gëzohen muajit të Ramazanit porse tregtisë në të.

–           Ka nga njerëzit që me hyrjen e këtij muaji janë edhe më të lirë se në muajt tjerë dhe i gëzohen kësaj kohë të lirë për ta kaluar natën duke shikuar seriale të ndryshme, duke u zbavitur me shoqërinë, duke luajtur lojra të ndryshme, duke ndëgjuar muzikë, duke ndejt natën deri në syfyr kurse të nesërmen duke u zgjuar vonë vetëm e vetëm që të kaloj sa ma pak kohë i agjërueshëm sepse shpesh për këtë lloj njerëzish agjërimi është i vështirë dhe i pavlefshëm.

–           Porse ka nga njerëzit të cilët përveç që ia din vlerën këtij muaji, ata garojnë në vepra të mira, e planifikojnë kohën në mënyrë më të mirë të mundshme dhe atë  për të lexuar Kuran, për të bërë dua, para iftarit dhe syfyrit, për të falë namaz natë dhe taravi, për të vizituar farefisin, duke u marë me organizime të ndryshme të cilat janë në dobi të shoqërisë ku jeton ai sikurse është organizimi i mbledhjes së zekatit, shpërndarjes së fitrave, pregatitjes së iftareve etj.

  1 – Vlera e muajit të Ramazanit:

 

  Dije vëlla i dashur se besimtari i mençur është ai i cili çdo herë Ramazanin në të cilin jeton e konsideron si të fundit, kjo na bën neve që ta presim këtë muaj seriozisht qoftë vetëm me nijet. Pasi që nëse Allahu nuk na e mundëson ta agjërojmë në gjithë muajin të na shkruhen shpërblimet edhe të agjërimit edhe të namazit vetëm pse e kemi pasur nijet të falemi dhe të agjërojmë në këtë muaj.

   Për këtë muaj i Dërgauri i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):” Kur vjen muaji i ramazanit happen dyert e xhenetit…”

   Hapen dyert e kujt…o rob i Allahut përse!?

   Ato janë dyert e xhenetit! Dyer të cilat kur happen nuhatet era e xhenetit sa udhëtari që kalon duke ecur dyzet vjet. Dyert e xhenetit në të cilat ka atë që syri nuk e ka parë, veshi nuk e ka ndëgjuar e as që mendja e njeriut mund ta ketë imagjinuar, do të happen këta dyer pas pak ditësh, kështu që pregatitu për të se ndoshta një prej banorëve të tij e ti nuk e di një gjë të tillë. Po ashtu i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:” …mbyllen dyert e xhehenemit…”. Po o robi i Allahut xhehenemi në muajin e Ramazanit mbyllet. Pos kësaj Allahu liron nga zjarri i xhehenemit njerëz çdo natë gjatë muajit të ramazanit.

   Kështu që nxito që të jesh i liruar nga zjarri i xhehenemit në muajin e Ramazanit, sepse i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë në hadithin e Xhibrilit (paqa e Allahut qofshin mbi të):” i shkatëruar qoftë ai i cili e arrin muajin e Ramazanit dhe nuk i falen mëkatet”.

   Gjithashtu i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “ Thëret një thirrës gjatë ramazanit: O kërkues i së mirës urdhëro vepro, o kërkues i të keqes ndalo (frenohu). Allahu liron nga zjarri i xhehenemit çdo natë njerëz.

   Kurse Allahu në Kuran thotë:” O ju të cilët keni besuar agjërimi u është bërë obigim juve, ashtu siç ishte për popujt para jush.”(Bekare:183) Obligim nga ana e Allahut jo për të na rënduar ose për të na e bërë agjërimin të sikletshëm por agjërimi nënkupton se ka qenë një gjë e ligjësuar edhe në popujt e mëhershme, kështu që neve jemi vetëm edhe një umet tjetër që na obligohet kjo dispozitë fetare ashtu siç ka qenë në popujt e mëhershëm vetëm që ta arim devotshëmrinë sepse Allahu në Kuran thotë:” që të bëheni të devotshëm.(Bekare:183) Pra nga ku shihet se ky është edhe pikësynimi bazë i agjërimit të muajit të Ramazanit.”

   Andaj është vetëm Allahu Ai i Cili ndihmon në agjërim ,gjatë Ramazanit derisa të arish devotshëmrinë, ngase shejtanët në këtë muaj lidhen, për këtë arsye shpesh dëgjojmë që mëkatarët pendohen gjatë këtij muaj, gratë e zbulara mbulohen, shumë të tjerë udhëzohen, ata që deri atë ditë e kanë lënë namazin fillojnë ta falin, ata që janë treguar dorështrënguar në pasurinë e tyre e japin zekatin madje japin edhe sadaka. Madje nuk habitemi kur dëgjojmë se në këtë muaj edhe njerëz zullumqarë apo kriminel që njihen ndër njerëzit fillojnë dhe futen në xhami për namaze të ndryshme, apo për namazin e taravive apo në dhjetë ditshin e fundit duke shpresuar që natën e kadrit ta kalojnë në adhurim sa do pak.

   Prandaj mendo o rob i Allahut pse ndodh kjo pikërisht në këtë muaj?! E gjitha kjo për shkak mëshirës së madhe që zbret Allahu në këtë muaj dhe për shkak të mospasjes akces të shejtanëve ndaj njerëzve, pasi që ata në këtë muaj lidhen siç na tregohet për këtë në hadithin e saktë. Mos haro vëlla i dashur kërcënimin që përmban hadithi i të Dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):” ishkatëruar qoftë, i shkatëruar qoftë, i shkatëruar qoftë ai i cili e arin muajin e Ramazanit dhe nuk i falën mëkatet.” Kurse për të na u falur mëkatet e dim se çduhet bërë, pasi edhe për këtë na tregon hadithi tjetër i të Dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ku thotë:” Ai i cili e agjëron muajin e ramazanit me besim dhe shpresë tek shpërblimi i Allahut do ti fallen mëkatet e kaluara.” Pra ky është muaji i zbritjes së mëshirave, muaji i faljes, thjesht thënë muaji i shanseve të mëdha me pak mund dhe sakrificë.

   Në këtë muaj nuk kanë të mbaruar mirësite dhe begatitë e Allahut apo lehtësimet që ai i ka bërë për robërit e tij të dobët dhe neglizhent, pra fjala është për natën e kadrit. Natë që siç dihet vlën më shumë se 1000 muaj. Prandaj vëlla përkujto nëse je nga ata që nuk dallohen me adhurim apo me përkushtim në këtë muaj qoftë në namaze nafile, në namazin e natës, në sadaka apo në leximin e Kuranit famëlarte atëherë shiko e mos u bëj neglizhent edhe në dhjetë netët e fundit të këtij muaji të bekuar, sepse në njërën prej tyre fshihet kjo natë e cila është privilegj vetëm i këtij ummeti, pra i ummetit më të privilegjuar në shumë aspekte. Fillimisht ta ndëgjojme se si ka folur Allahu për këtë natë të madhe, thotë ai në suren e cila e mban dhe emrin e kësaj nate madhështore:” Çfarë është nata e Kadrit? Ku e din ti se çfarë është nata e Kadrit? Nata e kadrit është natë më e vlefshme se një mijë muaj. Gjatë kësaj nate zbresin melekët dhe shpirti besnik (Xhibrili) me lejen e Zotit tënd për çdo çështje. Paqë për ta (njerëzit) derisa të del agimi.”(Kadr:1-5) Kurse i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:” Ai i cili falet natën e Kadrit me besim dhe bindje në shpërblimin e Allahut do ti falen mëkatet e kaluara.” Tani ajo që të mbetet ty o vëlla i dashur është që mos të të shpëtoj nga duart kjo natë e madhe, pasi që nëse gjatë muajit e sheh dhe e ndjen veten se nuk ke qenë nga ata që kanë punuar mjaftueshëm për t’ju falur mëkatet atëherë kjo është rasti i fundit dhe rasti më i mirë për ta mbyllur këtë muaji në një mënyrë sa më të mirë, vetëm mendoje o vëlla i dashur mundi i një nate do të shkruhet se je falur dhe lutur për çdo natë, për 83 vjet e më shumë radhazi, prandaj ndalu dhe mendo se ai ia vlen apo jo?!

   2 – A e din se çfarë është agjërimi?

 

   Agjërim nuk do të thotë abstenim nga ngrënia, pirja dhe marëdhëniet intime,  mirëpo është vepra më të cilën kënaqen të devotshmit, muaji i cili nxit pastrimin e përgjithshëm të robërve besimtarë nga çdo gjë e keqe dhe jo e mirë , si në aspektin shëndetësorë, shpirtërorë po edhe të moral dhe e gjitha kjo vetëm e vetëm për të kënaqur Allahun, pasi që në islam siç dihet çdo vepër sa do e vogël qoftë ajo është e lidhur me Të, pra çdo herë duke shpresuar shpërblimin nga ana e Tij. Prandaj vëlla i dashur pyete veten se për kë e ke lënë ushqimin, pirjen dhe epshin tënd? Thotë Allahu në hadithin kudsi:” Çdo vepër e birit të Ademit është për të përpos agjërimit, ai është i imi.” Medito vëlla se kush të ka urdhëruar të agjërosh dhe mendo se kjo qenka diçka e veçantë nga adhurimet tjera pasi që i Lartmadhëruari shpërblen për të në mënyrë speciale, e kjo pa dyshim se ky shpërblim duhet të jetë diçka shumë më i veçantë se shpërblimet e veprave tjera.

    Kush të ndalon të hash kur je i vetmuar, askush nuk të sheh! Por këtë besimtari këtë e bën nga frikërespekti ndaj Allahut, nga ndenja e mbikqyerjes së vazhdueshme nga ana e Allahut, prandaj dhe në hadith ka ardhur:”…përveç agjërimit, Ai është i imi e Unë për të shpërblej.” pra ashtu sikurse robi edhe në fshehtësi ruhet dhe nuk e tradhëton agjërimin , ashtu edhe shpërblimi për të është sekret midis Allahut dhe robit të Tij.

   A mund ta di agjëruesi se çfarë shpërblimi ka pregatitur Allahu për të? Kur të hyn besimtarët në xhenet, agjëruesit prej tyre do të kenë të hapur edhe një derë më shumë , pra një hyrje të veçantë e cila quhet Rejan. E siç dihet nga kjo derë nuk mund të hy kush pos asgjëruesve, pasi që ata duruan në vape, të etur e të uritur e përbajtën veten nga epshet e këtë vetëm pse Allahu ua kishte obliguar, e shpërblimi i atyre që hyn në këtë derë pa dyshim se është i veçantë, thotë Allahu për durimtarët:” Me të vërtetë durimtarët shpërblehen pa llogari.”(Zumer:10)

   Gjatë muajit të Ramazanit ka zbritur Kurani nga Lehfi-Mahfudh (libër në të cilin është shkruar çdo gjë që do të ndodh prej krimijit të parë që ka krijuar Allahu e deri në ditën e gjykimit) në qiellin e kësaj bote, e më pas ka zbritur në tokë për 23 vite radhazi sipas nevojës, pra gjatë periudhës kur i Dërgauri i Allahut – paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ishte pejgamber, thotë Allahu në Kuran:” Muaji i ramazanit është muaji në të cilin ka zbritur Kurani, udhëzues për njerëzit dhe sqarues i rrugës së drejtë nga e kota.”(Bekare:185)

   3 – Leximi i Kuranit tek të parët tanë të mirë – selefi:

 

   Imam Shafi – Allahu e mëshiroftë, gjatë muajit të Ramazanit është transmetuar se ka bërë 60 hatme Kurani, pra një hatme gjatë ditës e një gjatë natës! Po mund të thuash se suneti është në 3 ditë një hatme, por … dikush e ka ditur se ky muaj është shumë më ndryshe nga njëmbëdhjetë muajt tjerë, pra muaj i veçantë prandaj dhe qasja e tyre ndaj Kuranit në këtë muaj ka qenë i tillë, hatme pas hatme.

   Imam Maliku – Allahu e mëshiroftë, imami i Darul-Hixhres (Medines) gjatë muajit të Ramazanit i lente librat e dijes dhe veçohej duke lexuar librin e Allahut kurse ligjeratat në këtë muaj i kishte të gjitha për vlerat e këtij muaji mëdhështorë.

   Medito vëlla se si ta parët tonë të mirë – selefët pra kanë jetuar në këtë muaj, pra e vetmja gjë që njihnin ishte Kurani. Dihet se udhqimi i ulemave të mëdhej ka qenë dija gjatë 24 orëve 7 ditë, pa pushim, rastet se si ata e kanë kërkuar atë, e kanë vlerësuar atë, kanë sakrifikuar për të, janë krejt këta që të lënë për të dëshiruar e të mahnisin, POR në muajin e Ramazanit kjo DIJE është lënë anash e është marrë Kurani për tu lexuar gjatë gjithë muajit të Ramazanit.

   Prandaj vëlla dhe ti motër eja tu përngjasojmë dijetarëve në këtë muaj, pra e kem pak më të lehtë , ta shfletojmë Kuranin vazhdimisht duke e lexuar, të meditojmë rreth tij, të falemi natën me të, të mësojmë përmendësh nga ai sa më shumë, ti mësojmë të paktën dispozitat bazë të tij me të cilat biem ndesh çdo ditë, javë apo vit, si abdesti, namazi, agjërimi, zekati, xhumaja etj.

   4 – Pranimi i lutjeve gjatë muajit të Ramazanit:

 

   Dije se për agjëruesin ka lutje e cila nuk i kthehet prapa…vallë a e din se cila lutje?

   Disa nga dijetarët kanë thënë se ajo është para iftarit. Kështu që përgatitu vëlla i dashur para se të thirrë ezani i akshamit, ndaje një kohë për lutje, kthehu nga kibleja ngrej duart në qiell dhe si fillim kërko nga Zoti yt Bujar të ta pranoj agjërimin tënd, më pas kërko dhe kërko… se nevojat tua nuk mbarojnë, o më i varfëri i të varfërve kërko që Allahu të të shpëtoj nga zjarri i xhehenemit, të ti fal mëkatet, të të ruaj nga dënimi i varrit, të të ruaj nga përfundimi i keq…pasi që pranimi i lutjeve në këtë kohë është e garantuar, për këtë dëshmon fjala e Allahut në Kuran:” E kur robërit e mij të më luten mua, unë jam afër tyre i përgjigjem lutjes së lutësit kur më lutet. (Bekare:186) Medito o rob i Allahut se ky muaj është pikërisht muaj i faljes dhe mëshirës, prandaj mos e humbë këtë shansë që mund mos të përsëritet më në jetën tënde!

   5 – Muaji i ramazanit, muaji i largimit nga mëkatet:

 

   A thua vallë është e arsyeshme që edhe gjatë këtij muaji të vazhdohet në mëkate ndaj Allahut?

   A thua vallë si mund të jetë puna me ata të cilët e kanë kaluar kohën e lirë duke shikuar televizor, duke dëgjuar muzikë, kanë biseduar gjëra të pa vlera, kanë qenë neglizhent ndaj namazit, kanë ngrënë kamatë, kanë vrapuar pas gravë që i kanë të ndaluara, të gjitha këto para muajit të Ramazanit dhe mendojnë të vazhdojnë edhe në këtë muaj në këtë mënyrë pa ndryshuar aspak!?

   Vëlla i dashur dhe motër e dashur pa dyshim se ky muaj është rasti më i mirë për tu distancuar ti dhe për ti nxit që edhe tjerët të largohen nga këto vepra njëherë e përgjithmonë, të bëjmë një pendim të sinqertë dhe të thellë, të mendojmë se pas kësaj na pret vetëm se takimi me të Lartësuarin, të Cilit duhet ti japim llogari për gjithë të mirat që i kemi shfrytëzuar dhe atë pak “borxh” që na e ka obliguar a e kemi “paguar” pra a i këmi kryer.

   Pra a nuk është koha që krahas agjërimit që pothuaj shumica e njerëzve e kryjne por e shoqërojnë me mëkate nga më të ndryshmet, ti lëmë këto mëkate por përkundrazi të bëjmë vepra më te cilat do të dalim fitimtarë? Ti e din mirë se Allahu nuk ka nevojë për agjërimin i cili shoqërohet me fjalë të rrejshme dhe me veprat sipas këtyre fjalëve.

   Pra medito se a del fitues apo humbës nëse ti e len ngrënien, pirjen dhe kënaqësitë bashkshortore por nga ana tjetër zhytesh në biseda boshe, bartje fjalësh, përgojime, shikim në të ndaluarën, je neglizhent ndaj namazit, nuk ndahesh nga muzika e kështu me radhë? Besoj se përfundimin e di prandaj lute Allahun për të të ndihmuar kurse vet sakrifikohu që të bësh ndryshime të sinqerta që ato të ta sjellin udhëzimin dhe qëndrueshmërinë në fene e Allahut deri në vdekje.

   6 – Argumenentet e obligueshmërisë së agjërimit të muajit të agjërimin dhe kushtet e agjërimit:

 

   Falenderimi i takon Allahut të vetëm pa shok, paqja dhe bekimet qofshin mbi të Dërguarin e Tij, pas të cilit nuk ka më profet e as shpallje pas tij.

   Në vijim:

   Të nderuar vëllezër dhe motra! Agjërimi është obligim – vaxhib duke u argumentuar me:

  1. Kuran, thotë Allahu në librin e Tij:” Ju është bërë obligim agjërimi juve ashtu siç ishte obligim për popujt para jush.(Bekare 183)
  2. Sunet, thotë i Dërguari i Allahut – paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mb të:” Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla dëshmia se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimin i ramazanit dhe shkuarja në haxh kush ka mundësi.
  3. Koncenzusi – ixhmaja e dijetarëve të islamit – të gjithë dijetarët e islamit janë të pajtimit për obligueshmërinë e agjërimit të muajit të Ramazanit

Madje dijetarët e islamit kanë thënë se agjërimi i muajit të ramazanit është obligim për:

  1. a) Çdo besimtarë – pra për jobesimtarin nuk është obligim agjërimi i muajit të Ramazanit por do të jep llogari për të.
  2. b) Çdo besimtarë të mençur – pra nuk është obligim agjërimi i muajit të Ramazanit për ata që janë të çmendur, gjithashtu edhe për ata të cilat kanë sëmundje mendore që e humbin vetveten për një kohë dhe nuk janë të vetëdishëm se çfarë kanë bërë në atë kohë, për ata që janë të shtyrë në moshë dhe nuk dinë gjë, pra për pleqërinë e thellë, madje për këta nuk ka nevojë as te jepet fidje – pra të ushqehet një i varfër çdo ditë apo edhe të agjërohet për ta, pasi që për këto grupe njerëzish nuk shkruan lapsi ose thënë ndryshe nuk meren në llogari për këtë periudhë kohore.
  3. c) Çdo fëmij i cili ka hy në moshën e pubertetit – pra nuk është obligim për ata të cilët nuk e kanë aritur këtë moshë, mirëpo është e preferushme që të ushtrohen kohë pas kohe prej në fëmijëri ashtu siç vepronin sahabët me fëmijët e tyre. Siç dihet ata i kanë përgatitur fëmijët e tyre me agjërim që të adaptohen me të duke i shpërqendruar kur ankoheshin nga uria me lojra apo gjësende të tjera derisa vinte koha e iftarit.
  4. d) Çdo besimtarë i shëndetshëm – pra nuk është obligim agjërimi për të sëmurët, për ata të cilët pritet që të shërohen, i kompenzon ditët e pa agjëruara pas shërimit, kurse për ata të sëmurë që nuk pritet që të shërohen ata obligohen që të ushqejnë çdo ditë nga një të varfër.
  5. e) Çdo besimtarë i vendit – pra nuk është obligim agjërimi për ata të cilët janë mysafir dhe udhëtarë, pasi që Allahu thotë në Kuran:” E ai i cili është i sëmurë nga ju apo është në udhëtim le të agjëroj ditë të tjera (kur të shërohet ose kur të jetë vendali).” (Bekare:184)

7 – Çfarë e prish agjërimin?

 

Robër të Allahut dijeni se nuk e prish agjërimin pos asaj që e ka sqaruar Allahu dhe i Dërguari i Tij – paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mb të:

  1. Ngrënia dhe pirja – ka thënë Allahu në Kuran:” Hani dhe pini derisa të bëhet i qartë peri i bardhë nga peri i zi në agim.” (Bekare:187)

Por duhet dalluar se kur njeriu han dhe pin me vetëdije agjërimi i tij është prishur pa dyshim por kur njeriu hanë ose pin nga haresa kjo nuk e prish atë. Duhet dalluar gjithashtu edhe rastet kur njeriu sëmuret dhe detyrohet ta prish agjërimin apo kur atij i imponohet prishja e agjërimit nga dikush me dhunë.

  1.  Mardhëniet intime – thotë Allahu në Kuran:” Natën e ajgërimit u është lejuar afrimi te gratë tuaja, ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato…” pra marëdhëniet intime e prishin agjërimin edhe nëse gjatë tyre bashkshortët nuk ejakulojnë. Pra marëdhënie quhen edhe vetëm penetrimi i kokës së organit të mashkullit në organin e femrës, që do të thotë se largimi edhe nga paraloja për ato që nuk mund të përmbajnë veten do të ishte obligim në këto raste. Sepse prishja e agjërimit me vetëdije në këtë mënyrë është mëkatë i madh dhe ka dëmshpërblim – kefaret, e ai është agjërimi i 60 ditëve rrjesht.
  2.  Vjellja me qëllim – dhe kjo pa marë parasysh a përdoren gishtat si stimulues gjatë vjelljes,  apo edhe me nuhatjen e diçkaje të keqe, me shtypjen e barkut apo edhe me mjete tjera, por vetëm që vjellja të jetë e qëllimshme. Prandaj nëse kjo ndodh pa arsye personi i nënshtrohet dëmshpërblimit i cili siç dihet është agjërimi i një ditë.

Kurse ata që vjellin si pasojë e sëmundjes apo ndonjë çrregullimi të stomakut nuk u prishet agjërimi, pra agjërimi i tyre është në rregull dhe për këtë është argument hadithi i të Dërguarit të Allahut – paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të:” Kujt i vjen të vjell për të nuk ka kompensin, ndërsa ai i cili vjell me qëllim ai duhet ta kompensoj.”

  1.  Dalja e spermës – pra dalja e saj me epsh e prish agjërimin, pra kur kjo bëhet me dëshirë pa marë parasysh a bëhet me dorën e tij apo të gruas së tij apo edhe më ndonjë mjet tjetër, agjërimi prishet. Por nëse kjo ndodh në këtë mënyrë, në dallim nga marëdhëniet intime edhe nëse bënet me vetëdije kjo nuk e detyron personin që të agjëroj 60 ditë, pra nuk ka dëmshpërblim për këtë, por duhet vetëm ta kompensoj këtë ditë që e ka prishur me një ditë tjetër.

Kurse në rastet kur personit i del sperma gjatë gjumit apo qoftë edhe nga ndonjë sëmundje kjo nuk e prish agjërimin, pasi që prishja në këtë aspekt quhet ajo e daljes së saj me epsh, pra me vetëdije.

  1.  Hixhameja – nxjerrja e gjakut nga trupi

Edhe pse ka kundërthënie në lidhje më hixhamen, pjesa e cila mendon se e prish janë argumentuar me hadithin e të Dërguarit të Allahut – paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të:” E ka prishur agjërimin ai i cili ka bërë hixhame dhe ai tek i cili është bërë hixhameja.” Edhe pse këtë hadith më pas e ka abroguar hadith tjetër sipas një pjesë të dijetarëve dhe e kanë konsideruar si jo të saktë pjesa tjetër e atyre që thuan se nuk e prish agjërimin hixhemeja, me e mira është që gjatë agjërimit të mos bëhet hixhameja, pasi që ajo shpesh ndikon edhe në gjendjen shëndetsore të atij që e bën hixhamen, e si pasojë ai më vonë mund edhe ta prish nga pamundësia për ta vazhduar agjërimin deri në fund të ditës.

8 – Gjërat që nuk e prishin agjërimin:

 

Gjërat për të cilat njerëzit madje i din edhe si prishës të agjërimit porse ato nuk e prishin janë:

  1. Gëlltitja e pështymës – pra gëlltitja e saj nuk e prish agjërimin, përpos nëse e nxjerr këlbazën nga goja më e mira është që ta pështy atë e jo ta gëlltit.
  2. Misfaku-druri me të cilin pastrohen dhëmbët – hadithi i cili transmetohet për misfakun “Përdoreni misfakun në mëngjes e mos e përdorni në mbrëmje.” Nuk është i saktë, prandaj themi se përdorimi i misfakut është i preferueshëm të përdoret qoftë në mëngjes qoftë në mbrëmje. Ndërsa misfaku i cili ka shije të limonit, të nanes apo diç të ngjajshme, nuk duhet përdorur gjatë agjëirimit pasi që përmbajnë elemente shtesë mbi shijen e misfakut, kështu që nuk lejohet të përdoren lloje të tilla të misfaqeve gjatë agjërimit.
  3. Gusli apo larja e trupit – kushdo që lahet gjatë agjërimit në Ramazan nuk e prish agjërimin.
  4. Ai i cili zgjohet xhunub – qoftë ai i cili kryen marëdhënie gjatë natës e më pas zgjohet pas imsakut apo hyn koha për të agjëruar e ku është akoma xhunub, qoftë ai i cili zgjohet xhunub si pasojë e ëndërave qoftë edhe pas hyrjes së kohës së imsakut, pra kohës së agjërimit, të dy detyrohen vetëm të marrin gusël dhe agjërimi i tyrë është në rregull.
  5. Vënia e kënës dhe rimelit (tek gratë) – këto nuk e prishin agjërimin qoftë edhe zbukurime tjera që mund të vendosen.
  6. Pikat (medikamentet) në sy dhe në vesh nuk e prishin agjërimin.
  7. Gjatë abestit nëse nuk teprohet me ujin gjatë futjes në gojë dhe në hundë, pra mos kaloj poshtë ose të gëlltitet.
  8. Injeksionet joushqyese – jo çfarë do lloj injeksioni e prish agjërimin, të gjithë ata injeksione që nuk kanë karakter ushqyes nuk e prishin agjërimin, përveç atyre që e zëvendësojnë ngrënien dhe pirjen.

E lusim Allahun që të na jap dije të dobishme mbi gjithë ato dispozita që e kemi obligim mësimin e tyre, siç janë abdesti, namazi, agjërimi, zekati, haxhi etj. vetëm e vetëm që në çdo vend ku ne jetojmë të reflektojme pozitivisht në këtë aspekt, të jemi nga ata që ua mësojmë edhe të tjerëve këto gjëra, pasi që sot umeti ynë vuan shumë nga sëmundja e pa dijes, madje edhe në dispozitat bazë të fesë tonë. E pa dyshim se Allahu është Ndihmëtari ynë më i mirë.

9 – Dispozita e paraprirjes së muajit të Ramazanit me agjërim dhe bërja e nijetit gjatë natës:

 

Vëllezër dhe motra të nderuara i Dërguari i Allahut – paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mb të, ka thënë:” Mos e paraprini muajin e ramazanit me agjërim një apo dy ditë përpara tij, përpos atyre që kanë agjëruar vazhdimisht.” Prandaj të kemi kujdes që mos agjërojmë në ditën e fundit të muajit Shaban, duke menduar se më sigurt është të agjërohet një ditë përpara se mos ajo ditë është dita e parë e muajit të Ramazanit pasi që edhe për këtë ka thënë vetë i Dërguari i Allahut – paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mb të:” Ai i cili e agjëron ditën e dyshimtë (dita e cila dyshohet a është e Ramazanit apo jo) e ka kundërshtuar ebul Kasimin (kunja e profetit s.a.v.s.) përpos dikujt i cili ka agjëruar vazhdimisht.

Po ashtu besimtari duhet ta bën nijetin gjatë natës para imsakut (hyrjes se kohës së agjërimit) edhe atë qysh në natën e parë të Ramazanit, sepse nuk ka agjërim ai i cili nuk a e ka bërë nijetin për agjërim para imsakut. Andaj kushdo që e bën nijetin për të agjëruar pas imsakut ky person nuk ka agjërim dhe nuk i llogaritet ajo ditë se e ka agjëruar, përpos nëse e ka agjërimin nafile, pasi që gjatë nafileve ka të drejt ta bën nijetin deri para namazit të drekës.

E lusim Allahun ti furnizoj muslimanët me dije të dobishme, ti udhëzoj në fenë e vërtetë dhe ti bëj pasues të rrugës së Muhamedit – paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të.

Përgatiti dhe përshtati: Nexhat Ceka

0 1817

Pyetje: kam agjëruar ditën e nëntë të dhulhixhes me nijet të kompensimit të një dite nga ramazani I fundit, a mjafton kjo për të marrë shpërblimin e agjërimit të ditës së Arafatit apo jo?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut…

Lejohet që ditën e Arafatit të bësh nijet kompensimin e ditës së ramazanit. Suksesi është në dorë të Allahut, ndërsa lavdia dhe bekimi I Allahut qofshin mbi të Dërguarin, familjen dhe shokët e tij.

Komisioni i Përhershëm për Fetva 10/346

Përktheu: Agim Bekiri

NA NDIQNI NË