Arhiva DitoreSep 14, 2014

0 1780


Pyetje: A i lejohet muslimanit të mburret me përkatësinë e tij kombëtare duke i nënvlerësuar të tjerët?

Përgjigje: Kjo nuk lejohet në Fenë Islame. Allahu i Madhëruar ka thënë: “Më i nderuari prej jush është ai që i frikësohet më shumë Atij”. (Huxhurat 13). Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë: “O njerëz, Zoti juaj është Një, babai juaj është një, dijeni se arabi nuk ka dallim me joarabin, as joarabi me arabin, as i kuqi me zezakun dhe as zezaku me të kuqin, përveçse në devotshmëri”.[1]

Në Islam nuk lejohet që të nënçmohen popujt dhe kombet e tjerë. Allahu i Madhëruar ka thënë: “O ju që besuat, nuk bën të tallet një popull me një popull tjetër, meqë të përqeshurit mund të jenë më të mirë nga ata të cilët përqeshin dikë tjetër, e as gratë me gratë e tjera, sepse mund të ndodhë që gratë e tjera të jenë më të mira, se ato që përqeshin (duke e nënçmuar njëri-tjetrin) dhe mos etiketoni njëri-tjetrin me llagape. Pas besimit është keq të përhapet llagapi i keq. E ata që nuk pendohen, janë mizorë.” Huxhurat 11. Me rëndësi është udhëzimi në Fenë Islame, siç ka thënë Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem: “Më i miri që ka qenë gjatë injorancës, do të jetë më i miri në Islam, nëse e kuptojnë mirë këtë fe”.[2]

Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem, ndërmjet sahabëve të tij kishte Bilalin, që ishte nga Etiopia me racë të zezë dhe ishte myezini i Pejgamberit. Kishte Selman Farisiun që ishte persian, kishte Suhejb Rumin që ishte bizantin, kishte Abdullah ibën Selamin me prejardhje çifute, kishte gruan e tij Marije Kibtijen, që ishte nga koptët egjiptianë, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë.

[1] Sahih ligajrihi, shih: Sahihu Tergib nr. 2964

[2] Sahih, shih: Sahihul Xhami nr. 3267

0 5627


Pyetje: Shpesh na ndodh që në mexhlise të debatohet çështje si: feja apo kombi. Si e shqyrton Feja Islame këtë çështje?

Përgjigje: Së pari, themi se të gjitha këto dilema rrjedhin nga mosnjohja e Fesë Islame, se ne këtë çështje e shqyrtojmë nëpërmjet Fesë Islame, e jo krahasimi i kombit me fenë pa marrë parasysh se cila është ajo fe. Çdo herë ka ndikime në popull nga rryma të huaja, nga fe të tjera dhe kështu që idetë shekullariste, që feja të ndahet nga jeta e përditshme ka çuar që sot në mesin e muslimanëve të diskutohet, nëse feja vjen së pari apo kombi? Duhet të dihet një herë e përgjithmonë, se feja është para se gjithash, e në prizmin e fesë, d.m.th., të asaj islame shikohet kombi. Allahu është që i ka krijuar njerëzit, racën e tyre, gjuhën e tyre, karakteristikat e tyre e kështu me radhë. Allahu i Madhëruar ka thënë: “Nga argumentet e Tij është krijimi i qiejve e i tokës, ndryshimi i gjuhëve tuaja dhe i ngjyrave tuaja. Edhe në këtë ka argumente për njerëzit.” Rum 22; të gjithë njerëzit e kanë prejardhjen nga Ademi alejhi selam dhe Havaja; dhe prej këtyre të dyve janë shpërndarë njerëzit në popuj dhe fise, kombe të ndryshme, raca të ndryshme. Krijimi i kombit është paraqitur shumë më vonë, ndërsa feja ka ekzistuar shumë, shumë më para kombit. Kur Allahu e ka marrë zotimin prej shpirtrave tanë, pesëdhjetëmijë vjet para se të na krijojë neve dhe na ka thënë: “Përkujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri dëshmues të vetes së tyre (duke u thënë): “A nuk jam Zoti juaj?” Ata thanë: “Po, dëshmuam!”. Të mos thoni në Ditën e Kijametit: “Ne nga ky (dëshmim) ishim të panjohur”. Araf 172, a ka qenë në bazë të kombit, apo të fesë? Nënkuptohet se është bërë në bazë të fesë. Për këtë shkak edhe parashtrimi i kësaj çështjeje nuk është logjik?

0 1506

Pyetje: Si i trajton Sheriati këta njerëz që përhapin besëtytni ndërmjet besimtarëve muslimanë?

Përgjigje: Ata që fusin besëtytni ndërmjet besimtarëve muslimanë, së pari duhet të këshillohen, e nëse nuk ndalin, atëherë në sheriat ka dënime të papërcaktuara (Tazir) dhe të përcaktuara (Hudud). Për ato raste që besëtytnia është nga shirku vogël, si p.sh., të besosh se nëse macja e zezë nëse ta pret udhën, nuk duhesh të vazhdosh, se ka për të ndodhur ndonjë gjë e keqe, dënimi jepet nga lloji tazir dhe këtë e cakton kadiu. Nëse është nga besëtytnitë ku kryhet shirku i madh, si sihri, ai që merret me sihër ekzekutohet aty ku kapet. Dhe këtë e kryejnë organet kompetente të shtetit islam. Për sa i përket fallxhorit, Ebu Mesudi radijallahu anhu ka thënë se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem, ka ndaluar nga kundërvlera e qenit, mehri i lavires dhe bakshishi për fallxhorin.

0 1628

Pyetje: Nëse biem në ndonjë besëtytni si duhet të pendohemi, a ka ndonjë dua të veçantë për këtë?

Përgjigje: Për çdo gjë që është mëkat duhet të pendohemi. Sa u përket besëtytnive, si “tijere” Abdullah ibën Mesudi ka thënë: “Secili prej nesh domosdo…”, që nënkuptohet se kushdo prej nesh mund të bjeri në kësi far besëtytnish, pa e hetuar. Nëse mëkati ka qenë nga besëtytnitë, si oguri, atëherë duhet bërë kjo dua: “Allahume la tajre il-la tajruk ue la hajre il-la hajruk, ue la ilahe gajruk.”, që d.m.th., “O Zot, s’ka ogur përveç asaj që Ti vendos, s’ka të mirë, përveç të mirës Sate dhe s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Teje.” E kur dyshojmë se kemi bërë ndonjë mëkat që mund të jetë shirk, atëherë duhet bërë kjo dua: “All-llahumme inní eudhu bike en ushrike bike ue ene ealemu ue estagfiruke lima la ealemu.”, që d.m.th.: “O Zot, kërkoj mbrojtje te Ty nga shirku, të cilin e di dhe kërkoj faljen Tënde për atë që nuk e di.”, sepse Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Shirku në umetin tim është më i fshehtë sesa ecja e milingonës në sipërfaqen e zezë në natën e errët.”

0 2265

Pyetja: Cilët janë njerëzit e parë qe e pranuan islamin?
Përgjigje: bismilah, uelhamdulilah:
Të parët që pranuan Islamin ishin: Hatixhja – bashkeshortja e të Derguarit, Ebu Bekri, Aliu, Zejd ibën Harithe, Ammar ibën Jasir, Suhejb Rumiu, Ebu Dherr Geifariu dhe Abdullah ibën Mes’udi.

Agim Bekiri

0 2448

Pyetje: A është e vërtetë se leximi i sures Tebarek (sureja el Mulk), shmang nga dënimi i varrit?

Përgjigje: “Po! Hafëz Ibën Kethiri dhe të tjerë, në parathënien e tefsirit të kësaj sure, kanë përmendur një sërë hadithesh, që argumentojnë për vlerën e saj, kështu që shpresohet për atë që e mëson dhe e lexon atë me qëllim të mirë, ta shpie në mirësi të shumta, kjo pra nga ajo që argumentojnë këto hadithe të përmendura në vlerën e saj.”

Shejkh Salih bin Fevzan el Fevzan

0 4902

Pyetja: Si bëhet agjërimi i gjashtë ditëve të muajit Sheval

Përgjigje: Imam Muslimi transmeton nga Ebu Ejub El Ensariu, radijall-llahu anhu, i cili tregon se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Kush agjëron Ramazanin, pastaj e përcjell me agjërimin e gjashtë ditëve të Shevalit, i regjistrohet sikur të kishte agjëruar tërë jetën”. (Muslimi).

Në bazë të këtij hadithi shumica dërrmuese e dijetarëve islamë e preferojnë agjërimin e këtyre ditëve që pasojnë pas muajit të Ramazanit.

Dijetarët që e kanë preferuar agjërimin e këtyre ditëve kanë disa mendimi rreth mënyrës se si të bëhet agjërimi i këtyre ditëve:

1- Disa thonë se është e pëlqyeshme që të agjërohet në fillimin e muajit edhe atë resht – një pas një. I këtij mendimi është Imam Shafiu dhe Ibën Mubareku.

2- Të tjerët kanë thënë se nuk është me rëndësi a i agjëron resht, ditë pas dite ose i ndanë gjatë tërë muajit. I këtij mendimi është Imam Ahmedi dhe Vekiu.

3- Nuk preferohet agjërimi menjëherë pas ditëve të bajramit, sepse janë ditë të ushqimit dhe pijes, por agjërohet tre ditë para ditëve të bardha dhe tre ditë pas tyre. I këtij mendimi është Muameri dhe Abdurezaku.

Mirëpo shumica e dijetarëve janë të mendimit se nuk ka ndonjë pengesë nëse fillohet me agjërimin e këtyre ditëve që nga dita e dytë e fitër bajramit. (shih: Letaiful-Mearif, fq. 390- 391)

Dijetarët kur kanë folur për shpërblimin që e fitojmë me agjërimin e gjashtë ditëve të Shevalit kanë thënë: “Nëse e agjërojmë muajin e Ramazanit, i cili i ka tridhjetë ditë, nëse këto ditë i shumëzojmë me dhjetë, atëherë dalin treqind ditë, e kur t’ia shtojmë këtyre ditëve edhe gjashtë ditët e Shevalit të shumëzuar me dhjetë, del treqind e gjashtëdhjetë ditë. Edhe pse sipas kalendarit lunar, viti i ka treqind e pesëdhjetë e pesë ditë.

Dhe nuk duhet harruar se një nga gjërat e rëndësishme pas mbarimit të Ramazanit është se a na është pranuar agjërimi ynë gjatëRamazanit dhe a na janë falur mëkatet, për këtë janë përgjigjur dijetarët duke thënë se nga shenjat e pranimit të agjërimit dhe tëfaljes së mëkateve të robit është kur ai përsëri ka mundësi dhe nuk heziton fare për tu kthyer përsëri në adhurim, pra në rastin nëfjale në agjërimin e 6 ditëve të muajit Sheval.

0 1534

Pyetja: Kur mundem të filloj agjërimin e gjashtë ditëve të Shevalit, ngase tani jemi në pushimin vjetor?

Përgjigje:

Falënderimi i takon Allahut.

Mund të fillosh agjërimin e gjashtë ditëve të Shevalit prej ditës së dytë të Shevalit, sepse në ditën e Bajramit është e ndaluar të agjërosh. Në çfarëdo kohe gjatë Shevalit mund t’i agjërosh këto ditë, megjithëse veprat më të mira janë ato që bëhen sa më shpejtë.

Komisioni i Përhershëm për Fetva, ka marrë pyetjen vijuese:

A duhet agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit të bëhet menjëherë pas Ramazanit, pas ditës së Bajramit, apo a është e lejuar të agjërojmë disa ditë pas Bajramit në muajin Sheval apo jo?

Ata u përgjigjën si vijon:

Këto ditë nuk është e patjetërsueshme të agjërohen menjëherë pas Fitër Bajramit, mirëpo është e lejuar të fillosh agjërimin e tyre një ditë ose disa ditë pas Bajramit, dhe ato mund të agjërohen rradhazi ose veçmas gjatë muajit të Shevalit, varësisht se si është më e lehtë për të, e çështja në të është e gjerë, e nuk është obligative, por është vullnetare!

Dhe Allahu është Burimi i fuqisë. Allahu e bekoftë Pejgamberin tonë Muhammedin, sal-lallahu alejhi ve selem, familjen, shokët e tij dhe u dhuroftë paqe.

Fetava el Lexhna el Daimeh,10/391

Origjinali arabisht: http://www.islam-qa.com/ar/ref/7860

Perkthimi anglisht: http://www.islam-qa.com/en/ref/7860

0 1480

Shejh Abdulaziz ibn Bazit, ish-Kryemyfti i Arabisë Saudite, iu drejtua kjo pyetje: 

Në rast se vërtetohet hyrja e muajit të Ramazanit në ndonjë nga shtetet islame, siç është Mbretëria e Arabisë Saudite, e cila e shpall këtë zyrtarisht, porse në shtetin në të cilin unë ndodhem, nuk është shpallur hyrja e muajit Ramazan, si duhet të veprojmë? A të agjërojmë me Arabinë Saudite, apo të agjërojmë dhe të bëjmë Bajram me vendin ku ndodhemi, kurdo që ata ta shpallin hyrjen e muajit Ramazan? Po kështu, edhe përsa i përket ditës së parë të Shevalit, pra, ditës së Bajramit, në rast se nuk përputhen ditët, si duhet të veprojmë?

Ai iu përgjigj:

“Muslimani e ka për detyrë që të agjërojë me atë shtet, në të cilin ai ndodhet dhe po ashtu të bëjë Bajram me të, në bazë të thënies së Profetit (alejhi salatu ue selam): “Agjërimi është në ditën që agjëroni, Bajrami në ditën që bëni Bajram dhe Kurbani në ditën që bëni Kurban.”

Abdulaziz ibn Baz.

0 1320

Këshillit të Përhershëm të Fetvasë në Arabinë Saudite, iu drejtua kjo pyetje:

“Në vendin tonë ka disa vëllezër të kapur pas fesë, të cilët mbajnë edhe mjekra, por ata veprojnë ndryshe nga ne në disa çështje, siç është për shembull agjërimi i Ramazanit. Ata nuk agjërojnë derisa ta shohin Hënën e re me sy të lirë. Kështu që ndonjëherë ne agjërojmë një ditë ose dy ditë para tyre dhe po kështu, ata e mbyllin Ramazanin një ose dy ditë pas nesh. Sa herë që ne i pyesim ata kur agjërojnë ditën e Bajramit, na thonë se ne nuk agjërojmë e as nuk bëjmë Bajram, derisa ta shohim Hënën e re me sy të lirë, sipas fjalës së Profetit (alejhi salatu ue selam): “Agjëroni kur ta shikoni atë (Hënën) dhe ndërpriteni kur ta shikoni atë (Hënën)!” Ata nuk e marrin në konsideratë shikimin e hënës me anë të aparateve, kështu që kuptohet se ata nuk pajtojnë me ne edhe në namazin e Bajramit, të cilin e falin në bazë të shikimit të tyre dhe po kështu, edhe në Bajramin e Kurbanit, në ditën e Arafatit, etj.”

Ndërkohë, ky Këshill iu përgjigjet duke thënë: 

Është e detyrueshme për ta që të agjërojnë me njerëzit, të mbyllin Ramazanin po me ta, e të falin Bajramet me muslimanët e vendeve të tyre, në bazë të hadithit: “Agjëroni kur ta shikoni atë(Hënën) dhe ndërpriteni kur ta shikoni atë (Hënën)!”,qëllimi i të cilit është se agjërimi dhe ndërprerja e tij, bëhet në bazë të shikimit me sy të lirë ose me mjete, të cilat ndihmojnë syrin në shikimin e tij, po ashtu edhe në bazë të fjalës tjetër të Profetit (alejhi salatu ue selam) që thotë: “Agjërimi është në ditën që agjëroni, Bajrami në ditën që bëni Bajram dhe Kurbani në ditën që bëni Kurban.”

Kryetar: Abdulaziz ibn Baz

Zëvendëskryetar: Abdurrezak Afifi

Anëtar: Abdullah Gudejan

NA NDIQNI NË