Arhiva DitoreSep 14, 2014

0 1088


Pyetje:
Pse Nata e Kadrit vlerësohet si më e mirë se një mijë muaj?

Përgjigje: Së pari Allahu i Madhëruar në vetë suren Kadër e ka treguar këtë vlerësim. Ai ka thënë: “E ç’të bëri ty të dish se ç’është Nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre (në atë natë) zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.” Kadër 1-5; d.m.th., një prej vlerave të kësaj nate është se zbresin melekët së bashku me Xhibrilin dhe zbret caktimi i Allahut për atë vit. Allahu i Madhëruar ka thënë: “Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë.” Duhan 4. Si shkak që të përmendet Nata e Kadrit më e vlefshme se një mijë muaj është një tregim i Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue selem, kur u ka rrëfyer  sahabëve për njërin nga Beni Israilët, që kishte kaluar tetëdhjetë vjet në rrugë të Allahut. Sahabët kanë pyetur njëri-tjetrin, se ata nuk do të munden ta arrijnë këtë kontribut, se ndoshta edhe nuk do të jetojnë aq. Atëherë ka zbritur sureja Kadër, në të cilën thuhet se Nata e Kadrit është më e vlefshme se një mijë muaj, e po t’i llogarisim një mijë muaj dalin tetëdhjetë e tre vjet. D.m.th., muslimanët këtë vlerë mund ta arrijnë brenda një nate dhe ajo natë është Nata e Kadrit. Me këtë krahasim ia vlen që këtë natë ta kërkojmë në dhjetë netët e fundit të Ramazanit me një angazhim më të madh në ibadet dhe dua.

0 2031

Pyetje: Në Suren Kadër Allahu e ka përmendur zbritjen e Kuranit, se ajo ka ndodhur në Natën e Kadrit, ndërsa ne dëgjojmë nëpër ligjërata ndonjëherë ku përmendet zbritja e ndonjë ajeti, apo pjese të Kuranit jashtë muajit Ramazan. Si mund të na e sqaroni këtë?

Përgjigje: Vërtetë Allahu i Madhëruar ka thënë: “Ne e zbritëm atë (Kuranin) në Natën e Kadrit.” Kadër 1; dhe po ashtu edhe librat e tjerë qiellor kanë zbritur në muajin e Ramazanit. Na përcjell imam Ahmedi nga Vailete ibën Eska, se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Fletushkat e Ibrahimit kanë zbritur në natën e parë të Ramazanit; Teurati ka zbritur pasi kanë kaluar gjashtë net nga Ramazani, Inxhili pas trembëdhjetë netësh të kaluara nga Ramazani dhe e ka zbritur Allahu Kuranin pasi kanë kaluar njëzetë e katër net të Ramazanit. Këto libra qiellorë dhe fletushka u kanë zbritur pejgamberëve të mëparshëm menjëherë, ndërsa Kurani ka zbritur menjëherë në “Bejtul ‘Izze” në Qiellin e Dynjasë, e pastaj ka zbritur në dynja (në formën e vahjit – shpalljes), i ndarë sipas ndodhive. Po ashtu qëndron në transmetimin e Ikremes nga Ibën Abasi, i cili ka thënë: “Kurani ka zbritur në muajin e Ramazanit, në Natën e Kadrit, në këtë qiell të dynjasë, e Allahu i ka bërë Pejgamberit ndodhi çfarë Ai ka dashur dhe çdo herë që vinin mushrikët me ndonjë shembull të kundërshtoheshin, Allahu sillte përgjigje. Kjo na tregohet në ajetin: “E ata që nuk besuan thanë: “Përse të mos i ketë zbritur atij (Muhamedit) Kurani menjëherë?” Ashtu (e zbritëm pjesë-pjesë) që me të ta forcojmë zemrën tënde dhe Ne e sollëm atë ajet pas ajeti (dalëngadalë)Dhe ata nuk të sjellin ndonjë shembull ty, e që Ne të mos ta tregojmë të vërtetën, duke të ofruar shpjegim të qartë e të plotë.” Furkan 32- 33.

0 1102


Pyetje
: Pse i Dërguari i Allahut ka hyrë në itikaf në dhjetë netët e fundit të Ramazanit?

Përgjigje: Muaji i Ramazanit është muaji më me vlerë dhe netët i ka të bekuara me shumë shpërblime për adhuruesit e Allahut. Megjithatë në mesin e këtyre netëve është një natë që ka vlerë më të madhe dhe ajo është Nata e Kadrit, e kjo natë është në mesin e dhjetë netëve të fundit të Ramazanit. Kjo ka shkaktuar që Pejgamberisal-lallahu alejhi ue selem të hyjë në Itikaf, e të veçohet në xhami dhe në netët e fundit të bëjë ibadet dhe të jetë i sigurt që e ka takuar atë natë të madhe e të begatshme. Aishja radijallahu anha ka thënë: Pejgamberi është veçuar (në xhami) në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit dhe ka thënë: “Kërkojeni Natën e Kadrit në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit”. Buhariu. Me këtë dua të them, se kjo duhet të bëhet mësim për ata që mendojnë, se për çdo vit Nata e Kadrit është në natën e 27. Po të ishte kështu, Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem do të hynte në Itikaf vetëm në natën e 27-ë. Nga ana tjetër desha të theksoj edhe rastin, se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem një ditë ka dalë t’u tregojë sahabëve se kur është ajo natë, mirëpo ka gjetur dy veta duke u grindur në xhami për një borxh që kishin pasur mes tyre dhe i ngritën zërat e tyre në çastin kur Pejgamberi deshi ta japi atë lajm. Në këtë rast Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem u tha atyre, se kishte dalë t’u tregojë për Natën e Kadrit, por këta i ngritën zërat dhe Allahu ia largoi atë lajm nga mendja dhe pastaj iu tha kërkojeni (Natën e Kadrit) në netët 29, 27, 25, apo 23. Meqë Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë që Allahu ia ka larguar nga mendja se kur është saktësisht (Nata e Kadrit) atij si pejgamber, atëherë çfarë na mbetet neve të tjerëve?! Më e mirë është zgjedhja e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue selem; kush ka mundësi le të hyjë në Itikaf, e kush nuk ka mundësi, atëherë le të shtrëngohet për ibadet më tepër në ato net.

0 1673


Pyetje
: Vitet e fundit kemi dëgjuar për një dukuri të re, që në dhjetë netët e fundit të Ramazanit të thonë e falëm teravinë, e më vonë do të falim namaz nate. Si është paraqitur ky dallim dhe a është kjo nga praktika e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue selem?

Përgjigje: Së pari themi se i gjithë namazi i natës gjatë muajit të Ramazanit është një, nuk bëhet dallim, siç e bëjnë disa nga njerëzit. Po megjithatë emërtimi i namazit të natës në muajin Ramazan me emrin “teravih” nuk është bërë në kohën e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue selem. Ky emërtim ka dalë më vonë. Në kohën e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue selem është njohur me emrin “kijamu Ramadan”. Një gjë tjetër në lidhje me këtë çështje është se vepra më e lavdëruar në namazin e natës në Ramazan është që të lexohet sa më tepër Kuran; d.m.th., kijami të jetë më i gjatë, e jo numri i rekateve. Vetë Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem në Ramazan dhe po ashtu jashtë Ramazanit në namaz nate ka falur vetëm tetë rekate, por është falur gjatë. Aishja radijallahu anhu ka thënë: “I Dërguari i Allahut nuk ka shtuar në Ramazan e as jashtë Ramazanit më tepër se njëmbëdhjetë rekate.” D.m.th., tetë rekate dhe tre vitër.

0 1208


Pyetje
: Çfarë mund të na thoni për Itikafin, vlerën dhe rregullat në lidhje me Itikafin?

Përgjigje: Itikafi është përmendur në Kuranin Madhështor. Allahu subhanehu ue teala ka thënë: “…Ibrahimin dhe Ismailin i urdhëruam: ju të dy pastrojeni shtëpinë Time për vizituesit, për ata që qëndrojnë aty (akifin)dhe për ata që falen aty.” Bekare 125. Itikafi pra duhet të bëhet në xhami dhe atë, vetëm në ato xhami ku falet namazi i Xhumasë. Allahu i Madhëruar e përmend këtë në ajetin: “…E kur jeni të izoluar (në itikaf) në xhami, mos t’u afroheni atyre (grave për marrëdhënie intime) Bekare 187.

Suneti i të Dërguarit ishte të hyjë në Itikaf në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, madje ka thënë: “Kush ka bërë me mua Itikaf (më parë), le të hyjë në Itikaf në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit”. Buhariu.

 

0 3572

Pyetja: Kur mbaron saktësisht këtu koha e syfyrit. Allahu ju shpërbleftë?

Përgjigjja: Dije që koha e namazit të sabahut, me të cilin përfundon syfyri dhe  fillon agjërimi është agimi i cili quhet agimi i dytë. Allahu, subhanehu ue teala thotë: “Dhe hani e pini derisa të dallohet fija e bardhë (bardhësia) e agimit nga fija e zezë (errësira e natës), pastaj plotësojeni agjërimin derisa të bjerë mbrëmja.” (El Bekare, 187) Në këtë kohë horizonti i lindjes është i zbardhur edhe ne anën e djathtë edhe në anën e majtë, për dallim nga agimi i rrejshëm (agimi i parë) i cili paraqitet në formë të zbardhjes e cila është në mes të horizontit dhe ngritët lartë drejt mesit të qiellit si shtyllë. Agimi i rrejshëm është afro njëzet minuta para agimit të vërtetë me ndryshime të vogla varësisht nga stina. I dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë:Agimi është dy lloj. Agimi në të cilin ndalohet ushqimi dhe lejohet falja e namazit të sabahut (agimi i vërtetë) dhe agimi në të cilin lejohet ushqimi dhe ndalohet namazi i sabahut (agimi i rrejshëm). (Transmetuan Bejhakiu dhe Hakimi prej Ibën Abbasit, radijallahu anhu. Albani thotë: hadithi është i saktë- Sahihul xhami’ nr. 4278).

Në një hadtit tjetër i Dërguari i Allahut e shpjegon se bardhësia e agimi të rrejshëm nuk shpërndahet në gjitha anët por drejt qiellit si shtyllë. (Bejhakiu prej Xhabirit dhe Albani thotë se hadithi në fjalë është i saktë-Es Silsile es Sahiha, nr. 2002)

Në shumë hadithe të Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue selem, përmendet vlera e vonimit të syfyrit.

Duke e pasur këtë parasysh banorët e një vendi duhet të janë të sigurt kur fillon koha e  agimit të vërtetë dhe të fillojnë agjërimin prej asaj kohe. Nëse nuk kemi njerëz të ditur dhe besnik që këtë munden ta vërtetojnë atëherë na mbetet që tu përmbahemi imsakijeve që i përpilojnë Bashkësitë Islame duke e pasur parasysh se veprimet individuale, që pastaj përhapen pa maturi dhe urtësi, munden të ndikojnë negativisht tek masa e cila nuk ka dije fetare dhe të bëhen shkak për shpifje dhe sulme, pasojat e të cilëve munden të na dëmtojnë më shumë se sa të ndihmojnë në përhapjen e sunetit.

Allahu na ndihmoftë të jemi në rrugën e drejt dhe të kryejmë me përpikëri adhurimet tona.

 

0 1018

Pyetja: Një njeri ka fjetur natën e parë të Ramazanit para se të vërtetohet hyrja e muajit, kështu që nuk e ka bërë nijet gjatë natës. Pasi ngrihet për sabah e merr vesh se kjo ditë qenka e Ramazanit. Çfarë duhet të bëjë ai në këtë rast? Si dhe, a duhet të kompensohet kjo ditë?

Përgjigje: Një njeri ka fjetur natën e parë të Ramazanit para se të vër­te­to­het hyrja e muajit dhe nuk e ka bërë atë natë nijetin për agjërim. Kur ësh­të ngritur në mëngjes e ka kuptuar se kjo di­të është e Ramazanit.

Ky, prej çastit kur e kupton se është Ramazan, duhet të fi­llo­jë agjë­ri­min dhe e ka detyrim ta kompensojë këtë ditë sipas men­di­mit të shu­micës së dijetarëve (xhumhurit).

Mendimin e tyre nuk e ka kundërshtuar me sa di unë askush për­veç Shej­hul Islam Ibën Tejmijes, rahimehull-llah, që ka thënë: Ni­jeti është i li­dhur ngushtë me dijen, e ky nuk e ka ditur, ky ësh­të i arsyetuar.

Ky, pra nuk e ka lënë nijetin pasi e ka ditur, por ka qenë i pa­di­tur, ndër­sa i padituri është i arsyetuar. Prandaj nëse fillon agjë­ri­min prej ças­tit kur e kupton se është Ramazan, agjërimi i tij ësh­­të në rregull. Si dhe nuk duhet ta kompensojë sipas këtij men­di­mi.

Por xhumhuri i dijetarëve thonë: Ai e ka detyrim të fillojë agjë­rimin dhe duhet ta kompensojë atë ditë. Këtë e kanë ar­gu­men­tuar me atë se këtij i ka kaluar një pjesë e ditës pa nijet.

Unë mendoj se më e sigurtë është që ta kompensojë atë ditë.

përktheu: Omer B.

0 1539

  Cilat janë arsyet që e lejojnë prishjen e agjërimit?

Përgjigje: Arsyet që lejojnë prishjen e agjërimit janë sëmundja dhe udhë­timi, të cilat janë përmendur në Kur’an.

Arsye është edhe kur gruaja është shtatzanë dhe ka frikë për ve­ten apo foshnjën.

Arsye është edhe kur gruaja e ka fëmijën ende në gji, e cila po të agjë­rojë ka frikë për veten apo fëmijën e saj.

Arsye po ashtu është edhe kur dikush ka nevojë ta prishë agjë­rimin për ta shpëtuar dikë, të shpëtojë ndonjë të fundosur në det apo ndonjë per­son i rrethuar me zjarr. Kështu që do të ketë ne­vojë për ta prishur agjë­rimin që ta shpëtojë atë njeri.

Po ashtu lejohet prishja e agjërimit nëse ka nevojë për ngrë­nie për t’u përforcuar për xhihad në rrugë të All-llahut. Kjo është prej arsyeve që e lejojnë prishjen e agjërimit, sepse Resulull-lla­hu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, shokëve të tij në betejën e Fet’hut (Çlirimit) u tha: “Ju nesër do të takoheni me armikun, mos­agjërimi është përforcim për juve, pran­daj mos agjëroni”.[1]

Kur ekziston ndonjëra prej arsyeve që e lejojnë prishjen e agjë­rimit, dhe njeriu e prishë agjërimin, ai nuk e ka detyrim që pje­sën e mbetur të ditës ta agjërojë.

Nëse e zëmë se dikush e ka prishur agjërimin për të shpëtuar di­kë nga rreziku, ai vazhdon të hajë edhe pas shpëtimit të atij nje­riu. Sepse ai e ka prishur agjërimin për një shkak që ia lejon pri­shjen e agjërimit.

Pra, ky nuk e ka detyrim që pjesën e mbetur të ditës ta agjë­ro­jë, ngase shenjtëria e asaj dite zhduket me këtë shkak që ia le­joi prishjen e agjërimit. Duke u nisur nga kjo themi se mendimi i vër­tetë në këtë mesele është: nëse i sëmuri që nuk ka qenë duke agjë­ruar, shërohet gjatë ditës, ai nuk e ka detyrim që pjesën tjetër të ditës ta agjërojë.

Nëse udhëtari, i cili po ashtu nuk ka qenë duke agjëruar, arrin në vendin e vet gjatë ditës nuk e ka detyrim të agjërojë pje­sën e mbetur. E njëjta gjë është edhe me gruan, e cila është në hajz dhe nuk është duke agjëruar, mirëpo gjatë ditës pastrohet, edhe kjo nuk e ka detyrim që pjesën tjetër të ditës ta agjërojë.

Të gjithë këta e kanë prishur agjërimin për ndonjë shkak, i cili e lejon prishjen e agjërimit.

Kjo ditë, sa u përket këtyre personave nuk e ka shenjtërinë e agjë­rimit, sepse sheriati ua ka lejuar prishjen e agjërimit, prandaj nuk duhet që pjesën e mbetur të ditës ta agjërojnë.

Kjo mesele është e kundërt me rastin kur gjatë ditës mirret vesh se ka hyrë muaji i Ramazanit, ku të gjithë njerëzit pjesën e mbe­tur të ditës duhet ta agjërojnë, dallimi mes dy meseleve ësh­të i qartë. Sepse kur vjen lajmi gjatë ditës, atëherë dihet mirë se në këtë ditë është detyrim të agjërohet, mirëpo këta kanë arsye për pjesën e parë të ditës me mosdije për hyrjen e muajit. Pra, po ta kishin ditur fillimisht se kjo ditë është e Ramazanit, padyshim se e kanë detyrim ta agjërojnë.

Ndërsa ata të tjerët që i përmendëm më lart, atyre u është le­ju­ar prishja e agjërimit me dije, pra, ka dallim të qartë mes dy ras­teve.

përktheu: Omer B.

[1] Muslimi në kapitullin e Agjërimit (1120)

0 1598


Një njeri e ka lënë agjërimin e Ramazanit për shkak të fitimit të kafshatës së gojës për të dhe familjen e tij, si është puna me këtë?

Përgjigje: Ky njeri që e ka lënë agjërimin për shkak të fitimit të kaf­sha­tës së gojës për të dhe familjen e tij, nëse e ka bërë këtë du­ke e ko­men­tuar në atë mënyrë se: sikurse i lejohet të sëmurit të mos agjërojë, ashtu i le­johet edhe atij që nuk mundet të fitojë kaf­shatën e gojës përveç nëse e prish agjërimin. Ky pra, e ka bërë kë­të nga keqkuptimi, prandaj duhet ta kom­pensojë Ramazanin në­se është gjallë ende, ose agjërohet për të nëse ka vdekur.

Nëse nuk agjëron përgjegjësi i tij, atëherë për çdo ditë të pa­agjë­ruar du­het të ushqehet një i varfër. Mirëpo nëse e ka lënë agjë­rimin pa ndonjë keq­kuptim, mendimi i vërtetë i dijetarëve ësh­të se çdo ibadet kohor, në­se lihet me qëllim derisa të mbarojë ko­ha e tij, ai ibadet nuk pranohet më.

Në këtë rast ai duhet të bëjë vepra të mira, të bëjë gjëra vull­ne­tare dhe të kërkojë falje.

Argument për këtë është hadithi i vërtetë: “Kush bën një ve­për që nuk është prej fesë sonë, ajo vepër është e refuzuar”.[1]

Ibadeti kohor, sikurse nuk lejohet të bëhet para kohe, ashtu nuk le­johet të bëhet pas kohe.

Mirëpo mund të ketë ka arsye, sikurse mosdija dhe harresa. Re­su­lull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, për harresën ka thë­në: “Kë e zë gjumi për namaz apo e harron atë, le ta falë në ças­tin kur i kujtohet, për­veç kësaj nuk ka detyrim tjetër”.[2]

Ndërsa për mosdijen ka nevojë për detajizim, mirëpo tani nuk është fja­la për të.

përktheu: Omer B.

[1] Buhariu në kapitullin e Shitblerjeve; Muslimi (1718)

[2] Muslimi në kapitullin e Xhamive (314).

0 1171

         Një vajzë e vogël, të cilës i ka ardhur cikli mujor ka agjëruar gjatë ditëve të ciklit duke mos e ditur. Tani, çka duhet të bëjë ajo?

Përgjigje: Ajo i ka detyrim ditët, të cilat i ka agjëruar gjatë men­stru­a­ci­o­nit, t’i kompensojë, sepse agjërimi gjatë hajzit nuk është në rregull dhe nuk pranohet edhe nëse nuk e ka ditur, sepse kom­pensimi nuk ka kohë të caktuar.

Ka edhe një mesele të kundërt me këtë: Një vajzë po ashtu e vo­gël i ka ar­dhur hajzi, mirëpo është turpëruar ta lajmërojë fa­mi­ljen, kështu që ka vazh­duar të mos agjërojë (si fëmijë, pra).

Kjo e ka detyrim ta kompensojë muajin që nuk e ka agjëruar, sep­se kur vajzës i vijnë menstruacionet ajo ngarkohet me de­ty­ri­me.

Hajzi është njëra prej shenjave të pubertetit.

NA NDIQNI NË