Arhiva MujoreNovember 2014

0 1983

Allahu ka thënë: “U kam thënë: “Kërkoni falje nga Zoti juaj sepse Ai, vërtetë falë shumë.” (Nuh, 10)

Kërko falje tek Allahu nga çdo mëkat.
Kërko falje tek Allahu për çdo obligim që ke lënë.
Kërko falje tek Allahu për çdo person që i ke bërë padrejtësi.
Kërko falje tek Allahu për çdo bamirës që ke braktisë.
Kërko falje tek Allahu për çdo tiran që ke shoqëruar.
Kërko falje tek Allahu për çdo mirësi që e ke vonuar.
Kërko falje tek Allahu për çdo këshillues që e ke poshtëruar.
Kërko falje tek Allahu për çdo shpifje që ke përhapur.
Kërko falje tek Allahu për çdo të vërtetë që ke humbur.
Kërko falje tek Allahu për çdo të kotë që ke pasuar.
Kërko falje tek Allahu për çdo ndjenjë që ke shkatërruar.
Kërko falje tek Allahu për çdo sekret që e ke shpërndarë.
Kërko flaje tek Allahu për çdo besnik që ke tradhetuar.
Kërko falje tek Allahu për çdo premtim qe se ke zbatuar.
Kërko falje tek Allahu për çdo të saktë që ke fshehur.
Kërko falje tek Allahu për çdo njeri që e ke nënçmuar.
Kërko falje tek Allahu për çdo nderë që ke nëpërkëmbë.
Kërko faje tek Allahu për çdo të kotë që kë dëgjuar.
Kërko falje tek Allahu për çdo haram që ke shikuar.
Kërko falje tek Allahu për çdo fjalë që ke gabuar.
Kërko falje tek Allahu për çdo këshillë që s’e ke zbatuar.
Kërko falje tek Allahu për çdo dituri që ke harruar.
Kërko falje tek Allahu për çdo të dyshimtë që ke pasuar.
Kërko falje tek Allahu për çdo paragjykim që kë shoqëruar.
Kërko falje tek Allahu për çdo humbje që e ke ditur.
Kërko falje tek Allahu për çdo sunet që nuk e ke vepruar.
Kërko falje tek Allahu për çdo mëkat që kë bërë ditën apo natën.
Kërko falje tek Allahu për çdo pasuri që ke fituar pa të drejtë.
Kërko falje tek Allahu për çdo dituri për te cilën je pyetur, dhe nuk e ke treguar.
Kërko falje për çdo bidat-risi që e ke praktikuar.

Përktheu: Valdet Kamberi

0 1642
  1. Te Varrezat.

Ka thënë Pejgamberi, (paqja dhe shpëtimi i All-llahut qoftë mbi të): “Allahu i shkatërroftë çifutët dhe të krishterët që i kanë marrë varret e Pejgamberëve të tyre për faltore, “xhami”. (Buhariu dhe Muslimi)

  1. Në Xhamitë të cilat janë të ndërtuara mbi varre.

Muhammedi (alejhi selam) ka thënë: “Kur ndër ta vdiste ndonjë njeri ose rob i mirë, ata ndërtonin mbi varrin e tij një faltore dhe bënin në të këto formësime. Ata janë krijesat më të këqija tek Allahu.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

3. Tek Pushimoret e deveve.

Muhammedi (alejhi selam) ka thënë: “Faluni në pushimoret e deleve dhe mos u falni në pushimoret e deveve.” (Isnaduhu sahih)

4. Në banjo.

Muhammedi (alejhi selam) ka thënë: “E gjithë toka është xhami pos banjos dhe varrezave.”

5. Në çdo vend ku prezantojnë djajtë si vendet e ndyta dhe të pista, kisha, sinagoga, etj.

6. Në Tokën e uzurpuar.

Muhammedi (alejhi selam) ka thënë: “Kush merr qoftë edhe një pëllëmbë toke pa të drejtë, Allahu do t’i varë atij në qafë nga shtatë tokat, në ditën e gjykimit.” (Buhariu dhe Muslimi)

7. Në Mesxhidu Dirar.

Allahu ka thënë: “Kurse ata të cilët ndërtuan xhaminë  “mesxhidu dirar” për t’i dëmtuar, për mosbesim dhe përçarje ndërmjet besimtarëve duke u përgatitur për atë i cili qysh më parë ka luftuar kundër Allahut dhe të dërguarit të Tij…” (Teube, 107)

8. Në Vende të cilat i ka dënuar Allahu.

Muhammedi (alejhi selam) ka thënë: “Mos hyni në vendbanimet e atyre që janë dënuar pos duke qarë, e nëse nuk veproni kështu frikohem të ju godasë e ngjashme me atë që i ka goditur ata, pastaj i dërguari i Allahut mbuloi kokën dhe shpejtoi derisa kaloi vendbanimin.”

9. Në Vendin ku qëndron imami për namaz të mos jetë më i lartë se sa vendi i namazfalësve (xhematit).

Muhammedi (alejhi selam) ka ndaluar që imami të qëndroj mbi diçka se njerëzit pas tij.” (Transmeton Darekutnij dhe Hakimi)

10. Në Mes dy shtyllave.

Nga Abdulhamid ibn Mahmud transmetohet të ketë thënë: “U falëm pas një emiri (princi), por njerëzit na shtynin e ne u falëm midis dy shtyllave (të xhamisë), kur mbaruam namazin, Enes ibn Malik na tha: ‘Në kohën e profetit (alejhi selam) nuk e vepronim këtë gjë.” (Transmetuan: Imam Ahmedi, Tirmidhiu, Ebu Daudi, Nesaiu)

Përktheu: Valdet Kamberi

0 1296

Shkrimi në vijim është një pasqyrim i shkurtër i revoltave popullore që kanë ndodhur përgjatë historisë islame që synon paraqitjen e realitetit lidhur me forcën e popullit dhe ndikimit të tij shoqëror. Prijësi i besimtarëve, sahabiu dhe halifeja Ali ibën Ebi Talib, radijallahu anhu, për masën thotë: Barbarë, turmë që ndjek çdo krikëllimë dhe ecin pas çdo thirrësi. (Hiljetul Evlija, 1/79). Sahabiu i ndershëm dhe shkruesi i shpalljes Muaviu, radijallahu anhu, duke e këshilluar birin e tij ka thënë: Frikoju britmës së popullit. (Hiljetul Evlija, 4/324 dhe Sijer të Dhehebiut 4/312)

Fjalë të ngjashme  ka thënë edhe tabiini i njohur, Muhammed ibën Eslem, Allahu e mëshiroftë, i cili ka thënë: Keni kujdes me turmën e cila ka vrarë shumë të dërguar të Allahut. (Hiljetul Evlija, 9/240)

Sidoqoftë masa dhe turma dallohen me spontanitet dhe guxim që nuk e gjen te mendimtarët dhe analistët. Masën, gjithashtu e dallon edhe çiltërsia e natyrës dhe zemërbardhësia që rrallë gjendet tek ata që janë angazhuar me dyshime dhe i kanë trajtuar ato. Xhuvejniu është penduar për angazhimin e tij me apologjetikën dhe ka thënë: Ja po vdes në besimin e nënës time, ose ka thënë në besimin e plakave të Nejsaburit.  (Sherh Tahavijje, 1/245) Amidiu një dijetarë tjetër që ka qenë i zhytur në filozofi dhe apologjetikë thotë: U thellova në shkencën e apologjetikës dhe nuk përfitova asgjë përveç asaj që e beson populli i thjeshtë. (Der’u tearud, 3/262)

Kur Omer ibën Abdul Azizi, rahimehullah, u pyet për disa nga risitë tha: Përqendrohu në besimin e fëmijës në mejtep dhe beduinit dhe mos u merr me gjëra tjera. (Akidetu selef, fq. 247)

Dijetari edukues përshkruhet si dijetar i popullit. Shejhul Islam Ibën Tejmijje ishte i dashur te populli sepse natë e ditë punonte në dobinë e tyre, me gjuhën dhe lapsin e tij. (El Xhami’ fi sireti Ibën Tejmijje, fq. 408)

Historia jonë është plotë me ndodhi në të cilat populli shpërthen, revoltohet dhe turma çohet  në këmbë duke ndikuar në drejtimin e ndodhive. Ndikimi i masës në ato ndodhi ishte i dukshëm dhe i fuqishëm.

Masa u revoltua kundër Bishr El Mirisiut (Mu’teziliu që vdiq në vitin 218 H) dhe kërkuan prej halifës që të kërkon prej tij të pendohet për fjalët e tij. Halifeja e pranoi dhe kërkoi prej ti të pendohet. (El Muntedham, 10/106)

Transmetohet se fëmijët e godisnin xhenazen e tij me gurë dhe brohorisnin kush do ti shkruaje Malikut, melekut që e ruan xhehenemin. (Tarih Bagdad, 7/64, Kitabu Sunne-Hal-lal, 5/114)

Në këtë fragment historik shihet se si populli ndikoi dhe një shpikës i bidateve u paraqit para kadiut për tu penduar për fjalët e thëna.

Revoltë e ngjashme është lëvizja “Mutavvi’in” që kishte nisur për të shprehur ndaluar të keqen që bëhej në Bagdad në vitin 201H. Disa banditë kidnaponin gra dhe fëmijë, vidhnin, plaçkitnin dhe të vjedhurat i shitnin pa frikë në pikë të ditës në tregjet e Bagdadit. Banorët kërkuan nga pushtetarët që ti pengojnë por nuk gjetën përgjigje. Atëherë një trim me emrin Halid Ed Derjus i tuboi njerëzit me thirrjen për urdhërim në të mirë dhe pengim të së keqes. Populli u tuboi  e pengoi te keqen duke i burgosur vjedhësit dhe pastaj duke ia dorëzuar pushtetit.

Lëvizje e ngjashme është edhe ajo e Selame El Ensarit i cili me njëjtën thirrje e mobilizoi masën. Populli u përgjigj në pengim dhe ndalim të së keqes. Filloi lufta edhe kundër pushtetit dhe historia e saj përfundoi me shuarjen e kësaj lëvizjeje nga ana e ushtrisë së halifes ne vitin 202 H. (El Muntedham, 10/92-93;107 Mukadimetu Ibën Haldun, 2/530-531)

Angazhimi i parit ishte i dobishëm për sigurimin e paqes dhe mënjanimit të krimit, në kohë që angazhimi i të dytit nuk ishte i drejtë e as i arsyeshëm. Atë nuk e përkrahin as tekstet e shpalljes e as rregullat që duhet respektuar. E ngarkoi veten dhe shokët e tij me detyrë që nuk e përballonte dot me forcën që e kishte. Kështu erdhi deri në shuarje të kësaj lëvizjeje.

Kjo na e kujton ngjarjen me Ibën Esh’athin në vitin 81 H. Ai dhe pasuesit e tij filluan luftën për të larguar nga posti Haxhxhaxhin por nuk u ndalën në këtë pikë dhe kërkuan që edhe halifeja Abdul Melik ibën Mervan të heq dorë nga pushteti dhe e refuzuan ofertën e halifës për shkarkimin e Haxhxhaxhit. Pasoi një fitne e madhe, u vranë shumë njerëz dhe kjo ndodhi ishte shkak për paraqitjen e Irxhasë. (El Bidaje ven Nihaje, 9/35-54)

Ibën Halduni ka shkruar fjalë të fuqishme lidhur me mossuksesin e lëvizjeve për urdhërim në të mirë dhe ndalin nga e keqja. Tregoi rastin eSelame Ensariut dhe numrin e madh të përkrahësve nga masa e thjeshtë dhe turma që e ndihmuan këtë thirrje fetare. Sipas tij atyre u mungonin fise dhe familje që do ti mbronin. Ibën Halduni pohon se asnjë thirrje fetare nuk realizohet pa ndihmëtarë dhe mbrojtës sepse thirrës në të mirë dhe penguesit e së keqes ballafaqohen me rreziqe të shumta. (Mukadimetu Ibën Haldun, 2/528-532)

Një revoltë e ngjashme e përgjithshme ndodhi edhe në vitin 308 H kur çmimet arritën në kulm dhe kur u shtuan tatimet. Shpërtheu populli, ndodhën rrëmujë që përfunduan me uljen e çmimeve dhe me anulimin e tatimeve. (El Muntedham, 13/194)

Revolta popullore ishte shkak për uljen e çmimeve anulimin e tatimeve.

Në vitin 227 H në Sham u paraqit Ebu Harb El Muberke’ El Jemani i cili reagoi kur një ushtar sulmoi gruan e tij. Ebu Harbi e vrau ushtarin dhe pastaj u fortifikua në male. E pasuan një numër i madh i fshatarëve dhe bujqve, numri i tyre arriti afro njëqind mijë luftëtarë. Kur erdhi koha e lëvrimit njerëzit u shpërndanë dhe iu kthyen tokës. Me Ebu Harbin mbeti vetëm një grup i vogël, u kap dhe u soll para halifes El Mu’tesim. (El Bidaje ven Nihaje, 10/295)

Sa shpejtë u përgjigjën bujqit dhe fshatarët kur ishin pa punë dhe sa shpejtë u larguan në kohën e lëvrimit.

Një kryengritje popullore ndodhi edhe në vitin 403 H në kohën e halifës El Kadir Bil-lah. Vdiq gruaja e njërit prej udhëheqësve të krishterëve në Bagdad dhe procesioni mortor kaloi nëpër mesin e qytetit me kryqe dhe tupanë. Këtë e kritikoi njëri nga familja Benu Hashim të cilin të krishterët e goditën në kokë. Muslimanët u revoltuan dhe Bagdadin e përfshiu rrëmujë. U mbyllën xhamitë dhe situata u qetësua pasi u dërgua fajtori para drejtësisë. (El Muntedham, 15/91-92)

Ky rast ishte shkaku që të krishterët përsëri të detyrohen me kushtet e Omer ibën El Hattabit, radijallahu anhu, që nënkupton se të krishterët nuk do të ngritin zërat gjatë procesioneve mortore dhe nuk do ta shfaqin kryqin. (Iktidau Siratil Mustekim, 2/330)

Halifeja El Kadir Bil-lah veproi mirë duke i riaktivizuar kushtet që njiheshin me emrin kushtet e Omerit që u zbatuan edhe nga halifët Omer ibën Abdul Aziz, Harun Er Reshid dhe El Mutevekkil.

Periudha e këtij sunduesi musliman dëshmoi disa incidente të shkaktuara nga krishterët, disa muslimanë u bënin padrejtësi të krishterëve por me zbatimin e kushteve të Omerit në vitin 403 H u qetësua situata dhe përsëri u rikthye siguria. Këtë e pohon edhe historiani bashkëkohorZhan Moris Fi (libri Gjendja e krishterëve gjatë hilafetit Abasit, fq. 265)

Në vitin 429 H sunduesi Xhelalu Deule urdhëroi të emërohet me titullin ShahinShah (Mbreti i mbretërve, në hadith të saktë i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: Emri më i pavlefshëm tek Allahu është emri i njeriut që e quan veten Mbreti i mbretërve, nuk ka sundues (të vërtetë) pos Allahut. Buhariu dhe Muslimi). Disa hatiba e lajmëruan këtë vendim nëpër hytbet e tyre. Populli u hidhëruar dhe i gurëzuan hatibët që e bën atë gjë. Ndodhi fitne e madhe, u pyeten dijetarët, disa e lejuan e disa e ndaluan (Dhejlu Tabekat 1/84 dhe El Muntedham, 15/265)

Këtë ndodhi e përmendëm që të theksojmë natyrën e pastër të masës së thjeshtë e cila nuk pranon që dikush të shpreh rivalitet me Allahun në emrat dhe cilësitë e Allahut. Kjo revoltë popullore e detyroi sundimtarin të kërkojë leje prej dijetarëve.

Të përfundojmë masa dhe turma ndikojnë qartë në lëvizjet kundër sundimtarëve të këqij, në shpërthim kundër ithtarëve të mosbesimit dhe risive. Thjeshtësia e tyre dhe reagimi momental nxit ndryshime shoqërore që nuk do ndodhnin po të ishin prej atyre që analizojnë gjatë e gjerë. Gjithashtu është fakt i pamohueshëm se ndonjëherë për shkak të paditurisë dhe aspiratave të larta rezultatet nuk ishin ato që i prisnin.

Revista El BEJAN, nr. 297

Përshtati në shqip: M-r. Talha Kurtishi

0 1593

Si ndiheni në momentin kur ju kaplon brengë e madhe, kur mbi ju peshon rëndësia e borxhit, kur luftoni me sëmundje të rrezikshme, kur ju vjen lajmi për vdekjen e ndonjë të afërmit të dashur?!

Të nderuar ka adhurime që nuk dalin në shesh përpos në momentet e vështirësisë. Ato adhurime janë durimi, kënaqësia me caktimin e Allahut , bindja, mbështetja tek Allahu, përulësia, dorëzimi, lutja e sinqertë, shfaqja e nevojës që e kemi për Allahun dhe qetësia që e ndiejmë si besimtarë.

Është lehtë të lexohet për këto adhurime,të flitet rreth tyre, të dëgjohen ligjërata me këto tema, ta lusim Allahun të na zgjeroi gjoksin për këto adhurime. Vështirë është  ti përjetojmë në shumicën e situatave, ti kemi shtylla bartëse në momentet e sprovës, goditjeve, katastrofave…

Ndoshta dikë e kemi njohur si besimtar të devotshëm i cili në momentin e goditjes shfaqi pakënaqësi dhe hidhërim me caktimin e Allahut.

Ka edhe të tillë që janë të arsimuar dhe të edukuar e që shprehin fjali që nuk përkojnë me durimin dhe pajtimin (me kaderin) në momentet kur dikush i afërt i tyre sprovohet me sëmundje. Jo rrallë dëgjojmë edhe shprehje që flasin për dobësi të imanit dhe bindjes.

Ndoshta për veten mendon se je i edukuar që të mbështetesh tek Allahu dhe të mos kesh frikë prej askujt përveç prej Tij dhe në rastin kur rrezikohesh nga disa matrapazë magjistarë të kaplon frika dhe fillon të flasësh ashtu siç nuk do Allahu.

Sprovat e nxjerrin në realitetin e njerëzve duke na lajmëruar se në çdo moment kemi nevojë për ndihmën dhe përkrahjen e Allahut, subhanehu ve teala.

Kemi nevojë të edukohemi me adhurimet në kohërat e vështirësive.

Sa çast i bukur është momenti kur në fund të natës ti zgjohesh dhe i lutesh Allahut të largojë prej teje brengën, frikë…kur së bashku me lutjet tuaja dërgon edhe lot. Mundësoja faqeve tuaja që të kënaqen me këto lot që ndoshta nuk do rridhnin po të mos ishte ajo sprovë dhe goditje.

Adhurimi i nënshtrimit dhe mbështetjes në Allahun asnjëherë nuk shfaqet, ashtu si në momentet e vështira. Allahu dëshiron të dëgjojë zërin tënd.

Në momentet kur shërimi vonohet dhe sëmundja zgjatet është pikërisht koha e adhurimit pajtim me caktimin e Allahut. Gjendja jote le të thotë: O Allah unë jam i kënaqur me Ty edhe pse më është vonuar përgjigja e lutjes sime.

Allahu im s’kam tjetër ndihmës pos Teje. Çfarëdo që të ndodh nuk hidhërohem sepse të dua o Allahu im.

Shtohet sprova dhe shfaqet adhurimi i dorëzimit të plotë Allahut. Duke ia dorëzuar plotësisht Allahut çështjen tënde Allahu ta dhuron ndjenjën e afrimit të zgjidhjes së problemit.

Në këto çaste e shijon edhe ëmbëlsinë e adhurim të quajtur bindja se Allahu do të na shpëton nga kjo sprovë. Të zgjerohet kraharori, të qetësohet zemra dhe të kaplon qetësia. Nuk kalojnë edhe shumë ditë dhe vjen lirimi, shërimi, largimi i brengave dhe mundimeve dhe tani është koha të shfaqet adhurimi i falënderimit në formën e tij më të plotë.

Këto kuptime nuk i njeh ai që nuk është sprovuar me lloj-lloj sprovash, që nuk ka përjetuar goditje të llojeve të ndryshme. Stabiliteti në fe është dhunti e Allahut të Lartësuar, prandaj korrigjo e mendimin që e ke për Allahun, mbështetu në Të dhe qaj para Tij.

Lidhe zemrën tënde me Atë që i jep gjallëri, bëhu më i zellshëm që të arrish kënaqësinë e Atij që është më i Mëshirshmi dhe më i Buti.

Në fund çoji duart dhe lutu së bashku me mua për neve dhe gjithë muslimanët.

Përktheu: M-r. Talha Kurtishi

0 1902

Reputacioni nuk dhurohet, ai fitohet. Reputacioni nuk është vetëvlerësim, atë e di, dhe sipas tij vepron dikush tjetër. Edhe shteti e ka reputacionin e vet dhe ai si i tillë është rezultat i mënyrës së veprimit të tij. Ai mund të jetë i mirë por gjithashtu edhe i keq. Përsëri them reputacionin e vlerëson dikush tjetër. Në këtë kontekst dua ta zhvilloj bisedën time lidhur me ndodhitë e fundit në këtë vend. Shumë keq është kur dikush perceptimin për vetën e tij e ndërton në bazë të asaj që i serviret e jo në bazë të parimit “njihe vetveten”. Atëherë i pashmangshëm është vlerësimi i gabuar që pas vete tërheq edhe veprime të gabuara. Në Maqedoni po vërehet  një tendencë që perceptimin që e kanë qytetarët për shtetin e tyre të ndërtohet në bazë të asaj që si fushatë po zhvillohet. Thelbi i kësaj fushate është motoja “we’re the best (jemi më të mirët)”, që pasohet me krizë kur populli kupton se “we’re not even close (as që jemi afruar)” Në realitetin e kësaj fushate shpeshherë bëhen gabime të mëdha ngase realiteti nuk përkon me vetëvlerësimin. Supermeni i paraqitur, në realitet është një njeri i thjesht që vuan nga shumë paqartësi që prekin edhe vet thelbin e identitetit individual dhe kolektiv. Në këtë rast bashkuesi i popullit është armiku. Pasi e kuptuan se opsioni ti akuzojmë gjithë shqiptarët për vrasjen e pesëfishtë, nuk do kaloje aq lehtë pa gjeneruar një krizë më të gjerë nga xhepi nxorën opsionin “islamistët radikal”. Me logjikën njëherë vepro e pastaj mendo ata i rrënuan gjithë parimet e “shtetit ligjor” në të cilin besojnë. Përsëri vepruan me parimin dëno para se të vërtetohet faji. Kështu veprojnë mendjelehtët që jetojnë në ëndrrën “we’re the best”. Pas zgjimit del në shesh se më shumë se 50% prej të arrestuarve ishin të pafajshëm, lirohen dhe pushteti dhe megafonët e tij vazhdojnë të glorifikojnë aksionin të cilin nuk arrijnë të bëjnë as shtetet më të zhvilluar.

E kam thënë edhe më herë se dy parime duhet të merren parasysh nëse dëshirojmë të ndërtojmë shtet me reputacion të “shtetit”. Parimi i parë është të mos bëhen kompromise me drejtësinë. Nëse në raste të këtilla e sakrifikojmë parimin e drejtësisë ne krijojmë viktima të dyfishtë, të vrarët si dhe të akuzuarit padrejtësisht për atë krim të shëmtuar. Parimi i drejtësisë duhet të zbatohet edhe ndaj atyre që nuk mendojnë njësoj me shtetin. Shteti me reputacion nuk i quan radikalë ata që besojnë se feja e tyre dhe parimet e saj janë modeli më i mirë i jetesës që kanë zgjedhur për vete. Shteti me renome nuk e lajthit popullin e vet duke e portretizuar popullin tjetër si armik, i rrezikshëm dhe shpeshherë si kryes i gjitha të këqijave nga të cilat vuan shteti. Një parim i tillë vë në pyetje vendosmërinë e shtetit ta ndërtojë ose jo vetveten. Prandaj drejtësia  është ndihma më e madhe që qeveria mundet me ja ofrue vetës në ndërtimin e një shoqërie në të cilën çdokush, pa dallim kombi dhe besimi, do të gëzojë të drejtat. Një hap i tillë do të stimulojë angazhimin pozitiv e  të gjithëve.

Parimi i dytë është që duhet respektuar është të krijohet një situatë në të cilën populli do të arrijë të njeh veten, ashtu si është, pa zbukurime, pa mistifikime, pa kompleks të vlerës së lartë. Duke e njohur veten do të hapen horizontet e njohjes të tjerëve. Atëherë pa paragjykime do të analizojmë vlerësojmë, pse jo edhe do të korrigjojmë gjitha dukuritë shoqërore. Njeriu që e njeh veten ashtu si duhet është i aftë ti njeh edhe të tjerët pa i nënvlerësuar, pa i stigmatizuar dhe pa i flijuar. Vetëm ideologjitë e dështuara janë ndërtuar mbi parimin e racave dhe popujve të zgjedhur. Shikoni historinë nëse nuk ju kujtohet për kë po flas.

Nëse pushteti nuk i merr parasysh këto parime mendoj se hendeku mes njerëzve në rrafshin individual dhe atë kolektiv dita ditës do të zgjerohet. Do të krijohen situata të padëshiruara. Do të mbesin vetëm përcaktimet protokollare që tanimë nuk i besojnë as besnikët partiak. Këtu dua ti rikujtoj edhe pjesëmarrësit shqiptarë në pushtet se nuk ja vlen të mbrohet një sistem i cili ende nuk ka vendosur parimin e drejtësisë dhe qasjes reale ndaj problemeve. Së paku hapni sytë dhe shikoni realitetin i cili tanimë është shumë i qartë. Ende i mbetem besnik thirrjes sime të drejtuar pushtetit. Zbatoni këto dy parime që i nënvizoj dhe do të shihni se gjërat do të nisin të ecin në drejtimin e duhur.

Është momenti i duhur të kujtojmë se nga do vazhdojmë. Është thënë: Progresi njerëzor nuk është automatik dhe i paevitueshëm. Çdo hap në drejtim të qëllimit të drejtësisë kërkon sakrificë, vuajtje dhe angazhim të paepur. Ai arrihet me përpjekje të palodhshme dhe interes të pasionuar të individëve të përkushtuar. (Martin Luther King jr.)

Allahu u jep urtësi atyre që i do.

M-r. Amel Kurtishi

0 3791

Prezantim i librit

“Akideja e Ehli Sunetit në dritën e Kuranit dhe Sunetit”

Shkruan: Agim Bekiri

‘Akide’ është një fjalë e gjuhës arabe që ka kuptimin e gjykimit, vendimit dhe besimit të prerë. Me këtë fjalë emërtohet disiplina fetare që trajton çështjet e Besimit Islam. Kjo disiplinë fetare ka paraqitur në të kaluarën dhe vazhdon të paraqes interesim të madh gati në të gjitha nivelet e shoqërisë. Tërë kjo, për faktin se Akideja është esenca dhe shpirti i fesë dhe siç është thënë: vlera e një lëmi varet nga lënda që studion. Akideja është ajo që dallon të vërtetën nga e kota, besimtarin dhe mosbesimtarin, të shpëtuarin nga i dështuari.

Që këndej, shërbyesit e fesë Islame përpiqen vazhdimisht që të ndriçojnë këtë aspekt kaq të rëndësishëm të fesë për lexuesin shqiptar, sidomos në këtë kohë kur koncepti i besimit është pluhurosur me shpjegime të huaja dhe shpeshherë të papranuara për metodologjinë e pastër të ndjekësve të rrugës profetike – e kam fjalën për Ehli Sunetin.

Një kontribut shumë i çmuar në këtë drejtim, që hedh dritë mbi Akiden, është edhe përkthimi i z. Nexhat Cekës – hoxhë i diplomuar në Universitetin Islamik të Medinës – të librit “Akideja e Ehli Sunetit në dritën e Kuranit dhe Sunetit” botuar nga shoqata kulturore Guraba – Gostivar.

Ky libër, i shkruar nga dijetari Seid ibn Musfir ibn Mufrih El-Kahtani, konsideroj se është një libër i mrekullueshëm dhe shumë i dobishëm për këto arsye:

  1. Libri është i kompletuar nga aspekti përmbjatësor, që d.m.th. se autori ka prekur gati të gjitha çështjet që i preokupon lexuesit dhe të interesuarit e këtij lëmi.
  2. Autori, ndjek një metodë shkencore në argumentimin dhe shtjellimin e çështjeve të besimit duke u bazuar në Kuran, Hadith dhe shpjegimin e dijetarëve që i përkisnin periudhës së artë të Islamit, të pa influencuar nga kulturat dhe civilizimet e huaja.
  3. Gjuha e përdorur në këtë libër është e lehtë dhe e kapshme për të gjithë lexuesit, duke mënjanuar debatet shterpe filozofike për çështje të cilat, njohja e tyre nuk të shton besimin ndërsa mosnjohja e tyre nuk e dobëson të njëjtin.
  4. Libri është përkthyer direkt nga gjuha arabe, gjuha në të cilën është shkruar nga autori, pastaj është kontrolluar dhe recensuar nga hoxha i njohur Ali Shabani, i diplomuar në Universitetin Xheresh të Jordanisë, gjë që i jep një siguri lexuesit për saktësinë e bartjes së kuptimeve dhe fjalëve të librit origjinal, në gjuhën shqipe.

Të gjithë dashamirësve të librit fetar, ua sugjeroj leximin e këtij libri i cili do ju ndriçojë shumë çështje të besimit islam në një mënyrë të lehtë dhe shkencore.

0 1740

Falënderimi i takon Allahut të vetëm, paqja dhe selami qofshin mbi të Dërguarin e fundit, Muhamedin të birin e Abdullahut, mbi familjen dhe mbi gjithë shokët e tij.

Me të vërtetë Allahu na sheh e ne nuk e shohim, e di të fshehtën dhe të jashtmen tonë, Ai është Mbikëqyrësi Llogaritësi, Allahu i Madhëruar thotë: “All-llahu është mbikëqyrës mbi ju.” Nisa: 1. Po ashtu thotë: “A nuk e di ai se All-llahu e sheh?.” Alek: 14.

I Dërguari salallahu alejhi ue selem na ka urdhëruar që të turpërohemi prej Alllahut në mënyrën e drejtë, ibn Mes’udi radijallahu anhu ka thënë: i Dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Turpërohuni nga Allahu ashtu siç meriton” i thanë: “O i dërguar i Allahut ne turpërohemi, falënderimi i qoftë Allahut, tha: “jo kështu porse turpërimi i vërtetë ndaj Allahut është ta ruash kokën dhe atë që është në të (mendjen), barkun dhe atë që mban në të, të përkujtosh vdekjen dhe sprovën. Ai i cili dëshiron Ahiretin braktis zbukurimet e kësaj bote, e ai i cili i bën këto është turpëruar nga Allahu ashtu siç meriton.”[1]

Ruajtja e kokës përfshin ruajtjen e gjithë shqisave, si përdorimi i saj në gjëra që e hidhërojnë Allahun, e ruan kokën nga pirja e verës që shëmton mendjen, apo gjëra të ngjashme, e ruan syrin të mos shikon në gjëra që nuk i lejohet të shikon, si në gratë apo foto  amorale, të ruan dëgjimin të mos dëgjon përgojim e bartje të fjalëve, apo instrumente muzikore, të ruan gjuhën  to mos flet fjalë që hidhëron Allahun, Allahu thotë: “pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.” Isra: 36.

Ruajtja e barkut përfshin barkun, zemrën e organin gjenital, të ruan zemrës nga sëmundjet e saj, si syefaqësia, zilia, mendjemadhësia, vetëpëlqimi, etj. Të ruan barkun të mos fut në te ushqim haram, të ruan organin nga veprimi i mëkateve si amoraliteti, intimiteti njëgjinor, vetëkënaqja, etj.

Më pas, të kujton çdo herë vdekjen, ngase përkujtimi i vdekjes zvogëlon shpresën, dhe nxit për punë, i Dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Shpeshtoni përkujtimin e shkatërruesit të kënaqësive.”[2]

Të përkujton vdekjen dhe sprovat  në atë gropë të errët, nuk ka të afërt as dikë tjetër pos veprave, nëse ato janë mirë falënderimi i qoftë Allahut, e nëse nuk janë të tilla atëherë të mos e fajëson pos veten e tij, kush dëshiron ahiretin le të le zbukurimin e kësaj bote, dëshirën për tu ngrit në te dhe nënçmimin e tjerëve, dëshirën për tu ngrit në udhëheqje, pasuri, pozitë dhe bukuri, Allahu thotë: “Atë vend të përjetshëm (xhennetin) ua kemi përcaktuar atyre që nuk duan as mendjemadhësi e as ngatërresë në tokë, e përfundim i këndshëm u takon atyre që i frikësohen All-llahut.” Kasas: 83.

Ky lloj i turpit quhet turp i adhurimit, me të cilën njeriu arrin gradat më të larta të fesë,që është ihsani, kur njeriu ndien gjithmonë se shikimi Allahut është kah ai, se Ai e shikon në çdo lëvizje dhe qëndrim të tij, e ai zbukurohet para Zotit me adhurime, dhe ka turp që Ai ta sheh në mëkat, apo në një gjendje që nuk i takon të jetë, siç është shfaqja e pjesëve tw turpshme siç përmendet në hadithin e Behz ibn Hakim, kur e pyeti të Dërguarin salallahu alejhi ue selem: “prej kujt ti mbulojmë pjesët e turpshme e prej kujt të ruhemi? Tha: “Ruaji pjesët e turpshme pos prej gruas tënde apo atë që ke nën pushtetin tënd.” Tha: O i Dërguar i Allahut, nëse dikush prej nesh është i vetëm? Tha: “Allahu është më meritor të turpërohemi nga Ai se sa njerëzit.”[3]

Rrëfehet se Ebu Bekri, radijallahu anhu, ka thënë: “Pasha Allahun unë e vendoj rrobën time mbi fytyrë kur jam vetëm i turpëruar para Allahut.”

Erdhi një njeri tek Husejn ibn Ali,  radijallahu anhu, e i tha: Unë jam njeri mëkatar, dhe nuk kam dot durim ndaj mëkatit, më këshillo? Husejni i tha: “Veproi këto pesë gjëra, e më pas vepro çfarë të duash. Pyetësi i tha: më trego. Tha: “Mos ha nga furnizimi i Allahut, atëherë vepro çfarë të duash. Pyetësi i tha: Si? Prej nga të ushqehem, çdo gjë që është në gjithësi është furnizim i Tij. Hysejni itha: Dil nga toka e Allahut, dhe vepro çfarë të duash. Pyetësi tha: Si ka mundësi kur Atij nuk mund ti fshihet asgjë? Husejni i tha: Kërko një vend ku nuk do të sheh Allahu dhe vepro çfarë të duash. Pyetësi tha: Kjo është edhe më e rëndë se e kaluara, ku të banoj? Husejni i tha: Kur të vjen melaqja e vdekjes, largoje prej teje dhe vepro çfarë të duash. Pyetësi tha: Është e pamundshme! Husejni  tha: Kur të fusin në zjarr ti mos hy, dhe vepro çfarë të duash, pyetësi i tha: Mjaft, prej sodit nuk do më sheh Allahu asnjëherë në mëkat.

 Të nderuar mysliman, duhet gjithsesi të dimë se Allahu na mbikëqyr, ta Madhërojmë, ta nderojmë dhe të turpërohemi ashtu si meriton, e të mos konsiderojmë shikimin e Tij gjë e thjeshtë, ashtu siç pranojmë shikimet tjera.

E lus Allahun të na jep sukses në gjërat që i do dhe është i kënaqur me to, dhe të na largon nga gjërat që hidhërohet dhe i refuzon, falënderimi i takon Zotit të botëve.

Përktheu: Shpend ZENELI

[1] Tirmidhiu, Albani e ka vlerësuar hasen.

[2] Tirmidhiu, Nesaiu, ibn Maxhe, Albani e ka vlerësuar hasen sahih.

[3] Tirmidhiu, ibn Maxhe, Albani e ka vlerësuar hasen.

NA NDIQNI NË