Arhiva MujoreDecember 2014

0 1616


Pyetje: Nëse shohim një njeri se i falë namazet në xhami, a duhet të dëshmojmë se ai është besimtar, -ashtu siç qëndron në hadith-!?

Përgjigje: Po, nuk ka dyshim se ai i cili i falë namazet në xhami, vetë prezenca e tij është argument dhe dëshmi për besimin e tij. Mos harro vëlla se, dalja prej shtëpisë për në xhami vetëm e vetëm për të falë namazin me xhemat, bëhet vetëm atëherë kur posedon iman të fortë.
Ndërsa, ju më lartë thatë se: “….Ashtu siç qëndron në hadith!”, pra këtu ke për qëllim hadithin: “Kur të shihni një njeri se vjen në xhami, dëshmoni për të se është besimtar”[1]
Mirëpo, sa i përket saktësisë së këtij hadithi, ajo që është më afër së vërtetës e më e saktë është se ky hadith është i dobët dhe nuk i është vërtetuar.

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, – Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Medine, 12.04.2013

[1] Transmeton Tirmidhiu në “Kitabul Iman”, 2617.

0 1921

Pyetje: Kush janë Ehli Suneh uel-Xhemea’ah!?

Përgjigje: Ehlis-Suneti janë ata të cilët kapen fortë pas Sunetit të Pastër Profetik dhe janë të bashkuar në të. Ehlis-Suneti janë ata që nuk shikojnë në tjetër gjë veçse në të, qoftë ajo për punët teorike të besimit apo për punët praktike të dispozitave. Si rrjedhojë e kësaj ata janë quajtura Ehlu-Sunneh, ngase janë kapur për të, pra sunetin. Ndërsa janë quajtur uel- Xhemea’ah (pasuesit e bashkësisë), sepse janë të bashkuar në të.
Nëse ndalemi dhe i shikojmë bidatçitë, do të vërejmë se ata janë të përçarë në shumë çështje, qofshin ato të akides apo edhe të dispozitave të sheriatit islam. Kjo njëherit aludon se bidatçitë janë shumë larg Sunetit , saqë edhe kanë shpikur bidate, që janë në kundërshtim të plotë me sunetin e pastër Profetik.
Dhe në fund, Allahu është më i Dituri.

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, – Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Medine, 12.04.2013

0 2343

Familja është themeli mbi të cilin ngrihet shoqëria njerëzore. Ajo është quajtur nga sociologët “qelizë e shoqërisë” dhe asnjë shoqëri, asnjë komb, asnjë komunitet nuk mund të funksionojë dhe nuk mund të jetë i shëndetshëm pa qenë e ajo më parë e shëndetshme.

Familja është streha më e rëndësishme për njeriun, mjedisi më intim ku çdokush gjen prehjen dhe ngrohtësinë e domosdoshme për të marrë dhe dhënë dashuri.

Familja është çerdhja e vetme ku mund të rriten dhe edukohen fëmijët, ku ata mund të ushqehen me dashurinë dhe ngrohtësinë e nevojshme për të qenë njerëz dhe qytetarë të mirë.

Familja është i vetmi garant për edukimin e fëmijëve, për qetësi dhe prehje shpirtërore për individin, për të marrë të gjithë përkujdesjen e nevojshme në ditë të mira dhe të vështira. Familja është e vetmja garanci për jetën. I vetmi mjedis ku individi e realizon më mirë se kudo qenien sociale.

Për të gjitha këto duhet të ndërgjegjësohemi të gjithë që ta mbrojmë këtë institucion që sot po shkatërrohet nën efektet e krizës sociale.

Familja shqiptare, në krizë si asnjëherë tjetër

Tashmë kjo nuk është një pyetje e cila jo vetëm e ka përgjigjen brenda saj, por një realitet i dhimbshëm të cilin duket se për fat të keq nuk na bën më përshtypje! Gjendja në të cilën gjendet familja shqiptare është kaq dramatike sa shifrat e mëposhtme janë vetëm maja e ajsbergut të asaj që ndodh me të në të vërtetë.

Martesat dhe divorcet

Kriza e shoqërisë po bën që numri i familjeve të shkatërruara të rritet çdo ditë e më shumë. Të dhënat statistikore tregojnë se gjatë vitit 2008 për çdo gjashtë martesa kishim një divorc. Numri i divorceve është dyfishuar në krahasim me vitin 1990, ndërkohë që ritmet e rritjes po bëhen gjithnjë e më të mëdha.

Lindjet dhe abortet

Rënie të ndjeshme ka pësuar edhe numri i lindjeve, gjë që po sjell plakjen e popullsisë. Në vitin 2010 ato u përgjysmuan në krahasim me vitin 1993, ndërkohë që vendi nuk ka të dhëna të sakta të aborteve që kryhen në rrugë të jashtëligjshme, të cilat mendohen të jenë marramendëse. Nga ana tjetër shtatzënia e padëshiruar po prek ndjeshëm rininë, deri tek moshat minorene. Të dhëna të Institutit të Shëndetit Publik raportojnë se shumë të rinj e fillojnë aktivitetin e tyre seksual në moshën 13-14 vjeç, ndërkohë që evidentohen raste që shkojnë deri në 11-12 vjeç. Të dhënat nga ky institut na tregojnë se që prej vitit 2005 në Shqipëri 3.5 % e rasteve të shtatzënisë i përket moshave nën 18 vjeç të cilat detyrohen t’i drejtohen abortit.

Krimi në familje

Dhuna në familje është bërë tashmë një prej problemeve më të mëdha, të cilat kanë bërë që shumë studiues ta konsiderojnë tashmë familjen si vendin më të pasigurt për gruan. Nga të dhëna të shumta rezulton se familja është vendi ku gruaja dhunohet tashmë më shumë se kudo. Të dhënat në Shqipëri tregojnë se për pesë vjet, 2005-2010 krimi në familje shkaktoi rreth 160 viktima me pasojë humbjen e jetës. Humbja e jetës është pasoja më ekstreme e këtij fenomeni, por edhe më e dukshme, duke pasur parasysh që dhuna në familje mbetet e padenoncuar.

Familja shqiptare vuan sot probleme të mëdha në drejtim të funksionimit të marrëdhënieve mes pjesëtarëve të saj. Për pasojë kemi tensione të shumta brenda saj, që shfaqen në formën e konfliktit të brezave, konfliktit gjinor si dhe dështimin e familjeve të shumta në edukimin e fëmijëve.

Të mbrojmë familjen

Ne besojmë se aspekti më i rëndësishëm nga ku duhet të nisë shërimi i problemeve të familjes është ai moral, shpirtëror dhe kulturor. Kjo sepse familja, që në gjenezën e saj të hershme është ngritur pikërisht mbi këto vlera. Zoti krijoi mashkullin dhe femrën dhe mbolli mes tyre dashuri e mëshirë, prej së cilës mbin fara e filizit të ri, që më pas shumëfishohet në familje të tjera që formojnë shoqërinë njerëzore. Vlerat mbi të cilat ngrihet kjo marrëdhënie janë dashuria, dhembshuria, respekti, besnikëria, sinqeriteti, përkujdesja, sakrifica, bashkëpunimi, toleranca, mirëkuptimi, përkushtimi, durimi etj.

Vlera të tilla duket se po humbasin pak e nga pak në shoqërinë tonë ku individi po bëhet gjithnjë e më shumë materialist, duke humbur shpesh gëzimin e shpirtit.
Jo vetëm kaq, por pikëpamje të shumta po cenojnë edhe themelet doktrinarë mbi të cilat ndërtohet kjo formë e organizimit shoqëror. Në emër të modernizmit, liberalizmit shoqërive të sotme u ofrohen një sërë modele të tjera, të konsideruara alternative, të cilat në fakt nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se rrënojnë themelet e familjes tradicionale, duke lënë pas vetëm zbrazëtirë të pazëvendësueshme të saj. Shpesh janë liritë dhe të drejtat e njeriut ato që përdoren për ta përqendruar vëmendjen tek individi përkundër jetës së përbashkët familjare, e cila, në fakt, kërkon përkushtim e përkujdesje. Individi i sotëm nxiton menjëherë të kërkojë të drejta pa u kujdesur fillimisht të ofrojë kontribute. Kjo e ka atomizuar jetën e tij, duke sjellë atë që mendimtarët e shek. XX e kanë quajtur “vetmia njerëzore”. Kjo i bën shoqëritë e sotme më të palumtura se kurrë, me gjithë zhvillimin e madh ekonomik e teknologjik.

Familja e sotme shqiptare ka një krizë modelesh, duke mbetur e dyzuar në turbullitë e ideologjive të reja. Realiteti ku ajo ndodhet sot, është i mjaftueshëm për të kuptuar se modelet e ofruara nga filmat, telenovelat, reality show-et janë të rreme dhe të paafta për të sjellë lumturinë e dëshiruar. Ato janë të paafta të ndërtojnë individë të shëndetshëm, për sa kohë e gjithë urtësia botërore na mëson se kjo bëhet vetëm nëpërmjet aftësisë për të qenë i përmbajtur e i ekuilibruar në raport me pasionet e dëshirat. Mediat na mësojnë t’i shtojmë e jo ti kontrollojmë pasionet tona, dhe kjo na bën të paaftë për të jetuar në mënyrë të ekuilibruar.

Ne besojmë se njeriu është një qenie fisnike dhe e shenjtë, ndaj dhe me të nuk mund të eksperimentohet, si në plan individual ashtu edhe shoqëror, si në atë fizik ashtu dhe në atë shpirtëror. Modeli tradicional i familjes shqiptare natyrisht që ka nevojë të madhe të përmirësohet, por padyshim që edhe me ato mangësi që ai ka, ofron një model shumë më të shëndoshë dhe të qëndrueshëm sesa alternativat aventureske që na ofrohen së fundmi në emër të emancipimit dhe modernizmit. Kjo do të thotë se rruga për rregullimin e shoqërisë duhet të kalojë doemos nga familja dhe kjo do të thotë patjetër rikthim tek vlerat morale e kulturore. Njerëzit duhet t’i kthehen besimit tek vlerat e humbura, e asgjë më shumë sesa besimi tek këto vlera nuk mund ta përmirësojë gjendjen e familjes së sotme shqiptare.

Marrur nga: lidhjahoxhallareve.com

0 2073

Me lejen e Allahut në vazhdim do t’i cekim personalitetet më të njohura botërore me ndikim më të madh në shpërndarjen e dukurisë së Islamofobisë në mesin e perëndimorëve dhe njerëzit që më së shumti mendojmë se e luftojnë Islamin nëpër botë. Ata në numër janë dymbëdhjetë, gjashtë janë prej Evrope dhe gjashtë të tjerë janë prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe padyshim se këta nuk janë të vetmit ka edhe shumë të tjerë mirëpo për ta mendojmë se janë ndër më të rrezikshmit për muslimanët dhe Islamin.

  1. Steven Lennon i cili njihet edhe si Tommy Robinson. Njihet si ndër themeluesit dhe pjesëmarrësit e rrjetit të Islamofobisë dhe udhëheqës i “Ligës për mbrojtjen e Anglezëve” në Britaninë e Madhe, e cila njihet si lëvizja më e rrezikshme kundër muslimanëve dhe Islamit dhe në sytë e pasuesve të lëvizjes Steven Lennon shihet si udhëzues i ekstremistëve  dhe udhëheqës i partive djathtiste ekrestemiste. Me ekstremizëm njihet qysh prej herët deri sa në vitin 2004 u burgos dymbëdhjetë muaj për arsye të një sulmi që ia bëri një oficerit të policisë britaneze. Në vitin 2010 mori pjesë në konferencën e mbajtur në Paris e njohur si “Konferenca botërore kundër islamizimit të Evropës” dhe poashtu njihet si sfidues dhe kundërshtar i madh i ideologjisë së xhihadit.
  2. Andreas Gravers, njëri ndër udhëheqësit kryesorë të lëvizjes “Ndalojeni islamizimin e Evropës” dhe pjesëmarrës në themelimin e saj. Poashtu është një ndër themeluesit e rrjetit të Islamofobisë në Evropë dhe mundet të thuhet se është autori i ideologjisë së rrjetit të kundërshtimit dhe luftimit të xhihadit në Evropë. Është organizator i samitit “Luftimi  i xhihadit” i cili u mbajt në Kopenhagën në vitin 2007 dhe autor i librit “Islamizimi i Evropës”. Në vitin 2010 lëvizjen “Ndalojeni islamizimin e Evropës” e udhëhoqi drejt ndalimit të ndërtimit të xhamisë “Pika zero” në Njujork.
  3. 3. LarsHedegaard, gazetar dhe historian. Njihet si themeluesi i “Organizatës botërore për gazetari të lirë” dhe njihet si njëri nga lojtarët më kryesor botëror në mejdanin e lëvizjeve kundërshtare ndaj Islamit dhe muslimanëve. Ishte njëri prej atyre më kryesorëve që e mbrojti Geert Wilders, deputetin holandez, i cili e sulmoi Islamin dhe Kuranin dhe organizatën e tij e përdori për mbrojte të deputetit me pretekst se kjo është liri e të shprehurit.  Mori pjesë në konferencën “Luftimi i xhihadit” në Bruksel më 2007 dhe poashtu është edhe autor pjesëmarrës i librit “Kolonizimi i perëndimit nga Islami”.
  4. Geert Wilders, themelues dhe udhëheqës i partisë “Liria”në Holandë. Konsiderohet armiku më i madh i Islamit dhe Kuranit në botë dhe paraqitja e tij politike ka qenë një ndër shkaqet kryesore që të arrin të bëhet simbol i kundërshtimit të muslimanëve në Evropë dhe idetë e tij të mirëpriten nga grupet ekstremiste të Shteteve të Bashkuar të Amerikës dhe të Amerikës Jugore. Njihet si armiku më i madh i Islamit dhe Kuranit të cilin kërkoi ta ndalon në Holandë dhe të cilin e krahasoi me librin e Hitlerit. Në vitin 2009 iu ndalua që të hyn në Britaninë e Madhe për shkak ideve të tij të rrezikshme që e sulmojnë Islamin dhe muslimanët.

Është organizator dhe pjesëmarrës i shumë konferencave nëpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada, Izrael dhe Berlin kundër muslimanëve dhe Islamit në perëndim dhe poashtu është autor i librit “Lufta e Islamit ndaj perëndimit” të cilën e botoi në vitin 2012. Filmi i tij i emërtuar me emrin “Fitne (Sprova)” ku në të e sulmon Islamin dhe muslimanët dhe shpif me të madhe ndaj tyre nxiti shumë reagime të ashpra, duke u mirëpritur nëpër  qarqet perëndimore dhe duke nxitur zemërim dhe nervozizëm nëpër qarqet islamike.

  1. Ann Marchini e cila njihet me pseudonimin “Dominique Devaux“, është një britaneze e njohur për kundërshtimin e madh të saj ndaj Islamit. Ka marrë pjesë në formimin e Ligës për mbrojtjen e Anglezëve në Britaninë e Madhe në vitin 2009 dhe konsiderohet një prej hallkave lidhëse mes financiarëve të rrjetit të Islamofobisë dhe politikanëve në Amerikën Jugore dhe Evropë dhe është pjesëmarrëse e shumë aktiviteteve kundër Islamit dhe muslimanëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropë.
  2. Peder Jensen i cili njihet me pseudonimin “Fjordman”, është një prej autorëve më të dalluar norvegjez. Konsiderohet si njeriu që më shumti ndikoi tek Anders Breivik realizatorin e sulmeve terroriste në Norvegji në vitin 2011. Shkruan rregullisht për revistën “Gates of Vienna” dhe për gazetën “Bruksel”.

Peder Jensen pretendon se muslimanët kanë planë të fshehtë për ta mbisunduar Evropën dhe këto pikëpamje të tij i shkroi në librin e tij “Humbja e Evropës” ku në të thirri që muslimanët t’i largojnë prej perëndimit që mos ta realizojnë planin e tyre. Në Norvegji njihet si armiku më i madh i të huajve deri sa në një prej shkrimeve të tij shkroi se të huajt e përdhunojnë tokën tonë dhe e shkatërrojnë shtetin tonë. Edhe pse Breivik konsiderohet se është i ndikuar prej shkrimeve të tij, Peder Jensen u distancua prej veprës së Anders Breivik pas sulmit të tij terrorist dhe për të tha se është i sëmurë në mendje.

  1. Pamela Geller, shkrimtare amerikane dhe aktiviste politike. Konsiderohet udhëheqësi kryesor i luftës së xhihadit në botë dhe pjesëmarrëse në themelimin e “Lidhjes për mbrojtjen e të drejtave” dhe “Ndaloni islamizimin e Amerikës”. Është njëra prej kundërshtarëve më të mëdhenj për ndërtimin e qendrës Islame në Menhetën të Njujorkut afër zonës “Zero” dhe është autore e librit “Ndaloni islamizimin e Amerikës”. Anders Breivik është argumentuar në shënimet e tij dymbëdhjetë herë prej shkrimeve të saj.
  2. Robert Spencer, autor krishter amerikan i cili në shkrimet e tij e sulmon rëndë Islamin dhe muslimanët. Konsiderohet një prej kundërshtarëve më të mëdhenj të ligjit të Allahut dhe të praktikuarit e tij në perëndim. Masës së përgjithshme ia tërhoqi vëmendjen me librat e tij ku në to flet për planet e fshehta të muslimanëve për marrjen e perëndimit dhe shkatërrimin e tij dhe detyrimin e sheriatit mbi popullin e saj. Kohën e fundit u akuzua se Anders Breiviku është ndikuar prej librave të tij dhe shkrimeve të tij kundër Islamit dhe muslimanëve. Është autor i shumë librave ku në to e sulmon Islamin dhe Muhamedin, alejhi salatu ue selam, si. “Xhihadi i kërcënohet Amerikës”, “Rrenat e tolerancës Islame”, “Shfaqja e fytyrës së vërtetë të Islamit”, etj, dhe poashtu e sulmon edhe kryetarin e Amerikës Barak Obamën për qëndrimet e tij ndaj Islamit me një libër që e titulloi “Islami dhe Obama” .
  3. David Yerushalmi, avokat çifut konservativ amerikan. Themeloi shoqatën “Society of Americans for National Existence” dhe shquhet si një ndër kundërshtarët më të mëdhenj të huajve dhe të muslimanëve në Amerikë deri sa gazeta Njujork Tajms e konsideroi si “Njeriu i cili qëndron pas rrjetit kundër muslimanëve”. Është këshilltar i përgjithshëm i lëvizjes “Ndalojeni islamizimin e Amerikës” dhe “Organizatës popullore për luftimin e Islamit” si dhe është autor i librit “Sheriati, rreziku i cili i kërcënohet Amerikës” i botuar më 2010.
  4. Christine Brim, konsiderohet si hallka lidhëse botërore mes rrjetit për luftimin e Islamit dhe luftimit të xhihadit. Nëpërmjet konferencave të njohura si “Aleanca Botërore për të Drejtat Civile” dhe të cilat i udhëheq vet Christine Brim tenton që t’i lidh anëtarët e rrjeteve që e luftojnë Islamin dhe poashtu llogaritet si një ndër ndihmueset e aleancave për përkrahjen e luftimit të Islamit dhe muslimanëve. Është njëra prej autorëve të librit “Sheriati, rreziku i cili i kërcënohet Amerikës” i botuar në vitin 2010.
  5. David Horowitz, aktivist amerikan dhe shkrimtar konservativ ekstremist dhe themelues i qendrës “David Horowitz për të drejta dhe liri” ku nëpërmjet saj mbledh të holla prej sponsorëve të ndryshëm me qëllim të luftimit të Islamit dhe muslimanëve. Konsiderohet si njëri ndër sponsorët kryesorë të projektit urrejtja e Islamit dhe muslimanëve në Amerikë në veçanti dhe në tërë botën në përgjithësi. Është autor i librit “Aleanca jo e shenjtë: Islami radikal dhe e majta amerikane” dhe mori pjesë në shkrimin e librit “Islamofobija: Krimi dhe e ardhmja e përgjithshme”. Akuzohet për nxitjen e Anders Breivikut për sulmet që i bëri në Norvegji, si dhe është organizator i darkave për mbledhjen e sponsorëve për  Geert Wilders.
  6. Brigitte Gabriel e cila njihet edhe si Nour Saman. Një krishtere libaneze e cila posedon nënshtetësi amerikane dhe është analiste e rregullt në Fox News Channel,CNNMSNBC dhe në shumë radio stacione amerikane. Është formuese e organizatës “Të veprojmë për hir të Amerikës”  ku bëjnë pjesë në të protestantët konservativ dhe ekstremistët krishterë e çifutë të cilët e mbrojnë interesin Izraelit me të madhe. Poashtu është udhëheqëse e një organizate djathtiste ekstremiste e cila i lufton muslimanët dhe ka luajtur rol të madh në dështimin e tentimit të muslimanëve të Oklahomës që ta përmisojmë ligjin që të gjykohen në marrëdhëniet mes tyre, pra mes muslimanëve dhe kjo të vlen vetëm se për ta, me ligjin e Allahut, azze ue xhel.

Në fjalimet e saj dhe librat e saj shihet qartazi urrejtja e madhe ndaj Islamit dhe muslimanëve deri sa shkon dhe thotë se “në botën Islame ekstremizmi është bërë bazë” dhe “ekziston një kancer i cili është duke e kapluar botën e ai është përhapja e Islamit dhe idetë e përhapjes së tij burojnë prej një burimi të vetëm e ai është Kurani”.

nga arabishtja: Irfan JAHIU                                    

 

0 3507

Çka është Haudi

 “El-haud” në morfologji e ka kuptimin e vendit ku mblidhet uji, shumësi i saj ne ar.Ahvad, Hajad. Andaj kur ju shfaqë uji i zemzemit nënës së Ismailit “Xhealet tuhaviduhu – filloi ta mbledh ujin”[1].

Ndërsa në sheriatin islam është: Një gjë të cilën e pohon Kurani, Sunneti, ixhmaja e selefit se: haudi është realitet ku tubohet uji i cili zbret nga lumi keuther në gjendjen e ditën e kijametit për të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të.

Ehli-Sunneti dhe xhemati janë të pajtimit për të besuarit në haudin, në vijim do të cekim disa nga fjalët e tyre:

  1. Imam Ahmedi-Allahu e mëshiroftë, thotë: “Besimi në haudin dhe se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e ka haudin në ditën e kijametit ku do ta pret umetin e tij, gjatësia e të cilit është sa të ecurit një muaj, enët e tij janë sa numri i yjeve në qiell, krejt kjo duke u bazuar në transmetimet e sakta që vijnë nga shumë anë”[2].
  2. El-Axhuri përcjell se Enes ibn Malik-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, njëherë hyri tek disa njerëz të cilët e cekën haudin kur më panë se vij thanë: Çfarë thua për haudin? – Thashë: Nuk ma ka marë mendja se dikush si ju nuk ka njohuri për haudin, i kam parë plakat e Medines çdo njëra prej tyre pas çdo namazi e luste Zotin e Madhëruar ta arin haudin e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të.

Ibnul Husejn el-Axhuri thotë: Vallë a nuk e sheh se si edhe Enesi mbetet i habitur nga çdo kush i cili dyshon në haudin. Ku tek ai, haudi ishte diçka për të cilën duhet të kishte dije edhe më i thjeshti nga besimtarët pasi që edhe plakat e Medines e lutnin Allahun e madhëruar që të pinë nga haudi i të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. Andaj Allahu i madhëruar e lusim të na ruan nga çdokush i cili nuk beson në haudin apo e përgënjeshtron një gjë të tillë, andaj çfarë cekëm nga argumentet për haudin, të cilën Allahu ia ka dhuruar të Dërguarit tonë-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, mjaftojnë për çdo gjë.[3]

  1. 3. Ibn Abdulberi-Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Hadithet që flasin për haudin janë mutevatir të sakta të besueshme e të shumta, andaj besimi në të është obligim tek shumica e dijetarëve islam, ndërsa tek disa tjerë ta beson prerazi. Ndërsa një gjë e tilla e kanë mohuar havarixhët dhe mutezilët ndërsa pasuesit e hakut e besojnë bindshëm haudin siç ka treguar i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. Derisa Allahu e mëshiroftë thotë: Transmetimet që flasin për haudin janë të shumta, sa që nuk ke mundësi ti numërosh si dhe prej transmetimeve më të sakta që janë përcjellur deri tek ne”[4].

 

Ehli-Sunneti dhe xhemati janë argumentuar për haudin në Kuran dhe Sunnet si në vijim:

 

Një: Nga Kurani:

 

Fjala e Allahut: “Ne ta kemi dhuruar ty keutherin[5].

Transmeton imam Muslimi nga Enes ibn Malik-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se ka thënë: Njëherë i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ishte me ne kur e kaploi atë një kotje, pastaj e ngriti kokën duke buzëqeshur. I thashë: Çfarë të shtyu të qeshësh o i Dërguari i Allahut? – Më tha: “Pak para më zbriti një sure”. – Pastaj lexoi suren Keuther: “Ne, vërtet, të dhamë ty shumë mira. Andaj, ti falu dhe prej kurban për hurë të Zotit tënd! E s’ka dyshim se urrejtësi yt është farësosur[6]. Pastaj tha: “A e dini çfarë është el-keuther”. – Thamë: Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri. – Tha: “Ai është një lum të cilin ma ka premtuar Zoti im, në të cilin ka mirësi të mëdha, e ai është haudi im ku do tu jap të pijnë umetit tim në ditën e kijametit, numri i enëve të tij është sa numri i yjeve në qiell, një rob do të largohet nga unë, e unë do të them: O Zot ky është prej umetit tim, do të më thonë melaiket: Ti nuk e din se çfarë kanë shpikur këta pas vdekjes tënde[7].

Ky ajet pohon dy çështje:

1 – Keutheri është një nga lumejt e xhenetit, i cili i është premtuar të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dhe është speciale vetëm për të.

2 – Pohimi se në të, në haudin e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, do të pin ai i cili ka qenë i kapur pas Sunnetit të profetit-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, madje do të pin dhe nuk do të etet pas saj asnjëherë.

 

Dy: Nga Sunneti profetik:

 

Nga Sunneti i të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka shumë hadithe që flasin për haudin, që arin komplet të tërat gradën e hadithit mutevatir, të cilat transmetohen nga një numër të madh të sahabëve-Allahu qoftë i kënaqur prej tyre.

Ibn Haxheri-Allahu e mëshiroftë, përcjell në “Fet’h“ nga el-Kurtubiu në “el-Mufhim ” se ka thënë: “Çdo besimtarë e ka obligim ta beson dhe ta din se Allahu e ka veçuar Muhamedin-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, me haudin e cila përmendet qartë me emër dhe cilësi si dhe pijet e saj, në shumë hadithe të sakta dhe të njohura të cilat poqëse tubohen të tërat shërbejnë për ne si dije e prerë. Ngase nga i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, përcjellin 30 sahabe, 20 prej tyre janë në Buhari dhe Muslim, ndërsa hadithet tjera janë në koleksionet tjera të haditheve. Më pas transmetimet nga sahabët i transmetojnë tabiinët, e kështu me radhë, prandaj për këtë çështje ka konsensus tek të parët tanë të mirë dhe tek ehli-Sunneti prej më të mëvonshmëve”[8].

Hadithet për këtë çështje janë si në vijim:

  1. Hadithi i Sehl ibn Sa’dit i cili thotë: i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Unë do të jem para jush tek burimi haud, ai i cili arin tek ai, do të ngopet. E ai që pin nga ai, kurrë më nuk do të ketë etje. Atëherë do tu ndalohet afrimi i disa njerëzve, të cilët i njoh unë dhe të cilët më njohin mua, mirëpo do të pengohen të takohen me mua[9].
  2. Hadithi i Enes ibn Malik-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:” Madhësia e haudit tim është sa distanca ndërmjet Ejles[10] dhe Sanasë nga Jemeni dhe në të ka ibrika[11] sa numri i yjeve në qiel[12].
  3. Hadithi i Enes ibn Malik-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Do të vijnë tek haudi im disa nga shokët e mi, derisa kur ti njoh, e ato do të largohen nga unë dhe unë do të them: Këta janë shokët e mi, e do të më thuhet: Ti nuk e din se çfarë kanë shpikur ata pas teje[13].

Argumentimi nga këto hadithe është i qartë, ku pohon qartazi se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, do ta ketë haudin në ditën e gjykimit, Allahu Fuqiplotë e lusim që të pijmë nga ai burim me begatitë dhe mirësitë e tij.

 

 

Përgaditi: Nexhat Ceka


 

[1]“Lisanul arab” Ibn Mendhurit 7/141, “nihajetu fi garibil-hadith” Ibn Ethirit 1/461.

[2]“Tabakatul-hanabila” 1/242.

[3] “Esheriatu” El-Axhuri fq.357.

[4] “Temhid” Ibn Abdulberi 2/291.

[5] Keuther:1.

[6] Keuther:1-3.

[7]Transmeton Muslimi nr. 400

[8] “Fet’hul bari” Ibn Haxheri 11/475

[9]Transmeton Buhariu nr.6583, Muslimi nr. 2290

[10] Qytezë apo fshat mesatar ndërmjet Medinës, Egjiptit dhe shamit.

[11] Enë e lartë zakonisht prej metali, me përmasa të ndryshme, me grykë të ngushtë, me vegjë e me lëfyt, që shërben për të mbushur ujë a për të pirë me të, për të zier kafe, çaj etj. Ibrik i argjendtë (i kallajisur). Ibrik bakri (zinku). Ibrik balte. Ibrik çaji (kafeje). Lëfyti (veshi) i ibrikut. Pi ujë me ibrik. * Bie shi me ibrik (me gjyma, me shtamba, me kova, me legenë) shih te GJYM,~I.

[12] Transmeton Buhariu nr.6580, Muslimi nr. 2303.

[13]Transmeton Buhariu nr.6582, Muslimi nr. 2304.

0 2334

Dr. Abdur Rezzak El Bedr

Besimtari është udhëtar në këtë botë. Rrugëtimi i tij ka një qëllim madhor, të jetojë në bindje ndaj Allahut. Synimi i tij është ta fitojë kënaqësinë e të Lartit, Madhërishmit. Në këtë jetë ai praktikisht pohon se esenca e tij është të jetojë duke e realizuar detyrën kryesore, nënshtrim ndaj Allahut, subhanehu ve te’ala.

Në këtë jetë detyra e tij është ta njeh Zotin dhe Mbrojtësin e tij. Të jetojë duke mësuar për Allahun nëpërmjet emrave Tij të bukur dhe cilësive të Tij absolute. Ai e njeh Allahun edhe nëpërmjet shenjave dhe argumenteve në gjithësi dhe bindet se Atij i takon madhështia dhe lartësia. Në krijim e Tij shfaqet fuqia dhe dituria e Tij e pakufishme. Allahu e drejton këtë gjithësi dhe nën sundimin e Tij është çdo gjë, në qiej dhe në tokë. Pastaj besimtari e vazhdon rrugëtimin e tij duke e realizuar plotësisht adhurimin dhe fenë sinqerisht për Allahun. “Thuaj: Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve. Ai nuk ka asnjë ortak. Kështu jam urdhëruar dhe unë jam i pari që i nënshtrohem Atij.” (El En’am, 162-163)

Ky rrugëtim i besimtarit e ka fillimin dhe përfundimin e tij. Fillon me fillimin e jetës dhe vazhdon përgjatë jetës në të cilën besimtari kalon nga një adhurim në tjetrin, nga një vepër të mirë në tjetrën derisa të vjen çasti i caktuar dhe momenti i pashmangshëm. “Dhe adhuroje Zotin tënd derisa të të vijë vdekja!” (El Hixhr, 99)

Përfundimi i këtij udhëtimi është xheneti gjerësia e të cilit është sa qiejt dhe toka, i përgatitur enkas për të devotshmit.

Xheneti është stacioni i fundit. Në të është kënaqësia e udhëtarëve dhe begatitë e amshueshme të llojeve që syri si ka parë, që veshi si ka dëgjuar dhe nuk i ka paramenduar zemra njerëzore. Kur të hyjnë në Xhenet atyre do tu drejtohet Allahu, azze ve xhel-le: A dëshironi t’ju shtoj edhe ndonjë gjë (mirësi)? Besimtarët do përgjigjen: A nuk i zbardhe fytyrat tona, a nuk na vendose në Xhenet duke na larguar nga zjarri i xhehenemit. Atëherë Allahu do ta largojë perden dhe nuk do tu jepet asgjë më e dashur për ta se sa ta shohin Zotin e tyre, subhanehu ve te’ala. (Muslim)

Allahun e lus të na e mundësojë këtë kënaqësi duke na përmalluar për takimin me Të. Amin.

Në këtë rrugëtim besimtari ka nevojë për lëvizës që nxisin dhe mundësojnë udhëtimin e besimtarit. Dijetarët kanë qartësuar se kemi tre lëvizës brenda zemrës së besimtarit: Dashuria, Shpresa dhe Frika.

Dashuria e drejton besimtarin kah Rruga e drejtë e bën atë të vendosur ta ndjekë atë rrugë. Nga dashuria varet edhe forca lëvizëse e besimtarit.

Shpresa është udhëzuesi i besimtarit në këtë rrugë, ndërsa frika e frenon atë nga gjërat e ndaluara. Këto tre gjëra Allahu, xhel-le ve ala, i ka përmendur në ajetin vijues: “Vetë ata që idhujtarët u luten, kërkojnë t’i afrohen Zotit të tyre, madje edhe më të afërtit, duke shpresuar mëshirën e Tij dhe duke iu frikësuar dënimit të Tij. Me të vërtetë, nga dënimi i Zotit tënd duhet të ruhet gjithkush.” (El Isra, 57)

Në këtë rrugëtim disa veprime janë të domosdoshme. Udhëtarët duhet të kenë kujdes ndaj obligimeve të fesë, ti kryejnë llojet e ndryshme të adhurimeve duke u larguar nga ndalesat dhe mëkatet. Këtë duhet ta bëjnë nga frika prej Sunduesit të Gjithëdijshëm.

Nuk ka vepra më të dashura për t’ju afruar Allahut se sa ato me të cilat na ka detyruar. Imam Buhariu në Sahihun e tij e ka shënuar hadithin e Ebu Hurejres, radijallahu anhu, i cili në realitet është hadith kudsij: Kush e armiqëson një të dashur të Timin, atij i kam shpallur luftë. Robi nuk më afrohet me asgjë që është më e dashur për Mua se sa obligimet me të cilat e kam detyruar. Robi do të vazhdojë të më afrohet me vepra vullnetare deri sa ta dashuroj atë dhe atë që Unë e dua bëhem dëgjimi i tij me të cilin dëgjon, shikimi i tij me të cilin shikon, dora e tij me të cilën rrëmben dhe këmba e tij me të cilën ec. nëse kërkon diç prej Meje do t’ia jap, nëse kërkon strehim tek Unë do ta strehoj.

Në këtë rrugëtim do të hasim edhe në pengesa. Nëse nuk largohemi prej tyre ato do ta pengojnë arritjen tonë në cakun e dëshiruar. Prandaj besimtari që e do Allahun e madhëruar dhe frikohet nga dënimi i Tij mundohet tu shmanget këtyre pengesave në rrugëtimin e tij. Pengesat kryesore janë tre:

Ti përshkruash të barabartë Allahut (Shirku), të cilën duhet ta mënjanojmë me sinqeritet ndaj Allahut.

Risitë (Bidatet) nga të cilat do të shpëtojmë duke e ndjekur Sunetin e të Zgjedhurit, sal-lallahu alejhi ve selem.

Mëkatet e ndryshme prej të cilëve duhet të kemi kujdes dhe të largohemi me pendim dhe vendosmëri që asnjëherë të mos i përsërisim.

Në rrugëtimin drejt Allahut do të ballafaqohemi me vjedhës dhe banditë që na dalin në udhë. Duhet të jemi vigjilent. Banditi më i madh është Shejtani, Allahu na mbrojt prej tij. Shumë ajete kuranore flasin për armiqësinë e tij dhe detyrën tonë të jemi vigjilent ndaj kurtheve të tij. Allahu na tregon se ai (shejtani) do të mundohet të na sulmoje nga çdo anë, se si mundohet të na del në pritë në çdo rrugë, për të na larguar nga veprat e mira. I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve selem, thotë: Shejtani u del në pritë besimtarëve në rrugët e tyre.

në pritë dalin edhe ushtarët dhe ndihmësit e shejtanit nga llojet e njerëzve dhe xhinëve, Allahun e lusim të na mbrojë prej të gjithëve.

Ky rrugëtim nuk e pranon ecjen e ngadaltë, përtesën, ngecjen dhe vonimin…ai kërkon shpejtim, shfrytëzim të rasteve, gara në vepra të mira. Kështu jeta merr kuptimin e duhur, shndërrohet në fitore dhe shkallë për tu ngjitur më lartë drejt synimeve më madhore. Në të gjithë në këtë botë e kemi një afat të caktuar, ai nuk vonohet dhe nuk vjen para kohe. I lumtur është ai i cili bëhet gati për atë ditë, ditën e ballafaqimit me atë që e kemi vepruar.

Përktheu: M-r. Talha Kurtishi

0 1590

Shprehja Islam politik, si termat e ngjashme “radikalizëm” dhe “fundamentalizëm” janë prodhim perëndimor që në botën arabe e kanë importuar konsumuesit lokalë të ideologjive, me qëndrime nënvlerësuese ndaj Islamit. Pas këtyre termave fshihen qëllime fyese. Të njëjtat përdoren si kamuflim për ta sulmuar Islamin, për t’i larguar dhe penguar njerëzit prej tij.

Çfarë kuptohet me termin Islam politik te perëndimorët?

Në fillim me këtë term përcaktoheshin lëvizjet Islame të përhapura në botën Arabe, në Pakistan, në Indi, në Indonezi, në Malajzi, që kërkonin formimin e shtetit Islam që do të gjykon me sistemin dhe do të vendos vlerat që i ka shpallur Allahu, i madhëruar.

Vërejtjet perëndimore ndaj “Islamit politik”

  1. Perëndimorët fillimisht e konsideruan dukuri të habitshme, që nuk mund të paraqitet në vende ku ata i instaluan sistemet kolonialiste me të cilët menduan se e kanë konsoliduar sundimin laik. Ata, sipas metodologjisë perëndimore, në ato vende vendosën themele të thella të varësisë gjithëpërfshirëse duke i siguruar interesat e tyre me sisteme mbrojtjeje funksionale për një afat të gjatë. Paraqitja e këtyre lëvizjeve Islame atyre u dukej si antipod i rrezikshëm i laicizmit i cili dita ditës, si dukuri, po përhapej në botë. Kjo dukshëm i shqetësoi.

Si mundet në këto kushte të paraqiten lëvizje që kundërshtojnë laicizmin dhe që thërrasin në sundim fetar Islam.

  1. Sipas mendimit më të përhapur, dhe nuk them se është parim në të cilin besojnë gjithë përkrahësit e laicizmit, çështja e fesë është çështje individuale dhe nuk ka të bëj me jetën publike, në veçanti me jetën politike. Sipas tyre sistemi politik duhet të merr parasysh nevojën e barazisë së plotë politike në mes gjithë qytetarëve, pa dallime që varen nga përkatësia fetare.
  2. Shumica e tyre mendojnë se tekstet fetare janë të kufizuara me kohë dhe vend, dhe nuk duhet të kuptohen sipërfaqësisht pa i përshtatur me kulturën e kohës.
  3. Disa prej përkrahësve të shkollës laike mendojnë se thirrja për zbatimin ligjor të Islamit është dukuri e re që nuk ka qenë e njohur më herët dhe për këtë shkak përshtatet të përshkruhet si Islam politik për ta dalluar prej Islamit fetar (tradicional).
  4. Në këto lëvizje ata shohin shfrytëzim të fesë për qëllime politike.

Këto shkaqe dhe të ngjashmet iniciuan armiqësinë e ashpër ideologjike mes laikëve dhe lëvizjeve Islame të cilët të parët i etiketuan si Islam politik. Jo rrallë ata nxisnin qeveritë që tu bëjnë shtypje këtyre lëvizjeve, edhe atëherë kur ky represion ishte në llogari të demokracisë të përkufizuar që zbatohej në botën Islame. Mediumet u shndërruan në armë të rrezikshme në këtë konflikt të hapur. Ashpërsimin e konfliktit e ndihmuan edhe hipokritët e vendeve Islame që duke luftuar për interesa të përkufizuara materiale dhe për publicitet janë rreshtuar në radhët e laikëve.

Këto ditë, zhvillimet e kësaj lufte janë bartur edhe në vendet që besojnë në parimin e obligimit të zbatimit të sheriatit.

Duke i vështruar fenomenet fetare, ideologjike dhe kulturore të këtyre vendeve, zakonet e tyre (ku bëjnë pjesë adetet e ngrënies, pijes, veshjes, gëzimit…), historinë dhe përvojat e tyre, do të shohim se elementet Islame në to pranohen si gjë normale në kohë që dukuritë e kundërta konsiderohen si të huaja, anormale. Në këtë realitet u paraqit nevoja për arsyetim të gjendjes faktike. Këto dukuri ata i shpallën si pasoja të sundimit diktatorial, të prapambeturisë ekonomike, të dobësisë ushtarake në vendet ku janë paraqitur këto lëvizje në botën arabe.

Zgjidhjen e problemit të “Islamit politik” ata e shohin në presionet që duhet ushtruar ndaj shteteve që të bëhen më të hapura dhe më “demokratike”, dhe në ndihmën që duhet ofruar për zhvillim ekonomik që do ta përmirëson gjendjen e vështirë të rinisë, që duket e papërballueshme.

Me realizimin e këtyre reformave do të eliminohen shkaqet e kësaj dukurie, e quajtur Islami politik.

Përgjigja jonë është: ndoshta disa nga faktorët e përmendura të “Islamit politik” me të vërtetë e kanë nxitur të njëjtin, por, me siguri dhe pa dyshim, ato assesi nuk e kanë iniciuar fillimisht.

Ata që kanë sado pak dituri për fenë Islame dhe historinë e kanë të qartë se zbatimi i shpalljes në çështjet e politikës dhe sundimit është çështje me bazament të fortë në ajetet e Kur’anit, në hadithet e të Dërguarit dhe në fjalët e dijetarëve. Provë e këtij pohimi është realiteti historik i muslimanëve i cili nuk njeh gjë që quhet sundim laik, përkundrazi këto sisteme kanë qenë imponim i sunduesit që i ka okupuar vendet e muslimanëve.

Edhe laicizmi që zbatohet në Lindje nga pikëpamja e largësisë prej fesë, nuk është në shkallën e laicizmit perëndimor. Shumë prej tyre mohojnë faktin se ndonjë qeveri e botës Islame ka qenë ose është laike.

Pohimi se feja shfrytëzohet për qëllime politike gjithashtu nuk qëndron për disa fakte:

Shumë prej dijetarëve të mëdhenj që kanë bërë thirrje në zbatimin e sheriatit, dhe në pohimin se ky zbatim është element bazë, i pandarë prej botëkuptimit Islam, nuk kanë pasur pretendime politike e as kanë qenë të lidhur me ndonjë parti politike. Si shembuj do t’i përmendim: Muhamed b. Ibrahimin, Muhamed Ebu Zehren, Muhamed El Emin Esh Shenkitin, Ibën Bazin etj.

A ka ndodh që ndonjë individ apo lëvizje Islame të fiton privilegje politike, përfitime materiale dhe jo materiale? Po. Kjo dukuri (përfitimi material prej fesë) ka qenë e pranueshme gjatë tërë historisë njerëzore dhe brenda gjithë feve.

Nuk di për libër që më shumë se Kur’ani flet për këtë dukuri, që i shpjegon shkaqet e saj, që flet për grupet e ndryshme të përfshira në këto fenomene, dhe për pasojat negative të këtij realiteti. Libri i Allahut në shumë vende ua ka tërhequr vëmendjen njerëzve nga rreziku i saj.

Ata që e shtjellojnë këtë teme, duhet ta din se nuk kanë shpikur diçka të re. Nuk është këshillë e shëndosh që ata të na nxisin, ta braktisim fenë tonë sepse disa e kanë shfrytëzuar atë për përfitime politike?!

Shembulli tyre është sikur ata që “… që ndërtuan xhami sherri, mosbesimi e përçarjeje mes besimtarëve dhe ftuan në pritje (solemne) atë që më parë kishte luftuar kundër Allahut dhe të dërguarit të Tij.” (Teube, 107).

Edhe pse e bënë këtë gjë ata betoheshin në Allahun se qëllimi i tyre ka qenë i mirë: ” …Ata do të betohen: “Ne nuk kemi pasur tjetër qëllim, vetëm për të mirë!” (Teube, 107).

Po ta pasonim këtë parim do ta kishim lërë shpenzimin në rrugë të Allahut. Kështu do të vepronim sepse disa prej munafikëve (muslimanëve vetëm nga forma e jashtme) atë që e japin prej pasurisë tyre e konsiderojnë tatim/pasuri e humbur dhe këtë shpenzim e përdorin si alibi për të kurdisur kurthe kundër muslimanëve. Kështu ne as që do ti respektonim dijetarët sepse prej tyre ka që e keqpërdorin fenë për interesa personale.

Allahu, subhanehu ve te’ala, thotë: “Ka disa beduinë që për atë që e jep, e konsideron si të dështuar dhe presin kthesa kundër jush. Kundër tyre e ardhmja qoftë e keqe! Allahu dëgjon, di. Po, ka edhe disa nga beduinët që besojnë Allahun dhe botën tjetër dhe atë që e japin e konsiderojnë afrim te Allahu dhe bekim te i dërguari. Veni re, ato janë afrime te Allahu për ata, e Allahu do t’i përfshijë në mëshirën e Tij. Allahu falë dhe është mëshirues. Allahu është i kënaqur me të hershmit e parë prej muhaxhirëve (migruesve) dhe prej ensarëve (vendasve-ndihmëtarë) dhe prej atyre që i pasuan ata me punë të mira, e edhe ata janë të kënaqur ndaj Tij. Atyre u ka përgatitur xhennete, në të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përjetë të pasosur. E ky është fitim i madh.” (Teube, 98-100).

Ashtu si disa njerëz devijojnë për shkak të qëllimit të keq, ta shfrytëzojnë fenë për leverdi politike, disa tjerë gabojnë dhe për shkak të dijes së kufizuar dhe kuptimit të gabuar të fesë, përdor mjete që ndeshen me fenë për të arritur në përfitime politike. Kështu ata e shtrembërojnë fenë dhe i hutojnë njerëzit.

Pse ta braktisim veprimtarinë politike në baza fetare për shkak të kuptimit të gabuar të disa njerëzve rreth fesë.

Disa perëndimorë supozojnë se problemi qëndron në faktin se çdo njeri ka mundësi të pretendon se kuptimi i tij i Tevratit, Inxhilit ose Kur’anit është kuptimi më i shëndosh ose siç deklarojnë disa tjerë: në Kur’an, në Dhiatën e vjetër dhe në Dhiatën e re mundesh të gjesh prova për të argumentuar përafërsisht çdo pretendim.

Themi: Ka dallim mes pretendimit se ndonjë citat i ndonjë librit të shenjtë është argument për ndonjë fjalë ose vepër dhe rastit kur ai citat është me të vërtetë është argument i vlefshëm. Sa i përket Kur’anit, për të cilin ne jemi të bindur se është libri i Allahut, ai nuk mund të jetë provë për diçka që ndeshet me mësimet e tij.

“A nuk e përfillin ata (me vëmendje) Kur’anin? Sikur të ishte prej dikujt tjetër, përveç prej Allahut, do të gjenin në te shumë kundërthënie.” (En Nisa, 82).

Disa thonë: nëse e pranojmë këtë parim mbetet një problem tjetër, problemi se teksti fetar me kontekst të këtillë dhe me kuptimet që i ngërthen, nuk përshtatet me kulturën e kohës. Nga ky problem rrjedh nevoja për komentimin e tij që tekstin do ta bënte të përshtatshëm. A nuk është kjo thirrje për mashtrim të shpirtit? Ti e lexon tekstin për të cilin thua se është fjalë e Allahut dhe e kupton në mënyrë të saktë e pastaj thua se ky kuptim nuk përshtatet me atë që e dua. Jam i detyruar që këtë kuptim ta ndryshoj dhe t’ia përshtati epshit tim. Pastaj thua se këtë që unë e kam pohuar si komentim, e që përputhet me aspiratat e epshit tim, është ajo të cilën për qëllim e ka pasur Allahu, i Lartësuar, me fjalët e Tija.

Këto fjalë a i thotë njeri që është besimtar ose së paku njeri që e respekton vetën?

Ti duhesh ta besosh fjalën e Allahut ashtu siç është shpallur ose të mos besosh se është fjalë e vërtetë dhe e drejtë duke thënë se këtë nuk ka mundësi ta thotë Allahu. Kështu do ta mohosh Librin që nga besimtarët përshkruhet si fjalët e Zotit.

Ky është ndoshta gabim më i lehtë se gabimi i atij që e kupton tekstin ashtu si duhet dhe pastaj e shtrembëron. Kjo cilësi është e refuzuar edhe me fe edhe prej atyre me tipare të shëndosha morale. Nga pajtimi me një gjë të tillë, na e ka tërhequr vëmendjen Allahu i madhëruar i cili thotë: “A shpresoni se do t’u besojnë ata juve (jehuditë), kur dihet se një grup prej tyre dëgjuan fjalët e Allahut, edhe pse i kishin kuptuar, e duke qenë të vetëdijshëm (ç’bënin) i ndryshuan ato.” (El Bekare, 75).

Analizo e me vëmendje pjesën e ajetit ku Allahu pohon se ata i kishin kuptuar fjalët e Allahut dha pastaj duke qenë të vetëdijshëm për punën që janë duke e bërë i kanë ndryshuar.

Feja e vërtetë ka ardhur për t’ju sjellë dobi njerëzimit në këtë botë dhe në botën e pastajme dhe si e tillë nuk mund të ndeshet me nevojat e kohës. Në termin nevoja të kohës nuk i kam përfshirë e as që duhet të përfshihen, epshet e njerëzve të shfaqura në vlerat, mendimet, traditat dhe zakonet e përhapura në një kohë ose vend. Feja nuk është shpallur që të jetë konform këtyre epsheve, përkundrazi ajo i aprovon parimet e shëndosha dhe i mohon parimet e kota të aspiratave epshore.

Kriter janë fjalët e Allahut, jo epshet e njerëzve.

Shumë nga gjërat që sot quhen, të arritura kulturore dhe që janë në kundërshtim me fenë, nuk janë gjëra të veçanta për këtë kohë. Ata kanë qenë të pranishme në periudhat e injorancës gjatë tërë historisë. Shembull i qartë janë dënimet e fiksuara (الحدود) si dënimi me vdekje për marrëdhënie të ndaluara seksuale që ithtarët e modernizmit duan ta anulojnë ose së paku ta ndryshojnë. Ky dënim ka qenë i paraparë edhe me Tevrat derisa të njëjtin çifutët nuk e anuluan pak para ardhjes së Pejgamberit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, për shkak se një dukuri e tillë ishte i përhapur shumë në mesin e parisë së tyre. E njëjta ka ndodhur me perëndimorët që e refuzojnë e refuzojnë këtë dënim. Kur në një shoqëri përhapet një ves dal ngadalë zbehen ndjenjat e refuzimit ndaj tyre. Çfarë mendoni se do të ndodh me dënimin e paraparë për atë ves??

Përktheu: M-r Talha Kurtishi

0 1116

Një hoxhë i mësonte nxënësit e tij “Akide-Besim” dhe ua mësonte atyre fjalën La ilahe ilallah dhe ua komentonte.
Një ditë prej ditëve njëri nga nxënësit ia solli dhuratë hoxhës një papagall sepse ai ishte i dhënë pas ruajtjes së maceve dhe zogjve.
Një ditë prej ditëve hoxha filloi ta duaj papagallin dhe njëherit ta marrë me vete në mësimet e tij, derisa papagalli mësoi shqiptimin e fjalës La ilahe ilallah, dhe papagalli e përsëriste shehadetin-dëshminë, ditë e natë.
Një ditë kur erdhën nxënësit tek hoxha, e gjetën atë duke qarë, dhe kur e pyetën pse po qanë? u përgjigj: macja e ka mbytur papagallin.
Nxënësit i thanë: a për këtë po qanë?! Nëse dëshiron do ta sjellim një tjetër në vend të tij, edhe më të mirë se ai; ndërsa hoxha ia ktheu: Nuk po qaj për këtë, por kur macja e sulmoi papagallin filloi të bërtas dhe të lëshojë zë tjetër derisa ngordhi, edhe pse ishte nga ata që shumë shpesh e thoshte fjalën “La ila ilallah”.
Kur e sulmoi macja, harroi shehadetin dhe filloi të bërtas, sepse ai e thoshte vetëm me gjuhën e tij, ndërsa zemra e tij nuk e ndjente e as nuk e dinte.
Pastaj hoxha tha: Frikohem se mos jemi sikurse ky (papagalli), e kalojmë jetën duke e përsëritur shehadetin me gjuhët tona, e kur na vjen vdekja e harrojmë sepse zemrat tona nuk e kanë njohur mirë.
Nxënësit filluan të qajnë nga frika e mos sinqeritetit në fjalën “La ilahe ilallah”.
Ne, a e kemi mësuar fjalën “La ilahe ilallah” si duhet, a i kemi mësuar kushtet, detyra dhe kuptimet e saja?
O Allah na forco me fjalën “La ilahe ilallah” në këtë botë dhe botën tjetër.

Përktheu: Valdet Kamberi

NA NDIQNI NË