Arhiva MujoreDecember 2014

0 2960

Pyetje: Si mund që një musliman ta vërtetojë deshminë se: “Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguar i Allahut!”, kurse ai e di se i bën disa gabime që janë bidate?!

Përgjigje: Duhet t’i lëjë ato bidate, kështu e realizon dhe e vërteton tevhidin, kurse dëshminë se Muhamedi, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, është i Dërguar, e realizon dhe e vërteton duke e pasuar dhe ndjekur udhëzimin e tij, e që kjo duhet të jetë e shoqëruar me lënie të mëkateve dhe pendim nga gjunahet.

Shejh Dr. Salih El-Fevzan[1]

Nga arabishtja: Mirsim N. Maliqi

Medine, 28.03.13

[1] Nga faqja zyrtare e shejhut.

0 3561

Pyetje:

-Kam dëgjuar se ai i cili nuk e bën tekfir mosbesimtarin, apo dyshon në kufrin e tij, ai është mosbesimtar, si përshembull ai i cili dyshon në kufrin e lënësit të namazit, apo në kufrin e atij që tallet me Islamin, a është kjo e vërtetë?

Përgjigje:

-Argumentet nga Kur’ani dhe suneti, na obligojnë distancimin nga besimi i politeistëve, duke besuar se ata janë mosbesimtarë pasiqë ta kemi kuptuar atë dhe na është bërë e qartë mosbesimi dhe devijimi i tyre, siç thotë Allahu i Lartësuar në Kur’an:

(Kujtoje ti o Muhammed!) kur Ibrahimi i tha të atit dhe popullit të tij: “Unë jam larg atyre që i adhuroni ju, (26) pos Atij, që më ka krijuar (mua) – dhe, me të vërtetë, Ai më udhëzon në rrugën e drejtë”, (27) dhe ai (Ibrahimi), e bëri këtë fjalë të përhershme te pasardhësit e tij, për t’u kthyer ata vazhdimisht në të Vërtetën. (28)1”

Pra ky është një argument se duhet të bëhen tekfir politeistët dhe distancimi nga besimi i tyre, gjithashtu Allahu I Lartësuar thotë:

Tek Ibrahimi dhe ata që ishin bashkë me të keni pasur, njëmend, shembull të bukur, kur i thanë popullit të vet: “Ne heqim dorë nga ju dhe ata që i adhuroni ju, në vend të All-llahut. Juve nuk ju besojmë dhe ndërmjet nesh dhe jush filloi armiqësi dhe urrejtje e përhershme, derisa të mos i besoni All-llahut, vetëm Atij”.2

-Pra kjo është feja e Ibrahimit dhe të gjithë pejgamberëve tjerë alejhimu selam, largimi dhe distancimi i atyre që adhurojnë dikë tjetër pos Allahut të Lartësuar, duke besuar se ata janë mosbesimtarë dhe të devijuar, derisa t’i besojnë Allahut Një, i pa të meta është Ai, pra duke vepruar ashtu siç veproi Ibrahimi alejhi selam dhe pejgamberët tjerë:

E kush nuk i beson tagutët, e i beson Allahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. Allahu është dëgjues i dijshëm.3”

Ndërsa të bësh kufër në tagut4 do të thotë të besosh se çdo gjë që adhurohet pos Allahut është e kotë dhe se është obligim që të adhurohet vetëm Allahu Një dhe se vetëm Ai e meriton adhurimin dhe se çdo gjë që adhurojnë pos Allahut, qoftë prej idhujve, drujve apo gurëve, xhinëve, apo të vdekurve, melekëve apo yjeve, është adhurim i kotë, Allahu I lartësuar thotë:

Kjo ngase Allahu është Ai i vërteti, dhe atë që lusin ata pos Tij është e kotë. Allahu është vërtetë Ai i larti, i madhi.5”

Kështu që besimtari kur ta kuptojë se dikush adhuron dike tjetër pos Allahut, i obligohet atij që të distancohet nga besimi i tij, duke besuar se besimi i tij është i kotë dhe ta bëjë tekfir atë nëse i ka arritur argumenti, si përshembull atyre që jetojnë në mesin e muslimanëve, apo e di se atij i ka arritur argumenti, Allahu i Lartësuar thotë:

Ky (Kur’ani) është kumtesë për njerëz, që me të të këshillohen dhe të dinë se Ai është vetëm një Zot, dhe që t’i këshilloj ata që kanë mend. (52)”6

Pejgamberi salallahu alejhi ve selem thotë:

“Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, nëse dikush prej umetit tim prej krishterëve dhe jehudëve dëgjon për mua, pastaj nuk beson në atë të cilën u dërgova unë, ai është prej banorëve të zjarrit”

Pra jehudët dhe krishterët janë të shpallur mosbesimtarë nga ajetet e Kur’anit dhe nga hadithet, andaj është obligim që çdo besimtarë të besojë se ata janë mosbesimtarë dhe janë të devijuar, andaj kush nuk i bën tekfir ata, apo dyshon në mosbesimin e tyre, ai është i njejtë si ata, sepse ai e përgënjeshtron Allahun dhe pejgamberin, poashtu në këtë grup (mosbesimtarëve) hyjnë edhe ata të cilët kanë dyshim se a duhet të adhurohet Allahu apo jo, apo nëse dikush dyshon në ndonjërin prej pejgamberëve, apo ai i cili tallet me fenë e Allahut.

Ndërsa nëse dikush dyshon në kufrin e lënësit të namazit, i cili nuk falet por nuk e mohon obligueshmërinë e namazit, atëherë ai nuk është kafir, përshkak se për këtë mesele ka mospajtim në mesin e dijetarëve, disa prej tyre thonë se lënësi i namazit është kafir, ndërsa një grup i madh i dijetarëve thonë se lënësi i namazit nuk është kafir, nëse nuk e mohon obligueshmërinë e tij, pra kush dyshon në kufrin e lënësit të namazit, nuk konsiderohet kafir, për shkak mospajtimit të dijetarëve në këtë mesele, pra ky konsiderohet se është i arsyetuar me ixhtihadin e tij, ndërsa ai i cili e mohon obligueshmërinë e namazit ky është kafir sipas mendimit të gjithë dijetarëve, kush nuk e bën tekfir këtë apo dyshon në kufrin e tij, pra edhe ky është kafir, apo ai i cili thotë se zeqati nuk është obligim, apo agjërimi i muajit të ramazanit nuk është obligim, ky bën kufër me këtë dhe kush dyshon në kufrin e tyre, pasi që t’i është sqaruar kjo çështje me argumente (mosbërësit të kafirit kafir), konsiderohet kafir, sepse ky e ka përgënjeshtruar Allahun, pejgamberin dhe ixhman e muslimanëve, pra këta janë çështje të mëdhaja dhe çdo kërkues i diturisë obligohet që të jetë i vendosur për këta çështje dhe jo të shpejtojë, derisa të jetë në qartësi dhe bindje, pra kështu njejtë edhe njerëzit e tjerë, nuk duhet që të shpejtojnë në këto çështje pa mos u konsulltuar me ata të cilët kanë dituri, sepse meselet e tekfirit janë mesele të mëdhaja, e jo të vogla dhe të lehta, andaj është obligim për dijetarët dhe kërkuesit e diturisë që

tua sqarojnë këto mesele me argumente sheriatike, gjithashtu është obligim për atë të cilin nuk e ka të qartë diçka rreth këtyre meseleve, të mos shpejtojë në tekfir, por t’i shikojë argumentet dhe të konsulltohet me njerëzit e dijes, me qëllim që të jetë në rrugë të drejtë.

Allahu i furnizoftë të gjithë me hidajet dhe sukses, me vepra të mira dhe dituri të dobishme, Allahu ju shpërbleftë!

Shejh AbdulAziz bin Baz –Allahu e mëshiroftë!-

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja:

Mujdin Xh. Xhaferi

05.05.13

1 Sure zuhruf , 26-28

2 Sure Mumtehine 4

3Bekare- 256

4 Çdo gjë që adhurohet përveç Allahut dhe ai (taguti) është i kënaqur me këtë vepër.

0 3569

Pyetja: A është e vërtetë se Allahu, aze ve xhele,  e zbriti Ademin, alejhi selam, në tokë që ta shlyen mëkatin e tij me të cilën kishte kundërshtuar Allahun, që është ngrënia e pemës? Në atë kuptim që mos të kishte bërë mëkat Ademi, alejhi selam, i gjithë njerëzimi do të qëndronte në xhenet. Si të kuptohet mes kësaj dhe fjalës së Allahut: “Dhe nuk i krijoi xhinët dhe njerëzit për asgjë tjetër pos që të më adhurojnë.”? Adhurimi mund që edhe në xhenet të zbatohet. Andaj, pse Allahu e dërgoi Ademin, alejhi selam,  në tokë? Nëse është zbritja e tij në tokë që ta shlyen mëkatin e bërë, atëherë pse pasardhësit gjithashtu ta shlyejnë mëkatin e tij?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut…

Rregulli hyjnor nga i cili nuk ka përjashtim, bile është prej rregullave të drejta hyjnore gjithëpërfshirëse, nga i cili nuk përjashtohet asnjë prej shpalljeve dhe nuk ndryshojnë fetë për të. Sipas shprehjes së dijetarit Muhamed Rashid Rida është: “Prej shtyllave kryesore të përmirësimit në mesin e njerëzimit, individëve dhe grupeve, sepse ai është shkatërrues i  idhujtarisë, udhëzues i njerëzimit deri ku arrihet lumturia e tyre e kësaj bote dhe botës tjetër.”[1]

Ky rregull është ai që përmendet në fjalën e Allahut, aze ve xhele: “dhe dëmi i secilit person është kundër vetes. Askush nuk do ta bartë barrën e tjetrit. Mandej, kthimi juaj është te Zoti juaj; e Ai ju njofton për atë që përçaheshit.”. En Am, 164.

Fjala e Allahut: “Kush e udhëzon veten në rrugën e drejtë, ai e ka udhëzuar vetëm vetveten e vet, e kush e humbë (rrugën), ai e ka bërë humbjen kundër vetvetes së vet, e askush nuk do ta bartë barrën e tjetrit. E Ne nuk dënuam askë para se t’ia dërgojmë të dërguarin”. Isra, 15.

Fjala e Allahut: “Dhe asnjë mëkatar nuk do ta bartë mëkatin e tjetrit, po edhe nëse mëkatari thërret ndonjë për t’ia bartur atë, ajo nuk do t’i bartet atij, edhe nëse (ai që thërret) është i afërt i tij”. Fatir, 18.

Dhe gjithashtu fjala e Allahut: “Apo nuk është informuar me atë që është në fletushkat e Musait. Dhe të Ibrahimit, që gjithnjë i plotësoi obligimet. (Që në to shkruan) Se askush nuk e bartë barrën e (mëkatit) tjetrit. Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo që ka punuar. Dhe se mundi i tij më vonë (ditën e gjykimit) do të shihet. Pastaj ai shpërblehet me shpërblimin më të plotë.”. Nexhm, 36-41.

Ajo që duhet besuar në tregimin e Ademit,  alejhi selam,  dhe pasardhësve të tij, daljes nga xheneti, është se Ademi, alejhi selam, zbriti prej xhenetit në mënyrë për ta shlyer mëkatin në të cilin kishte rënë, nga i cili mëkat Allahu ia ka tërheq vërejtjen, siç thotë Allahu: “E Ne i thamë: “O Adem, ky është armik yti dhe i bashkëshortes tënde, pra mos t’ju nxjerrë kurrsesi nga xhenneti, e t’ju vë në vështirësi (për të siguruar mjetet e jetesës)”. Ti aty (në xhennet) nuk ke për të qenë i uritur e as nuk ke për të mbetur i zhveshur. Aty nuk ke për të pasur etje e as nuk do të keshë vapë. Por, atë e ngacmoi djalli duke i thënë: “O Adem, a do të të tregoj për pemën e pavdekshmërisë dhe të sundimit të pazhdukshëm!” Ata të dy hëngrën nga ajo (pemë) dhe që të dy u zhveshën, e ia nisën ta mbulojnë veten e tyre me gjethe që i mblidhnin nëpër xhennet, dhe kështu Ademi theu urdhrin e Zotit të vet dhe gaboi. Mandej Zoti i vet e bëri atë të zgjedhur, ia pranoi pendimin dhe e vuri në rrugën e drejtë (të vendosur). Ai (All-llahu) u tha: “Zbritni prej aty që të gjithë, do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Nëse u vjen nga Unë udhëzim (libër e pejgamber) kush i përmbahet udhëzimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në Dynja) e as nuk ka për të dështuar (në jetën tjetër)”. E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër”. Taha, 117-124.

Si ka mundësi që të dënohen pasardhësit që nga koha e Ademit, alejhi selam, e deri në ditën e Kiametit për shkak të një mëkati nga i cili është penduar vepruesi i saj, dhe Allahu ia ka falur dhe është mbyllë regjistri i tij, Allahu, aze ve xhele, është më i mëshirshëm se t’i ndëshkon të gjithë njerëzit për shkak se babai i tyre ka ngrënë prej pemës.

Nëse meditojmë do të hasim se Allahu, subhanehu ve teala, e krijoi Ademin që ta adhuron Allahun në tokë, e që të jetë zëvendës, Allahu thotë: “Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë po krijoj (po përcaktoj) në tokë një zëvendës!” Ata thanë: “A do të vëshë në te atë që bënë çrregullime dhe që derdh gjaqet, e ne të madhërojmë Ty me lavdërimin Tënd dhe plotësisht të adhurojmë!” Ai tha: “Unë di atë që ju nuk e dini!”. Bekare, 30.

Ndërsa ajo që i ndodhi në xhenet ishte sprovë dhe testim për të që të jetë shembull për ata që vijnë më pas deri në ditën e Kiametit, e nuk është dënim i pasardhësve për një mëkat të mëhershëm.

Pastaj, dënimi përfshin njërën prej dy gjërave; ose të dënohet ose të pengohet nga një mirësi që i është dhënë. E që të dyja nuk kanë të bëjnë më rastin e Ademit, sepse jeta në tokë nuk është dënim për atë, bile është mirësi dhe lumturi nëse është në adhurim ndaj Allahut, sipas kënaqësisë së Tij dhe për të ngritur sheriatin e Tij. Por, ky është caktimi për ta, që të jetojnë në tokën e sprovave, të meritojnë hyrjen në xhenet me mëshirën e Allahut ndaj tyre, pastaj duke kaluar provimin e ngarkimit me të cilin është veçuar njeriu dhe xhinët nga gjithë krijesat tjera.

Shiko se si ka ardhur shprehja kuranore: “sikurse i nxori prindërit tuaj nga xheneti”. E nuk ka thënë: Sikurse ju nxori juve nga xheneti. Dhe atë në ajetin tjetër: “O bijtë e Ademit, të mos ju mashtrojë kurrsesi shejtani sikurse i nxori prindërit tuaj nga xheneti, zhveshi prej tyre petkun e tyre që t’ju dalë në shesh lakuriqësia e tyre. Vërtet ai dhe shoqëria e tij ju sheh, ndërsa ju nuk i shihni. Ne i kemi bërë shejtanët miq të atyre që nuk besojnë”. Araf, 27. Pra, dalja (nga xheneti) në formë dënimi i ka ndodhur babait tonë Ademit dhe nënës Hava, ndërsa pasardhësit e tyre në fakt as që kanë qenë prezent në atë kohë, e nuk janë nxjerrë nga xheneti realisht, mirëpo jeta e tyre ka qenë në tokë ashtu siç jetuan ata dy, e gjithë kjo ka qenë nga urtësia e Allahut në krijim dhe qeverisje të mëhershme të tyre dhe për atë caktim dhe rregullim të çështjes i ka përgatitur shkaqe, ashtu siç thotë Sefer Havali, Allahu e ruajt,: “Vendi i mëkëmbjes në fakt është toka, aty do të jetë sprovimi, e kjo nuk është mallkim në vete, por është një urtësi e madhe.”

Thënia e pyetësit në fillim se; po të mos kishte bërë mëkat Ademi  ndaj Zotit, njerëzimi do të qëndronte tani në xhenet, është thënie jo e shëndoshë dhe jo e vërtetë, se Allahu, aze ve xhele, krijoi njeriun që ta adhuron Atë me vullnetin e tij të lirë, dhe i lajmëroi melaqet se Ai do të krijon mëkëmbës në tokë, që do të dallon në krijim dhe formë nga melaqet, pra mëkëmbësia në tokë është një gjë e caktuar para krijimit të Ademit, alejhi selam, dhe para se ai të ngrënë nga pema.

Dijetarët e islamit janë zgjeruar në përgënjeshtrimin e këtij dyshimi, që ishte një prej bazave të ndërtimit të krishterimit në besimin e sakrificës dhe kryqëzimit, ata rreth kësaj kanë fjalë të shumta në forma të ndryshme të kësaj teme, do t’i bartim disa që e vërtetojnë këtë që thamë.

Shejhulislam ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Allahu nuk e vendon mëkatin si mëkat për atë që nuk e ka vepruar atë, se ai është që thotë: “Dhe asnjë mëkatar nuk do ta bartë mëkatin e tjetrit”., është e pamundshme që të vendoset mëkati i Ademit, alejhi selam mbi Muhamedin, salallahu alejhi ve selem, apo metit të tij, apo dikujt tjetër. Allahu thotë: “atëherë atij i takon përgjegjësia me çka është i ngarkuar ndërsa juve përgjegjësia me çka jeni të ngarkuar” dhe thotë: “Lufto në rrugën e All-llahut! Nuk obligohet kush pos teje”, po të ishte një gjë e tillë e lejuar do të lejohej që të vendosen mbi Muhamedin, salallahu alejhi ve selem, mëkatet e gjithë pejgambereve.”[2]

Po ashtu ai thotë: “Është e ditur se Ibrahimi kishte babanë jobesimtar, dhe Allahu nuk e ka ndëshkuar atë për mëkatin e babait të tij, e si ta ndëshkon për mëkatin e Ademit që është babai i tij më i largët, dhe kjo nëse thuhet se Ademi, alejhi selam, nuk është penduar, e si kur Allahu na ka treguar për pendimin e tij? Pastaj pretendojnë se kryqëzimi që është prej mëkateve dhe gabimeve më të mëdha: se me të Allahu ka shpëtuar Ademin dhe pasardhësit e tij prej xhehenemit dhe me të dënoi Iblisin, edhe pse Iblisi ende vazhdon të jetë mëkatar ndaj Allahut meditues i dënimit, që prej kur nuk i bëri sexhde Ademit dhe i bëri aij cytje deri në kohën kur të dërgohet Mesihu, Zoti është i plotfuqishëm që ta dënon atë, dhe për bijtë e Ademit nuk ka dënim për një mëkat të babait të tyre.”

Kush i ka thëniet e tija të ngjashme me këto besime të kota, që janë të qeshura për të mençurit, që nuk meritojnë të atribuohen për një mbret më injorant dhe më tiran, e si megjithëkëtë thërrasin se ata e përshkruajnë Allahun me cilësinë e drejtësisë…”[3]

Përktheu: Shpend Zeneli

Islamqa.com

[1] Siç është përmendur në tefsirin “El Menar” 8/217.

[2] Përfundoi thënia nga libri “Mexhmu’u Fetava” 10/314.

[3] Përfundoi nga libri “El xhevabu Es Sahih” 2/107-108.

0 2248

Pyetje: A gjithsecili që shanë fenë apo e mohon sunetin, bën kufër?!

Përgjigje: Nuk ka kurrfarë dyshimi në këtë! Kush e shanë fenë apo e mohon Sunetin, bën kufër, ngase ai është mohues i Sunetit dhe e shanë fenë të cilën e ka zgjedhur Allahu për robërit e Tij, pra ky shanë atë që Allahu e ka përcaktuar dhe ligjësuar për robërit e Tij, e që kjo është sharje dhe nënçmim i Allahut, -xhele ue ‘ala!-, pra nuk ka kurrfarë dyshimi në kufrin e tij.

Shejh Dr. Salih El-Fevzan1

Nga arabishtja: Mirsim N. Maliqi

Medine, 29.03.13

0 2173

Pyetje:

-Desha ta dij se cili është grupi i shpëtuar i cili është përmendur në hadithet e pejgamberit salallahu alejhi ve selem, a ekziston tani në kohën tonë dhe nëse ekziston çka të bëj që të jem prej këtij grupi?

Përgjigje:

-Grupi i shpëtuar dhe i ndihmuar është ai grup i muslimanëve i cili i zbaton urdhrat e Allahut të Lartësuar, i përqendruar në rrugën e Allahut, këtë grup e ka përmendur pejgamberi salallahu alejhi ve selem ku thotë:

“Do të ndahet umeti im, në shtatëdhjetë e tre grupe, të gjitha janë në zjarr pos njërës!” I thanë: Cili është ai grup o pejgamber i Allahut? U përgjigj: “Janë ata të cilët janë në rrugën time dhe shokëve të mi”[1] ndërsa në transmetim tjetër:“ata janë xhemati”[2],

Domethënë ata të cilët janë të bashkuar rreth të së vërtetës, e ata janë shokët e pejgamberit salallahu alejhi ve selem dhe ata që erdhën pas tyre dhe ata që e ndjekin rrugën e tyre, ata janë grupi i shpëtuar dhe i ndihmuar, ata të cilët e njësojnë Allahun e Lartësuar dhe janë të përqendruar në rrugën e Tij, i çojnë në vend urdhrat e Tij, largohen prej ndalesave të Tij, këshillojnë njëri tjetrin që t’i përmbahen rrugës së vërtetë dhe të bëjnë durim, janë ata të cilët ndjekin rrugën e pejgamberit salallahu alejhi ve selem dhe janë të pa luhatur, ndërsa më i miri prej tyre dhe udhëheqësi kryesorë i tyre është Muhamedi salallahu alejhi ve selem. Grupi i shpëtuar prej umetit të tij është ai i cili ndjek rrugën e tij, me vepra, me gjuhë dhe me besim, këta pra janë grupi i  shpëtuar dhe i ndihmuar, nuk u bën dëm atyre ata të cilët i tradhtojnë dhe ata të cilët i kundërshtojnë.

Shejh AbdulAziz bin Baz –Allahu e mëshiroftë!-

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja:

Mujdin Xh. Xhafei

19/04/2013

[1] Sahih li gajrihi-el ehadith muhtare,2446

[2] Sahih li gajrihi- El Mustedrek li sahihejn, 128/1

0 4952


Pyetje:

Shumë mysliman janë tolerant në lidhje me gjykimin me ndonjë ligj tjetër pos ligjit të Allahut të Lartësuar, duke besuar se kjo tolerancë nuk ka ndikim në të kapurit për fenë Islame, çka është e vërteta rreth kësaj çështje?

Përgjigje:

Kjo çështje ndahet në disa kategori dhe çdonjëra prej saj ka dispozitë të veçantë:

-Nëse ai i cili gjykon me ligj tjetër, pos ligjit të Allahut, e di se e ka obligim që të gjykojë me ligjin e Allahut dhe e di se ligjet e shpikura nga njerëzit janë në kundërshtim me sheriatin, por gjykimin me këtë ligj (të njerëzve) e sheh diçka të pëlqyeshme dhe se nuk ka mëkat për këtë vepër apo beson se e ka të lejuar të gjykojë me ligj tjetër apo beson se ky ligj është më i mirë se ligji i Allahut, apo beson se ky ligj është i barabartë me ligjin e Allahut dhe se njeriu ka të drejtë të zgjedhë të gjykojë me Kur’an dhe Sunet apo të gjykojë me ligjet e shpikura nga njerëzit, atëherë ky person ka bërë kufër të madh dhe ky është mendimi i shumicës së dijetarëve.

-Nëse gjykon me ligj tjetër  dhe këtë vepër e bën si shkak i ëndjeve apo përfitimeve të çastit, por e di se është duke bërë mëkat të madh ndaj Allahut dhe se e ka obligim që të gjykoj me ligjin e Allahut, ky person nuk ka bërë kufër të madh i cili e nxjerr nga Islami, por ka bërë mëkat të madh ndaj Allahut që në të njëjtën kohë i themi kufër i vogël (që nuk nxjerr nga Islami), ashtu siç kanë thënë Ibn Abasi dhe Muxhahidi dhe dijetarët tjerë, se ky person ka bërë kufër të vogël, zullum të vogël dhe fisk të vogël dhe se nuk është kufër i madh, pra ky është mendimi i Ehlu Sunetit, ndërsa Allahu i Lartësuar në lidhje me këtë  thotë:

“Dhe gjykoji sipas asaj që të shpallë All-llahu[1]

“E kush nuk gjykon me atë që zbriti All-llahu, ata janë mohues.”[2]

“Ata që nuk gjykojnë sipas asaj që ka shpallur All-llahu, si ata janë zullumqarë.”[3]

“E kush nuk gjykon sipas asaj që All-llahu e zbriti, të tillët janë mëkatarë të dalë jashtë rrugës së Zotit.”

“Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtar, derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht.”[4]

“A mos kërkojnë ata gjykimin e kohës së paganizmit?! E, kush është Gjykatës më i mirë se Allahu për njerëzit që besojnë bindshëm?”[5]

-Ligji i Allahut të Lartësuar është ligji më i mirë dhe është obligim të ndiqet ky ligj, sepse me këtë ligj rregullohet dhe përmirësohet gjendja e umetit, si në kohën tani ku jetojmë, po ashtu edhe për të ardhmen, me këtë ligj përmirësohet e gjithë bota, por shumica e njerëzve këtë nuk e dinë, Allahu na ndihmoftë dhe s’ka mund dhe fuqi pos të Allahut të lartësuar.[6]

Shejh AbdulAziz bin Baz –Allahu e mëshiroftë!-

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja:

Mujdin Xh. Xhaferi

10/04/13

[1] Sure Maide,49

[2] Sure Maide,44

[3] Sure maide, 45

[4] Sure nisa, 65

[5] Sure Maide 50

[6] Burimi: binbaz.org.sa , Mexhmu el fetava vel mekalat mutenevia, pjesa 5

0 3585


P
yetje:

Cila është dispozita e bartjes së hajmalive që kanë përmbajtje nga Kur’ani dhe atyre që  nuk kanë përmbajtje nga Kur’ani?

 

Përgjigje:

Hajmalitë që nuk kanë përmbajtje nga Kur’ani, siç janë nga eshtrat, nuskat, guacat apo prej qimeve të ujkut, apo diçka e ngjashme me to, të gjitha këto janë të ndaluara (haram), nuk lejohet që t’u varet fëmijëve apo dikujt tjetër, duke u bazuar në hadithin e Pejgamberit salallahu alejhi ve selem:

“Kush bart hajmali (për ta ruajtur, apo për ti plotësuar nevojë), Allahu mos ja plotësoftë, e kush bart guacë (për ta qetësuar), Allahu mos e qetësoftë atë”[1],

Ndërsa në një transmetim tjetër, pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, thotë:

“Kush bartë hajmali, ka bërë shirk[2][3].

Mirëpo, nëse këto hajmali kanë përmbajtje nga Kur’ani apo nga lutjet e njohura (të transmetuara nga pejgamberi salallahu alejhi ve selem), për këtë çështje ka dy mendime të dijetarëve, një mendim thotë se lejohet bartja e tyre dhe kjo transmetohet nga një grup prej gjeneratave të para (selefit), të cilët e kanë konsideruar si lexim i Kur’anit ndaj të sëmurit (rukje).

Mendimi i dytë është se nuk lejohet bartja e tyre, ndërsa kjo është e transmetuar nga Abdullah ibn Mesudi, Hudhejfe etj –Allahu qoftë i kënaqur me ta!-, gjithashtu transmetohet nga një grup tjetër prej gjeneratave të hershme (selefit) dhe të mëvonshme (halefit), të cilët kanë thënë: Nuk lejohet bartja e hajmalive, edhe nëse kanë përmbajtje prej Kur’anit, duke  marrë masa parandaluese dhe duke vepruar me kuptimimin e përgjithshëm të haditheve, sepse hadithet që ndalojnë hajmalitë janë me kuptim të përgjithshëm, nuk përjashtohet asnjë lloj tjetër i hajmalive, kështu që është obligim që të bazohemi me kuptimin e përgjithshëm të haditheve, andaj nuk lejohet të bartet asnjë lloj prej hajmalive, sepse pastaj kjo vepër çon deri te bartja edhe shumë gjërave tjera të ngjashme me hajmalitë dhe pastaj u përzihet e vërteta njerëzve, andaj është obligim që t’i ndalojmë të gjitha pa përjashtim, sepse kjo është e drejta duke u bazuar në kuptimin e jashtëm të haditheve, sepse po t’i lejonim hajmalitë që kanë përmbajtje nga Kur’ani apo nga duatë e mira, atëherë do të hapej kjo derë dhe çdo kush do të fillonte që të bartë hajmali, e kur do tu tregohej se është e ndaluar, çdo kush do të arsyetohej se është nga Kur’ani apo nga duatë, do të përhapej injoranca dhe të gjithë hajmalitë do t’i konsideronin të njëjta, qofshin nga Kur’ani apo nga diçka tjetër.

Gjithashtu, ka edhe një problem tjetër, se personi që bart hajmali që ka përmbajtje nga Kur’ani, ka mundësi të hyjë në tualet, apo në vendet e papastra, kështu që nuk i takon dhe nuk i ka hije, që të futet në tualet duke bartur me vete pjesë nga Kur’ani.[4]

Shejh AbdulAziz bin Baz –Allahu e mëshiroftë!-

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja:

Mujdin Xh. Xhaferi

04/04/2013

23/05/1434 h

[1] Ky hadith transmetohet nga sahabiu, Ukbe bin Amir, shënon Imam Ahmedi hadithi nr. 16969

[2] T’i përshkruash Allahut shok.

[3] Shënon Imam Ahmedi, hadithi nr.3604 dhe Ebu Davudi, hadithi nr.3883

[4] Burimi: Faqja zyrtare e shejhut www.binbaz.org.sa

0 1469

Pyetje: A është i obliguar jobesimtari (qafiri) të përqafojë (pranojë) Islamin?!
Përgjigje:
Obligohet çdo jobesimtarë ta pranojë islamin, qoftë ai krishterë apo edhe çifutë, sepse Allahu xhele shanuhu ka thënë:
قُلْ يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِنِّي رَ‌سُولُ اللَّـهِ إِلَيْكُمْ جَمِيعًا الَّذِي لَهُ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْ‌ضِ ۖ لَا إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ يُحْيِي وَيُمِيتُ ۖ فَآمِنُوا بِاللَّـهِ وَرَ‌سُولِهِ النَّبِيِّ الْأُمِّيِّ الَّذِي يُؤْمِنُ بِاللَّـهِ وَكَلِمَاتِهِ وَاتَّبِعُوهُ لَعَلَّكُمْ تَهْتَدُونَ
Thuaj: “O njerëz, unë jam Pejgamber i Perëndisë për të gjithë ju, i Atij që i përket pushteti mbi qiej dhe Tokë. Vetëm Ai është i vetmi Zot, jeta dhe vdekja janë vepra të Tij, – prandaj besoni në Perëndinë dhe në të Dërguarin e Tij, lajmëtarin e fesë, i cili nuk di shkrim-lexim, i cili beson në Perëndinë dhe fjalët e Tij; shkoni pas tij – për të qenë në rrugën e drejtë!” 1
Pra, siç vërejmë në ajetin e lartëpërmendur, i gjithë njerëzimi obligohet të besojë në Allahun dhe të dërguarin e Tij, Muhamedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
Mirëpo prej mëshirës së madhe të Allahut,- xhele veala-, në Fenë islame u lejohet të tjerëve të mbajnë fenë e tyre, mirëpo me kusht që ti nënshtrohen ligjeve islame.
Allahu i Madhëruar, në libri e Tij, Famëlartë thotë:
قَاتِلُوا الَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِاللَّـهِ وَلَا بِالْيَوْمِ الْآخِرِ‌ وَلَا يُحَرِّ‌مُونَ مَا حَرَّ‌مَ اللَّـهُ وَرَ‌سُولُهُ وَلَا يَدِينُونَ دِينَ الْحَقِّ مِنَ الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ حَتَّىٰ يُعْطُوا الْجِزْيَةَ عَن يَدٍ وَهُمْ صَاغِرُ‌ونَ
“Luftoni kundër atyre që nuk besojnë në Perëndinë, as Ditën e Kijametit, që nuk e marrin për të ndaluar atë që e ka ndaluar Perëndia dhe Pejgamberi i Tij, dhe që nuk e pranojnë fenë e vërtetë, – atyre që u është dhënë Libri, derisa të mos japin xhizje (tatim) me dorën e vet, të përulur”. 2
Gjithashtu transmetohe në Sahihul Muslim në hadithin e Burejdes se Muhamedi,-sal-lall-llah alejhi ve sel-lem,- kur e caktonte dike udhëheqës të një ushtrie, pasi e këshillonte që ti ketë frikë Allahut, -azze vexhel,- dhe ata muslimanët që janë me të, u thoshe: “ Atyre u propozon tre gjëra, cilësdo që u përgjigjen, ti atëherë nuk i sulmon”. 3
Prej këtyre tre gjërave njëra prej tyre është edhe pagimi i xhizjes.4
Dhe mu për këtë çështje, mendimi më i çëlluar është se xhizja pranohet edhe prej popujve të tjerë, e jo vetëm prej çifutëve dhe të krishterëve.
Dhe në fund: Me rëndësi është të kutpojmë se pabesimtarët e kanë për obligim të hyjnë në Fenë Islame, ose tu nënshtrohen ligjeve të Fesë Islame. Allahu na ndihmoftë, Ai është më i Dituri.

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Medine, 21.04.13

1.Kur’ani, El A’raf: 158
2.Kur’ani, Et Teube: 29
3. Sahihul Muslim, Libri mbi “ Xhihadin dhe udhëheqësinë”, ndërsa kapitulli mbi: ‘’ Emërimi i udhëheqësve”, nr. 1730.
4.Xhizje, dmth: Tatim i cili merret nga popullata pabesimtare dhe dorëzohet në arkën e shtetit islam, e popullata dmth jeton në shtetin islam, gjithashtu është nën udhëheqjen dhe mbrojtjen e shtetit islam.

0 1678

Pyetje: Cila është dispozita për një person i cili pretendon se e di të fshehtën(gajbin)!?
Përgjigje:

Dispozita për çdo person i cili pretendon se e din të fshehtën,është se ai është Kafir(mosbesimtarë)!, sepse ai me këtë veprim përgënjeshtron Allahun subhanehu veteala.
Allahu xhele shanuhu thotë:
قُل لَّا يَعْلَمُ مَن فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْ‌ضِ الْغَيْبَ إِلَّا اللَّـهُ ۚ وَمَا يَشْعُرُ‌ونَ أَيَّانَ يُبْعَثُونَ
“Thuaj: “Askush, pos Perëndisë, as në qiell as në Tokë nuk di sekretet, ata nuk dinë se kur do të ringjallen”.1
Allahu,-azze vexhel!-, urdhëron Muhamedin,-alejhis selam-,që të lajmrojë këtë gjithësi se askush nuk e dinë të fshehtën perveç Allahut xhele shanuhu! E,çka mbetet me këtë person i cili pretendon se e dinë të fshehtën, ai me këtë pretendim e përgënjeshtron ALlahun xhele shanuhu, dhe si rrjedhojë e sajë ai merrë dispozitën si kafir.
Atëherë, ne i bëjmë këtij personi një pyetje; Si mundet ta dini ju gajbin,e Muhamedi, -alejhis selam-, mos ta dijë?!
A jeni ju më të mirë se Muhamedi alejhis selam apo ai është më i mirë dhe i zgjedhur e i dashur i Allahut?!
Nëse ju thoni se jeni më të mirë ,atëherë me këtë fjalë automatikisht bëheni kafira! E nëse thoni se ai është më i mirë, iu themi pse ai nuk e dinë të fshehtën e ju e dini ?!
Allahu Teala ka thënë;
عَالِمُ الْغَيْبِ فَلَا يُظْهِرُ‌ عَلَىٰ غَيْبِهِ أَحَدًا ﴿٢٦﴾ إِلَّا مَنِ ارْ‌تَضَىٰ مِن رَّ‌سُولٍ فَإِنَّهُ يَسْلُكُ مِن بَيْنِ يَدَيْهِ وَمِنْ خَلْفِهِ رَ‌صَدًا
“Vetëm Ai i di sekretet dhe Ai nuk ia zbulon sekretet e Veta askujt;përveç atij të cilin Ai e ka zgjedhur për të dërguar (pejgamber); andaj, Ai para tij dhe pas tij, i vë ata që e ruajnë (engjëjt)”.2
Ky ajet gjithashtu argumenton qartë kufrin e atij që pretendon se e dinë gajbin(të fshetën).
Allahu xhele shanuhu, e ka urdhëruar të Dërguarin që për vete të thotë;
قُل لَّا أَقُولُ لَكُمْ عِندِي خَزَائِنُ اللَّـهِ وَلَا أَعْلَمُ الْغَيْبَ وَلَا أَقُولُ لَكُمْ إِنِّي مَلَكٌ ۖ إِنْ أَتَّبِعُ إِلَّا مَا يُوحَىٰ إِلَيَّ ۚ قُلْ هَلْ يَسْتَوِي الْأَعْمَىٰ وَالْبَصِيرُ‌ ۚ أَفَلَا تَتَفَكَّرُ‌ونَ
”Thuaj: “Unë nuk do t’ju them – se i kam depot e Perëndisë, se i di sekretet, as nuk them se jam ëngjëll, – Unë ndjekë vetëm atë që më shpallet”. Thuaj: “A barazohet i vërbëri me atë që sheh? A s’po mendoni?”.3

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, – Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Medine, 12.04.2013
1.Kuran: Neml;65.
2.Kuran: Xhinn; 26-27.
3.Kuran: En’am; 50.

0 1668

Pyetje: Cili është vendimi mbi atë që shanë sahabët?!

Përgjigje: Në qoftë se i shan sahabët për shkak të urrejtjes dhe armiqësisë që ka për fenë e tyre, atëherë ai është kafir, porse nëse i shanë për çështje personale të tyre, atëherë ky është i devijuar, pra ky veprim konsiderohet devijim, e, duhet t’i sqarohet atij kjo çështje, ngase ndoshta i pason qorrazi disa njerëz të prishur e të devijuar, e si pasojë u beson fjalëve të tyre. Pra, duhet të ua bëni të qartë njerëzve këtë çështje, e t’ua mësoni akiden, e t’ua shpjegoni atyre besimin e vërtetë.

Shejh Dr. Salih El-Fevzan1

Nga arabishtja: Mirsim N. Maliqi

Medine, 29.03.13

NA NDIQNI NË