Arhiva MujoreDecember 2014

0 1669

Kjo njohuri mund të jetë e re për shumë njerëz…
Allahu azze ue xhel-le kur e shkatërroi popullin e Faraonit tha:
”Për ata nuk qanë, as qielli e as toka dhe atyre nuk iu dha afat”. Duhan 29.

Ibën Xheriri -Allahu e mëshiroftë- në tefsirin e tij nga Ibën Abasi -Allahu qoftë i kënaqur me atë- shënon se lidhur me këtë ajet ka thënë: ”Një person i ka thënë atij (ibën Abasit):
O Ibën Abas fjala e Allahut: ”Për ata nuk qanë, as qielli e as toka dhe atyre nuk iu dha afat…”, a qajnë qielli dhe toka për dikë?

Ibën Abasi i tha atij: ”Po, nuk ka nga krijesat të mos ketë një derë në qiell nga e cila furnizohet dhe në të cilën ngrihen punët e tij, e kur vdes besimtari i mbyllet atij dera e qiellit në të cilën i janë janë ngritur punët e tij dhe nga është furnizuar, e qan për atë…
E kur atë (personin) e humb vendi, ku ai ka falur namaz dhe e ka përmendur Allahun, ai qan për atë.-
Ibën Abasi tha:
-”Toka qan për besimtarin 40 mëngjese…”- I thashë:
-A qan toka?- Tha:
-A po çuditesh?!… Si mos të qajë toka për robin, kur ai mbi atë vend ka bërë ruku dhe sexhde?!…
Si mos të qajë qielli për robin, që madhërimin dhe lavdërimin për Allahun e ka pasur si zhurmërima e bletëve?…
……..

Përshtati: Valdet Kamberi

0 2172

Tek Hanefijtë (Allahu i mëshiroftë)

Ka thënë Ebu Hafs el-Kebir, Allahu e mëshiroftë: Sikur një person të ketë adhuruar Allahun 50 vite, pastaj vjen në ditën e “Nejruzit” (festë persiane, që do të thotë “dita e gëzimit”) dhe i dhuron disa politeistëve (mushrikëve) ve, dëshiron madhërimin e asaj, ai dite veç ka bërë kufër dhe ia janë rrëzuar veprat.
 Autori I el-Xhami El-Asgar ka thënë: Nëse i ka dhuruar ditën e “Nejruzit” një muslimani tjetër dhe nuk ka për qëllim madhërimin e asaj dite, por si traditë që e bëjnë disa njerëz, në këtë rast nuk bën kufër, por nuk duhet që atë ta bëjë në atë ditë veçanërisht, por e bën para ose pas që mos të përngjasoj me atë popull. Muhamedi alejhi selam ka thënë :” Kush i përngjet një populli, ai është prej tyre”.
El-Bahru-Rraik iben Nuxhejm el-Hanefij 8\555.
Tek Malikijtë (Allahu i mëshiroftë)
Është pyetur ibën Kasim, Allahu e mëshiroftë, për hipjen në anijen në të cilën hipin të krishterët për festat e tyre, ai e ka urryer këtë  nga frika se mund të zbres hidhërimi  (i Allahut) mbi ta, për shkak të kufrit për të cilin janë bashkuar.
Ibën Kasim, Allahu e mëshiroftë, e ka urryer që muslimani t’i dhuroj të krishterit dhurata për këtë festë. Këtë e ka llogaritur nga madhërimi i festës së tij dhe ndihmë për kufrin e tij. A nuk e dini se muslimani e ka të ndaluar t’i shet  të krishterit diçka që e ndihmon në festën e tij, si: mish, erëza, rroba, nuk i jep hua kafshën e as nuk e ndihmon në diçka prej fesë së tij, sepse kjo është nga madhërimi i politezmit të tij dhe ndihmë për mosbesimin e  tij. Sulltani duhet të ndalojë muslimanët nga kjo. Ky është mendimi i imam Malikut, Allahu e mëshiroftë dhe të tjerëve dhe nuk di që dikush nuk është pajtuar me këtë.
El-Medhal ibën Haxh el Malikij 2/46.47.
Tek Shafijtë (Allahu i mëshiroftë)
Ibën Haxher el-hejtemi esh-Shafij, Allahu e mëshiroftë ka thënë: Prej risive më të turpshme është konfirmimi i muslimanëve  të krishterëve në festat e tyre me përngjasim, si, në ushqim, dhurata për ata dhe pranimin e dhuratave prej tyre…”.
El-Fetava fikhije kubra ibën Haxher el-Hejtemi 4/238, 239,
Tek Hanbelitë (Allahu i mëshiroftë)
El-Behuti ka thënë: ”Është e ndaluar t’ua urojmë (festat), t’i ngushëllojmë…”. Po ashtu thotë: “Është e ndaluar të prezentojmë në festat e jehudëve dhe të krishterëve dhe të tjerëve prej kufarëve”.
Kesful-kana an metnil ikna, lil Behurij 3\ 131
PËRFUNDIM:
Duke u bazuar në imamët e medh’hebeve që cekëm me lartë, ne:  nuk ua urojmë festat të krishterëve dhe të tjerëve, sepse këto nuk janë festat tona dhe nuk janë festa që kënaqin Allahun. Bile janë festa  të shpikura nga vetë ata në fenë e tyre. Njashtu, ne nuk i përngjasojmë ata në organizmin e ahengjeve sikur këto festa, edhe pse kjo ndodhë në shumë vende me shumicë muslimane për fat të keq. Ne në këto festa gjithashtu nuk shkëmbejmë dhurata, nuk shpërndajmë ëmbëlsira, e as ushqim, dhe nuk e ndërpresim punën, siç ndodhe tek ne dhe tek muslimanët.
Përmblodhi dhe përshtati: Valdet Kamberi

0 2226

Një plakë që kishte mbushur të 80-at ishte ulur me disa gra dhe ndiente se ato po e humbnin kohën në atë çka ka ndaluar Allahu, dhe në atë çka nuk ka dobi…
U largua nga ato dhe u vetmua ta përmend Allahun, e vendosi sexhaden dhe filloi të falet.
Po atë natë, djali i vetëm i saj që ishte edhe respektues i madh ndaj nënës, dëgjoi zërin e saj dhe nxitoi drejt dhomës ku nëna qëndronte.
Rrëfen: Shkova dhe nënën e gjeta në pozitën e sexhdes dhe më thoshte: O biri im, për momentin nuk më lëviz asgjë pos gjuhës time.
I thash: Të dërgoj në spital?
U përgjigj: Jo, më lërë në këtë vend.
I thash: Për Allahun do të dërgoj në spital. (sepse ai ishte shumë respektues ndaj saj)
Mjekët dhanë gjithë mundin e tyre, por kush është ai që mund ta ndryshoj caktimin e Allahut!
Nëna më tha: Të lutem për Allahun më kthe në dhomën dhe sexhaden time.
Djali e mori dhe e ktheu në shtëpi, e vendosi në dhomën e saj, e ajo mori sexhaden dhe menjëherë filloi të falej…
Pak para namazit të sabahut më thirri: O biri im, të lë nën kujdesin e Allahut, dhe tha: Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër pos Allahut që meriton të adhurohet, dhe Muhammedi (alejhi selam) është i dërguari i tij. Mori frymën e fundit dhe ndërroi jetë.
E pastruan ndërsa ajo ishte në pozitën e sexhdes; e qefinosën, e ajo ishte në të njëjtën gjendje; e dërguan tek varrezat, e ajo kishte të njëjtën gjendje; dhe e futën në varr duke qëndruar në formën e sexhdes.
Mos harroni se dyert e pendimit janë të hapura, mos e humbisni këtë rast; pendohuni tek Allahu se Atë do ta gjeni bujar dhe falës.
O Allah, na mundëso të vdesim duke bërë adhurim ndaj Teje. Amin

Përshtati: Valdet Kamberi

0 1723

Ishte një djalë që nuk e respektonte nënën e tij. Ai ishte keqbërës dhe kështu që një ditë prej ditëve vendosi ta mbyll çështjen me nënën e tij të moshuar njëherë e përgjithmonë.
E mori nënën, e vendosi mbi shpinën e tij dhe e dërgoi drejt një mali. Rrugës duke ecur në mes të malit kalonin mbi degë që i pengonin, kurse nëna i thyente degët ndërsa fletët i hidhte në tokë.
Kur arritën, djali keqbërës e braktisi nënën e tij në mes të malit dhe duke u kthyer i vetëm drejt shtëpisë humb rrugën dhe mbetet i habitur, dhe nuk di nga t’ia mbaj.
E thërret nëna e tij me zë të mallëngjyer: “O biri im nga frika se do ta humbësh rrugën gjatë kthimit, unë kam thyer degët e pemëve dhe fletët e tyre i kam hedhur në tokë ashtu që të orientohesh në bazë të tyre dhe të kthehesh i sigurt.”
Lotët filluan të rridhnin nga sytë e djalit keqbërës, por e mblodhi veten për një çast, u kthye e mori nënën e tij dhe e ktheu në shtëpi.
Për çudi, biri mendonte për vdekjen e saj ndërsa nëna për shpëtimin e tij.

Nëna gjithherë ka zemër madhështore dhe të butë.
O Allah, na bëj prej atyre që i respektojnë prindërit.

Allahu ka thënë: “Thuaj: Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël.” (Isra, 24)

Përshtati: Valdet Kamberi

0 8655

Si definohet sexhdeja e harresës?

Fjala “Sehv” në aspektin gjuhësor arab e ka kuptimin: të harruarit, shkujdesi dhe animi i zemrës kah diçka tjetër.[1]

Ndërsa sexhdeja e harresës në aspektin fetarë ka për qëllim: dy sexhde të cila i vepron falësi i namazit për të përmirësuar defektin që ka ndodhur në namazin e tij si shkak i harresës.

Cila është dispozita mbi sexhden e harresës?

Të gjitha medh’hebet janë të një mendimi se sexhdeja e harresës është e lejuar për atë që në namazin e tij i ka ndodhur ajo që i ka ndodhur të dërguarit sal-Allahu alejhi ue selem apo gjëra të ngjashme nga harresa. Ndërsa për namazin vullnetar dhe lënien e suneteve të namazit ndahen në mendime.

Pasi që janë unanim në lejueshmërinë e dy sexhdeve të harresës, kanë mendime të ndryshme se a është obligim (vaxhib) apo është e preferuar (sunet).

1-Medh’hebi Maliki dhe Shafi thonë se është sunet.

2-Medh’hebi Hanefi  në atë që është e njohur prej tyre thonë se është obligim, njëjtë edhe medh’hebi Hanbeli.

Mendimi më i saktë është se sexhdeja e harresës është vaxhib, dhe atë bazuar në hadithin e vërtetë që e transmeton Ebu Said Hudriju se i dërguari, sal-Allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Nëse ndokush prej jush dyshon në namazin e tij, e nuk di se sa ka falur tre po katër? Le ta le dyshimin e ti përmbahet bindjes, më pas le të vepron dy sexhde para se të jep selam”. Urdhërimi i tij për të bërë sexhde, aludon në obligueshmërinë.

Cila është urtësia e sexhdes së harresës te i dërguari, sal-Allahu alejhi ue selem?

Harresa e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ue selem ka qenë dhunti nga Allahu për umetin e tij, plotësim i fesë, që ta pasojnë atë gjatë harresës, që nëse ka harruar atëherë në harresën e tij ndërtoheshin dispozitat për harresën që mund t’i ndodhte umetit të tij deri në ditën e Kiametit,[2]urtësia e harresës së të dërguarit salallahu alejhi ue selem është vërtetim i qenies së tij njerëzore, që të mos kenë mundësi ekstremët në dhënien e diç prej cilësive hyjnore në emër të madhërimit të pejgamberit, sal-Allahu alejhi ue selem, për këtë ka thënë: “Unë jam njeri si ju, haroj ashtu si ju haroni, pra kur të haroj më përujtoni”.[3]

Cilat janë shkaqet për të cila duhet bërë sehvi sexhdes?

Sexhdeja e harresës në namaz ka në përgjithësi tre shkaqe:

1-Shtim gjatë namazit: sikur të shton një reqat, apo një sexhde, kijam (qëndrim në këmbë) apo ulje.

2-Mangësi në namaz:si të lë një rukn, apo një vaxhib prej vaxhibeve të namazit.

3-Dyshimi: të hamendet se sa ka falur, tre reqate apo katër, përshembull.

Shtimi në namaz:

– poqëse njeriu në namaz shton një ruku, sexhde, qëndrim në këmbë, apo ulje qëllimisht, namazi i tij nuk është i vlefshëm, sepse nëse shton ka vepruar një namaz në një formë tjetër nga ajo që ka urdhëruar Allahu i Madhëruar dhe i dëguari i Tij sal-Allahu alejhi ue selem, ndërsa pejgamberi, sal-Allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kush vepron një vepër që nuk është sipas fesë tonë, ajo është e refuzuar”.[4]

– nëse ka shtuar diç nga harresa atëherë namazi i tij nuk konsiderohet i pavlefshëm, mirëpo i vepron dy sexhde pas selamit. Argument për këtë është hadithi i Ebu Hurejres radijalahu anhu, kur i dërguari, sal-Allahu alejhi ue selem, dha selam pas dy reqateve në një prej namazeve të ditës, drekën apo ikindinë, e kur ia kujtuan se i dërguari sal-Allahu alejhi ue selem ka lënë diç prej namazit, ka vepruar dy sexhdet pasi që ka dhënë selam.[5]

Mangësia në namaz:

-Të lë mangët një rukn: Nëse ka lënë mangët një rukn prej rukneve të namazit, atëherë:

  1. a) ose të kujtohet para se tëarrin në atë pozitë në reqatin e dytë, në këtë rast duhet të kthehet e të fillon me ruknin dhe më pas të vazhdon me namaz.
  2. b) ose të mos i kujtohet pos pasi të ketë arritur të njëjtën pozitë në reqatin tjetër, në këtë rast reqati i dytë e zevendëson atë reqat që ka lënë mangët një rukn me këtë reqat të dytin, në këto dy raste sexhdet i bën pas selamit.

Përshembull: Një njeri pasi që ka vepruar një sexhde të reqatit të parë është ngritur, nuk është ulur në uljen mes dy sexhdeve dhe nuk e ka vepruar sexhden e dytë, pasi që ka filluar me lexim në reqatin e dytë i është kujtuar se nuk ka bërë sexhde dhe nuk është ulur mes dy sexhdeve, në këtë rast kthehet ulet në uljen mes dy sexhdeve, pastaj e vepron sexhden, pastaj ngrihet dhe e plotëson namazin e tij, dhe vepron sexhden e haresës pas selamit.

Ndërsa shembulli për atë që nuk i kujtohet vetëm pasi të ketë arritur në pozitën e njëjtë në reqatin e dytë: është ngritur në reqatin e parë pasi ka bërë një sexhde, nuk është ulur mes dy sexhdeve dhe nuk ka vepruar sexhden e dytë, mirëpo nuk i është kujtuar pos pasi është ulur mes dy sexhdeve në reqatin që ka vijuar. Në këtë rast reqati i dytë konsiderohet reqat i parë, plotëson namazin dhe jep selam e pastaj vepron dy sexhdet e harresës.

-Të lë mangët një vaxhib: nëse ka vazhduar deri në pozitën e cila vijon, si përshembull të harron të thotë: Subhane rabijel Ala, e nuk i kujtohet vetëm se pasi të është ngritur nga sexhdeja, atëherë ky ka lënë një vaxhib me harresë, vazhdon namazin e tij, dhe vepron dy sexhdet e harresës para selamit. Ngase i dërguari sal-Allahu alejhi ue selem kur harroi teshehudin e parë vazhdoi namazin e tij dhe veproi dy sexhdet para selamit.

Dyshimi në namaz:

Të dyshohet në shtim apo mangësi, si për shembull se a ka falur tre apo katër reqate, atëherë këtu ka dy raste:

-ose të anon kah njëra prej tyre:shtimi apo mangësia, atëherë bazohet në atë që ai është më i sigurt, e plotëson namazin dhe vepron dy sexhdet e harresës pas selamit.

-ose të mos anon kah asnjëra prej tyre, atëherë bazohet në atë që është i bindur e që është në më të voglën, e plotëson namazin dhe vepron dy sexhdet para selamit.

Shembulli i parë, personi që falë namazin e drekës dhe dyshon a është në reqatin e tretë apo të katërt? Por anon se është në të tretën, atëherë e falë edhe një reqat, pastaj jep selam, e më pas i vepron dy sexhdet e harresës.

Shembulli i dytë, personi te i cili dyshimi është i barabartë, falë namazin e drekës dhe dyshon se a është në reqatin e tretë apo të katërt? Nuk anon se është në të tretën apo në të katërtën, atëherë bazohet në atë që është i bindur e që është numri më i vogël, e konsideron reqat i tretë, pastaj e falë edhe një reqat dhe vepron dy sexhdet e harresës para selamit.

Me këtë bëhet e qartë se sexhdeja e haresës është para selamit: nëse le një vaxhib, apo dyshon dhe nuk anon kah njëra prej dy mundësive (shtimi apo mangësia).

Dhe është pas selamit: nëse shton në namaz, lë mangët rukn prej rukneve apo dyshon në numrin e reqateve, por anon ka njëra prej dy mundësive.[6]

Cila është forma e dy sexhdeve të haresës?

Sikur dy sexhdet e namazit, forma e tyre dhe ajo që thuhet në to.[7] Po të kishte ndryshuar diç, do ta sqaronte i dërguari sal-Allahu alejhi ue selem.

Cila është dispozita e dy sexhdeve të harresës në namazin vullnetarë për atë që le një vaxhib të këtij namazi?

Është vaxhib.

Nëse thotë ndokush, ju po obligoni sexhden e harresës në namazin vullnetarë, nëse lë një vaxhib prej vaxhibateve të namazit, ndërsa namazi është jo obligativ?

Përgjigjja është: Po, është e obliguar, pasi që i është ngatërruar atij namazi, duhet ta kryejë atë në formë të përputhshme me fenë, përndryshe është prej atyre që përqeshet me namazin, nëse nuk dëshiron të falet atëherë në fakt ai nuk falet, por të luan e të kryej një nafile të mangët, e pastaj të thotë: nuk obligohet, kjo nuk pranohet prej tij, se sexhdeja e harresës është e ligjësuar për namazin farz (obligativ) dhe nafile (vullnetar). Bazuar në fjalën e të dërgarit sal-Allahu alejhi ue selem: “Nëse harron ndonjëri prej jush le të vepron dy sexhde[8]

Transmeton Atau nga ibn Abasi radijallahu anhu, të ketë thënë: “Nëse ke gabuar në namazin nafile atëherë vepro dy sexhde”.[9]

Sexhdeja e harresës a ka tekbir fillestar?

Ajo që shihet prej haditheve është se mjaftohet me tekbirin e sexhdes, këtë e thonë shumica e dijetarëve.

Nëse përsëritet harresa në namaz, si duhet vepruar?

Nuk detyrohet pos se me dy sexhde, sipas shumicës së dijetarëve, ngase nuk është transmetuar nga i dërguari sal-Allahu alejhi ue selem, e as nga një prej shokëve të tij se kanë përsëritur sexhden e harresës. Hadithi që i dërguari sal-Allahu alejhi ue selem ka lënë teshehudin e parë është argument sepse në teshehud ka dy vaxhibe, pra harresa është dy herë, ulja dhe thënja e teshehudit, ndërsa nuk është konfirmuar nga i dërguari salallahu alejhi ue selem fjalë apo vepër se ka vepruar dy sexhde të harresës për çdo haresë në namaz.

Nëse sexhdeja e harresës duhet vepruar pas selamit, a duhet të japim përsëri selam?

Po, edhe nëse është sexhdeja e harresës pas selamit, obligohet të jep selam përsëri.[10]

Si duhet të sillet njeriu që harron gjatë namazit kur falet me imam? Shiko, përgjigjen e pyetjes; Sehvi sexhdeja kur imami apo xhemati gabon në namaz.

Përgatiti: Shpend Zeneli

[1] Fjalori “Lisan Arab” 2/2137

[2] Nga libri “Zad Mead” 1/186.

[3] E transmeton Buhariu dhe Muslimi.

[4] E transmeton Muslimi 1718.

[5] E transmeton Buhariu 482 dhe Muslimi 573.

[6] Na libri “Mexhmu’u fetava” të shejh ibn Uthejminit 14/14-16.

[7] Fetva e Komisionit të Përhershëm 5/428.

[8] Transmeton Muslimi 402.

[9] Transmetimin e ka vërtetuar ibn Ebi Mundhir në librin “Evsat” 3/325. (nga libri “Sahih fikh sune” të dijetarit Kemal ibn Sejid Salim 1/467)

[10] Nga libri “Mexhmu’u fetava” të shejh ibn Uthejminit, Allahu e mëshiroftë.

0 1961
  1. Kush është për qëllim në fjalën e Allahut: ” Atë (vahjin) ia ka mësuar atij (Muhamedit) një engjëll shumë i fuqishëm.” (Sure en Nexhm: 5)?
  2. – Fjala është për Xhibrilin, alejhi selam.
  3. Çfarë është për qëllim me shprehjen e cila ka ardh në Kur’an Darul Bevar (Shtëpia e shkatërrimit) ?
  4. – Është për qëllim Xhehenemi. (Shiko: Suren Ibrahim: 28).
  5. Kush i lajmroi kurejshitët se Omer ibn Hatabi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- e ka pranuar Islamin?
  6. – Sahabiu, Xhemil ibn Ma’mer,- Allahu qoftë i kënaqur me të.
  7. Kush ishte ai i cili i luftoi muslimanët prej mëngjesit deri në drekë, pastaj pranoi Islamin pas drekës dhe luftoi të njejtën ditë kundër jobesimtarëve?
  8. – Sahabiu i nderuar, Xhunejd ibn Sa’di,- Allahu qoftë i kënaqur me të.
  9. Kush ishte ai që për të u lut pejgamberi, alejhi selam, me këtë dua: ” O Allau im! Forcoje në Fe dhe bëje sebeb që njerëzit ta pranojnë Islamin përmes tij”,-?
  10. – Sahabiu i nderuar, Xherir Ibn Abdilah,- Allahu qoftë i kënaqur me të.
  11. Kush ishte sahabiu i cili ishte i njohur si Jusufi, alejhi selam, i këtij umeti?
  12. – Sahabiu i nderuar, Xherir Ibn Abdilah,- Allahu qoftë i kënaqur me të.
  13. Cila ishte gruaja të cilës pejgamberi alejhi selam ia ndryshoi emrin e saj, e cila quhej Asija !?
  14. – Emri i saj ishte Asija, pejgamberi alejhi selam ia ndërroi dhe e përgëzoi me emrin e ri Xhemile. Emri i plotë i saj: Xhemile binti (vajza e) Thabit el Evsit. Më vonë u bë grua (u martua) me Omer ibn Hatabin,- Allahu qoftë i kënaqur me të.
  15. Cilat krijesa jetonin në tokë para krijimit të Ademit alejhi selam?
  16. – Exhinët.
  17. Cilën nga ditët e javës ndodh kijameti ?
  18. – Ditën e Xhuma.
  19. Kush është kulminacioni i Islamit?
  20. – Xhihadi (lufta në rrugën e Allahut).
  21. Ceke një nga emrat e Xhehenemit?
  22. – El Xhehim (zjarr i flakëruar).
  23. Në cilin vend rritet pema e Zekumit?
  24. – Në Xhehenem.
  25. Cekë një nga gjërat që e prishin Itikafin?
  26. – Mardhëniet intime me gruan.
  27. Cila sure në Kur’an posedon dy sexhde?
  28. – Sureja el Haxh.
  29. Për cilën tokë (vend) tha pejgamberi alejhi selam, se ajo është toka e drejtësisë (është aty ku mbreti udhëheq me drejtësi)?
  30. – Vendi i Abisinisw.
  31. Kush janë nipat e pejgamberit, alejhi selam?
  32. – Hasani dhe Husejni,- Allahu qoftë i kënaqur me dytë.
  33. Cilat gra i ka pejgamberi alejhi selam motra prej qumwshtit?
  34. – Enisa binti (vajza) Sa’d dhe Hudhafete binti el Harith.
  35. Në cilën shpellë u vetmonte pejgamberi alejhi selam dhe adhuronte Allahun?
  36. – Në shpellën Hira.
  37. Cila luftë ndodhi në vitin e tetë hixhrij?
  38. – Lufta e Hunejnit.
  39. Përmende njërin nga katër medh’hebet më të njohura dhe më të përhapura në botë?
  40. – Medh’hebi Hanefi.

AUTOR: FET-HU RRAHMAN MUHAMED HASEN EL XHEMIL

NGA ARABISHTJA: SUAD B. SHABANI.

0 1550

Motër e ndershme ruaju, ruaju te jesh sikurse këto:

E zbukuruar dhe me makijazh…
E mbuluar dhe me sjellje te këqija ndaj fqinjëve dhe shoqeve…
E mbuluar dhe e parfymosur në vend publik…
E mbuluar dhe me rroba te ngushta…
E mbuluar dhe me rroba te tejdukshme…
E mbuluar dhe me rroba te zbukuruara…
E mbuluar dhe nuk përmbush obligimet e bashkëshortit dhe shtëpisë…
E mbuluar dhe ngrit zërin larte duke qeshur…
E mbuluar dhe nuk i buzëqesh shoqeve asnjëherë…
E mbuluar dhe asnjë nate nuk e llogariten veten për mëkatet e bëra…
E mbuluar dhe ende flet e përzihet me meshkuj sikurse injorantet e tjera…
E mbuluar dhe shkon ne sallone dasmash ku muzika shurdhon veshet
E mbuluar dhe udhëton e vetme ne distance te largët pa mahrem…
E mbuluar dhe nuk din te lexon Kuran …

Përshtati: Valdet Kamberi

0 2016

Falënderimi i takon vetëm se Allahut, Atë e lavdërojmë dhe vetëm nga Ai falje dhe ndihmë kërkojmë. Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë përveç Allahut dhe paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi imamin e Pejgamberëve dhe shëmbëlltyrën e shpenzuesve dhe modelin e të devotshmëve Muhamedin birin e Abdullahit dhe robin e Allahut.

Shumë ajete të Kuranit aludojnë në dashurinë dhe përkujdesjen e Allahut ndaj të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam, ku Allahu nganjëherë e lavdëron dhe e përshkruan me cilësitë më të bukura dhe më të plota, nganjëherë betohet në jetën e tij, e nganjëherë e urdhëron Umetin e tij me madhërimin dhe me respektimin e tij dhe dërgimin e salavateve të shumta mbi të.

Në vazhdim do t’i cekim disa ajete ku në to paraqitet dashuria dhe përkujdesja e Allahut ndaj të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam, dhe nga ato ajete e veçojmë fjalën e Allahut: “O Profet! Ne të kemi dërguar ty si dëshmitar, sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues; njëkohësisht (të kemi çuar) si thirrës, që i fton njerëzit në rrugën e Allahut me urdhrin e Tij dhe si pishtar ndriçues“. Ahzab 45-46.

Thënia “dëshmitar” sipas njërit mendim është se Muhamedi, alejhi salatu ue selam, do të jetë dëshmitar vetëm se përmbi Umetin e tij kurse sipas mendimit tjetër do të jetë dëshmitar përmbi të gjitha Umetet ashtu siç tha edhe vet i Dërguari i Allahut,alejhi salatu ue selam: “Ditën e Kiametit thirret Nuhi, alejhi selam, nga Allahu dhe i thotë: A e ke përcjellur Mesazhin? Nuhi, alejhi selam, thotë: Po. Atëherë i thuhet popullit të Nuhit se a ju ka përcjellur Mesazhin? Populli thotë: Nuk na ka ardhur neve qortues. Allahu atëherë i thotë Nuhit: Kush është dëshmitar për ty? Nuhi thotë: Muhamedi, alejhi selam, dhe Umeti i tij. Atëherë dëshmojnë (Muhamedi, alejhi selam, dhe Umeti i tij) se Nuhi e ka kryer misionin e tij. Pataj e lexoi fjalën e Allahut:Kështu, Ne ju kemi bërë një bashkësi të drejtë, që të bëheni dëshmitarë përmbi njerëzit“. Bekare 143.

Allahu, azze ue xhel, poashtu tha: “Si do të bëhet kur prej çdo populli të sjellin dëshmitarë dhe të të sjellin ty (o Muhamed!) për dëshmitar mbi të gjithë ata?!”. Nisa 41.

Muhamedi, alejhi salatu ue selam, është përgëzues me xhenet për ata i që nënshtrohen dhe paralajmërues me dënim të rreptë për ata që nuk i nënshtrohen: “njëkohësisht (të kemi çuar) si thirrës, që i fton njerëzit në rrugën e Allahut me urdhrin e Tij dhe si pishtar ndriçues“. Ahzab 46. Ai thirr në fenë e Allahut, e qartëson të vërtetën nga e kota dhe udhëzimin nga devijimi.

Allahu ia lavdëroi gjuhën e tij dhe tha: “Ai nuk flet sipas qejfit të vet, por ajo (që thotë) është vetëm shpallje hyjnore, që i vjen atij”. Nexhm 3-4.

Ia lavdëroi shikimin e tij dhe tha: “Shikimi i tij nuk u shmang dhe as nuk e kaloi masën”. Nexhm 17.

Ia lavdëroi mësuesin e tij dhe tha: “Atë ia ka mësuar atij një (engjëll) shumë i fuqishëm (Xhibrili)“. Nexhm 5.

Ia lavdëroi rrugën e tij dhe tha: “Ti, me të vërtetë, udhëzon në rrugën e drejtë”. Shura 52.

Ia lavdëroi moralin e tij dhe tha: se ti je me virtyte madhore”. Kalem 4.

Allahu e urdhëroi Umetin e tij me nderimin dhe lavdërimin e tij dhe tha: Me të vërtetë, Ne të kemi dërguar ty (Muhamed)dëshmitar, sjellës të lajmeve të mira dhe paralajmërues, që t’i besoni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, që ta ndihmoni eta nderoni atë (Muhamedin alejhi salatu ue selam) dhe që ta lavdëroni Atë (Allahun) me namaz në mëngjes dhe mbrëmje“. Fet’h 8-9.

Nga nderimi dhe respektimi i tij është mos nxitimi para urdhrit të tij ashtu siç na mëson Allahu dhe thotë: “O ju që keni besuar! Mos nxitoni para (urdhrit të) Allahut dhe të Dërguarit të Tij“. Huxhurat 1.

Nga madhërimi dhe respektimi i tij është mos ngritja e zërit tonë mbi zërin e të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, ashtu siç thotë edhe Allahu: O ju që keni besuar! Mos e ngrini zërin tuaj mbi zërin e Profetit dhe mos i flisni atij me zë të lartë, siç bëni me njëri-tjetrin, në mënyrë që të mos ju humbin veprat tuaja pa e ndier ju fare”. Huxhurat 2.

Nga respekti i tij është edhe mos thirrja e tij ashtu siç e thërrisnin njëri tjetrin dhe thonin: O Muhamed, o Ebu Kasim. Allahu ua ndaloi këtë dhe i urdhëroi që ta thërrasin me epitetin e Profecisë dhe filluan ta thërrasin. O lajmëtar i Allahut, o i Dërguari i Allahut.

Nga shenjë respekti i tij është dhënia e lëmoshës para këshillimit me të ashtu siç thotë edhe Allahu: “O besimtarë, kur të doni të këshilloheni me të Dërguarin, para këshillimit, jepni lëmoshë, kjo është më mirë dhe më pastër për ju. Po, nëse nuk keni, Allahu me të vërtetë, është Falës dhe Mëshirëplotë”. Muxhadeleh 12.

Nga respektimi i tij është edhe ajo kur ata gjenden me atë në një punë të përbashkët nuk largohen para se të kërkojnë leje prej tij: “Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata që besojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe të cilët, kur gjenden me atë (të Dërguarin) në një punë të përbashkët, nuk largohen para se të kërkojnë leje prej tij”. Nur 62.

Nga respektimi tij është edhe respektimi i etikës së vizitës kur të vizitohet i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ashtu siç thotë Allahu: “O besimtarë, mos hyni në shtëpitë e të Dërguarit, përveç rastit kur ju është dhënë leje për të ngrënë, por jo të pritni përgatitjen e tij (ushqimit)!”. Ahzab 53.

Ajo që aludon në dashurinë dhe përkujdesjen e Allahut ndaj të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam, është thënia e Allahut:“dhe ta ngritëm lart emrin?!”. Inshirah 4.

Nga ngritja e emrit të tij është se kur robi e përmend emrin e Allahut sikurse në ezan apo hutbe apo ndokund tjetër e përmend edhe emrin e të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam.

Nga ajo është edhe largimi i ofendimit dhe nënçmimit të Pejgamberit, alejhi salatu ue selam, nga ana e Kurejshëve.

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell nga Muhamedi, alejhi salatu ue selam,  të ketë thënë: A nuk çuditeni se si e largon Allahu nga unë sharjen dhe mallkimin e Kurejshëve, ata e shajnë një Mudhem-mem (njeri i ultë i qortuar i palavdëruar) e une jam Muhamed (i Lavdëruari te i cili janë tubuar të gjitha cilësitë e mira).

Kurejshët kur e thërrisnin Muhamedin, alejhi salatu ue selam, ia ndërronin emrin i cili aludonte në cilësi të mira dhe të ndershme dhe thonin: Allahu e mallkoftë Mudhem-mem (njeri i ultë i qortuar i palavdëruar).

Ajo që aludon në dashurinë e Allahut ndaj të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam, është butësia me të, të cilën e cek Allahu në librin e Tij: Allahu të fal ty që u lejove atyre të mungojnë”. Teube 43.

Poashtu në ajetin: “Ai u vrenjt dhe ktheu kurrizin, kur i erdhi pranë i verbri. E ku e di ti, ndoshta ai dëshironte të pastrohej (nga gjynahet) ose të merrte këshillë, e këshilla t’i sillte dobi atij?!“.  Abese 1-4.

Ajo çka aludon në dashurin e Allahut ndaj të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam, dhe mëshirën e Tij është thënia e Allahut:“Tâ, Hâ. Ne nuk ta kemi shpallur Kuranin ty (o Muhamed), për të të munduar“. Taha 1-2.

I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, nga dashuria e madhe që e ndjente ndaj Allahut dhe adhurimit të Tij  falte namaz nate deri sa ju ënjteshin këmbët e tij dhe Allahu e mëshiroi dhe e zbriti ajetin: “Tâ, Hâ. Ne nuk ta kemi shpallur Kuranin ty (o Muhamed), për të të munduar“. Taha 1-2.

Nga ajetet që aludojnë në mëshirë të Allahut ndaj tij e kemi edhe ajetin: “Ne e dimë se ty të zemëron ajo që thonë ata. Në të vërtetë, nuk je ti ai që po mohojnë ata, por keqbërësit po mohojnë shpalljet e Allahut”. Enam 33.

Nga mëshira e Allahut ndaj të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam, i tha që të mos mërzitet nga përgënjeshtrimi që ia bënin populli i tij dhe i zbriti ajete ku në to tha: “Ne e dimë se ty të zemëron ajo që thonë ata. Në të vërtetë, nuk je ti ai që po mohojnë ata” Enam 33. Kjo për arsye se Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ishte i sinqerti dhe besniku dhe jobesimtarët e kishin besim se ai nuk gënjen për Allahun por ata i mohonin argumentet e Allahut dhe mohimi nuk bëhet vetëm se pas njohjes ashtu siç e cekë edhe Allahu në Kuran: “Kështu, ata i mohuan ato padrejtësisht dhe me mendjemadhësi, edhe pse shpirti i tyre i besonte për të vërteta”. Neml 14.

Nga ajo që aludon në dashurinë e Allahut ndaj të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam, kënaqësia e Allahut me të ashtu siç thotë edhe Allahu në Kuran: “Ne të pamë ty (Muhamed) që vazhdimisht drejtoje shikimin nga qielli. Mirë pra, Ne do të të kthejmë ty nga kibla që të kënaq ty. Prandaj, ktheje fytyrën tënde nga Xhamia e Shenjtë (Qabeja)!”. Bekare 144.

I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, në fillim u fal kah Bejtul Makdesi shtatëmbëdhjetë apo tetëmbëdhjetë muaj dhe dëshira e tij ishte që të kthehet kah Qabeja e Ndershme dhe Allahu i zbriti ajete ku tha: “Ne të pamë ty (Muhamed) që vazhdimisht drejtoje shikimin nga qielli”. Bekare 144.

Nga ajo që aludon në dashurinë e Allahut ndaj të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam, është edhe surja Duha. Thuhet se shkaku i zbritjes së këtij ajeti ka qenë se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, e kishte pas lënë namazin e natës për disa arsye të disa pengesave që i kishte në ato momente dhe Umu Xhemil, gruaja e Ebu Lehebit, kishte pas thënë se ky shoku i juaj e ka lënë namazin dhe Allahu e zbriti në mbrojtje të Dërguarit të Tij suren Duha.

Nga ajo që aludon në dashurinë e Allahut ndaj të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam, është se Allahu është betuar në jetën e tij dhe ka thënë: “Betohem për jetën tënde (o Muhamed), se ata ishin vërtet të përhumbur në dehjen e tyre!”. Hixhr 72.

Imam Taberiu, Allahu e mëshiroftë, thotë. “Allahu nuk është betuar në jetën e askujt tjetër përveç se në jetën e Muhamedit, alejhi salatu ue selam, dhe jeta e tij është meritore për të betuar në të duke pasur parasysh hajrin e përgjithshëm dhe të veçantë në të”.

Nga ajo që aludon në dashurinë dhe respektin e Allahut ndaj të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam, është edhe thënia e Allahut: “Betohem për këtë vend, në të cilin ti je i lirë (o Muhamed)“. Beled 1-2.

Vendi i cekur në ajet është Mekja. Ky është vendi më i ndershëm dhe është rritur ndershmëria e tij me qëndrimin e Muhamedit, alejhi salatu ue selam, në të.

Nga ajo që aludon në dashurinë dhe respektin e Allahut ndaj të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam, është se Allahu na urdhëroi me një çështje nga e cila Ai vet filloi i pari e pastaj melekët e Tij dhe nuk ka në gjithë Kuranin ndonjë urdhër ligjor në këtë formë: “Vërtet, Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me selam!. Ahzab 56.

Nga ajo që aludon në dashurinë dhe përkujdesjen e Allahut ndaj të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam, është thënia e Allahut: “I Cili e sheh qëndrimin tënd në këmbë (gjatë namazit) dhe lëvizjet e tua midis atyre që përulen në sexhde”.Shuara 218-219.

Nga ajo që aludon në dashurinë dhe përkrahjen e Allahut ndaj të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam, është thënia e Allahut:“Nëse ju nuk e ndihmoni atë (Muhamedin, alejhi salatu ue selam), Allahu tashmë e ka ndihmuar ditën kur atë e dëbuan mohuesit vetë të dytin, kur ishin në shpellë e ai i thoshte shokut të vet (Ebu Bekrit): “Mos u mërzit, se Allahu është vërtet me ne”. Teube 40.

Nga ajo që aludon në dashurinë dhe respektin e Allahut ndaj të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam, është thënia e Allahut:“Ne të mjaftojmë ty kundër atyre që të tallin”. Hixhr 95.

Allahu garantoi se Ai do t’i dënon të gjithë ata që tallen me të Dërguarin e Tij, alejhi salatu ue selam.

Kur i tha atij Ebu Lehebi tu thafshin duart tërë ditën a për këtë na tubove? Allahu zbriti ajete ku tha: “Ju thafshin duart Ebu Lehebit dhe u thaftë në gjithçka! Nuk do ta ndihmojnë atë as pasuria dhe as fitimet e tjera. Ai, me siguri, do të hidhet në zjarrin me flakë të tërbuara, po ashtu edhe gruaja e tij, që mbart drutë e zjarrit, në qafën e saj do të ketë një litar prej fijesh palme”. Mesed 1-5.

Çdo musliman deri Ditën e Kiametit do ta lexon këtë ajet: “Ju thafshin duart Ebu Lehebit”. Mesed 1.

Poashtu ia  mbrojti nderin të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam, në rastin e shpifjes ndaj Aishes, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, dhe zbriti ajete të cilat do të lexohen deri Ditën e Kiametit.

SHEJH AHMED FERID

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

NA NDIQNI NË