Arhiva MujoreDecember 2014

0 6083

Detyrim i çdo muslimani është që ta njohë të Dërguarin e tij, alejhi salatu ue selam, ta njohë prejardhjen e tij fisnike, vendlindjen e tij fisnike, pamjen e tij të bukur, virtytet e tij bujare, etj, dhe çdo herë që shtohet dija e muslimanit mbi të Dërguarin e Allahut, alejhi salatu ue selam, aq më shumë i shtohet dashuria ndaj të Dërguarit të tij, alejhi salatu ue selam, e pason më shumë traditën e tij dhe i nënshtrohet sheriatit të tij. Në këtë na nxiti dhe na këshilloi Allahu i Madhëruar dhe tha:“Thuaj (o Muhamed): “Unë ju këshilloj vetëm një gjë: ngrihuni sinqerisht për Allahun, dy nga dy ose një nga një, e pastaj gjykoni për shokun tuaj (Muhamedin) që nuk është i çmendur”. Sebe 46.

 Allahu i Madhëruar na lajmëroi se jobesimtarët po të kishin gjykuar në sinqeritetin dhe besnikërinë e Muhamedit, alejhi salatu ue selam, dhe në atë që u dallonte ai nga besnikëria para shpalljes  dhe po ta kishin njohur fisnikërinë e  prejardhjes dhe vendlindjes së tij, do t’i besonin atij, dhe për këtë arsye Allahu tha: “Apo ata nuk e kanë njohur të Dërguarin e tyre, prandaj e mohojnë atë?”. Muminun 69.

Mjaftonte që vetëm ta shikosh një herë në fytyrën e tij fisnike dhe të bindesh në sinqeritetin e tij. Kjo edhe ndodhi me Abdullah ibën Selam kur i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, bëri hixhret për në Medine, e shikoi në fytyrën e tij dhe i tha: “Unë dëshmoj se fytyra jote nuk është fytyrë gënjeshtari”.

Nëse shenjat e devotshmërisë dhe dritës së besimit paraqiten në fytyrat e njerëzve të mirë dhe të devotshmëve, atëherë si është me më të mirin e të devotshmëve dhe imamin e tyre, Muhamedin, alejhi salatu ue selam. Për këtë arsye muslimani detyrohet ta njeh të Dërguarin e tij, alejhi salatu ue selam, derisa ta njeh vlerën e tij dhe të vepron me atë që detyrohet ndaj tij,alejhi salatu ue selam.

Imam Tahaviu, Allahu e mëshiroftë, duke e qartësuar se si duhet të jetë besimi i muslimanit në të Dërguarin e Allahut, alejhi salatu ue selam, thotë: “Muslimani duhet të beson se Muhamedi është robi i Allahut i zgjedhur, Lajmëtari i Tij dhe i Dërguari i Tij i  dalluar, vula e Pejgamberëve, imam i të devotshmëve, zotëria i të Dërguarve, i dashuri i Zotit të botëve, dhe çdo pretendim i Profecisë pas tij është e kotë dhe pabazë dhe ai është i Dërguar i njerëzve dhe xhindeve me të vërtetën dhe udhëzim  dhe me dritë dhe me shkëlqim”.

Çdo gjë në të Dërguarin e Allahut, alejhi salatu ue selam, thërret në dashurinë e tij, ai është njeriu me prejardhje më të ndershme dhe poashtu të Dërguarit, ata janë me prejardhje më të ndershme në mesin e njerëzve. I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, thonte: “Allahu dalloi fisin Kinan nga bijtë e Ismailit, dalloi fisin Kurejsh nga Kinanët, nga Kurejshët dalloi lozën e Hashimit, kurse mua më dalloi nga familja Beni Hashim”.

Ibën Halduni, Allahu e mëshiroftë, e cek në fjalimin e tij rreth shenjave të Profecisë se nga shenjat e tyre poashtu është të jenë me origjinë më fisnike në mesin e popujve të tyre.

Hirakli kur e pyeti Ebu Sufjanin për origjinën e Muhamedit, alejhi salatu ue selam, dhe Ebu Sufjani iu përgjigj se ai në mesin tonë është me prejardhje më të ndershme. Atëherë Hirakli i tha se unë të pyeta për origjinën e tij dhe e përmende se ai është me i miri në mesin e juaj, kështu janë të Dërguarit e Allahut, më të mirët me origjinë në mesin e popujve të tyre.

Baballarët e Muhamedit, alejhi salatu ue selam, ose kanë qenë Pejgamber si Ibrahim dhe Ismaili, alejhim selam, ose burra me pozita dhe me nder të lartë në mesin e popujve të tyre.

Umu Hani, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, përcjell se Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Allahu i dalloi Kurejshët nga të tjerët me shtatë veçori që nuk i janë dhënë askujt para tyre dhe as do t’i jepen dikujt pas tyre: Pejgamberia është tek ata, hilafeti është tek ata, veshja e Qabesë është tek ata, dhënia ujë haxhilerëve është tek ata, ngadhënjyen me ndihmën e Allahut ndaj ushtrisë së pronarëve të elefantëve dhe të vetmit ata e adhuruan Zotin për shatë vjet, (në një transmetim tjetër për dhjetë vjet), kur të tjerët nuk e adhuronin (fjala është për të parët në Islam si Ebu Bekri, Aliu, etj.), dhe enkas për ta, pra Kurejshët, ka zbritur një kaptinë e posaçme nga Kurani, në të cilën nuk përmendet askush tjetër përveç tyre: “(Shkatërrimin e njerëzve të elefantit Allahu e bëri) për të mbrojtur fisin Kurejsh”. Kurejsh 1.

Ai, alejhi salatu ue selam, është Ebu Kasim Muhamed ibën Abdullah ibën Abdul Mutalib ibën Hashim ibën Abdumenaf  ibën Kusaj ibën Kilab ibën Mureh ibën Kab ibën Luej ibën Galib ibën Fahër – i quajtur Kurejsh, sipas tij, fisi mori emrin, ibën Malik ibën Nadar ibën Kenaneh ibën Huzejme ibën Mudrikeh ibën Ilijas ibën Mudar ibën Nazar ibën Mead ibën Adnan. Kurse Adnani padyshim se është prej bijve të Ismailit birit të Ibrahimit, alejhim selam.

Vendlindja e tij është Mekja, vendi më fisnik në tokë dhe vendi më i dashur tek Allahu dhe tek i Dërguari i Tij, alejhi salatu ue selam, dhe namazi në Harem është i barabartë me njëqind mijë namaze në xhamitë tjera përveç xhamisë së Pejgamberit,alejhi salatu ue selam, në Medine dhe xhamisë së Aksas.

Kurse sa i takon emrave të tij, alejhi salatu ue selam, thuhet se i ka nëntëdhjetë e nëntë emra.

Xhubejr ibën Mutim përcjell nga baba i tij, Allahu qoftë i kënaqur nga ta, se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam,  ka thënë: “Unë i kam pesë emra. Unë jam Muhamed, Ahmed, El-Mahi- Ai me të cilin Allahu e fshin kufrin, El-Hashir- personi në shenjat e këmbëve të të cilit Allahu do t’i ngjallë njerëzimin, El-Akib-pas të cilit nuk ka profet tjetër”.

Nga emrat e tij që janë përmendur në Kuran janë. “I mëshirshëm, pishtarë ndriçues, përgëzues, qortues, thirrës kah Allahu, besnik, i mbuluar, i mbështjellur, udhëzues, i sinqertë, i Dërguar i pendimit, i Dërguar i mëshirës, etj”.

Nofka e tij ishte Ebu Kasim (Baba i Kasimit) sipas emrit të djalit të tij të madh i cili ishte më i madhi nga fëmijët dhe i cili vdiq para shpalljes dhe kjo nofkë nuk futet në mesin e emrave të tij.

Përcjell Enes ibën Malik, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, se Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ishte në treg dhe një njeri i tha: O Ebu Kasim. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, u kthye dhe i tha. “Vini emrin tim, por mos vini nofkën time”.

Kurse sa i takon grave të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, numri i dakorduar rreth grave të tij është njëmbëdhjete. Dy prej tyre kanë vdekur duke qenë i gjallë Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, dhe emrat e tyre janë : Hatixhe, Seuda, Aishe, Umu Habibe, Umu Seleme, Zejneb bint Xhehsh, Mejmuneh, Xhuvejrijeh, Safijeh, dhe dy ishin robëresha Marija dhe Rejhaneh bint Zejd dhe thuhet bint Shemun, Allahu qoftë i kënaqur nga ato.  

Kurse sa i takon fëmijëve të tij, alejhi salatu ue selam, ai i kishte shtatë fëmi, tre djem e katër vajza.

Djemtë ishin: Kasimi i cili ka qenë djali i parë i Pejgamberit, alejhi salatu ue selem, i cili ka lindur përpara se t’i zbriste shpallja dhe ka vdekur duke qenë fëmijë, ndërsa disa thonë se ka jetuar deri në atë moshë kur ka mundur të kalërojë.

Abdullahu, ka qenë djali i dytë i Pejgamberit, alejhi salatu ue selem, i cili ka lindur pas shpalljes së Islamit, dha ka vdekur qysh duke qenë fëmijë.

Ibrahimi, është djali i tretë i Pejgamberit, alejhi salatu ue selem, i cili ka lindur në vitin e tetë hixhrij, dhe i cili ka vdekur si foshnje shtatëmbëdhjetë apo tetëmbëdhjetë muajsh.

Vajzat ishin: Zejnebi, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, e cila ka qenë vajza më e madhe e Pejgamberit, alejhi salatu ue selem. Ka lindur pesë vite pas martesës së tij, ndërsa ka vdekur në fillim të vitit të tetë të hixhrij. Dhe e martoi Ebu As ibën Rebia,Allahu qoftë i kënaqur nga ai.  

Rukija, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, e cila ka lindur tre vite pas Zejnebit, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, ndërsa ka vdekur në kohën e Betejës së Bedrit dhe ishte gruaja e Othman ibën Afanit, Allahu qoftë i kënaqur nga ai.

Umu Kulthumi, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, ka lindur pas Rukijes dhe ka vdekur në vitin e nëntë hixhrij dhe poashtu ka qenë gruaja e Othman ibën Afanit, Allahu qoftë i kënaqur nga ai. .

Fatimja, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, ka lindur pesë vite para shpalljes së Islamit, ndërsa ka vdekur gjashtë muaj pas vdekjes së Pejgamberit, alejhi salatu ue selem, dhe është martuar me Aliun, Allahu qoftë i kënaqur nga ai.

Kurse sa i takon pamjes së tij të bukur dhe cilësive të tij larta:

Ai, alejhi salatu ue selam, ishte i bukur dhe tërheqës. Me sy të zi, me shikim të thellë të rrethuar me qepalla të dendura dhe të gjata. Në zërin e tij ndihej ngjirje. Me qafë të gjatë. Symadh. Sysurmë. Me vetulla të gjata e të bukura, as të holla e as të trasha. Me flokë shumë të zeza. Kur heshte, u shquante qëndrimi i tij dinjitoz dhe maturia, e kur fliste, e frymëzonte shkëlqimi dhe eleganca. Njeriu më i bukur dhe më elegant prej së largu, e edhe më i bukur dhe më tërheqës prej së afërmi. Ka pasur gojë të bukur dhe sy të mëdhenj. Nuk ka qenë i trashë. Ka qenë shtat mesatar, shpatullgjerë. Flokët i kishte të gjata gjer te pulpat e veshëve. I kishte flokët gjysmë kaçurrela të zeza, si dhe mjekrën e dendur dhe të zezë. Më parë flokët i mbante të lëshuar, nga dëshira që t’i imitonte Pejgamberët e mëhershëm, e pastaj i mblidhte në kokë. Kur gëzohej, fytyra i shndriste sikur të ishte një copë hëne.

Enesi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, thotë: “As ambrit as miskut nuk i vinte erë më e këndshme se e lëkurës së Muhamedit,alejhi salatu ue selam“.

Allahu i Madhëruar e ruajti dhe e mbrojti të Dërguarin e Tij, Muhamedin, alejhi salatu ue selam, para shpalljes në fëmijërinë e tij nga fëlliqësirat e injorancës. U kujdes për të, e zgjodhi në mesin e njerëzve, ia ngriti vlerën dhe emrin dhe nga ajo mbrojtje ishte mbrojtja e tij nga idhujtaria dhe ai nuk e adhuroi askënd tjetër përveç Allahut. Përcillet se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, i kishte pas thënë Hatixhes: “Oj Hatixhe, pasha Allahun nuk e adhuroj Latin dhe Uzën( dy idhuj që adhuroheshin nga Kurejshët)”.

Poashtu ai, alejhi salatu ue selam, nuk i hante kafshët të cilat thershin për idhujt e jo për Allahun.

Poashtu ai, alejhi salatu ue selam, para shpalljes qëndronte ditën e Arafatit në Arafat në kundërshtim me atë që e shpikën populli i tij nga mos qëndrimi i tyre në Arafat dhe më vonë edhe sheriati i Muhamedit, alejhi salatu ue selam, erdhi me ligjin e qëndrimit në Arafat ditën e Arafatit ashtu siç tha edhe Allahu i Madhëruar: “Mandej, kthehuni, siç kthehen të gjithë të tjerët”. Bekare 199.

Xhubejr ibën Mutim, Allahu qoftë i kënaqur nga ai,  tregon: “Ditën e Arafatit më humbi deveja dhe dola për ta kërkuar, kur pashë Pejgamberin, alejhi salatu ue selam,  duke qëndruar në Arafat. Thashë me vete: “Për Allah! Ai është nga Hums. Ç’do ai këtu? Ç’e ka sjellë atë këtu?”.

Poashtu Allahu e mbrojti nga shpalosja e pjesëve të turpshme apo të paraqitet lakuriq.

Xhabir ibën Abdullahu, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell dhe thotë: “Kur është rindërtuar Qabeja, ka shkuar Pejgamberi, alejhi salatu ue selam,  dhe Abbasi të bartin gurë, dhe Abbasi i ka thënë Pejgamberit, alejhi salatu ue selam: “Vëre një teshë në qafë”. Ai pastaj është rrëzuar për tokë i trullosur, me sy të drejtuar kah qielli dhe ka thënë: “Më jep pjesën e poshtme të teshave të mia. Më jep pjesën e poshtme të teshave të mia”. Pastaj e shtrëngoi rreth vetes”.

Kurse sa i takon lindjes së tij, alejhi salatu ue selam: u lind në familjen Beni Hashim në Mekë, në mëngjesin e ditës së hënë, më nëntë rebiul evel, thuhet poashtu tetë, dhjetë, dymbëdhjetë, dhe në këtë të fundit anojnë shumica e dijetarëve, në vitin e parë të ngjarjes me “elefantin”, ose dyzet vjet pas sundimit të mbretit persian Kisras.

Gruaja që ndihmoi në lindjen e tij emërtoheshe me emrin Umu Ejmen kurse gruaja e parë që i ka dhënë gji, pas nënës së vet, ka qenë Thuvejbia, e mbrojtura e Ebu Lehebit.

I është thënë të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, se si është fillimi i çështjes tënde?

Është përgjigjur, alejhi salatu ue selam: “Unë jam lutja e Ibrahimit, përgëzimi i Isait, dhe nëna ime ka parë se nga ajo ka dalë një dritë e madhe, nga e cila kanë shkëlqyer pallatet e Shamit”.

Thënia e tij lutja e Ibrahimit, alejhi selam, është thënia e Allahut: “O Zoti ynë! Dërgo tek ata një të dërguar nga gjiri i tyre, që t’u lexojë shpalljet e Tua, t’ua mësojë Librin dhe Urtësinë (rregullat e fesë) e t’i pastrojë (nga gjynahet)! Vërtet, Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti!”. Bekare 129.

Përgëzimi i Isait, alejhi selam, është ai që na e tregoi Allahu në Kuran: “Dhe për t’ju sjellë lajmin e gëzueshëm për një të dërguar, emri i të cilit është Ahmed, që do të vijë pas mej”. Saf 6.

Kurse për thënien e tij “nëna ime ka parë se nga ajo ka dalë një dritë e madhe, nga e cila kanë shkëlqyer pallatet e Shamit”,ibën Rexheb el Hanbeli thotë: “Dalja e kësaj drite në momentin e lindjes është argument i ardhjes së tij me dritë që do të udhëzohen  banorët e tokës dhe do të largohet nga ajo errësira e shirkut ashtu siç thotë Allahu në Kuran: “O ithtarët e Librit! Juve ju erdhi i Dërguari Ynë, i cili ju shpjegon gjëra nga ato që i keni fshehur ju prej Librave (Teuratit dhe Ungjillit) dhe ju fal shumë. Juve ju erdhi prej Allahut dritë (I Dërguari) dhe Libër i qartë (Kurani), me të cilin Allahu i drejton ata që ndjekin pëlqimin e Tij, në rrugën e shpëtimit, i nxjerr nga errësira në dritë me lejen dhe vullnetin e Vet dhe i shpie në rrugën e drejtë”. Maide 15-16.

Dhe poashtu tha: “Prandaj, ata që do ta besojnë, përkrahin dhe nderojnë atë, duke ndjekur dritën që është zbritur me të, pikërisht ata janë të fituarit”. Earaf 157.

Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, thotë. “Veçimi i Shamit në hadith se do të paraqitet drita atje aludon në përqendrimin e fesë së tij dhe profecisë së tij në shtetet e Shamit dhe për këtë arsye Shami para Kiametit do të jetë fortesë e Islamit dhe muslimanëve dhe në të do të zbrit Isa, alejhi selam, në lindje të Damaskut tek minarja e bardhë, dhe për këtë në një hadith ka ardhur se: “Do vazhdojë të jetë një grup nga Umeti im të patundur nën urdhrin e Allahut, ata nuk do të dëmtohen nga kushdo që i kundërshton”.

Në një transmetim që e shënon imam Buhariu, Allahu e mëshiroftë: “Ata do të jenë në Sham”.

SHEJH AHMED FERID

Nga arabishtja. Irfan JAHIU

0 1440

(Tri dëshirat e çuditshme të Ebu Dherrit)

I Dërguari i Allahut i pyeti një ditë sahabet e tij:
-Çfarë dëshiron, o Ebu Bekër?- Ai tha:
-Unë dua tre gjëra, o i Dërguari i Allahut!- Ai e pyeti, cilat janë ato dhe ai iu përgjigj:
-Shpenzimin e pasurisë time për ty, ndeja me ty dhe të, të shikoj vazhdimisht ty…

-Po ti, o Omer çfarë dëshiron?- Ai tha:
-Edhe unë dua tre gjëra, o i Dërguari i Allahut: Dashurinë ndaj të vërtetës, të them të vërtetën dhe të ndaloj nga e keqja.

-Po ti, o Osman?- Ai tha:
-Unë dëshiroj dhënien e ushqimit, shpërndarjen e selamit dhe faljen e namazit natën kur njerëzit flenë.

-Po ti, o Ali?- Ai tha:
-Unë dëshiroj respektimin e mysafirit, agjërimin gjatë ditëve të verës dhe të vras armiqtë me shpatë.

Po ti, o Ebu Dherr? Ai tha:
-Unë dua gjëra të çuditshme!- I Dërguari i Allahut alejhi selam e pyeti atë: -Cilat janë ato?- Ai iu përgjigj:
-Unë e dua urinë, e dua sëmundjen dhe e dua vdekjen?!…- I Dërguari i Allahut alejhi selam i tha:
-Këto nuk i do askush?- Ai iu përgjigj:
-O i Dërguari i Allahut, unë kur uritem më zbutet zemra, nëse sëmurem me pakësohen mëkatet dhe nëse vdes takohem me Allahun tim.

Përshtati: Valdet Kamberi

0 2744

1- E zbuluara thotë: “Unë e dua Allahun dhe kjo më mjafton!”
Ne i themi: Allahu ka thënë: “Thuaj: “Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që Allahu t’iu dojë, t’iu falë mëkatet tuaja, se Allahu është që falë shumë, mëshiron shumë.” (Ali Imran, 31)

2- E zbuluara thotë: “Vërtetë feja është lehtësim!”
Ne i themi: Allahu ka thënë: “Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju…” (Bekare, 185), dhe Allahu të ka urdhëruar me mbulesë për lehtësim.

3- E zbuluara thotë: “Zbulimi është çështje e lehtë.”
Ne i themi: Allahu ka thënë: “…e keni konsideruar imtësi, por ajo tek Allahu është e madhe.” (Nur, 15)

4- E zbuluara thotë: “Ende jam e re, e kur të plakem do mbulohem.”
Ne i themi: “Vdekja nuk njeh të rinj dhe pleq.”

5- E zbuluara thotë: “Do të mbulohem pasi të martohem!”
Ne i themi: “Robi sprovohet nga furnizimi për shkak të mëkatit që vepron. Atëherë ke kujdes se ka mundësi që Allahu të, të sprovoj nga martesa për shkak të mos mbulesës.”

6- E zbuluara thotë: “Burri nuk e do mbulesën.”
Ne i themi: “Nuk respektohet krijesa për t’i bërë mëkat Krijuesit!”

7- E zbuluara thotë: “Mbulohem kur të bindem për mbulesën.”
Ne i themi: Allahu ka thënë: “Kur Allahu dhe i dërguari i Tij vendosin për diçka, atëherë as besimtari as besimtarja nuk kanë të drejtë të sillen sipas mënyrës së vet. Dhe kush nuk e dëgjon Allahun dhe të dërguarin e Tij ai me siguri ka humbur keq.” (Ahzabë, 36)

8- E zbuluara thotë: “Mbulesa më pengon nga puna dhe shkollimi.”
Ne i themi: “Kënaqësia e Allahut dhe Xheneti i Tij është më i shtrenjtë se çdo gjë.”

9- E zbuluara thotë: “Frikësohem se mos njerëzit tallen me mua.”
Ne i themi: “Ti ke shpërblim dhe grada tek Allahu, njerëzit janë tallur me Muhamedin, alejhi selam, dhe kjo është rruga e pejgamberëve dhe të devotshmëve.”

10- E zbuluara thotë: “Nuk mund ta mbajë mbulesën në nxehtin e verës.”
Ne i themi: Allahu thotë: Thuaju: “Zjarri i xhehenemit ka vapën edhe më të fortë, nëse janë që kuptojnë!” (Teube, 81)

11- E zbuluara thotë: “E gjithë shoqëria është e tillë.”
Ne i themi: Kjo pasha Allahun është thënia më e keqe, banorët e zjarrit thanë: “Ne i kemi gjetur të parët tanë në këtë fe dhe vazhdojmë gjurmëve të tyre.” (Zuhruf, 22)
Allahu ka thënë: “Në qoftë se u bindesh shumicës (mohuese që janë) në tokë, ata do të largojnë ty nga rruga e Allahut.” (En’amë, 116)

12- E zbuluara thotë: “Zemra e pastër më mjafton nga mbulesa.”
Ne i themi: Nëse zemra është e pastër, gjymtyrët do të drejtoheshin drejt rrugës së Allahut. Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Në trup gjendet një copë mishi e cila kur është në rregull, i gjithë trupi është në rregull dhe me prishjen e saj, prishet i gjithë trupi. Ajo është zemra!” (Muslimi)

Përshtati: Valdet Kamberi

0 1488

Berberi i pëshpëriti një myshteriu në vesh; ky çun, është fëmija më i marrë në botë. Prit pakë dhe unë do ta vërtetoj këtë.
Berberi vendosi 3 euro në njërën dorë të fëmijës, ndërsa në dorën tjetër 10 euro.
Fëmija i mori 3 eurot dhe shkoi.
Berberi ia ktheu: A të thashë që ky fëmijë nuk mëson asnjëherë, dhe gjithmonë e përsërit të njëjtën.
Pasi myshteriu doli nga lokali, takoi fëmijën duke dal nga një shitore e ëmbëlsirave, dhe u bë kureshtar ta pyes atë.
I’u afrua dhe e pyeti: Pse çdo herë merr 3euro dhe jo 10?
Fëmija u përgjigj: Sepse në momentin që i marr 10 euro mbaron loja!
Atëherë…
Mos shpejto në gjykimin e të tjerëve dhe mos beso se ti je më i zgjuari i njerëzve, sepse mund të jesh në gabim.

Përshtati: Valdet Kamberi

0 8649

Çka janë Hajmalitë?

 

Janë rruza të cilat arabet ua varrin fëmijve të tyre, me anë të cilave mendonin se e mbrojnë fëmijun nga syri sipas pretendimeve të tyre, këtë siç dihet islami e zhduki, po ashtu mendonin se hajmalitë janë shërimi dhe mjekimi i plotë.[1]

Tek dijetarët nuk ka kurrfarë diskutimi se ndalohet vendosja e hajmalive apo varja e tyre poqëse posedon terme që përmbajn shirk, ose i mbajn ata duke besuar në shkaqe të kota. Mirëpo diskutabile tek dijetaret është çështja për sa i përket lejimit të mbajtjes së hajmalive të cilat përmbajn ajete kuranore ose emra të Allahut, apo cilësi të Tij.

Shkurtesën e kësaj polemike e cek autori i “Tejsirul-azizi hamid” si në vijim:

“Dije se dijetarët nga sahabët dhe tabinët, e më të vonshmit pas tyre kanë rënë në mendime të ndryshme rreth çështjes së lejimit të mbajtjes se hajmalisë, që përmban ajete kuranore apo emra të Allahut apo cilësi të Tij, disa kanë thënë: Një gjë e tillë lejohet, njëherit ky është mendimi i Abdullah ibn Amr ibn Asit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, dhe i disa të tjerëve, një gjë e tillë nënkuptohet prej fjalëve të Aishes-Allahu qoftë i kënaqur prej saj, po ashtu të këtij mendimi janë ebu Xhafer el-Bakiri, Ahmedi në një trnsmetim të tijin, ndërsa hadithet e ndalesës së hajmalive i kanë komentuar për hajmalitë që përmbajn shirk.

Ndërsa ato që janë me ajete kuranore me emra të Allahut, cilësi të Allahu, këta i llogarisnin njëjtë si rukja, e kështu them pasi që kjo nënkuptohet edhe nga Ibn Kajimi-Allahu e mëshiroftë, se ky është edhe mendimi i përzgjedhur i tij.

Grupi tjetër i dijetarëve kanë thënë se: Nuk lejohet mbajtja e hajmalive. – Të këtij mendimi janë: Ibn Mesudi, Ibn Abasi, mendimi i dukshëm i Hudhejfes, Ukbe ibn Amir ibn Hakimit-Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, të këtij mendimi janë një grup nga tabiinët prej tyre: Shokët e Ibn Mesudit, Ahmedi në një trnsmetim të tijin, një shumicë e shokëve të tij e kanë përzgjedhur këtë mendim, ndërsa edhe të vonshmit prej tyre këmbëngulin në këtë mendim, duke u argumentuar me këtë hadith dhe të ngjajshmëm me të. Sepse nga pamja e jashtme e tij nënkuptohet ndalesa e përgjithshme pa marrë parasysh a përmban hajmalia ajete kuranore apo jo, në të kundërtën e rukjes, në të cilën bëhet dallim. Ajo çfarë e forcon këtë mendim është se sahabët të cilët ishin vetë transmetues të hadithit e kuptuan ndalesën e përgjithshme, siç aludoi me parë fjala e Ibn Mesudit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ndërsa të krahasohet me rukjen hajmalia, këtu themi se ka dallim ngase si mund të krahasohet diçka e cila vendohet nga gjethet apo lekura, të cilat nuk janë të njëjtë me rukjen, kjo sikur i përngjan rukjes, e cila është e komplikuar ku ka hak dhe diçka që është më afër të kotës[2].

Shejh Hafidh ibn Ahmed el-Hakimiju-Allahu e mëshiroftë thotë: “Hajmalitë varën mbi fëmijet ose kafshë apo të ngjajshme me to, poqëse në to ka ajete apo hadithe të sakta e të qarta, polemika rreth lejimit apo ndalimit të tyre egziston qysh tek selefi nga sahabët dhe tabinët dhe të atyre që kanë ardhur pas tyre. Disa prej tyre i kanë lejuar si: Aisheja-Allahu qoftë i kënaqur prej saj, Ebu Xhafer Muhamedi ibn Aliu-Allahu e mëshiroftë, dhe disa tjera nga selefët, ndërsa disa tjerë e kanë ndaluar si: Abdullah ibn Ukejmi, Abdullah ibn Amri, Ukbe ibn Amri, Abdullah ibn Mesudi dhe shokët e tij si: Esvedi, Alkame, pas tyre Ibrahimi en-Nehaiu, e të tjerë pos tyre Allahu i mëshiroft”. Pastaj Hafidh el-Hakimiu e saktëson mendimin se nuk bën mbajtja e tyre ku thotë: Nuk ka dyshim se ndalesa nga një vepër e tillë është preventim, mbrojtje e besimit nga e ndaluara, sidomos në kohën e sotshme, përderisa shumica e sahabëve dhe tabinëve e kanë urryer një punë të tillë, në ato kohra të mëdha sa kodrat, andaj është më se valide që një punë e tillë të urrehet në këtë kohë,e cila është e mbushur me fitne dhe sprova, e si jo kur njerzit nëpërmjet këtyre lehtësimeve kanë rënë thjesht në harame, të cilat i përdorin si hile për të aritur qëllimin e tyre.

Prej tyre është se: ata në këto hajmali shkruajn ndonjë ajet Kurani apo sure apo shkruajnë besmelën, ose të ngjajshme me to, pastaj në anën tjetër ndër ta vendojnë talisname (ename) shejtanore të cilat nuk i kupton kush pos atij që i ka shkruar. Prej tyre ka që i çojnë njerzit të mbështeten në hajmalitë e tyre që kanë shkruar ata, e jo Allahut, madje shumë prej tyre me anë të tyre i frigsojnë njerzit e thjeshtë, edhe poqëse njeriu nuk është i sëmur. Kështu që kur ndonjëri prej tyre dëshiron të manipulon me dikend dhe ti mer para si dhe e din se ai është i njëllosur, shkonë tek dikush dhe i thotë: Do të ndodh kjo fatkeqësi në familjen tënde ose në pasurinë tende ose në veten tënde. Ose i thotë ti ke një karin (shok) me vete nga xhinët apo fjalë të ngjajshme, duke ia shtruar atij një parahyrje në vesveset shejtanore, duke e mashtruar atë se ky është parashikues i drejtë, ose se ky ia don të mirën shumë këtij personi. Atëherë kur injorantit të paditur i mbushet zemra me frikë nga përshkrimi i tij, në këtë rastë ky person ia kthen shpinën Zotit të tij dhe kthehet me zemrën e tij, nga ky dexhall dhe mbështetet në të e jo në Allahun e Lartësuar. Atëherë thotë: Atëherë si mund të shpëtoj prej saj, sikur tani dobia dhe dëmi është në duart e këtij, këtu realizohet shpresa e tij, oreksi i tij për të fituar ndonjë para nga ai, kështu qe i thotë: Poqese më jep kaq dhe kaq ta shkruaj ty një mburojë me lartësi kaq të madhe dhe me gjërësi kaq të madhe, e fillon t’ja përshkruan t’ja zbukuron fjalet për atë mburojë duke i thënë se është nga materiali i shtrenjtë etj, pra oferta të ndryshme.

Vallë ky besim të duket se është shirk i vogël? Jo asasi! Kjo është marrje për Zot tjetërkënd veç Allahut, mbështetje në tjetërkënd pos Tij, kthim të tjetërkush pos Allahut, mbështetje në veprat e krijesave, dalje nga feja…Si ariti shejtani t’ju bën hile deri në këtë gradë? Veçse nëpërmjet vëllaut të vetë nga shejtanët prej njerëzve”[3].

Mendimi im në këtë mesele është ndalesa nga kjo vepër, ngase kjo është në të mirën e njerëzve dhe mbyllje e dyerve të shirkut, sepse kur njerzëve ju lejohen hajmalitë me ajete dhe dua, hapet dera e shirkut, ku përzihet hajmalia me atë të ndaluarën, ku nuk mund të dallohet e mira prej të keqes, përpos se në raste të ralla dhe atë shumë rëndë. Andaj obligohet mbyllja e kësaj dere që të çon në shirk, duke ruajtur me këtë gjest teuhidin, po ashtu kjo është edhe ruajtje e Kuranit, dhikrit ndaj Allahut, ku mundë të sprovohet Kurani me neglizhencë me mbajtjen e tij në çdo vend.

 

Përgaditi: Nexhat Ceka

[1] “Nihajetu fi garibil ehadith” Ibn Ethiri 1/197.

[2] “Tejsirul-azizil-hamid” Sulejman ibn Abdullah fq. 121.

[3] “Mearixhil-kabul” shejh Hafidh el-Hakemij 2/510.

0 1703

Pasojat e mos-faljes në këtë botë:

1- Përderisa nuk falesh Allahu e tërheq bereqetin nga jeta jote.
2- Përderisa nuk falesh fytyra jote do të jetë përherë e zezë.
3- Përderisa nuk falesh për çdo punë që bën nuk shpërblehesh nga Allahu.
4- Përderisa nuk falesh nuk ngrihen lutjet e tua në qiell (d.m.th. nuk pranohen).
5- Përderisa nuk falesh lutjet e të tjerëve për ty nuk pranohen.
6- Përderisa nuk falesh të urrejnë të gjitha krijesat në këtë botë.

Me vdekjen tënde:
1- Përderisa nuk falesh do të vdesësh i poshtëruar.
2- Përderisa nuk falesh do të vdesësh i uritur.
3- Përderisa nuk falesh do të vdesësh i etur, edhe nëse pin gjithë ujin e deteve.

Ndërsa në varr:
1- Përderisa ti nuk je falur do të ngushtohet varri derisa t’i thyejë eshtrat e tua.
2- Përderisa ti nuk je falur varri yt do të ndizet zjarr dhe ti do të rrotullohesh në prushin e tij ditë e natë.
3- Përderisa ti nuk je falur, ti ke një takim me gjarprin 5 herë në ditë, i cili do të dënojë për lënien e namazit të sabahut dhe shtyrjen e tij deri në kohën e drekës, dhe do të vazhdojë të dënojë për lënien e drekës dhe shtyrjen e saj deri në kohën e ikindisë, e kështu me radhë…

Në Ditën e Gjykimit:
1- Përderisa ti nuk je falur do të tërhiqesh zvarrë me fytyrë mbi gaca zjarri.
2- Përderisa ti nuk je falur Allahu do të shikojë me syrin e hidhërimit Diten e Llogarisë.
3- Përderisa ti nuk je falur do të merresh me llogari të rëndë e pastaj do të urdhërohet të hidhesh në zjarr.

A do të vazhdosh prapë nuk falesh?…
Subhanallah… Subhanallah…

O Allah, fali besimtarët dhe besimtaret; të gjallët dhe të vdekurit prej tyre.

Përshtati: Valdet Kamberi

0 1028

Biseda rreth davetit është bisedë e gjerë, e degëzuar, sepse në të gjurmojmë rrugën e Musatafasë, sal-lallahu alejhi ue selem, në punën kryesore rreth të cilës angazhohej-udhëzimi i njerëzve drejt hairit. Shumë njerëz pretendojnë se e ndjekin traditën profetike edhe në imtësitë me të vogla. Të njëjtët, kur bisedohet për lëvizjet e tij brenda shoqërisë me qëllim të davetit, për brengën e tij kryesore që sa më tepër njerëz të përqafojnë Islamin, për takimet e tij me fise të ndryshme, janë larg asaj që duhet ditur dhe praktikuar.

Ajo që më së shumti na intereson është të nënvizojmë lidhjen e fortë mes akidës dhe besimit. Me shembuj konkretë do të mundohemi të forcojmë këtë lidhje mes këtyre dy çështjeve që janë boshtet e angazhimit të muslimanëve.

Fillimisht fjala akide ashtu si kuptohet nga gjuha arabe e ka kuptimin lidhje dhe shtërngim.

Allahu, subhanehu ue te’ala, thotë: “Allahu nuk ju ndëshkon për betimin që e bëni pa qëllim, por ju ndëshkon për betimin e bërë me qëllim.” (El Maide, 89)

“O besimtarë! Plotësoni detyrimet!” (El Maide, 1) në të dy ajetet përmenden fjalët që kanë për rrënjë foljen akade që dmth. diçka e lidhur dhe e shtrënguar fortë

Si ka mundësi që një njeri të fillon me davet nëse besimi I tij nuk është vendosur dhe forcuar dukshëm në zemrën e tij.

Daveti edhe pse në esencë është nderim dhe përzgjedhje në të njëjtën kohë ai është ngarkim me obligime të cilët nuk i zbaton dot ai që nuk është edukuar me edukatë që ka rrënjosur fortë besimin në zemrën e njeriut.

Allahu, subhanehu ue te’ala, pasi urdhëron namazin e natës thotë:

“Sepse Ne do të të dërgojmë vërtet një fjalë me peshë të rëndë.” (El Muzzemmil, 5)

Ja një rast i mirë që të kujtojmë një nga udhëtimet e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem, me qëllim të davetit. Në betejën e Uhudit dolën në shesh qëndrimet burrërore të atyre me besim të fortë. E njëjta betejë tregon se si vjen dështimi dhe humbja atëherë kur dobësohet besimi (akideja)

Ibn Tejmijje, duke e përshkruar momentin e kthimit të kokës së mynafikëve, Abdullah ibn Ubejj thotë: Me të u mashtruan shumë njerëz, madje kishte edhe të tillë që më herët nuk kishin shfaqur nifak. Këta ishin muslimanë dhe imani i tyre ishte dreitë ashtu si tregohet në shembull. Po të kishin vdekur para sprovës do të vdisnin si muslimanë.

Pra rruga e davetit është rrugë e gjatë e cila kërkon besim të thellë dhe përgatitje për vështirësi.

Nëse thirrësi nuk e ka të qartë akidën e tij atëherë në çfarë do ti thirr njerëzit. A do ti thërret në çështje të paqarta të imagjinuara, në çështje që janë kontradiktore?!

Sa bukur ka thënë Allahu, xhel-le she’nuhu: Thuaj: “Kjo është rruga ime: të ftoj drejt Allahut me dituri të plotë.” (Jusuf, 108)

Për këtë shkak i Dërguari i Allahut, kur e dërgoi Muadhin çështjet i renditi sipas asaj që është më e rëndësishme duke filluar me dëshminë se s’ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut.

Kjo renditje sipas parimeve fetare rezulton me pranim të thirrjes dhe me punë në pajtim me ligjet dhe dispozitat fetare. Besimi është sikur rrënjët e pemës ndërsa puna është trungu, degët dhe gjethet e drurit. Sa më të thella rrënjët aq më e fuqishme rritja.

Për këtë shkak Kurani bën lidhjen mes rrënjëve të besimit dhe praktikës së dispozitave fetare.

Allahu, subhanehu ue te’ala thotë: “Mjerë për ata që hanë në peshë (dhe matje), që, kur masin për veten, e marrin masën të plotë, ndërsa, kur u masin të tjerëve me litër ose me kandar, ua pakësojnë. A nuk mendojnë ata se do të ringjallen në një Ditë të madhe.” (El Mutaffifin, 1-5)

Nga ajeti mësuam se nuk mundet të arrihet kontrolli i sjelljes pa e ndier ndonjë çështje të rëndësishme të besimit si ringjallja.

Shiko se çfarë shkroi Ibn Kajjimi në Zadul Mead kur foli për agjërimin:

“Obligimi me agjërim u vonua deri ka mesi i misionit të Muhammedit, sal-lallahu alejhi ue selem, sepse largimi i njerëzve nga gjërat që i pëlqejnë është e vështirë. Por pasi u vendos teuhidi në zemrat dhe pasi u stabilizua akideja erdhi obligimi i agjërimit.”

Në ajetet e Kuranit që kanë të bëjnë me periudhën Mekase dominon ngjyra e akaidit, besimit, teuhidit ndërsa në ajetet e periudhës Medinase kemi të bëjmë me dominim të ajeteve legjislative-dmth. dispozita praktike pasi është rrënjosur besimi.

Thirrja e njerëzve në çështje dytësore, me rëndësinë që e kanë, para se të rikujtohen çështjet e akidës është sikur të lëvrosh ujin ose të mbjellësh në ajër.

Kujtimi i akidës e rehaton thirrësin nga shumë çështje që e brengosin. Është mërzitur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selam, deri sa i erdhi ajeti: “A mos vallë do të vrasësh veten nga pikëllimi, nëse ata nuk besojnë në këtë Fjalë (Kuran)?” (El Kehf, 6)

Allahu qartë thotë se udhëzimi është në dorë të Tij ndërsa ne kemi obligim vetëm të thërrasim në Islam dhe të publikojmë atë që besojmë.

Detyra jote është sikur detyra e gjithëve ta kumtosh Islamin, në mënyrën më të qartë me metodë e cila afron dhe nuk largon ndërsa çështja e zemrave është në dorë të Krijuesit, subhanehu ue te’ala.

Këto ishin disa aspekte të lidhjes mes akides dhe davetit edhe pse ka edhe shumë tjera. Suksesi ynë varet prej Allahut, Atë e lusim të na e bëjë të dashur imanin dhe të mos lejojë që zemrat tona të shmangen nga e vërteta. Ai i dëgjon dhe u përgjigjet lutjeve.

Përktheu: M-r. Talha Kurtishi

0 1047

Bejan el-Misriu na rrëfen:
-Isha ulur në Meke e një djalosh po qëndronte aty pranë meje. Tek ai erdhi një njeri i panjohur dhe i dhuroi një qese me “dërhemë”. Djaloshi i tha atij:

-Nuk kam nevojë për këto para.- Ai tjetri i tha:

-Atëherë shpërndaja të varfërve.- Djaloshi i mori paratë dhe ua shpërndau të varfërve. Në mbrëmje po të njëjtin djalosh e kam parë duke kërkuar diçka për të ngrënë. I thashë:

-Pse nuk le diçka për veten tënde nga ajo që shpërndave më herët?- Më tha:

-Nuk e dija, se do të jetoj deri në këtë moment.

Përshtati: Valdet Kamberi

0 1491

1- Kur fillon ditën tënde me namaz dhe lutje.
2- Kur fillon ditën tënde me buzëqeshje të sinqertë.
3- Kur u jep selam gjithë atyre që i takon.
4- Kur i trajton të tjerët me respekt të madh.
5- Kur mëson se fjala që thua është argument për ty apo kundër teje.
6- Kur mëson se shansi nuk përsëritet edhe njëherë dhe e shfrytëzon në maksimum.
7- Kur jep mendimin e saktë atëherë kur kërkohet nga ti.
8- Kur kujdesesh për pamjen tënde pa e tepruar dhe pa i nënçmuar të tjerët.
9- Kur nuk nxiton të gjykosh për të tjerët në bazë të asaj që dëgjon për dikë.
10- Kur respekton përparësinë dhe rregullat e komunikacionit.
11- Kur shpejton të pyesësh për shokët që të mungojnë.
12- Kur nuk heziton t’i ndihmosh të tjerët në gëzimet dhe pikëllimet e tyre.
13- Kur dashuron dhe nuk urren.

Pyete veten e je i shkëlqyer.

Përshtati: Valdet Kamberi

NA NDIQNI NË