Arhiva MujoreDecember 2014

0 1500

Ai që mbjell dashurinë mes njerëzve.

“Nuk ka besuar askush prej jush me besim të plotë, derisa nuk e do për vëllanë e vet atë që do për veten e tij”.(Buhariu dhe Muslimi)

Meriton dashurinë…
Ai që i udhëzon njerëzit për tu dashur mes vete.

“A nuk doni t’iu tregoj për një gjë, nëse e veproni do të duheni: ‘Përhapeni selamin mes jush’!” (Muslimi)

Meriton dashurinë…
Ai që na ka mësuar si t’i pushtojmë dhe qetësojmë zemrat.

“Jepni dhurata, që të duheni.” (Imam Maliku në Muvetta)

Meriton dashurinë…
I Dërguari jonë, Muhammedi, alejhi selam, që është mëshirë për njerëzimin.
Dërgoni salavate mbi Muhammedin, alejhi selam!

Përshtati: Valdet Kamberi

0 2141

Ferkad bin Subhiu thotë:
Na ka arritur se të gjitha punët peshohen pos lotëve që dalin prej robit të Allahut nga frika e Tij. Ato nuk mund të peshohen e as të maten, njëkohësisht ato shuajnë dete me zjarre!
A e ke parë madhështinë e lotit, i cili rrjedh atëherë kur ti përmend Allahun, dhe kur i lutesh Atij në mes të natës?
Dil në treg dhe shfaqi lotët e tu, shiko se a do të ketë dikush që t’i blejë ato?
Këto lot që shuajnë dete me zjarre në Ditën e Gjykimit, e që tek njerëzit nuk kanë asnjë çmim, porse tek Allahu janë madhështore!
Muhamedi alejhi selam ka thënë:
“Dy sy nuk i kap zjarri kurrë: Syrin që qan prej frikës së Allahut dhe syri që nuk fle duke bërë roje në rrugën e Allahut!”

Vallë, a ke qarë ndonjëherë nga dashuria dhe përmallimi për Allahun?
A ke qarë nga frika prej Allahut?
A ke qarë si falënderues për Allahun, për të mirat që t’i ka dhuruar?
Nëse nuk e ke bërë asnjëherë Allahu të ngushëlloftë dhe të mëshiroftë…
Me të vërtetë, nëse s’ke qarë asnjëherë, ke humbur për veten tënde një kënaqësi pas së cilës nuk ka kënaqësi.
O Allah, na dhuro zemër të frikësuar ndaj Teje, sy që loton dhe gjuhë që të përmend. Amin…

Përshtati: Valdet Kamberi

0 1406

1- Nëse kalon dita jote pa përfituar asgjë.
2- Nëse harxhon jetën duke dashur dikë, ndërsa ai nuk të do.
3- Nëse shëndetin tënd nuk e ruan nga gjërat e dëmshme.
4- Nëse ke neglizhuar edukimin dhe mbjelljen e parimeve tek fëmijët tuaj.
5- Nëse nuk e ruan shoqërinë tënde me shokun e mirë.
6- Nëse nuk je i sinqertë dhe nuk e përvetëson punën tënde.
7- Nëse nuk ke vrapuar për realizimin e ëndrrave dhe aspiratave të tua, por i ke lënë të shuhen ato.
8- Nëse ke harxhuar kohën kot pa dobi.
9- Nëse harxhon pasurinë në atë që nuk të bën dobi.
10- Nëse vdes dhe gjatë jetës tënde nuk ke vepruar atë që të bën dobi në botën tjetër.

Nëse bien këto dhjetë fleta, nuk ke mundësi t’i kthesh prapë në vendin e tyre, me mijëra fleta bien në jetën tonë dhe nuk kthehen, prandaj përfito nga fletët para se të bien ato.

Përshtati: Valdet Kamberi

0 1404

– Fjala e parë që ka thënë Ademi, alejhi selam… 
– Fjala e parë në Kuran.
– Lutja më e mirë.
– Njerëzit më të mirë janë falënderuesit.
– Fidanishte e Xhenetit.
– Thuhet në çdo gjendje.

O Allah, ty të takon falënderimi derisa të jesh i kënaqur, edhe kur të jesh i kënaqur dhe do të falënderoj edhe pasi të jesh i kënaqur. 
Përshtati: Valdet Kamberi

0 1319
  1. Sure e zbritur në Medine, posedon 43 vargje (ajete), e zbritur pas sures Muhamed, gjithashtu posedon një sexhde e cila gjendet në ajetin 15, për cilën sure është për qëllim?
  2. Suren Err Rra’d.
  3. Kush është i pari të cilit i hapen dyert e xhenetit?
  4. – Muhamedit, alejhi selam.
  5. Cili është muaji më i mirë hixhrij?
  6. – Muaji Ramazanit.
  7. Syefaqësia apo hipokrizia llogaritet në Islam…….?
  8. – Shirk i vogël dhe i fshehtë.
  9. Kush është pejgamberi i cili është përmendur në suren el Enbija?
  10. – Dhulkifli, alejhi selam.
  11. Cili është muaji i njëmbëdhjetë nga muajt hixhrij?
  12. – DhulKa’de.
  13. Cili është muaji i fundit nga muajt hixhrij?
  14. – DhulHixhe.
  15. Ceke një tregim Kur’anor i cili është përmendur në suren el Kehf?
  16. – Tregimi mbi DhulKarnejnin alejhi selam.
  17. Emri i një kafshe të përmendur në Kur’an, saqë sajuan vëllëzërit e Jusufit se kinse ai e kishte ngrënë Jusufin alejhi selam?
  18. – Ujku (Shiko: Jusuf; 13, 14, 17).
  19. Në cilin nga muajt hixhrij muslimanët haxhilerë dalin dhe qëndrojnë në Arafat?
  20. – Në muajin DhulHixhe.
  21. Prej emrave të Kur’anit është edhe….?
  22. – Edh Dhikër (Përkujtuesi).
  23. Sure e zbritur në Meke, posedon 60vargje (ajete), e zbritur pas sures Ahkaf, për cilën sure është për qëllim?
  24. – Sureja edh Dharijat.
  25. Një prej kushteve të Namazit, që pa u plotësuar ky kusht, namazi farz nuk pranohet, për cilin kusht është për qëllim?
  26. – Hyrja e kohës së Namazit.
  27. Ceke një prej ulemave të Hadithit?
  28. – Imam Darimiu, Allahu qoftë i kënaqur me të.
  29. Prej cilit fis është sahabiu i nderuar Ebu Hurejra?
  30. – Fisit Deus.
  31. Muhamedi alejhi selam thotë: ” Kujt ia dëshiron të mirën Allahu, ia mundëson atij Allahu…….?
  32. – Kuptimin (e thellë) e fesë.
  33. Prej shenjave të mëdha që lajmrojnë ardhjen e Kiametit është…..?
  34. – Paraqitja e Dexhallit.
  35. Zeburi i zbriti…..?
  36. – Davudit alejhi selam.
  37. Stacionet në të cilat kalon njeriu janë…..?
  38. -1. Stacioni i parë: Dunjaja 2. Stacioni i dytë: Berzahu (Jeta në varrë). 3. Stacioni i tretë: Ahireti (Jeta në botën tjetër).
  39. Vendi prej të cilit do del Dexhalli është……?
  40. – Horasani.
  41. Cilën prej kafshëve Allahu e bëri të ndaluar (ngrënien e mishit të tij) për muslimanët?
  42. – Mishin e Derrit. (Shiko: Bekare-173, Nahl-115, Maide-3).
  43. Kush është robi i mirë (i sinqertë) të cilin e përmendi Allahu në Kur’an ?
  44. – Hidri. (shiko: Sure el Kehf, lexo tregimin e tij me Musain alejhi selam).

 

AUTOR: FET-HU RRAHMAN MUHAMED HASEN EL XHEMIL

NGA ARABISHTJA: SUAD B. SHABANI.

 

0 1306

Ato kurrë nuk e tradhtojnë shikuesin e rregullt të tyre (vetëm nëse “rastësisht” ka një mungese të energjisë elektrike). Vijnë gjithmonë në orar dhe kryejnë rolin e një doze ditore ilaçi. Është për t’u habitur se me sa zell e dëshire burra, gra e fëmijë mësojnë menjëherë përmendesh oraret dhe stacionet televizive ku transmetohen.

Protagonistët e telenovelave bëhen automatikisht pjesëtare të familjes dhe interesimi ndaj tyre dhe jetës së tyre private bëhet shqetësim i përbashkët i familjes. Në momentin që një telenovelë përfundon, nis gjithmonë një e re, në orarin dhe kohët e njëjta në mënyrë që teleshikuesit të mos i prishet regjimi i tij ditor dhe përfshirja në telenovela e aktorëve të njëjtë shpesh bën që teleshikuesi të mos e dallojë se kur përfundon dhe kur nis një telenovelë e re.

Problemi ama, fillon atëherë kur teleshikuesit dalin në boten e vërtetë, aty ku përballen me jetën pasi ato do donin që jeta te mos ishte kaq e “ndërlikuar” por të ishte e thjeshtë dhe pak serioze pikërisht siç është nëpër telenovela.

Njerëzit stresohen dhe depresioni bën punën e vet duke pasur përballe qenie njerëzore të dobëta edhe pse i përkasin moshave të ndryshme. Pa vetëdije, teleshikuesi rregullt i telenovelave nuk mendon asnjëherë se çfarë do përfitojë nga gjithë kjo kohë që i kushton shikimit te tyre dhe fatkeqësisht përgjigja është se gjithmonë është një kohë e çuar kot, shumë kot.

Rreziku fillon atëherë kur teleshikuesit (në këtë rast Shqiptarët pasi ky fenomen po behet gjithmonë e më shumë serioz, gati më duket si problemi i plehrave, ku në këtë rast po i importojmë nga e gjithë bota), rreziku fillon atëherë kur njerëzit nisin e mendojnë se jeta nuk ka më kuptim, atëherë kur njerëzit mendojnë se nuk kanë asnjë arsye të vlefshme për të cilën ja vlen të ndërpresësh dozën ditore të helmimit.

Tani po të kthehemi në aspektin njerëzor dhe fetar të kësaj dukurie çnjerëzore…

Me anë të telenovelave po zhduken vlerat e vërteta të jetës dhe ato dukuri të cilat deri dikur na dukeshin si të pavlera dhe të turpshme tani po bëhen më se normale. Më shumë mundësi kjo është pjesa e egër dhe djallëzore e cila fiton mbi atë njerëzore, është një luftë e brendshme e vazhdueshme mes të mirës dhe të keqes ku e keqja triumfon. Dhe kur e gjitha kjo ndodh njeriu ndjen keqardhje, por është i pafuqishëm dhe nuk është në gjendje të kërkojë as ndihmë pasi shumica e njerëzve përreth tyre janë në të njëjtën gjendje, në mos më keq.

Njerëzit janë të gatshëm të diskutojnë për ngjarjet (e pakuptimta) që ndodhin nëpër telenovela me një kënaqësi të dukshme në fytyrë por sapo tu ndërrosh temë shprehja e tyre ndërron menjëherë. Kjo dukuri i ka bere njerëzit të harrojnë lidhjet familjare, të harrojnë shoqërinë dhe mbi te gjitha i bën shpesh të harrojnë edhe Krijuesin e tyre.

Mund të themi se ky është një besim i ri (i verbër) por edhe shumë i mbështetur (përkrahur).

Është fatkeqësi kur një besimtar i cili sapo shikon orën vrapon drejt një iluzioni të quajtur telenovele dhe nuk i kushton rëndësi ezanit kur thërret besimtaret të rreshtohen para Krijuesit të tyre.

Në shprehjen Allahu Ekber në fillim të ezanit thuhet se Allahu është më i madhi.

Allahu është më i madh se çdo gjë që je duke bërë në ato momente, është më i madh se familja jote, më i madh se biznesi yt, më i madh se argëtimi apo puna që po bën dhe normalisht që edhe telenovela nuk ka pikë vlerë para thirrjes për adhurim ndaj Allahut.

Lus Allahun e Madhëruar që mua, motrat dhe vëllezërit tanë te na mbaje larg çdo lloj dukurie e cila na bën të harrojmë se për çfarë jemi krijuar.

Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.

(Kur’ani i shenjte, Suretu Edh Dharijat, 56)

Shkroi: M.V.

0 1021

Një çift bashkëshortor kaluan në shtëpinë e re.
Çdo ditë derisa hanin mëngjesin, gruaja, duke shikuar përtej dritares, i thoshte burrit të saj:
“Rrobat e fqinjës nuk janë edhe aq të pastra, sigurisht ajo përdor detergjent të llojit të lirë.” Kështu ajo vazhdonte çdo ditë.
Pas një muaji, ajo u çudit kur pa rrobat e fqinjës shumë të pastra dhe i tha burrit të saj: “Shiko, më në fund, fqinja e mësoi se si duhet pastruar rrobat!”
Kurse burri ia ktheu: “E nderuar, jam zgjuar herët në mëngjes dhe kam pastruar xhamat e dritareve nga ku shikon ti çdo ditë.”

Përshtati: Valdet Kamberi

0 1475

Mos  u dobëso

 

Ligj i Allahut në këtë botë është që mëkatarët të jenë në numër më shumë se sa respektuesit e Tij. Allahu thotë: “Në të vërtetë, një shumicë e njerëzve janë jashtë rrugës.”[1]

Allahu thotë: “Në qoftë se u bindesh shumicës (mohuese që janë) në tokë, ata do të largojnë ty nga rruga e Allahut.”[2] Po ashtu Allahu thotë: “E shumicën e tyre nuk do ta gjesh që të falënderohen (të besojnë)!”[3]

Kur ti shohësh mëkatarët se janë shumicë kjo le të mos jetë shkak që ti të mos kapesh për fenë, shiko në të vërtetën dhe mos shiko në numrin e pasuesve, sepse Allahu e ka cilësuar Ibrahimin, paqja e Allahut qoftë mbi të, si ummet edhe pse ishte i vetëm. Allahu thotë: “Vërtet, Ibrahimi ka qenë shëmbëlltyrë e të mirave, adhurues i Allahut, besimtarë i drejtë dhe nuk ka qenë nga idhujtarët.”[4]

Ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: “Ti je ummet edhe poqëse je i vetëm.”

Degjenerimi i madh në shumicën e rasteve ndikon te besimtarët, e si pasojë shpëtimi i vetëm është kapja pas fesë dhe ruajtja nga dobësimi në të, pasi që shikimi në veprat e të devijuarve duhet të të bëjë falënderues ndaj Allahut që të ka udhëzuar ty në mes të krijesave të Tij, ndërsa dikë tjetër pos teje e ka lënë në humbje. Përkujtoje çdoherë këtë begati të lartë mbi ty!

Po ashtu kjo ndoshta do të jetë arsyeja që ti të thërrasësh edhe të tjerët në fenë e Allahut.

Fudajl ibn Ijadi thotë: “Mos ano kah e pavërteta nga shkaku i pasuesve të shumtë të saj, si dhe mos u distanco nga pasuesit e të vërtetës nga shkaku se janë pak.”

Kur ta marrësh rrugën e të vërtetës, dije se të tjerët dëshirojnë të jenë si ti, mirëpo udhëzimi nuk arrihet me shpresa, prandaj falënderoje Allahun që ta ka begatuar ty me dritën e udhëzimit.

 

Përgaditi: Nexhat Ceka

 

[1] Maide: 49.

[2] En’am: 116.

[3] Sebe: 13.

[4] Nahël: 120.

NA NDIQNI NË