Arhiva MujoreFebruary 2018

0 1083

1. Nga mëshira më madhështore është që ta mësojë Allahu ty Kuranin. Allahu thotë në Kuran:  “Rrahmani – Mëshiruesi (Zoti ynë), Ai ia mësoi Kur’anin” [Surja Rrahman: 1, 2]

Nuk ke për ta mësuar Kuranin vetëm se me Mëshirën e Allahut.

2. Më mësoi mua Kur’ani! “Dhe mos e humbni shpresen ne meshiren e Allahut” (Surja Jusuf:87)

Sado që të shtohen sprovat dhe brengat. Sado që të vështirësohet jeta. Sado që të humbësh gjërat që posedon. Mos e humb shpresën në mëshiren, bujarinë dhe urtësinë e Allahut!

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ai urdhëronte familjen e vet me faljen e namazit.” (Merjem; 55).

Mos t’i ikë askujt kjo çështje dhe porosi shumë me rëndësi, ngase me këtë gjë Allahu i lavdëroi pejgamberët e Tij.

Dr. Abdullah Belkasim

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ule zërin ënd, se zëri më i egër është zëri i gomarit.” (Lukman; 19).

Ibn Zejdi, radijAllahu anhu, ka thënë; ” Po të ishte e mirë dhe e lavdëruar ngritja e zërit, nuk do të thoshte Allahu se ngritja e zërit është e gomarit (apo i takon gomarit e jo njeriut). “

Ed durur el Menthur; 6/525

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e Allahut në botën jetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh Allahun.” (Ahzab; 21).

Gjërat më madhore që na lehtësojnë ndjekjen e sunetit të Pejgamberit, salAllahu alejhi ue selem!, janë;

1. Frika ndaj Allahut.

2. Përkujtimi i ahiretit (botës tjetër) dhe

3. Përmendja (dhikri) e shpeshtë (e shumtë) e Allahut.

Dr. Abdulmuhsin el Mutajrij

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 1542

HADITHI:

Ebu Derda, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell e thotë: “i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të ka thënë: “Allahu e urren njeriun e shthurur e gojëfëlliqur.”[1]

KOMENTI:

Këto janë dy vese: të qenit i shthurur dhe gojëndyrë.

(Allahu urren) në këtë hadith Allahu përshkruhet me cilësinë e urrejtjes së punëve të këqija, një formë e urrejtjes siç i takon madhërisë së Tij, e nuk është njëjtë si urrejtja tek krijesat, por është një nga cilësitë e Allahut të Lartmadhëruar se Ai urren, Ai hidhërohet, Ai hakmeret, nuk do, hidhërohet ndaj mëkatatëve dhe atyre që kundërshtojnë.

Kështu prej cilësive të Allahut është edhe se Ai hidhërohet, Allahu thotë: “Dhe Allahu është hidhëruar (gadibe – غَضِبَ) në të; e ka mallkuar dhe i ka përgatitur dënim të madh.” Sureja Nisa, ajeti 93. E përshkroi Veten e Tij se hidhërohet.

(I shthurur) është ai njeri i cili vepron apo flet gjëra të prishta.

(Gojëfëlliqur) është me fjalë, është ai i cili me gjuhën e tij fyen, shanë, përgojon, bart fjalë. E gjithë kjo llogaritet gojëndyrë, dhe është prej punëve të këqija.

Dhe Allahu e urren njeriun që ka këto dy vese.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I NJËZET E DY

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Tirmidhiu me numër (2002). Bejhakiu (10/193) Shejh Albani e vlerësoi sahih në librin e tij (Vargu i haditheve të sakta, me numër 876).

0 1480

Pyetje: Nëna ime ka vdekur para 20 viteve, a lejohet që ta vizitojë varrin e saj dhe t’i them: Eselamu alejki (paqja e Allahut qoftë mbi ty) oj nëna ime, dhe a ma kthen ajo selamin (përshëndetjen)?

Përgjigje:

Po, lejohet ta vizitosh varrin e nënës dhe t’i thuash: Eselamu(paqja) alejki(mbi ty) ue rahmetullahi (rahmeti i Allahut) ue berekatuhu (bereqeti i Allahut) oj nëna ime, Allahu na faltë neve dhe ty mëkatet, ti shkove e ne do vim pas teje. O Allahu im, fale nënën time, mëshiroje. Kjo vepër pra është prej sunetit.

I vdekuri e di për vizitën që ia bën i gjalli, krenohet dhe gëzohet me vizitën e tij, ashtu siç kanë thënë dijetarët e ehli sunetit dhe xhematit.

Njashtu, dijetarët kanë thënë se është e preferuar vizita e varrezave (nëse dëshiron ta vizitosh nënën, etj) në ditën e xhuma pas lindjes së diellit, duke u argumentuar me disa vepra dhe ethere (gjurmë) të selefus salih.

Shejh Abdullah el Humejdi, rahimehullah.

Nga arabishtja: Suad Shabani

0 2192

Transmetohet nga Hudhejfe radijAllahu anhu, se ka thënë: “I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem!, sa herë që ngrihej natën e pastronte gojën me misvak.”

Shënon Imam Buhariu në sahihun e tij; nr.246 dhe Imam Muslimi në sahihun e tij; 255 (Mutefekun alejhi)

Disa dobi nga hadithi;

1. Pëlqehet pastrimi i dhëmbëve me misvak pas zgjimit nga gjumi.

2. Gjithashtu, pëlqehet pastrimi i dhëmbëve me misvak nëse vëren se ka ndryshuar era e gojës tënde (pra, nëse i vjen erë e neveritshme gojës tënde edhe kur je zgjuar).

3. Kujdesi i veqantë i sheriatit islam për pastërtinë.

4. Pastrimi me misvak, i bëhet dhëmbëve, gjuhës, pra gojës në përgjithësi.

5. Legjislacioni islam është gjithëpërfshirës në gjithë sferat e jetës.

6. Përcjellja e fjalëve dhe veprave të të dërguarit, salallahu alejhi ue selem! , në përpikmëri nga shokët e tij, tregon dashurinë e madhe që kishin ata për të.

7. Pastrimi pëlqehet edhe më shumë pas zgjuarjes nga gjumi, si shkak i ndryshimit të erës së gojës zakonishtë pas zgjimit nga gjumi.

8. Vlera e misvakut dhe dobitë e shumta që gjenden tek ai.

Shkroi; Halid Ibn Mahmud el Xhuheni

Kontrolli; Vehid Ibn Abduselam Bali

Nga arabishtja; Suad Shabani

MEDITIME MBI HADITHET PROFETIKE – 01

0 1551
  1. Ebu Abdurrahman Ahmed Ibën Shuajb Ibën Alij el Horanasi en Nesai. (Tabakat Ulema el Hadithi: 2/418, Tehdhibul Kemal: 1/328).
  2. Lindja e tij: Hafidh Nesaiu lindi në Nesa të Horasanit (qytet afër Iranit), në vitin 215 Hixhrij. (Tabakat Ulema el Hadithi: 2/418, Tehdhibul Kemal: 1/328).

Filloi kërkimin e diturisë në moshën e tij të re, mësoi tek Kutejbe Ibën Seid, një vitë e dy muaj. (Tabakat Ulema el Hadithi: 2/418, Tehdhibul Kemal: 1/328).

  1. Mësuesit e tij më të njohur: Is’hak Ibën Rahuja, Ahmed Ibën Muni, Amër Ibën Alij el Felas, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë. (Tehdhibul Kemal; 1/332)
  2. Nxënësit e tij më të njohur: Ebu Auane, Dulabi, Ebu Xhafer et Tahaui, Ebu Alij en Nisaburi, Allahu qoftë i kënqur me të gjithë. (Tehdhibul Kemal; 1/332)
  3. Akideja e tij: Nesaiu, Allahu ia faltë këtë gabim, përputhej në një mesele të Akides me Shijat (sipas pikëpmjeve të disa dijetarëve, dhe të tjerë të cilët e mbrojnë dhe thonë se ai këtë e bëri pë t’iu treguar banorëve të Shamit, dhe që t’i informon ata për veçoritë e Aliut, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, pasi që ishin të dhënë shumë pas Muavijes, Allahu qoftë i kënqur prej tij. Siç edhe e potencon këtë vetë Nesaiu me fjalët: “Hyra në qytetin e Damaskut dhe ata që ishin kundër Aliut ishin shumë, kështu që shkrova libri “Veçoritë” me shpresë që Allahu t’i udhëzojë.” Dhe në librin e tij ‘Menakib es-Sahabeh’ ka përmendur katër halifët sipas renditjes duke filluar prej Ebu Bekrit, Omerit, Othmanit dhe Aliut. që edhe nëse themi se ai ka anuar kah Aliu më tepër, ashtu siç veprun shiat në fillim të devijimit të tyre, pos që për Nesaiun nuk e cenon akiden e tij kjo pikëpmje e tij, ai përsëri është një nga Ehlu suneh vel Xhemeah). (Sijeru A’lami En Nubleai; 14/133).
  4. Fjalët e dijetarëve Islam për të:

Hafidh Ebu Ali en Nisaburi, thotë: “Hafidh Nesaiu na mësoi shkencën e hadithit pa prituar fare.”

Hafidh Darekutni, thotë: “Nesaiu ishte fekihu më i njohur në kohën e tij, dhe i njohur me vlerësimet e hadithet dhe transmetuesit e tyre.” (Tehdhibul Kemal: 1/338).

Hafidh Dhehebiu, thotë: “Imami, hafizi, hoxha i islamit dhe dijetari i squar i hadithit.” (Sijeru A’lami En Nubelai: 14/125).

  1. Librat e tij më të njohura; 1. Sunen en Nesai(Një nga gjashtë koleksionet më të sakta të Hadithit). 2. Tefsirul Kur’an. 3. Sunen el Kubra ues Sugra. 4. Kitab Duafa uel Metrukin. 5. Kitab Duafa es Sagir. 6. Tarih es Sagir. (Es Sijer: 14/133).
  2. Vdekja e tij: Hafidh Nesaiu, Allahu e mëshiroftë, vdiq në Palestinë, në datën 13 të muajit Safer, të vitit 303 Hixhrij. (Es Sijer: 14/133).

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 4123

O Zoti im, zgjeroma kraharorin tim, lehtësoma punën time, dhe zgjidhma nyjen e gjuhës sime, që ata të kuptojnë fjalën time![1]

رَبِّ اشْرَحْ لِي صَدْرِي* وَيَسِّرْ لِي أَمْرِي* وَاحْلُلْ عُقْدَةً مِّن لِّسَانِي * يَفْقَهُوا قَوْلِي

(Rabi ishrah li sadri ve jesir li emir vehlul ukdete liseni jefkahu kauli)

Komenti i lutjes

Kjo lutje e përmendur në Librin e Allahut në tregimin e profetit Musa, alejhi selam, me të cilën ai iu lut Allahut për një gjë shumë të madhe dhe shumë me rëndësi kur Ai e urdhëroi ta thërret më kryelartin  jobesimtar, më tiranin, i cili posedonte një ushtri dhe artileri më të madhe, i cili pretendoi që është zot, për këtë, tregimet e Musait, alejhi selam, janë përmendur në Kuran në forma të ndryshme dhe shumë shpesh.

Pasi që kjo çështje, dhe kjo detyrë ishte në shkallën më të lartë të përgjegjësisë dhe rrezikut, iu lut Allahut që t’i jep sukses rreth disa kërkesave e synimeve të cilat do ta ndihmojnë atë në thirrjen e tij, ngase lutja është arma e besimtarit me të cilën ai korrë fitore, përmes saj përfiton mirësi dhe largon të këqijat, dhe robi e lut Allahun duke pasur mendim të mirë për Të, ngase lutësit i jipet kërkesa e tij për aq sa e ka mendimin e mirë për Zotin Fisnik, sikur që i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë në transmetimin nga Zoti: “Unë jam për robin Tim, ashtu siç ai më mendon, dhe Unë jam me të kur ai më lutet”[2]

Fjala e tij: “O Zoti im, zgjeroma kraharorin tim.” Që domethënë: ma mbush me dritë, e me iman, me urtësi që të përballoj dëmet me llojet e tija, qoftë ato me fjalë apo me vepra, pasi që zgjerimi i gjoksit e shndërron vështirësinë e detyrës në rehati, në kënaqësi e lehtësim.

Fjala e tij: “lehtësoma punën time.” Që domethënë: më lehtëso çdo punë që e synoj, çdo rrugë që e ndjeki, e m’i lehtëso vështirësitë që më dalin para.

Dijetari i njohur ibn Sadi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Pjesë e lehtësimit është kur thirrësit t’i lehtësohet veprimi i të gjitha gjërave siç kërkohen, e t’iu drejtohet njerëzve në mënyrën siç i përshtatet secilit, e të thërret (në fe) me metodat më të afërta që sjellin në pranim të fjalës së tij.”[3]

Pasi që prej mjeteve të thirrjes për një thirrës është edhe oratoria e thirrësit, e të jenë fjalët e tija të kuptueshme tha: “dhe zgjidhma nyjen e gjuhës sime, që ata të kuptojnë fjalën time!.” Që është një kërkim për të qenë i suksesshëm në zbukurimin e fjalëve gjatë thirrjes në rrugë të Allahut, gjatë bisedës me njerëzit, e të jetë mbresëlënës në mendjet e tyre, të jetë i dashur me ta, me fjalë të urta, e i butë në vepra.

Kjo lutje e tij, alejhi selam, drejtuar Allahut që të largojë prej tij thuthuqjen, dhe atë se kur ishte i vogël i ishte ofruar të zgjedhë mes një hurme dhe një gace prej zjarri, e ky morri gacën dhe e vendosi në gjuhën e tij, që kur ishte fëmijë në shtëpinë e Asijes, gruas së Faraonit, ndërkohë që ai nuk kërkoi që Allahu t’ia largojë këtë të metë krejtësisht, por, për aq sa të largohet paqartësia, e sa të kuptohen fjalët që dëshiron t’i thotë, për aq sa është i nevojshëm.

Pasi që kërkoi prej Allahut edhe disa kërkesa tjera: “dhe bëne për mua një ndihmës nga familja ime, Harunin, vëllain tim.”[4] Tregoi synimin e gjithë këtyre lutjeve “për me të falënderuar Ty shumë, dhe për të përmendur Ty vazhdimisht! Me të vërtetë, Ti je mbikëqyrësi ynë.”[5] U shpreh me fjalën “për me” që aludon në arsyen, pra; Të jam lutur për këto gjëra që të të përmendi me shumë përmendje, që nga madhërimi, njësimi, e të tjera.

Kjo lutje e bekuar përmbanë kërkimin e ndihmës prej Allahut për çështjet e fesë, prej adhurimeve, punëve të mira, përmendjes (dhikrit), për këtë, preferohet për lutësin të përmend arsyen e lutjes së tij, posaçrisht nëse ka të bëjë me çështjet e fesë.

Dobi të lutjes:

  1. Tregon për vlerën e dhikrit, sepse të gjitha ibadetet dhe feja sillet rreth dhikrit – përmendjes së Allahut.
  2. Duaja është ibadet, për çfarë edhe u krijuam, ne krijesat.
  3. Dhikri e ndihmon njeriun që t’i kryejë të gjitha adhurimet edhe nëse ato vështirësohen për të, e i lehtësohet atij qëndrimi para tiranëve.
  4. Njashtu flitet për vlerën e ‘tesbihut’ lavdërimit e madhërimit të Allahut, ngase pas dhikrit përmendi “tesbihun” që është pjesë e tij, e që kjo është një formë e përmendjes së një gjëje të veçantë në një të përgjithshme, për të treguar madhështinë e tij, dhe se është prej shkaqeve kryesore të shpëtimit nga gjërat e frikshme, dhe të arritjes të çdo aspirate. Profetët iu afroheshin tek Allahu në vështirësi, sikur që është lutja e Junusit, alejhi selam: “S’ka zot tjetër përveç Teje! Ti je i lavdëruar! Me të vërtetë, unë kam gabuar (ndaj vetes)!.” Njashtu tek ajeti: “dhe, po të mos ishte nga ata që i luten Zotit.”[6]

Dhe Allahu i tha të dërguari të Tij: “Na e dimë mirë, që ty të ngushtohet zemra, për atë që thonë ata, andaj, madhëroje dhe falenderoje Zotin tënd dhe bëhu prej atyre që falin namazin!.”[7]

  1. Adhurimi i Allahut me emrat dhe cilësitë e Tija ka një ndikim shumë të madh në adhurimin e njeriut kushtuar Zotit të gjithësisë, mbështetur në fjalën e Tij: “Me të vërtetë, Ti je mbikëqyrësi ynë.”[8] Pasi që çdo emër dhe atribut ka formën e adhurimit dhe ndikimit të veçantë.
  2. Rëndësia e të zgjeruarit në lutje, dhe një gjë e tillë është e kërkuar. Për aë sa njeriu e shpeshton dhe e zgjat lutjen, e përsëritë dhe ndryshon mënyrën e të shprehurit, është shkallë më e larë e adhurimit shprehje e përulësisë, është më afër Allahut, dhe shpërblehet më shumë. Ngase Musai, alejhi selam, nuk shkurtoi lutjen sikur të ketë thënë: O Alla më ndihmo e më jep sukses. Por numëroi disa kërkesa e disa lutje.
  3. Kërkesat që janë të fesë janë kërkesat më të mëdha, gradat më të larta për të cilat thirrësi duhet të kujdeset.
  4. Njeriu i cili lutet duhet të bashkon mes lutjes dhe gjërave plotësuese e kërkesave të saja, e t’i vepron të gjitha shkaqet, e të jetë serioz në arritjen e gjërave që i dëshiron, pasi që ai, alejhi selam, iu lut Allahut që ta ndihmon, e më pa u nis drejt thirrjes, kështu që bashkoi mes lutjes dhe shkaqeve që sjellin qëllimin e tij.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] Sureja Taha, ajeti 25-28..

[2] E shënon Buhariu me numër (7405). Muslimi me numër (2686). Teksti i hadithit tek Buhariu është: “Unë jam për robin tim, ashtu siçai më mendon, dhe Unë jam me të kur ai më përmend.” njejtë edhe tek Muslimi me numër (2675).

[3] Tefsiri I ibn Sadit, 5/153.

[4] Sureja Taha, ajeti 29-30.

[5] Sureja Taha, ajeti 33-34.

[6] Sureja Safat, ajeti 143.

[7] Sureja Hixhr, ajeti 97-98.

[8] Sureja Taha, ajeti 35.

0 2027

Pyetje: Cila është dispozita e atij i cili flet kur imami ligjeron në hutbe?

Përgjigje:

Ai është mëkatarë, sepse Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Nëse i thua shokut tënd kur imami ligjeron hutben në ditën e xhuma: heshtë, mjaftë, veçse e ke humbur shpërblimin e xhumasë, dhe kush e humb shpërblimin e xhumasë, nuk ka xhuma për të (nuk i pranohet xhumaja).”

(Ebu Davudi: 1051, Ahmedi: 719, Abdurrezaku: 3/223 me nr. 5416, 5420 dhe Bejhekiu: 3/220).

“Nëse në ditën e xhumasë kur imami ligjëron në hutbe i thua shokut tënd hesht, e ke humbur shpërblimin e xhumasë.” (Buhariu dhe Muslimi)

“Nëse flet në ditën e xhumasë kur imami është duke ligjëruar në hutbe, e ke prishur dhe humbur xhumanë.” ( Transmeton Ibn Huzejme me sened sahih).

Dijetarët kanë thënë: Ndalohet (haram) të folurit kur imami ligjeron në hutbe, xhemati obligohen ta ndëgjojn hutben e imamit dhe të përfitojnë nga hutbeja, këshilla islame, urdhëresa dhe ndalesa që i ka porositur Allahu xhele ue ala dhe i dërguari i Tij, Muhamedi alejhi selam.

Shejh Abdullah el Humejdi, rahimehullah

Nga arabishtja: Suad Shabani

0 1879

1. Cili është ajeti më i gjatë në Kuran?

– Ajeti i borxhit, në suren el Bekare, ajeti 282.

2. Përmendi disa emra të sures el Fatiha?

– Fatihatul Kitab, Umul Kuran, Seb’ul Methani, Umul Kuran, Esh Shafijeh dhe es Salah.

3. Sa jete posedon sureja el Hixhër? – 99 ajete.

4. Në kë është i hidhëruar Allahu, ashtu siç është cekur në suren el Fatiha ?

– Në Jehuditë.

5. Kush janë të devijuarit e cekur në suren el Fatiha?

– Krishterët dhe çdo kush që është sikur ata.

6. Çka është el hutametu e cekur në Kuran?

– Zjarri.

7. Çka është Kurani?

– Është fjalë e Allahut, e zbritur tek resulullahu , salallahu alejhi ue selem! , leximi i tij është ibadet, i përcjellur tek ne brez pas brezi (mënyrë precize pa shkëputje), fillon me suren el Fatiha dhe përfundon me suren en Nas.

8. Sa xhuza posedon Kurani?

– 30 xhuza.

9. Cili është ajeti më madhor në Kuran dhe në cilën sure gjendet?

– Ajetul Kursij, në suren el Bekare.

10. Cila sure posedon dy sexhde?

– Sureja el Haxh.

Ali Abdulkadir el Murejshid

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 994

HADITHI:

Ebu Said el Hudriju, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell dhe thotë: i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Dy cilësi nuk bëjnë pjesë tek një besimtar; kopracia dhe moral i keq.”[1]

KOMENTI:

Tek një besimtar me me besim të plotë, e nëqoftë se bëjnë pjesë atëherë besimi i tij është i mangët.

Cilësia e parë: (kopracia), është ves i nënçmuar sepse e bën njeriun të urryer tek të tjerët, sa që edhe tek të afërmit e tij. Ndërsa bujaria është cilësi e lavdëruar, e bën njeriun të dashur tek të tjerët, sa që edhe tek armiqt e tij. Gjithashtu, kopracia e pengon njeriu nga zbatimi i obligimeve, si zeqati, shpenzimi i obliguar. Dhe e pengon atë nga shumë detyrime, sepae kopraci nuk dëshiron të nxjerr asgjë, është një ves i keq, Allahu për këtë thotë: “Për të mos u dëshpëruar për atë që ju ka kaluar, por edhe për të mos u gëzuar së tepërmi për atë që Ai ju ka dhënë juve, Perëndia nuk i don lavdëruesit dhe vetmburrësit, ata që janë koprracë dhe nxisin edhe të tjerët në koprraci. E ata që i shmangën urdhërit, me të vërtetë, Perëndia është i pavarur (i pasur) dhe i lavdërueshëm.” Sureja Hadid, ajetet 23-24

Kështu që, besimtari nuk duhet të cilësohet me kopraci, por dallohet me bujari, dhe me kryerje të obligimeve financiarr që i përkasin atij.

Cilësia e dytë: (morali i keq) Moral i mirë është ai moral i cili pajiset me bujari shpirtërore, e me tabiate të mira, e kundëra e tij është morali i keq. I dërguari, paqja dhe bekimi i Allahu qoftë mbi të, ka lavdëruar moralin e mirë, dhe Allahu lavdëroi të dërgaurin e tij me fjalët “dhe, me të vërtetë, ti je me virtyte të mëdha.” Sureja Kalem, ajeti 4.

Morali i mirë ka marrë me vete çdo të mirë të kësaj bote dhe të botës tjetër, ndërsa morali i keq e bën njeriun të urryer, për atë duhet që njeriu të cilësohet me moral të mirë, sidomos nëse është në një pozitë udhëheqëse, duhet të përmirëson sjelljet e tija me njerëzit, gjithashti nëse bën thirrje në rrugë të Allahut, që thirrja e tij të jetë e pranuar e të ketë përgjigje nga të tjerët.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I NJËZET E NJË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Tirmidhiu me numër (1962) Buhariu në (Edeb el Mufred, me numër 282) Dijetari i njohur Muhamed Nasirudin Albani e vlerësoi të dobët në librin e tij (Vargu i haditheve të dobëta, me numër 1119).

NA NDIQNI NË