Arhiva MujoreFebruary 2018

0 1027

1. Kush ishte i pari që i vokalizoi shkronjët në Kuran?

– Nasër Ibn Asim el Lejthi.

2. Në cilin xhuz të Kuranit gjendet sureja el Fatiha?

– Në xhuzin e parë.

3. Cila është sureja e 114 e Kuranit?

– Sureja en Nas.

4. Cila është gruja e vetme të cilës ju ka përmendur emri në Kuran?

– Merjemja alejha selam

5. Cila shtet Arab bashkohor është cekur në Kuran?

– Egjipti.

6. Sa herë janë mallkuar Jehudit në Kuran?

– 52 herë.

7. Sa herë janë mallkuar krishterët në Kuran?

– 3 herë.

8. Cila sure flet për shëmtueshmërinë e Kamatës?

– Sureja el Bekare.

9. Cila sure ka sqaruar rregullat e agjërimit, haxhit, umres dhe të luftës?

– Sureja el Bekare.

10. Cila sure ka sqaruar rregullat familjare, martesore, Shkurorëzimit, gjidhënies dhe të idetit?

– Sureja el Bekare.

Ali Abdulkadir el Murejshid

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 1156

HADITHI:

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmeton se një njeri tha: “O i dërguar i Allahut, më këshillo. Ai tha: “Mos u nevrikos.” Ia përsëriti disa herë (kërkesën). I tha: “Mos u nevrikos.”[1]

KOMENTI:

Në këtë hadith flitet për një njeri që kërkoi nga i dërguati, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ta këshillonte, t’i thoshte atij një fjalë të shkurtër me çfarë do e porosiste, e ai i tha: “Mos u nevrikos”. Sikur pyetësi nuk e vlerësoi këtë fjalë apo këtë porosi, kështu që i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ia përsëriti fjalën “Mos u nevrikos”, tri herë, e ndaloi që të mos nevrikosej.

Të dërguarit, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, i ishte dhënë dhuntia e aforizmave, e që edhe ky hadith është një prej aforzimave të tija, ngase njeriu nëse nevrikoset, ajo e shtyen në veprimin e shumë gjërave; mund ta shpie deri në vrasje, mund ta shpie deri në rrahje, mund ta shpien deri në shkurorëzim të bashkëshortes, mund ta shpien deri në sharrje, fyerje dhe të flasë fjalë të ndyta. Andaj, nevrikosja përmbanë shumë të këqija, e kur njeriu e përmban veten gjatë nevrikosjes shpëton nga shumë të këqija. E që kjo është një porosi gjithëpërfshirëse.

Nevrikosja ndonjëherë mund të jetë e lavdëruar, nëse është për hir të Allahut, ai i cili nevrikoset për hir të Allahut, ndaj ndalesave të Allahut, nevrikoset aty ku Allahu hidhërohet, dhe ndihet i kënaqur aty ku Allahu është i kënaqur. Ky është një lloj i nevrikosjes së lavdëruar.

Mund të jetë i përçmuar, nëse është për një interes të kësaj bote, për vete, e ngjashëm me të. Nevrikosja është një ndjenjë e shpirtit që e mbjelli Allahu tek njeriu, por, si mundet që i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, të thotë: “Mos u nevrikos”, duke qenë një gjë e mbjellur tek njeriu? Përgjigjja e saj është në dy aspekte:

I pari: (Mos u nevrikos) ka për qëllim; largoju shkaqeve që sjellim nevrikosje, largoju polemikës, e kacafytjeve, që të mos shpiejnë në nevrikosje.

I dytë: (Mos u nevrikos) ka për qëllim; nëse nevrikosesh mos e realizo, por ndaloje veten, mos realizo atë që e kërkon nevrikosja, si hakmarrje, por përmbaje veten. Ky është kuptimi i fjalës së tij: “Trim është ai i cili e përmban veten gjatë nevrikosjes.”[2] Allahu i Lartmadhëruar thotë: “për ata që ruhen prej mëkateve të mëdha dhe të këqiave dhe të cilët, kur t’i zemërojë dikush, falin.” Sureja Shura, 37. Prej cilësive të besimtarëve, njerëzve të mirë është që ata kur nevrikosen falin.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I GJASHTËMBËDHJETË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Buhariu me numër (6116).

[2] E shënon Buhariu me numër (6114) dhe Muslimi me numër (2609).

0 906

MËSIME DHE POROSI ISLAME (63)

1. Përshëndetja me selam.

2. Kthimi i selamit.

3. Vizita e të sëmurit.

4. Përcjellja e të vdekurit.

5. Përgjigja në ftesë (kur ai e thërret në martesën e tij, duhet ti përgjigjet ftesës sê tij).

6. Nëse betohet në Allahun për t’ia kryer një punë, le t’ia kryejë punën (nëse është hallall).

7. Kur teshtin t’i thuash jerhamukellAh (Allahu të mëshiroftê).

8. T’i ndihmojë atij të cilit i është bërë padrejtësi.

9. T’ia lehtësojë ndonjë vështirësi.

10. T’i ndihmojë në vështirësi.

11. T’ia fsheh dhe mbulojë të metat.

12. Mos t’i bëjë ndonjë padrejtësi.

13. Mos ta xhelozojë.

14. Mos ta urrejë.

15. Ta këshillojë, nëse ai kërkon këshillë prej tij.

16. Nëse vdes, t’ia falë xhenazen dhe t’ia përcjellë xhenazen.

17. Ta vizitoj vëllain e tij, nëse ai sëmuret.

18. Ta ndihmojë kur e godet ndonjë fatkeqësi.

19. Të largohet prej të gjitha gjërave që i shkaktojnë dëm në pasuri, familje apo në veten e tij.

20. Ndalohet distancimi nga vëllai i tij musliman më shumë se tre ditë.

21. T’ia dojë vëllait të tij atë që e dëshiron për vete.

22. T’ia lehtësojë vështirësitë vëllait të tij musliman.

23. Ta këshilloj fshehurazi e jo haptazi karshi vëllezërve të tjerë.

24. Ta pranojë këshillën me dashuri, kur vëllai i tij e këshillon.

25. Duhet t’ia falë dhe arsyetojë gabimet vëllait të tij musliman.

26. Kur të martohet t’i thotë: BarekAllahu leke ue bareke alejke ue xhemea bejnekuma fil hajr (Allahu të bekoftë ty dhe pasardhësit e tu dhe ju bashkoftë të dyve në të mirë).

27. Ta përshëndet në ditën e Bajramit duhet t’i thotë: TekabelAllahu mina ue minkum (Allahu na i pranoftë adhurimet-ibadetet neve edhe juve).

28. Kur të bën një punë të mirë le t’i thotë: BarekAllahu leke fi ehlike ue malike ue xhezekAllahu hajren (Allahu të dhuroftë në familjen dhe pasurinë tënde dhe Allahu të shpërbleftë).

29. Kur të kthehet nga udhëtimi ta përshëndet, sikur të kthehet nga Haxhi duhet t’i thotë: KabelAllahu haxheke ue gafere dhenbeke ue ahlefe nefekatek (Allahu ta pranoftë haxhin, t’i faltë mëkatet dhe të shpërbleftë për atë që ke shpenzuar).

30. Kur t’i lind një fëmijë duhet t’i thotë: BarekAllahu leke fil meuhubi ue shekertel Uahibe ue ruzikte birreh ue belega eshudeh (Allahu tê bekoftë në atë që ta ka dhuruar, qofsh falënderues ndaj Dhuruesit (Allahut), lus Allahun që të jetë i sjellshëm dhe të rritet).

Abdullah Nasih Ulvan

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

0 844

MËSIME DHE POROSI ISLAME (62)

  1. Lidhja vëllazërore duhet të jetë e sinqertë.
  2. Lidhja vëllazërore duhet të jetë e ndërtuar dhe shoqëruar me iman dhe devotshmëri.
  3. Lidhja vëllazërore duhet të jetë larg mëkateve, syefaqësisë dhe intereseva personale të dynjasë.
  4. Lidhja vëllazëore duhet të ndërtohet dhe mirëmbahet sipas udhëzimeve islame.
  5. Lidhja vëllazërore duhet të jetë e ndërtuar mbi këshillimin e njëri-tjetrit për hir të Allahut.
  6. Lidhje vëllazërore duhet të ndihmohet mes vete si në gëzime, ashtu edhe në hidhërime dhe vështirësi.
  7. Lidhje vëllazërore duhet të jetë larg bidatit dhe gjërave që janë të refuzuara në Fe.
  8. Lidhje vëllazërore duhet t’i kthehet Kur’anit dhe Sunetit për çdo problem, qoftë problem personal apo kuptim i çështjeve fetare.
  9. Lidhja vëllazëore duhet të marrë shembull tek lidhja vëllezërore e shokëve të Pejgamberit, alejhi selam.
  10. Lidhje vëllazërore duhet të jetë kapur fort pas Kur’anit, sunetit dhe pas ulemave të selefus salih (të parëve tanë ndershëm).

Abdullah Nasih Ulvan

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 1932

Sultan El Umeri

Një këshillë e bukur që e lexova është edhe kjo: “Prej mangësive më të mëdha që I kemi është bindja jonë e vazhdueshme që çdoherë kemi drejtë”.

Të jemi të qartë, në shumicën e rasteve kritika apo përmirësimi që na bëhet është i refuzuar. Vazhdimisht, madje edhe çdo ditë, mendojmë që ne jemi në anën e drejtë, në çdo vendim dhe veprim.

Ne jemi imunë ndaj gabimeve, kështu mendon një numër i konsiderueshëm, madje edhe nëse e dëgjojmë frazën: kush ka këshillë për neve le t’na informojë.

Kryefamiljari mendon se çdo fjalë dhe vepër e tij është e saktë dhe çdo këshillë e gruas apo fëmijës është një gabim i qartë.

Bashkëshortja mendon se mundësia të gabojë është 0% dhe çdoherë ka 100% të drejtë. Nëse bashkëshorti e këshillon ai gabon, është i padrejtë dhe mohues i të mirave që i kanë përjetuar gjatë viteve të martesës.

Ndoshta refuzimi i saj i vazhdueshëm të ballafaqohet me mangësitë që i ka janë shkaku pse ajo tani është e “shkurorëzuar”, dhe po sikur ti kishte pranuar këshillat dhe të përmirësohej ende do ishte “bashkëshorte”.

Drejtori i ulur mbi kolltukun e “pagabimësisë” nuk ka mundësi të “gabojë” në vendimet e tij, në qarkoret e tij si dhe gjatë mbledhjeve. Ai që e shpreh mendimin e tij është thjesht një injorant që nuk i njeh artet e menaxhimit, interesin e përbashkët të kompanisë, institucionit apo instancës në fjalë.

Ka edhe hoxhallarë që “nuk gabojnë” asnjëherë. As në ligjërata, as në feta e as gjatë ndonjë programi. Nëse këshillohet mbrohet se atë e këshillon njëri që nuk i njeh bazat e diturisë, që nuk i merr parasysh interesat e davetit dhe interesat tjera shoqërore. Ndoshta e akuzon se bëhet fjalë për dikë që është kundër fesë.

Pse frikohemi nga kritika?

Pse çdo pikëpamje e këshilluesit është pikëpamje e ziliqarit?

Si thua, sikur të informoheshe se në rrobat tuaja ke papastërti a do hidhëroheshe? Me siguri se jo, përkundrazi do e falënderoje për vërejtjen e bërë.

A do ta kishe falënderuar atë që të lajmëron për gabimin në ndonjë mendim të shprehur, në ndonjë status në FB apo cicërim në Twitter, në ndonjë xhirim audio apo video?

Të tjerët ndoshta i shikojnë disa mangësi te ne, që ne vet nuk i vërejmë. Mendimet e shprehura munden të analizohen nga shumë aspekte, prandaj lejoi tjetrit që ta shpreh mendimin e tij nga pikëpamja e tij.

Detyra jonë është ti nxisim të tjerët ti shprehin mendimet e tyre me dituri dhe edukatë, edhe atëherë kur nuk mendon në të njëjtën mënyrë sikur ne. Është e vështirë të sundojmë mënyrën se si mendojnë të tjerët.

Kompanitë e mëdha botërore (Microsoft, Google, Apple, Samsung) nuk do kishin sukses, nuk do e pushtonin tregun botëror, nuk do arrinin famë, pa e hapur veten për pranimin e mendimit, kritikës dhe vërejtjen e punëtorit, ndjekësit apo blerësit. Lexoji këshillat e drejtorëve të këtyre kompanive që ta mësosh këtë art të menaxhimit.

Shkëndi:

Në një tregim të bukur thuhet se një njeri e këshilloi Omerin, radijallahu anhuma, me fjalët: Frikoju prej Allahut. Të pranishmëve sikur nuk u pëlqeu kjo këshillë nga ky njeri, ndërsa Omeri, radijallahu anhuma, që u edukua në medresenë e Resulullahut, salallahu alejhi ve selem, tha: Nuk keni hajr nëse se thoni (këtë këshillë), nuk keni hajr nëse së pranoni (këtë këshillë).

A thua vallë kur do ta heqim petkun e mendjemadhësisë me të cilin jemi mbështjell?

Si do të “jetojmë” me familjet tona, me kolegët tonë, me xhematin e xhamisë nëse se kemi zemrën e hapur për mendimet e të tjerëve?

Vëlla nuk është e patjetërsueshme që asnjëherë të mos gabosh. Njeriu jo gjithnjë është imun dhe i mbrojtur prej gabimeve. Po ndoshta je afër asaj që është e saktë, sepse ke përvojë, aftësi dhe njohuri, por kjo të bën që të gabosh rrallë dhe nuk të bën të pagabueshëm. Cilwsi e jobeimtarwve tw popullit tw Salihut, alejhi selam, ishte: “O populli im! Unë ju solla mesazhin e Zotit tim dhe ju këshillova, por ju nuk i donit ata që këshillojnë”. (El A’raf, 79)

Prej haditheve bazë të islamit është hadithi të cilin e ka shënuar imam Muslimi në të cilin thuhet: “Feja është këshillë”

Xhabiri, radijallahu anhuma, iu besatua Resulullahut, salallahu alejhi ve selem, se do ta këshillon çdo musliman. (Buhariu)

Ai që më vëmendje e analizon historinë e as’habëve dhe dijetarëve do të kuptojë se ata e pranonin kritikën dhe e dëgjonin mendimin e të tjerëve. Mësonin dhe përfitonin nga këshillat dhe vërejtjet. Aspak nuk ndiheshin keq nëse mendimin e saktë e thoshte dikush tjetër.

Jemi njerëz dhe gabimi është pjesë e natyrës sonë, gabojmë ndaj Allahut, ndaj të afërmve, ndaj shokëve dhe kolegëve. Gabojmë në adhurime, në thirrje, në dituri dhe në gjitha sferat e jetës njerëzore. Më ka mësuar jeta më shumë ta dëgjoj atë që më kritikon se sa atë që më lavdëron sepse kritika është mënyra për ta korrigjuar drejtimin dhe unë këtë e dua.

Përktheu: Talha Kurtishi

NA NDIQNI NË