Arhiva MujoreFebruary 2018

0 1755

HADITHI:

Abdullah ibn Amr ibnul As, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Prej mëkateve të mëdha është kur njeriu shanë prindërit e tij.” I thanë: A ka njeri që shanë prindërit e tij? Tha: Po! Ai shanë prindërin e ndokujt tjetër, e ai ia kthen me sharrje të prindërit të tij, shanë nënën e tij, e ai ia shanë nënën këtij.”[1]

KOMENTI:

Ky hadith flet për atë se njeriut nuk i lejohet të jetë shkaktar i veprimit të një të keqeje ndaj prindërve të tij, sikur që ai kujdeset të mos i dëmtojë prindërit e tij, njashtu nuk duhet të bëhet shkaktar  që ata të dëmtohen, e padyshim që e keqja më e madhe është fyerja e sharja.

Nuk i lejohet atij të bëhet shkaktar që prindërit e tij të shahen, i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Prej mëkateve të mëdha është kur njeriu shanë prindërit e tij.” Sahabët u habitën, si ka mundësi që një besimtar të shajë prindërit e tij, apo t’i fyen ata? Ai u tha: Po! Ai shanë prindërin e ndokujt tjetër, e ai ia kthen dhe e shanë prindërin e tij, apo ky shanë nënën e tij, e ai ia shanë nënën këtij.”

Të bëhesh shkaktar, merr dispozitën e vepruesit, kështu që, ai nuk duhet t’i shajë prindërit e tij, e as të bëhet shkaktar që ata të shahen, sikur që nderon prindërit e tij, duhët të nderon prindërit e tjerëve, sepse ata posedojnë nderim e respekt.

Këtu vlen të argumentohet me rregullin fetar: parandalimi i gjërave që shpiejnë në mëkate, sepse sharja e të tjerëve shpien në sharje të prindërve, e çdo që të çon në haram është haram, kështu që këtu kemi parandalim të shkaqeve që shpiejnë në haram, sikur që është në fjalën e Allahut: “Mos i shani ata, që adhurojnë tjetër pos Perëndisë, e që shajnë Perëndinë, duke kaluar kufirin me padije.” Sureja En Amë, ajeti 108.

Fyerja e idhujve është obligim, ngase është një formë e ndalimit të së keqes, por, nëse kjo formë e ndalimit rezulton në një vepër të keqe më të madhe, e që paganët të përgjigjen më pas me sharje të Allahut, atëherë njeriu ndalohet nga ky veprim në shenjë nderimi për Allahun e Madhëruar, e jo në shenjë nderimi për idhujt, por, në shenjë nderimit të së drejtës ndaj Allahut.

Kështu që nëse ndalimi i një vepre të keqe të çon në një vepër edhe më të keqe se ajo që ke ndaluar, nuk na lejohet të veprojmë, duke shikuar në veprimin e një të keqe më të vogël prej dy të këqijave, duke e shtyrë atë që është më e madhe.

Ibn Mulekin, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij (Teudih lisherh el Xhamiu es Sahih, 28/244) thotë: “Ky hadith është bazë në (rregullin) parandalimin e shkaqeve, dhe se atë që vepra e tij e shpien në haram, edhe nëse nuk e ka me njëmend, konsiderohet sikur ai që vepron me qëllim dhe ka ndërmend të vepron haramin. A nuk e sheh që ai, alejhi selam, ndaloi që njeriu të mallkojë prindërit e tij, që kuptohet se ai është mallkuesi, kur ai tregoi se nëse njeriu shanë babain e ndokujt, e ai ia shanë babain apo nënën e tij, është sikur ai të ketë vepruar vetë, e aty ku vepra e tij e çoi është sikur të jetë ai vetë vepruesi i saj, sepse ishte shkaktar, njejtë me këtë është fjala e Allahut: “Mos i shani ata, që adhurojnë tjetër pos Perëndisë, e që shajnë Perëndinë, duke kaluar kufirin me padije.” Sureja En Amë, ajeti 108.

Që është një prej ajeteve të rregullit (parandalimi i shkaqeve që shpiejnë në dëm)

Ajeti i dytë: “O besimtarë! Mos thuani: “Ráiná”, por thuani: “Undhurná”, – shikona neve dhe dëgjoni! E, për mohuesit ka denim pikëllues.” Sureja Bekare, ajeti 104.

Ajeti i tretë: “Dhe, thuaju besimtareve, që t’i shmangin shikimet e tyre dhe le t’i ruajnë organet e veta gjenitale; dhe le të mos tregojnë nga stolitë e tyre (pjesët e trupit), përveç atyre që janë të dukshme (të domosdoshme).” Sureja Nur, ajeti 31.

Njejtë thotë edhe Maziriu: “Nga ky hadith kuptohet që është haram të shesim material të mëndafshit atij personi që i vesh, të cilit nuk i lejohet veshja e mëndafshit. Njejtë shitja e rrushit atij që e përdorë për të prodhuar verë apo e pi atë, sepse këtu është përmendur se ai i cili vepron një shkak është sikur njeriu që ka vepruar atë vepër në mënyrën direkte.”

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I SHTATËMBËDHJETË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1]E shënon Buhariu me numër (5973) dhe Muslimi me numër (90).

0 2011

1. “Shtëpia është shkolla e parë dhe vendi kryesor ku formohen burrat kurse feja e nënës është baza e ruajtjes së fesë dhe moralit.” – Shejh AbdulHamid Badis, Allahu e mëshiroftë

2. “Sabri (durimi) është tre lloj: mosfolja për mërzinë tënde; as për fakteqësinë tënde; as nuk e lavdëron veten.” – Sufjan eth-Theuri, Allahu e mëshiroftë

3. “Njerëzit (vepruesit) e mëkateve i kanë tre lumenj në dunja tek të cilat pastrohen: lumi i pendimit të sinqertë, lumi i veprave të mira që i fundosin të këqiat dhe lumi i fatkeqësive që i pastrojnë mëkatet.” – Ibn Kajjim el-Xhevzije, Allahu e mëshiroftë

4. “Të mësosh diturinë dhe t’ua mësosh (të tjerëve) është më e mirë se xhihadi dhe tjerat.” – Ahmed ibn Hanbeli, Allahu e mëshiroftë

5. “Nuk ka tejkaluar fatkeqësi ndonjë profet nga profetët vetëm se me të bërit tesbih (përmendurit Allahun). Andaj, shtojeni tesbihun në rehati dhe në vështirësi.” – Ibn Mesudi radijAllahu anhu

6. “Dunjaja e tëra është errësirë, përveç ndejat me dijetarë.” – Hasan El-Basriu, Allahu e mëshiroftë

Përktheu dhe përshtati: Amir Shabani

Burimi: albislam.com

0 1181

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ne i rrotullojmë zemrat e të parët e tyre (prej besimit) ashtu sikundër nuk e besuan atë (Kur’anin) për herë të parë.” ( El En’am; 110).

Kush ia kthen shpinën hakut (rrugës së vërtetë dhe Kur’anit) vetëm njëherë gjatë jetës së tij, të tillit gjithnjë më pas do t’i mbështillet e vërteta edhe nëse dëshiron t’i kthehet asaj, ai do të ketë dyshime dhe çrregullime.

Dr. Halid el Mazinij

2. Ne duhet të përgatitemi për të shkuar drejtë takimit me Allahun, takim i cili do ndodh patjetër, në këtë gjë nuk ka dëshira apo zgjedhje, është e patjetërsushme kjo shkuarje tek Allahu. Ka shpallur Allahu, xhele ue ala, rrugën e drejtē për gjithë njerëzimin, rrugë e cila shpie drejtë kënaqësisë së Tij dhe takimit me Të duke qenë i kënaqur e jo duke shkuar drejtë hidhërimit dhe dënimit të Tij. “Dhe se kjoështë rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjerae t’ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që ë ruheni.” (El En’am; 153).

Dr. Ferid el Ensarij Mexhalisul Kur’an; fq.147

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Mos e mbtni njeriun sepse mbytjen e tij e ndaloi Allahu, përpos kur është me vend (me hakk). Këto janë porositë e Tij, kështu të mendoni thellë.” (El En’am; 151).

Argumenton ajeti Kur’anorë se njeriu simbas logjikës dhe mendjes së tij të shëndosh merret në përgjegjësi për dispozitat e All-llahut(për urdhërat, ndalesat dhe dënimet). Shejh Abdurrahman Es Sa’dij, rahimehullah në tefsirin e tij; fq.280

4. Gjurmo rreth shoqërisë tënde, ngase shoku i prishur ec në gjëra të këqija, andaj ty nuk të nevojitet shoqërimi me të, ngase nuk ke dobi fare nga ai. Ngase, ai që i frikësohet Allahut nuk vazhdon në kryerjen e mêkateve të mëdha. Kurse, ai që nuk i frikësohet Allahut, i tilli nuk ka besë dhe duhet t’i kihet dro shoqërimit të tij, ngase i tilli e ndryshon gjendjen e tij simbas situatës dhe interesit të tij epshor dhe personal. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkjtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar.” (Kehf; 28).

Gazaliu, rahimehullah El Ihja; 2/171

5. Të jetosh me shoqërinë muslimane i qetë dhe i dashur në mesin e tyre, duhesh që të pajisesh me një moral të lartë, e ai është sabri (durimi) Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Përkufizoje veten tënde me ata që lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, e që kanë për qëllim kënaqësinë (razinë) e Tij, dhe mos i hiq sytë e tu prej tyre e të kërkosh bukurinë e kësaj bote dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkjtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar.” (Kehf; 28).

Muhamed el Gazali Hulukul Muslim; fq.123

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 1613

I Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ve sel-lem) ka thënë:

”Allahu ia ka ndaluar zjarrit ta djegë atë që thotë La ilahe il-lAll-llah duke synuar kënaqësinë e Allahut” (Buhariu dhe Muslimi)

Ndalimi i zjarrit të xhehenemit për poseduesin e teuhidit i përfshin dy gjëra:
1. Nuk do të digjet në zjarr as edhe për një çast.
2. Për të është i ndaluar qëndrimi në xhehenem përgjithmonë.

Salih el Usejmi
Përshtati Vedat Skenderi

Burimi: albislam.com

0 3080

Më mjafton mua Allahu, s’ka zot tjetër përveç Tij, unë mbështetem tek Ai, dhe Ai është Zoti i Arshit të madh[1]

حَسْبِيَ اللَّهُ لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۖ عَلَيْهِ تَوَكَّلْتُۖ وَهُوَ رَبُّ الْعَرْشِ الْعَظِيمِ

(hasbij Allahu, la ilahe ila huve, alejhi tevekeltu, ve huve rabul arshil adhim)

Komentim i lutjes

Këtë lutje të bekuar e kishte urdhër  i dërguari mëshirë për njerëzimit që ta thoshte kur kundërshtarët e sulmonin të vërtetën me të cilën ai kishte ardhur, udhëzimin dhe rrugën e drejtë, e nuk pranonin prej tij këshillimin, e as fjalët e vërteta, u urdhërua që të kërkon ndihmën e Allahut me lutje kundër tyre, me mbështetje vetëm tek Ai. Por, para se të shpjegojmë kuptimin e këtyre fjalëve, duhet të dijmë se lutja është dy llojësh:

  • Lutje e kërkesës.
  • Lutje adhurimi.

Në të dytën bëjnë pjesë të gjitha lutjet që janë përmendur në formën urdhërore në Kuran, dhe të cilat janë ndaluar të lutet me to tjetër kush pos Allahut. Ai lavdëroi lutësit që i përdorin këto dy lutje, e që të dyja janë të pandara njëra prej tjetrës, kështu që lutësi që lutet me fjalët e kërkimit është njëkohësisht lutje e adhurimit, dhe e kundërta. Lutësi që lutet me lutje të adhurimit e adhuron Allahun, është kërkues dhe lutës me gjuhën e tij, e me fjalët e tija, e me fjalë që shprehin hallin e tij para Zotit, që lutja e tij të pranohet, e të shpërblehet për atë lutje, njashtu lutësi që lutet me fjalë që shprehin kërkim, gjithashtu është lutës me fjalët e tija dhe me hallin e tij, e Allahu ia pranon lutjen dhe e shpërblen.

(Më mjafton mua Allahu), më mjafton mua Zoti im, për çdo punë që mua më intereson.

(s’ka zot tjetër përveç Tij), nuk ka të adhuruar me meritë pos Tij. Këto fjalë madhështore mbi të cilat varet shpëtimi në këtë botë dhe në botën tjetër, përmbajnë mohim dhe pohim, (s’ka zot tjetër) është mohim i çdo zoti që adhurohet pos Allahut të Lartmadhëruar, (përveç Tij), është pohim i veçimit të adhurimit vetëm për Të, meritorit, e askujt tjetër.

(unë mbështetem tek Ai), pra, mbështes zemrën vetëm tek Allahu Një, qetësohem dhe nuk trishtohem; pra, Atij i mbështetem, vetëm Atij i bindem në afrimin e çdo gjëje që sjell dobi, dhe largimin e çdo dëmi.

Tevekuli (mbështetja në Allahun) ngrihet mbi dy shtylla:

Shtylla e parë: Mbështetja e zemrës në Allahun e Madhëruar.

Shtylla e dytë: Veprimi i shkaqeve.

(dhe Ai është Zoti i Arshit të madh), pra, Ai është Sunduesi i krijesës më të madhë në përgjithësi, i Cili përfshiu çdo gjë, Arshi është mbi të gjitha krijesat, Allahu u ngrit mbi të, ashtu siç i takon Atij, kështu që të gjitha krijesat tjera pos Arshit janë pjesë e sundimit të Tij paraprakisht.

Kjo lutje edhe nëse është nga lloji i lajmërimit, pos që përmban në vete pyetje dhe kërkim, siç kemi sqaruar më herët, sikur gjendja e lutësit thotë: O Zot më mjafto Ti mua nga çdo gjë tjetër që më intereson, më frikëson. Kështu që kjo lujte përmban mendimin e mirë, bindjen në Allahun, njëshmërinë e Tij, lavdueshmërinë, për sundimin e Tij mbi çdo gjë, vetëm Ai meriton tek Ai të kthehemi, e Atij t’i drejtohemi për çdo gjë.

Për vlerën e kësaj lutjeje të bekuar është transmetuar hadithi i Ebu Derdasë, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Kush thotë çdo ditë në mëngjes e në mbrëmje (hasbij Allahu, la ilahe ila huve, alejhi tevekeltu, ve huve rabul arshil adhim) shtatë herë, Allahu do t’i mjafton për atë që atij i intereson prej gjërave të dynjasë e të ahiretit.”[2]

Kjo lutje e bekuar përmban shumë dobi, prej tyre:

  1. Rëndësia e kësaj lutjeje, pasi që për vlerën e saj është përmendur në hadith se kjo të mjafton nga çdo gjë që i intereson njeriut për fenë dhe dynjanë e tij.
  2. Njeriu duhet të jep gjithë mundin e tij prej shkaqeve fetare e të tjerave për të realizuar qëllimet e tija, e më pas i mbështetet Allahut të Madhëruar, që është njëshmëri e plotë e besimtarit.
  3. Tevekuli është një shkak i të mjaftuarit të Allahut për robin, sikur që thotë Allahu: “kushdo që mbështetet te Perëndia, Ai i mjafton atij.” Sureja Talak, ajeti 3.
  4. Vlera e fjalës së teuhidit, aty qëndron shpëtimi në dynja e në ahiret.
  5. Rëndësia e afrimit të Allahut me njëshmërinë, me mbështetje në Të, me besimin në sundimin e Allahut mbi krijesën më të madhe.
  6. Lutja sikur që është në formë të kërkesës, mund të jetë edhe në formë të informimit.
  7. Lutësi duhet që të ketë mendimin e mirë për Allahun në momentin kur lutet, sikur që thotë Allahu: “Më mjafton mua Allahu.” Që është një formë e afrimit tek Allahu, dhe një prej veprave të mira.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] Sureja Teube, ajeti 129.

[2] E shënon ibn Sinij në librin e tij (Amel el jevmi ve lejleh, f. 132) ibn Asakiri (36/196). Shuajb Arnauti e vlerësoi zingjirin e këtij hadithi të saktë në librin (Zad el Mead, 2/37) dhe Selim Hilali e vlerësoi të mirë në (Amel el jevmi ve lejleh, me numër 72).

0 981

MËSIME DHE POROSI ISLAME ( 65 )

Shkaqet që lehtësojnë faljen e namazit të natës:
1. Duke mos e tepruar në ushqim dhe pirje, ngase një gjë e tillë sjell gjumin.
2. Duke mos e lodhur trupin gjatë ditë me gjëra që nuk kanë vlerë.
3. Duke e shfrytëzuar kohën për të fjetur pas namazit tê drekës, ngase një gjë e tillë e lehtëson faljen e namazit të natës në Ramazan.
4. Duke i ruajtur gjymtyrët e trupit gjatë ditës nga mëkatet, ngase mëkatet pamundësojnë faljen e namazit të natës dhe shijimit të tij.
5. Duke e ruajtur zemrën nga xhelozia, barjta e fjalëve dhe përgojimi i muslimanëve.
6. Duke e ruajtur veten nga veprimi i gjërave të shpikura dhe prezentimin në to, bidatet e ndryshme.
7. Duke mos u dhënë shumë pas gjërave dhe bukurive të dynjasë.
8. Duke u frikësuar se do të jetë ky namazi dhe ramazani i fundit i jetës së tij në këtë dynja.
9. Duke lexuar dhe ndëgjuar ligjerata të cilat flasin mbi vlerën e namazit të natës.
10. Duke i vepruar të gjitha veprat vetëm për hir të Allahut të Madhëruar.

Ebu Hamid el Gazali

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

0 805

MËSIME DHE POROSI ISLAME (64)

  1. Nëse një vëlla e do vëllain e tij musliman, le t’ia tregojë atij se e do për hir të Allahut.
  2. Duhet t’i kryejë të gjitha obligimet që i ka ndaj vëllait të tij musliman.
  3. Të kujdeset për t’ia kryer ndonjë nevojë vëllait të tij.
  4. T’i dhurojë vëllait të tij ndonjë dhuratë.
  5. T’i përgjigjet ftesës së tij (kur ai e thërret në darsmën e tij).
  6. Kur ta takojë vëllain e tij musliman, duhet ta takojë i buzëqeshur dhe fytyrëçelur.
  7. Le të kërkoj nga vëllai i tij të lutet për të.
  8. Ta gëzojë vëllain e tij duke ia bërë ndonjë vepër që e gëzon atë.
  9. Ta vizitojë sa mê shpesh vëllain tij kohë pas kohe.
  10. Kur ta takojë vëllain e tij, le t’i paraprijë i pari me dhënien e selamit, duke e përshëndetur me dorë.
  11. Kur vëllai i tij vjen i vonuar në ndonjë mexhlis, atëherë ai le t’ia bëjë një vend të ulet afër tij në mexhlis.
  12. Le ta ftojë vëllain e tij në iftarë.
  13. Le t’i telefonojëkohë pas kohe dhe të pyes si kalon, a ke nevojë për diçka, etj.
  14. Nëse është beqar, le të interesohet që t’ia gjej një motër të ndershme vëllait të tij përmes gruas së tij.
  15. Nëse mungon në punë, mësime ose në namaz, le t’i telefonojë dhe të interesohet për gjendjen e tij.
  16. Kur dikush e bën gibet, ai duhet që ta mbrojë vëllain e tij, nëse është prezent në mexhlisin ku bëhet gibet vëllai i tij.
  17. Le ta vizitojë vëllain e tij kur ai sëmuret.
  18. Le të shoqërohet gruaja e tij me gruan tënde.
  19. Prezento bashkë me vëllain musliman në ligjerata dhe në namazin e teravisë.
  20. Nëse gabon ndaj tij, le t’i kërkon i pari falje.

Abdullah Nasih Ulvan

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

NA NDIQNI NË