Arhiva MujoreFebruary 2018

0 4105

Emri i tij: Ebu Abdilah Muhamed Ibën Ismail Ibën Ibrahim Ibën Mugire el Xhafij el Buharij.

Lindja e tij: Imam Buhariu lindi në muajin Sheual të vitit 194Hixhrij në Buhara të Horasanit (tash është pjesë e Uzbekistanit).

Imam Buhariu u rrit si jetim nën përkujdesjen e nënës së tij. Babai i tij ishte dijetarê i hadithit. Pas vdekjes së babait, nëna e tij u kujdes ta edukojë në frymën e Kur’anit dhe Sunetit. Nëna e tij e nxiste të kërkonte diturinê e hadithit Imam Buhariun. Në moshên 16vjeçare shkoi në Meke me nënën dhe vëllain e tij Ahmedin për ta kryer haxhin. Pasi përfunduan haxhin, vëllai i tij Ahmedi dhe nëna e tij u kthyen në shtëpi, ndërsa Buhariu mbeti në Meke për të kërkuar dituri.

Imam Buhariu, thotë: ” Kur i mbusha 16vjeç mësova përmendsh librat e Ibë Mubarekut dhe Uekiut.”

Ndërsa, në moshën 18vjeçare fillova të shënoja libra në lidhje me sahabët, tabiinët, historinë e Medinës, të gjitha këto i shkruaja brenda njê nate(dmth, një libër e shkruante brenda një nate).

Vendet në të cilat udhëtoi për dituri, ishin: ” Shami, Egjipti, Basra, Xhezire, Hixhazi, etj.”

Mësuesit e tij më të njohur: Imam Buhariu, thotë: ” Kërkova diturinë tek 1080mësues, të gjithê ishin të një zëri se: ” Imani është fjalë dhe vepra, shtohet dhe pakësohet.”

Imam Ahmedi, Is’hak Ibën Rahuja, Abdullah Ibën Zubejr el Humejdij, Kutejbe Ibën Seid, Ali Ibën Medini, Muhamed Ibën Selam, Ejub Ibën Selam Ibën Bilal, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë. (Tabakat esh Shafiije: 2/3)

Nxënësit e tij: Imam Muslimi, Tirmidhiu, Ibën Huzejme, Ebu Hatim err Rrazij, Abdurrahman err Rrazij(djali Ebu Hatim err Rrazit), Ebu Bekër Ibën Ebi Dunja, Ibrahim Ibën Is’hak el Harbij, Ebu Davudi, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë. (Tabakat esh Shafiije: 2/3)

Akideja e Imam Buhariut: Imam Buhariu kishte Akiden e pastër të Selefëve, ishte i ashpër ndaj bidatgjive dhe shkruante libra kundër tyre, Veprat e robërve të Allahut(Efalul Ibad), Kitab et Teuhid, në 58kapituj në koleksionin e tij të haditheve të sakta e vërteton dhe sqaron Akiden e pastêr Selefije.

Medh’hebi i tij: Ishte ndjekës i argumentit, Kur’anit dhe Sunetit, megjithatë mendimet e tija shpeshherë përputhen me mendimet e medh’hebit Shafi’ij.

Fjalët e dijetarëve Islam për Imam Buhariun:

Ibn Huzejme, thotë: ” Nuk ka njeri nën këtë qiell më të ditur në shkencën e hadithit se Imam Buhariu.”

Amër Ibën Alij, thotë: ” Nëse Imam Buhariu nuk e njeh ndonjërin nga hadithet, dije se ai nuk është hadith.”

Bender Muhamed Ibën Beshar, thotë: ” Hafizat e kësaj bote janë katêr: I pari dhe mësuesi i tyre është Imam Buhariu.” (Tedhkiretul Hufadh: 2/555).

Imam Ahmedi, thotë: ” Nuk ka pas Horasani të ditur sikurse Imam Buhariu.”

Imam Muslimi, kur vdiq Buhariu: ” Dëshmoj dhe jam i bindur se nuk ka të ngjajshëm me ty në dituri në këtë dunja.”

Tirmidhiu, thotë: ” Nuk ka parë syri im dhe as nuk ka ndëgjuar veshi im, njeri të thelluar në dituri sikurse Imam Buhariu.”

Librat e tij më të njohura: 1. El Xhami es Sahih. 2. Tarih Kebir. 3. Tarih Sagir. 4. Tarih Eusat. 5. Halk efalul Ibad. 6. Edeb el Mufred. 7. Kirae Halfel Imam(Leximi pas Imamit). 8. Reful Jedejni Fis Salah(Ngritja e duarëve në Namaz).

Vdekja e tij: Imam Buhariu, Allahu e mëshiroftë, vdiq në natën e Fitër Bajramit, në ditën e shtune, në Samarkand, në vitin 256Hixhrij. (Tehdhib Tehdhib: 9/52).

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 1312

O Allah! Kërkoj të më mbrosh nga uria, ngase është shoqëruesi më i keq, dhe kërkoj të më mbrosh nga tradhtia, ngase është fshehtësia më e keqe.[1]

 اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنَ الْجُوعِ؛ فَإِنَّهُ بِئْسَ الضَّجِيعُ، وَأَعُوذُ بِكَ مِنَ الْخِيَانَةِ؛ فَإِنَّهَا بِئْسَتِ الْبِطَانَةُ

(Allahume ini eudhu bike minel xhu’i fe innehu bi’se ed-daxhiu. Ve eudhu bike minel khijaneti fe inmehu bi’se el-bitaneh)

Komenti i lutjes

Fjala e tij: “O Allah! Kërkoj të më mbrosh nga uria.” Që është një kërkim i mbrojtjes nga dhimbjet e urisë, dhe vështirësitë e durimit në të, ngase uria e dobëson fuqinë, çrrëgullon trurin, e kështu shkakton mendime të këqija, iluzione të prishta, humb angazhimin me ibadete e vetllogarinë, shkakton nevrikosje dhe sjellej të këqija.

Fjala e tij: “ngase është shoqëruesi më i keq.” (Ed-daxhiu) domethënë: ai i cili fle me mua në të njejtin shtrat. Pasi që uria e shoqëron atë edhe në gjumë, është quajtur (ed-daxhiu).

Fjala e tij: “më i keq.” Ngase pengon që trupi të pushon.

Në këtë hadith është veçuar uria e cila e shoqëron njeriun edhe në shtrat që të tregon se qëllimi i fjalës “uri” është ajo që e shoqëron njeriun gjatë natës e ditës.

Fjala e tij: “dhe kërkoj të më mbrosh nga tradhtia.” Tradhti është: Kundërshtimi i së vërtetës duke shkelë fjalën e dhënë, në fshehtësi. E që ajo përfshinë tradhtinë që e bën njeriu ndaj njeriut, dhe përfshinë tradhtinë e robit ndaj Allahut të Madhëruar, ajo përfshinë të gjitha detyrimet fetare të cilat i urdhëroi Allahu i Lartmadhëruar. Allahu thotë: “O besimtarë! Mos e tradhëtoni Perëndinë dhe Pejgamberin, se e keqpërdorni amanetin tuaj, e këtë ju e dini.” Surej Enfal, ajeti 27.

Fjala e tij: “ngase është fshehtësia më e keqe.” Që është e kundërta e të dukshmes, është përmëndur në formë alegorike si për gjërat e fshehta që njeriu i posedon, e pasi që tradhtia është një gjë që njeriu e fsheh dhe e mabn sekret, e nuk e shfaq, është quajtur (el-bitaneh) brendësi e fshehtësi.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] 1. E shënon Ebu Davudi me numër (1547). Nesaiu me numër (5483) ibn Maxheh me numër (3354) ibn Hibani (3/304). Hakimi (1/534). Ebu Ja’la (11/297). Abdurrezaku (10/440). Ibn Ebi Shejbeh (10/187). Shejh Albani e vlerësoi hasen-të mirë në librin e tij (Sahih Ebi Davud, 2/91)

0 1625

Tre gjëra nuk njihen përpos se në tre raste:

1. Nuk njihet bamirësia përpos se në vështirësi.

2. Nuk njihet trimëria përpos se në luftë.

3. Nuk njihet butësia përpos se në gjendje nervoze.

Poeti thotë:

Nuk njihet butësia kur je në gjendje të rahatshme dhe kur je i qetë

Por, butësia yte njihet atëherë kur ti je nervoz dhe nuk je i qetë

Gjithashtu, poeti thotë:

Jeto sa të duash, por dije se një ditë do të vdesësh. Duaje kë të duash, por dije se një ditë do të ndahesh nga ai. Vepro çfarë të duash, por dije se një do të takohesh me ato!

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 2543

Shejhu Abdullah El-Mutlak është pyetur për abajen, se si duhet të mbahet, mbi kokë apo mbi shpatulla, dhe ai përgjigjet: “Nuk është problem, mund të mbahet edhe mbi kokë, edhe mbi shpatulla, e rëndësishme është mbulimi. Ndërkohë që mbi 90% e grave muslimane të devotshme (të mbuluara) në botën islame, nuk e vendosin abajen dhe nuk e njohin atë, ne shohim shumë prej tyre që janë muslimane të devotshme, hafize të Kuranit, thirrëse të fesë islame, që vijnë në Mekë dhe Medine, por që nuk mbajnë abaje. Kështu që nuk kemi pse i detyrojmë gratë të mbajnë abaje, sepse ajo te ne është mbulesë, dhe përfshihet tek ajeti i mbulimit: “O Profet, thuaju grave dhe vajzave të tua, si dhe grave të besimtarëve, që të lëshojnë mbulesën e tyre (të kokës) përreth trupit. Kjo është mënyra më e përshtatshme që ato të njihen e të mos ngacmohen nga të tjerët. Me të vërtetë, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.” (Kurani 33:59)

Që nga konteksti duket qartë se për çfarë bëhet fjalë. Bëhet fjalë për një veshje që në gjuhën arabe quhet “abaje”, e cila në shqip mund të përshtatet si pelerinë, që mbulon gjithë trupin, dhe mund të vendoset mbi kokë, ose mbi shpatulla dhe ka mëngë të gjera, dhe jo për shaminë apo mbulesën islame, që njihet me termin “hixhab”, por thjesht për një veshje të veçantë, që është e përhapur kryesisht në gadishullin arabik dhe disa vende të tjera. Kështu që çdo gjë tjetër përveç kësaj, është thjesht spekulim mediatik, gjueti në ujë të turbullt. Nuk është hera e parë dhe nuk ka për të qenë as e fundit, që përhapen të tilla lajme të rreme, që keqinterpretohen dhe deformohen me qëllim ose jo, ndaj çdokush që merret me informimin e njerëzve, e ka për detyrë të sigurohet për saktësinë dhe vërtetësinë e lajmit, para se t’ua ofrojë atë të tjerëve.

Hoxhë Justinian Topulli

0 1412

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Dhe në një pjesë të natës zgjohu me të (me Kur’anin – namazin), është e sigurt se Zoti yt do të ngrisë ty në një vend të lavdishëm.” (El Isra; 79).

Kjo është një lëvdatë dhe nxitje për ata që falin namazin e natës dhe pozita e tyre tek Allahu është varësisht se sa ata ia bëjnë hyzmetin kësaj vepre madhore dhe të dashur tek Allahu, xhele ue ala!

Tefsir Ibn Badis; 1/141

2. Transmetohet se Muxhahidin, rahimehullah, e pyetën; Kush ka vepruar më mirë, ai i cili ka lexuar suren el Bekare dhe Ali Imran apo njeriu i cili ka lexuar vetëm suren el Bekare, edhe pse të dytë kanë falur dy rekate namaz, kanë bë ruku dhe sexhde të njejta!? Muxhahidi, tha; Ai i cili ka lexuar vetëm suren el Bekare në dy rekate ka vepruar më mirë, më pas lexoi fjalën e Allahut, xhele ue ala, ku thotë; “Dhe (ta shpallëm) Kur’anin që Ne e ndam pjesë – pjesë për t’ua lexuar njerëzve dalëngadalë dhe ashtu e shpallëm atë një pas një.” (El Isra; 106).

Fet’hul Barij, të Ibn Haxherit, rahimehullah; 9/89

3. I mençur është ai që i shikon të metat e tij, në mënyrë që t’i përmisoj ato. I mençuri nuk i shikon të metat e të tjerëve në mënyrë që t’i përhap ato. Mu për këtë arsye, Allahu, xhele ue ala, tha në Kur’an; “Ata, të cilët dëshirojnë që te besimtarët të përhapet amoraliteti, ata i pret dënim i dhembshëm në këtë dhe në botën tjetër. All-llahu di (të fshehtat) e ju nuk e dini.” (Nurë; 19).

Shejh Ibn Uthejmini, rahimehullah Tefsiri sures el Huxhurat; fq.51

4. Falënderimi i takon Allahut, që shumica prej muslimanëve i kërkojnë mirësitë e Allahut, mirëpo shumica prej tyre kërkojnë mirësitë e dunjas nga Allahu, siç janë; rizku (furnizimi), shëndeti, etj. Kurse, pak prej tyre kërkojnë nga Allahu mirësinë e pastrimit të shpirtit dhe zemrës. Mu, për këtë arsye, Allahu, xhele ue ala, tha në Kur’an; sikur të mos ishte mirësia e Allahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, askush prej jush nuk do të pastrohej më kurrë (prej mëkatesh), por Allahu e pastron atë që do Ai.” (Nurë; 21).

Ibrahim Sekran

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Sikur të mos i prezentohej argumenti nga Zoti i tij.” (Jusuf; 9).

Po mos të ishte mirësia, dhuntia, kujdesi dhe ndihma nga Allahu, robi nuk do të forcohej dhe qëndronte në të vërtetën.

Shejh Muhamed Salih el Munexhid

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 891

Errësirat janë pesë dhe secila nga to ka nga një dritë ndriçuese:

1. Mëkatet janë errësirë , kurse drita e tyre është pendimi.

2. Varri është errësirë, kurse drita e tij është namazi.

3. Peshorja në Ditën e Kiametit është errësirë, kurse drita e saj është fjala la ilahe il-lAllah.

4. Ura e Siratit është errësirë , kurse drita e saj është bindja.

5. Ahireti është errësirë, kurse drita e tij është vepra e mirë.

Marrë nga libri: Fjalë me të shtrenjëta se ari

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 1147

HADITHI:

Ebu Mes’ud el Bedrij, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell dhe thotë: i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Kush udhëzon në hajr (mirësi), atij i takon shpërblimi sa i vepruesit.”[1]

KOMENTI:

Ky është një prej llojeve të bamirësisë, të udhëzosh në të mire. Kur ti sheh një mundësi ku ka hajr në të dhe udhëzon vëllain tënd në këtë hajr që ai të vepron, ti konsiderohesh sikur vepruesi, të takon shpërblim i atij që e vepron atë të mirë, është një formë e bashkpunimit në punë të mira, me anë të udhëzimin e sqarimit dikujt tjetër.

Nëse sheh një nevojtar, dhe ti publikon gjendjen e tij tek personat që janë të pasur që ta ndihmojnë, ky është një udhëzim për punë të mira, nëse ata e ndohmojnë edhe ty do të takon shpërblimi i njejtë sikur ai që e ka ndihmuar.

Nëse vëren tek vëllai jot mosdije rreth ndonjë çështje prej çështjeve të fesë, e ti ia mëson punën e mirë, ia mëson atij çështjet e fesë, mbi të cilat ai do të vepron, ty të takon shpërblimi i njejtë sikur që shpërblehet ai.

Nëse e këshillon të jep sadaka, të falet natën, të agjërojë vullnetarisht, edhe ty do të takojë shpërblimi i këtyre veprave.

Nëse e këshillon të kërkojë dituri fetare, dhe si shkak i porosisë tënde ai ka mësuar, ty të takon shpërblimi i njejtë.

Andaj, mos nënvlerëso asgjë prej dyerve të hajrit, qoftë të jetë me anë të konsultimit e udhëzimit.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I TETËMBËDHJETË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Muslimi me numër (1893)

0 4220

  1. Në fillim të leximit është sunet të kërkohet prej Allahut të Madhëruar të na mbrojë prej shejtanit dhe kjo bëhet në njërën prej këtyre dy formave:

( أَعُوذُ بِللّهِ مِنَ الشَّيْطَانِ الرَّجِيمِ )

Kërkoj mbrojtje prej Allahut nga Shejtani i mallkuar.

( أَعُوذُ بِللّهِ السَّمِيعُ الْعَلِيمِ مِنَ الشَّيْطَانِ الرَّجِيمِ )

Kërkoj mbrojtje prej Allahut i Cili dëgjon dhe di çdo gjë nga Shejtani i mallkuar.

  1. Duhet të lexohet Besmeleja ( بِسْمِ اللهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ )
  • Në fillim të çdo sureje e në veçanti në fillim të sures El Fatiha.
  • Nuk lexohet në fillim të sures et Teube.
  • Nëse fillon në gjysmë të sureve atëherë fillon vetëm me Eudhubillah… por nëse thua edhe besmelen nuk është gabim.
  1. Leximi i Kuranit duhet të dëgjohet me vëmendje.
  2. Gjatë leximit të Kuranit duhet të mundohemi ta zbukurojmë zërin edhe nëse personi nuk ka zë të mirë.
  3. Preferohet shfaqja e emocioneve ose qarja gjatë leximit të Kuranit për të ndier madhërinë e Allahut dhe Thanësin e këtyre fjalëve.
  4. Preferohet që mos të kalojnë më shumë se 40 ditë pa e përfunduar një hatme dhe është sunet që çdo ditë të lexosh Kuran nga një xhuz por nëse nuk ke mundësi atëherë se paku 10 ajete në ditë.
  5. Preferohet që kur të përfundosh hatmen të lutesh dhe ti mbledhësh anëtarët a familjes e të marrin pjesë në këtë dua sepse është prej kohërave kur duatë pranohen.
  6. Kuranin duhet ta lexosh për hir të Allahut jo për ndonjë qëllim tjetër dhe është haram të lexohet për përfitim material.

Përgatiti: Vedat Skenderi

Burimi: albislam.com

0 2434

Përqëndruesit (stabilizuesit) në kohët e fitneve:

TEUHIDI: “All-llahu i forcon ata që besuan në fjalën e fortë (të mirë) në jetën e kësaj bote edhe në botën tjetër.” [Ibrahim: 27]

KURANI FAMËLARTË: “Ashtu (e zbritëm pjesë-pjesë) që me të ta forcojmë zemrën tënde dhe Ne e sollëm atë ajet pas ajeti (dalëngadalë).” [Furkan: 32]

TË VEPRUARIT ME DITURI: “Po sikur të zbatonin atë që këshilloheshin do të ishte më mirë për ta dhe do t’i përforconte më shumë. [Nisa: 66]

TREGIMET E PEJGAMBERËVE: “Të gjitha këto që t’i rrëfyem ty nga lajmet e pejgamberëve, janë që ta forcojnë zemrën tënde, dhe në to të ka ardhur e vërteta e këshilla.” [Hud: 120]

DUAJA: “Duaja më e shpeshtë e Pejgamberit salAllahu alejhi ve sel-lem, ka qenë: “O Rrotullues i zemrave, përqëndroje zemrën time kah Feja Jote.” [Sahih Et-Tirmidhi]

Shejh Vahid AbduSelem El-Bali

Përktheu dhe përshtati: Amir Shabani

NA NDIQNI NË