Arhiva MujoreFebruary 2018

0 1256

1. Medito rreth këtyre thirrjeve hyjnore për pendim në shumë vende në të njejtën sure në Kur’an, andaj çfarë të pengon ty që mos të pendohesh në muajin e pendimit(të Ramazanit).
Pra, medito rreth këtyre thirrjeve hyjnore për pendim;

Po, nëse pendoheni, do të jetë më mirë për ju.” (Teube; 3).
Po, nëse ata pendohen.” (Teube; 5).
Allahu ia pranon pendimin atij që do.” (Teube; 15).
Atyre do t’ua falë Allahu, se Ai i falë atij që pendohet.” (Teube; 102)
A nuk e ditën ata se Allahu është ai që ranon pendimin e robëve të vet.” (Teube; 104).
Apo (Allahu) do t’i falë pas pendimit.” (Teube; 106).
(Të Xhennetit janë) Edhe ata që pendohen.” (Teube; 112).
Allahu veçse ua fali (ua pranoi pendimin).” (Teube; 117).
Prandaj edhe atyre ua fali ai, në mënyrë që të pendohen.” (Teube; 118).

2. Prej adetit dhe cilësive të munafikëve, është ajo çfarë ka cekur Allahu për ta në Kur’an, ku thotë;
Edhe sikur të dilnin me ju, ata nuk do t’ju shtonin tjetër pos ngatërresës dhe shumë shpejt do të përçanin mesin tuaj, duke kërkuar t’ju turbullojnë.  E ndër ju ka të tillë që i dëgjojnë ata. Allahu i di shumë mirë hipokritët.” (Teube; 47).

Pra, ata janë që sjellin ngatërresa, përçarje dhe turbullira në shoqëri dhe familje.

Dr. Abdullah Belkasim

3. Sa vepra madhore janë vërtetësia, drejtësia, besnikëria dhe sinqeriteti me Allahun!
Medito;
Posa të vërejë Allahu ndonjë të mirë (besim të drejtë e të sinqertë) në zemrat tuaja, Ai u jep edhe më shumë të mira nga ajo çka është marrë nga ju, ua falë gabimet.” (El Enfal; 70).

Ai (Allahu) e dinte se ç’kishin zemrat e tyre, andaj u dhuroi qetësimin dhe së shpejti i shpërbleu me një fitore (çlirimin e Hajberit).” (El Fet’h; 18).

Do të ishte mirë për ata të jenë besnik ndaj Allahut.” (Muhamed; 21).

Dr. Muhamed Rebia

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë;

Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varvfërve, jetimmëve dhe të zënëve robër. Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të All-llahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim.” (El Insan; 7-8).

Hamad Ibn Sulejmani, rahimehullah u shtronte iftar në çdo natë Ramazanit pesëdhjetë agjëruesve.
E kur vinte nata e Bajramit, u blente rroba dhe u dhuronte nga 100 dirhem si dhuratë për Bajram.

Ibn Ebi Dunja, rahimehullah
El Ihvan; fq.211

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ditën kur Allahu nuk e turpëron Pejgamberin e së bashku me të as atta që kanë besuar. Drita e tyre ndriçon para tyre dhe në të djathtë të të tyre.” (Tahrim;

Nuk ka asnjë njeri i cili ka vdekur si njësues i Allahut në adhurim e që mos t’i dhurojë dritë Allahu në ditën e gjykimit, kurse munafikëve, drita e tillë do t’u fiket. Dhe, besimtari(njësuesi i Allahut) kur e sheh gjendjen e munafikëve, thotë;

E ata thonë: “Zoti ynë, vazhdona dritën tonë, falna neve.  Vërtet, Ti je i plotfuqishëm për çdo send”. (Tahrim; .

Ibn Abasi, radijAllahu anhu Ed durur el Menthur; 8/228

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 2936
  1. EMRI I TIJ: Ahmed Ibën Muhamed Ibën Hanbel ose Ebu Abdilah esh Shejbani el Meruezi el Bagdadij. (Na’tul Ekmel: 33).
  2. LINDJA E TIJ: Nëna e tij u shpërngul prej Mervas në Bagdad, në atë kohê ishte shtatëzënë dhe e lindi Imam Ahmedin në Bagadad në vitin 164Hixhrij. (Tarih Bagdad: 4/412, Na’tul Ekmel: 34).

Imam Ahmedi vazhdoi jetën e tij në Bagdad dhe ndjeki mexhliset e diturisë tek hoxhallarët e Bagdadit, në atë kohë ishte vetëm 16vjeç. Ishte i shkathët dhe i zgjuar në marrjen e diturisë qysh në moshën e tij të re.

Saqë, Abdurrahman Ibën Mehdij, thoshte për Imam Ahmedin: ” Tek ky djalosh pash shumë zgjuarësi, saqë thash në vete: A thua ky djalë ishte imam qysh në barkun e nënës së saj. Më pas Imam Ahmedi udhëtoi në shumë vende për ta kërkuar diturinë, vendet më të njohura të cilat udhëtoi dhe mori dituri, ishin: Kufeja, Basra, Mekeja, Medineja, Jemeni, Shami dhe Xhezira.” (Tarih Bagdad: 4/412, El Xheuher el Muhasal: fq.7 dhe 8, Dhikër Mihnetul Imam Ahmed Ibën Hanbel: fq.18 dhe 19).

  1. MËSUESIT MË TË NJOHUR TË IMAM AHMED IBËN HANBELIT: Mësuesit më të njohur, ishin: Imam Shafiu, Hushejmi dhe Sufjan Ibën Ujejne, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë. (Na’tul Ekmel: 34).
  2. NXËNËSIT E TIJ MË TË NJOHUR: Nxënësit e tij më të njohur dhe më kryesorë, ishin: Hoxha i tij Imam Shafiu më vonë u bë nxënës i tij, Abdurrezaku, Ali Ibën Medini dhe Jahja Ibën Meini. (Na’tul Ekmel: 35).
  3. AKIDEJA E IMAM AHMEDIT: Nga Akideja e tij Selefite e pastër dhe e palëkundur është edhe sprova e tij nga ana e Me’munit, i cili e burgosi dhe e dënoi, ngase Imam Ahmedi mbronte mendimin e Ehli Sunetit se Kur’ani është fjalë e Allahut.” (Menakib Imam Ahmed të Ibën Xheuzit: 123).

Ishte i njohur me kundërshtimin e Akides së bidatgjive të ndryshêm nê kohên e tij, si Akiden e Xhehmive, Mu’tezilëve dhe grupeve të tjera të devijuara nga Akideja e pastër e Ehli Sunetit dhe Xhematit.

  1. MEDH’HEBI I IMAM AHMEDIT: Llogaritet si ripërtrirës i Akides së selefit dhe i njohur si pasues i medh’hebit të Muhamedit, salallahu alejhi ue selem. (Tabakat el Hanabile të Ibën Ebi Ja’las: 2/262,308).
  2. FJALËT E DIJETARËVE PËR IMAM AHMEDIN: Imam Shafiu, thotë: ” Dola nga Bagdadi dhe nuk lash aty njeri më fekih, më të devotshëm, më zahid dhe më të ditur se Imam Ahmedi.” (Menakib Imam Ahmed të Ibën Xheuzit: 107).

Ebu Bekër el Muzenij, thotë: ” Me pesë persona Allahu e mbrojti fenë e Tij pas vdekjes së Muhamedit, alejhi selam, e ata janë: Ebu Bekri, Umeri, Uthmani, Aliu dhe me Imam Ahmedin në sprovën e tij më të madhe, për të cilën u rrah dhe u burgos nga Me’muni por ai prap se prap nuk u largua nga Akideja dhe Menhexhi i Selefit, duke mbrojtur mendimin se Kur’ani është fjalë e Allahut e jo i krijuar.” (Menakib Imam Ahmed të Ibën Xheuzit: 123).

El Gazij el Amirij, thotë: ” Imam Ahmedi, imami i nderuar, njeriu kryesor i medh’hebit tonë ( hanbelij), sabërliu në sprovat më të mëdha, mbrojtës dhe ndihmtarë i sunetit, Hoxhë i Islamit dhe pasues i Akides dhe Menhexhit të Sahabëve.” (Na’tul Ekmel: 32).

  1. LIBRAT MË TË NJOHURA TË IMAM AHMEDIT: 1. El Musned: Këtu tuboi diku rreth 30mijë hadithe të Pejgamberit alejhi selam, dhe i thoshte djalit të Abdullahut: Mësoje përmendsh këtë musned, ngase përmes këtij do të jesh imam i njerëzve.” (El Menhexh LiAhmed: 1/67, Hasais Imam Ahmed të Ebu Musa el Medenij: 10,15). 2. Fedail es Sahabe. 3. Kitab et Tefsir, këtu ka tubuar diku rreth 120mijë hadithe. 4. Kitab ez Zuhd. 5. Kitab err Rred Alel Xhehmije uel Mu’tezile. (El Menhexh LiAhmed: 1/67).
  2. VDEKJA E IMAM AHMEDIT: Vidq Imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë në vitin 241 Hixhrij, muaji Rebiul Euel, data 12, jetoi 77vite. (El Xhevahir el Muhasal: 127).

Nga arabishtja: Suad B. Shabani 07.05.2015

0 1808

HADITHI:

Ebu Dherri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell nga i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, fjalët që ai i përcolli nga Zoti, tha: “O robërit e Mi! Unë ia kam ndaluar vetes Sime zullumin, dhe mes jush e bëra të ndaluar (haram), prandaj mos bëni zullum …”[1]

KOMENTI:

Ky është një hadith madhështor, është një hadith i gjatë, por që autori përzgjodhi vetëm një fjali prej tij. Hadithi është i njohur e transmeton Ebu Dherri nga i dërguari, alejhi selam, e ky nga Allahu. Këtë hadith kur e lexonte Ebu Musa el Haulani, Allahu e mëshiroftë, binte në gjunjë nga frika e tij prej Allahut. Këtu përmendet: (Allahu i Lartmadhëriar thotë) që është një pohim i të folurit për Allahun.

Allahu thotë: (O robërit e Mi!) Është një thirrje prej Allahut për gjithë njerëzimin.

(Unë ia ndalova vetes sime zullumin) e pengova, e largova Veten prej tij. Allahu largoi Veten e Tij nga zullumi, pengoi Veten nga zullumi, edhe pse Ai është i plotëfuqishëm për çdo gjë, mirëpo pengoi Veten nga zullumi ngase zullumi është mangësi e Allahu është larg çdo mangësie.

Allahu thotë: “Zoti yt, nuk i bënë askujt padrejtësi.” Sureja Kehf, ajeti 49.

E, Zoti yt, nuk u bën zullum robërve (të Vet).” Sureja Fusilet, ajeti 46.

Sot, çdo njeri do të shpërblehet për atë që ka punuar; sot nuk ka padrejtësi! Perëndia, me të vërtetë, është llogaritar i shpejtë.” Sureja Gafir, ajeti 17.

Allahu nuk i bën padrejtë askujt. Padrejtësi është të vendosësh një gjë në vendin e gabuar. Dhe është tre llojësh:

  1. Padrejtësia e robit ndaj Zotit, që është shirku “Me të vërtetë, të bërit shok Perëndisë, është zullum i madh”.” Sureja Llukman, ajeti 13.
  2. Padrejtësia e njerëzve mes vete. E që është dëmtimi i njerëzve, qoftë në pasuritnë, gjakun apo nderin e tyre.
  3. Padrejtësia që ia bën njeriu vetes, me mëkate e punë të këqija. Andaj, zullumi është haram, dhe është një prej mëkateve të mëdha.

(Unë ia kam ndaluar vetes sime zullumin dhe mes jush e bëra të ndaluar) që flet se zullumi është haram mes njerëzve. (Prandaj, mos bëni zullum) është formë konfirmimi i fjalës së mëhershme (mes jush e bëra të ndaluar). Andaj, zullumi është i shëmtuar qoftë fetarisht qoftë logjikisht, për të kanë ardhur kërcënime me dënim, Allahu thotë: “Fytyrat (e njerëzve) do t’i përulen (Perëndisë) të Gjallit, të Amshueshmit (Mbikëqyrësit të Gjithësisë). Do të humbë ai që ka ngarkuar të keqen (që i ka bërë shok Perëndisë).” Sureja Taha, ajeti 111.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I NJËZETË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Muslimi me numër (2577).

0 2710

Vëllezër të ndëruar besimtarë!

E falënderojmë Allahun me falënderime që i kanë hije madhërisë së Tij Mëshirëplotit, të Gjithëmëshirshmit, i Cili di gjithçka, dëgjon gjithçka, i Cili na mbikëqyr kur ne jemi të zgjuar dhe kur flejmë. E falënderojmë për të gjitha begatitë që na i ka dhënë në përgjithësi dhe e falenderojmë për begatinë e islamit në veçanti. Begati me të cilën Allahu na ka dalluar nga të tjerët, na ka nxjerrur nga errësira në dritë. Begati me të cilën Allahu me mëshirën e Tij do na bënë banorë të xhenetit. Begati e cila jep begati të shumta.

Paqja dhe mëshira e Allahut dhe lavdatat e Tij qofshin për krijesën më të dashur të Allahut, Muhamed mustafanë të cilin Allahu e dërgoi mëshirë për botrat. Ai na tregoi gjithçka që shpie për në Xhenet dhe na tregoj gjithçka që largon nga xhehenemi.

Këto përshëndetje qofshin edhe për familjen e tij të pastër, për shokët e tij besnik, sahabët, dhe për gjithë ata besimtarë që e pasojnë rrugën e këtij pejgamberi.

Të nderuar vëllezër! Ne jetojmë në këtë dynja dhe ballafaqohemi me gjëra të ndryshme. Gjindemi para sfidave të shumta, takohemi me lloj-lloj personalitetesh, dëgjojmë opinione të ndryshme për shumë gjëra që na rrethojnë neve qofshin ato objektive apo subjektive.

Në jetën tonë dallojmë shtresa të ndryshme të njerëzve nga pikëpamjet përkatëse, por, në peshoren e imanit dallojmë tre shtresa:

  1. Besimtarë
  2. Jobesimtarë dhe
  3. Munafikë (hipokritë)

Si model të kësaj shoqërie në historinë islamë qartë e këmi modelin e Medines në kohën profetike dhe të kalifëve Rashid.

Në këtë bisedë theks të veçantë dua t’i jap shtresës së munafikëve pasiqë rreziku nga ata është vështirë të hetohet.

I dërguari i Allahut pas trembëdhjetë vitëve në Meke, emigroi për në Medine. Shoqëria medinase dallohej nga ajo mekase. Në Meke ishin dy shtresa të njerëzve nga aspekti i besimit; besimtarë: muslimanët dhe jobesimtarë: mushrikët, ndërsa, në Medine u paraqit edhe një shtresë, ata ishin munafikët.

Besimtarët ishin muslimanët që përbëheshin nga muhaxhirët dhe ensarët. Jobesimtarët ishin fiset jehude që jetonin në pjesën lindore dhe  juglindore të Medines. Munafikët ishin Abdullah ibn Seluli me parinë e tij.

I dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, me sahabët patën vështirësi dhe shqetësime të shumta nga kjo shtresë pasiqë këta nuk ishin të definuar. Gjendja e tyre ishte e fshehur. Ata e shfaqnin islamin para muslimanëve, ndërsa bashkëpunonin me jobesimtarët.

Allahu i Madhëruar ka thënë:

Dhe kur atyre u thuhet: besoni, sikurse besuan njerëzit, ata thonë: “A të besojmë ashtu sikurse besuan mendjelehtit?” Në të vërtetë ata, dhe mu ata janë mendjelehtit, por nuk e dinë. * E kur i takojnë ata që besuan thonë: “Ne kemi besuar!” Por kur veçohen me djajt (parinë) e vet u thonë: “Ne jemi me ju, ne vetëm jemi tallur (me besimtarët)”. “ Bekare: 13, 14

Shpirtat e tyre ishin të mbushura me mllef, me urrejtje, zili dhe mendjemadhësi. Ata ishin të prirë vetëm për të bërë keq dhe trazira në shoqërinë islame. Gjëja më tragjike ishte se shtireshin se bëjnë mirë.

Allahu i Madhëruar ka thënë:

E kur atyre u thuhet: “Mos e prishni rendin në tokë”! Ata thonë: “Ne jemi vetëm përmirësues (paqtues)!” “ Bekare: 11

Këta munafikë kanë qenë të disponuar çdo herë të veprojnë kundër muslimanëve. U rinin në pritë veprave që bënin muslimanët që ata nga këndvështrimi i tyre t’i përcjellin me kritikë dhe satirë.

Kur i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, u nis për në një nga betejat gjegjëshit për në beni Mustalik, fis nga fiset jehude në skaj të Medines, ai deshti të merr me vete njërën nga gratë e tij. Qiti short dhe shorti i ra Aishes, radijAllahu anha. Pas mbarimit të betejës, gjatë kthimit, i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, me parinë e vet ushtarake ndalen të pushojnë. Kur deshtën të vashdojnë rrugën dhe nisen, Aisheja  – radijAllahu anha – vëren se e kishte humbur gjerdanin. Ndalet për ta kërkuar dhe e gjen. Kur deshti të vazhdon rrugën paria ishin larguar kështuqë ajo mbeti mbrapa pak e vonuar. Pas pak kohe arriti, por kur munafikët e panë Aishen duke ardhur dhe deven e saj po e mban për kërpeshi një nga sahabët, ata këtë rast e shfrytëzuan për qëllimet e fëlliqura të tyre. Filluan të flasin për Aishen – radijAllahu anha – se ka bërë amoralitet. Biseda e tyre u përhap pastaj edhe në Medine. Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve selem, mbeti i brengosur dhe brenga iu zmadhua, ngase atij ato ditë nuk i shpallej asgjë nga ajetet. Edhe Ebu Bekri, radijAllahu anhu, brengosej se Aisheja ishte e bija e tij, por megjithatë edhe ai nuk fliste asgjë. Aisheja – radijAllahu anha – kur kuptoi se për të po flitej një gjë e tillë u mërzit shumë dhe tërë kohën e ka kaluar duke qarë.

Pas një muaji, të dërguarit të Allahut i shpallen disa ajete nga sureja Nur ku Allahu tregon se Aisheja – radijAllahu anha – është e pastër dhe pos saj edhe të gjitha bashkëshortet e profetit, sal-Allahu alejhi ve selem, janë të pastra.

Allahu i Madhëruar së pari tregoi se kjo është shpifje, por e vërteta do të del në shesh dhe do të jetë në dobi të besimtarëve, Allahu ka thënë:

S’ka dyshim se ata që trilluan shpifjen, janë një grup prej jush. Ju mos e merrni atë si ndonjë dëm për ju, përkundrazi, ajo do të jetë në dobinë tuaj. Secilit prej tyre do t’i takojë dënimi sipas pjesëmarrjes në mëkat, e atij prej tyre që e barti pjesën e madhe (të shpifjes), i takon dënimi i madh. “ Nur: 11

Pastaj, në lidhje me shpifësit tha:

Vërtet, ata që akuzojnë gratë e ndershme, besimtare të pafajshme, janë të mallkuar në këtë botë dhe në botën tjetër dhe ata i pret një dënim shumë i madh.“ Nur: 23

Ne e lusim Allahun që të na ruajë nga shpifjet e shpifësve dhe t’i ruajë familjet e besimtarëve.

Allahu thërret për në vendbanimin e paqës dhe e udhëzon kë të dojë në udhën e drejtë.

Hytbeja e dytë

Të nderuar vlëllezër!

Aisheja  – radijAllahu anha – është bashkëshortja e të dërguarit të Allahut, bija e Ebu Bekër Sidikut, radijAllahu anhu, nënë e bësimtarëve, andaj ata që shpifin për të, kanë bërë mëkat të madh.

Është për t’u çuditur me shiat se ata edhe pas zbritjes së ajeteve që dëshmojnë për pastëritinë e Aishes vazhdojnë të shpfin për të dhe ta akuzojnë për amoralitet. Ata sikur t’i thonë Allahut se këtë çështje e dinë më mirë se Allahu. Allahu i Madhëruar ka thënë se Aisheja është e pastër, kurse këta vazhdojnë me shpifje.

Allahu na ruajt nga devijimi!

Andaj, në si besimtaërë duhet të këmi kujdes shumë në këtë aspekt që t’i ruajmë gjuhët tona nga shpifjet ndaj besimatarëve dhe besimtareve.

Allahu i Madhëruar, për rastin në fjalë tha në formë të retorikës:

E përse kur e dëgjuan atë (shpifje) besimtarët dhe besimtaret të mos mendonin të mirën si për vete dhe të thonin: “Kjo është shpifje e qartë?!” “ Muëminun: 12

Pra, besimtarët nuk duhet të bijnë në grackat e munafikëve kur ata sajojnë intriga dhe shpifje për besimtarët dhe besimitaret. Allahu i Madhëruar i edukon besimtarët që në raste të tilla duhen të kenë qëndrim të drejtë dhe çdo herë të kenë mendim të mirë.

Allahu i Madhëruar ka thënë:   

E përse, kur e dëgjuat atë, nuk thatë: “Ne nuk na takon të flasim për këtë. I lartë je Ti, kjo është shpifje e madhe!”  Nur: 16

Allahu i Madhëruar me këto ajete tregoi se bashkëshortet e pejgamberit, sal-Allahu alejhi ve selem, janë të pastra të gjitha dhe familja e profetike është e pastër. Poashtu me këtë sprovë i nxjerri në shesh shpifjet e munafikëve.

E lusim Allahun që të na bëje besimtarë të sinqertë dhe të na udhëzojë në rrugën e drejtë.

Përgatiti: Hoxhë Ali Shabani

Burimi: albislam.com

0 1845

HADITHI:

Abdullah ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, percjell dhe thotë: i derguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Kush i ngjason një populli, ai është prej tyre.”[1]

KOMENTI:

Përngjasimi me një popull në veprat e tyre, në mënyre që të vepron njejtë sikur ata, e të personifikohet me cilësitë e tyre, e të flet sikur ata.

Përngjasim është: përputhje e ngjashmëri më fjalët, veprat e cilësitë e tyre. Është detyrim për një musliman të jetë krenar me fenë e tij, me dispozitat e dobishme të cilat Allahu i ligjësoi për ta, me urdhrat të cilat Ai i urdhëroi, të cilat janë hajr për të, e të largohet nga ndalesat prej të cilave Ai i ndaloi, të cilat janë të dëmshme për të, të dallohet prej të tjerëve, sepse Allahu i ngriti ata me islam, Allahu thotë: “Mos u ligështoni dhe mos u pikëlloni, sepse ju, gjithsesi jeni më të lartët, nëse jeni besimtarë të vërtetë.” Sureja Ali Imran, ajeti 139

Imani e ngrit njeriun mbi të tjerët (që janë pa iman) me virtyte e veçori të mira, i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Islami ngritet (mbi çdo gjë) e nuk ka send që ngritet mbi të.”[2] Allahu e dalloi muslimanin nga të tjeret, andaj, si mund që të tërhiqet nga kjo pozitë në atë më ulët, në të cilën ai nuk ka dobi.

Fjala e tij, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të: (Kush i ngjason një populli), fjala (popull) është emër i përgjithsëm, e që ky hadith është në formën e ndalesës, pra; Mos i ngjasoni.

(Kush i ngjason një populli) aty bën pjesë edhe jobesimtari edhe njeriu i ligë, edhe mëkatari. Është një ndalesë e ngjasimit me këta, muslimani është i ndaluar t’i ngjason në këto cilësi, bile duhet që të ngritet me fenë, moralin, islamin e të mos i ngjasojë jobesimtarët, njerëzit e shthurur, apo mëkatarët, sepse nëse ai vepron ashtu (i ngjason) ai është dorëhequr nga nderimi (i të qenit musliman).

Ngjasimi është në pamjen e jashtme por që aludon në dashuri në brendësi, sepse po të mos e dashuronte atë që e ngjason, nuk do e përngjasonte. Në një hadith tjetër është përmendur ndalimi nga ngjasimi me çifutët e të krishterët, është përmendur ndalimi nga ngjasimi me paganët, dhe është përmendur ngjasimi me zjarrputistët, e me çdo grupacion prej grupacioneve të besimit të kundërt, kushdi qofshin ato. Muslimani nuk ngjason me këto grupe të humbura, Omer ibn Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka thënë: “Ishim popull më i nënçmuar, e Allahu na ngriti me islam, për atë, sado që kërkojmë krenari në diç tjetër prej asaj me çfarë Allahu na ngrit, Allahu do të na poshtërojë.[3]Në të vërtetë, krenaria është e Allahut, e të Dërguarit të Tij dhe e besimtarëve, por hipokritët nuk e dinë.” Sureja Munafikun, 8.

Ky hadith flet për ndalesën e ngjasimit me jomuslimanët, ngaqë një gjë e tillë konsiderohet degradim e lëshim nga diç që është më e mirë në diç që është më e ulët se ajo. E që shumë prej muslimanëve janë të sprovuar me ngjasimin e jobesimtarëve. Ngjasimi është për qëllim ngjasim me ta në adhurimet e tyre, në fenë e tyre, duke vepruar sikur që ata veprojnë prej risive e gjërave të shpikura, kur ata shpikën festimin e ditëlindjeve filluam edhe ne të festojmë ditëlindjet, ky anon kah paganët e kah çifutët e të krishterët, kur ata ndërtonin mbi varre, filluan edhe disa muslimanë të ndërtonin mbi varre, sepse ndërtimi mbi varre është një nga zakonet e çifutëve dhe të krishterëve, i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “… ata janë një popull që kur vdiste prej tyre një rob i mirë, ndërtonin mbi varrin e tij një faltore, dhe pikturonin ato piktura, at janë njerëzit më të këqij tek Allahu.”[4]

Kur zakon i tyre ishte që të ndërtonin për njerëzit e dalluar, filluam t’i ngjasojmë. Kur ata filuan të ndjekin monumentet e vjetra e t’i madhërojnë ato, qoftë monumente të profetëve të tyre, të njerëzve, të mbretërve, filluam të veprojmë si ata, duke i ngjallë ato gjurmë, e i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, na ndaloi nga një gjë e tillë, sepse gjallërimi i monumenteve të njerëzve të dalluar të tërheq deri në shirk, qoftë edhe për një periudhe më të gjatë kohore, vijnë gjenerata që do të mendojnë se prej këtyre monumenteve ka që sjell dobi apo dëm, e djalli prej xhinëve e njerëzve ua zbukuron atë.

Kështu që jemi të ndaluar t’i ngjasojmë në fenë e tyre, në adetet e veçanta të tyre, sikur; ngjasimi në veshje, në të folur, në gjëra që janë prej veçorive të tyre, prej adhurimeve e adeteve. Ndërsa gjërat që nuk janë veçori e tyre, por janë të përgjithshme, nuk bën pjesë në ngjasim, sikur; kërkimi i riskut, studijimi i industrisë së prodhimit, mësimin e shkronjave të dobishme, prodhimi i altilerive, është pjesë e përbashkët mes bijve të Ademit, bile edhe feja jonë na nxit në këtë, e nuk konsiderohet ngjasim me ta, por, ngjasimi është në gjëra që nuk kanë dobi, as dobi fetare, e as të kësaj bote, por që janë prej adeteve të këqija.

Shënon Muslimi në Sahihun e tij nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, fjalë nga i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të: “Shkurtoni mustaqet dhe lëshoni mjekrat, kundërshtoni me këtë zjarrputistët.”[5]

E që konsiderohet si një zakon i keq, pasi që çifutët dhe të krishterët nuk ngjyrosnin mjekrat, dhe nuk ndrronin qimet e thinjura, i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, urdhëroi që të ngjyrosen qimet e thinjura me ngjyr pos ngjyrës së zezë.[6]

Ngjasimi mund të jetë haram, mund të jetë i papëlqyer, ngase lënia e qimeve të thinjura është e papëlqyer dhe nuk është haram, që ka të bëjë me çështjet e urryera në islam. Sepse të thinjurit nuk është vepër e tyre, por është vepër e Allahut, pra, nëse një gjë nuk është vepër që i dallon ata është e papëlqyer që të ngjasohet me ta, e që nëse është vepër e tyre, sikur; festa e ditëlindjeve, ndërtimi mbi varre, ngjasimi në këtë rast është haram.

Dijetarët, Allahu i mëshiroftë, kanë shkruar për këtë çështje libra, prej tyre shejhul islami në librin e tij (Iktida siratul mustekim, limuhalefet as’habul xhahim – ndjekja e rrugës së drejtë dhe kundërshtimi i banorëve të zjarrit). Dhe libra të tjera të cilat janë përpiluar për të tërhequr vërejtjen nga ngjasimi me jobesimtarët në përgjithësi.

Fjala e tij (ai është një prej tyre), së paku është haram, sepse ai në pamjen e jashtme i ndjek jobesimtarët, sikur që e potëncon këtë shejhul islam ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, dhe thotë: “Më e pakta është se ky hadith flet për ndalesë (haram) edhe pse në kuptimin e sipërfaqësor aludon në mosbesim, mbështetur në fjalën e tij (ai është një prej tyre), sikru që Allahu thotë: “Kushdo prej jush që

i bën ata miq, është me ata.” Sureja Maide, ajeti 51.

Ky hadith është një parim i madh i të qenit muslimani krenar me fenë e tij, duke iu përkushtuar fesë, me të cilën fe dhe ligje Allahu i nderoi.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I NËNTËMBËDHJETË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Ebu Davudi me numër (4031). Ahmedi në (Musned-in e tij, 2/50,92) këtë hadith e vlerësoi të mirë dijetari I njohur AbdulAziz ibn Bazi, Allahu e mëshiroftë, në shpjegimin e tij të librit (Bulug el Meram, f.790).

[2] E shënon Bejhakiu në (Sunen-in e tij, 6/205). Drakutni në (Sunen-in e tij, 3/252). Shejh Albani e vlerësoi të mirë – hasen, në librin e tij (Irv el galil, me numër 1268).

[3] E shënon Hakimi në (Mustedrek, 1/61-62) dhe Ebu Nuajm në (Hiljeh, 1/47).

[4] E shënon Buhariu me numër (434) dhe Muslimi me numër (528).

[5] E shënon Muslimi me numër (260).

[6] Sikur që është shënuar në Sahihun e imam Muslimit me numër (2102) hadithi i Xhabir ibn Abdullahut, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë: erdhi Ebu Kuhfeja ditën e çlirimit të Mekes, e që koka dhe mjekra e tij ishin si “Thegameh” (është një lloj druri që frytet dhe lulet i ka të bardha) i bardhë, e i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, tha: “Ndryshoni këtë (ngjyrë) dhe largojuni ngjyrës së zezë.”

0 2424

 

Përgjigjja:

Nëse shitblerja bëhet pas ezanit të dytë në ditën e xhuma, themi se nuk lejohet, duke u bazuar në fjalën e Allahut,- xhele ue ala!,- ku thotë: ” O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejt për aty ku përmendet Allahu(dëgjojenu hytben e faleni namazin), dhe lejeni shitblerjen.” (Xhumua: 9).

Njashtu, edhe në pesë kohët e namazit, nëse shitblerja bëhet sebeb për humbjen e namazit ose një pjese të namazit me xhemat, themi se nuk lejohet shitblerja.

Allahu,- xhele ueala!,- thotë: ” (ajo dritë) Është në shtëpitë(xhamitë) që Allahu lejoi të ngriten, e që në to të përmendet emri i Tij, t’i bëhet lutje Atij mëngjes e mbrëmje. Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur Allahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zeqatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet.” (Nurë: 36-37).

Komentatorët e Kur’anit thojnë: “Edhe selefi ishin ata që bënin shitblerje, mirëpo kur ndëgjonin ezanin, ata lenin çdo gjë dhe shkonin për ta falur namazin. (Shiko: Tefsiri i Kurtubiut).

Pra, kjo ishte gjendja e selefus salih(të parë tanë të mirë), ata nuk i pengonte asgjë në faljen e namazit, nuk i shmangte nga namazi as tregtia, qoftë ajo blerje apo shitje.

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë: “O ju që besuat, as pasuria juaj e as fëmijët tuaj të mos u shmangin prej adhurimit ndaj Allahut, e kush bën ashtu të tillët janë mua ata të humburit.” (Munafikun: 9).

Muslimani, më të dëgjuarit e ezanit, duhet ta mbyll duqanin e tij, t’i përgjigjet Allahut dhe ta falë namazin, e pasi ta falë namazin le të punojë dhe t’i kërkon begatitë e Allahut.

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë: “E, kur të kryhet namazi, atëherë shpërndahuni në tokë dhe kërkoni begatitë e Allahut, por edhe përmendnie shpeshherë Allahun, në mënyrë që të gjeni shpëtim.” (Xhumua: 10).

Shejh Dr. Salih bin Feuzan el Feuzan,- Allahu e ruajttë.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 2282
  1. Emri i tij: Ebu Husejn Muslim Ibën Haxhaxh Ibën Muslim Ibën Uerd Ibën Keushadh el Kushejrij en Nisaburi.
  2. Lindja e tij: Imam Muslimi lindi në vitin 206 Hixhrij.

U rrit në një familje në të cilën buronte dituria. Babai i tij ishte prej dijetarëve islam. Në moshën 12vjeçare filloj kërkimin e diturisë tek hoxha i tij i parë i fshatit i cili quhej Jahja Ibën Jahja Ibën Bukejr et Tejmij. Imami Muslimi qysh në moshën 14vjeçare filloi udhëtimet e ndryshme drejtë kërkimit të diturisë. Vendet më të njohura të udhëtimeve të tij drejt kërkimit të diturisë, ishin: Mekeja, Medineja, Basra, Bagdadi, Kufeja, Egjipti, Shami.

  1. Mësuesit e tij më të njohur: Ahmed Ibën Hanbeli, Jahja Ibën Meini, Ali Ibën Medini, Is’hak Ibën Rahuja, Ebu Bekër Ibën Ebi Shejbe, Kutejbe Ibën Seid dhe Imam Buhariu, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë.
  2. Nxënësit e tij më të njohur: Mekij Ibën Abdan, Ibrahim Ibën Muhamed Ibën Sufjan en Nisaburi, Ahmed Ibën Seleme en Nisaburi, Ebu Auane Jakub Ibën Is’hak el Isfirajini, Muhamed Ibën Is’hak Ibën Huzejme, Abdurrahman Ibën Muhamed Ibën Idris Ibën Ebi Hatim err Rrazij, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë.
  3. Fjalët e dijetarëve Islam për të;

Ahmed Ibën Seleme, thotë: ” Ebu Zur’a dhe Ebu Hatim errr Rrazi i jepni përparësi mexhliseve të diturisë të Imam Muslimit para mexhliseve të tjera të diturisë tek hoxhallarët e asaj në shkencën e hadithit.”

Muhamed Ibën Beshari, thotë: ” Hafizat e dunjas janë katër: 1. Ebu Zur’a err Rrazij në Rre’j. 2. Imam Muslimi në Nisabur. 3. Abdullah ed Darimij në Semerkand dhe 4. Imam Buhariu në Buhara.”

Hafidh Neveviu, thotë: ” Janë të një zëri dijetarët islam për imamllëkun, diturinë, pozitën, shkathtësinë e Imam Muslimit.”

  1. Akideja e Imam Muslimit: Imam Muslimi kishte Akiden Selefije, mësoi tek hoxhallarët me Akide Selefije, si: Imam Ahmedi, Imam Buhariu, etj.
  2. Librat e tij më të njohura: 1. Es Sahih. 2. El Esma Uel Kuna. 3. Et Temjiz. 4. Rixhak Urvetu Ibën Zubejr. 5. El Munferidan Uel Uihdan. 6. Et Tabakat.
  3. Vdekja e tij: Imam Muslimi, Allahu e mëshiroftë, vdiq në ditën e diele pas namazit të jacisë, u varros ditën e hënë, në datën 24të muajit Rexheb, në vitin 261Hixhrij, jetoi gjithsej 55vite.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

 

0 1473

1. Sa pejgamberë janë përmendur në suren el Enbija?

– 16 pejgamberë.

2. Sa herë është përmendur ari në Kuran?

– 8 herë.

3. Në cilën sure është cekur tregimi i Kabilit dhe Habilit?

– Në suren el Maide.

4. Cila sure posedon njëmbëdhjetë ajete?

– Sureja el Xhumua.

5. Sa herë është cekur alkooli në Kuran?

– 6 herë.

6. Cilët janë katër muajt e shenjtë hënor?

– Dhulkade, Dhul-Hixhe, Muharrem dhe Rexheb.

7. Sa zgjati zbritja e tërë Kuranit?

– 23 vite.

8. Cilat sure Kuranore fillojnë me fjalën, Elhamdulilah?

– Sureja el Fatiha, El En’am, El Kehf, Sebe’ dhe Fatir.

9. Cila është sureja më e shkurtër në Kuran?

– Sureja el Keuther.

10. Cila është sureja më e gjatë në Kuran?

– Sureja el Bekare.

Ali Abdulkadir el Murejshid

Nga arabishtja; Suad Shabani

NA NDIQNI NË