Arhiva DitoreSep 18, 2014

0 6687

A e ka përmendur Allahu në Kuran, apo Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, dimrin, apo diçka në lidhje me dimrin?

Përgjigje: Edhe pse në shumë vise e sidomos tek ne dallojmë katër stine gjatë vitit pranverën, verën, vjeshtën dhe dimrin, te pleqtë hasim se vitin e kanë ndarë në dimër dhe verë. E njëjta gjë ka ndodhur tek arabët. Allahu në suren Kurejsh i përmend të dy stinët, dimrin dhe verën: “Për hir të garantimit që gëzojnë kurejshitët! Garantimin e udhëtimit të tyre të lirë dimrit dhe verës!”, që nënkuptohet se pranvera dhe vera janë një periudhë dhe vjeshta me dimrin janë një periudhë tjetër, kështu që reshjet, si shiu, bora, breshëri etj., që përmenden në tekstet Kuranore dhe në hadith kanë të bëjnë me stinën e dimrit.

Me këtë gjë dua të bëj një vërejtje, se kemi hasur tek të vjetrit tanë, se fillimin e periudhës dimërore e kanë quajturShmitër (Shën Mitër), ndërsa atë verore Shën Gjergj, e këtë të fundit edhe e kanë festuar nëpërmjet manifestimeve të ndryshme, po edhe me disa besëtytni. Dua që t’ua tërheq vërejtjen për këto vepra të injorancës dhe nuk i takon muslimanit, që t’i emërtojë kohët apo vendet me emra të mushrikëve.

Çfarë mund të na përmendni nga ato tekste në lidhje me dimrin?

Përgjigje: Allahu i madhëruar ka përmendur në Kuran në suren Rad (murmurima-bubullima) murmurimën dhe se ajo e madhëron Zotin Fuqiplotë. Ka përmendur edhe rrufenë dhe vetëtimën: “Ndërkaq, murmurima e madhëron(Zotin një) me falënderimin (që i takon) e Tij, (e madhërojnë) edhe engjëjt nga droja ndaj Tij. E Ai dërgon rrufetë dhe me ato godet kë të dojë. Ndërsa idhujtarët polemizojnë rreth Allahut, e Ai është ndëshkues i rreptë.” Shkaku i zbritjes së këtij ajeti ka qenë se një njeri nga paria e mushrikëve ka polemizuar dhe i ka thënë Pejgamberit, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te: Kush është Zoti yt tek i cili po më ftoni ju? A është prej hekuri? Apo mos është prej bakri? Prej argjendi? Apo ari? -Në këtë çast Allahu i dërgoi rrufetë dhe ia dogji atij kokën.

Ibën Abasi rrëfen se një ditë kanë ardhur disa çifutë tek i Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te, dhe e kanë pyetur: O Ebu Kasim, na trego për murmurimën, çfarë është ajo? Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te, iu tha: “Ajo është engjëll që është i angazhuar me retë, me vete ka zjarr dhe i çon me to retë nga të dojë”. Ata pyetën: Çfarë është ky zë që ne e dëgjojmë? “Qortimi  i resë, derisa arrin atje ku e kanë urdhëruar” – u përgjigj. Ata thanë: Të vërtetën e the. (Silsile Sahiha nr. 1872)

Po ashtu Allahu ka përmendur shiun dhe breshrin në suren Nur, ajeti 43: “A nuk e ke parë se si Allahu i drejton retë, pastaj i bashkon, i bën grumbull ato edhe atëherë e sheh shiun se si rrjedh prej tyre. Ai lëshon prej së larti, nga retë e mëdha si kodra breshër dhe me te godit këdo, e ia largon atij që do. Shkëlqimi i vetëtimës së resë gati sa s’ta merr shikimin”.

Nga tekstet ku përmendet dimri kemi edhe hadithin që përcjell Buhariu dhe Muslimi në Sahihët e tyre nga Ebu Hurejre, Allahut qoftë i kënaqur me te, se Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te, ka thënë: “Zjarri iu ankua Allahut duke i thënë: “O Zot, jam duke u ngrënë ndër vete (po zihem me veten)”. Atëherë Allahu i lejoi që ta lirojë veten dy herë në vit, njërën në verë e tjetrin në dimër. Prandaj nxehtësinë më të madhe që e ndjeni në verë është shfryrje (frymënxjerrje) e zjarrit të xhehenemit, kurse të ftohtin e madh që e ndjeni në dimër është nga shfryrja (frymënxjerrja) e të ftohtit të xhehenemit”.

Po ashtu në ndryshimin e klimës ka edhe urtësi për ata që meditojnë. Njëri nga selefët ka thënë: Çdo herë që e kam parë borën duke rënë kam kujtuar fletushkat në Ditën e Kijametit.

 

0 1549


Pyetje:
Cilat vepra të mira gjatë ramazanit duhet t’i kushtohemi më shumë?!

Përgjigje: Janë të shumta veprat e mira të cilat, -sidomos në ramazan-, duhet t’i kushtojmë rëndësi të madhe, por më me peshë janë siç vijon: Kryerja e obligimeve, gjegjësisht namazit dhe agjërimit, e pas kësaj të shpeshtosh veprat vullnetare, siç është këndimi i Kuranit, namazi i teravive, namazi i natës, sadakaja, itikafi, dhikri i shumtë dhe i shpeshtë, qëndrimi në mesxhide duke bërë ibadet aty, sikurse edhe ruajtja e agjërimit nga gjërat qofshin fjalë a vepra që ta mangësojnë apo prishin atë.

 

Shejh Dr. Salih El-Fevzan

Nga arabishtja: Mirsim Maliqi

0 1345


Pyetje:
Gruaja ime i ka obligim t’i kompensojë njëmbëdhjetë ditë të ramazanit që ka shkuar, porse ja tani erdhi ramazani porse ajo akoma s’i ka agjëruar ato ditë. Në këtë rast, çfarë duhet të bëjë për këto njëmbëdhjetë ditë?! Allahu ju shpërbleftë!

Përgjigje: Nëse gruaja jote e ka vonuar agjërimin derisa ka ardhur ramazani tjetër për shkak të përtacisë e dembelisë, atëherë ka obligim që pas ramazanit përveç kompensimit, gjithashtu edhe të ushqejë për çdo ditë agjërimi nga një të varfër për shkak të asaj që ka vepruar, gjegjësisht vonimit dhe shtyrjes së agjërimit pa ndonjë arsye. Porse në qoftë se e ka shtyrë agjërimin ngase vërtetë nuk ka pas mundësi derisa ka ardhur ky ramazan, atëherë pasi të kalojë ramazani e ka për obligim vetëm kompensimin, e jo edhe të ushqejë një të varfër për çdo ditë të paagjëruar, ngase ajo është e arsyetuar për këtë vonesë.

 

Shejh Dr. Salih El-Fevzan

Nga arabishtja: Mirsim Maliqi

0 1067


Pyetje:
Gjyshi im u sëmur në mes të ramazanit dhe nuk i agjëroi dy ditë për shkak të sëmundjes, e pastaj vdiq… Ju pyesim, a duhet të agjërojmë tani ne për të apo a ekziston edhe mundësia e shpagimit të atyre ditëve?!

Përgjigje: Hamdin ia kushtojmë Allahut! Nëse njeriu sëmuret gjatë ramazanit dhe e lë agjërimin, atëherë për këtë veprim ai ka leje nga Zoti Fuqiplotë, i Cili ka thënë: Ndonjëri prej jush që gjendet i sëmur ose gjendet në udhëtim e sipër, ai i agjëron aq ditë sa i ka prishur – në ditët e tjera.”[1] E, përderisa gjyshi juaj ka lënë agjërimin për shkak të sëmundjes, e pastaj Allahu ia ka marrë shpirtin para se ai të ketë mundësi (pas ramazanit) t’i agjërojë ato ditë, sikurse as nuk e ka arritur ramazanin në vijim, në këtë rast nuk kërkohet që t’i kompensohet diçka. Mirëpo në rastet kur shërohet, e pastaj e shtyn kompensimin duke përtuar, aq sa arrin edhe ramazani tjetër dhe vdes pa mos i kompensuar ditët e paagjëruara, atëherë familja e tij për çdo ditë që ai nuk ka agjëruar duke qenë i sëmurë ushqen nga një të varfër, porse nuk kërkohet të agjërojnë për të, pra mjafton të ushqejë një të varfër për një ditë të paagjëruar, pra siç thamë, në qoftë se ka pas mundësi që vetë të agjërojë, porse e ka shtyer pa arsye derisa ka arritur ramazani i radhës. Kurse në rastin tuaj për sa kohë që s’ka pas mundësi dhe i ka ardhur vdekja në këtë gjendje, atëherë s’ka gjë.

 

Shejh Dr. Salih El-Fevzan

Nga arabishtja: Mirsim Maliqi

[1] Kurani, El-Bekare: 184

0 2347

Pyetje: Ç’është dispozita e pastrimit të dhëmbëve me misvak gjatë ditës së agjërimit në muajin ramazan?

            Përgjigje: Hamdin ia kushtojmë Allahut! Pastrimi i dhëmbëve me misvak gjatë ditës së agjërimit në muajin ramazan është vepër e pëlqyer, ngase përdorimi i misvakut është prej suneteve të forta gjatë agjërimit, po sikurse edhe jashtë agjërimit, ndaj preferohet për agjëruesin të pastrojë dhëmbët me misvak çdo ditë, madje zakoni e huqi më i mirë i agjëruesit është përdorimi i misvakut, ashtu siç gjendet në një hadith[1], sikurse themi se pëlqehet përdorimi i misvakut gjatë tërë ditës, porse ka disa dijetarë që këtë lehtësim, pra përdorimin e misvakut gjatë agjërimit, e shohin vetëm para ngritjes së diellit në zenit, kurse pas kësaj jo, ndërsa përkitazi me këtë përcillet një hadith, porse ai nuk është  i vërtetuar si fjalë e të Dërguarit të Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, gjegjësisht nuk është sahih, ndërsa në anën tjetër është i vërtetuar përdorimi i misvakut në çdo ditë[2], dhe kjo gjë nuk ka ndonjë ndikim negativ në agjërimin e tij, mirëpo nuk guxon agjëruesi t’i gëlltitë gjërat që mbesin nga misvaku apo gjërat që dalin nga mishi i dhëmbëve apo nga vetë dhëmbët si pasojë e përdorimit të misvakut, porse i nxjerrë dhe kaq, pra nuk ndikon negativisht në agjërimin e tij, gjegjësisht në prishjen e tij.

Dr. Shejh Salih El-Fevzan

Nga arabishtja: Mirsim Maliqi

[1] Shënon Ibën Maxhe në “Sunen” (1/536), Darekutniu në “Sunen” (2/203), nga hadithi i Aishes, -radijallahu anha!-.

[2] Shënon Ahmedi në “Musned” (3/445), Ebu Davudi në “Sunen” (2/318), Tirmidhiu në “Sunen” (3/76, 77), e Ibën Huzejme në “Sahih” (3/247), që të gjithë nga hadithi i Abdullah ibën Amir.

0 1092

Pyetje: Një njeri ishte stërlodhur për shkak të ushtrimeve sportive gjatë mëngjesit të një ditëje ramazani, e pastaj piu ujë, në këtë rast ç’duhet të bëjë ky?!

Përgjigje: Nuk lejohet të prishësh agjërimin obligativ të ramazanit për shkak të ushtrimeve sportive, por bile është obligim t’i lësh ushtrimet që të rraskapisin e këpusin kur je agjërueshëm, kurse ajo që i ka ndodhur pyetësit i cili duke qenë agjërueshëm ka pirë ujë me qëllim që ta largojë lodhjen, e cila lodhje ka qenë si shkak i ushtrimeve sportive, ky veprim konsiderohet gabim e gallatë nga ana e tij dhe ky është i obliguar të pendohet tek Allahu e t’i kërkojë falje, e mos të kthehet kurrë më në atë vepër, sikurse gjithashtu e ka obligim ta kompenzojë këtë ditë në të cilin ka pirë ujë, mirëpo nëse e vonon atë ditë aq sa të hyjë ramazani i radhës, atëherë përveç kompenzimit të asaj diteje, obligohet edhe të ushqejë të varfër me sasinë e një saë-s[1].

Shejh Dr. Salih El-Fevzan

Nga arabishtja: Mirsim Maliqi

[1] Një saë tek hanefitë është ekuivalente me 4.228 kg, tek shafiitë dhe hanbelitë 2,360 kg, kurse tek malikitë 2,260 kg. Sh. P.

0 1144

Pyetje: A është prej fesë përurimi me rastin e fillimit të ramazanit dhe a ka ndonjë formë të caktuar si duhet me e bë për hair?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdia dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin, familjen dhe shokët e tij:

Përurimi për fillimin e ramazanit është prej adeteve të mira që i përkrah feja jonë e bukur dhe si i tillë nuk ka ndonjë shprehje të veçantë për shprehjen e uratave, por secili popull përdorë fjalët të cilat është zakon t’i shprehin për këtë rast. Kjo do të thotë se nuk ka tekste të sheriatit që nxisin një veprim të këtillë. I Dërguari salallahu alejhi ve selem, kur vinte ramazani  i nxiste shokët e tij që të përfitojnë nga ky adhurim madhështor, thoshte: “Ju erdhi ramazani, muaji i bekuar. Allahu ju obligoi ta agjëroni atë. Në këtë muaj hapen dyert e xhenetit, mbyllen dyert e xhehenemit kurse djajtë rebel prangosen. Në këtë muaj është një natë më e mirë se një mijë muaj e ai që privohet nga mirësitë e tij vërtet është i privuar.” (Sahih Nesai)

0 2144

Pyetje: Si të mësojmë fëmijët tanë të agjërojnë?

Përgjigje: Agjërimi nuk është obligim për fëmijën e vogël deri sa të hyjë në pubertet, mirëpo Allahu i madhëruar i detyron prindërit t’i edukojnë fëmijët e tyre për adhurime, Allahu i urdhëroi t’ua mësojnë namazin kur ata të kenë shtatë vite dhe t’i rrahin nga pak kur të arrijnë dhjetë vite, për arsye se atij i regjistrohen veprat e mira që i vepron.

Ndërsa mosha në të cilën mund të fillojnë prindërit t’i edukojnë fëmijët për agjërim është mosha e forcës për të agjëruar, e kjo dallon për dallim të mundësisë së fëmijës, ndërsa disa dijetarë e kanë përcaktuar me moshën dhjet vjet.

Shejh Muhamed ibn Salih Uthejmin, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Allahu e ka bërë obligim agjërimin për çdo mysliman, të moshërritur, të shëndoshë dhe vendas, ndërsa fëmija i cili nuk ka arritur pubertetin agjërimi për te nuk është obligim, mbështetur në fjalën e të Dërguarit, salallahu alejhi ue selem: “Është ngritur lapsi nga tre: dhe ka përmend: dhe fëmija deri sa të arrijë pubertetin”. Mirëpo është detyrë e përgjegjësit të tij ta urdhërojë me agjërim nëse arrin një gradë të mundësisë për të agjëruar, ngase kjo është edukatë dhe ushtrim për t’i vepruar kushtet e islamit. Shohim disa njerëz tek i lënë fëmijët e tyre e nuk i urdhërojnë për namaz e as agjërim e kjo është gabim, ngase ai është përgjegjës për këtë para Allahut, ata mendojnë nëse nuk i shtynë të agjërojnë fëmijët e tyre se u dhimbsen dhe janë të mëshirshëm për ta, e realiteti është se i mëshirshmi dhe i dhimbsuri për fëmijën e tij është ai që e ushtron për cilësi të mira dhe vepra bamirëse, e jo kush le ushtrimin dhe edukimin e fëmijëve me edukatë të dobishme”. Mexhmu fetave 19/19, 20.

Disa mënyra për adaptimin e fëmijëve për agjërim:

1-T’ju tregohet atyre për vlerën e agjërimit, se është një shkak prej shkaqeve kryesore për hyrje në xhenet, dhe se në xhenet ka një derë që quhet Rejan, në të do hynë agjëruesit.

2-Adaptimi i mëhershëm i agjërimit, si agjërimi i disa ditëve të muajit Shaban, që të mos u vijë papritmas agjërimi në Ramazan.

3-Agjërimi i një pjese të ditës, duke shtuar kohë pas kohe.

4-Vonimin e syfyrit deri në fund të natës që t’u ndihmohet në agjërimin e ditës.

5-T’ju jepet kurajë për agjërim duke u dhuruar shpërblime çdo ditë apo çdo javë.

6-Lavdërimi i tyre para familjes në kohë të iftarit, apo në kohë të syfyrit, për shkak të ngritjes së ambicieve.

7-Nxitja e garave mes fëmijëve, për atë që ka më shumë se një fëmijë.

8-T’ua humb mendjen më fjetje kur ata ndjejnë uri, apo me lojëra të lejuara që ka në to mundim, ashtu siç sahabët fisnik bënin me fëmijët e tyre, po ashtu me programe të  përshtatshme për fëmijët dhe filmave vizatimorë nga kanalet islame televizive me të cilat mund të preokupohen.

9-Është mirë që babai ta merr fëmijën e tij në xhami që të prezanton namazin, ligjëratat, ndenja në xhami për të lexuar Kuran dhe përmendje të Allahut.

10-Veçimi i vizitave ditore apo të mbrëmjes e familjeve që fëmijët e tyre të vegjël agjërojnë, nxitje për ta të vazhdojnë në agjërim.

11-Plotësimi i dëshirave të tyre, kur ata dëshirojnë të udhëtojnë diku pas iftarit apo tu përgatitet çfarë ju pëlqen prej ushqimeve, ëmbëlsirave apo lëngjeve.

Tërheqim vërejtje që nëse fëmija jep mund maksimalisht atëherë të mos vazhdon në plotësimin e agjërimit që të mos shkaktojë urrejtjen e adhurimit apo të gënjejë apo komplikime shëndetësore, ndërsa ai nuk është i obliguar, duhet të kemi kujdes këtë të mos vështirësojmë me urdhërimin për të agjëruar.

Allahu e di më së miri.

Përktheu: Shpend Zeneli

0 1111


Pyetje: A detyrohet shtatzëna të agjërojë?

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut.

Shtatzëna është e obliguar me agjërim, sikur edhe tjerat, mirëpo nëse ka frikë për veten e saj apo për fetusin, atëherë i lejohet të mos agjërojë.

Ibn Abasi radijallahu anhuma, për fjalën e Allahut “E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor)” ka qenë lehtësi për plakun e moshuar dhe plaken të cilët e kanë rëndë agjërimin, të mos agjërojnë dhe të ushqejnë për secilën ditë nga një të varfër, poashtu edhe gjidhënësja dhe shtatzëna nëse kanë frikë për fëmijët e tyre të mos agjërojnë dhe të japin ushqim”. Transmeton Ebu Davudi 2317 Albani e ka vlerësuar të vërtetë në librin “Irva Galil” 4/25,18.

Duhet ditur se mos agjërimi për shtatzënën mund të jetë i lejuar, obligativ dhe i ndaluar:

-Pra i lejohet asaj të mos agjërojë nëse agjërimi i vështirësohet, por nuk i bën dëm.

-Është obligim të mos agjërojë nëse agjërimi i shkakton dëm asaj apo fetusit.

-I ndalohet të mos agjërojë nëse agjërimi nuk i sjell vështirësi.

Ibn Uthejmini Allahu e mëshiroftë ka thënë: Gruaja shtatzënë ka dy gjendje:

E para: të jetë e fortë dhe aktive, agjërimi mos t’i shkaktojë vështirësi e as të ndikojë në fetusin e saj, atëherë kjo grua obligohet të agjërojë, ngase nuk ka arsye që ta le agjërimin.

Gjendja e dytë: kur gruaja nuk mund të bartë agjërimin, për shkak të shtatzanisë apo për shkak dobësisë së shëndetit, etj. Në këtë rast nuk agjëron, doemos kur dëmi i shkaktohet fetusit, atëherë obligohet të mos agjërojë”. Fetava Shejh Ibn Uthejmin 1/487.

Shejh ibn Baz Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Shtatzënja dhe gjidhënësja kanë të njëjtën dispozitë si të sëmurit, nëse agjërimi u vështirësohet atyre u lejohet të mos agjërojnë, dhe ato janë të obliguara të kompensojnë kur të kenë mundësi, sikur i sëmuri. Disa dijetarë janë të mendimit se asaj i mjafton të jep ushqim për secilën ditë një të varfëri, kjo është thënie e dobët dhe e pa saktë, por e sakta është se ato duhet të kompensojnë sikur udhëtari dhe i sëmuri, mbështetur në fjalën e Allahut “e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë” Në këtë aludon edhe hadithi i Enes ibn Malikut se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Allahu ka pezulluar për udhëtarin agjërimin dhe një pjesë të namazit, dhe për shtatzënën dhe gjidhënësen agjërimin.” Transmetojnë të pestët.

Allahu e di më së miri.

Përktheu: Shpend Zeneli

0 3353


Pyetja: Kam ngrënë në disa ditë të Ramazanit për shkak të ciklit mujor, dhe atë qe disa vite dhe nuk i kam agjëruar këto ditë deri tani, çfarë duhet unë të veproj?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut…

Dijetarët janë të një mendimi se kush nuk ka agjëruar  ndonjë ditë gjatë Ramazanit, duhet t’i kompensojë para se të vijë Ramazani tjetër.

Por nëse e ka vonuar kompensimin derisa ka ardhur Ramazani tjetër atëherë kemi dy raste:

I parë: Vonimi të jetë me arsye, sikur kush ka qenë i sëmurë dhe ka vazhduar sëmundja e tij derisa ka filluar Ramazani tjetër, në këtë rast ky nuk ka mëkat në vonimin ngase është i arsyetuar. Ky person nuk ka obligim tjetër pos të kompensojë ditët të cilat nuk i ka agjëruar.

I dytë: Vonimi i kompensimit të jetë pa arsye, sikur ai që ka mundësi të agjërojë mirëpo nuk i ka agjëruar derisa ka filluar Ramazani tjetër. Ky është mëkatar për vonimin e kompensimit pa arsye. Dijetarët janë të një mendimi se ai duhet të kompensojë, mirëpo kanë kundërthënie rreth asaj se a detyrohet që krahas kompensimit të agjërimit të ushqejë për secilën ditë një të varfër (një racion), apo jo?

Mendimi më i saktë është se nuk obligohet të jep një racion, duke u argumentuar se Allahu nuk ka urdhëruar për atë që prish një ditë në Ramazan pos me kompensim dhe nuk e ka përmendur të ushqyerit, Allahu thotë: “dhe kush ka qenë i sëmurë apo në udhëtim (le të agjërojë më vonë) aq ditë sa nuk i ka agjëruar.” Bekare 185.

Ky është edhe mendimi i zgjedhur i Imam Buhariut Allahu e mëshiroftë kurse Ibrahim Nehaiu ka thënë: Buhariu ka thënë: Allahu nuk e ka përmendur të ushqyerit, por ka thënë: “dhe kush ka qenë i sëmurë apo në udhëtim (le të agjërojë më vonë) aq ditë sa nuk i ka agjëruar.”

Shejh ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Mendimi i saktë në këtë çështje është se nuk obligohet më shumë se të agjërojë, pos se ai është mëkatar për vonimin.” Sherh Mumti 6/451.

Për atë, obligim është kompensimi me agjërim, por nëse njeriu ka dëshirë dhe mundësi të ushqejë për secilën ditë një të varfër, do të ishte mirë.

Për atë që ka vonuar kompensimin e ditëve pa arsye, duhet të pendohet tek Allahu dhe të vendos që të mos kthehet në të ardhmen në të njëjtin gabim.

Allahu e di më së miri.

Përktheu: Shpend Zeneli

NA NDIQNI NË