Arhiva DitoreApr 2, 2018

0 1389
  1. Emri i tij: Ebu Hasen Nurudin Ali Ibën Ebi Bekër Ibën Sulejman el Hejthemij. (Daul Lami: 5/200).
  2. Lindja e tij: Hafidh el Hejthemi lindi në Kajro, në vitin 735Hixhrij.

U rrit dhe u zhvillua në Kajro, mësoi Kur’anin dhe kur i mbushi 15vjeç, iu bashku Hafidh El Irakit, dhe nuk u nda nga ai sa ishte gjallë.

  1. Mësuesit e tij më të njohur: Ibën Habari, Hafidh el Iraki, Ibën Hamauij, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë. (Dhejl Tabakatul Hufadh: 375).
  2. Nxënësit e tij më të njohur: Hafidh Ibën Haxheri, Ebu Zur’a el Iraki, Busajri, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë. (Dhejl Tabakatul Hufadh: 375).
  3. Fjalët e dijetarëve Islam për tê:

Tekij el Farisij, thotë: ” Hafidh el Hejthemi ishte imam, dijetarë, hafiz, zahid, zemërgjerë.”

  1. Librat e tij më të njohura: 1. Mexhmu’u ez Zeuaid. 2. Mexhmu’u el Bahrejn Fi Zeuaid el Mu’xhemejn. 3. Bug’jetul Bahit An Zeuaid Musned el Harith.
  2. Vdekja e tij: Hafidh el Hejthemi, Allahu e mëshiroftë, vdiq në muajin e bekuar të Ramazanit, në vitin 807Hixhrij. (Dhejl Tabakatul Hufadh: 707).

Nga arabishtja: Suad B. Shabani 22.05.2015.

0 4371

Pyetja: Cili është vendimi për një grua e cila i heq qimet e fytyrës me lazer dhe shpenzon shumë para çdo vit? Cili është vendimi nëse ajo e bën këtë edhe në muajin Ramazan, duke e ditur se qimet gruas janë të imëta dhe nuk ka ndonjë problem hormonal?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut.

Lejohet që një grua të heqë qimet e fytyrës me lazer, në varësi të kushteve të caktuara, si:

-Kjo të bëhet nga një mjek specialist femër. Nuk lejohet që ajo të bëhet nga një mjek mashkull përveç në rast nevoje.

Mbështetur në kuptimin e përgjithshëm të fjalëve të Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), “Nuk ka dëm e as të dëmtuar.”[1]

Lidhur me këtë, referimi duhet t’i bëhet specialistëve. Ibn Muflih (Allahu e mëshiroftë) ka thënë në (Adab esh-Sheriati) (3/97): “Është haram mjekimi i sëmundjeve ose ngjyrosja e syve me çdo gjë që është e papastër, apo është e pastër por është haram, apo të jetë e dëmshme, dhe kështu me radhë.”

-Kjo nuk duhet të përfshijë shpenzime ekstravagante apo keqpërdorim të pasurisë; por hiqen me mjetet normale me të cilat hiqen qimet në raste të tilla, pa pasur nevojë të shpenzojë shuma të mëdha parash, për diçka në të cilën më së shumti mund të thuhet është (mubah) e lejueshme ose zbukurim, ndërsa disa dijetarë e diskutojnë çështjen se a lejohet në origjinë?!

Së pari:

Thuhet në (Fatava Lexhnah Daimah) (17/133): “Nuk lejohet heqja e vetullave, sepse kjo është shkulja për të cilën gjë i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të) ka mallkuar ato që e bëjnë atë, dhe ky është një lloj ndryshimi i krijimit të Allahut, dhe njëherit i cili është veprim i shejtanit. Nëse burri i një gruaje i thotë asaj ta bëjë këtë, ajo nuk duhet t’i bindet atij, sepse është një mëkat dhe nuk ka bindje ndaj ndonjë krijese nëse përfshin mosbindje ndaj Krijuesit. Përkundrazi bindja duhet të jetë vetëm në lidhje me gjërat që janë adhurime fetare dhe punë të mira, siç ka thënë Pejgamberi (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) “.

Së dyti:

Lejohet heqja e çdo qimeje nga fytyra, përveç të vetullave.

Në (Fatava Lexhnah Daimah) (17/130) thuhet: “Argumentet që flasin se për një grua lejohet të heq qimet nga trupi i saj është parimi themelor i cili thotë se: kërkohet që ajo të zbukurojë veten për burrin e saj. Dhe nuk ka prova që e ndalojnë, përveç ndalimit të shkuljes, që do të thotë shkulja e qimeve në vetullat”.

Përndryshe, nuk ka dallim në vendimin nëse kjo bëhet në Ramazan ose në muajt e tjerë; Përkundrazi, çdo gjë që është e lejueshme në kohë të ndryshme jashta Ramazanit, nuk bëhet e ndaluar për shkak të agjërimit.

Allahu e di më së miri.

Islamqa.info / albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

[1] Transmeton Ibn Maxheh (2340) ; shejh Albani e vlerësoi (Sahih) në librin e tij (Sahih Ibn Maxheh).

NA NDIQNI NË