Arhiva DitoreApr 27, 2018

0 1173

1. Jusufi, alejhi selam, ishte shumë i bukur, por Allahu asnjëherë nuk e lavdëroi në Kuran përshkak bukurisë së tij! Por, Allahu e lavdëroi atë, ngase ai ishte prej bamirësve (punëmirëve); “E kështu Ne i shpërblejmë punëmirët.” (Jusuf; 22).

Dr. Abdullah Belkasim

2. Për hifzin (memorizimin) e Kur’anit është thënë; Përsëritja e Kur’anit në pjesët e vona të natës është se e forcon hifdhin tënd. Dhe kjo mënyrë është që së shpejti do t’i shohësh frutat e sajë dhe do të je më i devotshëm sepse do zgjohesh në namaz të natës dhe këtu i bashkon dy të mira ‘kijamu lejl’ (namaz nate) dhe leximi i Kuranit.

Sa prej nesh ëndërrojmë të jemi bartës (hafiza) të Kuranit? Sa prej nesh ëndërrojmë të jemi robër të Allahut të sinqert? Sa prej nesh ëndërron që ti thuhet ditën e Gjykimit: “LEXO DHE NGRITU SEPSE GRADA JOTE DO TË ARRIJË DERI TEK AJETI I FUNDIT QË DO TË LEXOSH”.

Atëherë që nga tani vendos që ta mësosh Kur’anin.

3. Allahu, xhele ue ala , ka thënë; “Dhe Ne,(ty o Muhamed) ta ngritëm lartë famën tënde?” (Esh Sherh; 4).

Katade , rahimehullah, ka thënë; “Allahu e ngriti lartë përmendjen e tij në dunja dhe ahiret. Nuk ka hatib të xhumasë, as njeri që hy në Islam as njeri që falë namaz e që mos të thotë; Dëshmoj dhe deklaroj se nuk ka të adhuruar me të drejtë pos Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është i dërguar i Allahut!(Esh’hedu en la ilahe ilaAllah ve esh’hedu ene Muhameden resulullah)!

Tefsir Ibn Kethir; 8/430

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Prej të keqes së cytësit që fshihet. I cili hedh dyshime në zemrat e njerëzve. Qoftë ai nga xhinët ose nga njerëzit”. (En Nas; 4-6).

Katade, rahimehullah, ka thënë; “Me të vërtetë edhe nga lloji njerëzor ka shejtan (disa njerëz janë si shejtanët si shkak i sherrit që kanë), andaj kërkojmë mbrotjen e Allahut nga shejtanët njerëz dhe xhinë.”

Ed durur el Menthur Fi Tefsiri Bil Me’thur; 15/809

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Djalli është armik i juaji, pra edhe ju konsideronie armik, ai e thërret atë grupin e vet, vetëm për t’i bërë banues të zjarrit.” (Fatir; 6).

Urdhëri për ta llogaritur shejtanin gjithnjë (sa të frymojmë në këtë jetë) si armik është i qartë si dhe duhet ditur se armiqësia e tij nuk pakësohet, andaj gjithnjë duhet të jetë njeriu vigjilent dhe të bëj përpjekje të shpëtoj nga intrigat dhe kurthet e tij.

Ibn Kajimi, rahimehullah Zadul Mead; 3/6

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË