Arhiva DitoreApr 15, 2018

0 1140

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ajo ëshë që rrëzon, është që grit (lart).” (El Vakia; 3).

Kush rrëzohet në atë ditë (ditën e gjykimit), nuk do të ngritet kurrë, e kush ngritet atë ditë nuk do të rrëzohet kurrë. Zejd Ibn Eslem, radijAllahu anhu.

Ed durur el Menthur; 5/8

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ti nuk ishe ndër ta kur i hidhnin shortet se kush prej tyre do të bëhej kujdestar i Merjemes. ” (Ali Imran; 44).

Në shoqërinë e mirë njerëzit bëjnë gara për kryerjen e veprave vullnetare, bile aq shumë shtyhen, bëjnë gara me njëri tjetrin se cili do ta kryej veprën në fjalë dhe bëhen turma të mëdha, do t’i duhej një fushë e madhe për t’i nxënë të gjithë garuesit e veprave të mira në shoqëri të tilla.

Dr. Abdullah Belkasim

3. Disa nga të parët tanë kanë thënë; Falënderimi dhe mirënjohja ndaj Allahut është njëherit devotshmëri dhe frikërespekt ndaj Allahut, a nuk e ke lexuar fjalën e Allahut, xhele ue ala, ku thotë; “Allahu u ndihmoi juve në Bedr kur ju ishit pak në numër, e për të qenë mirënjohës, keni frikë nga Zoti.” (Ali Imran; 123).

Pra, i devotshëm dhe ai që ka frikë Allahun në këtë porosi Kuranore është ai që tregohet falënderues dhe mirënjohës ndaj mirësive të Allahut, po mos të ishte i devotshëm nuk do tregohej falënderues ndaj Allahut.

Shuabul Iman; 6/309

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “A mos menduat ju se do të hyni në Xhennet e Allahu pa i ditur, pa u vërtetua në praktikë se prej jush kanë luftuar, kanë bërë përpjekje dhe mund, dhe pa u ditur cilët prej jush ishin të durueshëm.” (Ali Imran; 142).

Ai i cili dëshiron dhe synon ta ndjekë rrugën për në Xhenetin e Allahut, i tilli duhet ta përgatisë veten për sprova dhe vështirësi, të tregohet i durushëm karshi epshit dhe kryerjes së mëkateve e të largohet prej tyre si dhe të tregohet i durushëm në kryerjen e adhurimeve duke mos i lënë mangu ato, por duke u munduar t’i kryej ato mënyrën më të plotë të mundshme.

Ali Tantavi, rahimehullah Nur ve hidaje; fq.240

5. A dëshiron të gjesh gjirollogari në ditën e gjykimit!? Xhafer Ibn Muhamed, ka thënë; ” Mbajtja e lidhjeve farefisnore ia mundëson robit të ketë gjirollogari personale të stërmbushur me sevape në ditën e llogarisë(gjykimit), pastaj lexoi fjalën e Allahut, xhele ue ala, ku thotë; “Dhe ata që e mbajnë lidhjen(familjare, farefisnore) për të cilën All-llahu ka urdhëruar të mbahet, që frikësohen nga Zoti i tyre dhe nga llogaria e rëndë e përgjegjësisë.” (Rra’d; 21).

El Muxhalese Ve xhevahirul Ilm; 5/184

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË