Arhiva DitoreApr 8, 2018

0 2231

HADITHI:

Aisheja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, përcjell dhe thotë: i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Njerëzit më të urryer tek Allahu janë hasmërit e ashpër.”[1]

KOMENTI:

Fjala (الألد) është personi i cili hasmëron me pa të drejtë, është ai i cili ashpërsohet gjatë hasmërisë. Allahu thotë: “e që në të vërtetë është kundërshtari më i ashpër.” Sureja Bekare, ajeti 204.

Dhe thotë: “Na, me të vërtetë, e kemi bërë atë (Kur’anin) të lehtë, në gjuhën tënde, që me të, t’i sihariqosh besimtarët, dhe me të, t’i paralajmërosh njerëzit, armiqët e përbetuar.” Sureja Merjem, ajeti 97.

Allahu e urren këtë kategori të njerëzve, dhe nëse njeriu ndodh që të hasmohet le ta bëjë atë sipas metodave fetare, që të arrijë hakun e vet, e të mos ashpërsohet në hasmëri, e të bëjë hile vetëm e vetëm të fitojë ndaj të hasmuarit, por, hasmëron vetëm nëse posedon fakte, e nëse nuk posedon fakte atëherë mjaftohet me betimin e të akuzuarit, e nuk jepet pas hasmërive e kacafytjeve, duke e ditur se nuk është në hak, ky është kundërshtari më i ashpër, dhe këtë e urren Allahu ditën e Kiametit.

Nëse njeriut i bëhet e qartë dispozita fetare ai detyrohet t’i bindet asaj dhe të pajtohet, Allahu thotë: “Betohem në Zotin tënd, se ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë, përderisa mos të marrin ty për arbitër, për ato konflikte që ekzistojnë ne mes tyre; e pastaj, të mos ndiejnë kurrfarë dëshprimi ndaj gjykimit tënd dhe të të binden ty plotësisht.” Sureja Nisa, ajeti 65.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I TRIDHJETË E SHTATË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Buhariu me numër (2457) dhe Muslimi me numër (2668).

NA NDIQNI NË