Arhiva DitoreApr 30, 2018

0 1651
  1. “Kush preokupohet shumë me dunjanë (jepet pas saj), i nxihet zemra, i errësohet rruga, i shtohet brenga dhe rraskapitja e trupit.” – Ibn Xheuzi, Allahu e mëshiroftë
  2. “Esenca e atij që ka devijuar është: me të dhënurit përparësi analogjisë së tij para teksteve të zbritura nga Allahu, dhe të dhënurit përparësi pasuesve të epshit mbi pasuesit e urdhërit të Allahut.” – Shejhul-islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë
  3. Kur iu përmend Imam Ahmedit, Allahu e mëshiroftë, besnikëria dhe sinqeriteti, ai tha: “Me këtë ngritet populli (njerëzit).”
  4. “Të kursyerit në sunnet është më e dobishme se sa këmbëngulja në bidat.” – Abdullah ibn Mes’udi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij
  5. “Dëmi i mëkatit në zemër është sikur dëmi i helmit në trup.” – Ibn Kajjim El-Xheuzije, Allahu e mëshiroftë
  6. Nëse sheh tek babai yt diçka që ti e urren, foli pa dhunë, pa ofendim, pa zemërim me fjalë. Përndryshe lëre atë, sepse babai nuk është njësoj si i huaji.” – Ahmed ibn Hanbeli, Allahu e mëshiroftë
  7. “Besimtari kërkon të gjen arsyetime për vëllanë e tij, ndërsa hipokriti kërkon t’i gjejë lëshimet e gabimet e vëllaut të tij.” – Abdullah ibn Muhammed ibn Munazil.

Përktheu dhe përshtati: Amir Shabani

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË