Arhiva DitoreApr 12, 2018

0 1079

HADITHI:

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Le të mos pijë askush prej jush në këmbë.”[1]

KOMENTI:

Është prej edukatës së pirjes dhe është më së miri që njeriu të pijë ulur, sikur që vepronte i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të.[2]

Njashtu prej edukatës së pirjes është të mos pijë me një gëlltitje sikur që pijnë devetë, por pin me (tre frymëmarje), dhe e largon gojën e tij nga ena gjatë frymëmarjes, (të mos fryjë në enë), sepse kjo e bën enën të papastër për të tjerët, kështu pin me tre frymëmarje duke larguar gojën nga ena para çdo frymëmarjeje dhe merr frymë jashta enës.

Pi duke qenë ulur, kjo është më e mira, ngase është e papëlqyeshme pirja në këmbë, por, nuk është haram, sepse është vërtetuar se dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka pirë duke qëndruar në këmbë për të treguar umetit të tij lejueshmërin, ai kishte shkuar deri te uji Zemzem pasi që kishte përfunduar tavafin e Umres dhe namazin pas Mekami Ibrahimit gjatë tavafit farz ditën e Bajramit, u afrua pranë ujit Zemzem, morri një tas dhe piu ujë duke qëndruar në këmbë, që t’i tregon umetit se një gjë e tillë është e lejuar; se i lejohet njeriut të pijë në këmbë, por më e mira është që të pijë ulur.[3]

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I TRIDHJETË E TETË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Muslimi me numër (2026).

[2] Sikur që është shënuar nga Buhariu me numër (5631). Dhe Muslimi me numër (2028).

[3] Shih (Sahih-un) e Buhariut me numër (5630). Dhe të Muslimit me numër (267).

NA NDIQNI NË