Arhiva DitoreApr 20, 2018

0 1599

1. “Ndihma nga Allahu zbret mbi njerëzit në varësi të shqetësimeve të tyre, qëndrueshmërisë së tyre, dëshirës së tyre dhe frikës së tyre.” – Ibn Kajjimi, Allahu e mëshiroftë

2. “Shpeshtimi i dhikrit (përmendjes së Allahut) është ilaçi më i dobishëm për zemrën e ngurtë dhe shkujdesjen e saj. Andaj, gjuhën tuaj ende lageni me përmendjen e Allahut.” – Shejh Dr. Halid El-Muslih

3. “Vërtetë libri jonë është Kur’ani, ai është agimi i diturisë dhe burimi i tij, vendrrotullimi i diellit dhe fillimit të tij.” – Imam Es-Sujuti, Allahu e mëshiroftë

4. “Bekimi më i mirë është bekimi i Islamit dhe bekimi i tij është shëndet i trupit. Prandaj I Dërguari salAllahu alejhi ve sel-lem, kërkonte shpesh nga Allahu falje dhe shëndet, sepse falja është siguria e fesë dhe shëndeti është siguria e trupit.” – Shejh Dr. AbdulAziz Et-Tarifi

5. “Nga fatkeqësitë më të mëdha të Ditës së Gjykimit është të shohësh besimin (adhurimin) tënd në peshoren e tjetrit. O Allah, na i ruaj gjuhët tona nga gibeti (përgojimi) dhe nemimeti (thashethemet).” – Shejh Vahid AbduSelam El-Bali

6. “Kush dëshiron krenari në këtë botë, furnizim hallall dhe lumturi në ahiret, le të kapet (menjëherë) për devotshmërinë.” – Shejh Abdullah ibn AbdulAziz ibn Baz, Allahu e mëshiroftë

7. “Dijetarët janë sikur yjet të cilët na udhëzojnë dhe flamujt që duhet ndjekur. Nëse mungojnë, hutohesh, e nëse i braktis, devijon.” – Ebu Kulabeh, Allahu e mëshiroftë

Përktheu dhe përshtati: Amir Shabani

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË