Arhiva DitoreApr 14, 2018

0 1337

HADITHI:

Ebu Dardaja, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Nuk ka gjë që peshon më së shumti se sa morali i mirë.”[1]

KOMENTI:

Këtu flitet për vlerën e moralit të mirë, që është një virtyt të cilin Allahu ia jep  kujt të dëshrojë prej robërve të Tij, andaj ai sillet me njerëzit me butësi, sillet me ta me mëshirë, i mirëpret dhe duron në vështirësit e mirëpritjes dhe përgjigjeve ndaj kërkesave të tyre. E gjithë kjo është moral i mirë, dhe peshon rëndë tek Allahu i Lartmadhëruar, për këtë edhe e lavdëroi të dërguarin e Tij : “dhe, me të vërtetë, ti je me virtyte të mëdha.” Sureja Nun, ajeti 4.

Dhe thotë: “Në saje të mëshirës së Perëndisë, u solle butësisht me ta (o Muhammed!) – e sikur të ishe i ashpër dhe vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje.” Sureja Ali Imran, ajeti 159.

Kështu që për moral të mirë ka nevojë dijetari, thirrësi në rrugë të Allahut, ai që urdhëron në të mirë, ai që ndalon nga punët e këqija, ka nevojë për të çdo musliman. Ai i cili punon me njerëzit me borxhe, me shitblerje, çdo musliman është i nevojshëm për moral të mirë, edhe me gruan e tij, edhe me fëmijët e tij, anëtarët e familjes kanë nevojë për moral të mirë.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I TRIDHJETË E NËNTË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Ebu Davudi me numër (4799). Tirmidhiu me numër (2002). Ahmedi në Musnedin e tij me numër (6/446 dhe 448). Shejh Albani e vlerësoi sahih në librin e tij (Silsilet el ehadith es-Sahiha, me numër 876).

NA NDIQNI NË