Arhiva MujoreApril 2018

0 1164

HADITHI:

Ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari, (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!), ka thënë: “Turpi është prej imanit.”[1]

KOMENTI:

Turpi është një virtyt i cili e shpien njeriun në veprimin e veprave të mira dhe e largon nga veprimi i të këqijave. Pra, është një cilësi shumë e madhe prej cilësive të imamit.

(Turpi është prej imanit), që domethënë; është prej cilësive të imanit, ngase imani është disa degë, siç ka thënë i dërguari, (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!): “Imani është shtatëdhjetë e ca, -ose gjahtëdhjetë e ca- degë; më e larta është fjala La ilahe il Allah, ndërsa më e ulta është të largosh një pengesë nga rruga, edhe turpi është degë e imanit.”[2]

Ai i cili turpërohet posedon një virtyt madhështor, sepse turpi e pengon atë nga gjërat e pahijshme, dhe e bartë të veprojë gjëra që atë e zbukurojnë, ndërsa ai i cili nuk turpërohet, ky është i përmendur na hadithin tjetër: “Nëse s’ke turp, bëj ç’të duash.”

Andaj, turpi është një cilësi madhështore, kush është furnizuar me turp, është furnizuar me shumë mirësi.

Ky është turpi, i përshkruar në këtë formë, ndërsa turpi i cili e pengon njeriun nga fjala e vërtetë, apo e pengon atë nga të pyeturit e dijetarëve, ky nuk është turp, por është frikë, paaftësi, nënçmim dhe thyerje, dhe është një virtyt i keq, dhe njëkohësisht është i përçmuar.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I KATËRDHJETË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Buhariu me numër (24) dhe Muslimi me numër (36).

[2] E shënon Buhariu me numër (9) dhe Muslimi me numër (35).

0 1140

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ajo ëshë që rrëzon, është që grit (lart).” (El Vakia; 3).

Kush rrëzohet në atë ditë (ditën e gjykimit), nuk do të ngritet kurrë, e kush ngritet atë ditë nuk do të rrëzohet kurrë. Zejd Ibn Eslem, radijAllahu anhu.

Ed durur el Menthur; 5/8

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ti nuk ishe ndër ta kur i hidhnin shortet se kush prej tyre do të bëhej kujdestar i Merjemes. ” (Ali Imran; 44).

Në shoqërinë e mirë njerëzit bëjnë gara për kryerjen e veprave vullnetare, bile aq shumë shtyhen, bëjnë gara me njëri tjetrin se cili do ta kryej veprën në fjalë dhe bëhen turma të mëdha, do t’i duhej një fushë e madhe për t’i nxënë të gjithë garuesit e veprave të mira në shoqëri të tilla.

Dr. Abdullah Belkasim

3. Disa nga të parët tanë kanë thënë; Falënderimi dhe mirënjohja ndaj Allahut është njëherit devotshmëri dhe frikërespekt ndaj Allahut, a nuk e ke lexuar fjalën e Allahut, xhele ue ala, ku thotë; “Allahu u ndihmoi juve në Bedr kur ju ishit pak në numër, e për të qenë mirënjohës, keni frikë nga Zoti.” (Ali Imran; 123).

Pra, i devotshëm dhe ai që ka frikë Allahun në këtë porosi Kuranore është ai që tregohet falënderues dhe mirënjohës ndaj mirësive të Allahut, po mos të ishte i devotshëm nuk do tregohej falënderues ndaj Allahut.

Shuabul Iman; 6/309

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “A mos menduat ju se do të hyni në Xhennet e Allahu pa i ditur, pa u vërtetua në praktikë se prej jush kanë luftuar, kanë bërë përpjekje dhe mund, dhe pa u ditur cilët prej jush ishin të durueshëm.” (Ali Imran; 142).

Ai i cili dëshiron dhe synon ta ndjekë rrugën për në Xhenetin e Allahut, i tilli duhet ta përgatisë veten për sprova dhe vështirësi, të tregohet i durushëm karshi epshit dhe kryerjes së mëkateve e të largohet prej tyre si dhe të tregohet i durushëm në kryerjen e adhurimeve duke mos i lënë mangu ato, por duke u munduar t’i kryej ato mënyrën më të plotë të mundshme.

Ali Tantavi, rahimehullah Nur ve hidaje; fq.240

5. A dëshiron të gjesh gjirollogari në ditën e gjykimit!? Xhafer Ibn Muhamed, ka thënë; ” Mbajtja e lidhjeve farefisnore ia mundëson robit të ketë gjirollogari personale të stërmbushur me sevape në ditën e llogarisë(gjykimit), pastaj lexoi fjalën e Allahut, xhele ue ala, ku thotë; “Dhe ata që e mbajnë lidhjen(familjare, farefisnore) për të cilën All-llahu ka urdhëruar të mbahet, që frikësohen nga Zoti i tyre dhe nga llogaria e rëndë e përgjegjësisë.” (Rra’d; 21).

El Muxhalese Ve xhevahirul Ilm; 5/184

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 1337

HADITHI:

Ebu Dardaja, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Nuk ka gjë që peshon më së shumti se sa morali i mirë.”[1]

KOMENTI:

Këtu flitet për vlerën e moralit të mirë, që është një virtyt të cilin Allahu ia jep  kujt të dëshrojë prej robërve të Tij, andaj ai sillet me njerëzit me butësi, sillet me ta me mëshirë, i mirëpret dhe duron në vështirësit e mirëpritjes dhe përgjigjeve ndaj kërkesave të tyre. E gjithë kjo është moral i mirë, dhe peshon rëndë tek Allahu i Lartmadhëruar, për këtë edhe e lavdëroi të dërguarin e Tij : “dhe, me të vërtetë, ti je me virtyte të mëdha.” Sureja Nun, ajeti 4.

Dhe thotë: “Në saje të mëshirës së Perëndisë, u solle butësisht me ta (o Muhammed!) – e sikur të ishe i ashpër dhe vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje.” Sureja Ali Imran, ajeti 159.

Kështu që për moral të mirë ka nevojë dijetari, thirrësi në rrugë të Allahut, ai që urdhëron në të mirë, ai që ndalon nga punët e këqija, ka nevojë për të çdo musliman. Ai i cili punon me njerëzit me borxhe, me shitblerje, çdo musliman është i nevojshëm për moral të mirë, edhe me gruan e tij, edhe me fëmijët e tij, anëtarët e familjes kanë nevojë për moral të mirë.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I TRIDHJETË E NËNTË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Ebu Davudi me numër (4799). Tirmidhiu me numër (2002). Ahmedi në Musnedin e tij me numër (6/446 dhe 448). Shejh Albani e vlerësoi sahih në librin e tij (Silsilet el ehadith es-Sahiha, me numër 876).

0 850

Dijetarët thonë se nëse i shikojmë me kujdes ajetet kur’anore që flasin për ‘matr’ (shiun) dhe ‘gajth’ (shiun) do e vërejmë se ndryshimi është i qartë mes tyre. Vëllau im i dashur, shikoje me kujdes këtë ajet: “Ne lëshuam mbi ata njëlloj shiu (me gurë). E shiko se si ishte fundi i kriminelëve! (A’raf: 84), Ai gjithashtu vuri në dukje edhe këtë: “Kur erdhi urdhri ynë, Ne përmbysëm të gjitha ato (fshatrat e tyre) duke kthyer çdo gjë nga lart poshtë, dhe mbi ta reshëm gurë të fortë pa ia nda.” (Hud: 82), pastaj shqyrtoni edhe kuptimin e këtij ajeti: “Dhe Ai është që e lëshon shiun, pasi që ata t’i kenë humbur shpresat dhe Ai shtrin mëshirën e vet; Ai është Mbikëqyrësi, i Lavdëruari.” (Shura: 28), dhe këtë gjithashtu: “Ju njerëz dijeni se jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se lojë, kalim kohe në argëtim, stoli, krenari mes jush dhe përpjekje nështimin e pasurisë dhe të fëmijëve, e që është si shembull i një shiu prej të cilit bima i habit bujqit, e pastaj ajo thahet dhe e sheh atë të verdhë, mandej bëhet e thyer, e llomitur, e në botën tjetër është dënimi i rëndë, por edhe falje mëkatesh dhe dhurim i kënaqësisë nga Allahu; pra jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se përjetim mashtrues.” (Hadid: 20)

Pas kësaj, mendoj se keni vërejtur dallimin e çuditshëm, pra ‘matr’ ka dallim prej ‘gajth’. ‘Matr’ nuk ceket në Kur’an përveç se në vendin e ndeshkimit dhe dëmit, nëse përdoret fjala ‘matr’ është ose dënim si rezultat i një krimi ose si rezultat i një dukurie natyrore, sikur të kishte erë dhe stuhi.

Ndërsa ‘gajth’ nuk ceket vetëm se në raste të mira, kuptimi i ‘gajth’-it është butësi, stabilizim, sigurim, mirësi dhe bekim. Kështuqë, ‘matr’ është dënim, ndërsa ‘gajth’ është mëshirë.

VËREJTJE: Te ajeti 84 i sures A’raf dhe te ajeti 82 i sures Hud, Allahu e ka përmendur shiun me emrin “matr”, që nënkupton dënim. Ndërsa, te ajeti 28 i sures Shura dhe te ajeti 20 i sures Hadid, Allahu e ka përmendur shiun me emrin “gajth”, që nënkupton mëshirë, mirësi, bekim etj.

Ahmed Taha Ferexh

Përktheu nga gj. arabe: Amir Shabani

Burimi: albislam.com

0 1079

HADITHI:

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Le të mos pijë askush prej jush në këmbë.”[1]

KOMENTI:

Është prej edukatës së pirjes dhe është më së miri që njeriu të pijë ulur, sikur që vepronte i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të.[2]

Njashtu prej edukatës së pirjes është të mos pijë me një gëlltitje sikur që pijnë devetë, por pin me (tre frymëmarje), dhe e largon gojën e tij nga ena gjatë frymëmarjes, (të mos fryjë në enë), sepse kjo e bën enën të papastër për të tjerët, kështu pin me tre frymëmarje duke larguar gojën nga ena para çdo frymëmarjeje dhe merr frymë jashta enës.

Pi duke qenë ulur, kjo është më e mira, ngase është e papëlqyeshme pirja në këmbë, por, nuk është haram, sepse është vërtetuar se dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka pirë duke qëndruar në këmbë për të treguar umetit të tij lejueshmërin, ai kishte shkuar deri te uji Zemzem pasi që kishte përfunduar tavafin e Umres dhe namazin pas Mekami Ibrahimit gjatë tavafit farz ditën e Bajramit, u afrua pranë ujit Zemzem, morri një tas dhe piu ujë duke qëndruar në këmbë, që t’i tregon umetit se një gjë e tillë është e lejuar; se i lejohet njeriut të pijë në këmbë, por më e mira është që të pijë ulur.[3]

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I TRIDHJETË E TETË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Muslimi me numër (2026).

[2] Sikur që është shënuar nga Buhariu me numër (5631). Dhe Muslimi me numër (2028).

[3] Shih (Sahih-un) e Buhariut me numër (5630). Dhe të Muslimit me numër (267).

0 1611
  1. Emri i tij: Ebu Hasen Ali Ibën Umer Ibën Ahmed ed Darekutni el Bagdadij. (El Ensab: 5/273).
  2. Lindja e tij: Hafidh Darekutni lindi në vitin 306Hixhrij.

Filloi të merrej me shkencën e hadithit herët në moshën e tij shumë të re(9vjeç).

U bë hafiz i Kur’anit sa ishte i vogël(7vjeç). (Es Sijer: 16/449).

  1. Mësuesit e tij më të njohur: Ebu Bekër Ahmed Ibën Xhafer Ibën Hamdan, Ebu Bekër Ahmed Ibën Selman en Nexhad, Ebu Hasen Abdulbaki Ibën Ka’ni, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë. (Tarih Bagdad: 12/34, Tedhkiretul Hufadh: 3/991).
  2. Nxënësit e tij më të njohur: Hakim en Nisaburi, Ebu Bekër el Berkani, Abdulgani Ibën Seid el Ezdi, Temam Rrazi, Hamza Suhejm, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë. (Tarih Bagdad: 12/34, Tedhkiretul Hufadh: 3/991).
  3. Akideja e Hafidh Darekutnit: Hafidh Darekutni ishte imam i Ehli Sunetit i cili posedonte Akide Selefije.

Hafidh Dhehebiu, thotë: ” Hafidh Darekutni ishte Selefij në Akide dhe thoshte: ” Nuk ka diçka më të urrejtur për mua sesa Ilmul Kelami(llafologët e bidatgjive ).” (Es Sijer: 16/449).

  1. Medh’hebi i tij: Ishte pasues i medh’hebit Shafi’ij, por nuk ishte pasues i verbër, aty ku vinte argumenti për ndonjë çështje, e merrte argumentin edhe pse ishte ndoshta në kundërshtim me medh’hebin e tij, pra ishte pasues i argumentit e jo i epshit, nuk pasonte qorrazi medh’hebin. (Mexhmu’u Fetaua Shejhul Islam Ibën Tejmije: 20/41).
  2. Fjalët e dijetarëve Islam për të:

Shumê fjalë në lidhje me Darekutnin, po besoj që fjala dhe lavdërimi i Hatib el Bagdadit për të mjafton: ” Ishte i veçanti, i dalluari, imami në kohën e tij. Me të mbaroi dituria e hadithit(ngase ai arriti kulminacionin e diturisë në shkencën e hadithit). Ishte i drejtë, i sinqertë, e mbante amanetin. Posedonte Akiden Selefije, dhe ishte i veçant edhe në shkencat tjera islame e jo vetëm në shkencën e hadithit.” (Tarih Bagdad: 12/34).

  1. Librat e tij më të njohura: 1. Kitab el Ilel. 2. Kitab es Sunen. 3. Kitab el Ilzamat. 4. Kitab Duafa uel Metrukin. 5. Kitab et Tetebu. (Fehres Ibën Hajr: 203).

9.Vdekja e tij: Hafidh Darekutni, Allahu e mëshiroftë, vdiq në muajin Dhulhixhe, nê vitin 385Hixhrij. (Tarih Bagdad: 12/40).

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

NA NDIQNI NË