Arhiva MujoreApril 2018

0 5510

1. “Nëse dëshironi ta shikoni veten, merrni një grusht nga dheu. Ju jeni krijuar prej tij, do të ktheheni aty dhe do të dilni prej aty.” – Ibn Xheuzi, Allahu e mëshiroftë

2. “Allahu i Lartësuar nuk e çon dëm shpërblimin e dhikrit të gjuhës, edhe nëse zemra është e pavëmendshme, por shpërblim i mangët.” – Ibn Kajjim El-Xheuzije, Allahu e mëshiroftë

3. “Nuk kam parë diçka që ushqen mendjen, shpirtin, ruan trupin dhe garanton lumturinë, sikur shikimi i vazhdueshëm në Librin e Allahut.” – Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë

4. “Kush paraprinë me punë të mira në dunja, ai në ahirt është paraprirës për në Xhennet.” – Es-Seadi, Allahu e mëshiroftë

5. “Nuk mund të jesh në gjendje të braktisësh dyshimet, nëse nuk I braktis dëshirat. – Sirri Es-Sekati, Allahu e mëshiroftë

6. “Të gjithë ata që e dinin të vërtetën dhe e ndjeknin atë, ishin të parët në rrugën e drejtë.” – Ibn Kajjim El-Xheuzije, Allahu e mëshiroftë

7. “Nëse të thahet syri nga të qajturit prej frikërespektit të Allahut të Madhëruar, atëherë dije ajo thatësirë është nga zemra e ngurtë.” – Ibn Kajjim El-Xheuzije, Allahu e mëshiroftë

Përktheu dhe përshtati: Amir Shabani

Burimi: albislam.com

0 2231

HADITHI:

Aisheja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, përcjell dhe thotë: i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Njerëzit më të urryer tek Allahu janë hasmërit e ashpër.”[1]

KOMENTI:

Fjala (الألد) është personi i cili hasmëron me pa të drejtë, është ai i cili ashpërsohet gjatë hasmërisë. Allahu thotë: “e që në të vërtetë është kundërshtari më i ashpër.” Sureja Bekare, ajeti 204.

Dhe thotë: “Na, me të vërtetë, e kemi bërë atë (Kur’anin) të lehtë, në gjuhën tënde, që me të, t’i sihariqosh besimtarët, dhe me të, t’i paralajmërosh njerëzit, armiqët e përbetuar.” Sureja Merjem, ajeti 97.

Allahu e urren këtë kategori të njerëzve, dhe nëse njeriu ndodh që të hasmohet le ta bëjë atë sipas metodave fetare, që të arrijë hakun e vet, e të mos ashpërsohet në hasmëri, e të bëjë hile vetëm e vetëm të fitojë ndaj të hasmuarit, por, hasmëron vetëm nëse posedon fakte, e nëse nuk posedon fakte atëherë mjaftohet me betimin e të akuzuarit, e nuk jepet pas hasmërive e kacafytjeve, duke e ditur se nuk është në hak, ky është kundërshtari më i ashpër, dhe këtë e urren Allahu ditën e Kiametit.

Nëse njeriut i bëhet e qartë dispozita fetare ai detyrohet t’i bindet asaj dhe të pajtohet, Allahu thotë: “Betohem në Zotin tënd, se ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë, përderisa mos të marrin ty për arbitër, për ato konflikte që ekzistojnë ne mes tyre; e pastaj, të mos ndiejnë kurrfarë dëshprimi ndaj gjykimit tënd dhe të të binden ty plotësisht.” Sureja Nisa, ajeti 65.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I TRIDHJETË E SHTATË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Buhariu me numër (2457) dhe Muslimi me numër (2668).

0 1817

1. Në cilën sure Allahu i drejtohet shumë krishterëve me porosi Kuranore?

– Në suren Ali Imran.

2. Cila sure posedon emrin e një gruaje?

– Sureja Merjem.

3. Në cilën sure gjendet obligueshmëria e agjërimit të Ramazanit?

– Në suren el Bekare.

4. Në cilën sure gjenden farzet e abdesit?

– Në suren el Maide.

5. Në cilën sure gjendet ajeti më madhor në Kuran(Ajetul Kursij)?

– Në suren el Bekare.

6. Në cilën sure përmendet shpifja që u bë ndaj Aishes, radijAllahu anha?

– Në suren Nurë.

7. Cilat sure përfundimin e tyre e kanë me sexhde?

– El A’raf, Nexhm dhe el Alek.

8. Cila luftë u bë sebeb që muslimanët shpejtuan tubimin e Kuranit?

– Lufta e Jemames, lufta ndaj atyre që bën ride nga feja (lëshuan fenë Islame).

9. Në cilin vit hixhrij Othmani, radijAllahu anhu, e tuboi Kuranin Fisnikë?

– Në vitin 25 hixhrij.

10. Sa melaike e bartinë Arshin, ashtu siç na ka lajmëruar Kurani Fisnikë?

– 8 melaike.

Ali Abdulkadir el Murejshid

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 1164

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “O ju që besuat, frikësojuni Allahut dhe le të shikojë çdonjëri se çka ka bërë për nesër. Dhe frikësojuni Allahut! S’ka dyshim se Allahu është i Njohtuar (Habir) për atë që punoni!” (El Hashër; 18).

Të shikuarit në veprat e kaluara është mjet i cili shpie drejtë falënderimit ndaj Allahut, nëse ke qenë prej vepërmirëve. Dhe nëse ke qenë prej atyre që kanë vepruar mëkate, ky veprim shpie drejtë kërkim faljes dhe pendimit për të kaluarën tek Allahu.

Iz Ibn Abduselam, rahimehullah Shexheretul Mearif Vel Ahval; fq.68

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Edhe ata që kanë ardhur pas tyre e thonë: “Zoti ynë, falna ne dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim dhe mos lejo në zemrat farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë Ti je i butë, mëshirues!” (El Hashër; 10).

Nuk i njohin fytyrat e tyre, emrat e tyre, as ku e as kur kanë lindur, luten për ta dhe i quajnë, ” O Zot, fali vëllezërit tanë!.”

Dr. Abdullah Belkasim

3. Allahu , xhele ue ala, ka thënë; ْ”Popull që ka humbur shpresën ndaj botës së ardhshme, ashtu si nuk kanë shpresë jobesimtarët prej të vdekurve (që do të ngjallen) në këtë botë, ose në ringjallje (në botën tjetër).” (El Mumtehineh;13).

Aq më shumë që kryhen mëkate aq më shumë vulosen ato në zemër dhe e errësojnë atë. Dhe si rrjedhoj, zemra e tillë nuk arrinë ta përceptoj hakun (të vërtetën )dhe përmisimin e Fesë. Njashtu, zemra e tillë e zmadhon vlerën e dunjas dhe e ulë vlerën dhe peshën e ahiretit (botës tjetër ).

Gazaliu, rahimehullah El Ihja; 3/12

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “E mos u bëni si ata që harruan Allahun, pra (Allahu bëri që ata) harruan vetveten! Të tillët janë të Fasikët.” (El Hashër; 19).

Njohja e Allahut është prej gjërave më të rëndësishme dhe çelës kryesor i suksesit në davet dhe në komunikim me njerëzit. Kurse, nuk ka dyshim se përtacia ndodh tek shumica e njerëzve ndaj Zotit të tyre duke e harruar Atë i Cili i krijoi ata, andaj si rrjedhoj e saj, në vend se ta adhurojnë Allahun fillojnë ta adhurojnë epshin e tyre.

Dr. Ferid el Ensarij Mexhalisul Kur’an; fq.307

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “E kur t’i shohish ata, trupat e tyre të mahnisin, e kur të flasin, fjalës së tyre i vë veshin. Po ata janë si trungujt e zgavruar e të mbështetur.” (El Munafikun; 4).

Njeriu i cili ka ndërgjegje dhe moral të shthurur, i tilli nuk ka fuqi edhe po t’i vishte pancirat e ndryshëm ose edhe po të bëhej pjesë e mbretërisë së dikujt.

Gazaliu, rahimehullah Hulukul Muslim; fq.90

6. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Nëse Allahut i huazoni diçka të mirë, Ai juve ua shumëfishon atë dhe ju falë; Allahu është shumë Mirënjohës, i Butë.” (Tegabun; 17).

Në tregun e lëmoshës(sadakasë) shumfishohen shpërblimet, andaj ky tregë është në këto ditë të bekuara të Ramazanit, kujdesu dhe shfrytëzoj në makasimum ditët e këtij tregu të begatë.

Tantavi, rahimehullah Nur ve hidaje; fq.51

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 2848

Pyetja: Do të doja të dija a ka ndonjë dua të veçantë që thuhet në natën e parë të muajit Rexheb? Sikur duaja: ” O Allah, na beko në muajin Rexheb dhe Shaban, dhe na mundëso të arrijmë muajin Ramazan”. E lus Allahu, e madhëruar, të na përqendrojë me veprim sipas sunetit autentik.

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut.

Së pari:

Nuk ka asnjë hadith sahih (autentik) nga Profeti (paqja dhe bekimi e Allahut qofshin mbi të) që flet për vlerat e muajit Rexheb.

Ibn Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

Nuk ka hadith sahih që flet për vlerën e muajit Rexheb. Muaji i Rexheb nuk ndryshon nga muaji i Xhumada al-Ahirah (muaji i gjashtë hixhrij) që është para tij, përveç se llogaritet vetëm si një muaj i shenjtë. Përndryshe, nuk ka agjërim që është obliguar në këtë muaj, dhe nuk ka namaz ose umre, apo ndonjë gjë tjetër të jetë vepër e aprovuar fetarisht. Është si të gjithë muajt e tjerë.[1]

Së dyti:

Është transmetuar nga Abdullah, i biri i Imam Ahmedit, në librin e tij (Zevaid al-Musnad) me numër (2346), Tabarani në (al-Aësat) me umër (3939), Bejhakiu në (ash-Shuab) me numër (3534) dhe Ebu Nuajm në (el-Hiljeh) me numër (6/269) përmes Zaidah ibn Ebi Rukad-it i cili tha: Zijad al-Numajri, na tregoi nga Enes ibn Maliku i cili ka thënë: i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) kur hynte muaji Rexheb, thoshte: “O Allah, na beko në muajin Rexheb dhe Shaban, dhe na mundëso të arrijmë muajin Ramazan “.

Ky transmetim është i dobët. Zijad al-Numajri është i dobët dhe është klasifikuar si i tillë nga Ibn Maini. Ebu Hatimi tha: Nuk mund të argumentohemi me të.

Ibn Hibban e përmendi atë në librin e tij (ed-Du’afa) dhe tha: Nuk lejohet të marrim atë si dëshmi.[2]

Zaidah ibn Ebi Rukad është më shumë i dobët se ai. Ebu Hatimi ka thënë: Ai ka transmetuar nga Zijad al-Numajri, nga Enesi, disa hadithe të mohuara të transmetuara nga i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), të cilat ne nuk e dimë vetëm se a janë prej tij ose prej Zijadit.

Buhariu ka thënë: Hadithet e tij janë të çuditshme. Nesaiu ka thënë: Hadithet e tij janë të çuditshme. Thuhet në (el-Kuna): Ai nuk është i besueshëm. Ibn Hibani ka thënë: Ai transmeton hadithe të çuditshme nga njerëz të mirënjohur dhe transmetimet e tija nuk mund të citohen si dëshmi dhe nuk shkruhen, përveçse me qëllim dhënie të një shembulli (të një hadithi të dobët). Ibn Adiji ka thënë: el-Mikdami dhe të tjerët kanë transmetuar nga ai hadithe me të cilat veçohen, dhe disa prej haditheve të tija janë të mohuara.[3]

Hadithi është klasifikuar si i dobët nga Neveviu në librin e tij (el-Edhkar), (fq. 189) dhe Ibn Rexhebi në (Lataif el-Ma’arif), (fq. 121). Gjithashtu u klasifikuan si i dobët nga shejh Albani në librin e tij (Daif el-xhami) me numër (4395).

El-Hejthemiu ka thënë:

Ky hadith u transmetua nga Bezari, dhe në zingjirin e transmetimit është Zaidah ibn Ebi Rukad. Buhariu ka thënë: Hadithe e tij janë të mohuara, dhe një numër studiuesish e konsiderojnë atë si injorantë.[4]

Pastaj, hadithi -përveç të qenit daif – nuk përmban asgjë që tregon se kjo duhet thënë në natën e parë të muajit Rexheb; por është një dua e përgjithshme që kërkon bekimin gjatë atij muaji, gjë që është e vlefshme të bëhet në muajin Rexheb dhe gjithashtu para tij.

Së treti:

Përsa i përket muslimanit që i kërkon Zotit që tia mundësojë atij të arrijë Ramazanin, nuk ka asgjë të keqe me këtë.

Hafidh Ibn Rexhebi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

Muala ibn Fadl ka thënë: Ata (të parët) i luteshin Allahut për gjashtë muaj të arrinin Ramazanin, dhe i luteshin Allahut për gjashtë muaj tjerë që Ai të pranojë atë prej tyre.

Është pyetur shejh Abdulkerim el-Hudajri, (Allahu e ruajttë), për saktësinë e këtij hadithi, dhe është përgjigjur:

Ky hadith nuk është autentik, mirëpo, nëse muslimani lutet që Allahu t’ia mundësojë ta arrijë ai Ramazanin, e t’i jep sukses në agjërim e namaz, e t’i jep sukses që ta arrijë natën e Kadrit, pra të lutet me lutje të përgjithshme, me lejen e Allahut, nuk ka gjë të keqe.

Allahu e di më së miri.

Islamqa.info / albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

[1] Lika el-Bab el-Meftuh, 174/26.

[2] Mizan el-I’tidal, 2/91.

[3] Tahdhib et-Tahdhib, 3/305-306.

[4] Maxhma ez-Zevaid, 2/165.

0 2205

HADITHI:

Enes ibn Maliku, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Shpagimi për atë që e ke përgojuar është të kërkosh falje (lutje) për të.”[1]

KOMENTI:

Gibeti apo përgojimi është haram, siç edhe është përmendur dhe llogaritet si një prej mëkateve të mëdha. Definicioni i tij është: Ta përmendësh vëllain tënd për një gjë që ai e urren në momentin kur ai nuk është prezent. Sikur; të flasësh për të në ndeja, të përmendësh të këqijat e tija, e Allahu i Lartmadhëruar thotë: “O ju që keni besuar! Shmanguni prej shumë dyshimeve, meqë disa dyshime janë mëkat. Mos i hulumtoni të metat (e njëri-tjetrit) dhe mos e përgojoni njëri-tjetrin! Mos vallë dëshiron ndokush prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur, e juve kjo u është e neveritshme! .” Sureja Huxhurat, ajeti 12.

Nëse ndodh që ta përgojosh vëllain tënd, e më pas ke ndjerë keqardhje dhe je penduar, nuk është e mjaftueshme, sepse është e drejtë njerëzore dhe e drejta njerëzore nuk falet përveç se nëse ta fal ai, i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Kush i ka bërë vëllait të tij ndonjë zullum, qoftë në pasuri apo në nderin e tij, le t’i kërkojë hallallëk që sot.”[2] Nëse t’i ke përgojuar dikë dhe tani je penduar duhesh të kërkosh hallallëk prej tij, përpos në dy raste:

I pari: Nëse ai vdes, apo është shpërngulur dhe nuk ke mundësi të kërkosh hallallëk,

Për këtë person do të kërkosh falje e do e lavdërosh atë në ndeja në të cilat ti e ke përgojuar.

I dyti: Nëse ndodh që nëse i tregon nevrikoset, e nuk pranon të ta falë, por mund të hidhërohet e të shtohet armiqësia mes jush, në këtë rast pengimi i një të keqe është më parësore se sa arritja e një të mire, në këtë rast kërko falje për të dhe lavdëroje.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I TRIDHJETË E GJASHTË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Harith ibn Ebi Usameh në (Bug’jetul bahith) me numër (1087) shejh Albani e vlerësoi të dobët në librin (Vargu i haditheve të dobëta dhe të shpikura, me numër 1519).

[2] E shënon Buhariu me numër (2449).

0 1389
  1. Emri i tij: Ebu Hasen Nurudin Ali Ibën Ebi Bekër Ibën Sulejman el Hejthemij. (Daul Lami: 5/200).
  2. Lindja e tij: Hafidh el Hejthemi lindi në Kajro, në vitin 735Hixhrij.

U rrit dhe u zhvillua në Kajro, mësoi Kur’anin dhe kur i mbushi 15vjeç, iu bashku Hafidh El Irakit, dhe nuk u nda nga ai sa ishte gjallë.

  1. Mësuesit e tij më të njohur: Ibën Habari, Hafidh el Iraki, Ibën Hamauij, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë. (Dhejl Tabakatul Hufadh: 375).
  2. Nxënësit e tij më të njohur: Hafidh Ibën Haxheri, Ebu Zur’a el Iraki, Busajri, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë. (Dhejl Tabakatul Hufadh: 375).
  3. Fjalët e dijetarëve Islam për tê:

Tekij el Farisij, thotë: ” Hafidh el Hejthemi ishte imam, dijetarë, hafiz, zahid, zemërgjerë.”

  1. Librat e tij më të njohura: 1. Mexhmu’u ez Zeuaid. 2. Mexhmu’u el Bahrejn Fi Zeuaid el Mu’xhemejn. 3. Bug’jetul Bahit An Zeuaid Musned el Harith.
  2. Vdekja e tij: Hafidh el Hejthemi, Allahu e mëshiroftë, vdiq në muajin e bekuar të Ramazanit, në vitin 807Hixhrij. (Dhejl Tabakatul Hufadh: 707).

Nga arabishtja: Suad B. Shabani 22.05.2015.

0 4371

Pyetja: Cili është vendimi për një grua e cila i heq qimet e fytyrës me lazer dhe shpenzon shumë para çdo vit? Cili është vendimi nëse ajo e bën këtë edhe në muajin Ramazan, duke e ditur se qimet gruas janë të imëta dhe nuk ka ndonjë problem hormonal?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut.

Lejohet që një grua të heqë qimet e fytyrës me lazer, në varësi të kushteve të caktuara, si:

-Kjo të bëhet nga një mjek specialist femër. Nuk lejohet që ajo të bëhet nga një mjek mashkull përveç në rast nevoje.

Mbështetur në kuptimin e përgjithshëm të fjalëve të Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), “Nuk ka dëm e as të dëmtuar.”[1]

Lidhur me këtë, referimi duhet t’i bëhet specialistëve. Ibn Muflih (Allahu e mëshiroftë) ka thënë në (Adab esh-Sheriati) (3/97): “Është haram mjekimi i sëmundjeve ose ngjyrosja e syve me çdo gjë që është e papastër, apo është e pastër por është haram, apo të jetë e dëmshme, dhe kështu me radhë.”

-Kjo nuk duhet të përfshijë shpenzime ekstravagante apo keqpërdorim të pasurisë; por hiqen me mjetet normale me të cilat hiqen qimet në raste të tilla, pa pasur nevojë të shpenzojë shuma të mëdha parash, për diçka në të cilën më së shumti mund të thuhet është (mubah) e lejueshme ose zbukurim, ndërsa disa dijetarë e diskutojnë çështjen se a lejohet në origjinë?!

Së pari:

Thuhet në (Fatava Lexhnah Daimah) (17/133): “Nuk lejohet heqja e vetullave, sepse kjo është shkulja për të cilën gjë i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të) ka mallkuar ato që e bëjnë atë, dhe ky është një lloj ndryshimi i krijimit të Allahut, dhe njëherit i cili është veprim i shejtanit. Nëse burri i një gruaje i thotë asaj ta bëjë këtë, ajo nuk duhet t’i bindet atij, sepse është një mëkat dhe nuk ka bindje ndaj ndonjë krijese nëse përfshin mosbindje ndaj Krijuesit. Përkundrazi bindja duhet të jetë vetëm në lidhje me gjërat që janë adhurime fetare dhe punë të mira, siç ka thënë Pejgamberi (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) “.

Së dyti:

Lejohet heqja e çdo qimeje nga fytyra, përveç të vetullave.

Në (Fatava Lexhnah Daimah) (17/130) thuhet: “Argumentet që flasin se për një grua lejohet të heq qimet nga trupi i saj është parimi themelor i cili thotë se: kërkohet që ajo të zbukurojë veten për burrin e saj. Dhe nuk ka prova që e ndalojnë, përveç ndalimit të shkuljes, që do të thotë shkulja e qimeve në vetullat”.

Përndryshe, nuk ka dallim në vendimin nëse kjo bëhet në Ramazan ose në muajt e tjerë; Përkundrazi, çdo gjë që është e lejueshme në kohë të ndryshme jashta Ramazanit, nuk bëhet e ndaluar për shkak të agjërimit.

Allahu e di më së miri.

Islamqa.info / albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

[1] Transmeton Ibn Maxheh (2340) ; shejh Albani e vlerësoi (Sahih) në librin e tij (Sahih Ibn Maxheh).

0 1644

HADITHI:

Ebu Derda, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell dhe thotë: i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të ka thënë: “Mallkuesit nuk do të jenë as ndërmjetësues, e as dëshmitarë dotën e Kiametit.”[1]

KOMENTI:

Kemi shpjeguar hadithin: “Besimtari nuk është akuzues e as mallkues.” E që në këtë hadith mohoi imanin e plotë nga ai, ndërsa në hadithin e lartpërmendur flitet për kërcënimin i cili i takon mallkuesit, dhe se ai nuk do të jetë dëshmitar. Disa kanë thënë: Nuk do të jetë dëshmitar në këtë botë, pra, nuk i pranohet atij dëshmia, ngase llogaritet të jetë “fasik” e të tillit nuk i pranohet dëshmia, Allahu thotë: “dhe mos pranoni më kurrë të dëshmuarit e tyre, këta janë njerëz ngatërrestarë.” Sureja Nur, ajeti 4.

Të tjerë kanë thënë: Nuk do të jetë dëshmitar për popujt tjerë në ditën e Kiametit, sikur që thotë Allahu: “Gjithashtu (sikundër që ju kemi udhëzuar në rrugë të drejtë) ju kemi bërë popull të drejtë, që të bëheni dëshmitarë të njerëzve dhe që Pejgamberi të jetë dëshmitar i juaji..” Sureja Bekare, ajeti 143.

Ngaqë profetët e kanë kumtuar mesazhin e tyre, sepse në Kuran keni hasur në tregimi e popullit të Nuhit, popullit të Hudit, Salihut, Shuajbit, dhe Kurani rrëfeu për historitë e popujve, dhe se Kurani është prej Allahut, kështu që ju dëshmoni ndaj popujve tjerë se profetët kanë kryer detyrën e tyre, përveç mallkuesit, ai nuk do të jetë dëshmitar ditën e Kiametit.[2]

Kjo është një dhunti për këtë umet, të jenë ata dëshmitarë për njerëzit, andaj Allahu thotë: “Gjithashtu (sikundër që ju kemi udhëzuar në rrugë të drejtë) ju kemi bërë popull të drejtë,” Sureja Bekare, ajeti 143. Që domethënë: të drejtë, të zgjedhur “që të bëheni dëshmitarë të njerëzve dhe që Pejgamberi të jetë dëshmitar i juaji..” Sureja Bekare, ajeti 143. Ndërsa mallkuesi nuk do të jetë së bashku me umetin në këtë rast, që vlen si një lloj dënimi, pasi që ai nuk llogaritet të jetë dëshmitar as në dynja e as në ahiret, derisa ai të pendohet e të le mallkimin.

Shumica e njeëzve nuk i kushtojnë rëndësi mallkimit, e gjuha e tij është adaptuar të mallkon, saqë mallkon edhe atë që e do -ndonjëherë- e i thotë: Kjo ishte sa për shaka, e sa që të shoqërohemi. Ky është një moral i keq, Allahu na ruajtë.

(Nuk do të jetë ndërmjetësues) njashtu nuk do të jetë ndërmjetësues ditën e Kiametit, sepse besimtarët do ndërmjetësojnë për ata që vepruan mëkate të mëdha. Ndërmjetësim është: ndërhyrje për një gjë të hajrit. Ndërmjetësimi tek Allahu është i kushtëzuar me dy kushte:

Kushti i parë: Allahu të jep leje që ndërmjetësuesi të ndërmjetëson.

Kushti i dytë: Të jetë Allahu i pajtuar për atë që do ndërmjetësohet, si; të jetë një prej besimtarëve,

Nëse njeriu meriton hyrjen në zjarr, apo hyn për shkak mëkateve të mëdha që ka vepruar, e për të ndërmjetësojnë ndërmjetësuesit në ditën e Kiametit e del nga zjarri.

Prej ndërmjetësuesve janë: Besimtarët. Profetët, ndërmjetësojnë evlijatë. Të vegjlit -fëmijët e vegjël që kanë vdekur- ndërmjetësojnë për prindërit e tyre. E mallkuesi i cili në këtë botë ka mallkuar, ka sharë e ka fyer, ky nuk do të jetë ndërmjetësues tek Allahu në ditën e Kiametit, në shenjë nënçmimi ndaj tij, që është një kërcënim i madh ndaj këtij mëkati, duke nxjerrur nga goja vetëm mallkim, një gjë të cilën njerëzit e anashkalojnë.

Ibn Kajimi, Allahu e mëshiroftë, gjatë shpjegimit të këtij hadithi ka thënë: “Sepse mallkimi është vepër e keqe, bile ndër më të këqijat, e ndërmjetësimi është bamirësi, kështu që vepruesi i së keqes në këtë botë me mallkim, e largon bamirësinë me ndërmjetësim në botën tjetër, padyshim që njeriu korr atë që e mbjell, e vepra e keqe është pengesë nga bamirësia që është (në këtë rast) ndërmjetësimi. Ndërsa ndalimi i dëshmisë për shkak të mallkimit, sepse mallkimi është armiqësi e që bie ndesh me dëshminë. Për këtë i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, është zotëriu i ndërmjetësuesve dhe ndërmjetësues i gjithë krijesave, si pasojë e bamirësis, butësisë e të qenit i mëshirshëm ndaj tyre.” Marrur nga libri (Bedaiu Fevaid, 3/1168).

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I TRIDHJETË E PESTË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Muslimi me numër (2598).

[2] Ndoshta autori këtu ka për qëllim hadithin që e përcjell Said el Hudriju, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, nga i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të: “Do sillet Nuhu dhe umeti i tij. E Allahu do ta pyet: A kumtove? Ai përgjigjet: Po o Zot. E do ta pyet umetin e tij: A ju ka kumtuar? E ata do të thonë: Jo, neve nuk na erdhi asnjë profet. E do ti thotë Nuhut: Kush dëshmon për ty? Do të thotë: Muhamedi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe umeti i tij. E ata dëshmojnë se ai ka kumtuar. Kjo është fjala e Allahut: “që të bëheni dëshmitarë të njerëzve.” E shënon Buhariu me numër (3339).

NA NDIQNI NË