Arhiva MujoreApril 2018

0 2249

O Allah! Unë kërkoj mbrojtjen Tënde nga largimi i dhuntive Tua, ndryshimi i gjendjes shëndetësore, dënimi Yt i papritur dhe nga gjithë hidhërimi Yt.[1]

  اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنْ زَوَالِ نِعْمَتِكَ، وَتَحَوُّلِ عَافِيَتِكَ، وَفُجَاءَةِ نِقْمَتِكَ، وَجَمِيعِ سَخَطِكَ

(Allahume inni eudhu bike min zevali ni’ametike, ve tehavuli afijetike, ve fuxhe’e nikmetike, ve xhemia sehatike)

Kuptimi i fjalëve

Fjala: (dhunti), është çdo gjë që ka fundin e mirë, çfarëdo dhuntie të jetë e dukshme apo e padukshme, sepse njëjësi është i aneksuar dhe aludon në shumës.

Fjala: (ndryshim i shëndetit), ndryshim i gjendjes të qenit i shëndoshë në të kundërtën e shndetit, sëmundje apo sprovë.

Fjala: (dënimi Yt i papritur), befasisht.

Fjala: (i gjithë hidhërimi Yt), hidhërimi është; urrejtja e një gjëje, mospëlqimi i saj. Që është një prej atributeve veprore të Allahut, siç i takon madhërisë së Tij: “Asgjë nuk i shembëllen Atij. Ai i dëgjon të gjitha dhe i sheh të gjitha.” Sureja Shura, ajeti 11.

Komentim i lutjes

Fjala e tij: (O Allah! Unë kërkoj mbrojtjen Tënde nga largimi i dhuntive Tua), o Allah unë tek Ti mbështetem të mos largohen të gjitha dhuntitë e Tua, ato të dukshme dhe të padukshme, të kësaj bote dhe të botës tjetër, ato që i di uë dhe të cilat nuk i di, sepse dhuntitë e Tua nuk kanë kufij, e as që mund të numërohen.

I dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), kërkoi mbrojtje nga zhdukja e dhuntive, sepse kjo gjë ndodh vetëm nëse nuk falënderohet Allahu për to. Kështu, kjo kërkim mbrojtje e bekuar përmbanë suksesin e falënderimit për dhuntitë, ruajtjen nga rënia në mëkate, sepse ato largojnë dhuntitë, Allahu thotë: “(Kujtoje) dhe kur Zoti juaj parashtroi: “Nëse bëheni mirënjohës, Unë, me siguri, do t’ju jap edhe më shumë; e nëe bëheni mohues, (do të dënoheni). Me të vërtetë, dënimi Im është i rëndë”.” Sureja Ibrahim, ajeti 7.

Vërtetë, Allahu nuk ndryshon një popull përderisa ata nuk ndryshojnë vetët e tyre.” Sureja Rad, ajeti 11.

Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, kjo është për shkak se e keni futuar vetë, e Ai edhe falë shumë.” Sureja Shura, ajeti 30.

Fjala e tij: (ndryshimi i gjendjes shëndetësore), që domethënë: o Allah kërkoj mbrojtjen tënde që shëndetin që ma dhurove, të qenit i shëndoshë nga sëmundjet, sprovat e fatkeqësitë, kjo lutje njashtu përfshinë edhe kërkimin e vazhdueshmërisë së gjendjes së mirë shëndetësore, sepse nëse shëndeti humb përkeqësohet jeta e njeriut, e nuk mund t’i kryej njeriu punët e kësaj bote e as të fesë, edhe që mund të shoqërohet me hidhërim dhe mospajtim, e të tjera.

Fjala e tij: (dënimi Yt i papritur), që domethënë: më mbro nga ndëshkimi, dënimi i papritur, i pa e llogaritur apo paraparë, dhe është veçuar dënimi i papritur sepse është prej dënimeve më të rënda e më të vështira sesa ato që vijnë ngadalë, dhe se nuk të jipet shans për t’u penduar.

Fjala e tij: (dhe nga gjithë hidhërimi Yt), që domethënë: tek Ti kthehem dhe tek Ti strehoem që të më mbrosh nga të gjitha shkaqet që sjellin hidhërimin Tënd, sepse Ti nse hidhërohesh ndaj ndokujt, ai është i humbur dhe i dështuar, qoftë edhe për një gjë të vogël, për një shkak të vogël, për këtë i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) tha: “dhe nga gjithë hidhërimi Yt”,që është një kërkim mbrojtje nga çdo shkak i hidhërimit të Allahut, qofshin fjalë, vepra, e që nëse këto shkaqe që sjellin hidhërim nuk ekzistojnë atëherë arrihet e kundërta, e që është kënaqësia e Allahut.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Muslimi me numër (2739).

0 3082

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut.

Fakti që Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) i udhëhoqi profetët në namaz në natën e Israsë është vërtetuar në hadithet autentike-sahih.

Në Sahihun e Muslimit është shënuar hadithi: “Pastaj u gjeta midis një grupi profetësh dhe erdhi koha për namaz, kështu që isha imam”.

Ndërsa një të transmetimi të shënuar nga Ibën Xherir Taberiu në tefsirin e tij (17/332) thuhet: “Pastaj vazhduam derisa erdhëm në Bejt el-Makdis (Jerusalem), ku unë i prija pejgamberët dhe të dërguarit në namaz.”[1]

Ibën Kethiri (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: E vërteta është se ai u takua me ta në qiej, pastaj u kthye në Bejt el-Makdis për së dyti dhe ata e shoqëruan atë dhe ai i priu ata në namaz. Pastaj ai hipi në Burak dhe u kthye në Meke.”[2]

Nuk ka asnjë problematikë në atë se si pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) dinte se si të falet kur ai i doli imam në namazin me profetët, sepse namazi u ishte bërë obligim muslimanëve që në fillim të Islamit. Prandaj, kur Herakliu e pyeti Ebu Sufjanin: Çka ju urdhëron?

Ebu Sufjani i ka thënë: Ai thotë: Adhuroni vetëm Allahun dhe mos shoqëroni asgjë me Të, dhe hiqni dorë nga ajo që thanë paraardhësit tuaj; dhe ai na urdhëron të falemi, të japim zeqatin, të jemi besnikë dhe të ndershëm dhe të mbajmë lidhjet e farefisnisë.[3]

Ibën Rexhebi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: Kjo tregon se namazi u ligjësua që nga fillimi i profetësisë, por pesë namazet e përditshme nuk u urdhëruan para Israsë, lidhur me këtë nuk ka mospajtime.[4]

Dhe ka thënë: Hadithet që tregojnë se Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) falej në Mekë para se udhëtonte në Isra, janë të shumta.[5]

Ibën Haxher el-Askalani (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: Është e ditur së, profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) falte namaz para Israsë, gjithashtu edhe shokët e tij.[6]

Për këtë tregon hadithi i përcjellur nga Zejd ibn Harithit nga profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), se Xhibrili (alejhi selan) që kur i erdhi atij herën e parë i solli shpalljen, e mësoi se si të merr  abdes dhe të falet.[7]

Neveviu (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: Është dëshmuar se profeti ynë (paqja dhe bekimi e Allahut qofshin mbi të) i priu në namaz të gjithë profetët (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi ta) në natën e Israsë në Bejt el-Makdis. Mund të supozohet që ky namaz të ketë ndodhur përpara ngjitjes së tij në qiell, ose të ketë ndodhur pasi ai të jetë kthyer në tokë.

Allahu e di më së miri.

Islamqa.info / albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

[1] Shih: (el-Isra vel-Mi’raxh) të shejh Albanit, f. 13.

[2] Përfundoni nga Tefsiri (Kur’an el-Adhim), (5/31).

[3] Shënon Buhariu, (7).

[4] Përfundoni nga (Fet’h el-Bari), (2/103).

[5] Fet’h el-Bari (2/102).

[6] Fet’h el-Bari (8/671).

[7] E shënon Imam Ahmedi në (Musnedin) e tij, (17026); shejh Albani e vlerësoi sahih në librin e tij (Silsilah Sahihah, 841).

0 3143

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut

Dijetarët janë ndarë në mendime në lidhje me agjërimin vullnetar përpara se të kompensohen ditët e agjërimit të muajit Ramazan.

Disa dijetarë janë të mendimit se “nuk është i vlefshëm agjërimi vullnetar para se të agjërohen ditët e humbura dhe se ai që e bën këtë është mëkatar”.

Arsyeja që ata dhanë këtë deklaratë ishte se një veprim jo i detyrueshëm nuk duhet të bëhet para një veprimi të detyrueshëm.

Disa dijetarë tjerë thanë se lejohet për aq që koha nuk është e ngushtë dhe e shkurtër. Ata thanë: Për aq sa koha është mjaftueshme, lejohet  për të agjëron agjërim vullnetar (nafile), sikur ai i cili që fal namazin vullnetar para atij farz (obligativ). Përshembull, koha e namazit të drekës fillon pasi dielli të arrijë kulmin e saj dhe përfundon kur hija e një objekti është e barabartë me gjatësinë e saj, kështu që mund ta vonojë namazin deri në fund të kohës së tij dhe gjatë kësaj periudhe lejohet të falen namaze vullnetare, sepse ka kohë të mjaftueshme.

Kjo është pikëpamja e shumicës së dijetarëve dhe është mendimi i zgjedhur nga Shejh Muhamed ibn Uthejmin, i cili tha: “Kjo është pikëpamja më e saktë dhe se agjërimi i tij është i vlefshëm dhe ai nuk është mëkatar, sepse kjo është një analogji e qartë … Allahu thotë: “ndërsa ai që është i sëmurë ose gjendet në udhëtim e sipër (le të agjërojë aq ditë sa nuk i ka agjëruar).” Bekare, 185

Kjo do të thotë se ai duhet të kompensojë (agjërimin e ditëve të humbura) në ditët e tjera, por Allahu nuk ka parashikuar që ato duhet të jenë ditë të njëpasnjëshme; që nëse Ai e kishte përcaktuar atë, atëherë ata do të duhej të kompensoheshin menjëherë. Kjo tregon që në këtë çështje ka hapësirë”.

Sherh Mumti (6/448)

Islamqa.info / albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

0 1308

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Jo dhe Jo! Atë ditë do të jenë të penguar prej (ta shohin) Zotit të tyre.” (Mutafifin; 15).

Husejn Ibn Fadli, rahimehullah, ka thënë; “Ishin të penguar në dunja nga Teuhidi(njësimi i Allahut në adhurim) dhe ua pamundësoi atyre ta shohin Atë në ahiret.”

Tefsir el Begavij; 8/366

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Allahu ta fali ty (Muhammed) gabimin pse atyre ju dhe leje (të ngelin pa dalë) para se të bëhej për ty e qartë se cilët ishin të drejtë dhe t’i dije me kohë rrenacakët.” (Teube; 43).

A keni dëgjuar ndonjëher qortim më të bukur se ky!? Filloi së pari me falje para se të filloj me llogari apo me qortim!?

Ed durur el Menthur; 5/85

3. Duaja më e dobishme dhe më madhore është në suren el Fatiha; “Udhëzona në rrugën e drejtë!” (Fatiha; 6).

Ngase, nëse Alllahu e udhëzon atë në rrugën e drejtë, Ai i ndihmon atij pastaj ta adhuron Atë, të largohet nga mëkatet dhe të mos e kaploj asnjë mjerim atë, as në dunja e as në ahiret.

Tahaviu, rahimehullah Sherh et Tahavi; 2/519

4. Shejhul Islam Ibn Tejmije, rahimehullah, ka thënë; “U ndala dhe mendoja se cila është lutja më e mirë që robi ka mundësi t’ia drejtoj Allahut, e pash që ajo është kur robi kërkon nga Allahu qē t’i ndihmojë ta fitoj kënaqësinë e Tij dhe këtë e gjeta tek sureja el Fatiha; “Ty të adhurojmë dhe prej Teje ndihmë kërkojmë!” (Fatiha: 5).

Medarixh es Salikin; 1/73

5. Jam falur shpesh pas shejh Abdurrahman ed Deuserij, rahimehullah, nuk më kujtohet që ndonjëherë e ka lexuar suren el Fatiha në namaz e të mos ketë qajtur, sidomos kur vinte tek fjala e Allahut; “Ty të adhurojmë dhe prej Teje ndihmë kërkojmë!” (Fatiha: 5).

Dr. Abdulaziz Ibn Muhamed el Uvejid

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 1599

1. “Ndihma nga Allahu zbret mbi njerëzit në varësi të shqetësimeve të tyre, qëndrueshmërisë së tyre, dëshirës së tyre dhe frikës së tyre.” – Ibn Kajjimi, Allahu e mëshiroftë

2. “Shpeshtimi i dhikrit (përmendjes së Allahut) është ilaçi më i dobishëm për zemrën e ngurtë dhe shkujdesjen e saj. Andaj, gjuhën tuaj ende lageni me përmendjen e Allahut.” – Shejh Dr. Halid El-Muslih

3. “Vërtetë libri jonë është Kur’ani, ai është agimi i diturisë dhe burimi i tij, vendrrotullimi i diellit dhe fillimit të tij.” – Imam Es-Sujuti, Allahu e mëshiroftë

4. “Bekimi më i mirë është bekimi i Islamit dhe bekimi i tij është shëndet i trupit. Prandaj I Dërguari salAllahu alejhi ve sel-lem, kërkonte shpesh nga Allahu falje dhe shëndet, sepse falja është siguria e fesë dhe shëndeti është siguria e trupit.” – Shejh Dr. AbdulAziz Et-Tarifi

5. “Nga fatkeqësitë më të mëdha të Ditës së Gjykimit është të shohësh besimin (adhurimin) tënd në peshoren e tjetrit. O Allah, na i ruaj gjuhët tona nga gibeti (përgojimi) dhe nemimeti (thashethemet).” – Shejh Vahid AbduSelam El-Bali

6. “Kush dëshiron krenari në këtë botë, furnizim hallall dhe lumturi në ahiret, le të kapet (menjëherë) për devotshmërinë.” – Shejh Abdullah ibn AbdulAziz ibn Baz, Allahu e mëshiroftë

7. “Dijetarët janë sikur yjet të cilët na udhëzojnë dhe flamujt që duhet ndjekur. Nëse mungojnë, hutohesh, e nëse i braktis, devijon.” – Ebu Kulabeh, Allahu e mëshiroftë

Përktheu dhe përshtati: Amir Shabani

Burimi: albislam.com

0 3522

Transmetohet nga Enes Ibn Maliku, (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregon se Muhamedi, (salAllahu alejhi ue selem!), ka thënë: Allahu, (xhele ue ala!), ka thënë:

يا ابن آدم ، إنك ما دعوتني ورجوتني غفرت لك ما كان منك ولا أبالي ، يا ابن آدم ، لو بلغت ذنوبك عنان السماء ، ثم استغفرتني غفرت لك ، يا ابن آدم ، إنك لو أتيتني بقراب الأرض خطايا ، ثم لقيتني لا تشرك بي شيئا ، لأتيتك بقرابها مغفرة ”

O biri Ademit! Përderisa ti më lutesh Mua dhe shpreson tek Unë, do t’i fali të gjitha mëkatet dhe aspak nuk mërzitem për këtë. O biri Ademit! Nëse mëkatet e tua arrijnë kupën e qiellit, e pastaj ti kërkon falje (bën istigfar) prej Meje, Unë do t’i falë mëkatet. O biri Ademit! Nëse më vjen tek Unë me mëkate sa madhësia e tokës, por më takon Mua pa më bërë asgjë shirk, atëherë Unë do të vijë me po aq falje.”

(Tirmidhiu dhe thotë se hadithi është hasen sahih).

Në këtë hadithë mësojmë tre shkaqe, prej shkaqeve të pranimit të pendimit dhe faljes së mëkateve nga Allahu, xhele ue ala.

Ato shkaqe janë:

1. Lutja e drejtuar Allahut duhet të jetë me sinqeritet dhe prezentim të zemrës në çastet e lutjes, duke thënë: O Allahu im, më falë, më prano pendimin.

2. Shpresa se Allahu do t’ia pranojë pendimin, do t’ia falë mëkatet dhe mos’humbja e shpresës nga Mëshira e Allahut.

3. Largimi i tërësishëm dhe mosnjëllosja e njeriut me shirkun e madh dhe të vogël.

Husejn bin Muhamed esh Shemri.

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 1302

1. Ceki disa emra të tjerë të sures Teube?

– Berae, El Kashife, el Fadiha.

2. Kush dha urdhër për tubimin e Kuranit pas vdekjes së resulullahut, salAllahu alejhi ue selem?

– Ebu Bekri , radijAllahu anhu.

3. Sa fjalë dhe sa shkronja posedon sureja el Fatiha?

– 25 fjalë dhe 122 shkronja.

4. Dhjetë sure në mus’haf janë Medinase të rënditura menjëherë njëra pas tjetrës?

– El Hadid, El Muxhadele, El Hashër, El Mumtehine, Es Saf, El Xhumua, El Munafikun, Et Tegabun, Et Talak, Et Tahrim.

5. Cila është sureja që përmes leximit të saj ndalon hyrjen e shejtanit në shtëpi?

– Sureja el Bekare.

6. Cilat janë dy ditët e vetme nga ditët e javës që janë cekur në Kuran?

– Dita e Xhuma dhe dita e Shtune.

7. Cila sure ndryshe emërohet edhe sureja e resulullahut, salallahu alejhi ue selem?

– Sureja Tahrim.

8. Cila sure emërohet ndryshe edhe sureja e vogël e grave?

– Sureja Talak.

9. Cila sure emërohet ndryshe edhe sureja e kohës?

– Sureja el Insan.

10. Cila sure emërohet ndryshe edhe sureja e afrimit të katastrofës (kiametit)?

– Sureja el Kamer.

Ali Abdulkadir el Murejshid

Nga arabishtja; Suad Shabani

0 1833

  1. Emri i tij: Xhemaludin Ebul Ferexh Abdhrrahman Ibên Ali Ibën Muhamed el Kureshij et Tejmij, i njohur si Ibën Xheuzi. (Dhejl Ala Tabakat el Hanabile: 1/399,400).
  2. Lindja e tij: Hafidh Ibën Xheuzi lindi në Bagdad në vitin 510Hixhrij. (Uefejat el A’jan: 2/321).

Ibën Xheuzi ishte në moshën tre vjeçare kur i vdiq babai i tij, kurse pas vdekjes së babait të tij, e mori nën përkujdesje xhaxhai i tij.

Xhaxhai i tij e merrte me vete në xhami që të ndëgjonte hadithe nga hoxha Muhamed Ibën Nasir el Hafidh, imami i xhamisë.

Xhaxhai i tij nga përkujdesja e madhe që kishte ndaj Ibën Xheuzit nuk e lënte të përzihej me njerëz e as të luaj me shokët(fëmijët e lagjes).” (El Bidaje Uen Nihaje: 13/29).

  1. Mësuesit e tij më të njohur: Hafidh Ibën Xheuzi shkruajti një libër të veqant, në të cilin përmendi të gjithë emrat e mêsuesve të tij.

Mësuesit më të njohur ishin: Ali Ibën Uahid, Ebu Hasen ez Zagunij, Abdullah Ibën Mubareku, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë. (Es Sijer: 21/366).

  1. Nxënësit e tij më të njohur: Ibë Kudame, Ibën Debithi dhe Ibën Nexhari, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë. (Es Sijer: 21/367)
  2. Akideja e Ibën Xheuzit: Hafidh Ibën Xheuzi edhe pse ishte hoxhë i madh, megjithatë shtrembëronte argumentet e cilësive dhe emrave të Allahut dhe i komentonte gabimisht, disa i komentonte sipas Akides Esharije, disa sipas Akides Sufije, dhe shumë pak prej tyre sipas Akides Selefije. Mirëpo, gabimet më të mëdha në Akide, i kishte tek Emrat dhe Cilësitë e Allahut, xhele ue ala.

Hafidh Dhehebiu, thoshte: ” Ah sikur mos t’i kyçej fare shtrembërimeve Hafidh Ibën Xheuzi dhe mos ta kundërshtonte Akiden e imamit të tij, e cila ishte selefije në përgjithësi.” (Es Sijer: 21/368).

  1. Medh’hebi i Ibën Xheuzit: Hafidh Ibën Xheuzi ishte ndjekës i medh’hebit Hanbelij. (Dhejl Ala Takabakat el Hanabile: 2/205, 211).
  2. Fjalët e dijetarëve Islam për Ibën Xheuzin:

Hafidh Dhehebiu, thotë: ” Hafizi, komentatori i Kur’anit, dijetari, dhe hoxha i islamit ishte Hafidh Ibën Xheuzi.” (Es Sijer: 21/365).

Hafidh Dhehebiu, prap thotë: ” Hoxha, këshilltari dhe dijetari i Irakut.” (Et Tedhkire: 4/1342).

Hafidh Ibën Rexhebi, thotë: ” Hoxha dhe imami i kohës së tij ishte Hafidh Ibën Xheuzi.” (Dhejl Ala Tabakat el Hanabile: 1/399).

  1. Librat e tij më të njohura: 1. Kitab Duafa uel Metrukin. 2. Zadul Mesir Fi Ilmi et Tefsir. 3. El Meuduat. 4. Telbisul Iblis. (Et Tedhkire: 4/1343).

Hafidh Dhehebiu, thotë: ” Nuk njoh dikë nga dijetarët që ka shkruar libra më shumë se Hafidh Ibën Xheuzi.” (Es Sijer: 21/368).

  1. Vdekja e tij: Hafidh Ibën Xheuzi, Allahu e mëshiroftê, vdiq në natën e Xhumasë, pas namazit të jacisë, në datën 13 të muajit Ramazan, në vitin 597Hixhrij. U varros afër varrit të Imam Ahmedit, Allahu i mëshiroftë të dytë. (Es Sijer: 21/379, Et Tekmile: 1/394).

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

NA NDIQNI NË